Peshorja e Urtësisë
Muhammed Rejshahri
11.03.2009

PËRMBAJTJA:
Vlera e sakrifikimit

Vlera e atyre që sakrifikohen
Huazimi
Të huazuarit e vetvetes
Ndërmjetësimi në shitblerje
Padrejtësia ndaj punonjësit
Përcaktimi i pagës, mënyra e pagesës
Çasti i vdekjes
Çasti i vdekjes është vendosmëri e fortë
Çdo fenomen ka një kohë (afat) të caktuar
Secili popull e ka kohën (afatin) e tij
Çasti i pakonfirmuar dhe çasti i konfirmuar i përcaktimit
Mundësia e zgjatjes së jetës
Bota e amshueshme
Madhështia e punëve të botës së ardhshme
Bota e ardhshme, vendqëndrimi i përhershëm
Vlera e botës së ardhshme
Të menduarit për botën e ardhshme
Të punosh për botën e ardhshme
Besimtarët janë vllezër
Vllezër të vërtet
Dashuria ndaj vllezërve (në fe)

Faktorët e ekzistimit të dashurisë
Dashuri dhe vëllazëri në emër të Zotit të Madhërishëm
Vëllazëria për hir të botës tjetër
Të shprehurit e dashurisë ndaj vëllaut (në fe)
Dashuria e vëllait është shenjë se edhe ai e do vëllain e tij
Ndërprerja e marrëdhënieve me vëllain
Lidhja vëllazërore
Grupimet vëllazërore 
Ndalimi i disa marrëdhënieve vëllazërore dhe miqësore
Ruajtja e miqësive të vjetra
Vëllazëria e vërtet
Zgjedhja e vëllazërisë
Durim ndaj gabimeve të vëllait
Vëllai më i mirë
Vëllai më i keq
Të vlersuarit e miqëve
Të udhëzosh vëllain
Respektimi dhe nderimi i vëllezërve
Përmbushja e nevojave të vëllait
Sjellja vëllazërore
Mirësjellja, cilësia dhe edukata
Edukata dhe mendja
Edukimi i shpirtit
Mënyra e edukimit
Sqarimi i edukatës
Edukata më e mirë
Inkurajim për edukimin e fëmijëve
Mënyra e edukimit
Maturia në edukatë
Të edukohesh me edukatën e Zotit të Lartësuar
Edukata nga Zoti i Madhërishëm
Ezani
Muezini
Këndimi i ezanit në vesh
Shqetësimi 
Të shqetësuarit e besimtarëve
Të përmbajturit nga shqetësimi i të tjerëve
Është e ndaluar të dorëzohesh në luftë
Bamirësia ndaj robit të luftës
Fatkeqësia
Të përmbajturit në ushqim
Ngrënia e tepërt
Dëmi nga ushqimi i tepërt
Uria
Maturia në ngrënie
Mirësjellja në tryezë
Afërsimi (Pajtim, Bashkim)
S`ka mirësi në njeriun që nuk është i afërt me të tjerët dhe me të cilin të tjerët nuk janë të afërt
Zoti i (Allahu) Plotëfuqishëm
Domosdoshmëria e pushtetit
Sundimi i tiranëve
Vlera e pushtetit
Shpresa është mëshirë
Shpresa nuk ka fund
Kujdes nga shpresat e kota
Shpresa dhe çasti i përcaktimit
Frytet e shpresave afatgjate
Shpresat afatshkurta 
Ndalimi i të shpresuarit nga dikush tjetër veç Zotit
Pozita e shoqërisë muslimane
Të zgjedhurit e popullit
Populli i mesit
Tiparet e mira të një shoqërie 
Pozita e shoqërisë muslimane (ummetit) në këtë botë
Vërsuljet e popujve ndaj popullit musliman
Shqetësimi i të Dërguarit (pqmt) për popullin e tij
Imamati


I dërguari i Zotit (paqja qoftë mbi të dhe mbi pasardhësit e tij) ka thënë:


Unë jam peshorja e urtësisë dhe Aliu është gjuha e saj. (Ihkaakul-hakk: 1/46)


1. Vlera e sakrifikimit


1. Imam Aliu (paqja qoftë mbi të) thotë: Nga të gjithë tiparet e ngritura të njeriut, sakrifikimi është më i larti.  (Gurerul-hikam, 986)


2. Imam Aliu (pqmt) thotë: Sakrifikimi është në natyrën e të mirëve (të devotshmive).  (Gurerul-hikam, 606)


3. Imam Aliu (pqmt) thotë: Sakrifikimi është forma më e mirë e bamirësisë dhe shkalla më e lartë e besimit. (Gurerul-hikam, 1705)


4. Imam Aliu (pqmt) thotë: Sakrifikimi është forma më e mirë e robërimit dhe zotëruesi më i madh. (Gurerul-hikam, 1148)


5. Imam Aliu (pqmt) thotë: Bujaria më e mirë është sakrifikimi. (Gurerul-hikam, 2888)


6. Imam Aliu (pqmt) thotë: Me njerëzit duhet qenë i ndershëm, ndërsa me besimtarët i gatshëm për të sakrifikuar. (Gurerul-hikam, 2342)


7. Imam Aliu (pqmt): Kulmi i sjelljeve të rralla mbresëlënëse është sakrifikimi. (Gurerul-hikam, 6361)


8. Imam Aliu (pqmt): Me anë të sakrifikimit të lirët robërohen (bëhen rob të Zotit të Madhërishëm). (Gurerul-hikam, 2342)


2.Vlera e atyre që sakrifikohen


"Edhe ata që e përgatitën vendin (Medinën) dhe besimin para tyre (të shpërngulurve) i duan ata që u shpërngulën dhe nuk ndjejnë në gjoksat e tyre ndonjë nevojë (ose zili) nga ajo që u jepej. Madje edhe sikur të kishin vetë nevojë për të, ata u jepnin përparësi para vetes. I shpëtuar është ai, që është i ruajtur prej lakmisë.  Hashr (Ekzili) 59:9


 9. Ebu Hurejre transmeton: Erdhi tek i Dërguari (pqmtmpt) një njeri dhe iu ankua se ishte i uritur. Ai e dërgoi tek gratë e tija kurse ata thanë: "Nuk kemi gjë tjetër përveç ujit". I dërguari i Zotit (pqmtmpt) pastaj i pyeti shokët e tij: " Kush nga ju do ta mirëpresë sonte këtë njeri?"


 Ali ibn Ebu Talibi u përgjigj: "Unë o i Dërguari i Zotit". Pastaj erdhi Fatimeja (pqmt) dhe Aliu (pqmt) e pyeti: A ka ndonjë gjë(për të ngrënë) o bija e të Dërguarit të Zotit? Fatimeja (pqmt) u përgjigj: "Skemi gjë tjetër përvec ushqimit të darkës, por atij (njeriut) do ti japim përparësi para vetes!"


 Aliu (pqmt) më pas i tha: "O bija e të Dërguarit, fëmijët le t`i zërë gjumi dhe fikua dritën."  Kur të nesërmen Aliu (pqmt)  shkoi tek i Dërguari i Zotit (pqmtmpt) dhe i tregoi për rastin që kishte ndodhur, nuk kaloi shumë kohë dhe Zoti i Madhërishëm e shpalli vargun: Dhe më shumë i duan ata,sesa vetveten...(Nurul-seqalejn, 5/285/53)


 10. Aisheja (Nëna e besimtarëve) rrëfen: I Dërguari i Zotit (pqmtmpt) asnjëherë nuk hante ushqim tre ditë rradhazi që të ngopej. Jo që s`kishte mundësi por të tjerëve u jepte përparësi para vetvetes. (Tanbihul-khavaater, 1/172)


 11. Ebut-Tufejl rrëfen: Aliu (pqmt) bleu një mantel që i pëlqente dhe më pas e dhuroi atë. Pastaj tha: "Ai që s`është vetjak dhe që të tjerëve u jep përparësi para vetvetes, do të shpërblehet në ditën e gjykimit me Parajsë. (Nurul-seqalejn, 5/285/52)


12. Imam Sadiku (pqmt) rrëfen:  Fatimeja (pqmt) kishte grurë të cilin e përgatiti për ushqim. Pasi që e gatoi dhe e servoi për të ngrënë, erdhi një njeri i varfër dhe iu drejtua me fjalët "Mëshira e Zotit qoftë mbi ju"(duke kërkuar diç për t`i dhënë). Aliu (pqmt) u ngrit dhe ia dha një të tretën e ushqimit. Nuk zgjati shumë dhe erdhi një tjetër i varfër duke thënë prapë: "Mëshira e Zotit qoftë mbi ju". Përsëri Aliu (pqmt) u ngrit dhe ia dha një të tretën tjetër të ushqimit.


Më pas erdhi një skllav i cili poashtu u drejtua me fjalët "Zoti qoftë i mëshirshëm ndaj jush". Aliu (pqmt) për së treti herë u ngrit dhe ia dha edhe pjesën e mbetur ndonse ata vetë as që e kishin provuar ushqimin. Për këte rast, Zoti i Madhërishëm shpalli vargje në Kur`anin famëlartë. Ky është një shembull për të gjithë njerëzit që në emër të Zotit të Madhërishëm, veprojnë në këtë mënyrë.   (Nurul-seqalejn, 5/470/20)


3. Huazimi


"A thua ata e përcaktojnë mëshirën e Zotit tënd? Ne i kemi ndarë ndër ta begatitë në këtë botë dhe Ne i kemi dalluar disa në shkallë më të lartë se të tjerët, që t`i shërbejnë njëri-tjetrit. Dhe mëshira e Zotit tënd është shumë më e dobishme se ajo që ata grumbullojnë".  Zuhruf (Ornamentet) 43:32


"Njëra prej tyre tha: "O babai im, merre këtë në shërbim me pagë, sepse më i miri që do ta marrësh në shërbim është më i fuqishmi dhe besniku!"  El Kasas (Tregimet) 28:26


13. Imam Aliu (pqmt) ka thënë: Zoti i Lartësuar, me fjalët "Ne e japim furnizimin e tyre në këte botë"na bën me dije se njëra prej mundësive për ardhjen e furnizimit është huazimi. Ai, si i Gjithëdijshëm,i ka bëre njerëzit të ndryshëm në lëmitë,dëshirat e tyre dhe në sferat e tjera. Me këtë Ai e ka regulluar procesin furnizues sepse një njeri huazon nga një tjetër. Nëse një njeri është i detyruar të bëjë ndonjë punë, sigurisht që s`do ti bëjë punët e kësaj bote dhe as që do të ishte e mundur një gjë e tillë. Megjithatë, Zoti i Madhërishëm i ka rregulluar këto gjëra ,duke krijuar mundësi të bollshme, kështu që njerëzit në qëllimet e tyre,veprojne dhe punojne në një mënyrë të tillë me  njëri-tjetrin, që ju sjell mirëqenien.


4.Të huazuarit e vetvetes


14.Amar es Saabbaati : I pata thënë Ebu Abdullahut (Imam Sadikut) "Një njeri merret me tregti ndonse vetë u ka dhënë huazim të tjerëve,në atë masë që aq sa duhet të punojë,duhet të ju japë atyre". Mu përgjigj: "Le të mos huazohet  por le të kërkojë nga Zoti i Madhërishëm furnizimin dhe le të angazhohet në tregti.Nëse u huazon të tjerëve,për vete ka ndërprerë furnizimin".   (El-Kaafi, 5/90/3)


5. Ndërmjetësimi në shitblerje


15. Muhammed ibn Muslimi transmeton: U pyet Imami (Imam Sadiku (pqmt)) për njeriun i cili e pranon një punë që nuk dëshiron ta kryejë dhe ia lëshon vendin një tjetri, me qëllim që të përfitojë nga kjo. Ai u përgjigj: "Nuk është e drejtë, duhet që punën ta kryejë vetë ai". (El-Kafi, 5/273/1)


6. Padrejtësia ndaj punonjësit


 16. I Dërguari i Zotit (pqmtmpt) tha: Atë punëdhënës që i bën padrejtësi punonjësit (në dhënien e pagës), Zoti i Lartësuar do ta dënojë për veprën e tij duke mos e lejuar ta ndjejë erën e parajsës, që përhapet në largësi prej pesëqind vjet udhëtimi. (Amali Es-Saduq, 1/347)


17. I Dërguari i Zotit (pqmtmpt) tha: Shkurtimi (pa të drejtë) i pagës së punonjësit, është ndër mëkatet e mëdha. (El-Bihar, 103/170/27)


 7. Përcaktimi i pagës, mënyra e pagesës


 18. I Dërguari i Zotit (pqmtmpt) thotë: Dorëzojani pagën punonjësit para se t`i thahet djersa dhe njoftojeni për pagesën derisa punon! (Kanzul-`ammaal, 9126)


19. Imam Aliu (pqmt) ka thënë: I Dërguari i Zotit (pqmtmpt)e ka ndaluar që të merret ndonjë punonjës para se t`i caktohet pagesa e punës. (El-Fakiih, 4/10/4968)


 8. Çasti i vdekjes 


20. Imam Aliu (pqmt) thotë: Zoti e ka caktuar jetëgjatësinë në mënyrë që ndonjërit i ka zgjatur e ndonjërit i ka shkurtuar nga jeta e tij, ndonjërit ia ka përshpejtuar çastin e vdekjes e tjetrit i është ngadalësuar dhe shkaqet janë të lidhura me çastin e vdekjes së tij. (Komentimi i "Nahxhul Balagasë" nga Ibn Ebil-Hadiidi, 7/21)


21. Imam Aliu (pqmt) thotë: Nuk ka fenomen më të vërtetë sesa çasti i vdekjes. (Gurerul-hikam, 10648)


22.. Imam Aliu (pqmt) thotë : Sa ilaç i mirë që është vdekja! (Gurerul-hikam, 9905)


23. Imam Aliu (pqmt) thotë: Çdo frymë e njeriut është një hap drejt vdekjes. (Komentimi i Nehxh`ul Balagasë nga Ibn Ebi`l-Hadidi 18/221)


 9. Çasti i vdekjes ështe vendosmëri e fortë


 "Askush nuk vdes pa vullnetin dhe lejen e Zotit. Ai është shënim i afatit të caktuar". Ali Imran (Familja e Imranit) 3:145


24. Imam Aliu (pqmt) ka thënë: Çasti i vdekjes është kujdestar i mjaftueshëm. (El-Bihaar, 5/142/14)


25. Imam Aliu (pqmt) ka thënë: Çasti i vdekjes është vendosmëri e fortë. (Gurerul-hikam, 494)


10. Çdo fenomen ka një kohë (afat) të caktuar


26. Imam Aliu (pqmt)thotë: Vërtetë,çdo fenomen ka një kohë të caktuar. (Nahxhul Balaga; fjalimi nr.190.)


27. Zoti i Madhërishëm çdo gjëje i ka caktuar një masë dhe çdo mase, një kohë të caktuar. (Gurerul-hikam, 4778)


11. Secili popull e ka kohën (afatin) e tij


(të përcaktuar nga Zoti i  Madhërishëm)


Çdo popull (që përgënjeshtroi profetët) e ka afatin e vet, që kur të vijë, nuk mund të shtyhet as për një çast e as të përngutet. El-Araf (Lartësitë) 7:34


Ne s`kemi shkatërruar asnjë fshat (vendbanim) veçse në afatin e tij të caktuar. Asnjë popull nuk mund ta shpejtojë afatin e vet e as ta shtyjë atë për më vonë. Hixhr (Shkëmbi) 15:4-5


12. Çasti i pakonfirmuar dhe çasti i konfirmuar i përcaktimit


 Ai është që ju krijoi nga balta e pastaj ju caktoi një afat dhe një afat tjetër, që është i caktuar pranë dijes së Tij.Dhe pas gjithë kësaj ju dyshoni. El-Enam (Kopeja) 6:2


28. Imam Sadiku (pqmt) duke e komentuar këtë varg,shton: Çasti i përcaktuar (vdekja) është i konfirmuar në mënyrë të pavarur (nuk varet prej askujt veç prej Zotit të Lartësuar) dhe Zoti i Madhërishëm e shpejton atë sa të dojë dhe e shtyn(për një kohë tjetër). Pra çasti i përcaktimit vjen nga Zoti i Madhërishëm, i cili atë që dëshiron e përcakton në Natën e Kadrit (fuqisë) dhe ajo vazhdon deri në vitin e ardhshëm (kur përsëri, po në këtë natë ndodh e njëjta gjë). Kështu thotë fjala e Zotit: Kur të vijë çasti i vdekjes, nuk do të mund ta përshpejtoni dhe as ta shtyni për më vonë. (El-Bihar, 5/139/3)


13. Mundësia e zgjatjes së jetës


 29. Imam Aliu (pqmt) thotë: Me dhënien e lëmoshës ju zgjatet jeta. (Gurer`ul-hikam, 4239)


30. Imam Sadiku (pqmt) thotë: Njerëzit më shumë jetojnë (kanë jetë të gjatë) nga bamirësia sesa nga jeta e tyre dhe më shumë vdesin (e ju afrohet çasti i vdekjes) nga mëkatet e tyre sesa nga përcaktimi i çastit të vdekjes. (El-Bihar, 5/140/7)


 14. Bota e amshueshme


Atij që e dëshiron fitimin e botës tjetër (të amshueshme), Ne do t`ia shtojmë fitimin, e atij që e dëshiron vetëm fitimin e kësaj bote, Ne ia japim atë, por në botën tjetër ai nuk ka hise. Esh-shura (Këshilli) 42:20


31. Imam Aliu (pqmt) thotë: Kjo botë është në dëshirën e të pafatshmëve ndërsa bota tjetër (e amshueshme) është sukses i fatlumëve. (Gurerul-hikam, 694-695)


32. Imam Aliu (pqmt) thotë: Nëse je kapur fortë (me përkushtim) ndaj asaj bote, kjo botë do t`të duket shumë e vogël (e pavlefshme). (Gurerul-hikam, 6080)


33. Imam Aliu (pqmt) thotë: Me të vërtetë kjo botë gjithnjë po largohet prej teje ndërsa tjetra është më afër. (Nehxhul-belaga, letra nr.32)


15. Madhështia e punëve të botës së ardhshme


Shiko si i kemi dalluar disa prej të tjerëve, por dallimi në botën tjetër është më i madh dhe më i lavdishëm. Isra (Udhëtimi i natës) 17:21


34. Imam Aliu (pqmt) thotë: Në këtë botë, gjithçka që është e dëgjuar, është më e mirë sesa ajo që është parë ndërsa në botën e ardhshme gjithçka që do mund të shihet do të jetë më e mirë se ajo që dëgjohet. Pra duhet të jeni të kënaqur për atë që e dëgjoni nga gjërat që kanë qenë jashtë dijenisë suaj.


16. Bota e ardhshme, vendqëndrim i përhershëm


Ai (Hudi) tha: "Zoti im, më ndihmo se ata më quajnë gënjeshtar!" Mu`minun (Besimtarët) 23:39


35. Imam Aliu (pqmt) thotë: I mençur është ai njeri, i cili e rregullon shtëpinë e tij të përhershme (përqëndrohet në brengat e botës tjetër). (Gurerul-hikam, 8298)


36. Imam Aliu (pqmt) thotë: Kjo botë është e përkohshme,ndërsa bota tjetër e përhershme. (Gurerul-hikam, 40)


17. Vlera e botës së ardhshme


Thuaju: "Përjetimi i kësaj bote është pak. E për atë që është i devotshëm, bota tjetër është shumë më e dobishme. Nuk do t`ju bëhet padrejtësi as sa një fije. En-nisa (Gratë) 4:77


 37. Imam Aliu (pqmt) thotë: Nuk ka zëvendësim për atë botë dhe kjo botë nuk është çmimi i shpirtit të njeriut. (Gurerul-hikam, 7502)


18. Të menduarit për botën e ardhshme


38. Imam Aliu (pqmt) ka thënë : Ta mendosh botën e ardhshme është ilaç dhe shërim ndërsa preokupimi me këtë botë është sëmundja më e madhe. (Gurerul-hikam, 5175-5176)  


 39. Ai, të cilit më shumë i kujtohet  bota e ardhshme, ka më pak mundësi për të bërë mëkat. (Gurerul-hikam, 8769)


19. Të punosh për botën e ardhshme


40. I Dërguari i Zotit (pqmtmpt) ka thënë: Puno për këtë botë sikur të jesh i përjetëshëm dhe puno për botën e ardhshme sikur nësër të ndërrosh jetë. (Tanbihul-khavater, 2/234)


41. I Dërguari i Zotit (pqmtmpt) ka thënë: Zoti i Madhërishëm do t`i mbjellë pasuri në zemër dhe ka për t`ia rregulluar punët atij që kur ngrihet në mëngjes preokupim kryesor e ka botën e ardhshme. Ndërsa atij, që preokupim kryesor e ka këtë botë, Zoti i madhërishëm do t`ia vëndosë vulën e skamjes (varfërisë, materiale apo shpirtërore) në zemër dhe do t`ia prishë punët e nuk do t`i lejojë të ketë fitim në këtë botë me përjashtim të asaj që do të ndahet për të. (Bihar, 77/151/104)


42. Imam Aliu (pqmt) thotë: Nuk vlen që punët për botën e ardhshme të krahasohen me dëshirat për këtë botë. (Gurerul-hikam, 10829)  


20.Besimtarët janë vëllezër


Besimtarët s`janë veçse vëllezër të njëri tjetrit. Pra bëni pajtim ndërmjet vëllezërve tuaj dhe kinie frikë Zotin, që të jeni të mëshiruar. Huxhurat (Kthinat) 49:10


43. I Dërguari i Zotit (pqmt) ka thënë: Besimtarët janë vëllezër,e kanë gjakun e njejtë dhe janë të bashkuar ndaj të tjerëve. Edhe më i dobëti nga ata, mund ta mbrojë njeriun nga të tjerët dhe t`i besohet amaneti. (Emali El-Mufid: 187/13)


44. Imam Aliu (pqmt) ka thënë: Ke shumë vëllezër që nuk t`i ka lindur nëna. (Gurerul-hikam, 5351)  


 45. Imam Bakiri (pqmt) thotë: Besimtarët janë në mes veti, si vëllezër të lindur. (El-Kafi, 2/166/, hadithet 2 dhe 7)


46. Imam Sadiku (pqmt) thotë: Besimtari me besimtarin janë vëllezër. Njëri  është pasqyrë e tjetrit dhe udhërrëfyes që nuk e tradhton, nuk i bën dëm, nuk e mashtron dhe nuk i premton atë që nuk është në gjëndje ta realizojë. (El-Kafi, 2/166/, hadithi nr. 3)


47. Imam Sadiku (pqmt) thotë: Besimtarët janë si një trup në mes veti. Kur një pjesë e trupit sëmuret, i gjithë trupi e ndjen dhimbjen. Shpirtrat e tyre janë prej një shpirti. (El-Kafi, 2/166/ haditihi nr. 8.)


21. Vëllezër të vërtetë


48. Rrite numrin e vëllezërve(nga feja), sepse në ditën e gjykimit çdo besimtar do të jetë i zënë. (Kanzul-`ammaal, 24642)


49. Imam Aliu (pqmt): Përqafoji fort vëllezërit e tu dhe rrite numrin e tyre, sepse ata janë kursimi në kohë mirëqenieje dhe mburroja në kohëra të këqija.  (Emali El-Saduk, 250/8)


22. Dashuria ndaj vëllezërve (në fe)


50. Imam Aliu (pqmt) ka thënë: Mos të ndodhë që vëllai (në fe) të të dojë më shumë nga  ç`e do ti atë! (El-Bihar, 74/165/29)


51. Imam Aliu (pqmt) ka thënë: Duaji vëllezërit aq sa janë të devotshëm. (El-Ihtisas, 226)


52. Imam Sadiku (pqmt) thotë: Dashuria ndaj vëllait është prej shenjave të besimit. (El-Ihtisas, 31)


*** Vazhdon përkthimi i përmbledhjes ***


23. Faktorët e ekzistimit të dashurisë


53. Imam Sadiku (pqmt) ka thënë: O djali i Numanit! Në do dashuri të sinqertë nga vëllai yt, mos u tall me të, mos e ngrit zërin (duke biseduar), mos u lëvdo përpara tij dhe mos u grind me të. (El-Bihar, 78/291/2)


54. Imam Sadiku (pqmt) ka thënë: Vëllezërit duhet të kenë tri gjëra që mes tyre të mbizotërojë dashuria. Po s`i patën, do të shpërndahen dhe do krijojnë armiqësi mes tyre. Ato tri gjëra janë: drejtësia, bamirësia dhe mungesa e zilisë. (Tuhaful-`uqul, 322)


24. Dashuri dhe vëllazëri në emër të Zotit të Madhërishëm


55. I Dërguari i Zotit (pqmtmpt) ka thënë: Ta vështrosh vëllaun tënd për hir të Zotit është adhurim (ibadet). (El-Bihar, 74/279/1)


56. I Dërguari i Zotit (pqmtmpt) ka thënë: Nuk do t`i ndihmojë besimtarët asgjë, përveç miqësisë së filluar në emër të Zotit. (Tanbihul-khavater, 2/179)


57. Imam Aliu (pqmt) ka thënë: Dashuria është e sinqertë vetëm kur është për hir të Zotit. (Gurerul-hikam, 6191)  


58. Imam Aliu (pqmt) ka thënë: Ata që janë miq për hir të Zotit, kanë dashuri të përhershme, sepse kanë qëllime të pastra. (Gurerul-hikam, 1795)  


59. Imam Aliu (pqmt) ka thënë: Shoqërimi për hir të Zotit, krijon vëllazëri. (Gurerul-hikam, 4225)  


25. Vëllazëria për hir të botës tjetër


60. Imam Aliu (pqmt) ka thënë: Shmangiu atij, dashuria e të cilit nuk është për hir të Zotit.Të pasurit dashuri për të është ultësi, ndërsa shoqërimi me të është fatkeqësi. (Gurerul-hikam, 8987)  


61. Imam Aliu (pqmt) ka thënë: Ai që e pranon vëllazërimin për hir të Zotit, ka përfituar, ndërsa ai i cili e bën këtë për interes të kësaj bote, ka humbur. (Gurerul-hikam, 7776-7777)  


26. Të shprehurit e dashurisë ndaj vëllaut (ne fe)


63. I Dërguari i Zotit (pqmtmpt) ka thënë: Kur ndonjëri prej jush, e do (për hir të Zotit) mikun apo vëllanë e tij, le t`ia thotë këtë. (El-Muhaasin, 1/415/ 953) 


64. Ebu-Bilad: Kaloi një njeri pranë xhamisë, ku qëndronin Ebu-Xhaferi (Imam Bakiri, pqmt) dhe  Ebu-Abdullahu (Imam Sadiku, pqmt) . Njëri prej tyre iu drejtua Ebu-Xhaferit: "Betohem në Zotin e Madhërishëm se e dua këtë njeri"! Ebu-Xhaferi u përgjigj :   "Thuaje këtë, ngase të shprehurit e dashurisë e bën atë të përhershme dhe afërsinë e bën më të madhe. (El-Bihar, 74/181/1)


27. Dashuria e vëllait është shenjë se edhe ai e do vëllain e tij


65. Imam Aliu (pqmt) ka thënë: Pyesni zemrën tuaj për dashurinë, sepse ajo është dëshmitare e besueshme. (Gurerul-hikam, 5641)  


66. Imam Bakiri (pqmt) ka thënë: Zbuloje dashurinë në zemrën e vëllait tënd nga ajo që është në zemrën tënde.  (Kashful-gumme, 2/331)


67. Imam Hadiu (pqmt) ka thënë: Mos kërko sinqeritet nga ai të cilin e ke hidhëruar dhe këshilla nga ai në të cilin dyshon, sepse zemrat e të tjerëve, sillen ndaj teje, ashtu siç sillet zemra jote ndaj tyre. (El-Bihar, 73/181)


28. Ndërprerja e marrëdhënieve me vëllain


68. Imam Aliu (pqmt) ka thënë: Nëse dëshiron t`i ndërpresësh marëdhëniet me vëllain tënd, lër mundësi për t`u miqësuar me të!


69 .Imam Aliu (pqmt) ka thënë: Sa e keqe që është ndarja pas të qenit bashkë, largimi pas vëllazërisë dhe urretja pas dashurisë! (El-Bihar, 77/210/1)


70. Imam Sadiku (pqmt) ka thënë: Ai që dashurinë ia fal atij që s`e meriton, do ta shijojë ndarjen. (El-Muhasen, 1/415/950)


29. Lidhja vëllazërore


71. Imam Aliu (pqmt) ka thënë: Mos lejo që dëshira e vëllait tënd për vëllazëri të jetë më e madhe se e jotja. Mos lejo që qëllimi i tij për të bërë dëm, të jetë më i madh se dëshira jote për të mirën e tij. (Nexhul-belaga, letra 31)


72. Imam Husejni (pqmt) ka thënë: Më besimtar është ai që e thërret në udhëzim njeriun, me të cilin e ka ndërprerë më parë miqësinë. (Tuhaful-`ukul, 53)


30. Grupimet vëllazërore


73. I Dërguari i Zotit (pqmtmpt) ka thënë: Në kohën e kijametit, të rallë do të jenë ata, nga të cilët  do të mund të huazosh para të fituara me djersë (helal). (Tuhaful-`ukul, 53)


74. Imam Sadiku (pqmt) ka thënë: Ka tri lloj vëllezërish. Të parët janë si ushqimi, për të cilin gjithmonë ka nevojë. Të tillë janë të mençurit. Të dytët janë si dhimbja dhe të tillë janë mendjelehtët. Kurse të tretët janë si ilaçi dhe të tillë janë njerëzit e arsyeshëm. . (Tuhaful-`ukul, 323)


75. Imam Sadiku (pqmt) : Ka tri lloj vëllezërish. Në njërën anë janë ata që me shpirtin (e mirë) e tyre të ndjekin. Të dytët janë ata që të ndihmojnë me pasuri. Këta dy grupe janë të sinqertë kurse grupi i tretë janë ata që prej teje kërkojnë një pjesë të furnizimit tënd, duke përfituar nga kjo. Këta nuk duhet numëruar në radhët e vëllezërve (miqve). (Tuhaful-`ukul, 324)


31. Ndalimi i disa marrëdhënieve vëllazërore dhe miqësore


76. Imam Aliu (pqmt) ka thënë:  Nuk është mik ai, të cilin duhet ta lajkatosh që të jetë me ty. (Gurerul-hikam, 7503)


 77. Imam Aliu (pqmt) ka thënë: Mos u shoqëro me atë që t`i fsheh virtytet dhe t`i zbulon mangësitë. (Gurerul-hikam, 1042)


78. Imam Bakiri (pqmt) ka thënë: Sa vëlla i keq që është ai që të shoqëron kur je i pasur dhe largohet kur je i varfër. (El-Irshad, 2/166)


79. Imam Aliu (pqmt) ka thënë: Mos u shoqëro dhe mos i bëj vëllezër katër njerëz:  mendjelehtin, kokëfortin, frikacakun dhe gënjeshtarin. (El-Hisal, 244/100)


80. Imam Sadiku (pqmt) ka thënë: Largohu nga vëllazërimi me ata që të duan nga frika  ose për ta mbushur barkun e tyre. Kërko vëllazëri me të devotshmit, edhe sikur të jetë në fund të botës dhe jetën ta kalosh në këtë kërkim. (El-Bihar, 74/282/3)


32. Ruajtja e miqësive të vjetra


 81. I Dërguari i Zotit (pqmt) ka thënë: Me të vërtetë, Zoti i Madhërishëm e do ruajtjen e miqësive. Andaj kini kujdes për këtë. (Kanzul-`ammaal, 24759)


82. Imam Aliu (pqmt) ka thënë: Nga të gjitha gjërat zgjidhe të rejën por më të vjetrën nga miqësitë (Gurerul-hikam, 2461)


33. Vëllazëria e vërtetë


83. Imam Aliu (pqmt) ka thënë: Vëllai yt i vërtetë është ai që ta fal gabimin, që të ndihmon në rast nevoje, e pranon arsyetimin, t`i fsheh mangësitë, ta largon frikën dhe t`i plotëson dëshirat. (Gurerul-hikam, 3645)


84. Imam Aliu (pqmt) ka thënë: Vëlla është ai, që nuk të lë të vetëm në vështirësi, nuk të harron në mëkate (të thëret të largohesh prej tyre) dhe nuk të gënjen kur e pyet diçka. (El-Bihar, 77/269/1)


34. Zgjedhja e vëllazërisë


85. Imam Aliu (pqmt) ka thënë: Ai që largohet nga miqtë e tij, për çdo gabim që bëjnë, do të ketë shumë pak miq. (Gurerul-hikam, 8166)


86. Imam Sadiku (pqmt) ka thënë: Ata që i pranojnë për miq vetëm njerëzit pa mangësi, mbesin me pak miq. (E`elamu-din, 304)


35. Durim ndaj gabimeve të vëllait


87. Imam Aliu (pqmt) ka thënë: Duroi gabimet e vëllait tënd, për hir të kohës kur armiku të të sulmojë. (El-Bihar, 74/166/29)


88. Imam Aliu (pqmt) ka thënë: Mirëkuptimi është stolia e miqësisë. (Gurerul-hikam, 752)


89. Imam Aliu (pqmt) ka thënë: Ai që s`ka mirëkuptim për gabimet, vdes i vetëm. (Gurerul-hikam, 9079)


36. Vëllai më i mirë


90. I Dërguari i Zotit (pqmt) ka thënë: Vëllai yt më i mirë është ai që të ndihmon në bindjen ndaj Zotit, të pengon nga veprat e këqija dhe të bën t`i dorëzohesh Zotit të Madhërishëm. (Tanbihul-havater, 2/123)


91. Imam Aliu (pqmt) ka thënë: Vëlla më i mirë është ai që s`është hipokrit në biseda. (Gurerul-hikam, 4978)


92. Imam Aliu (pqmt) ka thënë: Më i miri nga vëllezërit e tu, është ai që të ndihmon, kurse më i mirë akoma është ai që të del në ndihmë duke i harruar brengat e tija, ndonse i ka shumë.(Gurerul-hikam, 4988)


93. Imam Aliu (pqmt) ka thënë: Vëllai më i mirë është ai që të do për hir të Zotit. (Gurerul-hikam, 5017)


94. Imam Aliu (pqmt) ka thënë: Vëlla më të mirë, e ke atë që ngutet në veprat e mira dhe ty të inkurajon për këtë gjë.Të urdhëron për të mirë dhe të ndihmon në të. (Gurerul-hikam, 5021)


95. Imam Aliu (pqmt) ka thënë: Vëlla më të mirë, e ke atë, që më së shumti të këshillon drejt rrugës së vërtetë. (Gurerul-hikam, 5009)


96. Imam Aliu (pqmt) ka thënë: Vëllai më i mire është ai, i cili s`lejon që i vëllai të ketë nevojë për dikë tjetër përveç tij. (Gurerul-hikam, 4985)


97. Imam Sadiku (pqmt) ka thënë: Për mua, më i dashur është ai që m`i bën të ditura mangësitë. (El-Bihar, 73/282/4)


37. Vëllai më i keq


98. Imam Aliu (pqmt) ka thënë: Vëllai më i keq është ai që të rëndon mbi shpinë. (Nexhul-belaga, thënia 479)


99. E pyetën Udhëheqësin e Besimtarëvë (Aliun): "Kush është miku më i keq?" U përgjigj: "Ai që të thëret në mosbindje ndaj Zotit të Lartësuar." (M`anijul-ahbar, 198/4)


38. Të vlerësuarit e miqve


100. I Dërguari i Zotit (pqmt) ka thënë: Nëse miku juaj posedon tri tipare: droje, besueshmëri dhe sinqeritet, atëherë kini shpresë prej tij. Në të kundërtën, mos prisni asgjë të mirë nga ai. (Kanzul-`ammaal, 24755)


101. Imam Aliu (pqmt) ka thënë: Secili që pranon miq pas një vlerësimi, le ta bëjë të përhershme miqësinë me ta dhe le ta forcojë dashurinë ndaj tyre. Por ai që pranon një mik pa e vlerësuar atë, do të detyrohet të jetë në shoqëri të palakmueshme. (Gurerul-hikam, 8921, 8923)


102. Imam Sadiku (pqmt) ka thënë: Vlerësoje mikun tënd në dy gjëra: në faljen e namazit në kohë të duhur dhe në sjellet me miqtë në kohë të mira e të vështira. Po t`i ketë këto, atëherë shoqërohu me të, në të kundërtën largohu prej tij, largohu prej tij, largohu prej tij! (El-Kafi, 2/672/7)


39. Ta udhëzosh vëllain


103. I Dërguari i Zotit (pqmt) ka thënë: Besimtari është pasqyrë e besimtarit: në mungesë të tij ia dëshiron të mirën dhe kur është i pranishëm nuk flet për atë që i pengon. (El-Bihar, 74/233/29)


104. Imam Aliu (pqmt) ka thënë: Ai që fshehurazi e këshillon vëllain e tij, e ka nderuar atë. Ai që këtë e bën hapur, e ka nënçmuar . (El-Bihar, 74/166/29)


105. Secili që e sheh të vëllanë në pozitë të vështirë dhe s`i ndihmon, ndonse ka mundësi për t`i ndihmuar, pa dyshim e ka tradhëtuar atë. (El-Bihar, 75/65/2)


40. Respektimi dhe nderimi i vëllezërve


106. Çdo njeriu nga pasuesit e mi. që do të ketë dashuri ndaj vëllezërve të tij në fe, Zoti do t`ia vë në shërbim shërbetorët e Parajsës (El-Kafi, 2/206/4)


107. Imam Sadiku (pqmt) ka thënë: Ai që tregon respekt ndaj vëllait në fe, në të vërtetë e ka respektuar dhe nderuar Zotin e Madhërishëm. (El-Bihar, 74/166/30)


41. Përmbushja e nevojave të vëllait


108. Imam Aliu (pqmt) ka thënë: Nëse ndonjëri është i njoftuar për ndonjë nevojë të vëllait të tij, le t`ia lehtësojë vështirësinë. (El-Bihar, 74/166/29)


109. Imam Sadiku (pqmt) ka thënë: Zoti e ndihmon besimtarin, derisa ai e ndihmon vëllain e tij. (El-Bihar, 74/322/89)


110. Imam Sadiku (pqmt) ka thënë: Atij që përmbush një nevojë të një besimtari, në Ditën e Gjykimit, Zoti do t`ia plotësojë njëqind mijë dëshira. (El-Bihar, 74/89//90)


111. Imam Sadiku (pqmt) ka thënë: Sa i përket mirëbesimit të njeriut ndaj vëllait të tij, mjafton që të mund t`i flasë për nevojat e veta. (El-Kafi, 2/198/8)


 42. Sjellja vëllazërore


112. I Dërguari i Zotit (pqmt) ka thënë: Kur dikush nga ju dëshiron të shoqërohet me dikë, le ta pyesë për emrin e tij,  për emrin e të atit, për fisin dhe për shtëpinë. Kjo është e drejta e mikut dhe ia shton sinqeritetin miqësisë. Në të kundërtën, është dashuri mendjelehtësh. (El-Bihar, 74/166/30)


113. I Dërguari i Zotit (pqmt) ka thënë: Jini të buzëqeshur në takimet me vëllezërit! (El-Bihar, 74/171/38)


114. Ishte praktikë e të Dërguarit të Zotit që të pyeste për shokët e tij, në rast se mungonin tri ditë rradhazi. Në kishin munguar, bënte dua (lutje) për ta, në ishin të pranishëm, i pyeste për gjendjen e tyre dhe në ishin të sëmurë, shkonte për t`i vizituar. (El-Bihar, 16/233/35)


 43. Mirësjellja , cilësia dhe edukata


115. Imam Aliu (pqmt) ka thënë: Edukata është përsosmëria e njeriut. (Gurerul-hikam, 998)     


116. Imam Aliu (pqmt) ka thënë: O besimtar, me të vërtetë, dituria dhe edukata janë vlerë e madhe e shpirtit tënd. Mundohu t`i arrish këto vlera sepse sa më shumë që përpiqesh, aq më tepër rritet vlera jote. (Mishkatul-anvar, 135)


117. Imam Aliu (pqmt) ka thënë: Edukata është mrekullia më e madhe. (Gurerul-hikam, 967)        


118. Imam Aliu (pqmt) ka thënë: Trashëgimia më e madhe që një baba ia lë të birit, është edukata. (Gurerul-hikam, 5036)     


119. Imam Aliu (pqmt) ka thënë: Në të vërtetë, njerëzit kanë më shumë nevojë për edukatë të mirë, sesa për ar dhe argjend. (Gurerul-hikam, 359) 


120. Imam Aliu (pqmt) ka thënë: Edukata e bukur, është origjina më e mirë dhe farefisi më i lavdishëm. (Gurerul-hikam, 4853)      


121. Imam Aliu (pqmt) ka thënë: Mësohu të sillesh mirë, sepse mirësjellja është stolia e një prejardhjeje fisnike. (Gurerul-hikam, 6096)     


122. Imam Aliu (pqmt) ka thënë: Edukata e bukur e zëvendëson prejardhjen fisnike. (El-Bihar, 75/68/8)


123. Imam Aliu (pqmt) ka thënë: S`ka fisnikëri më të madhe se edukata e bukur. (El-Bihar, 71/428/78)


124. Imam Aliu (pqmt) ka thënë: E ka shkatërruar fisnikërinë e fisit (familjes) së tij, ai që nuk ka sjellje të mirë. (Tuhaful-`ukul, 96)


125. Imam Aliu (pqmt) ka thënë: Stolia jote është edukata. (Nexhul-se`ade, 3/50)


126. Imam Aliu (pqmt) ka thënë: S`ka stoli dhe zbukurim më të mire për njeriun, sesa mirësjellja. (Gurerul-hikam, 10466)   


 44. Edukata dhe mendja


127. I Dërguari i Zotit (pqmt) ka thënë: Sjellja e mirë është stoli e mendjes. (El-Bihar, 77/131/41)


128. Imam Aliu (pqmt) ka thënë: Gjithçka ka nevojë për mendjen, kurse mendja për edukatën. (Gurerul-hikam, 6911)    


129. Imam Aliu (pqmt) ka thënë: Edukata e njeriut i ka rrënjët në mençurinë e tij. (Gurerul-hikam, 2004)    


130. Imam Aliu (pqmt) ka thënë: Ai që sillet me mençuri, i ngjan bariut në mes të bagëtisë. (Gurerul-hikam, 8886)   


131. Imam Hasani (pqmt) ka thënë: Është pa edukatë ai që s`ka mençuri.(El-Bihar, 78/111/6) 


 45. Edukimi i shpirtit


132. Imam Aliu (pqmt) ka thënë: Meruni me edukimin e shpirtit dhe çlirojeni atë nga shprehitë e liga.  (Gurerul-hikam, 4522)  


133. Imam Aliu (pqmt) ka thënë: Ai që e edukon shpirtin e tij, meriton më shumë respekt se ai që i edukon njerëzit. (El-Bihar, 2/56/33)


 46. Mënyra e edukimit


134. Zoti i Madhërishëm, e ka porositur Isain, birin e Merjemes me fjalët: Edukoje zemrën tënde me frikë (nga Zoti i Madhërishëm). (Tuhaful-`ukul, 500)


135. E pyetën Isain, birin e Merjemes: "Kush të ka edukuar"? U përgjigj: "Asnjeri. Veç e vërejta shëmtinë e injorancës dhe u largova prej saj." (Tanbihul-havater, 1/96)


136. Imam Aliu (pqmt) ka thënë: Sjellja e mirë vjen nga pastrimi i moralit. (Gurerul-hikam, 5520)    


137. Imam Aliu (pqmt) ka thënë: Ai që kujdeset për sjelljen e tij, ka më pak mangësi. (Gurerul-hikam, 8271)


138. Imam Aliu (pqmt) ka thënë: Shoqërohu me dijetarët, sepse ke mundësi të mësosh më shumë, ta përmirësosh edukatën tënde dhe ta pastrosh shpirtin. (Gurerul-hikam, 4786)


139. Imam Aliu (pqmt) ka thënë: Edukata dhe urtësia e thellojnë mendjemprehtësinë. (Gurerul-hikam, 4333)


140. Imam Aliu (pqmt) ka thënë: Kur rritet dituria, rritet urtësia dhe edukata dhe dyfishohet droja përpara Zotit të Madhëruar. (Gurerul-hikam, 4174) 


 47. Sqarimi i edukatës


141. Imam Aliu (pqmt) ka thënë: Për edukimin e shpirtit tënd, mjafton të rrish larg nga veprat që s`të pëlqejnë tek të tjerët! (El-Bihar, 70/73/27)  


142. Imam Aliu (pqmt) ka thënë: Për edukatën e besimtarit, mjafton që të mos i bëj shok Zotit të Madhërishëm, kur të jetë në mirëqenie (El-Bihar, 94/94/12)


143. Imam Sadiku (pqmt) ka thënë: Babai im më ka edukuar me tri gjëra. Më ka thënë: "biri im, kush shoqërohet me miq të këqinj, nuk është i shëndoshë, kush s`e përmban gjuhën e tij, do të pendohet dhe kush qëndron në vende të padëshiruara, do të jetë i dyshimtë. (Tuhaful-`ukul, 376)


 48. Edukata më e mirë


144. Imam Aliu (pqmt) ka thënë: Edukata më e mirë është që njeriu të përqëndrohet në mundësitë e tija dhe të mos tentojë t`i kalojë kufijtë (e këtyre mundësive). (Gurerul-hikam, 3241) 


145. Imam Aliu (pqmt) ka thënë: Edukata më e mirë është ajo që të pengon nga mëkatet. (Gurerul-hikam, 3298) 


146. Imam Aliu (pqmt) ka thënë: Njëra ndër mënyrat më të mira të edukatës është të mbajturit e shpirtit në gjendje frike dhe larg epsheve. (Gurerul-hikam, 5932) 


 49. Inkurajim për edukimin e fëmijëve


147. I Dërguari i Zotit (pqmt) ka thënë: Respektoni fëmijët tuaj dhe edukojini ata, që t`ju falen mëkatet. (El-Bihar, 104/95/44)


148. Imam Aliu (pqmt) iu drejtua të birit Imam Hasanit (pqmt) me fjalët: Me të vërtetë, zemra e të riut është si toka e zbrazur.Çdo farë që të hedhësh mbin në të. Prandaj ngutem ta edukoj zemrën tënde, para se ajo të ngurtësohet dhe përpara se mendjen të ta pushtojnë mendimet (e padëshiruara). (Sharh Nexhul-belaga nga Ibn Ebil-Hadiida, 16/66)


149. Imam Sadiku (pqmt) ka thënë: Kur u shpall vargu: "O ju që besuat, mbrojeni veten dhe familjen tuaj nga zjarri!" njerëzit pyetën: " O i Dërguari i Zotit, si të mbrohemi ne dhe familjet tona?" U përgjigj: "bëni vepra të mira, inkurajoni familjen tuaj për to dhe edukoni ata që t`i binden Zotit të Lartësuar." (Mustadrakul-vasa`el, 12/201/13882)


150. Imam Rizai (pqmt) ka thënë: Urdhëroni fëmijët tuaj që të japin lëmoshë, qoftë edhe një copë të vogël buke.Gjithçka që jepet me qëllim të pastër, në emër të Zotit të Madhërishëm, është e madhe sado e vogël që të duket. (El-Kafi, 4/4/10)   


 50. Mënyra e edukimit


151. I Dërguari i Zotit (pqmtmpt) ka thënë: Mësojuani fëmijëve tuaj namazin (lutjet ditore) që nga mosha shtatëvjeçare dhe nëse e lënë, qortoni ata. Kur të jenë dhjetë vjeç ndajini shtretërit e tyre. (Kanzul-ammal, 4533) 


152. I Dërguari i Zotit (pqmtmpt) ka thënë: Fëmija është shtatë vjet zotëri, shtatë të tjera rob dhe shtatë vjet ndihmues. Nëse je i kënaqur (në moshën njëzet e një vjeçare) nga morali i tij, është mirë. Nëse jo, atëherë lëre të qetë sepse ti je i arsyetuar para Zotit të Madhërishëm. (Makarimul-ahlak, 1/478/1649)


153. Imam Sadiku (pqmt) ka thënë: Mësojuani fëmijëve tuaj agjërimin ndërmjet të pesëmbëdhjetave dhe të gjashtëmbëdhjetave. (El-Bihar, 103/ 162/6)


 51. Maturia në edukatë


154. Ali ibn Esbat: I Dërguari i Zotit (pqmtmpt) ka ndaluar ta edukosh dikë kur je i hidhëruar. (El-Bihar, 79/ 102/2)


155.Imam Aliu (pqmt) ka thënë: Ndalojeni të keqen, duke e stimuluar të mirën. (Sharh Nehxhul-belaga nga Ibn Ebil-Hadidi, 18/410)


156. Imam Aliu (pqmt) ka thënë: Mënjanimi i mangësive tek të devotshmit është respekt, ndërsa tek të pakëndshmit është edukim (mësim). (El-Bihar, 78/82/81)


157. Imam Aliu (pqmt) ka thënë: Kur t`i kritikosh miqtë, bëje atë me mirësi, ndërsa në rastet kur të bëjnë keq, përgjigju me të mira. (El-Bihar, 71/327/76)


158. Imam Aliu (pqmt) ka thënë: Përmirësoje njeriun me veprat e tua të mira! Udhëzoje atë dhe mësoje me fjalë të bukura.  (Gurerul-hikam, 2304)    


159. U ankova te Ebu Hasan el Musiu (pqmt) për djalin tim. Më porositi: " Mos e qorto, por vetëm ktheja shpinën për një kohë të caktuar." (El-Bihar, 104/99/73)


 52. Të edukohesh me edukatën e Zotit të Lartësuar


160. Imam Aliu (pqmt) ka thënë: Kush edukohet në bazë të porosive dhe urdhërave të Zotit të Lartësuar, do të jetë i shpëtuar përgjithmonë. (El-Bihar, 2/214/13)


161. Imam Aliu (pqmt) ka thënë: Kush nuk arrin të përmirësohet nga edukata e Zotit, nuk do të mund ta edukojë shpirtin e tij. (Gurerul-hikam, 9001)    


 53. Edukata nga Zoti i Madhërishëm


162.Imam Aliu (pqmt) ka thënë: Me të vërtetë, edukata është fatkeqësi për të pamëshirshmit. (El-Bihar, 81/198/55)


163. Imam Zejn`ul-Abidini (pqmt) ka thënë: Zoti im, mos më eduko me dënimin tënd dhe mos më dëno me ndarjen prej Teje. (Ikbalul-a`amal, 1/157)


 54. Ezani


164. I Dërguari i Zotit (pqmtmpt) ka thënë: Ngrihu o Bilall, le të pushojmë (le të kënaqemi) në namaz. (Kanzul-ammal, 20954)


165. I Dërguari i Zotit (pqmtmpt) ka thënë: Pa dyshim, djalli i mallkuar largohet, kur e dëgjon ezanin e namazit. (Kanzul-ammal, 20951)


166. I Dërguari i Zotit (pqmtmpt) ka thënë: Vërtetë banorët e botës tjetër nuk dëgjojnë tjetër nga banorët e kësaj bote, përveç thirjes së ezanit. (Kanzul-ammal, 20954)


 55. Muezini


167. I Dërguari i Zotit (pqmtmpt) ka thënë: Do t` ti falen mëkatët muezinit [I], aq sa i zgjatet zëri dhe i arrin shikimi. Atë e dëshmon gjithë ç`është e gjallë dhe e vdekur dhe i shkruhet mirë sa numri i njerëzve që falin namaz me ezanin e tij. (El-Bihar, 84/103/2) 


168. I Dërguari i Zotit (pqmtmpt) ka thënë: Le t`a recitojë ezanin ai që ka zë më të mirë dhe le të udhëheqë në namaz ai, që është më i dituri. (Dea`imu-islam, 1/147)


 56. Këndimi i ezanit në vesh


169. I Dërguari i Zotit (pqmtmpt) ka thënë: O Ali, nëse të lind djalë ose vajzë, këndoja ezanin në veshin e djathtë dhe ikametin në veshin e majtë. Do të jenë të mbrojtur nga djalli i mallkuar.  (Tuhaful-`ukul, 13) 


170.Imam Sadiku (pqmt) ka thënë: Atij që fillon t`i humbet mirësjellja, është mirë që t`i këndohet ezani në vesh. (El-Bihar, 104/122/61)


 57. Shqetësimi


171. Imam Sadiku (pqmt) ka thënë: Betohem në Zotin, se  janë të shpëtuar ata që janë të mirë. A e di se kush janë ata? Janë njerëzit që s`e shqetësojnë as `dhe një milingonë. (Tefsiir El-Kumi , 2/146)


 58. Të shqetësuarit e besimtarëve


172. I Dërguari i Zotit (pqmtmpt) ka thënë: Kush shqetëson një besimtar, sigurisht që më ka shqetësuar edhe mua. (El-Bihar, 67/72/40)


173. I Dërguari i Zotit (pqmtmpt) ka thënë: Kush e sheh një besimtar me një vështrim frikësues, do të trishtohet nga Zoti në ditën ku nuk ka hije tjetër, përveç hijës së Tij. (El-Bihar, 75/150/13)


174. I Dërguari i Zotit (pqmtmpt) ka thënë: Kush e hidhëron një besimtar, nuk e meriton shpërblimin e Zotit edhe sikur ta japë të tërë pasurinë e tij më pas. (El-Bihar, 75/150/13)


175. Imam Sadiku (pqmt) ka thënë: Zoti i Madhërishëm ka thënë: "Më ka shpallur luftë, ai që e shqetëson robin tim besimtar."  (El-Kafi, 2/350/1)


 59. Të përmbajturit nga shqetësimi i të tjerëve


176.  I Dërguari i Zotit (pqmtmpt) ka thënë: Përmbahu nga shqetësimi i të tjerëve, sepse është një vepër e mirë dhe në dobinë tënde. (El-Bihar, 75/54/19)


177. Imam Sadiku (pqmt) ka thënë: Vërtetë ai që përmbahet nga shqëtësimi i të tjerëve duhet ta mbajë nën kujdes një dorë, por shumë duar të tjera do të përmbahen nga të shqetësuarit e tij. (El-Hisal, 17/60)


60. Është e ndaluar të dorëzohesh në luftë


178. Imam Aliu (pqmt) ka thënë: Atij, që i dorëzohet armikut në luftë pa pasur ndonjë lëndim të rëndë, shteti nuk ia paguan lirimin. Por familja e tij mund ta bëjë këtë po të dojë.(El-Kafi, 5/34/3)


179.Imam Sadiku (pqmt) ka thënë: Kur i Dërguari i Zotit (pqmtmpt) e kishte dërguar Aliun (pqmt) që të ndeshet me jobesimtarët, bashkë me të kishte dërguar edhe disa të tjerë, të cilët i porositi: "Nuk është nga ne, ai që dorëzohet në luftë, përveç atij që ka pësuar lëndime të rënda." (El-Kafi, 5/34/2)


 61. Bamirësia ndaj robit të luftës


"Ata janë që për hir të Tij u japin ushqim të varfërve, jetimëve dhe të zënëve robër." Al-Insan (Njeriu) 76: 8


O i Dërguar! Thuaju të robëruarve: „ Posa të vërejë Zoti ndonjë të mirë në zemrat tuaja, do t`ju japë më shumë nga ç`është marrë nga ju dhe do t`ua falë gabimet sepse Ai fal shumë dhe është Mëshirues. El-Enfal (Plaçkat e luftës) 8:70


 180. Imam Aliu (pqmt) ka thënë: E ke për detyrë ta ushqesh robin e luftës dhe të sillesh mirë me të, madje edhe kur mendon ta vrasësh më pas. (Vasa`elu-shiije, 11/69/3)


181. Imam Aliu (pqmt), pasi Ibn Mulxhemi e plagosi për vdekje, u tha dy bijve të tij (Hasanit dhe Husejnit): Burgoseni këtë njeri! Jepni bukë e ujë dhe silluni mirë me të derisa të qëndrojë i burgosur!  (Mustadrikul-vasa`el, 11/78/12467)


182 .Imam Sadiku (pqmt) ka thënë: Të ushqyerit e pengut është obligim për pengmarrësin, edhe sikur të ketë urdhër për ta vrarë atë. Pa marrë parasysh në është besimtar ose jo, robit duhet t`i jepet për të ngrënë e për të  pirë dhe duhet sjellur mirë ndaj tij. (El-Kafi, 5/35/2)


 183.Imam Sadiku (pqmt) ka thënë: Më të vërtetë, Aliu (pqmt) i ushqente të burgosurit (robërit e luftës) nga thesari shtetëror. (Vasa`elu-shiije 11/69/2)


62. Fatkeqësia


184. I Dërguari i Zotit (pqmtmpt) ka thënë: Fatkeqësia e mendjemprehtësisë është lëvdata e vetes, fatkeqësia e guximit është teprimi, e dashamirësisë është ndërhyrja, e bukurisë është verbimi, e skllavërisë është plogështia, e fjalimit është gënjeshtra, e diturisë eshtë harresa, e durimit është ngutja, e fisnikërisë është kryelartësia dhe e bujarisë është kundërshtimi. (Kanzul-ammal, 44091)


185. I Dërguari i Zotit (pqmtmpt) ka thënë: Fatkeqësia e fesë është pasioni. (Kanzul-ammal, 44121)


186.Imam Aliu (pqmt) ka thënë: Çdo gjë e ka fatkeqësinë e saj. Fatkeqësia e diturisë eshtë harresa, e adhurmit është dyftyrësia, e mençurisë është iluzioni, e mendjemprehtësisë është vetëlavdërimi, e bujarisë është kundërshtimi, e drojes është dobësia, e durimit është modestia dhe e qëndrueshmërisë është paturpësia. (Kanzul-ammal, 44226)


187.Imam Aliu (pqmt) ka thënë: Frika është fatkeqësi. (Gurerul-hikam, 89)


188. Imam Aliu (pqmt) ka thënë: Pasioni është fatkeqësi për të mençurit. (Gurerul-hikam, 314)


189.Imam Aliu (pqmt) ka thënë: Politeizmi (besimi në shumë zotëra) është fatkeqësi për besimin. (Gurerul-hikam, 3915)


190.Imam Aliu (pqmt) ka thënë: Dyshimi është fatkeqësi për bindjen e thellë. (Gurerul-hikam, 3916)


191.Imam Aliu (pqmt) ka thënë: Fatkeqësia e përfitimit është refuzimi. (Gurerul-hikam, 3917)


192.Imam Aliu (pqmt) ka thënë: Fatkeqësia e bindjes është mosdëgjueshmëria. (Gurerul-hikam, 3918) 


193.Imam Aliu (pqmt) ka thënë: Fatkeqësia e prejardhjes fisnike është kryelartësia. (Gurerul-hikam, 3919) 


194.Imam Aliu (pqmt) ka thënë: Fatkeqësia e mendjemprehtësisë është intriga. (Gurerul-hikam, 3920)


195. Imam Aliu (pqmt) ka thënë: Fatk?qësia e robërimit[II] (të qenit rob i Zotit të Lartësuar) është dyftyrësia. (Gurerul-hikam, 3921) 


196. Imam Aliu (pqmt) ka thënë: Fatkeqësia e bujarisë është kundërshtimi. (Gurerul-hikam, 3923) 


197. Imam Aliu (pqmt) ka thënë: Fatkeqësia për religjionin (fenë) është prania e të keqës. (Gurerul-hikam, 3924) 


198. Imam Aliu (pqmt) ka thënë: Fatkeqësia e mençurisë është pasioni. (Gurerul-hikam, 3925) 


199. Imam Aliu (pqmt) ka thënë: Fakteqësia e nderit dhe autoritetit është pengesa dhe ndërhyrja në vendimmarje. (Gurerul-hikam, 3922) 


200. Imam Aliu (pqmt) ka thënë: Fatkeqësi  për shpirtin është dashuria e tepërt për këtë botë. (Gurerul-hikam, 3926) 


201. Imam Aliu (pqmt) ka thënë: Fatkeqësia e këshillimit është mospranimi i opinioneve të ndryshme. (Gurerul-hikam, 3927) 


202. Imam Aliu (pqmt) ka thënë: Fatkeqësi për sunduesit është sjellja e keqe.(Gurerul-hikam, 39128) 


203. Imam Aliu (pqmt) ka thënë: Komploti[III] është fatkeqësi për vezirët.[IV] (Gurerul-hikam, 3929) 


204. Imam Aliu (pqmt) ka thënë: Dëshira për pushtet është fatkeqësi për dijetarët. (Gurerul-hikam, 3930) 


205. Imam Aliu (pqmt) ka thënë: Politika e gabuar është fatkeqësi për udhëheqësit. (Gurerul-hikam, 3931) 


206. Imam Aliu (pqmt) ka thënë: Kundërshtimi ndaj urdhërit të komandantit, është fatkeqësi për ushtrinë.  (Gurerul-hikam, 3932) 


207. Imam Aliu (pqmt) ka thënë: Fatkeqësia e asketizmit është mbizotërimi i traditës. (Gurerul-hikam, 3933) 


208. Imam Aliu (pqmt) ka thënë: Mosbindja është fatkeqësi (negativitet) për shërbëtorët. (Gurerul-hikam, 3934) 


209. Imam Aliu (pqmt) ka thënë: Fatkeqësia e devotshmërisë është mungesa e kënaqësisë tek ai që e posedon. (Gurerul-hikam, 3935) 


210. Imam Aliu (pqmt) ka thënë: Animi (në rast gjykimi) është fatkeqësi për gjykatësit. (Gurerul-hikam, 3936) 


211. Imam Aliu (pqmt) ka thënë: Mungesa e devotshmërisë është fatkeqësi për të drejtët. (Gurerul-hikam, 3937) 


212. Imam Aliu (pqmt) ka thënë: Fatkeqësia e guximit është pakujdesia. (Gurerul-hikam, 3938) 


213. Imam Aliu (pqmt) ka thënë: Fatkeqësia e të fuqishmit është nënçmimi i armikut. (Gurerul-hikam, 3939) 


214. Imam Aliu (pqmt) ka thënë: Fatkeqësia e durimit është poshtërimi. (Gurerul-hikam, 3940) 


215. Imam Aliu (pqmt) ka thënë: Fatkeqësia e shpërndarjes është vonesa. (Gurerul-hikam, 3941) 


216. Imam Aliu (pqmt) ka thënë: Fatkeqësia e kursimit është koprracia. (Gurerul-hikam, 3941)


217. Imam Aliu (pqmt) ka thënë: Fatkeqësia e frikë-respektit është tallja. (Gurerul-hikam, 3942) 


218. Imam Aliu (pqmt) ka thënë: Fatkeqësia e kërkimit është mossuksesi. (Gurerul-hikam, 3943) 


219. Imam Aliu (pqmt) ka thënë: Fatkeqësia e pushtetit është mungesa e mbështetjes. (Gurerul-hikam, 3944) 


220. Imam Aliu (pqmt) ka thënë: Fatkeqësia e kontratës është mosrespektimi i saj. (Gurerul-hikam, 3945) 


221. Imam Aliu (pqmt) ka thënë: Kryelartësia është fatkeqësi për pushtetin. (Gurerul-hikam, 3946) 


222. Imam Aliu (pqmt) ka thënë: Fatkeqësia e citimit (theksimit) është transmetimi i rremë. (Gurerul-hikam, 3947) 


223. Imam Aliu (pqmt) ka thënë: Fatkeqësia e diturisë është mosveprimi sipas saj. (Gurerul-hikam, 3948) 


224. Imam Aliu (pqmt) ka thënë: Fatkëqësia e një veprimi është braktisja e sinqeritetit. (Gurerul-hikam, 3949) 


225. Imam Aliu (pqmt) ka thënë: Fatkeqësia e bujarisë është varfëria. (Gurerul-hikam, 3951)  


226. Imam Aliu (pqmt) ka thënë: Fatkeqësia për një popull, është degradimi (prishja) i dijetarëve. (Gurerul-hikam, 3952)  


227. Imam Aliu (pqmt) ka thënë: Fatkeqësia e drejtësisë është tirania. (Gurerul-hikam, 3953) 


228. Imam Aliu (pqmt) ka thënë: Fatkeqësi për vendet e zhvilluara është dhuna e pushtetarëve. (Gurerul-hikam, 3954) 


229. Imam Aliu (pqmt) ka thënë: Fatkeqësia e fuqisë është mosbërja e punëve të dobishme. (Gurerul-hikam, 3955) 


230. Imam Aliu (pqmt) ka thënë: Fatkeqësia e mençurisë është pëlqimi i vetvetes.(Gurerul-hikam, 3956) 


231. Imam Aliu (pqmt) ka thënë: Fatkeqësia e të folurit është gënjeshtra. (Gurerul-hikam, 3957) 


232. Imam Aliu (pqmt) ka thënë: Fatkeqësia e një vepre është dobësia e atyre që e bëjnë atë. (Gurerul-hikam, 3958) 


233. Imam Aliu (pqmt) ka thënë: Fatkeqësia e dëshirave është koha e përcaktimit. (Gurerul-hikam, 3959) 


234. Imam Aliu (pqmt) ka thënë: Fatkeqësia e përmbushjes së kontratës eshtë ndërprerja e saj. (Gurerul-hikam, 3960) 


235. Imam Aliu (pqmt) ka thënë: Fatkeqësia e vendimmarrjes është humbja e mundësisë për të vepruar. (Gurerul-hikam, 3961)


236. Imam Aliu (pqmt) ka thënë: Fatkeqësia e besueshmërisë është tradhtia. (Gurerul-hikam, 3962) 


237. Imam Aliu (pqmt) ka thënë: Fatkeqësia e juristit (fakihut) është njohja e pamjaftueshme e lëndës përkatëse. (Gurerul-hikam, 3963) 


238. Imam Aliu (pqmt) ka thënë: Fatkeqësia e shpenzimit është teprimi. (Gurerul-hikam, 3964) 


239. Imam Aliu (pqmt) ka thënë: Shkaku i vështirësive në jetë, është planifikimi i keq. (Gurerul-hikam, 3965) 


240. Imam Aliu (pqmt) ka thënë: Fatkeqësi e fjalimit është zgjatja e tepërt. (Gurerul-hikam, 3966) 


241. Imam Aliu (pqmt) ka thënë: Fatkeqësi për mirëqenien është koprracia. (Gurerul-hikam, 3969) 


242. Imam Aliu (pqmt) ka thënë: Fatkeqësia e dëshirave është ora (momenti) e përcaktimit (vdekja). (Gurerul-hikam, 3970) 


243. Imam Aliu (pqmt) ka thënë: Fatkeqësia e mirësisë është afërsia e saj me të keqen. (Gurerul-hikam, 3971) 


244. Imam Aliu (pqmt) ka thënë: Fatkeqësia e fuqisë është dhuna dhe kryelartësia. (Gurerul-hikam, 3972) 


245. Imam Aliu (pqmt) ka thënë: Thelbi i fatkeqësive është zhytja e thellë në pasione. (Gurerul-hikam, 5244) 


246. Imam Aliu (pqmt) ka thënë: Fatkeqësia më e madhe është mendjemadhësia. (Gurerul-hikam, 5752) 


63. Të përmbajturit në ushqim


247. I Dërguari i Zotit (pqmtmpt) ka thënë: Të ngrënit me kujdes dhe pa e tepruar, është mirë për barkun dhe për zemrën.Të ngrënit e tepërt ndikon dëmshëm në bark dhe në plakjen e zemrës. (Tanbihul-havater, 1/46)


248. Imam Aliu (pqmt) ka thënë: Maturia në ngrënie është formë dëlirësie.Teprimi në ngrënie është shpërdorim. (Mustadrakul-vasa`el, 16/213/19634)


 64. Ngrënia e tepërt


249. I Dërguari i Zotit (pqmtmpt) ka thënë: Njeriu nuk mund të mbushë një "mal me gjellë" në barkun e tij. (Tanbihul-havater, 1/100)


250. I Dërguari i Zotit (pqmtmpt) ka thënë: Nuk do të hyjë në mbretërinë e Qiejve dhe të Tokës, ai që e mbush plot barkun e tij. (Tanbihul-havater, 1/100)


251. I Dërguari i Zotit (pqmtmpt) ka thënë: Ruaju nga ushqimi i tepërt, sepse e ngurtëson zemrën dhe e bën trupin të pabindur. Kurse ndjeshmëria e bën trupin të painteresuar për dëgjimin e këshillave dhe porosive udhëzuese. (El-Bihar, 77/182/10)


252. Imam Aliu (pqmt) ka thënë: Kush tepron në ushqim, i dobësohet shëndeti dhe shpirti i preokupohet me brengat e kësaj bote. (Gurerul-hikam, 8903) 


253. Imam Aliu (pqmt) ka thënë: Nuk shkojnë bashkë të përmbajturit në ushqim dhe sëmundja.  (Mustadrakul-vasa`el, 16/222/19652)


254.Imam Sadiku (pqmt) ka thënë: Nuk ka gjë më të dëmshme për zemrën e besimtarit, sesa ushqimi i tepërt. Ai sjell dy gjëra: zemër të ashpër dhe pasione të trazuara. (Mustadrakul-vasa`el, 12/94/13615)


 65. Dëmi nga ushqimi i tepërt


255. Imam Aliu (pqmt) ka thënë: Nuk shkojnë së bashku mendjemprehtësia dhe të tepruarit në ngrënie.  (Mustadrakul-vasa`el, 16/222/19652)


256. Imam Aliu (pqmt) ka thënë: Kur stomaku mbushet me ushqim të tepërt, zemra verbohet në dallimin e të keqes nga e mira. (Gurerul-hikam, 4139) 


257. Imam Aliu (pqmt) ka thënë: Ngopja e shkatërron devotshmërinë. (Gurerul-hikam, 659) 


258. Imam Aliu (pqmt) ka thënë: Ç`shtysë për mëkate që është begatia e tepërt! (Gurerul-hikam, 9922) 


 66. Uria


259. I Dërguari i Zotit (pqmt) ka thënë: Ata që janë të uritur dhe bëjnë durim (në këtë gjendje), në Ditën e Gjykimit do të kenë begati. (El-Bihar, 75/462/17)


260.Në rrëfimin për Miraxhin [V]i Dërguari i Zotit pyeti: "O Zoti im, çfarë sjell uria?" Zoti i Madhërishëm u përgjigj: "Urtësi, zemër të pastër, afrim tek Unë, brengosje të përhershme (për gjendjen shpirtërore), thënien e të vërtetës dhe mospasjen frikë nga kushtet e këqija jetësore. (El-Bihar, 77/22/6)


261. Imam Aliu (pqmt) ka thënë: Sa ndihmues i mire që është uria gjatë robërimit të shpirtit dhe ndryshimit të shprehive! (Mustadrakul-vasa`el, 16/214/19634)


262. Imam Hadi (pqmt) ka thënë: Të ndenjurit zgjuar natën, e bën ëndrrën të ëmbël, ndërsa uria e bën të shijshëm ushqimin. (El-Bihar, 78/329/4)


 67. Maturia në ngrënie


263. I Dërguari i Zotit (pqmt) ka thënë: Ushqehu kur të vjen dëshira për të ngrënë dhe ndalo para se të ngopesh. (El-Bihar, 62/290)


264.Imam Rizai (pqmt) ka thënë: Kush dëshiron të ketë trup të shëndetshëm, le ta shkurtojë natën pas darkës. (El-Bihar, 62/324)


 68. Mirësjellja në tryezë


265. I Dërguari i Zotit (pqmt) ka thënë: Secili që ha teksa dikush është duke e vështruar dhe nuk e fton atë t`i bashkangjitet, do të vuajë nga një sëmundje që s`ka ilaç. (Tanbihul-havater, 1/47)


266. Imam Aliu (pqmt) ka thënë: Besimtari ushqehet me dashurinë e familjes së tij, ndërsa familja e të paturpshmit ushqehet nga dashuria e tij. (El-Bihar, 62/291)


267. Imam Aliu (pqmt) ka thënë: Kush e përmend emrin e Zotit në fillim të ngrënies dhe të pijes dhe falënderon Atë në përfundim, nuk do të pyetet për mirësinë e atij ushqimi. (Vasa`elu-shije`, 16/484/5)


268. Imam Aliu (pqmt) ka thënë: Filloje ngrënien me kripë. Sikur njerëzit ta dinin vlerën e kripës, do t`i jepnin përparësi  ndaj çdo kundërhelmi tjetër. (Vasa`elu-šie`, 16/520/3)


269. Imam Aliu (pqmt) ka thënë: Ushqimin e nxehtë lëreni të ftohet, sepse i Dërguari i Zotit (pqmt) kur i jepej ushqimi i nxehtë, thoshte: "Lëreni të ftohet! Zoti i Madhërishëm nuk na ushqen me ushqim të nxehtë por ushqimi i ftohtë është i bekuar. (El-Kafi, 6/321/1)


270. Imam Hasani (pqmt) ka thënë: Në tryezë egzistojnë dymbëdhjetë rregulla që duhet t`i dijë çdo musliman. Katër prej tyre janë farz,[VI] katër sunnet [VII] dhe katër të tjerë janë shenjë e mirësjelljes. Farz janë: njohja, kënaqësia, përmendja e Zotit dhe falënderimi ndaj Tij. Sunnet janë: marrja e abdestit, mbështetja në anën e majtë (të trupit), ngrënia me tre gishta dhe lëpimi tyre. Shenjat e mirësjelljes janë: të hash atë që ke para vetes, të marrësh copa të vogla, ta përtypësh mirë ushqimin dhe t`i vështrosh sa më pak njerëzit në fytyrë. (Vasa`elu-shie`, 16/539/1) 


271.Imam Sadiku (pqmt) ka thënë: Kush i pastron duart para dhe pas ngrënies e ka të bekuar ushqimin dhe tërë jetën do të jetë në mirëqenie dhe i mbrojtur nga sëmundjet trupore. (El-Muhadzetul-bejda`, 3/6)


272. Imam Sadiku (pqmt) ka thënë: I Dërguari i Zotit ka ndaluar t`i fryhet[VIII] ushqimit dhe pijes.  (Vasa`elu-shiije;16/51/8/1)


273. Imam Sadiku (pqmt) ka thënë: Mos e lini të pambuluar enën (e mbushur me ushqim) sepse djalli i mallkuar mund të pështyjë dhe të marrë sa të dojë nga ushqimi. (Mustadrekul-vasa`el, 8/295/9485)           


274. Kur u pyet Imam Kadhimi (pqmt) mbi njeriun e pandershëm, ai tha: " I pandershëm është ai që ha ushqim në treg[IX]". (Vasa`elu-shije; 16/510/1)


275. Është transmetuar (nga Imamët): "Qëndroni në tryezë (kur jeni duke ngrënë) sepse janë çastet që nuk numërohen nga jeta juaj." (El-Ihtisas, 253)


69. Afërsimi (Pajtim,Bashkim)


 " Po nëse duan të mashtrojnë me të (me paqen), ty të mjafton Zoti. Është Ai që të forcoi me ndihmën e Tij dhe me besimtarët. Dhe është sërish Ai që i bashkoi zemrat e tyre. Edhe po ta shpenzoje gjithë atë që është në tokë, nuk do të mund t`i bashkoje zemrat e tyre pa i bashkuar Zoti ato, sepse Ai është i Gjithëfuqishmi dhe i Urti." El-Enfal (Plaçkat e luftës) 8:62,63


 " Dhe kapuni të gjithë për litarin e Zotit e mos u përçani! Përkujtojeni mirësinë e Zotit ndaj jush,  kur ju ishit të armiqësuar dhe Ai i bashkoi zemrat tuaja dhe pastaj me dhuntinë e Tij u bëri vëllezër. Madje ishit në buzë të greminës së Ferrit, e Ai u shpëtoi prej tij. Po kështu Zoti ua sqaron juve argumentet e Tij që ju ta gjeni të vërtetën e lumtur." Ali-Imran (Familja e Imranit) 3: 103


 276. Imam Aliu (pqmt) ka thënë: Është më lehtë të shposh tejembanë një mal, sesa t`i bashkosh dy zemra që urrehen. (El-Bihar, 78/11/70)


277. Imam Sadiku (pqmt) ka thënë: Vërtetë, shpejtësia e bashkimit të dy zemrave të ndershme, është si shpejtësia e bashkimit të ujit të shiut me lumin. Kurse largësia e zemrave të njerëzve të pandershëm, ndonse mund të tregojnë dashuri me fjalë, është si largësia e katërkëmbëshit nga mëshira. Kjo është kështu edhe përkundër faktit se gjithmonë ushqehen nga e njejta pjatë. (Tuhaful-`ukul, 373, 45)


 70. S`ka mirësi në njeriun që nuk është i afërt me të tjerët dhe me të cilin të tjerët nuk janë të afërt


278. I Dërguari i Zotit (pqmtmpt) ka thënë: Më të mirë nga ju janë ata me moral të bukur dhe janë pikërisht ata që janë të afërt me të tjerët dhe e pranojnë afërsinë e të tjerëve. (Tuhaful`ukul, 373/70)


279. I Dërguari i Zotit (pqmtmpt) ka thënë: Besimtar më i mirë është ai që është i afërt me besimtarët e tjerë. Nuk ka mirësi në atë që s`është i afërt me të tjerët dhe ndaj të cilit të tjerët nuk ndjejnë afërsi. (El-Bihar, 75/265/9)


 71. Zoti (Allahu) i Plotfuqishëm


 " Dhe nëse i pyet ata se kush i krijoi qiejt e tokën, sigurisht do të thonë: "Zoti!"... Ez-Zumer (Grupet) 39:38


 280. Imam Aliu (pqmt) ka thënë: Domethënia e Zotit është i Adhuruari dhe Ai me të cilin mahniten krijesat. Ai është Zoti, që është i fshehur nga çdo vështrim dhe që është larg çdo imagjinate dhe mendimi. (El-Teuhid, 89/2)


281. Imam Aliu (pqmt) ka thënë: Më i ngrituri nga emrat e Zotit, është emri Allah.Është emri që nuk i përket askujt tjetër përveç Zotit dhe emri me të cilin asnjë nga krijesat nuk mund të emërohet. (El-Teuhid, 235/5)


282. Imam Bakiri (pqmt) ka thënë: Domethënia e Zotit është i Adhuruari. Është Ai, i cili i mahnit krijesat e Tija. (El-Teuhid, 89/2)


283. Imam Rizai (pqmt) ka thënë: Përmendja e Zotit qëndron në njohjen e pozitës së Tij si Sundues dhe i Vetëm. (`Ujunul-ahbar El-Rida, a.s., 2/93/1)


284. Imam Askeriu (pqmt) ka thënë: Zoti, është Ai në të cilin mbështetet çdo krijesë në rast nevoje dhe vështirësie, atëherë kur askund nuk ka shpresë përveç pranë Tij. (El-Bihar, 3/41/16)


 72. Domosdoshmëria e pushtetit


285. Imam Aliu (pqmt) në lidhje me Harixhinjtë [X] thotë: Ata thonë se nuk ka nevojë për pushtet. Por është e domosdoshme të ketë një udhëheqës, nën pushtetin e të cilit do të jetojnë dhe veprojnë besimtarët dhe të ligët do të përfitojnë. (Nehxhul-sea`de, 2/333)


286. Imam Aliu (pqmt) ka thënë: Punët e njerëzve nuk do të regullohen, përveç nën pushtetin e një të ndershmi dhe të guximshmi. (Kanzul-ammal, 14286)


287.Imam Aliu (pqmt) ka thënë: "Pa dyshim Muavije do t`ju sundoj një ditë". E pyetën:"Po atëherë pse luftojmë kundër tij ?" U përgjigj: " Njerëzit duhet domosdo të kenë udhëheqës, qoftë ai i ndershëm ose krejt i lig". (Kanzul-ammal, 14366)


288. Imam Aliu (pqmt) ka thënë: Për Hararijët [XI] të cilët thonin me ngulm se gjykimi i takon vetëm Zotit, ai tha: "Pa dyshim gjykimi i takon Zotit, por edhe në tokë ka sundues. Ata thonë: `Nuk ka nevojë për udhëheqës", por populli nuk mundet pa një udhëheqës. Një udhëheqës, nën sundimit e të cilit besimtarët veprojnë ndërsa pabesimtarët përfitojnë dhe Zoti e plotëson urdhërin e tij." (Kanzul-ammal, 14567)


289. Imam Aliu (pqmt) ka thënë: Populli nuk ka rrugëdalje pa një udhëheqës, qoftë i ndershëm apo jo. Një udhëheqës, nën sundimin e të cilit besimtarët veprojnë ndërsa pabesimtarët përfitojnë dhe Zoti e shpalos përcaktimin e çastit  për çdo njeri. Me ndihmën e tij mblidhen tatimet, luftohet armiku dhe sigurohen rrugët. Me ndihmën e tij meret nga të pasurit dhe u jepet të varfërve. Të mirët janë në rehati dhe mbizotëron siguria nga të ligët. (El-Bihar, 75/358/72)


290. Imam Aliu (pqmt) ka thënë: Luani i egër është më i mirë sesa udhëheqësi i padrejtë, ndërsa udhëheqësi i padrejtë është më i mirë sesa komplotet e vazhdueshme. (El-Bihar, 75/359/73)


291. Ebu El-Bahtari rrëfen: hyri në xhami në njeri dhe tha: "Nuk ka gjykim përveç gjykimit të Zotit!" Pastaj edhe një tjetër tha: "Nuk ka gjykim përveç gjykimit të Zotit"! Më pas Aliu u shpreh: "Nuk ka gjykim, përveç gjykimit të Zotit.Vërtetë, premtimi i Zotit është e vërteta dhe mos të të mashtrojnë ata që nuk besojnë. Këta nuk kuptojnë se ç`janë duke thënë dhe vazhdojnë me fjalët: "Nuk na duhet pushteti!" O njerëz, nuk do t`ua regullojë punët askush, përveç udhëheqësit, qoftë ky i ndershëm ose jo!" Të pranishmit pyetën: "Ky është njeri i mirë dhe ne e njohim atë, por si do ta njohim atë që është i pandërgjegjshëm?" Përsëri Aliu (pqmt) u përgjigj: "Besimtari preokupohet me punët e veta, i pandërgjegjshmi shikon vetëm profitin. Zoti i Madhërishëm e sjell çastin e përcaktimit, rrugët ju sigurohen , tregtia lulëzon, paguhet tatimi, luftohet armiku dhe meret nga të pasurit për t`u dhënë të varfërve.


 73. Sundimi i tiranëve


292. I Dërguari i Zotit (pqmt) ka thënë: Përderisa udhëheqësit tuaj të jenë njerëz të ndershëm, të pasur, bujarë dhe punët të kryhen me marrëveshje, do të jetë më mirë për ju mbi tokë, sesa nën të. Por kur udhëheqësit tuaj të jenë njerëz të ligj, të pasur, koprracë dhe me punët tuaja të udhëheqin gratë, atëherë, për ju është më mire nën tokë (varri) sesa mbi të. (Tuhaful-`ukul, 36)


 74. Vlera e pushtetit


293. Kur djali i Abasit erdhi pranë Aliut (pqmt) teksa ai po i qepte sandalet dhe i tha: "Janë mbledhur haxhinjtë që ta dëgjojnë fjalën tënde", Imam Aliu (pqmt) ia ktheu: "Betohem në Zotin se, më të dashura për mua janë këto sandale, sesa sundimi mbi ju, përveç kur duhet të ushtrohet drejtësia, të ndalohet padrejtësia dhe të mohohet gënjeshtra. (El-Munakibu li ibn Shahr Ashub, 2/101)


294. Djali i Abbasit e pyeti Imam Aliun (pqmt): "Sa kushtojnë këto sandale"? U përgjigj : "Nuk vlejnë gjë." Më pas vazhdoi: "Betohem në Zotin se, më të dashura për mua janë këto sandale, sesa të udhëheq me ju, përveç në ushtrimin e drejtësisë dhe në largimin e padrejtësisë"! (Nehxhul-belaga, govor 33.)


295. Imam Aliu (pqmt) në letrën drejtuar Ibn Abasit thotë: "Mos lejo që, përfitimi nga udhëheqja jote të jetë pasuria ose qetësimi i zemërimit, por largimi me çdo kusht i padrejtësisë dhe sigurimi i drejtësisë!" (El-Bihar, 40/328/10)


 75. Shpresa është mëshirë


296. I Dërguari i Zotit (pqmtmpt) ka thënë: Shpresa është mëshirë për ndjekësit e mi. Po të mos ishte shpresa, nënat nuk do t`u jepnin gji foshnjave dhe as që bujqit s`do ta mbillnin farën. (El-Bihar, 77/173/8)


297. Imam Aliu (pqmt) ka thënë: Shpresa është një mike e dashur. (Gurerul-hikam, 1042)


298. Në "Tanbihul-havater" përcillet: Kur Isau, i biri i Merjemes (pqmt) qëndronte pranë një plaku përderisa ai punonte tokën me lopatë, përshpëriti: "O Zot, merrja shpresën këtij njeriu!" Mënjëherë njeriu e lëshoi lopatën dhe u shtri. Më pas Isau përsëri përshpëriti : "O Zot, ktheja shpresën këtij njeriu!" Atëherë njeriu u ngrit dhe vazhdoi me punë. (Tanbihul-havater, 1/272)


 76. Shpresa nuk ka fund


299. I Dërguari i Zotit (pqmt) ka thënë: Kush shpreson se do jetë gjallë nesër, në të vërtetë, shpreson se do jetë i përjetshëm. (El-Bihar, 73/167/31)


300. Imam Aliu (pqmt) ka thënë: Shpresa nuk ka fund. (Gurerul-hikam, 1010)


301. Imam Aliu (pqmt) ka thënë: Shpresat asnjëherë nuk përfundojnë. (Gurerul-hikam, 639)


 77. Kujdes nga shpresat e kota


 Lëri ata, të hanë, të dëfrehen dhe të shpresojnë, sepse do ta kuptojnë e më vonë.  El-Hixhr (Shkëmbi) 15:3


 302. Imam Aliu (pqmt) ka thënë: Kujdes nga shpresat e kota. Sa të shumtë ishin ata që shpresonin se do të jenë gjallë nesër dhe që u mashtruan. Sa të shumtë ishin ata që në fillim të natës ishin të lumtur, por në fund u pikëlluan. (Gurerul-hikam, 2572)


303. Imam Aliu (pqmt) ka thënë: Dëshira është si hija, të vështruarit në të është mashtrim dhe të shpresuarit prej saj është e kotë. (Gurerul-hikam, 1896)


304. Imam Aliu (pqmt) ka thënë: Shpresat e kota e verbërojnë brendësinë e syve. (Gurerul-hikam, 1375)


305. Imam Aliu (pqmt) ka thënë: Shpresa (e kotë) është udhëheqës i djallit në nënshtrimin e zemrave mospërfillëse. (Gurerul-hikam, 1828)


306. Imam Aliu (pqmt) ka thënë: Për shkak të shpresave (të kota), veprat pakësohen. (Gurerul-hikam, 4641)


307. Imam Aliu (pqmt) ka thënë: Vërtetë, shpresa (e kotë) e bën zemrën të harruar, i jep premtim të rremë, e rrit neglizhencën dhe e bën zemrën të pikëlluar. (El-Bihar, 78/35/117)


308. Imam Aliu (pqmt) ka thënë: Vërtetë, shpresa (e kotë) e huton mendjen, i jep premtim të rrejshëm, e rrit neglizhencën dhe e bën të pikëlluar mendjen. A nuk është mashtrim shpresa e kotë? (El-Bihar, 77/293/2)


309.Imam Sadiku (pqmt) ka thënë: Shumë nga të mirat e Zotit i janë dhënë njeriut ndonse nuk ka shpesuar për to dhe për shumë gjëra ka shpresuar por i është dhënë diç tjetër. (El-Bihar, 71/152/55)


 78. Shpresa dhe çasti i përcaktimit


310. Transmetohet se i Dërguari i Zotit (pqmt) kishte marrë tre shkopinj. Të parin e hodhi para vetes, të dytin pas vetes dhe të tretin pak më larg. Më pas pyeti: "A e dini se ç`janë këta?" Të pranishmit u përgjigjën: "Zoti dhe i Dërguari i Tij e dinë më mirë". Dhe pastaj Muhammedi (pqmt) tha: " I pari e simbolizon njeriun, i dyti çastin e përcaktimit (vdekjen) dhe i treti shpresën. Këta të dy, garojnë për njeriun, por çasti i përcaktimit e kalon shpresën dhe njeriu nuk e bën dot atë që ka dëshiruar. (Tanbihul-havater, 1/272)   


311. Imam Aliu (pqmt) ka thënë: Sikur njeriu të kishte mundësi ta shihte çastin e pëcaktimit dhe shpejtësinë e tij, nuk do të shpresonte kaq shumë. (El-Bihar, 73/95/79)


312. Imam Aliu (pqmt) ka thënë: Shpresa e bën njeriun ta harrojë çastin e përcaktimit. (Gurerul-hikam, 873)


313. Imam Aliu (pqmt) ka thënë: Gjëja më e afërt është çasti i përcaktimit dhe më e largëta, është shpresa. (Gurerul-hikam, 2920, 2921)


314. Imam Aliu (pqmt) ka thënë: Shpirti nuk ndalon së shpresuari, përderisa nuk vjen çasti i pëcaktuar. (Gurerul-hikam, 10844)


315. Imam Aliu (pqmt) ka thënë: Jini të gatshëm! Vërtet ju jeni në ditët e shpresës, pas të cilave vjen çasti i përcaktimit (vdekja). Ai që punon në ditët e shpresës para se të vijë çasti (i vdekjes), do t`i bëjë dobi puna e tij dhe nuk do të shqetësohet nga çasti i përcaktimit. (El-Bihar, 77/333/21)


316. Imam Kazimi (pqmt) ka thënë: Po të ishin të njohur çastet e pëcaktimit (momentet e vdekjes), shpresat do të shuheshin. (E`alamu- din, 305)


 79. Frytet e shpresave afatgjata


317. Zoti i Madhërishëm iu drejtua Musaut (pqmt) me fjalët: "O Musa! Mos i zgjat shpresat e tua në këtë botë, që zemra jote të mos ngurtësohet. Zemrat e tilla janë larg nga Unë". (El-Kafi, 2/329/1)


318. Imam Aliu (pqmt) ka thënë: Kush mbështetet vetëm në shpresa, i pakësohen veprat. (El-Bihar, 77/421/40)


319. Imam Aliu (pqmt) ka thënë: Mbështjetja vetëm në shpresa, bën që të harrohet bota tjetër.


 80. Shpresat afatshkurta


320. I Dërguari i Zotit (pqmt) iu drejtua Ibn Mesudit:" Mos shpreso shumë! Kur të ngrihesh nga gjumi thuaj: "Nuk do ta mbërrij natën." Kur të vijë nata, thuaj: "Nuk do t`ia dal deri në mëngjes". Kujto ditën kur do të ndahesh nga kjo botë dhe dëshiroje takimin me Zotin tënd. (El-Bihar, 77/101/1)


321. Imam Aliu (pqmt) ka thënë: Ai që është i sigurt se do të ndahet nga të afërmit, se do të ndodhë fundosja e tokës, se do t`i pakësohet llogaria dhe se nuk ka nevojë për atë që ka lënë pas vetes por për atë që e pret në të ardhmen, është mirë që të mos shpresojë shumë dhe të kalojë në vepra. (El-Bihar, 73/167/31)


322. Imam Bakiri (pqmt) ka thënë: Furnizohu në këtë botë (për botën tjetër) duke mos shpresuar shumë. (Tuhaful-`ukul, 286)


 81. Ndalimi i të shpresuarit nga dikush tjetër veç Zotit


323. I Dërguari i Zotit (pqmt) ka thënë: Zoti i Lartësuar thotë: S`ka dyshim se personi që shpreson nga dikush tjetër do të mbetet i dëshpëruar. (Sahifetul-Rida, a.s., 276/20)


324. Imam Aliu (pqmt) ka thënë: Kush shpreson nga njeriu, e ka nderuar dhe lartësuar atë. (El-Bihar, 78/79/61)


 82. Pozita e shoqërisë muslimane


 Ju jeni populli më i dobishëm, i ardhur për të mirën e njerëzve, për ta urdhëruar të mirën, për të penguar nga veprat e këqija dhe për të besuar në Zot. E sikur ithtarët e librit të besonin drejt, do të ishte shumë më mirë për ta.  Disa prej tyre janë besimtarë, po shumica e tyre janë larg rrugës së Zotit.  Ali-Imran (Familja e Imranit) 3:110


325. I Dërguari i Zotit (pqmt) ka thënë: Populli im (pasuesit e mi) janë popull i mëshiruar. Nuk dihet a janë të parët më të mirë apo të fundit prej tyre. (Kanzul-ammal, 34451)


326. I Dërguari i Zotit (pqmt) ka thënë: Ndjekësit e mi janë nën mëshirën së Zotit të Lartësuar. (Kanzul-ammal, 34452)


327. I Dërguari i Zotit (pqmt) ka thënë: Vërtetë ju jeni populli i shtatëdhjetë. Ju jeni më të mirë nga të tjerët dhe më të respektuarit tek Zoti. (Kanzul-ammal, 34462)


328. I Dërguari i Zotit (pqmt) ka thënë: Gëzoje këtë popull me pozitë të lartë, me devotshmëri, me prestigj, me ndihmë dhe me autoritet mbi tokë. (Kanzul-ammal, 34465)


 83. Të zgjedhurit e popullit


329. I Dërguari i Zotit (pqmt) ka thënë: Më të mire nga populli im janë ata, që janë indiferentë ndaj kësaj bote dhe që kujdesen më shumë për botën tjetër. (Tanbihul-havater, 2/123)


330. I Dërguari i Zotit (pqmt) ka thënë: Më të mirë nga populli im janë ata, që rininë e tyre  e kalojnë në adhurim të Zotit të Lartësuar dhe mundohen që veten e tyre ta largojnë nga kënaqësite e kësaj bote dhe të pëqëndrohen tek bota tjetër. Pa dyshim, ata do të shpërblehen nga Zoti dhe e lartë është pozita e tyre në Parajsë. (Tanbihul-havater, 2/123)


331. I Dërguari i Zotit (pqmt) ka thënë: Më të mirë nga populli im janë ata, që durojnë kur ofendohen, durojnë kur ju bëhet padrejtësi dhe që përmbahen kur dikush i provokon. (Tanbihul-havater, 2/123)


 84. Populli i mesit


Dhe ashtu (siç ju udhëzuam në fenë islame) Ne u bëmë juve një popull të drejtë për të qenë dëshmitarë (në ditën e gjykimit) ndaj njerëzve dhe për të qenë i Dërguari dëshmitar ndaj jush...    El-Bekare (Lopa) 2:143


 32. Imam Aliu (pqmt) ka thënë: Ne jemi dëshmitarë të Zotit ndaj krijesave (mahnitëse) të Tij dhe dëshmia e Tij në tokë. Ne jemi ata, për të cilët Zoti i Lartësuar thotë: "Ne nga ju bëmë një popull të mesit".  (Nurul-sakalejn, 1/134/406)


 85. Tiparet e mira të një shoqërie


333. I Dërguari i Zotit (pqmt) ka thënë: Ndjekësit e mi gjithmonë do të jenë në mirëqenie, përderisa duhen mes veti, e mbrojnë amanetin, largohen nga mëkati, i nderojnë miqtë, e falin namazin (lutjet ditore) dhe e japin zeqatin. (El-Bihar, 69/394/77)


334. I Dërguari i Zotit (pqmt) ka thënë: Populli im do të ketë mbështetjen e Zotit, përderisa njohësit e Kur`anit  t`i shmangen servilimit ndaj sundimtarëve dhe dijetarët t`i shmangen arsyetimit të së keqes. Në të kundërt, ndihma e Zotit do të ndërpritet dhe do t`ju lërë në mëshirë të mizorëve. (Tanbihul-havater, 1/84) 


 86. Pozita e shoqërisë muslimane (ummetit) në këtë botë


335. I Dërguari i Zotit (pqmt) ka thënë: Nga të gjithë të dërguarit, më shumë pasues në ditën e gjykimit, do të kem unë. (El-Bihar, 7/130/1)


336. I Dërguari i Zotit (pqmt) ka thënë: Vërtetë, në Parajsë ekzistojnë njëqind e njëzet rradhë njerëzish. Tetëdhjetë prej tyre janë pasues të mi. (El-Bihar, 7/130/3)


 87. Vërsuljet e popujve ndaj popullit musliman


337. I Dërguari i Zotit (pqmt) ka thënë: "Së shpejti popujt e tjerë do të vërsulen kundër juve, ashtu siç i vërsulen të urriturit enës me ushqim". E pyetën: " A do të ndodhë kjo, sepse do të jemi të paktë në numër?" I Dërguari i Zotit u përgjigj: " Jo, do të jeni të shumtë në numër por do të jeni si shkuma që e sjellin përmbytjet. Zoti do ta largojë frikën nga armiqtë tuaj dhe do t`a mbjellë tek ju kurse zemrat tuaja do t`i kaplojë përmbytja". E pyetën : "Ç`është përmbytja"? U përgjigj: "Dashuria ndaj kësaj bote dhe urrejtja ndaj vdekjes!"  (El-Tashrifu bil-munun, 307/438)


338. I Dërguari i Zotit (pqmt) ka thënë: Kur populli im t`a vlerësoj këtë botë (më shumë se tjetrën), Zoti i Madhërishëm, do ta largojë frikë-respektin nga muslimanët. (Tanbihul-havater, 1/75)


 88. Shqetësimi i të Dërguarit (pqmt) për popullin e tij


339. I Dërguari i Zotit (pqmt) ka thënë: Vërtetë kam frikë për popullin tim nga tri gjëra: nga lakmia e pasurisë dhe koprracisë, nga pasionet dhe nga udhëheqësit mëkatarë. (El-Bihar, 77/161/178)


340. I Dërguari i Zotit (pqmt) ka thënë: Ajo që më së shumti më tremb për popullin tim, është devijimi pas udhëzimit, intrigat mashtrruese, pasioni pas ngrënies dhe ai pas organeve seksuale. (`Emali El-Tusi, 157/263)


341. I Dërguari i Zotit (pqmt) ka thënë: Ajo që më së shumti më tremb për popullin tim, janë tri gjëra: gabimet e dijetarëve dhe diskutimet  rreth Kur`anit dhe problemeve jetësore nga të ligët, të cilët ua presin kokat në publik dhe për këtë ju i dënoni vetëm brenda vetes. (El-Hisal, 163/214)


342. I Dërguari i Zotit (pqmt) ka thënë: Ajo që më së shumti më tremb për popullin tim, janë tri gjëra: ndalesa e arritjes së pasurisë, pasionet e fshehta dhe marrja e kamatës. (El-Bihar, 73/158/3)


343. I Dërguari i Zotit (pqmt) ka thënë: Gjërat që më së shumti i kam frikë për popullin tim janë pasionet dhe shpresat e rreme. Sa i përket pasioneve, ata të largojnë nga e vërteta, ndërsa shpresat e rreme të largojnë nga të menduarit për botën e amshueshme. (El-Bihar, 70/75/3)


344. I Dërguari i Zotit (pqmt) ka thënë: "Ajo që më së shumti më tremb për ju, është shirku (herezia; mosbesimi) i vogël". E pyetën: " Ç`është ky shirk i vogël"? Tha: "Dyftyrësia". (El-Bihar, 72/303/50)


345. I Dërguari i Zotit (pqmt) ka thënë: Ajo të cilës më së shumti i kam frikë për ju, është thënia: "i ditur (dijetar) por dyftyrësh." (Kanzul-ammal, 28969)


346. I Dërguari i Zotit (pqmt) ka thënë: Ajo që më tremb për popullin tim, është shkëlqimi (i rremë) i kësaj bote dhe begatitë e shumta. (Nurul-sakalejn, 4/579/9)


 89. Imamati


Sot përsosa për ju fenë tuaj, e  plotësova ndaj juve dhuntinë Time dhe zgjodha për ju Islamin fe. E kush detyrohet nga uria (të hajë nga të ndaluarat), duke mos anuar dhe duke mos patur qëllim mëkatin, Zoti fal shumë dhe është mëshirues. El-Maide (Tryeza) 5:3


 347. Imam Aliu (pqmt) ka thënë: Imamati është sistemi i shoqërisë muslimane. (Gurerul-hikam, 1095)


348. Imam Bakiri (pqmt) ka thënë: Islami themelohet në pesë shtylla: namazi, zeqati, agjërimi, pelegrinazhi (haxhi) dhe velajeti (udhëheqësia hyjnore). Drejt asnjërës nuk është ftuar populli aq shumë sa drejt velajetit. (El-Kafi, 2/18/3)


349. Imam Sadiku (pqmt) ka thënë: Zoti nuk i pranon veprat e mira, të bëra në kohën e sunduesit që s`është i drejtë dhe që s`është nga Zoti i madhërishëm. (Nurul-sakalejn, 4/104/130)


350. Imam Kazimi (pqmt) ka thënë: Imamati është drita, për të cilën Zoti thotë: " E besojnë Zotin, të Dërguarin e Tij dhe dritën që Ne ua dërguam."  Imami vazhdoi: "Drita është Imami. (Nurul-sakalejn, 5/341/16)


351. Imam Rizai (pqmt) ka thënë: Në fjalimin (hutben) e lamtumirës, kur jetës së të Dërguarit i afrohej fundi, është thënë: "Sot e përsosa fenë tuaj..." Imamati është një nga gjërat që e përsosin fenë. (Nurul-sakalejn,1/589/33)


352. Imam Rizai (pqmt) ka thënë: Pa dyshim, Imamati është rrënja e thellë e Islamit dhe dega e tij. (El-Kafi, 1/200/1)


353. Imam Rizai (pqmt) ka thënë: Pa dyshim, Imamati është litar i fesë, udhërrëfyesi i muslimanit, begatia e kësaj bote dhe nder i besimtarëve. (El-Kafi, 1/200/1)


___________________________


Muezini është njeriu që e thërret ezanin për në lutjet ditore. Gjithashtu gjatë lutjeve që vijnë pas ritualeve të namazit, e luan rolin e përcjellësit dhe asistuesit të Imamit (udhëheqësit të lutjes). Si muezin i parë në Islam, njihet Bilall ibn Rebbah.


Në këtë kontekst, fjala "rob" nënkupton të nënshtruarit ndaj urdhërave të Zotit. Robër janë të gjithë që i përkulen vullnetit të Zotit dhe pushtetit absolut të Tij.


Intrigat, konspiracionet e ndryshme të njerëzve të korruptuar, të paguar nga shtetet armike.


Funksionar në shtetet  (e dikurshme) Islamike, psh. në Perandorinë Osmane, Veziri ka udhëhequr me këshillin ministëror-Kryeministër.


Miraxhi (ngritja qiellore) është udhëtimi i të Dërguarit të Zotit (pqmt) nga xhamia Al-Aksa në Jerusalem drejt qiellit. Miraxhit i parapriu Isra-ja (udhëtimi i natës), që është udhëtimi i të Dërguarit të Zotit, prej Mekkës drejt Jerusalemit brenda një nate.


Obligim i caktuar nga ana e Zotit të Lartësuar.


Praktikë (të verpuarit) e të Dërguarit të Zotit (pqmt)


Në situatë kur ushqimi është i nxehtë dhe ne mundohemi të frymë, që të ftohet. Ky gjest në Islam është i ndaluar.


Ka për qëllim vendet publike, diku jashtë psh. në rrugë, ku nuk preferohet të hahet ushqim.


Harixhi që në përkthim të drejtpërdrejtë do të thotë "ata që u ndanë", është emërtimi që i jepet grupit, i cili në betejën e Siffinit fillimisht ishte në anën e Imam Aliut dhe që më vonë, duke rënë pre e manipulimeve të Muavije bin Ebu Sufjanit (si rasti i vendosjes së Kur`anit mbi shtiza në çastin kur ushtria e Aliut po e shkatërronte kundërshtarin dhe madje ishte afruar deri tek çadra e Muavijes) u rebeluan kundër Aliut (pqmt) duke qenë shkaktari kryesor i mossuksesit të ushtrisë së Imamit përballë një grupi të cilin e kishte mposhtur tashmë në aspektin ushtarak.


 Bëhet fjalë për të njëjtin grupacion, por në këtë rast janë të emëruar sipas vendit Harura, ku u pozicionuan për t`u ndeshur me pasuesit e Imam Aliut (pqmt).


- VAZHDON -