Pyetje dhe Përgjigje

A është e lejuar marrëdhënia seksuale me gruan gjatë periudhës së shtatzënisë? Nëse po, deri në cilin muaj?

Me emrin e Zotit, Bamirës dhe Mëshirues!

  I nderuar,

   Për pyetjen tuaj, kontaktuam me zyrën e dijetarit të famshëm të ligjit islam, Sejjid Ali Sistani. Përgjigja e tyre, e shkurtër dhe e qartë, thotë: "Nëse marrëdhënia seksuale nuk është e dëmshme për nënën ose për foshnjen, ajo është e lejuar, në çdo periudhë të shtatzënisë."


 Përgjigja e Sejjid Sistaniut është një përgjigje e përgjithshme e pyetjes, aq sa ajo ka të bëjë me ligjin islam. Për hollësitë e mëtejme mjekësore, ju sugjerojmë fuqimisht që të kontaktoni me mjekun tuaj gjinekolog, sepse ka disa raste specifike kur marrëdhënia seksuale mund të jetë e dëmshme gjatë shtatzënisë. 


Me respekt!
_________________
Libraria Digitale "Dielli"
www.dielli.net

Kthehu