Pyetje dhe Përgjigje

A është e lejuar të bëj seks oral me gruan time nëse ajo kërkon një gjë të tillë dhe anasjelltas?

Me emrin e Zotit,


Bamirës dhe Mëshirues!

  I nderuar,
  
  


Në lidhje me pyetjen tuaj, po ju dërgojmë përgjigje nga dy dijetarë të shquar të ligjit islam.


Sipas tyre, seksi oral është I LEJUAR, me kusht që kjo të jetë me dëshirën dhe me pajtimin e të dyja palëve dhe të mos përdoret ndonjë objekt i jashtëm. 
Në vijim, po i përcjellim mendimet e dijetarëve në fjalë:




Nga Sejjid Muhammed Rizvi, në librin "Martesa dhe morali në Islam", tek kapitulli "Morali seksual në Islam" thuhet:



Sa i përket metodave të stimulimit të dyanshëm në paralojë (para seksit), ligji islam i LEJON burrit dhe gruas ta shohin, puthin, prekin, nuhasin dhe ta stimulojnë cilëndo pjesë të trupit të njëri-tjetrit. Andaj, seksi oral është i lejuar. Një ditë, njëri e pyeti Imam Musa Kazimin se a ishte e lejuar që burri t'ia puthte gruas së tij organin seksual. Imami u përgjigj: "S'ka gjë të keqe në të." (Vesail, vëll.14, fq.77). Kufizimi i vetëm është që të mos përdoret ndonjë objekt i jashtëm. Arsyeja e kësaj është e qartë: asgjë nuk mund ta zëvendësojë atë që Zoti e ka krijuar në trupin tonë...



BURIMI: http://www.najaf.org/english/book/10/chap3b.htm#anchor534268


2.


Nga Sejjid Muhammed Husejn Fadlallah:
Bashkëshortët janë të lirë për t'i zgjedhur metodat që do t'i përdorin në marrëdhënien seksuale, me kusht që të mos përdoret ndonjë metodë që është e ndaluar në veçanti. Dhe në lidhje me këtë, ndalesa e vetme e veçantë është për seksin anal. Por përveç këtij rasti, bashkëshortët kanë një liri të plotë dhe mund ta përdorin këtë liri ashtu si dëshirojnë. Megjithatë, gruaja nuk është e detyruar të pajtohet me kërkesat e të shoqit për gjëra që mund t'i shkaktojnë asaj dhimbje, dëmtim ose ta bëjnë të ndjehet keq dhe e turpëruar, për shembull nëse burri i kërkon seks oral. Në këtë rast, gruaja nuk është e detyruar të pajtohet me kërkesën e të shoqit, nëse kjo gjë nuk është në përshtatshmëri me dëshirat e saja.



BURIMI: http://english.bayynat.org.lb/Jurisprudence/sex.htm 
   
  


Shpresoj që informatat e mësipërme t'ju kenë ndihmuar. I mirëpresim pyetjet e tjera tuajat.

Me respekt!

Kthehu