Pyetje dhe Përgjigje

A mund Zoti të krijojë një gur që s′mund ta lëvizë as vetë Ai? Unë jam student i filozofisë dhe shumë studentë ma parashtrojnë këtë pyetje. Do t′ju lutesha që të përgjigjeni në baza racionale dhe filozofike! Ju përshëndes dhe e vlerësoj së tepërmi kontributin tuaj për fenë e bukur islame!

Me emrin e Zotit, Bamirës dhe Mëshirues!

  I nderuar,

    Pyetja që ju parashtroni është e famshme si "paradoksi i gjithëfuqishmërisë" dhe ka një histori shumë të gjatë në të gjitha fetë. Kjo pyetje ka disa versione dhe ajo që përcollët ju është vetëm njëri prej tyre. Një version tjetër është edhe pyetja: a mund Zoti të krijojë një qenie si vetvetja e Tij?
    Ndonse pyetjet e tilla tingëllojnë interesante dhe të logjikshme në fillim, ato kanë kundërthënie logjike në vete dhe janë supozime që nuk përshtaten me rregullat logjike dhe nuk pranohen prej tyre. Problemi kryesor i këtyre pyetjeve, pra, nuk është tek fakti se nuk ka përgjigje të saktë për to, por tek fakti se vetë pyetja është logjikisht e gabuar.
   
    Sidoqoftë, ne nuk do të hyjmë në më tepër hollësi. Në linkun http://dielli.net/lexo.php?id=132, mund të lexoni një shpjegim shumë të bukur dhe filozofik në lidhje me çështjen në fjalë, nga një dijetar i famshëm islam, i quajtur Nasir Makarem Shirazi.

  Me respekt!

________________
Libraria Digjitale "Dielli"
www.dielli.net

Kthehu