Pyetje dhe Përgjigje

A lejohet falja e namazit me xhemaat pas një imami sunnit?

Me emrin e Zotit, Bamirës dhe Mëshirues,

 


 I nderuar,
  


Si përgjigje po jua përcjellim fetvanë e Sejjid Ali Sistaniut. Në vijim po jua përcjell tekstin e dhënë në faqen e tij:




PYETJE: A lejohet të falet namazi me xhemaat pas një imami sunnit me nijetin e faljes së namazit me xhemaat?
  


PËRGJIGJE: Kjo gjë lejohet por suren Fatiha dhe suren e dytë gjatë qëndrimit në këmbë duhet ta recitosh vetë, qoftë kjo edhe me zë të ulët. (http://www.sistani.org/index.php?p=616687&id=1154&perpage=6#15486)

2. PYETJE: Si një ndjekës i medhhebit Xhaferi, a është e lejuar që ta fal namazin e xhumasë ose ndonjë namaz tjetër farz, pas një imami sunnit dhe a është e domosdoshme në këtë rast, të bëjë sexhde mbi "turba" (një copë dheu)?
  


PËRGJIGJE: Pjesëmarrja në namazet e xhumasë ose namazet me xhemaat të Ehl-i Sunnetit është e lejuar, në vendet ku është e nevojshme të bëhet takijje. Nëse nuk do të përballeni me problem, aq sa të jetë e mundur, duhet të bëni sexhde mbi dhé ose mbi diçka mbi të cilën lejohet sexhdeja. Megjithatë, sexhdeja mbi qilimë, qoftë gjatë takijjes ose për shkak të pamundësisë është e lejuar dhe nuk ka problem në këtë. (http://www.sistani.org/index.php?p=616687&id=1154&perpage=6#15486)

3.


PYETJE: A mund ta fal namazin me xhemaat bashkë me vëllezërit e mi sunnitë? Dhe a mund të bëhem imam i tyre në namaz?
  


PËRGJIGJE: Nuk ka problem në faljen e namazit në një xhemaat sunnit. Megjithatë, personi duhet vetë t'i recitojë suren Fatiha dhe suren e dytë gjatë dy reqateve të para, qoftë kjo edhe me zë të ulët. Përveç kësaj, nuk ka problem edhe sikur të bëhet imam i tyre në namaz.  (http://www.sistani.org/index.php?p=616687&id=1280&perpage=15#14912) 

   Nga ajo që shihet më sipër, derisa personi ta recitojë vetë suren Fatiha dhe suren e dytë pas saj, nuk ka kurrfarë problemi nëse falet në xhemaat sunnit. Uroj që ta keni marrë përgjigjen e duhur.

Me respekt!

Kthehu