Pyetje dhe Përgjigje

Shpallja e parë dhe Miraxhi (datat)

Në cilën datë i erdhi Profetit (s.a.v) shpallja e parë dhe në cilën datë ndodhi Miraxhi?

Me emrin e Zott, Bamirës dhe Mëshirues!



I nderuar,


 Sipas burimeve shiite, shpallja e parë verbale e Kur′anit, gjegjësisht recitimi i pesë vargjeve të para të kapitullit të 96-të, ndodhi në datën 27 Rexheb të vitit 13 para Hixhrit. Kjo datë pranohet si data e fillimit të misionit të Profetit (paqja qoftë mbi të e mbi familjen e tij) dhe njihet me emrin mab′ath. Megjithatë, duhet të kihet kujdes që kjo të mos përzihet me datën e zbritjes së Kur′anit në zemrën e Profetit, gjë që ndodhi në Natën e Kadrit dhe para se Kur′ani të shpallej në formë gjuhësore. Pra, sipas asaj që është trashëguar nga Ehl-i Bejti, Kur′ani fillimisht iu zbrit zemrës së të Dërguarit në Natën e Kadrit dhe pastaj, më 27 Rexheb të vitit 13 para Hixhrit, nisi të shpallej gradualisht nga zemra e tij drejt gjuhës, në një proces që do zgjaste 23 vjet.


  Është një rastësi interesante se edhe nata e Miraxhit ka ndodhur në të njejtën ditë dhe muaj, pra më 27 Rexheb, por rreth dymbëdhjetë vite më pas. Pra data e Miraxhit, sipas asaj që është trashëguar nga Ehl-i Bejti, është data 27 Rexheb, një vit para Hixhrit.


  Me respekt!

Libraria Dielli
www.dielli.net
libraria.dielli@gmail.com 


 


 


 

Kthehu