Njeriu dhe Islami
DR. Ali Sheriati
13.08.2007



NJERIU MODERN DHE BURGJET E TIJ



Zonja e Zotėrinj: sot dua t'ju flas pėr njeriun. Nė ditėt e sotme njeriu ėshtė mė i panjohur dhe mė enigmatik se nė ēdo periudhė tjetėr. Edhe pas fundit tė shekullit XIX shkencėtarėt, shkrimtarėt dhe mendimtarėt e kanė vlerėsuar njeriun nė mėnyra tė ndryshrne. Mirėpo, pozita e njeriut sot, ėshtė mė e pasigurt se nė ēdo periudhė tjetėr tė historisė.

Teza ime kryesore ėshtė se njeriu i sotėm ėshtė i zėnė nė disa burgje, dhe sigurisht ai ėshtė njė qenie njerėzore e vėrtetė, vetėm atėherė kur mund ta lirojė vetveten nga kėto kushte deterministe. Ē'janė kėto determinizma, dhe si mund tė lirohet njeriu nga kthetrat e tyre? Para se t'i pėrgjigjem kėsaj pyetjeje, njėherė duhet ta definoj njeriun.

Njėri nga shokėt e mi, qė hulumtonte diēka nga Kur'ani njė herė mė tha: "Ekzistojnė dy fjalė pėr njeriun nė Kur'an: Besher dhe Insan. Pėr shembull, ndonjėherė Kur'ani thotė: "Unė jam besher si ju" dhe ndonjėherė thotė: "Insani u krijua i ngutshėm". Sipas kėsaj, kur e pėrmend sinonimin Besher, Kur'ani flet pėr krijesėn me dy kėmbė, i cili doli nė sipėrfaqe nga fundi i zinxhirit tė madh evolues, - tė tilla krijesa tani nė tokė ka mbi dy bilionė (miliardė). Nė anėn tjetėr, Insani ėshtė ajo qenie jo e zakonshme dhe enigmatike qė ka njė definicion special, qė nuk vlen pėr asnjė fenomen tjetėr nė natyrė. Sipas kėsaj, nė tokė ekzistojraė dy Iloje tė njeriut; njėri i cili ėshtė subjekti pėrshkrues i poetėve, filozofėve dhe religjionit, dhe tjetri, ai qė ėshtė subjekt i analizės biologjike. Pėrveē kėsaj, Iloji i parė, Besher, ėshtė ajo qenie e posaēme qė i pėrmban karakteristikat fiziologjike, biologjike dhe psikologjike, tė cilat u takojnė tė gjithė njerėzve, pa marrė parasysh se a janė ata tė zinj, tė bardhė, tė verdhė, perėndimorė, religjiozė apo joreligjiozė;qė bazohen nė ligjet fizike tė cilat deri mė tani i kanė zbuluar medicina, fiziologjia, psikologjia, etj. Derisa njeriu nė konotacionin e dytė pėrbėhet nga e vėrteta e tė qėnit Insan, duke poseduar karakteristika tė veēanta, tė cilat shkaktojnė qė ēdo anėtar i racės njerėzore tė marrė njėfarė grade (shkallej tė Insanietit.'Sipas kėsaj, qė tė gjithė jemi Besher, por kjo nuk do tė thotė se tė gjithė jemi Insan. Kėshtu, prej tė gjithė njerėzve, ēdokush ėshtė Besher sa edhe tjetri, por ekzistojnė disa qė kanė arritur deri nė Insaniet; ka edhe disa qė ende vetėm gjenden nė procesin e tė formuarit si njė Insan, e ka edhe fare pak, qė veē mė janė formuar si Insan, nė njė shkallė shumė mė tė lartė.

Besher do tė thotė "qenie", kurse Insan ėshtė "tė bėhesh" Dallimi nė mes Besherit dhe Insanit dhe tė gjitha fenomeneve tė tjera siē janė kafshėt, drunjtė, etj., ėshtė se tė gjitha janė "qenie", pėrveē Insanit, qė ėshtė "tė bėhesh". Le t'i marrim pėr shernbull thneglat. Nėse i analizojmė shtėpizat e tyre nė Afrikė, do tė shohim se edhe para njė milion vjetėsh i kanė ndėrtuar tė njėjtat shtėpiza. Rrjedhimisht, thneglat ende ekzistojnė, pa marrė parasysh se edhe sa vjetė do tė jetojnė nė tokė, ato ēdoherė do tė kenė njė definicion tė pandryshueshėm. E njėjta gjė ėshtė e vėrtetė edhe pėr gjallesa tė tjera, duke marrė parasysh kėtu edhe Besherin. Lidhur me definicionin e Besherit, njėri nga shkrimtarėt ka formuluar ndodhinė fiksionale tė njė shkencėtari nga toka qė ka shkuar nė Mars:

"Derisa ecte nėpėr rrugėt e Marsit, shkencėtari vuri re se kishte njė mbledhje nė njėrin prej universiteteve pėr njė shkencėtar marsian, i cili kishte udhėtuar nė tokė. Ai mori pjesė nė mbledhje. Shkencėtari marsian u afrua para foltores dhe tha: "Teoria pėr jetėn nė tokė u pėrdėftua. Zbulimet mė tė reja tregojnė se atje ka jetė, njėra nga tė cilat quhet Besher. Natyrisht, unė nuk mundem me pėrpikėri tė definoj se si duket Besheri, pasi ju nuk mund tė keni kurrfarė ideje pėr atė nė kokat tuaja. Me njė fjalė ai i ngjan njė „Hiku“ qė ka dy bira dhe katėr duar tė vogla. Ata ecnin ngadalė atykėtu nėpėr tokė sikur tė jenė nė njė luftė aq tė egėr, qė asnjėherė s’ėshtė parė nė qiell. Besherėt kanė dėshirė tė vriten ndėrmjet veti. Ngandonjėherė grupe tė mėdha prej tyre (tė cilat nuk kanė kurrfarė lidhje me pjesėt tjera tė tokės) armatosen me armė moderne, i lėnė shtėpitė dhe punėt e tyre, dhe sulmojnė njėri-tjetrin. Nė fillim mendova se gjithēka qe bėrė pėr tė fituar ushqimin, por mė vonė vėrejta se po sa kishin vrarė njėri-tjetrin, kishin ikur. Besheri ka njė histori vetėtmerruese dhe vetėvrasėse. E gjithė energjia e tij shkon kah vrasja e njėri-tjetrit pa shkak. Atyre nuk u duhet mishi dhe gjaku i njėri-tjetrit, pasi ushqimet e tyre vijnė nga burime tjera. Pas masakrimit tė njėri-tjetrit ata largohen dhe shpikin kėngė trimėrie. I pėrdorin duart e tyre tė vogla pėr tė mbledhur ushqim. Ata nuk i hanė tė gjitha frytei tyre tė lezetshme dhe aromatike, por i dėrgojnė nė shtėpi dhe i ziejnė; e si pasojė e kėsaj sėmuren, ndaj i lusin mjekėt qė t’ua nxjerrin ato nga barqet e tyre. Ja pse, mjekėt janė shumė tė pasur dhe tė nderuar nė tokė. Derisa Besheri dominon nė tokė, ai do tė ketė ēmenduri tė papara nga ndonjė kafshė tjetėr. Kjo qė u tha mė lartė vlen pėr Besherėt. Edhe pse nuk ėshtė modeste, kjo ėshtė shumė e vėrtetė. Studimi i historisė sė njeriut – mendoj i historisė sė budallallėqeve tė tij – na duket mė i gjatė, mė konsistent dhe mė interesant nga historia e kuptimeve tė tij. Ky Besher ėshtė njė majmun, qė nuk ka bėrė dallime qysh me shekuj. Armėt e tij, rrobet dhe ushqimi, tė gjithė kanė ndryshuar, por karakteristikat e tij janė pėrsėri tė njėjta. Nuk ka kurrfarė dallimi nė mes Xhingis Kanit, i cili ishte sundues i klaneve tė egra; imperatorėve tė mėdjenj, tė cilėt i mbisundonin shoqėritė e mėdha tė qytetėruara, dhe atyre individėve, qė nė kohėn e tashme sundojnė me civilizimet e mėdha tė qytetėruara. Natyrisht, dallimi i vetėm ėshtė se Xhingisi sinqerisht thoshte se pat ardhur tė vrasė, kurse liderėt e sotėm tė qytetėruar pohojnė se pėrpiqen tė lidhin paqe. Sipas kėsaj, kjo ėshtė mėnyra e diskutimit dhe sqarimit, e cila ka evoluar; pėrndryshe, rrena, dispariteti; vrasja dhe torturimi marrin intensitet mė tė madh. Ja se ē'ėshtė Besheri.

Por, njeriu me kuptim tė tė ndriēuarit tė sė vėrtetės pėr tė cilin duhet tė luftojmė pareshtur qė tė bėhemi, posecion karakteristika hyjnore pėr tė cilat duhet tė punojmė si pėr karakteristikat tona ideale. Nė realitet, kėto janė aso Iloj karakteristikash, qė nuk ekzistojnė, por qė duhet (tė krijohen); e si pasojė, qėllimi i njerėzisė ėshtė tė bėhet Insan. Vetėm t'ju tregoj se tė bėhesh Insan nuk ėshtė ngjarje statike, por ėshtė njė proces i vazhdueshėm i tė sajuarit dhe njė evoiucion i pandėrprerė kah pafundėsia.

Vargu Kur'anor: "Ne jemi tė Allahut dhe ne vetėm tek Ai kthehemi", ėshtė njė filozofi e antropologjisė. Pėr ndryshim nga sufizmi, i cili thotė se njeriu e mbėrrin Zotin dhe paramendon se Ai ėshtė statik; fjala "ilejhe", d.m.th., (kthehem) pėrkah Ai, e jo brenda nė Atė. Fėr shembull, Hallaxhi, thoshte se ka arritur tek Zoti, e pėrveē kėsaj shtonte se Zoti ėshtė njė pikė e fiksuar. Zoti ėshtė i pafund, i amshueshėm dhe absolut. Sipas kėsaj, udhėtimi i njeriut drejt Tij ėshtė i vazhdueshėm dhe i amshueshėm, e nuk ka kurrfarė ndėrprerjeje. Ky ėshtė konotacioni i tė qėnit Insan. Insani ka tri karakteristika:

a) ai ėshtė i vetė-vetėdijshėm,
b) ai mund tė bėjė zgjedhje, dhe
c) ai mund tė krijojė.

Tė gjitha karakteristikat tjera njerėzore e kanė origjinėn e tyre nga kėto tri. Sipas kėsaj, do tė bėhemi Insan, varėsisht nga shkalla e vetė-vetėdijes dhe e kreativitetit tonė. Kėshtu, kur bėhen tė qarta karakteristikat e njė Insani, duhet tė pėrpiqemi t'i identifikojmė faktorėt, qė e shtyjnė njeriun tė bėhet i tillė, dhe me zėvendėsimin e tyre mund ta ndjekim lėvizjen tonė trashėgimtare dhe instinktive nė procesin e krijimit tė njė Insani.

Dekarti njė herė pat thėnė: Mendoj, do me thėnė, ekzistoj" Ai dyshonte nė gjithēka, pėrveē ekzistencės sė tij. Ai gjithė veprimtarinė e tij filozofike e ndėrtoi nė bazė tė kėtij dyshimi. Gajdi pat thėnė kėshtu: "Mund tė ndjej, do me thėnė ekzistoj" Tė gjitha kėto thėnie janė tė sakta, por ajo qė po bėhet mė e ndritshme dhe mė e ēuditshme pėr njeriun, ėshtė ajo e Kamysė.

Derisa Ademi ishte nė Parajsė (Xhennet), e nuk pat bėrė ndonjė mėkat, nuk ishte Insan, por ishte njė engjėll. Nė Xhennet, ai qe vetėm njė korsumues. Menjėherė pasi e hėngri frytin e menēurisė, tė vizionit dhe tė pakėnaqėsisė, ai u pėrzu prej atyhit. Zbriti nė tokė tė luftojė me qėllim qė ta shpėtojė jetėn e vet, - kjo qe,- njėsoj si prindėt kur i pėrzėnė fėmijėt e tyre; - kjo na tregon se fėmija duhet ta pranojė pėrgjegjėsinė pėr jetėn e vet persorale. Kjo ėshtė njėsoj si "lirimi" i Sartrit qė do tė thotė: i lėnė nė vetvete. Nė realitet, njeriu, pėr dailim nga kafshėt, - tė cilat udhėhiqen nga instinktet e tyre dhe nuk i zgjedhin jetėrat e tyre - duhet ta fitojė pėrgjegjėsinė pėr jetėn e vet personale. Ky ėshtė njė insan, i cili ka fituar vetėdije, duke u revoltuar kundėr Xhennetit, bile edhe kundėr Zotit. Ai ėshtė njė krijesė e re nė kozmos, i aftė pėr tė fituar shpėtimin, duke iu pėrkulur dhe duke iu lutur Zotit, nėpėrmjet tė zgjedhjes sė tij. Kėshtu, lutja e njė individi tė pavetėdijshėm, qė nuk mund tė revoltohet, si njė kafshė; ėshtė e kotė. Atėherė, ajo qė pritet, ėshtė pėrulja nga njė njeri, i cili ka bėrė mėkate. Insani ėshtė krijesa e vetme qė mund tė zgjedhė (jodėgjueshmėria e tij na tregon se ai mund tė zgjedhė). Ja kjo ėshtė ajo qė Kamy nėnkupton me revolt; ose kundėr njė rendi social apo kundėr natyrės personale tė dikujt; pėrderisa thėnia e Dekartit: "Mendoj; do tė thotė ekzistoj", dhe ajo e Gajdit: "Ndjej, do tė thotė ekzistoj", e pėrdėftojnė "ėshtė"-shmėrinė e njeriut mė tepėr se sa "tė bėrit" e tij. Tani ta pėrmbledh me pika tė shkurtėra atė qė e thashė deri mė tani:

1) Insani ėshtė njė krijesė e vetėdijshme; nė realitet, ai ėshtė e vetmja krijesė nė tėrė natyrėn, qė ka arritur vetė-vetėdijen, tė cilėn e definoj si "observim tė kualitetit dhe tė natyrės sė njė personi, observim tė kualitetit dhe tė natyrės sė kozmosit, dhe analizim tė marrėdhėnieve tė kėtij personi me kozmosin''. Do tė jemi Insanė, atėherė kur do tė jemi tė vetėdijshėm pėr kėto tri rregulla.

2) Njeriu ėshtė zgjedhės, nė reaiitet, ai ėshtė e vetmja gjallesė, e cila jo vetėm qė ėshtė e aftė tė revoltohet kundėr natyrės dhe rendit qė sundon me atė, por mund tė revoltohet kundėr nevojave tė veta natyrale, fizike dhe psikike. Ai mund tė zgjedhė sende qė as nuk i janė imponuar nga natyra, e as qė trupi i tij ėshtė nė gjendje t’i zgjedhė. Ky ėshtė aspekti mė i ndritur i Insanit. Pėrmbushja e detyrave tė kėtilla ėshtė veēori vetėm e Zotit. Kafshėt janė makina tė thjeshta instinktet e tė cilave i shtyjnė ato nė tė gjitha drejtimet. Pėr shembull, njė herė nė vit paraqiten nevojat seksuale te dhentė, kjo ėshtė njė nevojė e domosdoshme, prandaj kafsha nuk ka zgjedhje tjetėr. Menjėherė pasi t’i humbet oreksi, kafsha e harron dashurinė e vet. Kjo ėshtė njė karakteristikė determinative te dhentė.

Vetėm njeriu ėshtė ai qė mund tė revoltohet kundėr kėrkesave tė natyrės. Edhe pse ėshtė vetjak, mund tė bėjė vetvrasje; edhe pse ka instinkte natyrore qė e thėrrasin ta mbrojė jetėn dhe trupin e tij, e sakrifikon veten pėr tė tjerėt. Mirėpo edhe nėse marrim parasysh tė gjitha karakteristikat natyrora qė e ftojnė atė nė njė jetė konfore, ai mund tė revoltohet, tė mėkatojė, apo t’i drejtohet asketizmit dhe devotshmėrisė. Tė gjitha kėto na indikojnė se njeriu ėshtė e vetmja qenie, qė mund tė bėjė zgjedhje.

3) Njeriu ėshtė njė gjallesė qė krijon; prej gjėsė mė tė vogėl deri nė atė mė tė madhen, ndaj ai ėshtė manifestim i fuqishėm i Zotit nė natyrėn e tij. Pėr dallim nga disa qė e definojnė njeriun si njė kafshė, e cila prodhon mjete; vetėm njeriu ėshtė ai qė mund tė shkaktojė gjėra tė cilat i tejkalojnė mjetet.

Kreativiteti i njeriut paraqitet atėherė kur nevojat e tij evoluojnė deri nė pikėn ku ajo qė ai e dėshiron, nuk ekziston nė natyrė. Kjo dėshmon se njeriu qe i krijuar. Derisa njeriu ėshtė i kėnaqur me atė qė natyra ia ofron atij, ai ėshtė njė kafshė natyrore, e cila shkon pas asaj me ēka e furnizon natyra. Megjithatė, ai arrin deri te njė pikė kur vetė natyra nuk mund ta kėnaqė; nevojat dhe ndjenjat e tij evoluojnė prej totalitetit (shumės) tė fuqive, krijimeve dhe mundėsive tė natyrės. Kjo ėshtė pika pėr tė cilėn Hajdegeri thotė se „njeriu ndihet i vetmuar“ pėr arsye se ndjen se nuk e ka vendin kėtu; dhe kupton se gjeniu i tij dallohet prej kafshėve tė tjera. Ai ndjen se po shkon nė drejtim tė idealėve qė nuk ekzistojnė as nė natyrė. Kėshtu, kur ai deshi tė fluturojė, natyra nuk i dhe krahė; e si pasojė filloi tė ndėrtojė anije, aeroplanė, satelitė ose anije kosmike.

Teknologjia ėshtė shuma (totaliteti) e krijimit njerėzor me tė cilėn njeriu pėrpiqet t’u vėrė fre forcave tė natyrės, deri te tė cilat nuk mund tė arrihet aqė lehtė. Pėr shembull, edhe pse nafta ėshtė nė nėntokė, ai nuk mund ta nxjerrė me mundėsitė qė ia jep natyra. Sipas kėsaj, industria e petroleumit i ofron mundėsi tė reja qė natyra i pėrmban nga ai.

Krijimi i dytė i njeriut ėshtė i njė lloji tjetėr, ai ėshtė krijimi artistik qė ėshtė njėri ndėr manifestimet Hyjnore tė shpirtit tė tij; e definicioni i njeriut si njė "kafshė qė prodhon mjete e armė", kėtu mė nuk vlen. Arti, njėsoj si edhe teknologjia, ėshtė manifestimi i diapazonit kreativ tė njeriut nė natyrė. Teknologjia ėshtė krijim i njeriut nė mėnyrė qė tė arrijė deri te sendet qė tanimė ekzistojnė nė natyrė; ndėrsa arti ėshtė njė krijim i njeriut nė mėnyrė qė ai t'i ketė gjėrat tė cilat i nevojiten por tė cilat nuk gjenden nė natyrė, - ky ėshtė njė krijim mbinatyror. Sipas kėsaj, konstruktiviteti dhe gjenialiteti janė dy nga karakteristikat e njeriut, tė cilat paraqesin dimensionin e tretė tė shpirtit tė tij.

Me njė fjalė, njeriu ėshtė njė qenie tridimensionale qė ka tri aftėsi; ai ėshtė i vetėdijshėm pėr vetveten dhe pėr botėn, mund tė zgjedhė dhe mund tė krijojė. Tė gjitha kėto atribute i takojnė Zotit dhe njeriu vetėm i pėrngjan Atij. Pasi nuk dua t'i krijoj shok tė barabartė Zotit, me "pėrgjegjėsinė" e nėnkuptoj atė se njeriu ėshtė njė krijesė, e cila ėshtė e aftė - pėr dallim nga natyra - t'i pėrdorė dhe t'i ushqejė atributet e ndritura tė Zotit nė vetvete; e kėsisoji, tė evoluojė vazhdimisht. Thėnia e njohur e Pejgamberit Muhammed: ."Tehal-leku bi ahlakil-Lah", na thotė se duhet t'u ngjajmė atributeve tė Zotit. D.m.th., Insani, e jo Besheri, bėhet mėkėmbės i Zotit nė tokė; kurse ky i dyti, ėshtė mėkėmbės i majmunėve si stadium i fundit i evolucionit tė tyre. Vetėm Insani ėshtė ai, i cili mund tė revoltohet, tė zgjedhė, tė fitojė vetėdije, dhe tė krijojė nė mėnyrė relevante (vetėm Zoti krijon nė njė kuptim absolut).

Nė kohėn tonė, ky "zgjedhės" ėshtė i burgosur nė disa determinizme - burgje - qė atė e pengojnė tė fitojė vetė-vetėdije, tė bėjė zgjedhje, dhe tė krijojė. Pėr fat tė keq, tragjedia mė e madhe me tė cilėn ballafaqohet sot njeriu me ideologji tė ndryshme, qė ia marrin nevojat e tij dhe i ngulisin njė vetė-vetėdije relative, kėshtu qė u japin fuqi dhe evoluim shoqėrive tė tij; nė atė masė nė tė cilėn ata e braktisin veten e vet, duke e sjellė nė njė gjendje krejtėsisht tė pavetėdijshme. Si mund ta harrojnė njeriun ideologjitė e tilla? Disa nga kėto ideologji janė:

Materializmi

Materializrni beson se njeriu ėshtė i pėrbėrė nga esenca materiale. Me kėtė definicion njeru burgoset me bazat evolutive, qė janė tė kufizuara vetėm nė qenien e materies. Po tė jetė kėshtu, njeriu nuk do tė ketė mundėsi tė evoiuojė pėrtej kapacitetit tė dimensioneve tė vet materies.

Natyralizmi

Ky ėshtė edhe njė atakues tjetėr i njeriut, qė filloi qysh nė shekullin XVIII. Natyralizmi beson se origjinaliteti i pėrket njė qenieje tė gjallė, edhe pse ajo mund tė mos ketė vetėdije, e cila quhet natyrė; kurse njeriu ėshtė njėri nga produktet e saj. Sipas kėsaj, unė jam i lirė, mund tė zgjedh, dhe mund tė ndjej pėr arsye tė vullnetit tė natyrės. Siē mund tė shihet, liria e njeriut, edhe njė herė, ėshtė e kufizuar nė mundėsitė qė natyra i ka ngulitur nė dispozitat dhe diapazonin e tij. D.m.th., natyralizmi e njeh njeriun si fenomen mė tė zhvilluar nga ēdo gjallesė tjetėr, qė ekziston nė natyrė.

Ekzistencializmi

Edhe pse ekzistencializmat e Sartrit, Hajdegerit dhe Kjerkegardit nuk janė tė shtruara me teza, - ky Iloj ekzistencializėrn beson se pėrbėrja e njeriut ėshtė e ndryshme dhe e kundėrt me tė gjitha gjallesat e tjera tė natyrės; - kjo ėshtė posaēėrisht e vėrtetė pėr ekzistencializmin e Sartrit. Por, kjo po na habit pasi Sartri nuk beson nė Zot dhe nė metafizikė, por megjithatė, e veēon njeriun nga tė gjitha gjallesat e tjera nė natyrė. Ai beson se sė pari u paraqit esenca totale e kafshės, e mė vonė ajo e njeriut. Pėrse ai flet kėshtu? "Pėr arsye se", siē thotė vetė, "kur e heqim Zotin, duhet ta vendosim njeriun nė natyrėn materiale", e si pasojė, atė e sakrifikojmė. Kėshtu, me qėllim qė tė mos e sakrifikojmė njeriun, Sartri kthehet nė kėtė vijė tė rezonimit: "Te kafshėt esenca ėshtė para ekzistencės, kurse te njeriu, ekzistenca ėshtė para esencės". Pėr shembull, po tė pyes njė zdrukthėtar: "Ē'ka je duke punuar?", ai do tė mė pėrgjigjet: "Njė karrige". "Po ē'ėshtė karrige?", do ta pyesja unė, e ai: "Njė karrige ka katėr kėmbė, njė ulėse dhe...". Kėto pėrshkrime e paraqesin esencėn e karriges, por jo edhe ekzistencėn e saj.

Megjithatė. sipas Sartrit, njeriu dallohet nga karrigia. Ekzistenca e tij u paraqit e para. Por, ē'ėshtė ai tani? Kurrgjė! Ende nuk e dimė! „Kush“ -i dhe "si"-ja e njeriut do tė paraqiten mė vonė; ato varen nga vullneti i njeriut. Kėshtu, sipas ekzistencializmit njeriu e formulon esencėn e vet personale ashtu siē do vetė. Ja pse Sartri mendon se nėse e zhveshim njeriun nga vullneti dhe zgjedhja e tij, nuk do tė jetė mė Insan. Sartri frikėsohet, dhe i jap tė drejtė, pasi po t'i marrim si bazė materializmin dhe natyralizmin, siē po ndodh nė ditėt e sotme,njeriun e burgosim nė njė qefi tė petrifikuar (gurėzuar).

Panteizmi

Edhe pse panteizmi ėshtė njė idealizėm hyjnor (teistik), ai, po ashtu e sakrifikon njeriun. Panteizmi, (qė ėshtė njė determinizėm i trashėguar) ekziston nė disa "sekte muslimane, tek indianėt, sufitė dhe katolikėt. Pėr shembull, katolikėt besojnė se Zoti e ka caktuar fatin "e njeriut pėrpara se tė vijė nė kėtė botė. Kėtu pėrsėri, njeriu sakrifikohet nga paracaktimi. Hafizi thotė kėshtu:

Pasi qė fati qe i pėrcaktuar pa prezencėn tonė, mos e qortoni, edhe pse ėshtė pak i palogjikshėm.

Kjo do tė thotė se kur qemė tė krijuar ne, kurrkush nuk e kėrkoi mendimin tonė; Zoti na krijoi ashtu siē donte ,Ai vetė. Mė vonė, Ai na lejoi tė jemi mė tė lirė nė tokė. Njė poet i bėri parodi Hafizit: „Mos gjej tė kėqia nė atė qė tė mėrzit!" Ky ėshtė determinizmi; ē'mund tė bėjmė? Bile edhe vėrejtja konsiderohej si gabim. Kjo ėshtė njėsoj sikur Kamy kur bėnte vėrejtje. Atė e pyetėn:
Pyetje: - Kujt i bėn vėrejtje? - Zotit.
Pyetje: - A beson nė Zot? - Jo.
Pyetje - Njeriu duhet t'i bėjė vėrejtje njė Insani me pėrgjegjėsi apo pėrgjegjėsisė, pasi nuk e pranoni atė pėrgjegjėsi nė botė, atėherė kundėr kujt doni tė bėni vėrejtje (tė ankoheni)?
Kundėr askujt. Kundėrvihem pėr arsye se nė realitet nuk mund tė kundėrvihem. Kjo ėshtė njėsoj sikur t'i biesh ajrit me grushta. Kur vullneti i Zotit nuk e merr zgjedhjen dhe vullnetin e njeriut parasysh, atėherė njeriu nuk pėrgjigjet pėr kėtė. E kur njeriu nuk ka pėrgjegjėsi, atėherė ai nuk ėshtė as insan.

Historicizmi

Kjo shkollė beson se njeriu ėshtė prodhim i historisė. Historitė Iraniane, lslame dhe Shiite e kanė sajuar personalitetin tim. "Po tė jetoja gjatė Revolucionit Francez, pėrveē pozitės sime aktuale nė histori do tė kisha gjuhė tjetėr, ndjenja dhe karakteristika tjera". Sipas kėsaj, karakteristikat e njeriut bien nė duart e njė vullneti, i cili quhet historicizėm. Atėherė, si do ta bėj zgjedhjen? Ashtu siē thotė historia. Rrjedhimisht, nėse jam njė musliman dhe flas persisht, ajo qė i pėrkushtohet vullnetit tė historisė, do tė thotė, ashtu siē i zgjedh natyra ngjyrat e lėkurave tona: nė tė njėjtėn mėnyrė historia e zgjedh ngjyrėn e shpirtit tonė.

Sociologjizmi

Kjo shkollė beson se rrethanat sociale dhe rendi sociai janė formuluesit e njeriut. Nėse jam shpirtgjerė, kjo i pėrkushtohet rendit tim feudal nė tė cilin u rrita. Pėrveē kėsaj, besohet se rendi sociat qė pėrbėhet prej marrėdhėnieve sociale, rendit prodhues, rendit pronar, mjeteve tė prodhimit, dhe prej burokracisė sė sundimtarit; tė gjitha kėto qė e pėrbėjnė shoqėrinė time janė faktorė, tė cilėt e ndryshojnė personalitetin tim, nė cilėn mėnyrė dėshirojnė vetė.
Nuk ka as "individ" e as "zgjedhės" nė sociologjizėm; kėshtu qė nuk ka as Insan, pasi ky i fundit mund tė thotė "unė", ose "unė e zgjedh kėtė pėr kėto shkaqe...".

Biologjizmi

Kjo shkollė pėrpiqet ta ngrejė njeriun pak mė lartė nga kufijtė e tij tė petrifikuar materialė. Kjo na tregon se, nė shekullin e njėzetė, shkencėtarėt mė nuk janė nė gjendje ta kuptojnė e ta shpjegojnė njeriun me anė tė definicioneve tė tyre tė thata e tė ngushta materialiste tė shekujve XVII, XVIII dhe XIX. Biologjizmi pėrbėhet nga shuma e origjinalitetit dhe totalitetit tė karakteristikave psikologjike, tė cilat nė njė pėrzierje tė zhvilluar dhe komplekse, e formojnė njeriun.

Edhe pse biologjizmi e shikon njeriun si njė qenie pak mė tė ndritur se njė fenomen natyror ose material i pėrgjithshėm, pėrsėri e mohon njeriun si njė qenie tė lirė e tė vetėdijshme. Po tė jem viktimė e forcave tė mia personale tė pavetėdijshme dhe biologjike, atėherė nuk jam mė "unė". Pėr shembull, biologjia beson se njerėzit e trashė janė xhentil, kurse ata tė dobėtit janė inteligjentė. Sipas kėsaj, del se inteligjenca varet nga pesha e trupit, dhe xhentiliteti nga materiali biologjik, etj.

Nuk i mohoj as natyralizmin, sociologjizmin, e as historicizmin; i pranoj tė gjitha, mirėpo, besoj se njeriu ėshtė i aftė tė zgjedhė. Kjo qenie - njeriu - nė mbarė procesin e tij evcvlutiv ėshtė njė fenomen natyror, historik dhe material; atė e ndryshojnė rrethanat. Kur dikush jeton, pėr shembull, nė njė klan, kjo nuk ėshtė kėshtu sepse ai e ka zgjedhur mėnyrėn e jetesės (sepse kėtė faktikisht kurkush nuk e ka bėrė). Ėshtė fakt se ky individ jeton nė tendė, duke migruar prej njė vendi nė njė vend tjetėr, e kjo i pėrkushtohet rendit tė posaēėm social dhe produktiv qė e detyroi tė banojė nė tendė. Ose, rendi natyror disa njerėz i detyron tė gjuajnė, tė peshkojnė e tė jetojnė nėpėr xhungla. Kur fshatarėt bėhen banorė tė qytetit, traditat, mentaliteti, dhe morali i tyre po ashtu ndryshojnė dhe kėto ndryshime nuk ndodhin pėr arsye se ata dėshirojnė tė jetė ashtu; por, pėr arsye tė sistemit produktiv, i cili mbizotėron; gjė kjo, qė pėrkushtėzon ndryshime nė karakteristikat e tyre. Me njė fjalė, njeriu ėshtė ajo qė natyra, historia dhe shoqėria bėjnė nga ai dhe, nėse i ndryshojmė kėto rrethana, po ashtu do tė ndryshojė edhe njeriu.

Ajo qė dua ta them tani ėshtė se njeriu, nėpėr tė gjitha proceset e tij evolutive, duke marrė parasysh kėtu pa dyshim, edhe ndryshimin e tij nga Besheri nė Insan - e liron vetveten nga determinizmat e tilla. Pėr shembull, origjinaliteti i gjeografisė qe aq i popullarizuar nė shekullin e nėntėmbėdhjetė, sa qė njėri nga paralajmėruesit e tij, Ibn Halduni, tha se forma e shoqėrive ndryshon varėsisht nga kushtet gjeografike. Natyrisht, atėherė kishte tė drejtė, por, jo edhe sot. Sot, njeriu evoluon deri nė atė masė, nė tė cilėn ėshtė nė gjendje ta lirojė vetveten nga determinizmat e tilla.

Po mirė, si mundet njeriu, pėr shembull, ta lirojė vetveten nga natyralizmi? Kjo ėshtė mė lehtė pėr t'u kuptuar, pasi nė kėtė shekull sapo fillojmė tė lirohemi nga natyralizmi? Sot, industria dhe civilizimi i ri po e lirojnė njeriun nga natyralizmi mė tepėr se nė ēdo kohė tjetėr nė tė kaluarėn. Njeriu qė jeton nė Saharėn Afrikane ėshtė i aftė - edhe nėse i marrim parasysh edhe kushtet natyrore, tė cilat atij i imponohen - tė krijojė kushte jetėsore bashkėkohore pėr vetveten, qė do t'i ofrohen atyre tė Amerikės Veriore. Ose, tė marrim pėr shembull gravitetin e tokės; qė ėshtė njė determinizėm tjetėr. Graviteti qe aq i natyrshėm pėr ne sa qė menduam se ishte pjesė e trupit tonė. Por sot, mė nuk jemi robėr tė gravitetit. Ose, mė nuk jemi tė lidhur me stilin e agrikulturės klimatike apo regjionale. Nė tė kaluarėn, njeriu duhej tė jetonte atje ku kishte lum, xhungėl, ujė, etj.; pėrndryshe, ai do tė vdiste. Sot, megjithatė, ai mund tė jetojė nė njė shkretėtirė dhe t'i ndėrtojė vetvetes njė qytetėrim tė madh. Kur mund tė lirohet njeriu nga determinizmi? Atėherė kur ta njohė mirė determinizmin natyror, dhe ligjet qė sundojnė me natyrėn si edhe efektet e tyre ndaj tij. Mėnyra pėr ta studiuar kėtė ėshtė shkenca. Afria me natyrėn ose shkencėn, i ka mundėsuar njeriut tė krijojė njė teknologji, e cila ka vetėm njė qėllim, e ky ėshtė: tė shpėtohet njeriu nga determinizmi natyror. Ata, qė e akuzojnė teknologjinė si njė agjent qė e ka metamorfozuar dhe sakrifikuar njeriun, e kanė logjikėn dhe bazėn pėr kėtė, mirėpo teknologjia e njėjtė po ashtu mund edhe ta shpėtojė njeriun. Nė tė kaluarėn, me qėllim qė tė ketė veshje e ushqim, njė njeri duhej tė punonte nga 10-12 orė nė ditė. Ky qe njė determinizėm natyror. Megjithatė, teknologjia e rriti shkallėn e produktivitetit; e si pasojė, orėt e punės u reduktuan. Sot, nėse takojmė individė, tė cilėt punojnė mė tepėr orė se sa ishte paraparė nė periudhėn parateknologjike; do tė

shohim se kjo ėshtė kėshtu, se borgjezia krijon mė tepėr pėr konsumim, e si pasojė e kėsaj, prodhimit duhet t'i rritet pėrqindja. Si mund ta shpėtojmė vetveten nga determinizmi i historisė? Po tė dojė njeriu, (me ndihmėn e shkencės) mund t'i zbulojė ligjet dhe ndryshoret qė sundojnė nė historinė; e nėse mund tė gjejmė ndryshore tė tilla qė ndikojnė nė proceset tona mendore, nė vullnetet tona, nė ndjenjat dhe moralin tonė, sigurisht mund ta shpėtojmė veten nga determinizmi hisiorik. Nė kohėn tonė, ekzistojnė shoqėri nė Azi, nė Afrikė dhe nė Amerikėn Latine, tė cilat kanė kaluar ca cikle historike me njė ritėm tė shpejtuar, pa u ndalur mė gjatė nė asnjėrin prej tyre. Historikisht, shoqėritė duhet tė kalojnė nėpėr disa faza. Mirėpo, atėher kur kėto shoqėri gjejnė njė vetė-vetėdije dhe mendimtarėt e saj tė lirė i njohin mė mirė epokat e tyre veēmas, do tė mund tė lejohet qė (deri nė shkallėn qė e kanė fituar vetėdijen e pėrmendur historike) tė tejkalojnė ndonjė cikėl tė tillė. Tani ndeshim shoqėri, qė kanė banuar nėpėr shatorre ose kanė qenė robėr; por papritmas, duke u revoltuar kundėr historisė, ato e arritėn fazėn e borgjezisė. Ky ėshtė procesi i lirimit nga shoqėria duke e ditur determinizmin e historisė dhe zbulimin e ligjeve deterministe tė historisė.

Duke iu referuar determinizmit sociologjik e dimė se nė tė kaluarėn, individėt rriteshin varėsisht nga kėrkesat e tyre shoqėrore. Megjithatė, sot, deri nė atė shkallė deri nė tė cilėn sociologjia rritet dhe zbulon marrėdhėnie klasore dhe kupton filozofinė dhe qeverisjen politike; dhe bėhet shoqėrisht e vetėdijshme; deri nė atė shkallė, siē thotė Jaspersi: "Njerėzit tė cilėt janė formuar nga shoqėritė e tyre, ndėrrojnė nė ndėrtues tė shoqėrive". Nė tė kaluarėn, njė shoqėri qė banonte nė shatorr dhe njė shoqėri feudale apo njė fshat i prapambetur nuk kishte kurrfarė mėdyshje pėr religjionin, traditat, apo shtetėsinė e saj. Tė gjitha kėto mbaheshin si tė shenjta, tė ngurruara dhe plotėsisht tė qarta, siē ėshtė dielli. Asnjėherė nuk u kujtohej kėtyre njerėzve se ishte e mundur tė jetohet ndryshe ose se mund tė revoltoheshin kundėr besimeve tė tyre personale. Por, njeriu i sotėm mund tė zgjedhė, por edhe mund ta refuzojė religjionin e tij..

Religjioni ėshtė njėri nga ata faktorė, tė cilin shoqėria ose e afron ose e imponon tek individėt e saj. Mirėpo, sot kjo nuk ėshtė kėshtu. Rendet prodhuese, ekonomike dhe pronare, si edhe traditat, marrėdhėniet sociale dhe klasore, tė drejtat dhe privilegjet familjare e grupet sociale nė relacion me njeriun e sotėm tė vetė-vetėdijshėm; tė gjitha kėto, dallohen nga e kaluara, qė mbaheshin me fakte tė pandryshuara, tė pėrhershme dhe hyjnore. Ato mė tepėr janė fenomene pėr tė cilat njeriu mund tė mendojė t'i ndryshojė, t'i riformojė, t'i zgjedhė, apo t'i mohojė. Tė gjitha kėto revolucione, ndryshime, dhe reforma e kanė si dėshmitar atė se njeriu i sotėm e ka liruar vetveten nga burgu i shoqėrisė. Njeriu e kreu kėtė detyrė duke e studiuar sociolagjinė dhe studimet komparative tė rendeve tė ndryshme sociale. Shkenca mund t'i ndihmojė njeriut qė plotėsiht tė lirohet.

Vetja e njeriut

Burgu i fundit, vetja e njeriut, ėshtė mė e keqja nga tė gjitha, pasi ajo ėshtė e vetmja qė e bėri njeriun njė tė burgosur pa ndihmė. Ėshtė pėr t'u ēuditur qė, tani, mė tepėr se nė ēdo periudhė tjetėr historike, rrjeriu ka qenė nė gjendje ta shpėtojė vetveten nga burgjet qė i pėrmendėm deri tani. Nė anėn tjetėr, pėrpara kėtij burgu tė fundit, ai ėshtė mė i dobėt nga tė gjithė tė tjerėt. Vetėm ekzistenca e kėtij tė fundit i bėri tė gjithė tė tjerėt tė zbrazėt e tė kotė. Pėrse njeriu i sotėm, qė e ka liruar vetveten nga burgu i natyrės, i historisė dhe i shoqėrisė, ka arritur deri nė atė absurditet? Njeriu i sotėm, edhe pse ėshtė mė i aftė dhe ka mė shumė dije se tė tjerėt pėr ēdo kohė tjetėr historike, ai, nė realitet di mė pak nė krahasim me ēdo kohė tjetėr se si tė gjindet nė situata tė ndryshme. Pėrse njeriu nuk mund tė dalė nga qelia e tij? Ėshtė shumė rėndė. Nė tė kaluarėn, burgjet e pėrmendura kishin katėr mure rreth ekzistencės sime, e unė isha i vetėdijshėm pėr burgosjen time. Pėr shembull, kur njeriu qe primitiv, ai qe i vetėdijshėm pėr ekzistencėn e njė lumi apo ekzistencėn e njė xhungle; ai duhej tė bėhej peshkatar apo gjuetar.Ai e ndjente prezencėn e determinizmave tė kėtillė nė tė kaluarėn; por. duke marrė parasysh edhe kėtė tė fundit, del se nuk ka mur rreth ekzistencės sė njeriut. Ky ėshtė njė burg qė e mbaj nė vetvete. Ja pėrse tė qėnit tė vetėdijshėm dhe tė rrethuar me kėtė, ėshtė detyra mė e rėndė nga tė gjitha: Kėtu mė, burgu dhe i burgosuri janė tė njėjtė; d.m.th., sėmundja dhe pacienti janė bėrė njė. Ja pėrse ėshtė aqė i dėshirueshėm largimi nga kjo sėmundje!

Ēėshtje tjetėr ėshtė ajo se njeriiu mund tė ikė nga burgu i historisė, i natyrės apo me ndihmėn e shkencės, mund tė ikė nga burgu i ndonjė rendi social ekzistues. Por, pėr fat tė keq, nuk mund tė lirohen nga burgu i vetėvetes, duke kėrkuar ndihmė nga shkenca, pasi kjo mundėsi e fundit ėshtė nė duart e arrestuesit. Ja pėrse „vetja“ nuk ndjen se ka varrosur njė „unė“ tė lirė nė tė. E vėrteta ėshtė se vetja ndjen se, si njė qenie absolute ajo duhet tė lirohet nga burgu i natyrės, i shoqėrisė dhe i historisė; ajo mund ta lirojė vetveten, por arrin te kotėsia. Nė kėtė pikė do tė kisha dashur tė prezantoj ca rregulla tė pėrgjithshme:

a) sė pari, njeriu ka nevoja;
b) ai i plotėson kėto nevoja qė tė jetė i rehatshėm;
c) kjo rehati dhe qetėsi e shpirtit tė tij mbaron me kotėsi;
d) kotėsia mbaron me pakėnaqėsi dhe protestim; dhe subjektivitet.
Kėto rregulla kanė qenė tė vėrteta qysh prej kohės sė Ademit. Hipizmi i sotėm, ekzistencializmi, aristokracia jonė e kaluar, e cila mbaroi me sufizėm; aristokracia Indokineze, e cila mbaroi me sufizėm dhe „nivana“ (mohimi i jetės materiale) dhe borgjezia e re, e cila mbaroi me regjimin e jetės materiale, e pėrdėftojnė vėrtetėsinė e gjeneralizimeve tė mia.

Njeriu i vlerėson idealet e tij derisa nuk i ka arritur ato. Kur ai arrin deri tek ato, atėherė me te mbretėron kotėsia. Sipas kėsaj, idealet e njeriut duhet tė jenė aq tė larta sa qė tė mos dalė “qesharak”, se nėse me tė vėrtetė ndodh kėshtu, do tė arrihet kotėsia. Ėshtė e qartė se njė i burgosur i determinizimit tė tij personal – edhe nėse e mbisundon natyrėn – do tė jetė “njė i burgosur i pavlerė”. Xhin Ajsoleti thotė se: “Njė shkrimtar shkruante pėr njė princ, i cili i kishte tė gjitha tė mirat dhe pasuritė, por pėrsėri, vuante nga njė sėmundje e brendshme e pashėrueshme. Franca e sotme i ngjan mu kėtij princi”. Por, besoj se njeriu i sotėm ėshtė ai, qė i ngjan atij princi; ai ėshtė mė i mjerė tani se nė cilėn do kohė tjetėr.

Nė qendrėn e sheshit tė madh tė Roterdamit, nė Holandė, ekziston njė skulpturė interesante pjesėt e sė cilės janė tė shpėrndara. Pėr shembull, qafa e saj ka rrėshqitur pak anash, krahėt janė tė lėvizura pak nga nyjet e tyre, etj. E gjithė statuja ka marrė njė formė tė tillė, qė duket sikur ēdo moment do tė rrėzohet. Por, kjo skulpturė ėshtė bėrė prej guri. Skulptori ka dashur ta personifikojė njeriun e pas Luftės sė Dytė botėrore; njeriun e shekullit tonė, qė ėshtė i fortė si shkėmbi, por mė tepėr se nė ēdo kohė tjetėr historike ėshtė nė rrezik zhdukjeje. Pėrse? Pėr arsye se liria nga burgjet e pėrmendura i ka lėnė njė fuqi tė paparė e aq tė madhe sa qė ėshiė nė gjendje ta bombardojė Marsin dhe tė udhėheqė njė makinė tė komplikuar nė kozmosin e pafund; mirėpo, ėshtė edhe aq i dobėt sa qė po t'i shtonit njė tepricė prej 12.00 dollarėsh rrogės sė tij do tė ishte nė gjendje tė kryejė shėrbime e tė punojė kundėr shefit tė tij!

Njė herė dėgjova se robėria ėshtė ende e popullarizuar nė disa vende tė Afrikės; ca njerėz i robėrojnė klasat primitive, dhe i shesin dikund tjetėr. E unė kam parė robėr me sytė e mij nė Perėndim. Nė Kembrixh dhe Sorbonė mendjet mė tė mira njerėzore shiten publikisht. Aksionarėt nga Amerika, Evropa, Rusia, etj., qė tė gjithė vijnė qė t'i blejnė studentėt e talentuar. Tė gjithė ata ofrojnė ēmime atraktive, veturė, shofer, e ēmos. Mė nė fund, studenti e zgjedh ofertėn mė tė mirė. Pėrse? Pėr arsye se ai ėshtė rob. Ky tip pune kėrkon qė ky student ta shpėtojė shoqėrinė nga burgu i natyrės apo historisė, derisa ai vetė, ėshtė njė krijesė e mjerė dhe rob i vetvetes. Vėshtirėsia qėndron nė faktin se pasi burgu i tij i fundit ėshtė pjpsė e dimensioneve personale tė njeriut, ai nuk mund tė luftojė kundėr vetvetes.

Si po shihni, me ndihmėn e shkencės, nuk mund t'i largohemi kėtij burgu tė fundit. Atėherė, si mund t'i largohemi? Me anė tė dashurisė. Ē'ėshtė dashuria? Me tė nuk nėnkuptoj njė dashuri sufiste dhe teozofike e ēdo gjė tjetėr, qė tė gjitha janė burgje tė ndryshme nga ky pėr tė cilin e kemi fjalėn. Me dashuri nėnkuptoj njė forcė tė Plotėfuqishme (e cila e tejkalon aftėsinė time racionale dhe mendimtare) nė pikėn mė tė thellė tė qenies sime qė tė luftoj kundėr vetvetes. Pasi burgu gjendet nė vetė mua, atėherė brendėsisė sime duhet t'i vihet zjarri. Si? Me zjarr tė vėrtetė? Pėrse nuk mund tė lirohem nga ky burg duke i pėrdorur vetėm aftėsitė e mia racionale? Parto beson se problemet mund tė ndahen nė tri kategori:

  1. Aktet logjike, siē janė jetesa, marrja e rrogės, veshja e rrobeve, mendimi, studimi, e ēmos tjetėr.
  2. Aktet ilogjike, qė i kryejnė tė marrėt dhe personat jonormalė.
  3. Aktet alogjike, qė nuk i takojnė asnjėrės prej dy kategorive tė pėrmendura.

Logjika pėrbėhet nga zbulimi i shkaqeve (kauzaliteteve), tė cilat do ti pėrmendja sipas nevojave tė mia. Mirėpo, ndonjėherė njeriu mund ti shkatėrrojė ambiciet, tė gjithė atė, qė e ka nė botė, pėr diēka mė tė nditur. Pėr shembull, ai mund ta djegė vetveten (pa pasur kurrfarė dhurate apo shpėrblimi pėr kėtė) me qėllim tė shpėtimit tė shoqėrisė sė tij. Ky nuk ėshtė njė akt logjik. Rrėnjėt e njė akti tė kėtillė na ēojnė tek morali. Dashuria pėrbėhet nga njė fuqi, e cila mė thėrret tė shkoj kundėr fitimeve dhe jetesės sė mirė; e po ashtu, ta sakrifikoj vetveten pėr tė tjerėt dhe pėr idealet qė mė duken aq tė shtrenjta.

Nėse nuk ju gėnjej, e bėj kėtė pėr arsye se nuk dua qė as ju tė mė gėnjeni mua nė Pazar. Ose nuk jap ēeqe tė kėqia sepse dua tė kem kredi tė mira. Kėto quhen virtyte vendimtare, tė cilat janė punė tė bazuara nė racionalitetin dhe logjikė. Nė anėn tjtėr, kur them njė tė vėrtetė, tė cilėn e di se do ta paguaj me jetėn apo me gjithė pasurinė time, „Insanieti“ im do tė paraqitet dhe „unė“ do tė dalė nė shesh. Cili Insan? Ai (i cili qe varrosur nė birucėn e shpirtit tim para do kohe) dhe tani po ec drejt formimit tė njė Insani tė vėrtetė nėn diellin e besimit dhe tė dashurisė.

Niēe qe njė fillozof dhe gjeni i madh (i cili po ashtu ėshtė krenaria e njeriut tė sotėm) Por, nė rininė e tij, ai ishte njė njeri arrogant qė pat thėnė: „Forca ėshtė gjeniale; e vėrteta u takon atyre qė janė tė fuqishėm, etj“. Megjithatė, nė moshėn e tij mė tė vjetėr ai ndryshoi nė njė lloj humanisti aqė tė flakėt, sa qė ndėrmori njė gjė tepėr tė ēuditshme. I njėjti njeri qė besonte se t’u ndihmosh njerėzve ėshtė shenjė dobėsie dhe se njerėzit e dobėt duhet tė lihen nė harresė, njė ditė, duke kaluar rrugėve pat parė njė qerre tė pėrmbysur. Qerrja e ngarkuar ishte rrėzuar pėrmbi kalin dhe vozitėsi i qerres po mundohej ta ngrejė kalin nė kėmbė, duke e rrahur keq kafshėn. Kali kėrcente herėpashere pėrfundi dėrrasave, por pėrsėri rrėzohej, sepse e kishte edhe kėmbėn e thyer. Niēeja nė kėtė pikė duke qenė i inatosur e lut vozitėsin e qerres qė tė mos ta rrahė kafshėn. Ai e kėshilloi njeriun qė sė pari duhet ta shkarkojė qerren, por ky i fundit nuk ia vuri veshin dhe vazhdoi ta rrahė kafshėn. Mė nė fund, Niēeja e kap me forcė vozitėsin pėr krahu, i cili kthehet dhe i bie Niēes aq rėndė, sa qė kur kthehet nė shtėpi ai vdes menjėherė. Cilido qė ta dėgjojė kėtė tregim pėrjeton njė ndenjė konfuzioni. Nė „unin“ e ēdo njeriu ekziston dy dimenzione; njėri ėshtė ai qė shqetėsohet me bukurinė dhe madhėshtinė e shpirtit tė Niēes, i cili e sakrifikoi vetveten me qėllim qė ta shpėtojė kafshėn, dhe njė tjetėr i cili pėrqesh njė incident tė tillė, ku vdiq njė gjeni, nė mėnyrė qė vetėm ta mbajė kalin tė gjallė. Ky akt nuk ėshtė as logjik e as ilogjik, por ėshtė alogjik, gjė qė e tejkalon analizėn logjike. Kjo paraqet etikė dhe dashuri. Kur duam dikė nė mėnyrė qė do ta dojė, ose kur jemi xhentil me dikė me qėllim qė ta pranojmė njė shėrbim, ne bėhemi njerėz afarist. Dashuria pėrbėhet nga ofrimi i gjithēkafit vetėm pėr hir tė qėllimit, duke mos kėrkuar asgjė si shpėrblim. Kjo kėrkon qė njeriu tė bėjė njė zgjedhje tė madhe. Ēfarė lloj zgjedhje? Tė zgjedh veten tė vdesė apo edhe ndonjė qėllim tjetėr- nė mėnyrė qė dikush tjetėr tė jetojė apo tė realizohet ndonjė die.

Pas fazės alogjike, faza e katėrt ėshtė sakrifica e dikujt. Nė kėtė pikė njeriu hyn nė fazėn e „itharit“, fjalė e cila nuk ekziston nė asnjė gjuhė tjetėr. Kėtu zgjedh dikė tjetėr mbi vetveten, nė realitet njeriu e sakrifikon vetveten pėr tė tjerėt. Ėshtė e qartė se nga dy vdekjet – ajo e jė njeriu tjetėr dhe ajo e po atij njeriu – e ka zgjedhur vdekjen e vet personale. Kjo mund tė jetė vdekja e jetės se dikujt, fitimit tė tij, famės, fatit, bukės, e ēdo gjė mė tepėr.

Sipas kėsaj, ēdo njeri mund ta lirojė vetveten edhe nga burgu i fundit i tij- qė ėshtė i trishtueshėm, e qė pėrmban nė vete mure tė padukshme – nėpėrmjet tė fuqisė ltharit. Kjo ėshtė njė dashuri, e cila duke e tejkaluar racionalitetin dhe logjikėn, na thėrret qė ta mohojmė vetveten dhe tė protestojmė kundėr vetvetes me qėllim qė tė punojmė drejt njė qėllimi ose pėr hir tė tė tjerėve. Vetėm nė kėtė fazė lind njeriu i lirė, dhe ky ėshtė niveli mė i ndritur i tė qėnit Insan.

Njeriu si njė ēlirues, krijues dhe njė zgjedhės i vetėdijshėm mund ta lirojė vetveten nga burgu i natyrės dhe i historisė me ndihmėn e shkencės. Ai mund tė lirohet nga rendi social i tij me ndihmėn e sociologjisė. Por, me qėllim qė tė lirohet nga burgu i vetes sė tij, Radha Krishnani thotė: "Atij i duhet feja dhe dashuria".

Ne njerėzit, jemi tė thirrur nė kėtė natyrė me njė detyrė dhe pėrgjegjėsi tė pėrpilojmė njė plan. Ēfarė plani? Njė shemė nė tė cilėn njeriu, Zoti dhe dashuria do tė angazhohen tė inicojnė njė krijim tė ri dhe njė Insan tė ri. Ja se ēka nėnkuptoj me pėrgjegjėsinė njerėzore.




copyright © dielli.net. All rights reserved.
Tekstet e prezentuara domosdoshmërisht nuk përfaqësojnë politikën e redaksisë të dielli.net!