Pyetje dhe Përgjigje

Kam lexuar ne disa libra se eshte e ndaluar martesa e nje grua muslimane me nje jomuslimane ndersa nje muslimane mund te martohet me nje jomuslimane? do ju kisha lutur te me jepni nje pergjigje me filozofik se ku qendron fshehtsia e kesaj? dhe ne qofte se egziston nje lidhje e ketill a pranohet te zoti?apo egziston denim,ose eshte reptsisht e ndaluar? ju falemnderit!

Me emrin e Zotit, Bamirës dhe Mëshirues,

    E nderuar, 

     Në jurispudencën islame, në lidhje me martesën e gruas muslimane me një mashkull jomusliman ka një ndalesë të qartë dhe të prerë. E njejta nuk vlen kur bëhet fjalë për martesën e një burri musliman me një grua jomuslimane.


Ky dallim ndërmjet dy gjinive nuk ka të bëjë aspak me statusin e femrës ose të mashkullit në Islam por ka një arsye shumë logjike dhe pragmatike. Gjatë martesës, është gruaja ajo që shpërngulet nga një shtëpi në një shtëpi të re, ndahet nga familja e saj dhe i bashkangjitet një familjeje të re. Në raste të tilla, është shumë e lehtë që ajo të ndikohet nga rrethanat ku jeton dhe me kohë t′i humbë lidhjet e saja me Islamin. Pikërisht parandalimi i këtij fenomeni është njëri ndër shkaqet e kësaj ndalese. Domethënë Islami dëshiron të parandalojë që femra të largohet nga atmosfera familjare e Islamit dhe të jetojë në një atmosferë joislame. Ky problem nuk ekziston në rastin e martesës së një mashkulli musliman me një grua jomuslimane. Shumë shpesh, madje, ndodh që martesa e një gruaje jomuslimane me një musliman, të çojë deri në konvertimin e gruas në Islam.


   Na lejoni këtu të theksojmë edhe një hollësi të vogël. Në Islam lejohet martesa vetëm me gratë që janë të krishtera ose çifute. Pra, nuk lejohet martesa me cilëndo grua jomuslimane. 


   Me respekt!


Libraria Digjitale Dielli

Kthehu