Pyetje dhe Përgjigje

A i emërtoi Imam Aliu djemtë e tij me emrat e tre Kalifëve të parë?

Mbrëmë isha duke e lexuar nje liber te autorit uthman hamisit NJE EPOK NGA HISTORIA derisa fliste per vrasjen e imam Husejnit Allahu qoft i knaqur me te, dhe pas se disa prej djemve te Aliut kan pas emrat ebu Beker dhe Omer edhe gjejm se shiitet kurr nuk i permendin emrat e tyre, pyetja ime eshte: A eshte e vertet se imam Aliu a.s pa pasur djem me emra te tille dhe nese po, a aludon kjo në dashurin e Aliut ndaj ebu Bekrit edhe Omerit? 

Me emrin e Zotit, Bamirës dhe Mëshirues!

   I nderuar,

    Në disa burime historike shprehet se Imam Aliu ka patur fëmijë me emrin Ebu Bekr, Umar dhe Osman. Këto emra, dhe veçanërisht emrat Osman dhe Umar ishin emra shumë të përhapur në mesin e arabëve të asaj kohe dhe nuk ishin emra që për herë të parë u përdorën tek Ebu Bekr ibn Ebu Kuhafa, Umar ibn Khattabi dhe Osman ibn Affani (Kalifi i parë, i dytë dhe i tretë respektivisht). Në disa libra shiite kemi një thënie të Imam Aliut, për shembull, ku ai thotë se fëmijën e tij e ka quajtur Osman për hir të mikut të tij Osman bin Natiun (burimi: Munthiela Nahal, vëll.1). Në një tjetër thënie përcillet se ai një djalë të tij e ka quajtur Umar, si respekt për një përkrahës dhe mik të tij, të quajtur Umar ibn Ebu Seleme, i cili ishte djali i Ummu Selemes, gruas së Profetit, nga një martesë mëparshme e saj. (burimi: Esed′ul-Ghajbe, vëll.4, fq.134
   Për emrin Ebu Bekr nuk kemi gjetur ndonjë shpjegim në burimet historike. Megjithatë, është një mundësi tejet e vogël që djali i Imam Aliut ta ketë patur këtë emër. Kjo sepse fillimisht, "Ebu Bekr" ishte nofka e Kalifit të parë dhe jo emri i tij i vërtetë, i cili ishte Abdullah ibn Ebi Kuhafe. Shohim se edhe në fjalimet e Imam Aliut, ai zakonisht e përmend Ebu Bekrin si Ibn Ebu Kuhafa (Djali i Ebu Kuhafes) dhe jo si Ebu Bekr. Por ka shumë mundësi që ky djalë të jetë Muhammed ibn Ebu Bekri, i cili është djali biologjik i Ebu Bekrit, që më pas u adoptua dhe u rrit nga Imam Aliu.

   Në mes të gjithë kësaj, do t′ju luteshim të kini parasysh se antipatia e muslimanëve ose e shiitëve ndaj emrave të caktuar nuk ka qenë e pranishme në fillim por është zhvilluar me kohë dhe me vendosjen e përforcimin e doktrinës shiite. Për shembull, emri "Adolf" ose mbiemri "Hitler" nuk ka asgjë të keqe në vete. Por për shkak të bëmave të Adolf Hitlerit, dalngadalë është barazuar në vetëdijen shoqërore me një fenomen të ligë.Si pasojë, njerëzit kanë filluar të distancohen prej atij emri dhe të gjithë familjarët e Adolf Hitlerit e kanë ndryshuar mbiemrin.. 
   E njejta ndodh edhe tek muslimanët. Emrat Ebu Bekr, Umar dhe Osman, e madje Muavije ose Jezid nuk kanë asgjë të keqe në vete. Madje ka patur edhe disa ndjekës të Ehl-i Bejtit që janë quajtur Muavije, për shembull. Pra kuptimi i emrit mund të jetë i bukur dhe ai mund të përdoret me këtë qëllim. Por me kohë, në vetëdijen e shoqërisë, këto emra janë barazuar me njerëz të caktuar, të cilët kanë patur një pozitë të ligë në mendjen e muslimanëve ose të një pjese prej tyre.

  Nëse Imam Aliu vërtet i ka përdorur këto emra, kjo nuk dëshmon me automatizëm se i ka përdorur për ta nderuar Ebu Bekrin, Umar ibn Khattabin ose Osman ibn Affanin, sepse nuk kemi asnjë dëshmi historike për këtë (ndonjë shpjegim nga Imam Aliu, për shembull). Kur t′i shohim marrëdhëniet e Imam Aliut me këto personalitete dhe kur t′i shohim hadithet e pakta ku shpjegohen arsyet e emërtimit të fëmijëve të tij (siç përmendëm më sipër për emrat Umar dhe Osman), do të vërejmë se nuk ka shumë mundësi që ky emërtim të ndërlidhet me ndonjë dashuri të Imam Aliut ndaj tre Kalifëve të parë. Megjithatë, hollësitë e kësaj pune mbeten për t′u hulumtuar objektivisht nga historianët muslimanë.


Me respekt! 

________________
Libraria Digjitale "Dielli"
www.dielli.net

Kthehu