Pyetje dhe Përgjigje

Gjatë guslit pas marrëdhënies seksuale, a duhet të pastrohen edhe flokët ose mjafton që të bëhet mes′h, njësoj si gjatë abdestit?

Me emrin e Zotit, Bamirës dhe Mëshirues!

  E nderuar,

   Pas marrëdhënies intime dhe pas çdo veprimi i cili e fut njeriun në gjendje të papastërtisë seksuale (arabisht: xhenabah), është e domosdoshme që të lahet i gjithë trupi, duke përfshirë edhe flokët. Kjo larje rituale njihet në Islam me emrin Gusl. 
  Gjatë guslit, personi fillimisht duhet t′i eliminojë nga trupi burimet e ndryshme të papastërtisë (si sperma për shembull) dhe pastaj:
- ta lajë kokën dhe qafën me ujë
- ta lajë gjysmën e djathtë të trupit duke filuar nga shpatullat deri tek këmbët (duke e larë edhe pjesën e poshtme të këmbës, gjegjësisht shputën)
- ta lajë gjysmën e majtë të trupit duke filluar nga koka deri tek këmbët 

Një metodë e dytë për guslin është gusli që njihet si gusl irtimasi. Në këtë rast, gusli bëhet duke e fundosur gjithë trupin përnjëherë në ujë. Kuptohet se kjo vlen në rastet kur je në afërsi të një pishine, lumi, liqeni, deti etj.

  Për më shumë hollësi dhe informata në lidhje me këtë larje, ju lutem ndiqeni linkun në vijim, ku do të gjeni një pjesë nga libri "Namazi sipas mësimeve të Ehl-i Bejtit", ku bëhet fjalë pikërisht për larjen e trupit. Linku është: http://dielli.net/lexo.php?id=89#7


Me respekt!
  
_________________
Libraria Digjitale "Dielli"
www.dielli.net

Kthehu