Pyetje dhe Përgjigje

A është haram nëse kam ngrënë mish derri pa e ditur?

Me emrin e Zotit, Bamirës dhe Mëshirues!

E nderuar,

   Nëse mishin e derrit e keni ngrënë gabimisht dhe pa dashur, nuk ka kurrfarë harami për ju. Sepse haram do të thotë të kryesh diçka të ndaluar duke e ditur se është e ndaluar. Ju nuk ishit e informuar se mishi ishte mish i derrit dhe pa qëllim hëngrët disa copa. Pastaj e ndërpretë ushqimin pasi e kuptuat se çfarë ishte. Në gjithë këtë nuk ka kurrfarë harami. Gjithashtu, nuk ka nevojë që të përpiqeni të vjellni. 

   Mjafton që herën tjetër të keni kujdes se çfarë ushqimi hani. Gjithashtu duam të theksojmë se në raste urgjente, për shembull kur njeriu nuk mund të gjejë ushqim tjetër dhe kur rrezikon të sëmuret ose të vdesë për shkak të urisë, lejohet ngrënia edhe e mishit të ndaluar, aq sa për të mbetur gjallë. Mos harroni se Islami është feja e mendjes dhe Zoti nuk dëshiron t′i fusë në vështirësi robërit e Tij. Ai nuk është i padrejtë që të kërkojë llogari prej juve për një gabim që e keni bërë pa e ditur. Zoti është i Drejtë dhe i Mëshirshëm.

  Me respekt! 

_________________
Libraria Digjitale "Dielli"
www.dielli.net

Kthehu