Fjala e të premtes

Seksioni “Fjala e të premtes” është një shërbim i Librarisë Dielli, në bashkëpunim me Qendrën Islame të Hamburgut (Islamisches Zentrum Hamburg http://www.izhamburg.com).

Në këtë seksion do të botohen periodikisht ligjëratat (hutbet) e namazeve të Xhumasë, të mbajtura në Qendrën Islame të Hamburgut, nën mbikqyrjen e drejtorit dhe imamit të kësaj qendre, Ajetollah Dr. Riza Ramazani.

Metodologjia

Metoda e zakonshme përbëhet nga organizimi tematik i ligjëratave të xhumasë. Pasi zgjidhet një temë e caktuar, ajo shtjellohet në mënyrë periodike, çdo të premte. Një shembull i tillë janë ligjëratat mbi konceptin e dashurisë, të cilat u mbajtën në Qendrën Islame të Hamburgut, ndërmjet qershorit të vitit 2010 dhe janarit të vitit 2011, në njëzet e tre pjesë.

Edhe në përkthimin në shqip, do ta ndjekim këtë qasje të njejtë. Në seksionin “Fjala e të premtes” do të ketë një kategorizim tematik të ligjëratave. Ligjëratat do të përzgjidhen nga arkivi i Qendrës Islame të Hamburgut dhe do të botohen periodikisht, çdo të premte. Në raste të veçanta, në festa ose përkujtime, do të botohen ligjëratat aktuale, të ndërlidhura me ndodhinë dhe datën në fjalë.

Një biografi e shkurtër e Ajetollah Dr. Riza Ramazani

I lindur në vitin 1963, në qytetin Rasht të Iranit, Ajetollah Dr. Riza Ramazani u arsimua fillimisht në Meshhed dhe pastaj në Kum, pranë dijetarëve më eminentë të kohës. Në lëminë e jurispudencës, mori mësime nga Ajetollah Fazel Lankerani, Ajetollah Behxhet Fumani, Ajetollah Nasir Makarem Shirazi, Ajetollah Khorasani dhe Ajetollah Subhani. Në lëmitë e tefsirit, filozofisë dhe gnosës (irfanit), ndër mësuesit e tij janë dijetarë e gnostikë të shquar, si Sejjid Ashtijani, Allame Xhevadi Amouli, Allame Hasanzade Amouli, Ensari Shirazi, Ahmed Beheshti dhe Askeri Gilani.

Në vitin 2005, me nota dhe vlerësime maksimale, e kaloi provimin e ixhtihadit dhe u bë muxhtehid i ligjit islam. Krahas arsimimit në qendrat tradicionale islame, Ajetollah Ramazani e ndoqi edhe planprogramin universitar dhe e fitoi titullin e doktorit të shkencave.

Që nga vitet e para të karrierës së tij, si një mësimdhënës i dhuntisur, punoi në medrese të ndryshme në Meshhed, Kum, Rasht dhe Kereç. Përveç kësaj, që nga viti 1989 ka punuar në universitete të ndryshme si ligjërues në lëndët si: morali, shkenca e haditheve, letërsia perse dhe tekstet gnostike, historia islame, kelami islam, metodologjia e fikhut, tefsiri kur’anor dhe jurispudenca islame (fikh).

Që nga viti 2000, ka qenë përgjegjës i Institutit për Fe dhe Etikë në Kum, ndërsa nga viti 2006 e këtej, është njëri nga 86 juristët islamë (muxhtehidë) që e përbëjnë Këshillin e Ekspertëve (Mexhlis-i Khobregan) të Republikës Islamike të Iranit, si organi përgjegjës për zgjedhjen ose lirimin nga detyra të Liderit Suprem, si dhe mbikqyrjen e veprimtarisë së tij.

Pasi e udhëhoqi për tre vite me rradhë Qendrën Islame “Imam Ali” në Vjenë, në prill të vitit 2009, Ajetollah Dr. Riza Ramazani u emërua udhëheqës dhe imam i Qendrës Islame të Hamburgut, që është njëra nga qendrat më të vjetra islame në Gjermani (e themeluar në vitin 1961) dhe qendra më e madhe shiite në Evropë.

Është autor i dhjetëra librave, që deri sot janë përkthyer në anglisht, gjermanisht, turqisht, arabisht dhe malajisht. Mes tjerash, mund të veçohen veprat:

  • Emrat e bukur të Zotit: një vështrim kur’anor dhe gnostik
  • Mësimet etike të Allame Tabatabaiut
  • Morali dhe gnosa
  • Mëkatet dhe ndikimi i tyre
  • Reformizmi dhe reformizmi i Ashures
  • Feja dhe besimi fetar në lëvizjen e Ashures
  • Hyrje në sistemin etik dhe ligjor të familjes
  • Morali fetar dhe marrëdhëniet njerëzore
Radhit sipas:
22.09.2017 Islami dhe liria: Liria e mendimit nga këndvështrimi islam (pjesa V)
15.09.2017 Rëndësia e arsyes në Islam: Intelekti dhe shpallja hyjnore
18.08.2017 Mënyra fetare e të jetuarit: Prirjet e natyrshme të njeriut
11.08.2017 Islami dhe liria: Liria e mendimit nga këndvështrimi islam (pjesa IV)
28.07.2017 Islami dhe liria: Liria e mendimit nga këndvështrimi islam (pjesa III)
07.07.2017 Islami dhe liria: Liria e mendimit nga këndvështrimi islam (pjesa II)
23.06.2017 Mënyra fetare e të jetuarit: Skepticizmi në fe dhe keqpërdorimi i fesë
16.06.2017 Motive kuranore: Falja e namazit si një cilësi e të zotëve të mendjes
02.06.2017 Motive kuranore: Durimi si një cilësi e të zotëve të mendjes
19.05.2017 Motive kuranore: Frika dhe durimi si cilësi të të zotëve të mendjes
12.05.2017 Fundi i botës: Pritja e shpëtimit dhe përgjegjësia shoqërore
21.04.2017 Mënyra fetare e të jetuarit: Rëndësia e ndjekjes së një feje
14.04.2017 Mënyra fetare e të jetuarit: Njeriu në sistemin e krijimit
07.04.2017 Mënyra fetare e të jetuarit: Feja si prirje e brendshme dhe si nevojë e njeriut
10.03.2017 Motive kuranore: Cilësitë e të zotëve të mendjes në Kuran
03.03.2017 Mënyra fetare e të jetuarit: Definicioni i fesë
10.02.2017 Njeriu në Kur′an: Lumturia dhe përsosuria e njeriut (pjesa III)
03.02.2017 Islami dhe liria: Liria e mendimit në këndvështrimin islam (pjesa 1)
27.01.2017 Kur′ani: Universaliteti i udhëzimit kuranor
13.01.2017 Pershpirtshmëria: (Pjesa XIV): Nevoja për shpirtëroren në botën bashkëkohore
06.01.2017 Njeriu në Kur′an: Lumturia dhe përsosuria e njeriut (pjesa II)
30.12.2016 Koncepti i dashurisë: Dashuria ndaj miqve (pjesa e tretë)
23.12.2016 Islami dhe liria: Liria sipas mësimit moral dhe gnostik
17.12.2016 Profetësia: Sjellja dhe metodologjia e të Dërguarit të Zotit (s.a.a.)
09.12.2016 Kur′ani: Hapat e njohjes së Kuranit
26.11.2016 Pershpirtshmëria: Përshpirtshmëria (pjesa XIII): shpallja dhe intelekti si kritere për të përshpirtshmen
05.11.2016 Udhëzimi hyjnor: Mënyrat e ndryshme të udhëzimit hyjnor
28.10.2016 Koncepti i dashurisë: Dashuria ndaj miqve (pjesa e dytë)
22.10.2016 Njeriu në Kur′an: Lumturia dhe përsosuria e njeriut (pjesa I)
14.10.2016 Lëvizja e Ashures: Imam Husejni (a.s.) dhe rishfaqja e Imam Mehdiut (a.f.)
08.07.2016 Islami dhe liria: Kultura e lirisë në Kuran
17.06.2016 Rëndësia e arsyes në Islam: Arsyeja në procesin e udhëzimit të njeriut
27.05.2016 Njeriu në Kur′an: Dinjiteti i njeriut
29.04.2016 Pershpirtshmëria: Shpallja hyjnore si burim i përshpirtshmërisë së mirëfilltë
19.12.2015 Njeriu në Kur′an: Njeriu si mëkëmbës i Zotit
13.11.2015 Lëvizja e Ashures: Imam Husejni (a.s): një shembull për njerëzimin
02.10.2015 Islami dhe liria: Mbi clirimin e brendshëm dhe dinjitetin njerëzor
01.08.2015 Pershpirtshmëria: Pjesa XI (Mëkati si një pengesë në zhvillimin shpirtëror)
03.07.2015 Njeriu në Kur′an: Aftësitë e lindura të njeriut
19.06.2015 Muaji i shenjtë i Ramazanit: Filozofia e agjërimit
22.05.2015 Islami dhe të drejtat e njeriut: Kuptimi dhe përdorimi i fjalës "hakk" në terminologjinë islame
17.05.2015 Misioni i të Dërguarit të Zotit (s.a.a) dhe vërtetësia e Kuranit
24.04.2015 Marrëdhëniet nga pikëpamja islame: Marrëdhëniet ndërnjerëzore në shoqëri (pjesa e parë)
17.04.2015 Islami dhe liria: E vërteta si një kriter për lirinë
27.03.2015 Pershpirtshmëria: Pjesa X (Ndikimet e arsyes dhe të relativizmit në rrugëtimin shpirtëror)
06.03.2015 Njeriu në Kur′an: Natyra e lindur njerëzore (pjesa IV)
27.02.2015 Rëndësia e arsyes në Islam: Pozita e intelektit në vargjet kuranore
20.02.2015 Koncepti i dashurisë: Dashuria ndaj miqve
15.02.2015 Islami dhe liria: Qëllimi dhe kufijtë e lirisë
06.02.2015 Pershpirtshmëria: Pjesa IX (Përshpirtshmëria, arsyeja dhe përgjegjësia shoqërore)
26.12.2014 Islami dhe të drejtat e njeriut: Pjesa e parë
05.12.2014 Ndodhia e Ashures: Morali në shembullin e Imam Husejnit (a.s) e të ndjekësve të tij
23.11.2014 Ndodhia e Ashures: Devotshmëria në shembullin e Imam Husejnit (a.s)
14.11.2014 Ndodhia e Ashures: Imam Husejni (a.s) si ringjallës i traditës hyjnore
11.10.2014 Islami dhe liria: A është liria qëllim më vete a një mjet drejt qëllimit?
03.10.2014 Koncepti i dashurisë: Dashuria e fëmijëve për prindërit
12.09.2014 Koncepti i dashurisë: Dashuria e prindërve për fëmijët (pjesa III)
29.08.2014 Islami dhe liria: Nënshtrimi i dëshirave si një hap drejt lirisë
22.08.2014 Islami dhe drejtësia: Pjesa III (Drejtësia si një cilësi e Zotit)
03.08.2014 Ligjërata e Fitër Bajramit 1435: Kuptimi i festave në kulturën islame
25.07.2014 Islami dhe drejtësia: Pjesa II (Drejtësia si një kusht për jetesën e mirëfilltë njerëzore)
11.07.2014 Pershpirtshmëria: Pjesa VIII (Lidhja ndërmjet arsyes dhe përshpirtshmërisë)
04.07.2014 Agjërimi i Ramazanit: Porta drejt njohurive hyjnore
27.06.2014 Kur′ani: Vlera e njohjes së Kuranit
06.06.2014 Kur′ani: Urtia e leximit të Kur’anit dhe manifestimet e hyjnores
30.05.2014 Njeriu në Kur′an: Natyra e lindur njerëzore (pjesa III)
16.05.2014 Pershpirtshmëria: Pjesa VII (Burimi fetar i përshpirtshmërisë)
09.05.2014 Sheriati në Islam: Përse duhet ligji? (pjesa I)
25.04.2014 Koncepti i dashurisë: Dashuria e prindërve për fëmijët (pjesët I dhe II)
24.01.2014 Islami dhe liria: Liria e brendshme dhe liria e jashtme
10.01.2014 Pershpirtshmëria: Pjesa IV (Manifestimet e Zotit në botën e qenies)
03.01.2014 Katër data të rëndësishme në muajin Safar
13.12.2013 Pershpirtshmëria: Pjesa III (Kuptimi i ekzistencës)
29.11.2013 Pershpirtshmëria: Pjesa II (Kriza shpirtërore e botës moderne)
22.11.2013 Ndodhia e Ashures: Prania e grave në lëvizjen e Ashures
08.11.2013 Ndodhia e Ashures: Një kryengritje për lirinë dhe kundër dhunës e mizorisë
01.11.2013 Pershpirtshmëria: Pjesa I (Definicioni i përshpirtshmërisë)
11.10.2013 Koncepti i dashurisë: Nevoja për dashurinë bashkëshortore (pjesa e dytë)
04.10.2013 Fundi i botës: Pritja e shpëtimit, drejtësia dhe paqja
27.09.2013 Kur′ani: Cilësitë e ndryshme të Kuranit
20.09.2013 Rëndësia e arsyes në Islam: Mbi kuptimin e fjalës akl
13.09.2013 Shkaqet e mëkateve
31.08.2013 Islami dhe liria: Definicioni islam i lirisë
02.08.2013 Njeriu në Kur′an: Dallimi nga bota shtazarake
26.07.2013 Kur′ani: Vlefshmëria universale e vargjeve kuranore
19.07.2013 Kur′ani: Mrekullitë në vargjet kur’anore
12.07.2013 Muaji i shenjtë i Ramazanit: Rëndësia dhe ndikimet e agjërimit
05.07.2013 Fundi i botës: Pritja aktive dhe pritja pasive
28.06.2013 Islami dhe liria: Një kritikë e këndvështrimit liberalist
21.06.2013 Fundi i botës: Pikëpamjet e ideologjive të ndryshme
15.06.2013 Koncepti i dashurisë: Nevoja për dashurinë bashkëshortore (pjesa e parë)
07.06.2013 Rëndësia e muajit Rexheb: Pjesa e tretë
31.05.2013 Rëndësia e muajit Rexheb: Pjesa e dytë
24.05.2013 Imam Aliu (a.s): Trashëgimia morale dhe shpirtërore
17.05.2013 Rëndësia e muajit Rexheb: Pjesa e parë
10.05.2013 Islami dhe liria: Hyrje në këndvështrimin kuranor
03.05.2013 Koncepti i dashurisë: Si fitohet dashuria ndaj Profetit (s.a.v) dhe ndaj Ehl-i Bejtit të tij?
26.04.2013 Kur′ani: Libri i jetës
19.04.2013 Njeriu në Kur′an: Cilësitë e shpirtit
12.04.2013 Islami dhe liria: Liria pozitive dhe liria negative
05.04.2013 Islami dhe liria: Rëndësia e konceptit të lirisë
22.03.2013 Njeriu në Kur′an: Ekzistenca e pavarur e shpirtit
15.03.2013 Marrëdhëniet e njeriut nga pikëpamja islame: Marrëdhënia ndërmjet njeriut dhe Zotit
08.03.2013 Koncepti i dashurisë: Dashuria ndaj Profetit (s.a.v) dhe ndaj Ehl-i Bejtit të tij
01.03.2013 Rëndësia e arsyes në Islam: Arsyeja dhe mendja
13.02.2013 Njeriu në Kur′an: Materia dhe shpirti
08.02.2013 Njeriu në Kur′an: Krijimi i njeriut
01.02.2013 Karakteri i Profetit Muhammed (s.a.v)
24.01.2013 Koncepti i dashurisë: Dashuria e Zotit për njeriun (pjesa II)
24.01.2013 Koncepti i dashurisë: Dashuria e Zotit për njeriun (pjesa I)
24.01.2013 Koncepti i dashurisë: Shenjat e dashurisë së njeriut ndaj Zotit (pjesa II)
24.01.2013 Koncepti i dashurisë: Shenjat e dashurisë së njeriut ndaj Zotit (pjesa I)
24.01.2013 Koncepti i dashurisë: Si arrihet dashuria ndaj Zotit?
24.01.2013 Koncepti i dashurisë: Dashuria për Zotin e Madhëruar
24.01.2013 Koncepti i dashurisë: Shkaqet e dashurisë njerëzore
24.01.2013 Koncepti i dashurisë: Llojet e dashurisë njerëzore
24.01.2013 Koncepti i dashurisë: Nevoja e njeriut për dashurinë