Pyetje dhe Përgjigje

Lejueshmëria e istikhare-s
Selam Alejkum! A është e lejuar istikhare-ja dhe në cilat raste mund të bëhet?

Me emrin e Zotit, Bamirës dhe Mëshirues!


 E nderuar,


 Lidhur me pyetjen tuaj, po jua përcjellim mendimin e dijetarit të shquar bashkëkohor të ligjit islam, Sejjid Ali Sistani, i cili thotë: 


 Istikhare bëhet në rastet kur njeriu është i hutuar ose i pavendosur (gjatë një vendimi të rëndësishëm). Ai fillimisht duhet të konsultohet me ekspertë të lëmisë ose me njerëz të urtë dhe të përpiqet të marrë një vendim. Dhe nëse edhe pas konsultimit, nuk arrin të vendosë, atëherë mund t′i drejtohet istikhares. Megjithatë, duhet theksuar se nuk ka nevojë të bëhet istikhare për një veprim që është i mirë (pra, për të cilin nuk ka dyshim në është i mirë ose jo).  


(http://www.sistani.org/english/qa/01216/#15221) 


 Istikhare-ja, pra, është një veprim i lejuar sipas ligjit islam dhe bëhet në rastet kur njeriu është i pavendosur lidhur me ndonjë vendim të rëndësishëm në jetën e tij. Por, siç kanë theksuar me ngulm dijetarët muslimane, istikhare-ja bëhet si një zgjidhje e fundit. Pra kur jeni në prag të një vendimi të rëndësishëm, hapi i parë është që ky vendim të mendohet e të llogaritet mirë nëpërmjet arsyes. Nëse njeriu ende është në dyshim, ai duhet të konsultohet me njerëz të tjerë, më të ditur e më të urtë se vetja. Dhe nëse edhe pas gjithë kësaj mbetet një dyshim dhe një pavendosmëri në zemrën e njeriut, atëherë mund t′i drejtohet istikhares.   


   Me respekt! 


____________________
Libraria Dielli
www.dielli.net
dielli@dielli.net
libraria.dielli@gmail.com

Kthehu