Pyetje dhe Përgjigje

Kam bërë një betim, për të mos i folur një shoqeje, për shkak të një gjesti të saj jo të këndshëm? A është gjynah kjo gjë? Dhe a është gjynah nëse prapë flas me të, pasi të jem betuar për të kundërtën? Si mund ta shlyej këtë betim dhe të flas prapë me shoqen?

Me emrin e Zotit, Bamirës dhe Mëshirues!

  E nderuar,

   Sipas mendimit të dijetarit të shquar të ligjit islam, Sejjid Ali Sistani, që betimi juaj në Zotin të jetë i vlefshëm, njëri nga kushtet është që ai të bëhet me mendje të shëndoshë dhe jo gjatë zemërimit ose shqetësimit emocional. Domethënë njeriu duhet ta bëje betimin me një vetëdije krejtësisht të lirë dhe pa shtypje. Nëse betimin e keni bërë gjatë zemërimit, i cili ju kalon më pas dhe ju pendoheni që jeni betuar, betimi nuk ka kurrfarë vlere.


 Po kështu, betimi juaj është që të qëndroni e hidhëruar dhe të mos flisni me një motër tuajën besimtare. Ky veprim është një veprim i papëlqyeshëm (mekruh) sipas Islamit. Dhe betimi për të kryer një veprim të ndaluar (haram) ose të papëlqyeshëm (mekruh), është i pavlefshëm që në fillim.    


  Duke u mbështetur në të mësipërmen, mund të themi se betimi juaj është i pavlefshëm. Ju mund të flisni normalisht me shoqen tuaj.

Me respekt!


BURIMI: http://www.sistani.org/index.php?p=616687&id=1278
_________________
Libraria Digitale "Dielli"
www.dielli.net

Kthehu