Vasi (i porosituri, i besuari, trashëguesi) është një nga titujt më të spikatur me të cilët njihet Imam ‘Aliu, nje titull ky që i është dhënë atij në shumë raste nga vetë Pejgamberi Fisnik (s.a.v.s), përmendja e të cilave është tema e punimeve të tjera.
Në këtë punim janë cituar disa nga rastet e të referuarit të Imam ‘Aliut si vasi i Profetit (s.a.v.s), nga muslimanët e brezave të parë në pvrgjthësi dhe në vargje poetike në veçanti. Imami Ebu Muhammed el-Hasan, nipi i Profetit (s) dhe princi i rinisë së Xhennetit, mbajti një hytbe kur iu vra i ati, në të cilën tha:
“Unë jam pasardhësi i Profetit dhe i biri i zëvendësit të tij”,
siç e citon Hakimi në f. 172, vëll. III i el-Mustedrek us-Sahihejn. Imam Xha‘fer es-Sadiku, siç citohet në f. 254, vëll. III i Sherh Nehxhul Belagës, në fund të komentit të hytbes kasi’e, ka thënë:
“Edhe para se Mesazhi të bëhej publik, ‘Aliu, në shoqërinë e të Dërguarit të Allahut (s), shihte dritën e dëgjonte zërin.”
Ashtu, ai e citon Profetin (s) me fjalët:
“Sikur unë të mos isha vula e profetëve, ti do të kishe qenë partner në profetësinë time; por, meqë s’mund të jesh profet, ti me siguri je vasi-u dhe trashëguesi i Profetit”, sipas Burejdes.
Një gjë e tillë është e zakonshme në mesin e tërë Imamëve të Ehl ul-Bejtit dhe shihet si një domosdoshmëri nga ata dhe pasuesit e tyre, që nga koha e sahabëve e deri më sot. Selman Farsiu citohet duke pohuar se ai e kishte dëgjuar të Dërguarin e Allahut (s) duke thënë:
“vasi-u im, i besuari im, më i miri pas meje për të ekzekutuar vasijetin tim dhe shlyer borxhet e mia, është ‘Ali ibn Ebu Talibi.”
Ebu Ejjub Ensariu ka transmetuar një hadith ku ai pohon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut (s) t’i thotë Fatimes:
“A nuk e ke marrë vesh se Allahu, i Lartësuari e i Gjithdijshmi, u hodhi një shikim banorëve të tokës dhe e zgjodhi babain tënd si të Dërguarin e Tij, pastaj Ai u hodhi një tjetër dhe zgjodhi burrin tënd, e më frymëzoi të të martoj me të dhe ta marr si khalif ?”
Burejde ka transmetuar një hadith ku ai pohon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut (s) duke thënë:
“Për çdo profet ka një mëkëmbës e trashëgimtar dhe mëkëmbësi e trashëgimtari im është ‘Ali ibn Ebi Talibi”
Dhe të dy hadithet e Ebu Ejjubit dhe Burejdes janë cituar tashmë në Letrën 68. Saherë që Xhabir ibn Jezid el-Xhu‘fi përcillte hadith nga Imami el-Bakir, ai thonte, siç pohohet në biografinë e Xhabirit në Mizan-in e Dhehebiut:
“vasi-u i vasi-ve më ka treguar se...”
Umm ul-Khajri, e bija e Harith el-Barikit mbajti një ligjëratë elokuente në Siffin - duke i nxitur kufasit ta luftonin Mu‘avijen - në të cilën ajo tha:
“Nxitoni, Allahu ju mëshiroftë, për ta përkrahur Imamin e drejtë, vasi-un besnik, siddik ul-ekberin”
Siç e citon hatibi i Bagdadit Imam Ebu’l-Fadl Ahmed ibn Ebu Tahiri, në f. 41 të veprës së tij Belagat un-Nisa’, duke pohuar se burimi i tij është el-Sha‘biu. Kjo është ajo që kanë cituar disa nga të parët, duke e lartësuar rekomandimin në ligjëratat dhe fjalimet e tyre, dhe kushdo që ua studion jetëshkrimet do t’i shohë ata ta përdorin titullin “vasi” për Prijësin e Besimtarëve aq lirshëm sa dhe emrin e kujtdo tjetri, saqë autori i Taxh ul-‘Arus thotë në faqe 392, vëllimi X, duke shpjeguar termin “vasi”: “[Shqiptuar] si gani, vasi është titulli i ‘Aliut, Allahu qoftë razi me të.”
Sa i përket lëvrimit të kësaj teme në poezinë e tyre, ajo nuk mund të citohet këtu e gjitha për shkak të bollëkut, por po citojmë prej saj atë që shërben për të ilustruar çështjen. ‘Abdullah ibn ‘Abbas ibn ‘Abdul-Muttelibi e ka përshkruar atë si:
El-Mugire ibnu’l-Harith ibn ‘Abdul-Muttelibi i tha këto vargje kur po inkurajonte irakenët të luftonin Mu‘avijen në Siffin:
‘Abdullah ibn Ebu Sufjan ibn ul-Harith ibn ‘Abdul-Muttelibi ka thënë:
Ebu’l-Hejthem ibn Tihani, një prej heronjve të Bedrit, thuri vargje për t’i lexuar gjatë Betejës së Devesë në të cilën ai tha:
Khuzejme ibn Thabiti, i dy shehadeteve, hero i Bedrit, recitoi vargje të cilat edhe ai i thuri gjatë Betejës së Devesë, ku tha:
Ai, Allahu qoftë i kënaqur me të, ka thënë gjithashtu:
‘Abdullah ibn Badil ibn varka’ el-Khuzai, një hero ndër sahabë, i cili ra shehid në Siffin megjithë vëllain e tij ‘Abdur-Rahmanin, tha fjalët e mëposhtme gjatë Betejës së Devesë:
Xherir ibn ‘Abdullah el-Bexhli, sahab, i dërgoi ca vargje Shurhabil ibn el-Semtit, ku e përmendte ‘Aliun me fjalët: Mes tërë anëtarëve të fisit të Profetit, Ai është vasi-u i Profetit të Samedit, Kalorësi mbrojtës i të Dërguarit të tij, Në trimëri dhe fuqi nuk ka si ai.
‘Umer ibn Harithe el-Ensari, në një poemë lavdëruese për të birin e Prijësit të Besimtarëve Muhammedin, të njohur më mirë si Ibn el-Hanefijje, tha:
Kur njerëzit i dhanë betimin ‘Aliut pas ‘Uthmanit, ‘Abdur-Rahman ibn Xha’ili thuri këto vargje: Betohem se rreth një njeriu ju jeni bashkuar Shqetësimin e të cilit për fe s’mbet kush pa e dëgjuar, I mbështetur nga Fuqiploti: i virtytshëm, i papërlyer, ‘Aliu, vasiu i të Zgjedhurit, dhe kushëriri i tij më i vyer
Një njeri nga fisi i Azibit tha këto fjalë gjatë Betejës së Devesë:
Ky njeri quhet ‘Ali Profeti e caktoi vasi Ditën e Selametit Profeti i tha ummetit: “Ky është vëllai im! Dhe zëvendësi kur të perëndojë dielli im.” I urti i vuri veshin dhe e nguliti në mendime, I paudhi e harroi dhe e hodhi atë pas shpine.
Gjatë Betejës së Devesë, një i ri nga fisi i Zabbes, i cili ishte në kampin e ‘aishes, doli e tha: Ne jemi bijtë e Dabbes, armiq të atij ‘Aliu Atij që ngaheri njihet si vasi-u Kalorës trim në kohën e Nebiut, Unë s’jam i verbër për virtytet e ‘Aliut, Veç po vajtoj vdekjen e ‘Uthman takiut.
Sa’id ibn Kejs el-Hamadani i cili luftonte në anën e ‘Aliut, tha këto vargje në Betejën e Devesë: Ç’luftë e ashpër që është ndezur! Që ia then shtizat çdo kalorësi, Thoni vasi-ut: Kahtani po vjen i lumtur Thirrini ta ndihmojnë Hamadanin me sa munden Ata janë gjaku i tyre, Ata janë bijtë e tyre.
Zijad ibn Labid el-Ensari, një nga shokët e ‘Aliut, thuri këto vargje gjatë Betejës së Devesë:
Haxhr ibn ‘Adi el-Kindi tha me po këtë rast:
‘Umer ibn Ahxhije thuri një poemë lavdëruese në adresë të Hasanit, e cila u recitua pas asaj të Ibn ul-Zubejrit, gjatë Betejës së Devesë, që thonte:
Zexhr ibn Kejs el-Xhu’fi thuri këto vargje po ashtu gjatë Betejës së Devesë:
El-Ash’ath ibn Kejs el-Kindiu ka thënë:
... dhe gjithashtu: Me lajm nga Imami sapo jemi njoftuar Nga ‘Ali Myrtezai, ‘Aliu nga Hashimi Dhëndri i Profetit (s), viziri i tij i bekuar Më i pari i ummetit dhe kudo më i miri. El-Nu‘man ibn ul-‘Axhlan el-Zarki el-Ensariu tha këto fjalë gjatë Luftës së Siffinit:
‘Abdur-Rahman ibn Thuejb el-Eslemi tha këto fjalë në një poemë që e kërcënonte Mu‘avijen me trupat e tij të Irakut:
‘Abdullah ibn Ebu Sufjan el-Harith ibn ‘Abdul-Muttelibi ka thënë:
Khuzejme ibn Thabiti i dy shehadeteve, ka thënë: Ai është vasi-u i Resulit nga tërë farefisi, Kalorësi i tij mbrojtës mu që nga fillimi. I pari që u fal, atij askush s’ia kaloi Përveç zonjës së zgjedhur që Ai e bekoi. Zafer ibn Hudhejfe el-Esdi ka thënë:
Ebu’l-Esved el-Du‘ali ka thënë:
El-Numan ibn ‘Axhlani, një poet dhe fisnik i ensarëve, tha vargjet e mëposhtmme në një poemë që i drejtohej ‘Amr ibn ul-‘asit, të transmetuar nga el-Zubejr ibn Bakkari në Muveffekijat. Ajo përcillet nga dijetari mu‘tezili në f. 13, vëll. III i Sherh Nehxhul Belagës, por Ibn ‘Abd ul-Berri e citon poemën kur rrëfen biografinë e Numanit në el-Isti‘ab, duke e hequr emrin e dëshmuesit të saj...
..kështu pra, sillen disa (27:34)
El-Fadl ibn el-‘Abbasi i tha këto vargje që citohen nga Ibn Athiri në fund të diskutimit të këtij mbi ‘Uthmanin, në f. 43, vëll. III i Tarikh el-Kamil, duke komentuar se ‘Uthmani është “më i miri ndër njerëz pas të treve nga shtëpia [e Profetit].”
Hasan ibn Thabiti ka recituar vargjet e mëposhtme në të cilat ai e lavdëron ‘Aliun në emër të ensarëve. Ato citohen nga Zubejr ibn Bakkari në el-Muveffekijat dhe përcillen nga Ibn Ebi’l-Hadidi në faqe 15, vëllimi II i veprës së tij Sherh Nehxhul Belaga:
Disa poetë i recituan këto vargje duke iu drejtuar Hasan ibn ‘Aliut, paqe pastë mbi të dy, siç citohet nga Shejh Muhammed ‘Ali Hashshu el-Hanefi el-Sejdaviu në shënimin e f. 65 të librit të tij athar Thevat ul-Sivar, kur diskuton Ganimeten, të bijën e ‘amirit e Mu‘avijen, duke thënë se ajo e recitoi këtë kuplet para Mu‘avijes në një pohim që ajo bëri duke iu përgjigjur fjalëve të tij. Më i nderuari ndër njerëz, i biri i vasi-ut, Nipi i Profetit, biri i ‘Aliut.
Umm Sinani, bija e Khajtheme ibn Kharsha’e el-Methhaxhit i ka recituar vargjet e mëposhtme me elozhe ‘Aliut; ato përmenden nga Imam Ebu’l-Fadl Ahmed ibn Ebu Tahir el-Bagdadi kur diskuton Umm Sinanin në faqe 67 të Belagat un-Nisa’. Ato citohen nga Umm Sinani edhe prej Shejh Muhammed ‘Ali Hashshu el-Hanefi el-Sajdaviut në fund të faqes 78 të veprës së tij athar Thevat ul-Sivar:
Ebu Tammam el-Ta’iu ka recituar këto vargje në një prej poemave të tija që rimojnë me r-të:5 Ju komplotuat ndaj vasi-ut të tij e mashtruat dhe më parë; Ju e gatuat atë si asnjëherë, një dredhi si kjo s’ish parë, Kundër vëllait, dhëndrit të Profetit që kishte marrë Bëma të famshme, kurse kurthet tuaja ia hapën dyert mbarë Fitnes ndaj vëllait të pashoq, dhëndrit... mos shto një fjalë Për Profetin ai ishte si Haruni për Musain e kohëve më parë..
Dhu’bal ibn ‘Ali ka recituar këto vargje në eulogjinë e tij të Prijësit të Martirëve, es-Sejjid ush-Shuhada [Imam Huseinit]:
Kur Ebu’t-Tajjib el-Mutanabbiun e qortuan për ndërprerjen e lavdërimit të tij të Ehl ul-Bejtit, ai u përgjigj, siç shkruhet në divanin e tij, me fjalët: S’kam asnjë pretekst për ta ndërprerë lëvdimin e vasi-ut Nuri i tij mbizotëron, hija e tij zgjatet atë të çdo njeriu: Se kur diçka zgjat, ajo qëndron vetë e s’mund të humbet, Ndriçimi i dritës së diellit kurrë nuk mund të zhduket.
Ai gjithashtu recitoi vargjet e mëposhtme për lavdinë e Ebu Kasim Tahir el-‘Aleviut, siç shkruhet në divanin e tij: Ai është biri i Resulullahit dhe vasi-ut të tij I ngjashëm me ta kur krahasoj me mprehtësi.
Vargje të tilla janë të panumërta, të panumërueshme. Shënime