Pyetje dhe Përgjigje

Rruajtja e mjekrrës me brisk
Selam alejkum! A është e lejuar të rruhet mjekrra me brisk?

Me emrin e Zotit, Bamirës dhe Mëshirues!



 I nderuar, 


  Sipas qëndrimit të dijetarëve të ligjit islam, rruajtja e mjekrrës me brisk është një veprim i ndaluar si masë kujdesi (ihtijjat). Një musliman është i lejuar ta rruajë mjekrrën e tij vetëm në raste të caktuara:
- për shkaqe mjekësore
- nëse e bën këtë nga detyrimi dhe jo në mënyrë vullnetare
- nëse ekziston një rrezik për jetën sikur të mos e rruajë mjekrrën
- nëse vendoset në një pozitë të vështirë, për shembull nëse për shkak të mjekrrës bëhet subjekt talljeje dhe poshtërsimi të padurueshëm për një musliman

 Përgjigja e mësipërme mbështetet në verdiktin e Sejjid Ali Sistaniut.1 Të njejtat gjëra përmenden edhe në përgjigjet ligjore të Sejjid Ali Khamenei.2


 Me respekt!

Libraria Dielli
www.dielli.net 
 


1: Sejjid Ali Sistani, http://www.sistani.org/english/qa/01194/http://www.sistani.org/english/qa/01136/ 
2: Sejjid Ali Khamenei, Pyetje dhe përgjigje sipas jurispudencës së Ehl-i Bejtit (botimi turqisht), fq.111


 


 


 


 


 

Kthehu