Ibadeti i Imam Zejnul Abidinit
Br. HK Ali
18.04.2008

Përmbajtja:
Ndodhia 1

Ndodhia 2
Ndodhia 3
Ndodhia 4
Ndodhia 5
Ndodhia 6
Pasqyrimi mbi ibadetin tonë krahasuar me atë të Imamit (A) 
Zgjidhjet e sugjeruara 


 Në emër të Atij, Mirëbërësit, të Mëshirshmit. Të dashur lexues, Selamun ‘Alejkum.


Sot është 25 Muharrem 1416 Pas Hixhrit. Sot muslimanët shi’it? po përkujtojnë shehadetin e Imam ‘Ali Zejnul ‘Abidinit. Titujt e tij Zejnul – ‘Abedin (stolia e adhuruesve) dhe Sejjid es-Saxhidin (kryesuesi e atyre që përulen) tregon se ai ishte një adhurues i madh.


Do të doja ta shfrytëzoj këtë rast për të folur për ibadetin e madh (adhurimin) e Imamit tonë të katërt dhe të reflektoj arsyet e mundshme pse disa nga ne nuk e gjejnë shijen dhe kënaqësinë në adhurimin e të Plotëfuqishmit.


Pse nuk kënaqemi duke bërë salaat (lutjet e obliguara dhe të rekomanduara), duke bërë Dua (duke iu lutur dhe duke i drejtuar lutje të Plotfuqishmit) dhe tilava (duke lexuar nga Kurani i Shenjtë) ashtu siç bënë Profeti i Shenjtë (s) dhe Imamët (a)? Më lejoni të filloj duke treguar disa ndodhi nga jeta e Imam as-Sexhxhad (a).


Ndodhia 1


Shejh el-Mufid tregon në Kitaab al-Irshaad se një herë Imam Ebu Xha’fer Muhamed el-Bakir vizitoi babain e tij Imam ‘Ali bin al-Husein. Ai pa se Imam Sexhxhadi kishte arritur një gjendje të padëgjuar ibadeti. “Fytyra i ishte zbehur nga pagjumësia; sytë i ishin ënjtur nga vajtimi; balli e hunda i ishin mavijosur nga sexhdet e zgjatura; dhe këmbët dhe nyjet e këmbëve ishin enjtur duke qëndruar në salaat”. E tillë ishte gjendja e Imamit tonë të katërt gjatë adhurimit sa që Imami yni i pestë thotë se atë nuk mund ta ndihmonte shpërthimi në lot. “Vajtova nga keqardhja që ndjeva për të”, komentonte Imam el-Bakiri. Kaluan disa kohë përpara se Imami të kuptojë se djali i tij kishte ardhur duke e parë atë, Imam as-Sexhxhad kërkoi dorëshkrimet që përshkruajnë ibadetin e madh të Imam Ali bin Ebi Talib (a). Imami i katërt lexoi diçka nga ai dhe e lëshoi nga duart duke komentuar me zemërim: “Kush e ka forcën të adhurojë si Ali b. Ebi Talibi”?


Ndodhia 2


Shejh al-Tusi shkruan se një herë Abu Hamza al-Thumaali e pa Imam Ali ibn el-Huseinin duke u falur dhe manteli i rrëshqiti nga shpatullat. Imami nuk e rregulloi. Pas lutjes Abu Hamzai e pyeti për këtë. Imami iu përgjigj: Mjerë ju, a nuk e dini para kujt qëndrojmë (Vaj heke. Atadari bejna jadej men kuntu)?


Ndodhia 3


Thuhet se Imam Sexhxhadi bëri njëzet haxhe çdo herë duke udhëtuar në këmbë deri në Mekë.


Ndodhia 4


Imami i katërt kishte një fermë të madhe me pemë hurme. Ai fali dy rekate për çdo peme hurme.


Ndodhia 5


Ushtrimi i përditshëm i salatit. Babai i tij Imam Muhamed al-Bakir (a) pohon: “Ali b. al-Husayn falte një mijë rekat gjatë ditës dhe natës. Era e lëkundte (trupin e tij) përpara si kalli misri”. Raporton al-Mufidi në al-Irshaad.


Ndodhia 6


Stili i lutjes së tij është i mirënjohur për të gjithë ne që kemi pasur rast të lexojmë duatë e tij të famshme në AL-SAHEFAAT AL-SEXHXHADIJJEH. Ju ftoj të gjithë të studjoni, ose t’i hidhni një shikim të shpejtë Duasë Abu Hamzan al-Thumalee që gjindet gati se në të gjitha librat që flasin për A’maal-in e Shenjtë të Ramazanit.


Pasqyrimi mbi ibadetin tonë krahasuar me atë të Imamit (A)


Kur them ibadetin tonë, nuk dua të them se çdo njeri nga ju ofron salaat të tillë. Nënkuptoj disa njerëz të pafatë, këta shërbyes të përulur dhe të mjerë të Ehl ul-Bejtit pa përjashtim, të cilët i konsiderojnë tipet e ndryshme të adhurimit, ngarkesë dhe ndonjëherë madje harxhim kohe dhe energjie.


1. Është deklaruar se stili i jetës sonë është më i zënë dhe më i angazhuar se sa ai i prindërve dhe gjyshërve tanë. Ne kemi më shumë për të bërë dhe shqetësohemi më shumë në krahasim me stërgjyshërit tanë. Ata mes jush që jetojnë në qytete të mëdha, për shembull, kalojnë me orë të tëra në punë, në qendrat islame dhe duke u kujdesur për punët e shtëpisë.  Shembull tjetër, shoqëria dhe sistemi i familjes së zgjeruar nuk kujdesen më për fëmijët tanë t’i ndihmojnë ata të ndjekin Islamin dhe të kenë moral të mirë.  Ne duhet të harxhojmë shumë mund dhe kohë për të mësuar (ta’lim) dhe edukuar (terbijeh) fëmijët.  Si rezultat: ne ndonjëherë besojmë se duhet të shkurtojmë ibadetin tonë në minimum.  Ne insistojmë të kufizohemi me atë që është vaxhib ose farz.  Çdo Imam Jamah-ut ose një Alim që zgjat lutjet dhe ritualet e tjera konsiderohet si jashtë mode.  Imam al-Sexhxhad thoshte shumë lutje mustahab (shtesë). Imami gjithashtu duhej të kujdesej për anëtarët e familjes së tij (15 fëmijët), të varfërit dhe nevojtarët, biznesin e tij gjithashtu, (fermat me hurma).  Thuhet se ai blinte qindra sklevër të cilët i ushqente, i veshmbathte, i strehonte dhe i ushtronte ata dhe pastaj i lironte. Të gjitha këto kërkonin pasuri. Ai punonte dhe i kursente këto para.


2. Ne jetojmë në një botë të preokupuar me zbulimin e veglave dhe pajisjeve për të lehtësuar stilin e jetës sonë. Kjo sigurisht nuk është e kundërshtueshme (me një kufi). Por lehtësimi dhe komoditeti në kryerjen e aktiviteteve të ndryshme ditore ka mbytur ibadetin tonë ndonjëherë. Ne do të donim t’i bënim gjërat më lehtë dhe më mirë kur vjen puna e adhurimit. Ne do të donim të ofronim salaatin tonë në vende të gjëra që kanë kondicioner, freskuese, qilima të mirë etj. Gjithashtu (ritualet) A’maal që kryejmë në grumbull vetëm një herë në vit duhet të shkurtohen sa më shumë që është e mundur. Shpesh ka kërkesa se pse nuk themi 10 minuta selam dhe la’nat (mallkimet për të këqinjtë që ishin përgjegjës për masakrën e Qerbelasë) në vend të recitimit 100 herë për festën e ashures. Është e arsyeshme nëse kërkesa e tillë është në të mirë të gjendjes së dobët të të moshuarve, hendikepëve ose prindërve që duhet të kujdesen për fëmijët e shumtë. Megjithatë kërkesa të tilla në mënyra të ndryshme vijnë nga anëtarët e rinj dhe energjik të komunitetit! Pse do të shkonte Imam Sexhxhadi në këmbë në Mekë, duke kaluar shkretëtirat e Arabisë në atë të nxehtë dhe diell përvëlues dhe në largësi të madhe? Pse të duronte të gjitha ato vështirësi dhe mundime? Ai mund të zgjidhte të paktën deve në vend të kuajve? Ndoshta donte të demostronte se kur shkon te Shtëpia e Zotit, njeriu duhet të marrë rrugën më të përvuajtur e më të poshtëruar. Apo kjo ishte për të treguar se kur je mirënjohës (bën shukr) për favoret e pandërprera nga Zoti njeriu duhet gjithashtu t’i japë pak kohë dhe të mundohet kur adhuron Mbështetësin? Pse duhej të qante Imami aq shumë sa sytë t’i lëndoheshin? A ishte nga nderi dhe frika për të Plotëfuqishmin? Mbi të gjitha Kurani deklaron se më të druajturit nga krijesat e Zotit janë dijetarët (35:28). Në të vërtetë Imami ishte i shkolluar dhe duhet ta ketë ndjerë se ai nuk ishte në gjendje ta adhurojë Krijuesin dhe Siguruesin e tij në atë mënyrë që i përshtatet Atij. Imami kaloi orë të tëra duke bërë adhurim sepse ai ndjente kënaqësi në të. Ndoshta ai kishte shijuar kënaqësinë shpirtërore dhe donte më shumë nga ajo? A gjejmë ne kënaqësi vëllezër dhe motra të dashura, duke bërë salaatet tona? A është magjepse kur vjen koha e salaatit apo ngarkesë? A është salaati një rast i mirë për të komunikuar me Mbretin e mbretërve apo realizimi i një obligimi që përfiton nga ne?


Zgjidhjet e sugjeruara


Si mund të gjejmë gjithashtu kënaqësi në ibadet? Si mund të kënaqemi gjithashtu duke bërë salaat? Çfarë mund të bëjmë që të mund të koncentrohemi në salaatin tonë që të ndjejmë se me të vërtetë jemi duke adhuruar Krijuesin në vend të thjesht kryerjes së një rituali?


1. Ne e mendojmë dhe e bluajmë në mendje krijimin tonë. Arsyeja e parë e krijimit është përmendur në Kuran (51:56). Zoti nuk na krijoi neve dhe xhinëve vetëm për adhurimin e Tij. Sigurisht Ibadeti ka kuptim të gjerë dhe të pasur. Ai mbulon kryesisht të gjitha ato veprime të kryera për t’iu lutur Zotit të Gjithfuqishëm.Por sigurisht ai mbulon veprimet e adhurimit siç janë: salaati, duaja dhe tilawah.


2.Pasqyroni adhurimin e madh të Profetit dhe të Imamëve. Lexoni dhe rilexoni librat që përshkruajnë ibadetin e jashtëzakonshëm të atyre që ishin më afër mëshirës së të Plotfuqishmit. Gjithashtu frymëzohuni nga adhurimi i bërë nga robërit e tjerë të Zotit.


3. Në gjuhën Kuranore Zoti shpesh i referohet robërve të Tij të dashur me fjalët e tilla: “lutësit e Mi” (2:186) ose “lutësit e sinqertë të Zotit” (37:40, 74, 128, 160, 169). Në persishte dhe urdu robi i Zotit quhet: “Banda-e-Khuda”, fjalë për fjalë do të thotë ai që lut (bën bandaghi) Zotit.


4. Mos iu dorëzo veseve (fjalëve të shejtanit, pëshpëritjeve djallëzore), mendimeve të këqia e dyshimeve të panevojshme. Mendimet dhe dyshimet si për shembull: adhurimi i tepërt është nënkuptuar vetëm për ata që nuk kanë asgjë tjetër për të bërë, adhurimi i tejzgjatur i Zotit është harxhim kohe dhe energjie, një i ditur ka gjëra më të rëndësishme për të bërë përveç adhurimit, ibadeti është mjet për takwa (devotshmëria e frika ndaj Zotit) dhe tani që disa nga ne e kanë arritur atë nuk na duhet të kthehemi pas, ne nuk jemi Masumin (të pagabueshmit) prandaj ne nuk na duhet t’i imitojmë ata, ne jemi më mirë se të tjerët që nuk luten aspak, adhurimi i tejzjatur dhe i devotshëm është i huaj për Islamin që është paraqitur nga të huajt, etj.


5. Para se të fillojmë lutjet tona të obliguara duhet të kalojmë pak kohë ose në dëgjimin e recitimeve kuranore ose duke falur nafile, kështu që mendjet tona do të qetësohen dhe ne do të jemi në gjendje të koncetrohemi më mirë në salaat.


6. Koha që kemi për adhurim duhet t’i përkushtohet në tërësi qëllimit. Gjatë kësaj kohe ne nuk duhet të ndërhyjmë me aktivitete të tjera si për shembull të përgjigjemi në telefon, pejxherëve, të luajmë me fëmijët tanë ose duke u marrë me punët e shtëpisë. Ne ia përkushtojmë veten tonë fizikisht dhe mentalisht adhurimit të Krijuesit të Plotfuqishëm dhe Mbështetësit.


7. Vazhdimisht vlerësojmë veten. Pse ne nuk gjejmë kënaqësi dhe nuk kënaqemi në adhurimin që të tjerët gjejnë? A është për shkak të shoqërisë që mbajmë me njerëzit që janë skeptik? A është për shkak të literaturës që lexojmë ose programeve televizive që shikojmë? A është në llogari të lidhjes me gjërat materiale? Apo a është për shkak se nuk kemi dhënë mendim serioz për këtë aspekt? Sepse kënaqësia në adhurim është sigurisht atje. Të tjerët e gjejnë atë dhe përfitojnë nga ajo. Masum?t (a.s.) e shijonin atë. Kur vinte koha e lutjeve për shembull, Profeti i Shenjtë e pyeste Bilalin (Muezinin) “thirr per mua, o Bilal”, në vend të “shko dhe thirr Ezan o Bilal”. Kontribuar nga Br. HK Ali.