Pyetje dhe Përgjigje

Kur u lind Imam Aliu (a.s)?

Me emrin e Zotit, Bamirës dhe Mëshirues!

   I nderuar,

    Sipas burimeve historike, Imam Ali ibn Ebu Talibi (paqja qoftë mbi të) lindi në ditën e 13-të të muajit Rexheb, në vitin e tridhjetë pas ndodhisë së Elefantit, që përkon përafërsisht me vitin 600 të erës sonë, rreth 22 vjet para Hixhrit. Në kohën e lindjes së tij, I Dërguari i Zotit (paqja qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij) ishte rreth 30 vjeç. Vendlindja e tij është Mekke-ja dhe sipas shumë burimeve sunnite dhe shiite, ai është personi i vetëm në histori, lindja e të cilit ndodhi brenda Qabes.
    Për të lexuar më gjerësisht në lidhje me lindjen e Imam Aliut, shiheni kapitullin e gjashtë në pjesën e parë të veprës "Ritregim i historisë së Islamit dhe muslimanëve" që mund ta gjeni në linkun vijues: 
http://dielli.net/lexo.php?id=73   
    
Me respekt!
_________________
Libraria Digitale "Dielli"
www.dielli.net

Kthehu