Pyetje dhe Përgjigje

A lejohet të mbash qen?

Me emrin e Zotit, Bamirës dhe Mëshirues!

  I nderuar,

   Për pyetjen tuaj, po jua përcjellim mendimin e dijetarit të njohur të ligjit islam, Sejjid Ali Sistani. Në një pyetje të drejtuar atij (të cilën mund ta shihni në linkun vijues:http://www.sistani.org/index.php?p=616687&id=1130&perpage=3#15583), pyetet se a lejohet të mbahet qen. 
   Përgjigja e Sejjid Sistaniut është: "Është e lejuar të mbahet qen rojeje por duhet ditur se qeni konsiderohet nexhis (ritualisht i papastër)."
    "Nexhaset" (papastërti rituale) është çdo lloj papastërtie, me të cilën nuk lejohet të falet namazi ose të bëhet ndonjë akt tjetër adhurimi. Pra nëse qeni e prek trupin ose rrobat tuaja, nuk mund të falni namaz pa i pastruar pjesët përkatëse me ujë dhe pa e larguar papastërtinë. Per ta larguar papastërtinë nga rrobat tuaja pas kontaktit me qenin, mjafton që pjesa e prekur të lahet njëherë me ujë.

  Urojmë që përgjigja e mësipërme të jetë e qartë dhe shpjeguese.

Me respekt!
_________________
Libraria Digitale "Dielli"
www.dielli.net

Kthehu