Pyetje dhe Përgjigje

Seksioni “Pyetje dhe përgjigje” është një shërbim i ri i Librarisë Digjitale “Dielli”, në të cilin do të botohen pyetje për tema të ndryshme islame bashkë me përgjigjet e tyre përkatesë nga dijetarë të ndryshëm muslimanë.

Nëpërmjet formularit të mëposhtëm, lexuesit tanë do të kenë mundësi që vetë të parashtrojnë pyetje në lidhje me urdhrat dhe ndalesat islame, përgjigjet e të cilave do të kërkohen në faqet e dijetarëve dhe juristëve më të rëndësishëm muslimanë, për t’u përkthyer dhe dërguar lexuesit në një afat maksimal prej 5 ditësh.

Në rastet kur pyetja të mos gjendet në asnjërën nga faqet e dijetarëve, Libraria Digjitale “Dielli” do të kontaktojë me zyrën për pyetje ligjore të dijetarëve në fjalë dhe do ta përcjellë pyetjen e lexuesit. Në situatat e tilla, Libraria Digjitale “Dielli” nuk mban përgjegjësi për vonesat e mundshme.

Të gjitha pyetjet tuaja janë të mirëpritura.

Pyetja juaj..

Emri dhe Mbiemri juaj:
E-mail adresa e juaj:
Dërgo

Pyetje dhe përgjigje

28.06.2015

Sasia e mehr-it (dhuratës martesore) sipas ligjit islam
Pyetja eshte ne lidhje me blerjen e arit qe blehet per femren gjate marteses,nese arrihet marreveshje per shembull qe me gruan qe mos te shpenzohen para per ar a lejohet dhe me tregoni si duhet te behet darsma sipas ehlibejtit ne aspektin financiar pasiqe ne e dime se zoti nuk i don ata shum qe shpenzojne edhe pse po qendroj mire financiarisht Ju lutem me jepni pergjigje sa ma shpejt qe mundeni, flm

26.03.2015

Lidhur me familjen dhe fëmijët e Imam Aliut (a.s)
Selam Alejkum vëllezër! A mund të më informoni pak më tepër lidhur me jetën e Hz. Aliut, veçanërisht lidhur me familjen dhe pasardhësit e tij?

16.12.2014

Lejueshmëria e istikhare-s
Selam Alejkum! A është e lejuar istikhare-ja dhe në cilat raste mund të bëhet?

14.12.2014

Transplantimi dhe dhurimi i organeve

Selam Alejkum! A lejohet në fenë islame transplantimi i organeve, qoftë për marrësin ose për dhuruesin e organit? Zoti ju shperbleftë për punën e mahnitshme që bëni!

29.11.2014

Lidhur me përkujtimin e ndodhisë së Qerbelasë dhe qëndrimin shi′it mbi shokët e Profetit (s.a.a)

Pse e Rrehni Veten e preni dhe e xhakosni ne Qerbela ? a thu keshtu Veproj Pejgamberi jone ??? Apo urdheroj qe nese ndonja nga Imamet prehet ne bes te bejm keshtu te prejm edhe ne Veten. Mendoni pak o shija te Qmendur mendoni se nje dite keni me dhan Llogari pa Allahut E Alia Huesjni e te gjith keta pasardhes te pejgamberit kan me ju shiqu aq Mrrolt dhe Allau ka per tjav rendu Denimin per shpifjet qe po i bani Aliut husejnit Hasanit e shum te tjerve. Sahabet e pejgamberit ishin aq te drejt dhe ju i shani i fyeni dhe duke fyr sahabet njerzt me te ngusht te Resulit mendoni se i Afroheni Allahut. SubhanAllah SubhanaAllah. Allahu ju udhzoft.h

16.08.2014

Agjërimi para Kurban Bajramit

A është e detyrueshme të agjërohet në ditën para Kurban Bajramit ose disa ditë përpara?

02.03.2014

E drejta seksuale e gruas në martesë

Sa kohë mund të qëndrojë burri larg gruas së tij, gjegjësisht larg marrëdhënies seksuale me të? A zhvleftësohet niqahu pas kësaj periudhe?

01.03.2014

Gjatësia e mjekrrës 

Sa duhet të jetë gjatësia e mjekrrës, sipas dijetarëve shiitë?

17.01.2014

Në lidhje me alkoolin
A ndalohet alkooli në Islam? Nëse po, atëherë përse disa sekte brenda Islamit ia lejojnë vetes përdorimin e alkoolit?

04.01.2014

Shpallja e parë dhe Miraxhi (datat)

Në cilën datë i erdhi Profetit (s.a.v) shpallja e parë dhe në cilën datë ndodhi Miraxhi?

05.12.2013

Rruajtja e mjekrrës me brisk
Selam alejkum! A është e lejuar të rruhet mjekrra me brisk?

23.07.2012

A lejohet të martohet një grua e mbuluar dhe besimtare, me një burrë që vetëm nuk e fal namazin, por nuk pi as alkool ose cigare? 

23.07.2012

A bën të flesh gjatë agjërimit?

26.06.2012

A i emërtoi Imam Aliu djemtë e tij me emrat e tre Kalifëve të parë?

Mbrëmë isha duke e lexuar nje liber te autorit uthman hamisit NJE EPOK NGA HISTORIA derisa fliste per vrasjen e imam Husejnit Allahu qoft i knaqur me te, dhe pas se disa prej djemve te Aliut kan pas emrat ebu Beker dhe Omer edhe gjejm se shiitet kurr nuk i permendin emrat e tyre, pyetja ime eshte: A eshte e vertet se imam Aliu a.s pa pasur djem me emra te tille dhe nese po, a aludon kjo në dashurin e Aliut ndaj ebu Bekrit edhe Omerit? 

18.06.2012

Përse shiitët bëjnë sexhde mbi tokë? Si mund t′ua shpjegoj këtë veprim vëllezërve tanë sunnitë?

18.06.2012

MARTESA E PËRKOHSHME

Esselamu alejkum! Lexova shumë gjëra me kujdes dhe u kënaqa shumë. Por një gjë më bëri përshtypje tek artikulli që kishte të bënte me martesën. Aty thuhet se ekzistojnë dy lloje martesash në Islam, një e përhershme dhe një e përkohshme. Megjithë njohuritë e mia për fenë e vërtetë islame, nuk ka parë dhe as dëgjuar të flitet ndonjëher për martesën e përkohshme ose të konsiderohet e njejta si një gjë "e lejuar".

Me shumë dëshirë do të kisha pranuar ndonjë ajet kuranor ose ndonjë hadith në lidhje me këtë lejim. 

18.06.2012

Me kënd u kurorëzuan djemtë e Ademit?

18.06.2012

A ka vdekur profeti Isa (a.s) ose jo?

18.06.2012

A mund Zoti të krijojë një gur që s′mund ta lëvizë as vetë Ai? Unë jam student i filozofisë dhe shumë studentë ma parashtrojnë këtë pyetje. Do t′ju lutesha që të përgjigjeni në baza racionale dhe filozofike! Ju përshëndes dhe e vlerësoj së tepërmi kontributin tuaj për fenë e bukur islame!

18.06.2012

A është Imam Aliu anëtar i familjes së Profetit?

18.06.2012

A është haram nëse kam ngrënë mish derri pa e ditur?

18.06.2012

Në cilin vesh i këndohet ikameti dhe në cilin vesh ezani një fëmije të sapolindur?

18.06.2012

A lejohet martesa me djalin e tezes? Do të doja ta dija mendimin e dijetarëve shiitë nga Kumi ose nga Nexhefi.

18.06.2012

Gjatë guslit pas marrëdhënies seksuale, a duhet të pastrohen edhe flokët ose mjafton që të bëhet mes′h, njësoj si gjatë abdestit?

18.06.2012

A lejohet që femra t′i heqë vetullat?

18.06.2012

Cili është qëndrimi i Islamit në lidhje me adoptimin e fëmijës nga prindër pa fëmijë biologjikë?

18.06.2012

Nëse një imam është i zemëruar dhe nuk flet me njërin prej namazlive, a duhet ai person të falet mbrapa tij?

18.06.2012

Kur u lind Imam Aliu (a.s)?

18.06.2012

Kam bërë një betim, për të mos i folur një shoqeje, për shkak të një gjesti të saj jo të këndshëm? A është gjynah kjo gjë? Dhe a është gjynah nëse prapë flas me të, pasi të jem betuar për të kundërtën? Si mund ta shlyej këtë betim dhe të flas prapë me shoqen?

18.06.2012

A mund të shkoj në xhami pa çorape, nëse fundin e kam deri tek zogu i këmbës?

18.06.2012

A është e lejuar marrëdhënia seksuale me gruan gjatë periudhës së shtatzënisë? Nëse po, deri në cilin muaj?

18.06.2012

A lejohet të mbash qen?

06.06.2012

Kam lexuar ne disa libra se eshte e ndaluar martesa e nje grua muslimane me nje jomuslimane ndersa nje muslimane mund te martohet me nje jomuslimane? do ju kisha lutur te me jepni nje pergjigje me filozofik se ku qendron fshehtsia e kesaj? dhe ne qofte se egziston nje lidhje e ketill a pranohet te zoti?apo egziston denim,ose eshte reptsisht e ndaluar? ju falemnderit!

06.06.2012

Dua ta jap zeqatin a lejohet qe pagesa te behet pjese-pjese d.m.th. deri ne fund te vitit pjese-pjese te paguhet ne teresi? Dhe a lejohet dhenja e zeqatit vellaut?

01.08.2011 Çfarë është qëndrimi i medh-hebit të Ehl-i Bejtit në lidhje me abortin dhe rregullat e ndërlidhura me të?
26.07.2011

A lejohet falja e namazit me xhemaat pas një imami sunnit?

06.07.2011 A lejohet falja e namazit pa Subhaneken? A është i përfunduar namazi pa selam? A lejohet falja e namazit pa Ettehijatun?
28.06.2011 A është e lejuar të bëj seks oral me gruan time nëse ajo kërkon një gjë të tillë dhe anasjelltas?
14.06.2011

A është i lejuar përdorimi i uthullës dhe në veçanti i uthullës që bëhet nga vera?

13.05.2011 A është e lejuar në aspektin islam që të merret kredi në një bankë, duke e patur parasysh se bankës duhet t’i paguhet kamatë?
11.05.2011 A është e ndaluar të lexohet Kur’ani ose të bëhet lutje në shtrat pa patur abdest?
10.05.2011

Paqja qoftë mbi ju!

Do të doja t’ju pyes në është e ndaluar sipas jurispudencës (fikhut) të Ehl-i Bejtit që të rruhet mjekrra. Dhe së dyti, a është një obligim që mjekrra të zgjatet? Do t’ju lusja që të më shpjegonit në lidhje me këtë. Selame të gjithë vëllezërve dhe motrave. Paqja qoftë mbi Muhammedin dhe mbi familjen e tij!

02.04.2011

E kam lexuar tekstin tuaj në lidhje me muzikën dhe po ju pyes: a nuk është muzika e ndaluar në Islam?

01.04.2011

Me emrin e Zotit!

I nderuar Profesor!

Një pyetje që shumica e parashtrojnë por që pjesa më e madhe nuk dinë ta shpjegojnë si duhet, është ajo e hixhabit. Mua më interesojnë pikat në vijim:

 
Ç’është filozofia e hixhabit?
A nuk është e mjaftueshme që një femër të mbulohet vetëm gjatë namazit?
Përse është e lejuar që femra të zbulohet para personave të caktuar, të ashtuquajtur “mahrem” (personat me të cilët është e ndaluar martesa) në terminologjinë islame. Ç’është arsyeja e këtij zbulimi?

31.03.2011

Paqja qoftë mbi Muhammedin, mbi familjen e tij dhe mbi ndjekësit e tij të zgjedhur!

Ju përshëndes juve dhe redaksinë tuaj.

Pyetja ime është në lidhje me filozofinë e agjërimit. Përse agjërojmë? Ç’duhet të përgjigjemi kur dikush na e pyet këtë?

02.03.2011

A mund ta njohim Zotin e Madhëruar?