Njeriu dhe Islami
DR. Ali Sheriati
19.07.2007



PIRAMIDA E SOCIOLOGJISĖ KULTURORE



Zonja e Zotėrinj: sonte do tė doja tė propozoj njė metodė mė tepėr se sa njė tezė, lidhur me njohjen e problemeve siē janė religjioni, shoqėria, mendimtari i lirė dhe roli i tij special nė shoqėrinė dhe marrėdhėniet ndėrmjet Lindjes e Perėndimit; gjėra kėto, qė e preokupojnė rininė e kohės sė sotme. Pasi edhe ne bėjmė pjesė nė marrėdhėniet ndėrmjet Lindjes dhe Perėndimit, duhet edhe ne ta definojmė pozitėn tonė. Metoda ime e sotme pėrbėhet nga shpjegime dhe analiza tė problemeve historike, si edhe nga njė pasqyrė e mendimit dhe e evoiucionit kulturor nė periudha tė ndryshme historike.

Ēdo mėsues ka njė metodė tė posaēme tė dhėnies sė mėsimit e tė tė mėsuarit tė nxėnėsve. Pasi kam ligjėruar historinė e religjionit dhe sociologjinė kulturore, formulova njė metodė pėr tė shpjeguar evolucionin historik tė tė menduarit nė epoka tė ndryshme tė historisė njerėzore. Kjo metodė mund tė na ndihmojė mjaft, pasi shumica e problemeve pėr tė cilat do tė diskutohet ndoshta edhe nuk do tė kuptohet pa ndihmėn e saj.

Do tė doja ta perceptoni pėr njė moment historinė e qytetėrimit dhe kulturės prej njė epoke nė tjetrėn, si edhe tė kalimit tė njėrit sistem social nė tjetrin. Me kėtė ndryshim (kalim) nėnkuptoj njė pėrmbledhje tė posaēme kronalogjike, apo njė epokė historike nė tė cilėn njeriu i ka karakteristikat e tij tė posaēme, si edhe njė stil jete tė pėrgjithshėm, nė veēanti pėr ēdo individ. Nė njė periudhė tė tillė tė gjithė njerėzit kanė karakteristika apo tipare identike.

Nė kohėn tonė jetojmė nė mes njė kundėrthėnieje tė pėrforcuar (tė intensitetit mė tė fortė). Nėse e injorojmė dhe nuk pėrpiqemi ta zbulojmė, ta ndjejmė, ta analizojmė, dhe/ose ta kuptojmė kėtė, e si pasojė tė mos mund tė vendosim se ē'tė bėjmė dhe si ta bėjmė zgjedhjen, faktikisht jemi tė aftė vetėm tė jemi viktima tė lojėrave, dredhinave dhe veprave tė "artistėve", qė janė tė zėnė duke pėrpiluar skema (skica) tė ndryshme. Posa tė vendosim tė zgjedhim (ashtu si njerėzit e zgjedhin fatin e tyre personal), mund ta quajmė veten qenie njerėzore dhe ta luajmė rolin tonė tė mendimit tė lirė nė periudhėn tonė. Pėrndryshe, nėse jemi tė pavetėdijshėm e tė verbėr, do tė jemi lojė nė duart e fatit.

Kundėrthėnia, faktikisht, ėshtė kjo: si jetojnė dhe mendojnė qeniet njerėzore, qė janė lindur nė kėtė periudhė historike nė kėtė qosh tė botės, ashtu edhe ne jemi nė kontakt me masat e gjera, me historinė, kulturėn, religjionin nė tė kaluarėn, dhe kushtet tona tė veēanta sociale (tė gjitha kėto kanė lidhje direkte me Lindjen, fenė Islame, me njė histori tė kaluar dhe me njė traditė e kulturė tė veēantė). Por, pėrsėri, rinia jonė e ngritur dhe e arsimuar e merr shkollimin nga Perėndimi (tė zier e tė gatuar nė Perėndim) njėsoj si ushqimin e konservuar. Kėto paketa qė vijnė nga Perėndimi hapen, gėlltiten ashtu tė nxehta pa u shikuar e pa u kontrolluar.

Kėta faktorė e lidhin rininė tonė me atė qė quhet shpirti i shekullit tė njėzetė. Njė shpirt, i cili ėshtė qindpėrqind Perėndimor, i pėrmbushur me histori, probleme, dhe me kontradikta; - dhe me rendin klasor Perėndimor.Pasi shpirti Perėndimor mbizotėroi botėn, Perėndimi spontanisht ua imponoi rolin e tij, mendimet dhe besimet e tij, bile edhe shijet e tij artistike popujve joperėndimorė. Sipas kėsaj, nga njėra anė i kemi rrėnjėt thellė nė Lindje (feja Islame dhe historia jonė), kurse nė anėn tjetėr, degėt tona qė s'kanė asgjė tė pėrbashkėt me Perėndimin, janė zgjatur kah shiu Perėndimor. Kėshtu, si njė dru, degėt tona janė tė lidhura me Perėdimin, kurse rrėnjėt tona janė tė lidhura me Lindjen. Pasi nuk e kemi lehtė tė zgjedhim njėrėn prej kėtyre dy alternativave, ėshtė e obligueshme tė bėjmė njė analizė tė vetėvetėdijshme tė kėsaj kundėrthėnieje me besimin. Lidhur me kėtė, duhet tė vendosim se me cilėn kontradiktė jemi zėnė (kapluar). Pasi mendimtari Perėndimor asnjėherė nuk ka qenė i zėnė (si nė kurth) nė njė kontradiktė tė tillė, ai asnjėherė nuk ka qenė i detyruar tė vendosė se ē'tė bėjė me atė. Kėtu duhet tė ceket se roli special dhe i posaēėm i mendimtarit tė lirė (qė ėshtė nė lidhje direkte me shoqėritė Lindore, posaēėrisht me ato Islame) do tė bėhet mė i qartė dhe mė i dukshėm. Nėse njė person i tillė do ta marrė formėn e tij me modele tė tilla tė eksploatuesve, qė i ofrohen atij, ai ende do tė mbetet mendimtar i lirė; por mė nuk do tė mund tė luajė njė rol efektiv nė shoqėrinė e tij Lindore. Si njė individ i arsimuar, njė shkencėtar, dhe anėtar i shoqėrisė sė tij (qė ka arritur deri te njė vetėdije), qė do tė luaj njė rol tė pėrafėrt me profetin pėr gjeneratėn dhe epokėn e tij, ai do tė jetė i paralizuar, i tjetėrsuar, i egėr, i papjekur dhe i panjoftuar me kushtet speciale nė tė cilat jeton dhe rrėnjėt nga tė cilat ushqehet shoqėria e tij.

Nė njėrėn anė kemi lidhje religjioze me Lindjen, e nė anėn tjetėr kemi lidhje me Perėndimin, me borgjezinė shkencore dhe materiale qė e formojnė kulturėn e sotme. Situata na ka vėnė nė pragun e nevojave urgjente, njėra ndėr tė cilat ėshtė posedimi i njė njohjeje precize dhe shkencore tė Perėndimit, mė tepėr se sa njė sipėrfaqėsore dhe tė dobėt; - dhe konsumimi i "gjykimeve tė eksportuara" (kjo ėshtė e ngjashme me mėnyrėn se si i konsumojmė tė mirat industriale). Pėr dallim nga shumė njerėz qė nuk mendojnė ashtu si unė, nuk e mohoj tė imituarit e Perėndimit. Por, besoj se ajo qė konsumohet tani nė emėr tė imitimit nga Perėndimi, ėshtė njė imitim i zbehtė, qė nuk ėshtė i bazuar nė vullnetin dhe zgjedhjen tonė. Si pasojė, ecim nėpėr rrugėn e zgjedhur pėr ne nga Perėndimi, nė mėnyrė qė ta plotėsojmė qėllimin e tij.

Ekzistojnė dy Iloje tė imitimit. Njėri ėshtė kur ushtroj njė person tė mė ndjekė verbėrisht, nė njė marrėdhėnie pronar-shėrbetor. Nė kėtė Iloj imitimi kushtet e shėrbimit zgjidhen nga pronari, dhe sa mė tepėr qė shėrbetori tė imitojė, aqė mė tepėr e pėrdėfton shėrbimin e tij. Megjithatė, kam zbuluar se ekziston edhe njė Iloj tjetėr. Me kėtė nuk dua tė them se duhet tė bėhemi tė pavarur pa fituar sė paku njė pavarėsi shkencore, ose ta injorojmė Perėndimin para se tė bėhemi tė vetėmjaftueshėm, ose ta mohojmė tė gjithė civilizimin e sotėm botėror. Jo! Ky ėshtė njė imitim reaksionar dhe i injoron tė gjitha realitetet me tė cilat po ballafaqohemi. Ajo qė dua ta them ėshtė kjo: hajde ta imitojmė, por pėrpara ta dimė se prej ku, nėpėrmjet tė tė cilit Iloj tė tė menduarit, tė rritjes, tė moralit, tė aktivitetit, tė pikėpamjeve, tė vizionit botėror, dhe tė sė kaluarės ky njeri (perėndimor) bėhet shef, nė mėnyrė qė t'i studiojmė dhe t'i dimė shkaqet dhe kushtet me qėllim qė ta imitojmė atė.
Ky lloj i dytė i imitimit ėshtė i kundėrt me atė tė parin, pasi mė shpėton nga shėrbetorllėku, dobėsia dhe rėnia nėn influencėn e huaj. Mė ngren nė pozitėn e pronarit. Njė imitim i profesorit nga studenti i tij ėshtė logjik dhe progresiv, studenti do t'i ndjekė hapat e profesorit, me qėllim qė tė bėhet edhe vetė profesor. Ky imitim ėshtė i nevojshėm dhe konstruktiv, dhe nėse studenti nuk e bėn kėtė ai pėrgjithmonė do tė mbetet injorant.

Por, imitimi i dobėt i shėrbetorllėkut pėr tė cilin flet Franc Fanoni " i ngjan majmunllėkut dhe ėshtė i shėmtuar". Nė kėtė Iloj, sa mė tepėr qė imitojmė, aq mė tepėr do tė vazhdojmė t'i konsurnojmė tė mirat e Perėndimit, duke mbetur kėshtu nėn ndikimin e tij. Atėherė do tė jemi popuj lindorė tė Klasės sė dytė, qė kanė nevojė tė pėrhershme pėr popujt perėndimorė; e si pasojė, do t'i pranojmė Perėndimorėt si racė superiore, e cila ka kulturė superiore, gjykim, standard, moral dhe kasakteristika superiore. Posa Lindja, Muslimanėt, Budistėt, Iranianėt, etj., tė pranojnė se raca Perėndimore ėshtė superiore dhe mund tė mendojė mė mirė, atėherė ka garantuar mizerien dhe mjerimin e vet. Pasi ēkado qė tė bėjė raca superiore ėshtė e pagabueshme, pa probleme, dhe mund tė imitohet, atėherė do tė kemi edhe model dhe kritere selektive /pėr racėn inferiore qė ta ketė si model atė superioren.

Pėr fat tė keq, ca tė ashtuquajtur mendimtarė tė lirė Lindorė, dhe udhėheqės siē ėshtė Iraniani Teghi Zadeh gjatė kthimit tė tij nga Evropa ai u tha njerėzve: "Ju ka mbetur vetėm njė mėnyrė: tė Evropizoheni qė nga gishtat e kėmbėve e deri te flokėt". Ja kjo ėshtė njė Iloj thirrjeje qė individė tė tillė e bėnė publikisht nė mbarė Lindjen dhe nė shtetet Islame (Turyia ėshtė shembull konkret), posaēėrisht nė vitet e fundit. Tė gjithė zėrat vinin nga njė burim; atė pėr tė cilin vetė Sartri flet nė "Tė mallkuarit e tokės":

"Nė shekullin XIX, epokėn e artė tė kolonizimit, i sillnim kėta pseudo - mendimtarė tė lirė afrikanė, aziatikė, amerikanė tė Amerikės Latine nė Evropė dhe i shetisnim nė Lisbonė, nė Paris, nė Londėr, dhe nė Amsterdam. Pas disa muajsh zbavitjeje dhe mėsimit tė ca gjesteve, vallėzimit, ndryshimeve tė vogla tė theksit, tė jetės moderne dhe tė mendimeve tė ndryshme, pėrsėri do t'i kthenim prapa nė tokat e tyre. Kur do tė ktheheshin kėta njerėz, do ta konsideronin veten si racė superiore dhe do tė ndėrmerrnin aksione duke mbajtur fjalime tė ndryshme. Kėta njerėz nuk ishin vetėm kremi i kolonizuesit, por po ashtu edhe urė pėr t'ua transferuar dėshirat tona njerėzve tė tyre.

Edhe para kėsaj, shumė mendimtarė tė lirė ishin viktima tė Vestomanisė. Pėr shembull tregimi i Petrit tė Madh ėshtė shumė qesharak. Studioi nė Holandė dhe u bė njė mendimtar i lirė. Ai ēdoherė mendonte se pėrse njerėzit e tij nė Rusi ishin aqė tė prapambetur (se Irani e mundi Rusinė disa herė), derisa evropianėt, posaēėrisht holandezėt, ishin tė qytetėruar dhe kėnaqeshin nė konforitet dhe pasuri. Pas pak kohe hulumtimi dhe kėrkimi, ai e gjeti pėrgjigjen - mjekrat! Nė Holandė, ai vėrejti se njerėzit rruheshin nė mėngjez, e si pasojė e kėsaj tėrė dita u shkonte me gėzim, kėnaqėsi dhe optimizėm. Sipas kėsaj, ai konkludoi se rrėnja e mjerimeve tė mėdha tė Rusisė gjendej pikėrisht te mjekrat e tyre tė gjata.
Posa erdhi nė fron, ēdokujt i dha urdhėr tė rruhet. Kishte disa qė kundėrshtonin pėr arsye se konsideronin se mjekra ėshtė pjesė integrale e karakterit dhe e religjionit tė tyre. Megjithatė, pas ca pėrpjekjeve, kėrcėnimeve dhe shtypjeve, ai pati sukses qė t'i detyrojė tė gjithė tė rruhen, por rrėnjėt e problemeve tė Rusisė pėrsėri mbetėn tė pandryshuara.

Kėto Iloje tė pseudo-evropianizimeve dhe tė imitimeve evropiane, "qė nga koka deri te kėmbėt" ishin thirrje e njė grupi tė caktuar, qė ishin tė interesuar ta shpėtojnė Lindjen nga prapambeturia. Reagimi respektiv i kėsaj ishte njė imitim anti-Vesternian, qė inkurajonte nė kėtė mėnyrė: "Mjaft e zgjodhėt Perėndimin, injoroni atė, qė tė mbeteni tė burgosur nė shtėpizat si dhe nė paragjykimet tuaja; vazhdoni tė besoni nė traditėn tuaj, dhe lani duart prej tė gjitha manifestimeve Perėndimore". Kėto Iloje tė pėrgjigjeve ishin reaksionare dhe devijante, ndaj kishin pėr qėllim qė ta mbajnė Lindjen vazhdimisht nė rendin feudal, i cili ishie mė i dobėt se pėrpara (duke u bazuar nė prodhimin bujqėsor dhe nė mėnyrėn e prapambetur tė jetesės).

Sipas kėsaj, duke marrė parasysh faktin se qė tė dy motot qenė tė kundėrta, nga tė dyjat kishte fitim eksploatimi Perėndimor nė shekullin XVIII, XIX dhe nė fillim tė shekullit XX. Kėta pseudo-Evropianė ishin pagimtarė tė eksploatimit qė qenė tė fshehur nėn maskėn e qytetėrimit, modernizimit dhe shkencės. Pėrveē kėsaj, ata ishin mbrojtės konzervativė tė prapambeturisė, dhe njerėz inertė, tė cilėt e patėn vėnė maskėn e religjionit, shenjtėsisė, moralit, spiritualitetit dhe bujarisė! Si pasojė e kėsaj, iranianėt e arsimuar evropianisht, u ngritėn kundėr tė arsimuarve Nexhefianė, dhe filloi lufta, rezultati i vetėm i sė cilės qe krijimi i atmosferės qė mendjet tė mos bėnin njė luftė revolucionare dhe antieksploatuese. Ajo do tė ishte njė luftė nė tė cilėn, pavarėsisht se cila anė do tė fitonte, njerėzit do tė ishin viktima; gjė qė po e shohim tani! Megjithatė, nga kėto njerėz tė arsimuar nė Perėndim, doli njė grup (i mendimtarėve tė lirė), radhėheqės tė lėvizjeve tė ndryshrne antikolonizuese, mobilizuese, dhe lėvizjeve tė zgjimit tė pėrgjithshėm tė popullatės. Kėta individė, dolėn nga zemra e predikuesve muslimanė si pėr shembull Sejjid Xhemali. Papritmas, shpirti i Zotit fryu nė skeletet e fosilizuara tokėsore tė kėtyre njerėzve spiritualė.

Mendimtarėt e lirė tė lartėpėrmendur kanė arritur njė shkallė tė vetėvetėdijes dhe e kanė gjetur nevojėn edhe tė ngopjes me rrėnjėt e Lindjes, edhe tė zgjedhjes dhe tė ballafaqimit me realitetet e obligimeve tė sotme botėrore. Pėrveē kėsaj, kėta mendimtarė tė lirė kanė gjetur njė mėnyrė tjetėr pėr njerėzit e tyre: qėndroni me strukturėn tuaj kulturore. Duke u konfrontuar me Perėndimin (jo me qėllime tė kėqia), bėni zgjedhjen tuaj nė mėnyrė mė tė vetėdijshme dhe tė pavarur; por jo vetėm duke ndjekur diēka verbėrisht, por edhe si njerėz qė e njohin plotėsisht kulturėn dhe racionalitetin personal. Merre tani Lindjen dhe udhėhiqe nėpėr rrugėt e njėjta, nė tė cilat Perėndimi e ka arritur kulminacionin e fuqisė sė tij. Kjo nuk ėshtė as imitim e as flakje absolute e imitimit. Kėsaj mė tepėr i thonė njė imitim i vetėdijshėm; njė proces progresiv pėr tė ditur se zgjidhje tjetėr nuk ka, veē asaj se ēdo njeri duhet tė kalojė nėpėr to, me qėllim qė ta ēelė rrugėn. Prandaj nuk duhet as tė sillemi si tė verbėr, e as ta pėrqafojmė kulturėn dhe qytetėrimin agresiv Perėndimor pa kritere. Duhet t'i analizojmė "gjėrat" me vėmendje. Me njė fjalė, nėse anojmė kah Perėndirni, atėherė do tė na zėnė nė kurth, e do tė na gėlltisin. Por, nėse e marrim inat, do tė na thėrrasin reaksionarė dhe do tė na befasojė sulmi pas shpine.

Ėshtė fakt i gjallė se tani qėndrojmė pėrballė Perėndimit. Ēdo minut dhe ēdo sekondė e tė menduarit, dhe format e ndryshme tė tė jetuarit si ato materiale, shpirtėrore, artistike, letrare, bile edhe standardet morale, po vijnė drejt nesh. Sipas kėsaj, ėshtė e nevojshme ta njohim Perėndimin dhe mėnyrėn se si e ka arritur pozitėn nė tė cilėn gjendet sot. Analiza shkencore e kėsaj ēėshtjeje do tė na ndihmojė neve mendimtarėve tė lirė t`i gjejmė paraardhėsit e progresit Perėndimor dhe do tė na lejojė tė bėjmė gjykim logjik, tė mirė dhe tė vetėdijshėm pėr atė. Vetėm ky lloj i vetėdijes do tė na ndihmojė ta hulumtojmė rrugėn pėr tė krijuar dhe pėr tė marrur pėrgjegjėsinė tonė humane. Pėr kėtė qėllim, pak mė vonė, do tė pėrdor njė piramidė.

Kur flasim pėr Perėndimin: nė pėrgjithėsi flasim pėr jetėn industriale, pėr shkencėn, etikėn, marrėdhėniet sociale dhe pėr formėn e qytetėrimit, e cila i ėshtė ofruar botės; shuma e gjithė asaj qė e pėrbėn Perėndimin e sotėm. Sa i pėrket njė qenieje tipike njerėzore, ēka do qė t'i ofrohet botės sot, ka karakteristika Perėndimore. Pėr shembull, kur bota njoftohet me njė femėr/mashkull tė popullarizuar, atėherė mėnyra e vlerėsimit tė tyre bazohet nė kriteret Perėndimore, dhe kushdo qė nuk pajtohet me to, mendon gabimisht!

Perėndimi i sotėm, me ndėrtimin e tij tė posaēėm nė kėtė periudhė historike, ėshtė i vjetėr treqind vjet. D.m.th., njeriu i sotėm i Perėndimit, i cili i ka ofruar botės njė mėnyrė tė posaēme tė tė jetuarit, mendimet e tij, karakteristikat psikologjike dhe sociale tė tij janė formufuar gjatė tre shekujve tė fundit. Periudhat para kėtyre tre shekujve dalloheshin me atė se, Perėndimi, duke kaluar nėpėr to; u bė ajo qė ėshtė sot. Gjatė njėzetepesė vjetėve tė fundit, Perėndimi ka tentuar ta ndryshojė formėn e tij tė tė jetuarit dhe qytetėrimin, duke u pėrpjekur tė arrijė deri te njė fazė finale (kjo fazė nė realitet, tani sa po ka filluar).

Sipas kėsaj, me qėllim qė transformimin e sotėm tė Perėndimit ta ndjekim me vetėdije tė plotė dhe qė t'i dimė pikat e saj tė forta si dhe ato tė dobėtat, duhet ta klasifikojmė evolucionin e tij historik nė periudha dhe kategori tė ndryshme. Nė mėnyrė qė t'i analizojmė kierarkitė Perėndimore kulturore dhe shpirtin qė dominon nė shoqėrinė e tij, e tė japim diagnoza nė grupe tė ndryshme, do tė pėrmendim njė piramidė. Qėllimi i pėrdorimit tė kėsaj piramideje ėshtė se duhet tė bėhet e qartė se si Perėndimi po transformohet nga gjendja e tanishme nė njė fazė tjetėr.

Shoqėria Perėndimore e shekujve XI - XVI {prej fundit deri nė majėn e piramidės) mund tė ndahet nė tri pjesė. Bazėn e piramidės; d.m.th., pjesėn mė tė madhe tė saj (rreth 80%) e pėrbėjnė masat e gjera. Pjesa e mesme (qė ėshtė njė shtresė e hollė) pėrbėhet prej intelektualėve. Mė nė fund, ajo qė ėshtė shtresa mė e hollė nga tė gjitha, pėrbėhet nga klasėt e arsimuara, tė cilat qėndrojnė mbi njeriun e zakonshėm - yjet (dhe ēdo epokė prodhon shumė pak yje).

Shkaku qė yjet dallohen nga intelektualėt, i pėrkushtohet mendimit, pikėpamjeve, lėvizjeve tė tyre unike, dhe "jetės sė re" tė tyre nė skeletin e shoqėrisė. Individėt janė ata, qė e transformojnė shoqėrinė prej fazės sė tanishme nė njė fazė tė re. Pėrveē asaj, kėta individė me mendimin dhe ideologjinė e tyre unike mund tė flasin pėr fazėn e ardhme tė shoqėrisė. Edhe pse kėta janė "tė panatyrshmit" e periudhės sė tyre, tė mendimit tė tyre, tė rritės, detyrės, luftės sė tyre bashkė me nevojat e shoqėrisė; mė nė fund do ta tėrheqin shoqėrinė nga ato.Pas dyqind vjetėve do tė shohim se kėto yje, qė i propozuan idetė e tyre, duke marrė parasysh edhe kundėrthėrriet e masave dhe intelektualėve, (e si pasojė ata u morėn mėri, u lanė pas dore, u mallkuan, u akuzuan, bile edhe u vranė), do tė bashkangjiten me shtresėn e intelektualėve. Kjo na tregon se ka ndryshuar njė periudhė dhe se shoqėria ka hyrė nė njė fazė kalimtare. Ky cikėl vazhdimisht pėrsėritet; njė periudhė e re, arritje, yje; dhe lufta ndėrmjet intelektualit dhe yllit mbaron me fitoren e kėtij tė fundit deri nė periudhėn e re, kur yjet u bashkangjiten shtresės sė intelektualėve.

Po t'i kthehemi piramidės pėrsėri, do tė shohim se masat qė kanė zėnė vend nė pjesėt mė tė ulėta janė katolikėt nga tė cilėt shumica janė fanatikė, kanė njė mentalitet tė ulėt, janė tė burgosur nė traditat e tyre trashėgimtare (nė emėr tė religjionit} - ata orientohen kah e kaluara dhe kah bota e ardhme; janė fatalistė, - ata sillen nė mėnyrė rigoroze sipas besimit tė tyre dhe i refuzojnė tė gjithė tė tjerėt. Kėto janė karakteristikat e masave Mesjetare.
Nė shtresėn e mesme janė priftėrinjt, tė cilėt kanė studiuar nė shkollat religjioze. Kėta ishin ata qė e kaplonin shpirtin e shoqėrisė; zemrėn e piramidės kulturore. Shumica prej tyre kanė mbaruar seminarėt religjiozė qė vareshin nga kisha. Ėshtė e qartė se kėta njerėz besonin nė veprimet dhe aktivitetet qė i kryenin. Ata ishin njerėz qė besonin pasi Shpirti i Shenjtė kishte hyrė nė shpirtin e tyre, me kėtė, edhe ata vetė, ishin bėrė tė shenjtė. Rrjedhimisht, nė shoqėrinė Mesjetare ekzistonin dy kategori njerėzish; spiritualistėt, qė posedonin Shpirtin e Shenjtė, dhe ata, qė nuk e posedonin. Sipas kėsaj, ata qė nuk e posedonin duhej tė kėrkojnė ndihmė nga prifti pėr salvacion (shpėtim) dhe afrinė ndaj Krishtit, pėrndryshe ata do tė mbeteshin tė zbrazėt.

Posedimi i Shpirtit tė Shenjtė u ngulit mbi shtresėn e intelektualėve, nė tė drejtat shoqėrore, e si pasojė krijoi njė fuqi plotėsuese tė lejimeve (koncesioneve) politike e sociale. Kėta njerėz e studionin filozofinė ashtu siē preskribohej ajo nga kisha (edhe pse kėta merrnin pjesė nė prodhimtarina ekonomike; roli ekonomik ishte nė duart e kishės). Edhe pse ky qe njė sistem feudal, sanksionohej nga kisha. Arti dhe letėrsia, bile edhe pikėpamjet shkencore u pėrbuzėn, dhe jetohej nė pėrputhje me mėnyrėn e udhėheqjes sė kishės deri nė atė masė, sa qė njeriu, i cili e zbuloi qarkullimin e gjakut, u dogj pėr sė gjalli! Me njė fjalė, funksionet e intelektualėve pėrbėheshin nga paraqitja e Zotit nė tokė; duke e mbajtur Shpirtin e Shenjtė, dhe reinkarnimin e Krishtit nė tokė; dhe derisa Zoti sundonte nė qiell, ata ishin pėrgjegjės pėr ndėrtimin e mbretėrisė sė Zotit nė takė. Nė ndėrkohė, popullata trajtohej si njė grup delesh, tė cilat paguanin taksa dhe gjendeshin nėn kontrollin e kėtyre spirituaiistėve. Kėta, njerėzit i quanin dhenė, duke menduar se "ua kemi borxh qumėshtin dhe leshin"!

Kah fundi i Mesjetės, u paraqitėn disa yje nė kulmin e piramidės. Kėta individė nuk mendonin njėsoj si shpirti qė e dominonte shoqėrinė; ata ofruan ca modele tė reja (ata ēdoherė e shėnonin shkėlqimin e qenieve tė reja njerėzore dhe tė njė ere tė re}. Mendonin se shkenca duhet tė lirohet nga pikėpamjet e forta tė spiritualistėve, ndaj duhet t'i vihen nė shėrbim jetės materiale. Pėrkundėr kėsaj, intelektualėt mendonin se shkenca nuk duhet tė pėrzihet nė punėt botėrore materiale; roli i tyre duhet tė jetė i pėrkufizuar nė gjetjen dhe nė pėrdėftimin e njė sė vėrtete religjioze. Yjet mendonin se pasi qe e pamundur tė nxirret mė tepėr nga ajo qė ėshtė mbinatyrore, duhej, e gjithė kjo tė zėvendėsohet me natyrėn, gjė qė ishte e mundshme dhe e dobishme. Intelektualėt besonin se zbulimi i sekreteve tė krijimit, legjitimizimit dhe amshueshmėrisė sė Krishtit dhe zgjedhja e problemit tė Trinisė, qenė punė e shkencės. Pėr shembull, Shėn Eugjeni, i cili ishte gjeniu i kėsaj periudhe, shkroi njė punim me tė cilin pėrdėftoi se njė mori engjėjsh, (nė bazė tė numrimit tė tij tė saktė personal), mund tė vendosen nė majėn e njė gjilpėre. Yjet besonin se hulumtimet e kėtilla nuk duhet tė lejohen, dhe se talentėt njerėzorė duhet tė vihen nė shėrbim tė jetės materiale.

Yjet besonin se njė gjuhė universale do t'i bėnte dėm arsimit, dhe se njė fėmijė do tė gjendej mė mirė nė gjuhėn e vet amtare; pėrderisa kisha, mendonte se duhet tė pėrdoret gjuha e Zotit. Edhe pse gjuha e Zotit ishte ebraishtja; latinishtja, qė ishte gjuhė antikrishtere, u bė gjuhė e Zotit. Sipas kėsaj, ēdo gjė nė Evropė u kthye nė gjuhėn latine, bile edhe arsimi formal (pėrderisa yjet besonin se arsimi formal duhet tė zhvillohet nė gjuhėn burimore e nacionale, nė Laikė).

Intelektualėt mendonin se vetėm Krishti mund tė mbretėronte nė tokė, dhe pasi ata ishin pėrfaqėsuesit e tij, ata duhet tė sundojnė nė tokė. Por, yjet besonin se ēdo popull duhet ta themelojė shtetin e tij tė brendshėm nė traditat dhe nacionalitetin e tij: pėrveē religjionit, i cili, duhet tė jetė fushėveprim i domenit tė intelektualėve. Intelektualėt besonin se feudalizmi, struktura e aristokracisė dhe e religjionit, duhei tė jetė themeli i jetės pasi Krishterizmi udhėhiqej prej saj, nga ana tjetėr, yjet besonin se duhet tė ekzistojė njė shtet qėndror, mė tepėr se vetė feudafizmi, qė qe shkaku i jounitetit evropian (posaēėrisht nė konfrontimet e tyre me muslimanėt).

Kjo ishte lufta e Renesansės ndėrmjet intelektualėve, qė sundonin nė Mesjetė dhe yjeve, tė cilėt u paraqitėn kah fundi i kėsaj periudhe. Kush ishin kėto yje? Ata ishin njerėz si p.sh. Da Vinēi, Kepleri, Galileu, Dekarti, Kanti, Bekoni, etj. Kėta liderė e shtynė anash shtetin religjioz tė kishės, duke ia prerė duart Papizmit agresiv nga kontrollimi i jetės mentale, sentimentale, morale dhe sociale tė shoqėrisė Perėndimore, dhe i pėrkufizuan ato nė muret dhe konstruksionet e kishave dhe tempujve.

Shkenca, arti, dhe letėrsia morėn njė drejtim tė ri. Artistėt dhe arti, qė ishin pėrkufizuar nė vlerat dhe nė aftėsitė udhėheqėse tė rendit tė priftėrve (duke vizatuar fytyra tė kerubinėve, Krishtit apo Marisė) u liruan. Liria u rrit nė atė masė gjatė kohės sė Renesansės, sa qė pas saj skulpturat qė tė gjitha u zhveshėn dhe u kthyen nė format e artit Romak. Shkenca u lirua, dhe jetesa u ndryshua nga preokupimi i saj me metafizikėn nė zbulimin e ligjeve materiale-natyrore dhe nė shfrytėzimin e tyre nė jetėn e ekonomisė dhe tė konsumimit.

Pasi yjet mendonin ndryshe nga shpirti sundues i kohės sė tyre, sepse kishin njė pikėpamje, e cila ndryshonte nga ajo e klasės intelektuale, shumė prej tyre qenė munduar, persekutuar, dhe/ose djegur; kurse ca nga familjet e tyre u detyruan t'i pėshtyjnė nė fytyrė nė mes tė zjarrit. Duke marrė parasysh edhe kėtė, ata e vazhduan luftėn e tyre derisa u bėnė pjesė e klasės intelektuale tė periudhės sė post-Renesansės; pėrderisa intelektualėt e parė u tėrhoqėn dhe ikėn nėpėr kisha.

Tani do tė flasim pėr piramidėn e kohės sė post-Renesansės. Fundin e saj e pėrbėjnė tė njėjtat masa religjioze Mesjetare; e kjo do tė thotė se ai nuk ka ndryshuar aspak. Bile edhe tani nėse shkojmė nė Shėn Pjetėr, do tė shohim turma me mija njerėzish, tė cilėt presin qysh njė natė mė pėrpara (nė shi apo nė diell) ta shohin skenėn e madhe historike: Papa se si e nxjerr kokėn nga dritarja, se si pėrshėndet, se si lutet, e mė nė fund se si zhduket nga skena! Kur njerėzit e shohin Papėn, pėrnjėherė zėnė tė qajnė nga mallėngjimi; tė shqetėsuar nga pikėpamja religjioze, duke i pasur vetėdijet e tyre tė mbushura me bekime; e pas kėsaj shkojnė nė shtėpi deri sa tė kalojė edhe njė vit. Kėto janė masat e njėjta, qė ekzistonin edhe nė Mesjetė; ata ishin tė njėjtė, bile edhe para se tė bėhen, tė Krishterė.

Mė duhet tė them se bile edhe kėto masa tė "pavetėdijshme" e ndryshojnė religjionin, por ndjenja e tyre religjioze dhe vetėdija nuk ndryshojnė. Ja pėrse njė diskutim "akademik" ėshtė i pavlerė nė tė cilin njė besim ėshtė superior ndaj tjetrit. Nė realitet, ne duhet ta dimė sasinė e vlerės qė besimi e merr nė mesin e dashamirėve tė tij. Nėse njė shoqėri e korruptuar dhe e pavetėdijshme ka njė relgjion progresiv, jo vetėm qė shoqėria nuk do t'ia ēelė rrugėn, por edhe do ta hedhė religjionin poshtė nė nivelin e saj; do ta shtypė e do ta dėrmojė nė copėza, kėshtu qė, mė nė fund, do ta transformojė. Nė anėn tjetėr, njė shoqėri e civilizuar dhe e vetėdijshme do ta transformojė njė religjion negativ e tė korruptuar, me njė besim tė ndritur e progresiv. Pėr shembull, i hedhim njė sy Krishtit tė sotėm, vendit qė e zė ai, dhe rolit qė e ka luajtur nė historinė tonė. Krishti, i cili ekziston sot (nuk e njohim atė tė vėrtetin), ėshtė njė individ nga Perandoria Romake; qė e arsyetoi njeriun e robėrve tė Lindjes nė duart e pushtetit Romak duke thėnė: "Keni dėgjuar se njerėzit kanė thėnė, sy pėr sy dhėmbė pėr dhėmbė». Por unė ju them, mos i rezistoni atij qė ėshtė i keq. Por nėse dikush ju bie nė faqen e djathtė, atėherė kthejani edhe tjetrėn; dhe nėse dikush ju akuzon dhe ua merr kaputin, jepjani edhe mantelin tuaj e nėse dikush ju detyron tė ecni njė milė, ecni me te dy mila".

Njė thirrje e tillė (e ēuditshme), bile edhe popujve qė janė nėn sundimin e imperializmit u riinterpretohet dhe u riinkarnohet nga mendimtarėt e lirė (progresivė} evropianė si njė portret qė shkėlqen nga lėvizja, beteja dhe lufta. Si pasojė, Isusi (i Biblės) transformohet nė njė udhėheqės, qė i inspiron njerėzit me liri, drejtėsi, dhe lirim nga eksploatimi.

Megjithatė, po kėto personalitete tė mėdha, pėr shembull Isusi i vėrtetė, qė e ka kaluar jetėn duke imponuar krenari dhe duke inspiruar pėr lirinė; nė njė shoqėri tė korruptuar e tė prishur; do ta helmosin gjakun e tyre me heroin, ashtu siē ndodh nė ditėt e sotme. Njė religjion si feja Islame, qė gjatė gjithė historisė sė saj ėshta pėrpjekur tė rrėnjos krenari dhe nder te njerėzit e saj (nė njė shoqėri tė korruptuar siē ėshtė ajo e iranit), do tė ndryshojė nė faktorė negativė nė mes tė dashamirėve tė saj tė korruptuar. Ja pse kur Sejjid Xhemali mbajti njė fjalim nė Kolexhin e Francės pėr fenė Islame, Ernest Renani, njė person i mallkuar dhe i akuzuar nga kisha, u ēudit pėr sė tepėrmi. Pastaj, ai tha: "Feja lslame ėshtė njė religjion i njerėzimit. Tani e kuptova se vlera e njė religjioni varet nga vlera, inteligjenca, dhe ndjenja e dashamirėve (ithtarėve) tė saj".

Sipas kėsaj, masat tani janė tė po tė njėjtit 1loj, qė ekzistonin nė Mesjetė. Aqė sa ne tani jemi muslimanė, po aq, ata ishin tė krishterė nė atė kohė. Ēdo religjion qė ka hyrė nė mentalitetin e njeriut normal, ndryshon nė formė tė njėjtė. Kėshtu, bile tani, mund tė gjejmė shumė njerėz tė korruptuar dhe tė pavetėdijshėm nė fund tė piramidės. Madje sot edhe nė Francė (e cila ka kaluar edhe Renesansėn edhe revolucionin, e qė i ka hedhur paragjykimet religjloze shumė mė herėt se ndonjė shtet tjetėr, dhe thuhet se ėshtė shembull i liberalizmit dhe i tė drejtave njerėzore), ekzistojnė njerėz tė zakonshėm qė kanė ende mentalitet Mesjetar.

Nė shekullin e njėzetė shohim se nė Romė nuk i lejojnė muslimanėt (tė cilėt i kanė lejuar pakicat krishtere dhe ebreje tė jetojnė sė bashku me to gjatė gjithė historisė} tė ndėrtojnė xhami. Nė vitet e fundit Italianėt progresivė, mė nė fund, me shumė frikė dhe rezervė, shkaktuan mospajtim nė ēėshtjen e ndarjes sė bashkėshortėve. Siē mund tė shohim, bile edhe sot fundi i piramidės nuk ka ndryshuar, edhe pse njerėzit si Kepleri dhe Galileu, u paraqitėn dhe pėrnjėherė u zhdukėn.

Megjithatė, klasa intelektuale ende nuk ka ndryshuar nė tėrėsi. Pasi klasa spirituale (ajo e spiritualistėve) sundonte mbi atė intelektuale nė Mesjetė, klasa e tanishme intelektuale bazohet nė pikėpamjet e yjeve tė periudhės sė vonshme tė Renesansės. D.m.th., yjet e sė kaluarės janė inteiektualėt e ditės sė sotme; ata tė cilėt tani tentojmė t'i imitojmė. lntelektuali i sotėm (nga pikėpamja kulturore e sociologjike} ėshtė kundėr:

  1. Tendencės pėrkah e mbinatyrshmja.
  2. Besimit nė tė "paparėn“ dhe nė ndjenjat religjioze.
  3. Tė menduarit filozofik (nė kuptimin e vjetėr).
  4. Kėrkimit tė vazhdueshėm tė mendimit pėr zbulimin e sė vėrtetės.
  5. Sundimit universal (si edhe lokal) tė religjionit mbi shoqėrinė.


Ai beson nė:

  1. Origjinalitetin e shkencės pėrkundėr origjinalitetit tė besimit e ndjenjės.
  2. Ēkado qė ėshtė bazuar nė mendimin logjik dhe analizėn.
  3. Racionalitetin Kartezian. Pasi religjioni, standardet morale, dhe shumica e aftėsive racionale nuk janė objekt i shpjegimit dhe analizės, duhet tė lihen anash.
  4. Shkencėn; e cila nė tė kaluarėn pėrdorej pėr tė zbuluar tė vėrtetėn universale: - ajo duhet tė shfrytėzohet pėr tė zbuluar ligje, dhe pėr forca materiale.
  5. Shkencėn, qė nuk duhet ta marrė rrbi vete misionin e udhėheqjes sė njeriut, por duhet t'i japė njeriut detyrė pėr ta mbizotėruar natyrėn.
  6. Realizmin; (origjinalitetin e ēdo gjėje qė ekziston), nė formėn e tij tė pėrgjithshme materialiste, natyraliste, apo radikaliste, qė kuptohet vetėm nė dritėn e instinkteve tona, materies, natyrės, dhe jetės materiale deri nė atė pikė deri sa jemi nė gjendje tė hulumtojmė. Kėtu bėnė pjesė ēdo gjė qė ėshtė e prekshme dhe qė ėshtė nė pėrdorim tė njeriut, pėrtej tė cilit ai kalon nė idealizėm dhe nė korrupsion.
  7. Shkencėn, e cila duhet ta zėvendėsojė "Parajsėn e pėrhershme" me qėllim qė tė krijojė njė parajsė pėr njeriun nė kėtė tokė.


Me njė fjali Frensis Bekoni e rrumbullakėson pozitėn e intelektualit: "Shkenca duhet tė lė pas dore kureshtjen pėr ta zbuluar tė vėrtetėn; gjė qė ėshtė njė anksiozitet, qė e la shkencėn pas njėmijė vjet, e pėrsėri nuk e gjėti. Shkenca duhet tė shkojė pas kėrkimit tė fuqisė". D.m.th., te intelektuali i ri, kėrkimi i fuqisė e zėvendėsoi kėrkimin e sė vėrtetės.

Nė tė kaluarėn, njeriu, definicioni i tė cilit ishte "njė qenie e ngjashme me Zotin" u ndryshua nė njė borgjez, religjioni i tė cilit ishte konsumimi. Pėrveē kėsaj, pėr dallim nga e kaluara nė tė cilėn religjioni e definonte Zotin si kriter mė tė mirė pėr vlerėsim nė kosmos, dhe e thėrriste njeriun qė tė vijė afėr Tij me qėllim qė perfeksionimi i tij tė kalojė nė njė tė vėrtetė; intelektuali i ri e zgjeroi origjinalitetin te njeriu, pėr arsye se besonte se Zoti nuk ekziston (e nėse ekziston, Ai nuk ka kurrfarė ndikimi nė jetėrat tona). Kėshtu, intelektuali u kthye nė humanizėm, d.m th., nė origjinalitetin e njeriut, duke bėrė me tė ēka tė dojė. Sipas kėsaj, mohimi i religjionit nga ana e intelektualit - injorimi i tij, qėndrimi mental, ose kundėrshtimi i tij i vendosur (nė emėr tė shkencės, tė sė vėrtetės dhe realitetit) – i ndan karakteristikat e epokės moderne nga shekujt e kaluar. Nėse e vėmė kėtė piramidė nė shoqėrinė e tanishme, do tė shohim se shtresa e intelektualėve tani ėshtė e llojit tė njėjtė me atė qė ekzistonte nė shekujt XVIII, XIX dhe nė fillim tė shekullit XX (duke e arritur kulminacionin nė shekullin XIX). Me njė fjalė, orgjinaliteti i shkencės, konsumimit, i konforit, konforit, dhe konforit, ėshtė filozofia e kėsaj shtrese.

Por, ato pak yje qė kanė dalur (mbi shtresėn intelektuale) sot kanė rol identik si ato qė u paraqitėn nė fund tė Mesjetės. Mendimet, pikėpamjet, vizionet. Ndjenjat dhe ideologjia e kėtyre individėve, si dhe interpretimi i tyre i jetės, i njeriut, i civilizimit, janė gjėra krejtėsisht tė kundėrta nga ajo qė mendon dhe beson njė intelektual i sotėm i arsimuar. Nė realitet, zbrazėtira nė mes intelektualėve dhe yjeve ėshtė zgjedhur qė nga Lufta e Dytė Botėrore. Siē thotė Brehti: „Shkenca me disfatėn e saj e paralajmėroi paraqitjen e fashizmit dhe fuqizmin e gjendjes sė luftės“. Si pasojė e kėsaj, shkenca u poshtėrsua, duke humbur shkėlqimin dhe origjinalitetin e mėparshėm qė e kishte pėr yjet.

Fashizmi primitiv dhe i fėlliqur qė qe hedhur anash qė me shekuj, nė emėer tė shkencės u kthye bashkė me mospajtimet klasore. Ideologjitė e dobėta (tė cilat i metamorfizuan njerėzit mė tepėr se religjionet e korruptuara dhe devijante) u paraqitėn bashkė me filozofėt qė e arsyetonin dhunėn dhe diktaturėn.

Masat u sakrifikuan pėr hir tė orgjinalitetit tė shkencės dhe pėr qytetėrimin gjigant. Masat e prapambetura joevropiane, mė tepėr se nė ēdo kohė, sakrifikoheshin nė duart e egėrsirave tė armatosura me shkencė. E qė ėshtė mė e keqja, dituria u bė shėrbetore e parave.

Nė tė kaluarėn, dituria dhe paratė ishin tė veēuara. Tė pasurit dhe shkencėtarėt nuk shoqėroheshin, siē thotė poeti:

Dituria dhe paratė janė si badra dhe trėndafili dhe nuk mund tė rriten bashkė.
Kush ka dituri, dėshirė nuk ka.
E kush ka dėshirė, pak dituri ka.

Njeriu qe i aftė tė zgjedhė. Nėse dikush vraponte pas parave do tė shkonte tė shesė nė pazar. E dikush, po tė ishte dashamir i diturisė do tė zinte njė kėnd tė shtėpisė sė vet; dhe edhe pse duhej tė jetonte nė varfėri, nė mjerim dhe dėshprim, sė paku do tė jetonte me nder, shenjtėsi tė tė menduarit dhe diturisė.

Nė kėtė epokė dituria dhe paratė "u martuan". Paraja ka luajtur rolin e burrit, e dituria atė tė gruas. E si pasojė, paraja e dominoi diturinė, pasi kjo e dyta mė e pat shpjeguar qėllimin e saj tė vazhdueshėm tė vrapimit pas fuqisė, e jo pas sė vėrtetės. Me qėllim qė tė kėrkojė fuqi, shkencėtarit i duheshin para; e kjo tendencė, e poshtėroi shkencėtarin duke e sjellur nė prehėrin e borgjezit dhe tė kapitalistit. Kjo qe rruga e vetme nė tė cilėn dituria mund ta ruante pavarėsinė e saj; duke u varur vetėm nga paratė. Sot, posa tė aftėsohet fėmija pėr ta filluar shkollimin, ai ėshtė nė shėrbim tė kapitalistit, i cili atė e pėrdor siē do vetė. Pėrveē asaj, njė hulumtues s'ka kurrfarė roli nė atė qė e bėn. Atij i tregojnė qė nė fillim se ē'tė bėjė, ē'tė hulumtojė dhe ē'tė zbulojė; njėsoj si filozofėve tė Musolinit. Kur intelektuali i sotėm zgjohet vonė dhe fundoset thellė, vėren vetėm ca yje qė shkėlqejnė lartė, tė cilėt janė tė pėrmbushur me:

  1. Shkencė, e cila nė formėn e saj robėruese sundon mbi botėn.
  2. Humanizėm, i cili e ka burgosur njeriun nė bazėn e tij materialiste.
  3. Shkencėrizėm, qė nėnkupton neutralizimin e shkencės, dhe transformimin e saj nė njė mjet tė fuqisė qė sundon.
  4. Mungesė tė pėrgjegjėsisė nga ana e shkencės nė udhėheqjen e njeriut dhe nė dhėnien e vetėdijes; dhe
  5. Racionalizėm, si kriter i vetėm pėr tė kuptuar tė vėrtetėn nė kozmos.


Edhe pse formimi i intelektuailt tė sotėm ende nuk ka rėnė nė kolaps total, ėshtė bėrė aqė labil sa pak yje bashkėkohore siē ishin Kepleri dhe Galileu, i kanė kushtet e njėjta qė do t'i kishin intelektualėt e sotėm po tė ishin yjet e piramidės Mesjetare. Nė realitet, yjet janė tė angazhuar nė njė luftė tė dominuar nga intelektuali, i cili e krijon shpirtin e botės sė sotme qė do tė krijojė dhe tė dėshmojė njė agim tė ri nė tė nesėrmen e njeriut. Kjo qė vijon ėshtė njė pėrmbledhje koncize e pikėpamjeve dhe karakteristikave tė tyre tė pėrgjithshme:

  1. Pikėpamjet e tyre, pėr dallim nga materializmi dhe natyralizmi i shekullit XX, janė njė manifestim i shkėlqimit tė Zotit dhe tė metafizikės njerėzore. Edhe pse ndėr kėta, ka edhe tė tillė qė nuk besojnė se ka Zot, ata megjithatė besojnė nė njeriun si njė qenie mbinatyrore-materiale.
  2. Ata besojinė se detyra e shkencės pėr tė formuar njė njeri idealist ka dėshtuar nga qėllimi i saj. Edhe duke marrė parasysh atė qė shkenca, borgjezia dhe filozofia materialiste kanė krijuar pėr njeriun, dhe me kėtė e kanė bėrė prosperues, ai ėshtė metamorfizuar.
  3. Ata kanė tentuar ta mohojnė (apo ta neutralizojnė) rendin e jetės dominuese, filozofinė e ekzistencės sė njeriut (si dhe jetėn, detyrėn, dhe pėrgjegjėsinė qė shkencėrizmi ia dha shkencės). Ata u pėrpoqėn ta mohojnė racionalizmin, d.m.th., u revoltuan kundėr Kantit dhe Dekartit (tė cilėt kanė qenė profetė pėr tri shekujt e fundit) dhe Fransis Bekonit, qė ėshtė njėri ndėr themeluesit e hulumtimit tė sotėm induktiv.
  4. Ata besojnė nė kthimin e shkencės nga njė hulumtim tė vazhdueshėm tė burimit tė fuqisė nė atė tė kėrkimit tė sė vėrtetės dhe tė tė udhėhequrit tė njeriut; nė realitet, tė luajtjes tė njė roli tė ngjashėm me profetin.
  5. Ata besojnė se jeta e njeriut bazohet nė tri origjinalitete: realitetin, bukurinė dhe bekimin. Realiteti bazohet nė shkencėn, bekimi ėshtė njė bazė pėr standardet morale, kurse bukuria ėshtė themel pėr artet (derisa shkenca nė formėn e tanishme merret ekskluzivisht vetėm me realitetin).


Kėta njerėz nuk flasin njėsoj si intelektualėt e epokės moderne. Pėr shembull, kur Klod Bernari e zbuloi formulėn "e trashė", tha kėshtu: "E gjeta Zotin, ai ėshtė prej yndyre!" Pėrveē asaj, ai tha: "Derisa nuk e gjej Zotin nėn skalpelin tim, nuk do ta besoj!". Nė anėn tjetėr, Aleksis Kareli thotė: "Lutja, dashuria, dhe adhurimi, si ushqimi, janė nevojat themelore tė njeriut tė cilat burojnė nga thellėsia e natyrės sė tij. Adhurimi, dashuria dhe lutja vazhdimisht do ta tėrheqin shpirtin nė njė lėvizje evolutive, nga toka drejt atij fokusi shpirtėror misterioz tė kozmosit. Dhe mė nė fund, lutja e siguron fluturimin e shpirtit nga nata e errėt e intelektit kah pafundėsia e njė dashurie tė ndritshme".

Mė nė fund, nė kohėn e sotme, piramida ka kėtė trajtė: baza ėshtė religjioze, pjesėn e mesme e kanė zėnė mendimtarėt e lirė dhe intelektualėt, qė nuk kanė religjion, kurse nė majė gjenden disa yje, qė flasin pėr tė nesėrmen. Yjet ende kanė ndjenja religjioze. Lergėsia ndėrmjet religjoinit tė yjeve dhe atij tė njerėzve tė rėndomtė nė bazėn, ėshtė mė e madhe se sa zbrazėtira nė mes religjionit tė yjeve dhe mosbesimit (blasfemisė) sė kėtyre intelektualėve.




copyright © dielli.net. All rights reserved.
Tekstet e prezentuara domosdoshmërisht nuk përfaqësojnë politikën e redaksisë të dielli.net!