Pyetje dhe Përgjigje

Në lidhje me alkoolin
A ndalohet alkooli në Islam? Nëse po, atëherë përse disa sekte brenda Islamit ia lejojnë vetes përdorimin e alkoolit?

Me emrin e Zotit, Bamirës dhe Mëshirues!



I nderuar, 


   Duke u mbështetur në vargjet e Kur′anit dhe në hadithet e prera nga i Dërguari i Zotit (paqja qoftë mbi të e mbi familjen e tij), alkooli është rreptësisht i ndaluar në Islam. Për shembull, Kur′ani thotë: 


O besimtarë! Alkooli, kumari, idhujt dhe shigjetat e fallit janë punë të pista të djallit. Rrini larg tyre që të jeni nga të shpëtuarit! (Kur′an 5:90)  


Në mesin e shumë thënieve të Profetit (paqja qoftë mbi të e mbi familjen e tij), do të mjaftohemi duke e përcjellur thënien në vijim: "Vërtet Zoti e ka mallkuar verën (alkoolin), atë që shtyp (rrushin për) verë, atë që e përgatit, atë që pi, atë që e mbush, atë që e bart, atë të cilit i sillet, atë që e blen dhe atë që ushqehet me paratë e fituara prej saj." (Kenz′ul-Ummal, hadithi nr. 13191)


 Të gjitha shkollat ligjore brenda Islamit e kanë ndaluar unanimisht alkoolin. Madje, sipas fetvave të shumë dijetarëve të ligjit, si për shembull Sejjid Ali Sistani, një muslimani nuk i lejohet të hajë në një tavolinë ku pihet alkooli dhe nuk i lejohet të punojë në një shitore ose restorant ku shitet ose shërbehet alkooli. Përveç kësaj, pijet alkoolike konsiderohen ritualisht të papastra (nexhis). Kjo do të thotë, për shembull, se sikur alkooli të vijë në kontakt me trupin ose me rrobat e një personi, me ato rroba nuk mund të falet namazi, pa u pastruar paraprakisht. 


  Megjithatë, duhet të theksojmë se konsumimi i ilaçeve që përmbajnë sasi të vogla alkooli, si dhe konsumimi i një sasie të caktuar alkooli për qëllime mjekimi, është i lejuar. (Burimi: http://www.sistani.org/english/qa/01123/)
   


  Me respekt!


Libraria Dielli
www.dielli.net
libraria.dielli@gmail.com 
 

Kthehu