Deklarata e Ammanit
© dielli.net
21.09.2009

PËRMBAJTJA:
Hyrje

Deklarata e Ammanit
Lista e përkrahësve të Deklaratës së Ammanit
Disa nga personalitetet e shquara të botës islame që e përkrahën Deklaratën e Ammanit
 




 (një thirrje për unitet dhe vëllazëri mes muslimanëve)


 


Besimtarët s`janë veçse vëllezër të njëri-tjetrit .
Kur`an 49:10


HYRJE


Deklarata e Ammanit, e shpallur më 9 Nëntor 2004, nga ana e mbretit jordanez Abdullah bin Hussejn-it është një thirrje për tolerancë dhe unitet mes muslimanëve. Kjo vepër u ndoq nga përpilimi i tri pikave të deklaratës nga ana e më se dyqind dijetarëve të botës islame me qëllim të përkufizimit të të qenit musliman, definimit të saktë të përjashtimit nga feja (takfir) dhe përcaktimit të principeve për dekretimin e ligjeve fetare.


Ndonse është tashmë relativisht e vjetër, vendosëm ta botojmë deklaratën në fjalë me rastin e festës gjithëmuslimane të Fitër Bajramit, për t`iu bashkangjitur kësaj thirrjeje për vëllazëri, unitet dhe tolerancë mes muslimanëve dhe për ta rikujtuar atë. Thirrje kjo, që bashkë me dashurinë për të Vërtetën, e përbën thelbin e politikës sonë si redaksi.


Falënderimi i takon Zotit të botëve!
dielli.net


Deklarata e Ammanit


 Me emrin e Zotit, Bamirësit dhe Mëshiruesit
Paqja qoftë mbi Profetin tonë Muhammedin dhe mbi familjen e tij fisnike


 


Deklarata e shpallur në Konferencën Ndërkombëtare Islamike të mbajtur në Amman të Mbretërisë Hashemite të Jordanit, me titullin:


"Islami i vërtetë dhe roli tij në shoqërinë moderne"


 


27-29 Xhumada 1426 pas Hixhrit 
4-6 Korrik 2005 pas Krishtit


 


 Me emrin e Zotit, Bamirësit dhe Mëshiruesit!
O njerëz! Kinie frikë Zotin tuaj që ju krijoi nga një shpirt i vetëm...
Al Nisa (Gruaja) 4:1


 


Në përshtatshmëri me dekretet e Imamit të nderuar, Shejhut të El-Azhar-it, Ajetollahut Suprem Sejjid Ali el Sistani, Kryemuftiut të Egjiptit, klerikëve të nderuar shiitë (Xhaferi dhe Zejdi), Kryemuftiut të Sulltanatit të Omanit, Akademisë së Jurispudencës Islame të Mbretërisë së Arabisë Saudite, Këshillit të Lartë të çështjeve fetare të Turqisë, Kryemuftiut të Mbretërisë Hashemite të Jordanit, anëtarëve të nderuar të Komitetit Kombëtar të Dekreteve të këtij shteti dhe Shejhut të nderuar Dr. Jusuf el-Karadavi...


Dhe në përshtatshmëri me atë që u përmend në fjalimin e Madhërisë së Tij Hashemite Mbretit Abdullahu i Dytë, bir i Husejnit, sovran i Mbretërisë Hashemite të Jordanit, gjatë sesionit të hapjes së kësaj konference;


Dhe në përshtatshmëri me diturinë tonë, me sinqeritet ndaj Zotit


Dhe në përshtatshmëri me atë që u prezantua në këtë konferencë nëpërmjet hulumtimit, studimeve dhe diskutimeve që u bënë


Ne, të poshtënënshkruarit, e japim miratimin tonë për atë që thuhet në vijim:


1.      Konsiderohet musliman, gjithsecili që e ndjek njërën nga shkollat (medhheb) e mëposhtme të ligjit:




  • katër shkollat ligjore të Sunnizmit (Hanefi, Maliki, Shafi dhe Hanbeli),

  • dy shkollat ligjore të Shiizmit (Xhaferi dhe Zejdi),

  • shkollën Ibadi dhe

  • shkollën Thahiri



Shpallja e një personi të tillë për jobesimtar është e pamundur dhe e palejuar. Rrjedhimisht, gjaku, nderi dhe prona e tij (ose e saj) janë të paprekshme. Në të njejtën mënyrë, në përshtatshmëri me dekretin e Shejhut të El-Azhar-it, nuk është e lejuar dhe e mundur shpallja për jobesimtar e një personi që e ndjek doktrinën Eshari (Ashari) dhe e një personi që e praktikon Tasavvufin (Sufizmin) e vërtetë. Poashtu, shpallja jobesimtar e një ndjekësi të ideologjisë së pastër të Salefizmit, është e pamundur dhe e palejuar.


Në të njejtën mënyrë, ndalohet shpallja për jobesimtar e çdo grupi musliman që beson në Zot (qoftë i Madhëruar emri i Tij), në Profetin e Tij (paqja dhe bekimi qoftë mbi të), në principet e besimit, që i pranon të pesë shtyllat e Islamit dhe nuk e mohon asnjë princip të qartë të religjionit.


2.  Ka më shumë gjëra të përbashkëta mes shkollave të ndryshme islame nga ç`ka dallime mes tyre.  Ndjekësit e tetë shkollave të ligjit islam janë në pajtueshmëri në lidhje me principet themelore të Islamit. Të gjithë besojnë në Zotin(qoftë i madhëruar emri i Tij), që është Një dhe Pashoq; besojnë se  Kur`ani është Fjala e shpallur e Tij dhe besojnë se Muhammedi (paqja dhe bekimi qoftë mbi të) është i Dërguari i Zotit për njerëzimin.



Të gjithë janë në pajtueshmëri në lidhje me pesë shtyllat e Islamit, që janë:



  • dy dëshmitë e besimit,

  • rituali i namazit,

  • dhënia e zeqatit,

  • agjërimi në muajin e Ramazanit dhe

  • pelegrinazhi (Haxhxh) për në Shtëpinë e Shenjtë të Zotit



Të gjithë janë gjithashtu në pajtueshmëri në lidhje me principet e besimit, që janë:




  • besimi në një Zot,

  • besimi në ëngjëjt e Zotit,

  • besimi në shkrimet e Tij të shenjta

  • besimi në të dërguarit e Tij

  • besimi në Ditën e Gjykimit dhe

  • besimi në Paracaktimin hyjnor në të mirë dhe në të keqe



Dallimet mes tetë shkollave të jurispudencës islame janë vetëm në çështjet dytësore të praktikës (furu) dhe jo në lidhje me themelet dhe principet e besimit. Dallimi në çështjet e praktikës, është një mëshirë. Prej shumë kohësh ekziston thënia se dallimi në mendim në mesin e dijetarëve të islamit nuk është tjetër veçse një punë e mirë.


3. Pranimi i shkollave të jurispudencës në Islam, do të thotë ndjejka e një metodologjie themelore në çështjen e dekretimit të ligjeve. Sipas kësaj, askush nuk mund të japë dekrete fetare (fatva) pa i plotësuar kualifikimet personale që secila shkolla i parashtron për një gjë të tillë. Askush nuk mund të japë dekrete pa e ndjekur metodologjinë e shkollave të jurispudencës. Askush nuk mund të bëjë Ixhtihad absolut, të themelojë shkolla të reja të jurispudencës islame dhe të japë dekrete të papranueshme që do t`i çonin muslimanët jashtë principeve të Ligjit islam dhe të asaj që është e themeluar në shkollat e jurispudencës.


4. Thelbi i Deklaratës së Ammanit, që u bë në natën e bekuar të Kadrit në vitin 1425 pas Hixhrit dhe që u lexua me zë në Xhaminë e Hashimitëve , është ndjekja e shkollave islame të jurispudencës dhe ndjekja e metodologjive të tyre themelore. Pranimi i i shkollave të jurispudencës islame dhe promovimi i diskutimit dhe marrëdhenieve mes tyre do të sigurojë drejtësi, falje të ndersjellë, mëshirë dhe përpjekje për dialog me të tjerët.


5. I ftojmë muslimanët që t`i lënë mënjanë mosmarrëveshjet dhe të bashkohen në fjalë e në vepra duke e rikonfirmuar respektin e ndërsjellë mes tyre, duke e forcuar afinitetin mes muslimanëve dhe sheteteve të tyre dhe duke i përforcuar lidhjet vëllazërore që i bashkojnë në dashurinë e tyre për Zotin. Dhe i ftojmë që të mos lejojnë konflikte dhe ndërhyrje të jashtme mes tyre. Sepse Zoti i Madhëruar thotë:



Besimtarët s`janë veçse vëllezër të njëri-tjetrit. Andaj bëni paqe mes të afërmve tuaj, kinie frikë Zotin dhe mbase fitoni mëshirë.... Huxhurat (Kthinat) 49:10



 


 Lavdia i takon vetëm Zotit!


 


Lista e përkrahësve të Deklaratës së Ammanit


 



  • Konferenca "Islami dhe roli i tij në shoqërinë moderne", Amman (Korrik 2005), Numri i nënshkruesve: 201

  • "Forumi i dijetarëve dhe mendimtarëve muslimanë", Mekke (Shtator 2005), Numri i përkrahësvce: 42

  • "Konferenca e shkollave islame të jurispudencës", Universiteti Ehl al-Bejt, Jordan (Nëntor 2005), Numri i përkrahësve: 33

  • Sesioni i 9-të i Këshillit të ministrave të çështjeve islame, Kuvajt (Nëntor 2005), Numri i përkrahësve: 7

  • Sesioni i 3-të i jashtëzakonshëm i Organizatës së Konferencës Islamike, Mekke (Dhjetor 2005), Numri i përkrahësve: 54

  • Mendimi dhe kultura moderne islame, Amman (Prill 2006), Numri i nënshkruesve: 55

  • Konferenca ndërkombëtare e Akademisë së jurispudencës islame, Amman (Qershor 2006), Numri i nënshkruesve: 68

  • Konference e muslimanëve të Evropës, Istanbul (Korrik 2006), Numri i përkrahësve: 157



shënim: Shumë nga ata që e përkrahën hapur ose e nënshkruan Deklaratën e Ammanit, e bënë këtë më shumë se disa herë, në raste të ndryshme. Andaj edhe ka një dallim në mes numrit total të personave dhe numrit të përkrahësve dhe nënshkruesve nëpër konferenca.



 


Disa nga personalitete e shquara të botës islame që e përkrahën  Deklaratën e Ammanit:


 



  1. Muhammad Sajjid Tantavi
    Imam i Universitetit Al-Azhar, Egjipt    
    Sunni  Shafi`i                                            
                          

  2. Ali Gomaa               
    Kryemufti i Egjiptit, Egjipt
    Sunni  Shafi`i

  3. Ahmed Kuftaro
    Kryemufti i Sirisë, Siri
    Sunni  Shafi`i
     

  4. Said Abd Al-Hafi Al-Hixhavi                                                 
    Kryemufti i Jordanit, Jordan
    Sunni  Shafi`i

  5. Jusuf Al-Karadavi            
    Drejtor i këshillit për Sunnah dhe Sira, Katar                   
    Sunni Hanefi

  6. Abdullah bin Bajjah       
    Nënkryetar i Këshillit Ndërkombëtar të Dijetarëve muslimanë, Arabi Saudite      
    Sunni  Maliki

  7. Muhammed Taki Usmani                                                       
    Nënkryetar i Akademisë islame të jurispudencës, Pakistan
    Sunni Hanefi

  8. Ali Hosseini Khamenei 
    Ajetollah Suprem dhe Lider Suprem i Iranit , Iran                      
    Shia Xhaferi

  9. Ali Hosseini Sistani        
    Ajetollah Suprem, Irak
    Shia Xhaferi

  10. Muhammed Said El-Hakim                                                    
    Ajetollah Suprem, Irak                      
    Shia Xhaferi

  11. Mohammed Ishak El-Fajjad                                                   
    Ajetollah Suprem, Irak
    Shia Xhaferi

  12. Bashir Hussein Nexhefi
    Ajetollah Suprem, Irak
    Shia Xhaferi

  13. Hasan Ismail Al-Sadr     
    Ajetollah Suprem, Irak
    Shia Xhaferi

  14. Fazel Lankerani               
    Ajetollah Suprem, Iran
    Shia Xhaferi

  15. Muhammade Ali al-Tashkiri                                                  
    Ajetollah Suprem dhe sekretar i këshillit për afrimin e shkollave islame të jurispudencës, Iran                                                    Shia Xhaferi

  16. Muhammed Hussein Fadlallah                                             
    Ajetollah Suprem, Liban
    Shia Xhaferi

  17. Ali Bardakoglu                 
    Kryetar i këshillit të çështjeve fetare, Turqi                   
    Sunni Hanefi

  18. Ekmeleddin Islamoglu  
    Sekretar gjeneral i Organizatës së Konferencës islamike, Turqi     
    Sunni Hanefi


 


Faqja zyrtare e "Deklaratës së Ammanit"
www.ammanmessage.com