Pyetje dhe Përgjigje

A mund të shkoj në xhami pa çorape, nëse fundin e kam deri tek zogu i këmbës?

Me emrin e Zotit, Bamirës dhe Mëshirues!

   E nderuar,

    Pyetja juaj ka të bëjë hixhabin islam. Sipas mendimit të dijetarit të famshëm Sejjid Ali Sistani, hixhabi ose mbulesa e femrës, duhet t′i mbulojë të gjitha pjesët e trupit, përveç duarve deri në nyje dhe fytyrës. Pra kur të jeni e mbuluar sipas standardit islam, vetëm duart deri në nyje dhe fytyra juaj mund të jenë të pambuluara. Të gjitha pjesët e tjera duhen mbuluar.

BURIMI: http://www.sistani.org/index.php?p=616687&id=1208&perpage=6#15258 

Me respekt!
_________________
Libraria Digitale "Dielli"
www.dielli.net

Kthehu