Pyetje dhe Përgjigje

A është i lejuar përdorimi i uthullës dhe në veçanti i uthullës që bëhet nga vera?

Me emrin e Zotit,


Bamirës dhe Mëshirues!
  


Për pyetjen tuaj, po jua përcjellim në vijim mendimin e dijetarit të famshëm të ligjit islam, Sejjid Ali Sistaniut. Në veprën "Udhëzues praktik për muslimanët në perëndim" (pjesa II, pyetja nr.189), të cilën e keni në dispozicion në faqen tonë (http://dielli.net/lexo.php?id=58), përcillet si vijon:
    
  


PYETJE: Ka uthull që bëhet nga vena, në kuptimin që më parë ka qenë venë dhe pastaj, nëpërmjet proçesit të përpunimit, është shndërruar në uthull. Kështu që në ambalazh shkruhet "uthull vene", në ndryshim nga uthulla e bërë nga elbi ose produkte të tjera. Një prej shenjave [dalluese mes "uthullës prej vene" dhe uthullës së rëndomtë është se] shishet e kësaj uthulle vendosen në raftet e venave. Veç kësaj, nuk ka dallim midis një uthulle të tillë e uthullës së bërë nga hurmat, për shembull. A mund të konsiderohet uthull kjo venë që është kthyer në uthull, sipas rregullës së shndërrimit (istihaleh)?



PËRGJIGJE: Nëse emri "uthull" është i përdorshëm për atë produkt sipas pikëpamjes së njerëzve në përgjithësi, siç supozon pyetja, për të do të vlejnë të njëjtat rregulla si për uthullën [pra ajo është e pastër dhe e lejuar].

Sipas asaj që përcillet qartë në pyetjen e mësipërme, uthulla në përgjithësi është e lejuar dhe jo vetëm kaq. E lejuar është edhe uthulla e verës, përderisa ajo konsiderohet uthull dhe përdoret me atë qëllim.
Shpresoj që t'ju kemi ndihmuar me informatën e mësipërme. Do të jenë të mirëpritura pyetjet e tjera tuajat.
  
  


Me respekt!

Kthehu