Pyetje dhe Përgjigje

Sasia e mehr-it (dhuratës martesore) sipas ligjit islam
Pyetja eshte ne lidhje me blerjen e arit qe blehet per femren gjate marteses,nese arrihet marreveshje per shembull qe me gruan qe mos te shpenzohen para per ar a lejohet dhe me tregoni si duhet te behet darsma sipas ehlibejtit ne aspektin financiar pasiqe ne e dime se zoti nuk i don ata shum qe shpenzojne edhe pse po qendroj mire financiarisht Ju lutem me jepni pergjigje sa ma shpejt qe mundeni, flm

I nderuar,


 Njëri nga kushtet e marrëveshjes martesore në Islam është mehr-i. “Mehr” është një dhuratë martesore, të cilën dhëndri pajtohet t’ia japë nuses. Kjo është një e drejtë e nuses dhe ajo vetë e cakton mehrin. Më pas, dhëndri mund ose ta pranojë kërkesën e saj ose të bisedojë për diçka më të lirë. Mehri mund të jetë një mjet material ose një përfitim (shërbim). Mund të paguhet menjëherë në fillim ose mund të premtohet që të bëhet pagesa në një rast që do të caktohet në marrëveshjen martesore. ("Martesa dhe morali seksual në Islam", fq.114)


Lidhur me shumën që duhet të paguhet si mehr, po jua përcjellim mendimin e Ajetollah Sejjid Ali Khamenei, i cili thotë:
Në ligjin islam, të dyja palët duhet të merren vesh mes veti për sasinë e mehr-it. Megjithatë, sipas ligjit islam, këshillohet që sasia e mehr-it të ulet dhe është e pëlqyeshme që të caktohet "mehr el-sunna" si sasi. 1


Në një përgjigje tjetër, Ajetollah Sejjid Ali Khamenei, e shpjegon edhe më hollësisht sasinë, ku thotë: (Mehri) nuk ka një kufi minimal dhe maksimal. Megjithatë, është e pëlqyeshme të mos e tejkalojë kufirin e "mehr el-sunna" (mehrit sunnet),  që është 250 dirhemë argjendi (një dirhem argjendi peshon rreth 2,52 gram).2
 


Me respekt!


Libraria Dielli
www.dielli.net
libraria.dielli@gmail.com

BURIMET:
1: Faqja zyrtare e Ajetollah Sejjid Ali Khamenei: http://www.leader.ir/tree/index.php?catid=38
2: Faqja zyrtare e Ajetollah Sejjid Ali Khamenei: http://www.leader.ir/tree/index.php?catid=72
 

Kthehu