Rreth përkufizimit të terrorizmit
Ajetullah Shejh Muhammed ‘Ali Taskhiri
02.02.2008

Përmbajtja:
Pika e parë

Pika e dytë
Pika e tretë
Pika e katërt: definicioni i terrorizmit
Pika e pestë


* Terrorizëm është një term që është marrë nëpër gojë kohët e fundit në median botërore.


Kjo letër u prezentua nga autori, që është drejtor i Departamentit për Lidhjet ndërkombëtare të I.P.D., në Konferencën Ndërkombëtare për Terrorizëm të thirrur nga Organizata e Konferencës Islame, në Gjenevë prej 22-26 Qershor 1987.


Kjo është një përpjekje për ta definuar terrorizmin dhe për ta vënë atë në një perspektivë më të gjerë.


Rezoluta 20/5-P (1.5) i Samitit të Pestë Islam përkrahu idenë e mbledhjes së një konference internacionale nën mbrojtjen e Kombeve të Bashkuara për të diskutuar subjektin e terrorizmit ndërkombëtar dhe për ta dalluar atë nga lufta e popujve për njohjen e çështjeve të tyre kombëtare dhe lirimin e territoreve të tyre. Në këtë takim, duhen marrë në konsideratë hapat e mëposhtme:


(I) Së pari, t’u referohemi burimeve Islame për të vendosur kriterin kryesor, për të identifikuar parimet sipas të cilave qëllimet dhe veprimet njerëzore do të vlerësoheshin dhe për t’i bërë parimet e tilla bazën e gjykimit tonë në raste të ndryshme.


(II) Për ta egzaminuar natyrën e vërtetë njerëzore, pa të metë me çdo konsideratë të interesave të ngushta, për të identifikuar rregullat njerëzore që mund të vehen përpara në nivel ndërkombëtar si kriter i përgjithshëm njerëzor. Për këtë arsye, rezultatet e studimeve tona duhet të mbulojnë sfera të ndryshme të skenës ndërkombëtare dhe ndërtojën një kornizë veprimi të pergjithshme.


(III) Prej këtyre parimeve Islame dhe njerëzore, ne nxjerrim një përfundim të përgjithshëm të gjithanshëm dhe ekskluziv, duke rrethuar të gjitha atributet e terrorizmit që nuk mund të trajtohet si i tillë nga parime të larta.


(IV) Pastaj, ne duhet të zbatojmë kriterin e vënë përpara të gjitha rasteve kombëtare dhe ndërkombëtare të terrorizmit të deklaruar. Ne duhet të ekzaminojmë secilin prej tyre nga afër në dritën e rezultateve, pastaj të vëmë përpara një gjykim të përshtatshëm dhe të saktë që është i lirë nga çdo dykuptimsi apo mbyllje e syve dhe ti japim çdo veprimi mbiemrin e tij të vërtetë. Nën dritën e kësaj hyrjeje, do ta kufizojmë studimin tonë në pikat e mëposhtme:


Pika e parë:


Ai shkon pa thënë se çdo bllok ndërkombëtar, çdo shtet ose në të vërtetë çdo komunitet ka armiq dhe kundërshtarë që kërkojnë ta eliminojnë atë dhe kur konflikti bëhet dhunues, çdo parti përpiqet ta shkatërrojë reputacionin e tjetrit duke i atribuar epitete shtytëse të neveritshme, siç janë:


“anarkist”, “kriminel”, “i jashtëligjshëm”, “jonjerëzor”, “terrorist” dhe të tjera.


Madje ne mund të gjykojmë se secila nga të dyja partitë përmbajnë deklarime të tilla për të zbatuar një plan që përfshin privimin e partisë tjetër nga të drejtat e saj me pretekst të bashkëpunimit me armikun ose komplotimin kundër interesave të ligjshme.


Për ta materializuar këtë proçes, çdo parti e përdor ndikimin e vet ndërkombëtar për të fituar partitë e tjera në anën e vet ose me veprim ose me kusht të përkrahjes në planin ndërkombëtar.


Kështu çështja supozon një karakter politik dhe fitorja në atë rast është çështje e shtypjes, ndikimit dhe forcës së bindjes sesa një çështje llogjike. Për këtë arsye, ndjenjat ndikohen dhe sentimentet shfrytëzohen për implementimin e planeve të tilla të motivuara nga interesi vetijak, nën parullën për shembull të “anti-terrorizmit”.


Për të qenë i sigurtë, terrorizmi është humanisht i qortueshëm (nëse i shpërfillim motivet dhe objektivat e tij) dhe askush për mendimin e tij nuk do të pranonte asnjë kërcënim të dinjitetit njerëzor, lirisë, pronës, nderit, sigurisë, punës etj. Kjo ndjenjë është instiktive, e vërtetë dhe e pa kontestueshme.


Pika e dytë:


Nëse për sa i përket kuptimit të fjalës “terrorizëm” në njërën anë, rrënjët e tij dhe gjyrmët e lëna në jetën njerëzore në tjetrën, vërejmë se terrorizmi mund të kryhet në nivele të ndryshme.


Ka një terrorizëm që kërcënon sigurinë, nderin, pronën dhe të tjera; ka terrorizëm kulturor që ndan identitetin njerëzor dhe çon në humnerën e shkatërrimit dhe kotësisë; ka një terrorizëm informator që privon njeriun nga liria e tij për të marë frymë në një atmosferë të pandotur.


Ne mund të citojmë tipe të tjera terrorizmi siç është terrorizmi ekonomik, terrorizmi shkencor, terrorizmi diplomatik, terrorizmi ushtarak etj. Sidoqoftë, ekziston një ndarje e bazuar në tipin e fajtorëve që duhet të merret parasysh. Është ndarja në terrorizmin zyrtar dhe jozyrtar.


Terrorizmi zyrtar – që është më i rrezikshëm – përbëhet nga të gjitha veprimet që përkrahen nga një qendër ose shtet i njohur ndërkombëtarisht, ose nga ushtria e këtij shteti ose elementë individualë ose në formën e një operacioni për të mirën e qendrës së thënë. Në kundërshtim të këtij tipi të terrorizmit është terrorizmi jozyrtar.


Pika e tretë:


Ne mund të fokusohemi, në çdo veprim ose akt, në dy faktorë përcaktues:


1. Motivet e fajtorit.
2. Pranimi njerëzor i vetë aktit.


Këto nuk janë aspekte të pandara. Motivet personale të fajtorit mund t’i duken njerëzore atij por jo popullit.


Në të kundërtën fajtori mund të mos ketë qëllim njerëzor në mendje ose në të vërtetë mund të ketë një qëllim që ai e percepton si jo njerëzor por për nga pikëpamja e popullit konsiderohet si akt njerëzor.


Kështu, pikëpamjet mund të ndryshojnë në gjykim është apo jo një veprim i tillë i mirë apo i keq (usulistët kanë bërë një punë të madhe të kërkimit të vlefshëm në bazën racionale të dallimit mes veprave të mira dhe të këqia, por ky nuk është vend për të).


Çfarë duhet të deklarohet këtu është se asnjë prej faktorëve, marrë ndarazi, nuk është i mjaftueshëm për të përcaktuar pranimin ose qortimin e një akti ose për të gjykuar një akt të tillë pozitivisht ose negativisht.


Një vlerësim i tillë pozitiv në lidhje me të dy faktorët duhet të kryhet për të gjykuar dhe vepruar.


Rrjedhimisht, ne duhet të sigurojmë objektivitetin në investigimin tonë për të gjetur një kriter për të identifikuar pranimin dhe njerëzishmërinë e një akti nga pikëpamja e të dyve Islamit dhe njerëzimit në përgjithësi.


Në lidhje me pikëpamjen Islame, ne duhet t’i referohemi parimeve, koncepteve dhe gjykimeve që lidhen me çështjen e terrorizmit – në kuptimin tekstual – për të dhënë një definicion të përgjithshëm të terrorizmit të dënueshëm, terrorizmit që është refuzuar nga Islami si kundërshtar me proçesin e përsosjes së qenies njerëzore të përcaktuar nga Zoti i plotëfuqishëm për njerëzimin përmes natyrës njerëzore dhe të porositur përmes zbulimit.


Kur u referohemi mësimeve Islame gjejmë se Islami është shumë i pasur në këtë fushë dhe vërejmë se juristët Islam kanë gërrmuar në aspekte të ndryshme që lidhen me subjektin.


Kemi gjykimet për al-baghy, revolta e armatosur e një grupi kundër një qeverie të drejtë dhe të legjitimuar, kërcënimi i popullit në përgjithësi dhe ndjekja e qëllimeve ndarëse politike që shkatërrojnë bashkimin kombëtar.


Ne kemi gjithashtu gjykimet për al-harabah-un që përcaktohet si “përdorimi i armëve, në tokë ose det, ditën ose natën, për t’i frikësuar njerëzit, në qytet ose diku tjetër, nga një mashkull ose femër, i fortë ose i dobët”.


Zoti i Plotëfuqishëm deklaron në Kuran:


Dënimi i atyre që luftojnë Allahun dhe të dërguarin e Tij dhe bëjnë shkatërrime në tokë, nuk është tjetër vetëm se të përmbyten ose të gozhdohen, ose të gjymtohen, tu priten duart dhe këmbët e tyre të anëve të kundërta, ose të dëbohen nga vendi. Kjo masë ndëshkuese është poshtërim për ta në dynja, dhe në botën tjetër ata do të kenë dënim të madh. (5:33)


Siç vërehet, vargu përmend subjektin dhe qëllimin, luftën e caktuar kundër shoqërisë dhe përhapjes së korrupsionit në tokë.


Ai përmend gjithashtu dënimin e egër që do tu bëhet fajtorëve, që tregon angazhimin e Islamit për subjektin.


Janë gjithashtu ligjet për vjedhësin dhe vrasësin që mund të përmenden në lidhje me këtë. Gjithashtu, hasim në tekstet Islame terme që lidhen me çështjen e dorës, siç është vrasja (al-fatk), mashtrimi (al-ghilah) dhe komploti kryengritës (al-itimar).


Ka gjithashtu tekste që i kushtojnë më së shumti respekt konventave dhe marëveshjeve edhe nëse janë zbuluar më vonë, sesa e favorizojnë partinë tjetër.


Për sa kohë u përmbahen provizioneve të tyre këto duhet të vëzhgohen. Më tej, ne kemi kërkesat e sistemit etik Islam që përbëhet nga koncepte të panjohura për ligjin pozitiv, por janë të rrënjosura thellë në këtë sistem.


Gënjeshtra, për shembull, mund të arrijë shkallën e mëkatit të madh dhe po ashtu shpifja.


Kështu ne gjejmë se Islami kërkon fuqishëm të mbrojë të gjitha llojet e lirive të vërteta njerëzore dhe për të mbrojtur dinjitetin e individit dhe shoqërisë, si dhe kohezionin e shoqërisë dhe integritetin e familjes, duke konsideruar se çdo sulm ndaj tyre si krim mizor në përputhje me dënimin e egër që mund të shkojë deri në ekzekutim, kryqëzim e të tjera.


Islami mbron parimin e përgjegjësisë personale dhe e konsideron çdo sulm mbi njerëzit e pafajshëm si krim të madh.


Ai frikësohet në mbrojtjen e të dobëtit, të përvuajturit dhe të shtypurit dhe urdhëron xhihadin për mbrojtjen e tyre:


Ç’keni që nuk luftoni për Zotin, për t’i shpëtuar të paaftit ndër burra e gra... (4:75).


Muslimanit i kërkohet që gjithmon të ngrihen për të shtypurit derisa të fitojnë të drejtat e tyre. Imam Aliu (A) ua dha këtë këshillë dy djemve të tij:


“Bëhuni kundërshtarë të shtypësve dhe mbrojtës të të shtypurve.” Ai gjithashtu tha: “Për mua të ultit janë fisnik derisa t’i fitoj të drejtat e tyre për ta dhe të fuqishmit janë të dobët derisa unë ua marr të drejtat e tilla atyre.”


Ndoshta përmendja në Kuranin e Shenjtë e bekimit të sigurisë


“I Cili i ushqeu pas urisë dhe i siguroi prej çdo frike” (106:4)


është prova më e mirë për rëndësinë e sigurisë.


Megjithatë, do të na merrte shumë kohë për të elaboruar të gjitha çështjet përkatëse.


Po ashtu ne dëshirojmë të deklarojmë se kriteri i qartë për identifikimin e njerëzimit është qëllimi i fajtorit dhe pranimi i përgjithshëm i aktit të tij është Dini me të gjitha konceptet, ligjet dhe shpirtin e tij.


Duke kthyer vëmendjen tonë në kornizën e dytë, pikërisht në kornizën e përgjithshme njerëzore ne mund t’i pranojmë këto parime që janë unanimisht të respektuara nga njerëzimi siç prezentohet nga organet e tij zyrtare, organizatat e saj popullore, vetëdija dhe ndjenjat e saj, si një komplet tjetër kriteresh për të përcaktuar praninë e njerëzishme ose të kundërtën e saj në qëllimin e fajtorit dhe pranimit të përgjithshëm të lartë përmendur (edhe pse besojmë që dy kriteret përputhen).


Si shembulli i mëparshëm, mund të vërejmë unanimitetin e tanishëm të njerëzimit duke i konsideruar çështjet e më poshtme si jonjerëzore:


• prostitucioni dhe dizintegrimi i marrëdhënieve familjare;
• narkotikët dhe dizintegrimi i personalitetit racional individual;
• kolonializimi dhe shkatërrimi i dinjitetit të njerëzve dhe plaçkitja e burimeve të tyre;
• racizmi dhe dizintegrimi i vëllazërimit njerëzor;
• dhuna e të gjitha të drejtave të njohura dhe thyerja e konventave;
• bombardimi i zonave të populluara, përdorimi i armëve kimike, sulmi mbi aviacionin civil, hekurudhat nacionale, anijet tregëtare dhe turistke dhe metoda të ngjajshme që janë kryer në gjithësi në luftë.


Nuk ka asnjë lloj divergjence për sa i përket natyrës anti-njerëzore të shembujve të lartëpërmendur.


Kështu, këto dhe dhuna të ngjajshme sygjerojnë kriterin e pranueshëm që duhet të formojë bazën e definicionit tonë dhe çdo akt për të eliminuar dhe kundërshtuar ata është një akt njerëzor që duhet të përkrahet nëse jo vetë, i shoqëruar nga dhuna e vlerave të tjera njerëzore.


Pika e katërt: definicioni i terrorizmit.


Nën dritën e asaj që përmendëm më lartë, mund të arrijmë një në definicion të përgjithshëm të veprimeve terroriste, një definicion që është unanimisht i pranueshëm dhe mbi të cilin mund t’i bazojmë qëndrimet tona.


Kurse para se ta vemë përpara definicionin tonë të sygjeruar, mund të kujtojmë se duhet t’i vërejmë elementet e më poshtëm:


• shkatërrimi dhe dhunimi i sigurisë së çdo lloji;
• prania e qëllimit dhe motivit jo njerëzor;
• papranueshmëria e përfundimit, qëllimit dhe vetë aktit nga njerëzimi.


Prandaj, definicioni ynë mund të jetë si më poshtë: Terrorizmi është një akt që kryhet për të arritur një objektiv jo njerëzor dhe korruptues (mufsid), duke përfshirë kërcënimin e çdo lloj sigurie dhe dhunimin e të drejtave të njohura nga feja dhe njerëzimi.


Për hirë të qartësimit, mund të shtojmë pikat e më poshtme:


1. Ne kemi përdorur termin ‘njerëzor’ në vend të ‘ndërkombëtar’ për hir të konsensusit më të gjërë zyrtar ose e kundërta, ashtu që për të theksuar karakterin e përgjithshëm njerëzor të deklaratës.
2. Ne kemi paraqitur epitetin ‘i korruptuar’ (mufsid) për të plotësuar tiparin që shoqëron objektivat jonjerëzore, përhapjen e korrupsionit në tokë dhe për të përfshirë domosdoshmërinë për të shmangur objektiva të tilla.
3. Ne u jemi referuar tipareve të ndryshme të terrorizmit me shprehjen: “Sigurimi i çdo lloji”.
4. Ne kemi përmendur dy kriteret, fetar dhe njerëzor, së pari për të qenë në përputhje me besimin tonë dhe pastaj për ta gjeneralizuar kriterin.
5. Siç mund të vërejmë, fakti se një veprim është i dhunshëm nuk përbën një kusht për ta konsideruar atë një rast terrorizmi.


Nën dritën e definicionit të lartëpërmendur, ne do të mund të përcaktojmë natyrën e një veprimi ose një tjetri dhe të përcaktojmë nëse është rast terrorizmi apo jo.


Ne do të provojmë se definicioni nuk i drejtohet kësaj më poshtë:


a. Veprimet e rezistencës kombëtare të ushtruar kundër forcave okupuese, kolonizatore dhe uzurpuese.
b. Rezistenca e njerëzve kundër klikave kundërshtare ndaj tyre me forcën e armëve;
c. Refuzimi i diktaturave dhe i formave të tjera të despotizmit dhe përpjekjet për shkatërrimin e instituteve të tyre;
d. Rezistenca kundër diskriminimit rracial dhe sulmeve ndaj kështjellave të më vonëshme;
e. Shpagimi ndaj çdo agresioni nëse nuk ka alternativë tjetër.


Ngjajshëm, definicioni nuk i drejtohet asnjë veprimi demokratik të pa shoqëruar nga terrorizmi edhe nëse nuk ka një objektiv njerëzor.


Ai as nuk i drejtohet veprimeve destruktive individuale nëse nuk kanë ndikime shoqërore. Megjithatë definicioni i më sipërm i drejtohet pikave të më poshtme:


a. Aktet e piratërisë në tokë, ajër dhe det;


b. Të gjitha veprimet kolonialiste duke përfshirë luftrat dhe ekspeditat luftarake;
c. Të gjitha veprimet diktatoriale kundra popujve dhe të gjitha format e mbrojtjes së diktaturave, jo për të përmendur imponimin e tyre tek kombet;
d. Të gjitha metodat ushtarake në kundërshtim me praktikën njerëzore, siç është përdorimi i armëve kimike, bombardimi i vendeve të populluara civile, bombardimi i shtëpive, zhvendosja e civilëve etj;
e. Të gjitha tipet e ndotjes së ambjentit gjeografik, kulturor dhe informativ. Në të vërtetë, terrorizmi intelektual do të jetë një nga tipet më të rrezikshme të terrorizmit;
f. Të gjitha lëvizjet që shkatërrojnë në mënyrë armiqësore ndikojnë gjendjen e ekonomisë ndërkombëtare ose kombëtare në mënyrë armiqësore ndikojnë gjendjen e të varfërve dhe të privuarve, i zhytin kombet me prangat e endeqeve socio-ekonomike dhe i lidhin kombet me prangat e borxheve tepër të larta;
g. Të gjitha veprimet konspirative me qëllim të shkatërrimit të përcaktimit të kombeve për liri dhe pavarësi dhe duke u imponuar pakte të pandershme për ta. Lista e shembujve që përshtaten me definicionin e sygjeruar është gati e pafund.


Pika e pestë:


Edhe pse janë mbajtur shumë takime dhe janë bërë shumë përpjekje për të luftuar terrorizmin, ato kanë dështuar përgjithësisht për shkak të arsyeve të më poshtme:


- Ata nuk bazoheshin në angazhimet njerëzore ndërkombëtare por kishin për qëllim primar arritjen e interesave të ngushta.
-Ata nuk merreshin me rrethanat që lindin terrorizmin, as nuk kërkonin motivet e vërteta të terrorizmit.


Në të vërtetë është qesharake që Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që është nëna e terrorizmit ndërkombëtar dhe autor i të gjitha rrethanave të shtypjes dhe nënshtrimit të njerëzve duke forcuar regjimet diktatoriale dhe duke përkrahur okupimin e territoreve dhe sulmet e egra mbi zonat civile etj. duhet të kërkojë të mbledhë simpozium për luftën ndaj “terrorizmit”, çdo akt që kundërshton interesat imperialiste.


Të vrasish një person në pyll është një mëkat i pafalshëm, Por masakrimi i një kombi paqësor është një çështje e debatueshme.


Në çdo rast shërimi i vërtetë i tërrorizmit – veçanërisht aktet e terrorizmit individual – sipas pikëpamjes sonë, qëndron te largimi i kushteve që e kanë sjellë atë. Islami, në trajtimin e tij të të gjitha rasteve të devijimit, e thekson fuqimisht këtë aspekt.


Fillimisht ai kërkon të reformojë atmosferën shoqërore dhe të eliminojë të gjitha shtytjet për krim.


Ai gjithashtu thekson vetëpërmbajtjen përmes edukimit të shpirtit të brendshëm dhe përmes dhënies së këtij të fundit një formë unike njerëzore që i shkakton asaj të shmang spontanisht çdo shkelje të normave të rekomanduara njerëzore dhe ligjeve të Sheriatit.


Gjithashtu Islami nuk lë jashtë një kod fleksibil realist dhe të përgjithshëm të sanksioneve që kanë të bëjnë me faktet në lidhje me efektet e tyre shopërore.


Duke u kthyer pas në realitetin tonë të vazhdueshëm, ne duhet të kërkojmë mbizotërimin e një sistemi të përshtatshëm dhe të ndalojmë sulmet dhe marrjen nëpër këmbë të të drejtave të tjera të njerëzve.


Nën rrethana të tilla kur një person e lejon veten të nënshtrohet për të kryer terrorizëm ose sulm, i gjithë njerëzimi do të ngrehet kundër tij. Megjithatë, nëse ne dështojmë ta përmbushim këtë kriter, të gjitha shtjellimet tona do të jenë lokale dhe qetësuse; edhe pse ata mund të shkaktojnë dhimbje, ato nuk do të zhdukin shkakun e smundjes.