Pyetje dhe Përgjigje

Në cilin vesh i këndohet ikameti dhe në cilin vesh ezani një fëmije të sapolindur?

Me emrin e Zotit, Bamirës dhe Mëshirues!

  I nderuar,

    Tek fëmija i sapolindur, ezani recitohet në veshin e djathtë dhe ikameti në veshin e majtë. Siç përcjell historia, më 3 Shaban të vitit të katërt pas Hixhrit, kur lindi Hasani, nipi i Profetit, ai e mori në krahë, ia recitoi ezanin në veshin e djathtë, ikamen në veshin e majtë dhe pastaj e pagëzoi Hasan.

   Me respekt!
_________________
Libraria Digjitale "Dielli"
www.dielli.net

Kthehu