Pyetje dhe Përgjigje

A lejohet martesa me djalin e tezes? Do të doja ta dija mendimin e dijetarëve shiitë nga Kumi ose nga Nexhefi.

Me emrin e Zotit, Bamirës dhe Mëshirues!

   I nderuar,

    Sipas dijetarëve të jurispudencës shiite, martesa ndërmjet kushërinjve është e lejuar, rrjedhimisht edhe martesa me djalin ose vajzën e tezes është e lejuar. Në lidhje me këtë ju sugjeroj ta lexoni veprën "Martesa dhe morali seksual në Islam", kapitullin "Me kë mund të martohet njeriu?" (http://dielli.net/lexo.php?id=121#me_k_). Mendimet e shprehura në vepër janë sipas verdikteve ligjore të Ajetollah Khomeinit dhe të Ajetollah El-Khoui, njëri përfaqësues i qendrës së Kumit, ndërsa tjetri përfaqësues dhe udhëheqës i qendrës së Nexhefit për dekada me rradhë.

Me respekt!  

_________________
Libraria Digjitale "Dielli"
www.dielli.net

Kthehu