Pyetje dhe Përgjigje

A është e lejuar në aspektin islam që të merret kredi në një bankë, duke e patur parasysh se bankës duhet t’i paguhet kamatë?

Me emrin e Zotit,


Bamirës dhe Mëshirues!


Në lidhje me pyetjen tuaj, po jua përcjellim përgjigjen e njërit prej ekspertëve më të njohur të ligjit islam, Sejjid Ali Sistani.



Në lidhje me çështjen e kredive, përgjigja e Sejjid Sistaniut është si vijon:


Në përgjithësi, marrja e kredisë për të cilën duhet paguar kamatë NUK është e lejuar, përveç nëse është për ndonjë nevojë urgjente.


Në rastet urgjente, një muslimani i lejohet të marrë kredi por jo me qëllim (nijet) të një kredie me kamatë. Dmth. qëllimi i brendshëm i muslimanit duhet të jetë që të marrë borxh pa e paguar kamatën. Nëse banka më pas do ta detyrojë ta paguajë edhe kamatën, kjo nuk e prish lejueshmërinë e kredisë dhe kredia e marrë nuk është haram. E njejta vlen edhe për rastet kur merret kredi për të blerë shtëpi ose banesë. Nëse një musliman mendon se nuk mund të marrë shtëpi ndryshe veçse duke marrë kredi nga banka, atëherë duhet të veprojë ashtu siç shpjeguam më sipër. Uroj që informatat e mësipërme t'ju kenë ndihmuar.


I mirëpresim pyetjet e tjera tuajat.


Me respekt! Burimi: http://www.sistani.org/local.php?modules=nav&nid=5&cid=518

Kthehu