Pyetje dhe Përgjigje

Agjërimi para Kurban Bajramit

A është e detyrueshme të agjërohet në ditën para Kurban Bajramit ose disa ditë përpara?

Me emrin e Zotit, Bamirës dhe Mëshirues!


  I nderuar,


  Kurban Bajrami përkon me ditën e dhjetë të muajit Dhulhixh′xhe (muaji i fundit i kalendarit islam). Në burimet islame është përmendur se është një veprim i pëlqyeshëm (dhe jo i detyrueshëm) që të agjërohet në nëntë ditët e para të këtij muaji.


  Por, siç është përmendur në përmbledhjen e ligjeve islame të Sejjid Ali Sistani, nëse personi, për shkak të agjërimit në këto ditë, dobësohet aq sa të mos mund ta recitojë duanë e Arafatit në ditën e nëntë, atëherë është e papëlqyeshme të agjërojë. Po kështu, e shfrytëzojmë rastin për të theksuar se, sipas ligjit islam, është e ndaluar të agjërohet në ditën e Fitër Bajramit ose të Kurban Bajramit.


Me respekt!


Libraria Dielli
www.dielli.net
libraria.dielli@gmail.com 


 


Burim: "Rregullat e agjërimit dhe të zeqatit të fitrit" nga Ajetollah el-Udhma Sejjid Ali Sistani, kapitulli "Agjërimet e pëlqyeshme vullnetare (mustehap)", neni 1758, pika 7 (http://dielli.net/lexo.php?id=138#mustehap)

Kthehu