Me emrin e Zotit të lartë madhëruar dhe të urtë
Pa harmonizimin e sistemeve jetike shpirtërore bota e njeriut përballet me një çrregullsi të heshtur e dinake, e cila shkatërron dinjitetin dhe mundësinë e përjetimit të idealit që ndriçon dhe përfshin planetin njeri.
Lufta mes intelektit (shpirtit) dhe psikës brenda njeriut zhvillohet në epiqendrën zemër, për t’i sunduar polet e dimensioneve njerëzore, dhe sa më shumë të ndriçohet zemra nga shpirti aq më tepër bëhet integrimi i njeriut në udhë të sigurt duke u nisur nga dialektika në metafizikë.
Nëse fitoren e korr psika (bota e epshit) atëherë do të ndodhte e kundërta: rënia e njeriut nga bota e pastërtisë dhe e dritës në erësirë, i çorganizuar dhe konfuz.
Dielli është faqja që reflekton dritën e urtisë së mendimit, virtytit dhe inteligjencës për të mundësuar tejkalimin e njeriut nga vetvetja drejt Krijuesit të urtë.
Dielli është simbolika e këtij ideali që të ndriçojë të metat dhe erësirën që ka pushtuar botën e njeriut sado që të jetë ajo.
Libraria Digjitale Dielli