Pyetje dhe Përgjigje

A lejohet që femra t′i heqë vetullat?

Me emrin e Zotit, Bamirës dhe Mëshirues!

E nderuar,

   Për pyetjen tuaj hulumtuam në faqen e dijetarit të famshëm të ligjit islam, Sejjid Ali Sistani. Sipas qëndrimit të tij, është e LEJUAR që femra t′u japë formë vetullave sipas dëshirës, derisa është e sigurt se kjo gjë nuk ka për ta çuar atë drejt ndonjë veprimi të ndaluar (haram) dhe derisa nuk ka për qëllim të provokojë vështrime të ndaluara mbi veten (nga meshkuj të huaj).

BURIMI (në anglisht): http://www.sistani.org/index.php?p=251364&id=46&pid=2066 (Pyetja nr.472) 

  Me respekt!
_________________
Libraria Digitale "Dielli"
www.dielli.net

Kthehu