Pyetje dhe Përgjigje

Nëse një imam është i zemëruar dhe nuk flet me njërin prej namazlive, a duhet ai person të falet mbrapa tij?

I nderuar,

   Fillimisht më lejoni t′ju përkujtoj se namazi me xhemaat ka një vlerë të madhe në traditën islame dhe se në hadithet e të Dërguarit dhe në traditën e pasardhësve të tij, ky veprim është stimuluar jashtë mase. Më hollësisht në lidhje me namazin me xhemaat mund të lexoni në veprën "Namazi sipas mësimeve të Ehli Bejtit" që mund të gjendet në faqen tonë. Pjesa në lidhje me namazin me xhemaat është në linkun në vijim: http://dielli.net/lexo.php?id=89#25

  Siç do të vëreni edhe ju, në mesin e thënieve të Profetit ekziston edhe një thënie, e cila thotë: "Imamët janë të dërguarit tuaj pranë Zotit. Andaj kini kujdes se kë e dërgoni si përfaqësues të fesë dhe të namazit tuaj!" Andaj preferohet që njeriu ta falë namazin pas një personi, për besimin (imanin) e të cilit nuk ka dyshim. Pra, nëse keni dyshime në lidhje me besimin, ndershmërinë, drejtësinë dhe karakterin e një personi, atëherë mos e falni namazin pas tij! Por nëse nuk keni dyshime të tilla dhe nëse problemi juaj është vetëm një urretje personale, nuk ka ndonjë arsye përse të mos e falni namazin pas personit në fjalë. 

Me respekt!

_________________
Libraria Digitale "Dielli"
www.dielli.net

Kthehu