Thënie të zgjedhura nga Imam Huseini
© dielli.net
09.07.2008

1. Atij që synon kënaqësinë e Allahut, megjithë pakënaqësinë e njerëzve, Ai i mjafton në punët me ta. Por atë që synon kënaqësinë e njerëzve, ndërkohë që Allahu është i pakënaqur, Ai ua lë njerëzve.


2. Për Allah, nuk ka Imam përveç atij që gjykon me Librin (e Allahut), vendos drejtësinë, beson në fenë e Allahut dhe vetëpërmbahet në rrugën e Tij.


3. Kush fillon përpjekjen në kohë pa vend, ose pa qenë i pajisur dhe i përgatitur plotësisht, ose pa patur bërë plane për këtë nuk do t’i jetë i dobishëm të vetëve dhe do vdesë më kot.


4. Ju këshilloj ta ruani devotshmërinë; s’ka dyshim se Allahu ka garantuar për ruajtësin e tekvasë që ta kalojë nga ajo që s’i pëlqen tek ajo që i pëlqen dhe t’i sigurojë furnizim nga ku s’e pret.


5. Ruajuni atyre në mesin tuaj që frikohen se njerëzit mund të dënohen për mëkatet e tyre, por ndihen të sigurtë për mëkatet e veta. Pa dyshim, Zoti i Lavdishëm nuk mund të mashtrohet dhe shpërblimi nuk fitohet ndryshe veçse nëpërmjet durimit.


6. O bir i Ademit! Mendo pak dhe pyet veten: ku janë mbretërit dhe perandorët e botës? Ku janë ata që ngritën rrënojat, gërmuan kanalet dhe hapën puset, mbollën pemët dhe ndërtuan qytetet? Ku janë ata që grumbulluan pasuri? Atyre iu ndesh të ndahen me pasurinë dhe pronat e tyre e t’jua lënë të tjerëve me mosdëshirë. Edhe ne, këtë fat do kemi.


7. O bir i Ademit! Përfytyro shtratin e vdekjes, varrin tënd, imagjino Ditën e Gjykimit, kur të gjitha pjesët e trupit tënd do të dëshmojnë kundër teje; ditën kur gjunjtë do dridhen, zemrat do ndrydhen në gjokse; ditën kur do të shpalosen të fshehtat, njerëzit do çmaskohen, disa do të jenë të fituar e dinjitozë kurse disa të poshtëruar; drejtësia hyjnore do t’i nxjerrë në shesh veprat.


8. O bir i Ademit! Kujtoje vdekjen e baballarëve dhe fëmijve të tu, ku ishin e ku shkuan. Edhe ti do t’u bashkohesh shumë shpejt duke u bërë mësim për të tjerët.


9. Vdekja i është shkruar birit të Ademit në një mënyrë aq të përshtatshme, sa edhe hijeshia e një varëseje në qafën e një vashe. 1


0. O njerëz, dijeni se kjo botë është vendi i vdekjes!


11. Nuk njoh shokë më besnikë se shokët e mi e as familje më të nderuar dhe të dhimbsur se e imja. Allahu jua shpërbleftë favoret tuaja ndaj meje.


12. Zoti i madhëruar i lartëson shërbëtorët e Tij për durimin dhe qëndresën e tyre para vështirësive.


13. Dijeni se, vërtet, ëmbëlsia dhe idhtësia e dynjasë janë veçse ëndrra. Ndërgjegjësimi është vetëm në ahiret. Ngadhënjyesi është ai që fiton ahiretin dhe mjerani është që bëhet mjeran në të.


14. Lavdërimi i takon Zotit, që krijo botën dhe e bëri shtëpi të shueshme, të paqëndrueshme dhe të pasigurtë, banuesit e së cilës s’reshtin së ndryshuari dhe kaluari ngritje e zbritje. Mjeranët e vërtetë janë të mashtruarit nga kënaqësitë dhe joshtjet kalimtare të kësaj bote.


15. Bëj durim o bir fisnikësh! Vdekja është veçse një urë që të çon nga mjerimi dhe humbja, në Xhenetin e gjerë dhe bekimet e përjetshme. A ka, atëherë, ndonjë ndër ju, të cilit s’i pëlqen të transferohet nga burgu në pallat? Për armiqtë tuaj vdekja është e kundërta: kalim nga pallati në burg, për t’u torturuar. Im atë më ka treguar se Pejgamberi (s.a.v.s) ka thënë: ‘Vërtet, kjo botë është burg për besimtarin e parajsë për jobesimtarin. Vdekja është urë që i shpie disa në parajsën e tyre e disa në ferrin e tyre.’ Kurrë nuk kam gënjyer e as s’më kanë gënjyer.


16. Ata që synojnë favorin dhe kënaqësinë e Zotit, edhe përkundrejt zemërimit të njerëzve, Zoti do t’i bëjë të mos ua kenë atyre nevojën. Por ata që fitojnë kënaqësinë e njerëzve duke zemëruar ndërkaq Zotin, Fuqiploti do t’i bëjë të varur nga ata.


17. Pasuria më e mirë është ajo, me të cilën njeriu mbron emrin dhe dinjitetin e vet.


18. (Meqë kjo botë është e shueshme) përfytyroni sikur ajo s’ka qenë ndonjëherë; dhe (meqë ahireti është i përjetshëm) mendojeni sikur ai ka qenë gjithmonë.


19. Pasha shpirtin tim: Imam s’mund të jetë askush përveç atij që sundon sipas Kur’anit, ngrihet për drejtësinë, i përngjitet fesë së drejtë dhe u përmbahet këtyre për hir të Zotit.


20. Adhuruesit e sinqertë të Zotit do të shpërblehen shumë më tepër se ç’kishin dëshiruar e madje më tepër se ç’meritojnë.


21. shoqëria me njerëzit e prapë është ligësi dhe ndenja me njerëz të shthurur shkakton dyshime në vetvete.


22. Kushdo që vjen te ne do të gjejë të paktën njërën nga këto katër gjëra: arsyetim të shëndoshë, gjykim të ndershëm, një vëlla të gjindshëm dhe shoqërinë e të diturve.


23. Imam Huseini i tha një njeriu, që po përgojonte dikë në prani të tij: boll me këtë veprim të ulët, se përgojimi yt do të jetë ushqim për qentë në ferr.


24. Nganjëherë Zoti i Madhërishëm e mbulon dikë me begati e favore, duke e privuar ndërkaq nga bekimi i të qenit mirënjohës; ja se si i sprovon Ai të vdekshmit.


25. Koprracët që kursejnë edhe në selam janë më mjeranët.


26. Imam Huseini iu drejtua njëherë të birit, Ali Zejnu’l-Abidinit, me fjalët: ‘Biri im, ruaju nga të shtypurit e atij që s’ka mbrojtës tjetër veç Zotit.’


27. Shmangni kërkimin ndihmë nga kushdo tjetër, përveç këtyre tre njerëzve: fetarit, bujarit e fisnikut. Fetarit për frikën e tij nga Zoti, bujarit për bujarinë e tij dhe fisnikut për dinjitetin e tij; ata nuk do ju lënë në baltë.


28. Ndër shenjat e fitimit të miratimit dhe pranimit të Zotit të Madhërishëm është shoqërimi me të diturit. Ndër shenjat e injorancës është të luftuarit ndaj besimtarëve. Dhe ndër shenjat e të diturit është se ai mendon para se të flasë dhe i njeh mirë dijet e kohës.


29. Shmangni veprimet për të cilat mund t’ju duhet të kërkoni ndjesë më vonë! Sepse besimtari nuk lëndon e as nuk shfajësohet, ndërsa hipokriti lëndon dhe kërkon falje gjithnjë.


30. Kur një i varfër ju kërkon ndihmë, krenaria e tij lëndohet. Mos i jepni, pra një goditje tjetër, duke e lënë atë në baltë.


31. Kushdo që na do për hir të Zotit, ne do t’i bashkohemi me të Pejgamberit (s.a.v.s) si këto (dhe bashkoi dy gishtat). Dhe kushdo që na do për këtë dynja do të shpërblehet vetëm në këtë botë, që përmban edhe njerëz të mirë edhe të këqinj.


32. Në dëshpërim dhe qorrsokak mund t’ju shpëtojë vetëm arsyeja dhe maturia.


33. Bonjakët janë jetimët e Familjes së Muhammedit (s.a.v.s.). Kujtdo që merr një jetimin tonë nën mbrotje dhe e udhëzon, Zoti i Madhërishëm do t’i thotë: ‘O robi Im bjar, meritove bereqetin Tim.’ Atëherë Ai do t’i udhërojë engjëjt t’i ndërtojnë njëmijë vila, për çdo fjalë që i kamësuar.


34. Të mos ishte për përmbushjen e të drejtave të vëllezërve tuaj muslimanë, do të ishit dënuar për çdo të keqe që bëni. Por Zotii i Madhëruar:


Çfarëdo e keqe t’ju vijë, është për shkak të asaj që keni fituar vetë, e (prapë) Ai fal shumë.


35. Dikush iu drejtua Imam Huseinit: ‘O biri i Pejgamberit! Jam një shi‘a (ndjekës) i yti.’ Imami iu përgjigj: ‘Frikoju Zotit dhe mos e pretendo këtë, përndryshe Ai do të të thotë: gënjeve në çfarë pohove. S’ka dyshim se shi‘itët (ndjekësit) tanë janë ata që i kanë zemrët e pastra dhe të lira nga josinqeriteti e tradhëtia. Më mirë thuaj admirues dhe mik i yni!’


36. Ekzistojnë katër lloje vëllezërish: I pari, që ka dobi për ty dhe për vete; i dyti, që ka dobi për ty; i treti, që është në dëmin tënd dhe, i katërti, që nuk ka dobi as për ty as për vete. E pyetën për kuptimin e tyre, ai u përgjigj: “Vëllai që ka dobi për ty dhe për vete është vëllai që mundohet ta vazhdojë vëllazërinë përmes sjelljeve të mira dhe tenton që të mos përfundojë ajo. Këtu ka dobi për të dy, sepse nëse vazhdon një vëllazëri e tillë do të ëmbëlsohet jeta e të dyve; nëse prishet, të dy do të dëmtohen. Vëllai i dobishëm për ty është ai që e ka larguar veten prej koprracisë dhe tregon intereson për ty vetëm për hir të vëllazërisë dhe pa pasur ndonjë interes prej teje. I tilli është plotësisht në dobinë tënde. Vëllai që është në dëmin tënd është ai që pret rënien tënde në fatkeqësi apo brengë, që i hap sekretet tuaja, që shpif për ty gënjeshtra ndër njerëz dhe që të shikon me xhelozi. Mallkimi i Allahut qoftë mbi këtë vëlla! Vëllai që nuk ka dobi për ty dhe për vete është më i trashi, që Zoti e ka larguar prej mëshirës së Tij. Një njeri i tillë do të afrohet te ti dhe do të shikojë me syrin e koprracisë.


37. Imam Huseini i tha njërit prej ndjekësve të tij: “Kë do shpëtoje më parë - jetën e një të dobëti që po vritet nga një tiran, apo një besimtar të varfër nga ndjekësit tanë që po kequdhëzohet nga një jobesimtar dhe armik i Familjes së Pejgamberit, përmes arsyetmit të shtrembër dhe debatit?” Imami vazhdoi e u përgjigj vetë: “S’ka dyshim se besimtarin e varfër, sepse Zoti i madhërishëm thotë: ‘Ngjallja e një të kequdhëzuari duke e ndriçuar atë është njëlloj me ngjalljen e tërë njerëzve të botës.’


38. Për një mbret, tri janë karakteristikat më të këqija: frika karshi armiqve, shtypja e të dobtëve dhe mosbujaria.


39. Shmanguni nga marrja përsipër e detyrave që janë përtej mundësive të juaja.


40. Mos u mundo me atë që s’mund ta kesh.


41. Mos harxho më shumë sesa fiton.


42. Mos prit të shpërblehesh me më shumë se ç’meriton.


43. Mos u kënaq me tjetër, përveç asaj që ke fituar në bindje të Allahut.


44. E pyetën Imam Huseinin: “A është xhihadi sunnet (i preferuar) apo farz (detyrim)?” Imami u përgjigj: “Xhihadi përbëhet prej katër pjesëve: dy janë farz, e treta është sunnet që kryhet me farzin dhe e katërta sunnet. Njëra prej farzeve është mbrojtja e epshit prej mëkateve e ky është xhihadi më i madh. Farzi i dytë është lufta me jobesimtarët. Syneti që kryhet bashkë me farzin është ky: Xhihadi kundër armikut është farz për tërë ummetin. Nëse nuk e bëjnë këtë, do të arrijë dënimi i Allahut; sigurisht që dënimi do t’i vijë popullit dhe jo Imamit. Dhe, ky xhihad është sunnet për Imamin. Vënia e tij në praktikë bëhet kur Imami bashkë me popullin dalin në luftë me armikun. Xhihadi sunnet është ky: mbajtja në këmbë e një tradite, zbatimi dhe ringjallja e saj. Mundi i dhënë në këtë rrugë është ndër veprat më fisnike, sepse kështu do të ringjallet një traditë e bukur. Hz. Resulullahu (s.a.v.s.) ka thënë:


“Kush e ringjall një traditë të bukur, do të fitojë sevape deri në ditën e Kiametit për aq sa fitojnë sevape të tjerët që veprojnë me atë traditë. Pra, sevapin e njëjtë do ta fitojnë edhe ata që e zbatojnë edhe ai që e ka ringjallur atë traditë.


45. Vërtet, kjo botë është ndryshuar, është bërë e panjohur dhe ia ka kthyer shpinën të gjitha të mirave. Në të është bërë aq e poshtëruar jeta e kullotës në një vend me ajër të rëndë dhe e ujit që ka mbetur në fundin e enës.


46. Njerëzit janë robërit e kësaj bote, ndërsa feja govatë për gjuhët e tyre. Përderisa e sigurojnë jetesën përmes fesë e mbrojnë atë, po kur sprovohen me vështirësi, zvogëlohet numri i njerëzve fetarë.


47. Një person i tha Imamit: “Nëse i bën bamirësi një personi që nuk e meriton, ajo do të humbasë.” Imami iu përgjigj: “Jo, nuk është ashtu. Bamirësia është si shiu që bie mbi të mirët dhe të këqijtë.”


48. Kur Allahu ia merr fuqinë dikujt, nuk do të kërkojë prej tij bindje dhe njëkohësisht do ta largojë edhe barrën e sjelljes së vendimeve prej tij. 4


9. Disa e adhurojnë Zotin duke shpresuar ndonjë gjë prej Tij, ky është adhurimi i tregtarëve. Disa të tjerë prej frikës, e ky është adhurimi i skllevërve. Dhe, disa të tjerë e adhurojnë për ta falënderuar, ky është adhurimi i njerëzve të lirë dhe ky është adhurimi më i virtytshëm.


50. Një person erdhi tek Imami dhe pa e përshëndetur, i tha: “Si jeni? Allahu ju bëftë mirë!” Imami iu përgjigj: “Së pari përshëndetja (selam), pastaj fjala (kelam). Edhe ty të bëftë mirë Allahu!” e shtoi: “Mos i jepni askujt leje për të folur pa ju përshëndetur”.


51. Kur Allahu dëshiron ta bëjë të pavetëdijshëm robin e vet, i jep shumë dhunti dhe pastaj robi nuk arrin ta falënderojë Atë.


52. Një njeri erdhi për të kërkuar ndihmë prej Imamit e ai i tha: “Nuk është e drejtë hapja e gojës përveç nëse ke ndonjë borxh të rëndë, ndonjë kompensim të rëndë që e tejkalon fuqinë tënde ose je nën varfërinë poshtëruese”. Ky njeri i tha: “Gjendja ime është njëra prej këtyre”. Atëherë Imami i dha njëqind dinarë.


53. Imam Huseinin e pyetën për ajetin:


Por për dhuntitë e Zotit tënd prediko pareshtur


Dhe Imami iu përgjigj: “Allahu ka urdhëruar të Dërguarin që të predikojë pandërprerë për dhuntitë e Allahut që ia ka dhënë atij në lidhje me fenë”.


54. Vendstrehimi i besimtarit është Allahu, ndërsa fjalën e Tij e bën pasqyre për vete. Besimtari ndonjëherë vështron vetitë e besimtarëve dhe ndonjëherë vetitë e njerëzve të vrazhdë; i analizon vetitë e tyre dhe si rezultat i kësaj analize arrin ta njohë vetveten më mirë, arrin shkallën e bindjes së sigurt përmes inteligjencës së lartë dhe bëhet më i fuqishëm duke e pastruar epshin e tij.


55. Ruaju nga veprimi që përfundon me kërkimin e faljes, sepse, besimtari nuk kryen krime dhe nuk e bie veten në situatë për të kërkuar falje; dyfytyrëshi kryen krime çdo ditë dhe kërkon falje.


56. Përshëndetja (selami) i ka shtatëdhjetë sevape: - gjashtëdhjetë e nëntë i takojnë atij që përshëndet (që e jep selamin) dhe njëri shkon tek ai që e pranon përshëndetjen. 57. Ai që pretendon të arrijë diçka duke i bërë padrejtësi Allahut, do të largohet nga ajo që shpreson dhe do t′i afrohet asaj që i frikohet.