Pyetje dhe Përgjigje

E drejta seksuale e gruas në martesë

Sa kohë mund të qëndrojë burri larg gruas së tij, gjegjësisht larg marrëdhënies seksuale me të? A zhvleftësohet niqahu pas kësaj periudhe?

Me emrin e Zotit, Bamirës dhe Mëshirues!


I nderuar, 


   Në lidhje me të drejtën seksuale të gruas, dijetarët e rrugës së Ehl-i Bejtit janë të një mendimi se burri e ka për detyrim të ketë marrëdhënie me gruan e tij së paku njëherë në katër muaj, përderisa kjo gjë nuk i shkakton një vështirësi tepër të madhe ose gruaja nuk heq dorë nga e drejta e saj.1 Megjithatë, vetë ky akt nuk mjafton për ta zhvleftësuar niqahun. Në rastet kur burri nuk i përmbush të drejtat martesore (financiare, seksuale etj.) të gruas, ajo mund t′i drejtohet një juristi islam, i cili mund ta shqyrtojë çështjen dhe ta shkurorëzojë çiftin, nëse nuk ka një zgjidhje tjetër.2 


Me respekt

Libraria Dielli
www.dielli.net
libraria.diell@gmail.com 


 


 1: Sejjid Ali Sistani, Udhëzues praktik për muslimanët në perëndim, Martesa: rregullat e përgjithshme, pika 388 (http://dielli.net/lexo.php?id=58)
 2: Murteza Mutahhari, Të drejtat e gruas në Islam, pjesa e dhjetë: e drejta e shkurorëzimit (anglisht: http://www.al-islam.org/rights-women-islam-ayatullah-murtadha-mutahhari/part-ten-right-divorce)

Kthehu