Pyetje dhe Përgjigje

A është e ndaluar të lexohet Kur’ani ose të bëhet lutje në shtrat pa patur abdest?

Me emrin e Zotit,


Bamirës dhe Mëshirues!


Në lidhje me pyetjen tuaj, po përgjigjemi duke u mbështetur në mendimin e dijetarit të njohur të jurispudencës islame, Sejjid Ali Sistani.


Sipas tij, marrja e abdestit për ta lexuar Kur’anin ose për të lexuar ndonjë lutje nuk është farz (e detyrueshme) por vetëm një vepër mustehap (e pëlqyeshme).


Megjithatë, nëse do ta prekni shkrimin origjinal të Kur’anit (në arabisht) me ndonjë pjesë të trupit tuaj, është farz (e detyrueshme) të keni abdest. Por nuk ka nevojë për abdest nëse e prekni shkrimin e përkthyer të Kur’anit (në shqip për shembull), kapakun e Kur’anit ose cepin e faqes ku është shkruar teksti origjinal në arabisht.


Paqja qoftë mbi ju! dielli.net Burimi: http://www.sistani.org/local.php?modules=nav&nid=2&bid=59&pid=2889

Kthehu