Pyetje dhe Përgjigje

A lejohet falja e namazit pa Subhaneken? A është i përfunduar namazi pa selam? A lejohet falja e namazit pa Ettehijatun?

Me emrin e Zotit,


Bamirës dhe Mëshirues!
I nderuar,

  


Në lidhje me pyetjen tuaj, po ju përgjigjemi sipas veprës "Namazi sipas mësimeve të Ehl-i Bejtit", që mund ta gjeni në faqen tonë (http://dielli.net/lexo.php?id=89). 




1. Sipas mësimeve që i kemi trashëguar nga Imamët e familjes së Profetit, "subhaneke" nuk është një pjesë e namazit dhe namazi është i plotë dhe në rregull, edhe pa recitimin e saj.



2. Është detyrim (farz) që kur besimtari të ulet në fund të reqatit të dytë (në namazet me më shumë se dy reqate), të recitojë dy gjëra:
  - shehadetin (Esh`hedu en la ilahe il`lallah vahdehu le sherikeleh. Ve esh`hedu enne Muhammed`en abduhu ve resuluh)
  - salavatin (Allahumme sal'li a`la Muhammed`in ve Âl`i Muhammed)
  Në reqatin e fundit, këtyre dy gjërave u shtohet edhe selami:
Esselamu alejke ejjuhennebijju ve rahmetullahi ve berekatuh
Esselamu alejna ve ala ibadil`lahis salihin
Esselamu alejkum ve rahmetullahi ve berakatuh”




3. Selami është një farz i namazit, por jo një farz që konsiderohet "rukn". Kjo do të thotë se nëse personi e harron selamin dhe kjo gjë i kujtohet pasi ta përfundojë namazin, atëherë duhet të bëjë sexhde "sehv" si një kompenzim dhe namazi i tij konsiderohet në rregull. Por nëse personi qëllimisht nuk e reciton selamin, atëherë namazi i tij nuk pranohet.
  


Kini kujdes! Informatat që i kemi shprehur më sipër janë sipas mësimeve të Ehl-i Bejtit, gjegjësisht të Imamëve të familjes së Profetit. Nëse jeni ndjekës i ndonjë medh'hebi tjetër (hanefi, shafii, maliki ose hanbeli), atëherë ju sugjeroj që të informoheni për interpretimin e medh'hebit tuaj.


Për informata më të hollësishme në lidhje me namazin në përgjithësi dhe në lidhje me hollësitë e ndryshme të tij, mund ta lexoni veprën "Namazi sipas mësimeve të Ehl-i Bejtit" (http://dielli.net/lexo.php?id=89).

Me respekt!  

Kthehu