Kultura dhe Ideologjia
Dr. Ali Sheriati
20.05.2007


Pjesa IV

ZGJEDHJA DHE/OSE CAKTIMI


Me emėr tė All-llahut, tė Gjithmėshirshmit, Mėshirėplotit



Pytje: Pejgamberi Muhammedi (s.a.v.), nė haxhin e tij tė fundit, si trashėgimtar tė tij e caktoi hazreti Alinė. Pėr ē’arsye ai mė vonė nuk u zgjodh?

Pėrgjigje: Sipas mendimit tim kjo ishte njė ēėshtje thelbėsore. Nė pėrgjigjen e kėsaj mund tė pėrfshihet i tėrė Shiizmi. Me fjalė tjera, kjo ėshtė njė ēėshtje shumė delikate edhe andaj nuk mund tė jepet pėrgjigje e prerė. Unė do tė pėrpiqem qė aq sa mė lejojnė mundėsitė, brenda kohės dhe brenda hapėsirės, qė i kam, ta bėj shtjellimin e kėsaj ēėshtjeje.

Dėshiroj tė theksoj se ky ėshtė vetėm kėndvėshtrimi im personal. Kur kemi tė bėjmė me realitetin dhe tė Vėrtetėn e fesė, atėherė shqyrtimi ynė do tė jetė mė i kujdesshėm.

Ky me tė vėrtetė ėshtė njė problem fundamental. Kur i vėshtrojmė arsyet e shumta, tė cilat i prezantojnė vėllezėrit tanė Sunnitė me qėllim tė vėrtetimit tė pikėpamjeve tė tyre pėr Pejgamberin (s.a.v.) e Islamit, ne do ta gjejmė mjaft arsye qė duken se janė tė vėrteta e qė janė tė Vėrteta. Nga ana tjetėr, nė qoftė se shohim me sy objektivė dhe nėse i marrim parasysh arsyet, tė cilat Shiitėt i japin pėr ta vėrtetuar idenė e tyre, atėherė do tė pėrfundojmė se arsyetimet e Shiitėve janė tė drejta, tė thella dhe tė qėndrueshme. Prandaj, si ėshtė e mundur qė dy grupe, tė cilat mendojnė ndryshe nga njėri-tjetri dhe kanė qėndrime tė kundėrta, tė kenė tė drejtė nė argumentet e tyre qė i pėrdorin?

Nė pėrgjithėsi, argumenti kryesor i vėllezėrve Sunnitė ėshtė ky: Nė qoftė se dikush do tė caktohej si Pejgamber nga ana e Allahut, ashtu qė sikundėr Pejgamberi i Islamit (s.a.v.), tė marrė pėrsipėr qė nė mėnyrė tė qartė e tė kujdesshme t’i shpallė e t’i mėsojė ajetet e Kur’an-it kėshtu qė ato tė mos mund tė mohohen, ai gjithashtu do tė duhej ta ketė pėr detyrė qė nė mėnyrė tė ngjashme tė kujdesej edhe pėr emėrtimin e trashėgimtarit tė caktuar nga ana e Allahut, me qėllim tė mbrojtjes nga ndonjė komplot i mundshėm apo nga ndonjė braktisje, si dhe nga ndonjė shpjegim apo interpretim i gabuar qė do tė kishte mundur tė ndodhė nė tė ardhmen.

Mirėpo ne e dijmė se pas vdekjes sė Pejgamberit (s.a.v.), rrethanat ishin tė atilla sa qė jo vetėm emigrantėt (njerėzit qė sė bashku me Pejgamberin (s.a.v.) u shpėrngulėn nga Meka nė Medinė dhe morėn pjesė nė dhėnien e votės sė tyre pėr zgjedhjen e halifit), por edhe ndihmėtarėt qė ishin qytetarė tė Medinės, u tubuan nė Saqifeh (njė fushė qė i takonte fisit tė Sa’ebah-ėve) pėr ta zgjedhur halifin e tyre.

Mė pastaj u bė e qartė se tė gjithė muslimanėt e Medinės kuptuan se prijėsi duhej zgjedhur nga radhėt e tyre. Kjo don tė thotė se ata do tė duhej ta zgjedhnin trashėgimtarin e Pejgamberit (s.a.v.)

Me qėllim qė ta dėshmojnė argumentin e tyre, vėllezėrit Sunnitė gjithashtu e cekėn ēėshtjen se Pejgamberit (s.a.v.) nė ēastet e fundit tė jetės sė tij, kishte pėr qėllim qė ta shkruajė njė dekleratė me tė cilėn do ta qartėsonte ēėshtjen e trashėgimisė, mirėpo pėr shkak tė protestave tė ndryshme, ai kėtė nuk e ka bėrė. Prandaj, nė qoftė se ai kishte pasur pėr detyrė qė tė shkruajė njė urdhėresė tė tillė zyrtare nga ana e Allahut, atėherė njė gjė tė kėtillė nuk do ta linte pa e bėrė vetėm nga shkaku se dikush nuk pajtohej me kėtė, e kėshtu tė mos e shpallte lajmin se Allahu e kishte caktuar hazreti Alinė pėr trashėgimtar Pejgamberi(s.a.v.).

Vėllezėrit tanė Sunnit, gjithashtu thonė se, megjithatė qė Aliu nuk protestoi kundėr zgjedhjes sė halifit dhe disa muaj me radhė nuk e pranoi zyrtarisht, ai mė vonė kėtė e konfirmoi dhe pėr shkaqe tė ndryshme mė nė fund edhe zyrtarisht e pranoi.

Prandaj, nė qoftė se pozita e Aliut qė i gjasonte asaj tė pejgamberisė vinte nga vetė Allahu, atėherė nuk ekzistonte ndonjė rrugė apo mėnyrė qė Aliu kėtė pozitė ta pranonte pėr dikė tjetėr. Sė kėndejmi, ai nuk mundej zyrtarisht tė pranojė ndonjė person tjetėr pėr trashėgimtar tė vetin.

Nga ana tjetėr, argumenti i Shiizmit ėshtė si vijon: Trashėgimia e Pejgamberit (s.a.v.) dallohet nga trashėgimi politik. Pejgamberi (s.a.v.) nuk mbante vetėm postin politik, gjė qė do tė na kishte shtyrė tė themi se ai nuk e kishte tė drejtėn pėr ta caktuar trashėgimtarin e tij, dhe se vetė njerėzit ishin ata qė do tė duhej ta zgjedhin atė qė do t’i udhėheqė. Mirėpo si njė mendimtar, udhėheqės dhe mėsues qė ishte, Pejgamberi(s.a.v.) nuk qe i zgjedhur nga njerėzit, andaj ata as qė kishin tė drejtė pėr ta zgjedhur trashėgimtarin e tij.

Pejgamberin (s.a.v.) e caktoi Allahu. Prandaj, edhe nė qoftė se tė gjithė njerėzit nuk e pranojnė se ai ėshtė Pejgamber dhe nėse askush nuk e jep votėn e vet pėr Pejgamberin e Islamit, Pejgamberi i Islamit mbetet Pejgamber i Islamit; madje edhe sikru tė gjithė njerėzit ta jepnin vonė e tyre pėr tė, pozita e tij aspak nuk do tė ndryshonte.

Fakti pėr kėtė qėndron nė atė se gjendja e pejgamberisė nuk ėshtė njė post i zgjedhur nga populli. Kjo nuk paraqet fuqinė, tė cilėn njerėzit ia japin njė personi tė caktuar. Andaj, Pejgamberi (s.a.v.) nuk ėshtė njė indivit qė ėshtė zgjedhur nga tė tjerėt. Arsyeja qėndron nė atė se misioni dhe vazhdimėsia e lėvizjes se tij duhet tė mbesė nė duart e trashėgimtarit qė ėshtė i denjė pėr mėnyrėn e njėjtė tė kryerjes sė udhėheqjes e tė misionit tė atillė, pėr tė cilėn ishte caktuar edhe Pejgamberi (s.a.v.) vetė.

Pėr shembull, nė njė qytet, kryetari i bashkėsisė e merr fuqinė e tij nga njerėzit, tė cilėt e kanė zgjedhur. Kur ai vdes apo kur i kalon mandati, atėherė njerėzit zgjedhin kryetar tjetėr. Mirėpo, kur njė mėsues qė e ka vėnė nė njė shkollė tė tė menduarit nė tė cilėn ka ligjėruar njė lėndė tė posaēme, me ē’rast askush pėrveē tij nuk ka mundur ta bėjė kėtė dhe tė inicojė njė qasje tė veēantė, sepse nxėnėsit qė janė tubuar rreth tij kėtė e kanė bėrė nga besimi i madh qė kanė pasur pėr tė, atėherė, mėsuesi ėshtė ai i cili mė sė miri e di se cili prej nxėnėsve apo shokėve tė tij do tė jetė mė i denjė pėr t’i vazhduar mėsimet e tij. Mėsuesi apo profesori nuk zgjedhet me vota tė njerėzve. Vetėm mėsuesi ėshtė ai, i cili e zgjedh mėsuesin tjetėr, dhe kėtė metodė e kanė pėrkrahur tė gjithė.

Nė qoftė se ndonjė ekspert i kardiologjisė niset pėr njė rrugė, atėherė nuk mund tė mbahet ndonjė referendum pėr zgjedhjen e kardiologut tė ri. Njerėzit nuk janė nė gjendje tė vendosin se kush ėshtė ekspert nė lėminė e tij, prandaj ekziston mundėsia qė ta zgjedhin dikė qė nuk ka lidhje sa i pėrket zemrės sė njeriut. Vetėm kardiologu e di se kush ėshtė ai qė mund ta kryejė punėn e tij gjatė kohės kur ai nuk ėshtė aty. Pėr kėtė shkak, pjesa dėrmuese e njerėzve e dėgjon rekomandimin e tij dhe e pranon njeriun, tė cilin ai e cakton. Kjo vėrtetė vlen nė tėrė botėn.

Prandaj, po qe se Pejgamberi (s.a.v.) i Islamit e paraqiste vetėm pushtetin politik, atėherė tė tjerėt do ta kishin shumė mė lehtė pėr ta zgjedhur dikė pėr trashėgimtar tė tij. Por, ai kishte fuqi morale dhe ishte njeri i veēantė, qė nuk ishte i zgjedhur nga tė tjerėt dhe kryente mision tė posaēėm hyjnor, andaj edhe kishte tė drejtė qė t’u flasė njerėzve e t’ua caktojė personin, i cili mė sė miri do ta vazhdonte veprėn e tij dhe tė cilit njerėzit do t’i nėnshtroheshin.

Nė rastin e kėtillė, cilin prej kėtyre dy argumenteve do ta kishte zgjedhur?

Nė pėrgjithėsi, Shiizmi beson se pas Pejgamberit (s.a.v.) udhėheqja e bashkėsisė do tė duhej tė caktohej nga Pejgamberi (s.a.v.) vetė. Ashtu sikundėr Pejgamberi (s.a.v.) qė e shpalli misionin e tij pa lejen e tė tjerėve, e ndėrtoi shoqėrinė dhe i stėrviti individėt, edhe pas tij, shkollėn e tij tė duhej ta vazhdojė ai qė ėshtė mė i ngjashėm me tė, qė ėshtė ushtruar nga ai vetė dhe qė ėshtė mė i afėrt me mendimet dhe mėsimet e tij.

Mirėpo vėllezėrit tanė Sunnitė, besojnė se Pejgamberi (s.a.v.) e formoi shoqėrinė Islame, e zbuloi Kur’anin-librin e Islamit, dhe se me kėtė e pėrfundoi misionin e tij. Parimet dhe kahjet e bashkėsisė Islame tashmė ishin tė pėrcaktuara. Prandaj pas Pejgamberit(s.a.v.) neve na nevoitet vetėm njė prijės shoqėror e politik, i cili do ta sundojė e do ta mbrojė bashkėsinė dhe tė cilin do ta zgjedhim nė pajtim me zgjuarėsinė tonė.

Cili prej kėtyre dy argumenteve ėshtė i pa saktė dhe duhet tė hidhet poshtė. Qė tė dy janė tė saktė e tė logjikshėm.

Ē’ėshtė ajo qė thėnien e Shiitėve e pėrshkon me logjikė e urtėsi? Ajo edhe sot ėshtė nė pajtim me rrethanat shoqėrore tė Traditave tė Pejgamberit (s.a.v.).

Qė nga fillimi i misionit tė tij e gjer nė vdekje, Pejgamberi(s.a.v.) mbėshtetej nė Alinė (r.a.) Me qindra raste, ndodhi tė shumta dhe shembuj tė qartė ekzistues na rrėfejnė se Aliu dhe familja e tij ishin shpresa e fundit e Pejgamberit (s.a.v.) pėr vazhdim e misionit tė tij.

Nga ana tjetėr, Islamit e parasheh vendimin e sjellė nga ana e kėshillit. Mund tė shohim se gjatė jetės sė tij Pejgamberi (s.a.v.) I kryesonte kėshillimet qė mbaheshin atėherė, madje kishte edhe raste kur mendimet e tė tjerėve e vinte para mendimit tė tij, vetėm e vetėm qė tė mos i shpėrdorė ata.

Nė kohėn e betejes sė Uhudit, Pejgamberi (s.a.v.) kishte pėr qėllim qė tė mbesė nė Medinė, ndėrsa tė renjtė deshin qė ta lėshojnė Medinėn e tė dalin tė luftojnė. Pas votimit, fituan tė rinjtė. Pajgamberi(s.a.v.) mbeti nė pakicė. Megjithatė, Pejgamberi (s.a.v.) doli jashtė dhe u kthye i armatosur e i pėrgatitur pėr luftė.

Nė betejen e Bedrit, aty afėr ndodheshin shtatė burime. Pejgamberi (s.a.v.) u vendos pranė burimit tė parė. Atėherė njė ushtar erdhi tak ai dhe e pyeti,” Mos vallė pranove ndonjė shpallje qė u vendose kėtu apo ky ishte vetėm vendimi yt?”

“Ky ishte vendimi im”, u pėrgjigj Pejgamberi (s.a.v.)

Ushtari pastaj i tha, “Do tė ishte mė i mirė qė tė vendoseshe pranė burimit tė shtatė, ashtu qė gjashtė burimet e tjera do tė mbeteshin brenda radhėve tona”.
Pejgamberi (s.a.v.) menjėherė u pėrgjigj, “Ke tė drejtė” tha, dhe urdhėroi qė kampi tė shpėrngulet te burimi i shtatė nė menyrė qė armiku tė mos kishte mundėsi qė tė afrohej te burimet.

Nė betejen e Mathehut, Pejgamberi (s.a.v.) caktoi tre komandantė, Xhafer-in, Zejd ibn Harith-in dhe Abdullah ibn Ravaheh-un, kėshtu qė, nė qoftė se njėri vritej, atėherė tjetri do ta zėvendėsonte paraardhėsin e tij. Kur njerėzit kuptuan se kėta tė tre u vranė dhe se Pejgamberi (s.a.v.) nuk e kishte caktuar komandantin e katėr, pėr komandant tė tyre e zgjodhėn Halidin. Pejgamberi (s.a.v.) e pranoi njė zgjedhje tė kėtillė.

Mund tė shohim se pėrkundėr pozitės nė tė cilėn gjendej Pejgamberi (s.a.v.), ai prapėseprapė i lejonte njerėzit qė tė votojnė dhe ta shprehin mendimin e tyre. Sa i pėrket ēėshtjeve shoqėrore, ai e ēmonte votėn e shumicės. Nė fenė Islame, kėshillat e kėshillave tė kėtilla (shu’ra) i paraqesin parimet mė tė rėndėsishme tė qeverisjes sė shoqėrisė, ndėrsa udhėheqja e grupit shoqėror ėshtė parim universal. Traditat (sunna) e Pejgamberit (s.a.v.) janė ato, qė e dėshmojnė rėndėsinė e madhe tė cilėn Muhammedi (s.a.v.) ia ka kushtuar pjesėmarrjes sė tij nėpėr kėto kėshilla, mendimit publik dhe votės sė shumicės.

Nga ana tjetėr, zgjedhja pėrmas caktimit (vesayat) dhe theksimi i disa njerėzve pėr vazhdimin e misionit tė tij, janė gjėra qė nuk mund tė mohohen nga asnjėra anė. Njerėzit mund ta shpjegojnė kėtė si tė duan, por askush nuk mund ta mohojnė kėtė fakt themelor.

Si mund tė zgjidhen kėto dy mendime tė kundėrta? Nga njėra anė i kemi parimet e Kur’anit, Traditat e Pejgamberit (s.a.v.) dhe, frymėn e Islamit tė mbėshtetur nė njerėzit nė kėshillim publik dhe nė votat e shumicės. Nga ana tjetėr, ne e kemi Pejgamberin (s.a.v.) vetė, i cili duke respektuar halifatin dhe trashėgiminė, zgjedhjen e trashėgimtarit e specifikoi sipas pėrcaktimit.

Si mund ta shpjegojmė atė se nė betejen e tij tė fundit nė Tebuk, Pejgamberi (s.a.v.) e la nė Medinė kryeluftėtarin sypatrembur Alinė, ndėrsa me vete i mori pleqėt dhe shejhun e vjetėr, tė cilėt nuk ishin nė gjendje qė tė luftojnė mė gjatė.

Nė ditėn e fundit tė jetės sė tij, i dergjur mbi shtratin e vet, Pejgamberi (s.a.v.) e dėrgoi tė tėrė ushtrinė nė drejtim tė kufive veriorė, tė cilėt paraqitnin frontin e dytė. Ai atje i dėrgoi tė gjitha personalitetet e shquara Islame, kurse nė krye tė kėsaj ushtrie caktoi tė riun tetėmbėdhjetė vjeēar Usamėn, tė birin e Zeid ibn Harithit. Kjo ishte ajo ushtri, tė cilėn ai e dėrgoi nė kufijtė veriore. Tani bėhet mė se e qartė se pėr ē’arsye ai e ruante Alinė.

Pejgamberi (s.a.v.) i dėrgoi njerėzit 65 vjeēarė nga Medina dhe nga radhėt e Kurejshėve nėn kryesinė e tė riut Usame, pėrderisa Aliu, qė ishte njėri nga komandantėt mė tė mėdhenj, mbeti nė Medinė. Ē’kishte ndėr mend qė tė bėjė me Alinė? Pėrse e ruante atė? Aliu ishte njeri i fushėbetejės e jo pėr tė ndenjur nė shtėpi.

Ndonėse ishte i vetėdijshėm pėr vdekjen e tij dhe duke e ditur se pa ushtri Medina do tė mbetej e pambrojtur, Pejgamberi (s.a.v.) nė ēastet e fundit tė jetės sė vet, me njė dėshirė tė flaktė pėr kauzėn e tij, e dėrgoi ushtrinė jashtė qytetit. Megjithatė, ai e pranoi njė rrezik tė kėtillė. Pėrse? Vetėm e vetėm qė Aliu tė mbesė i gjallė.

Edhe pse ishte 62 vjeēar, gjatė betejės sė Tebukut, Pejgamberi (s.a.v.) personalisht e shoqėroi ushtrinė. Ai qe i detyruar t’i kalojė me qindra kilometra nėpėr tmerrin e shkretėtirės qė atje tė arrijė nė betejen e dytė. Atė e shoqėronin tė gjithė emigrantėt dhe shokėt e tij pėrveē Aliut. Aliu mbeti nė shtėpi. Pas disa ditėsh, Aliu nuk mundej mė tė durojė. Ai u nis dhe e arriti Pejgamberin (s.a.v.) e i tha, “Pėrse mė le nė Medinė? Njerėzit kritikojnė. Ata tallen me mua.”

Pejgamberi (s.a.v.) u kthye nga ai dhe me njė theks tė veēantė i tha, “Unė tė lash pėr atė qė tė kam lėnė. Unė tė kam ruajtur pėr atė qė kam lėnė pas meje”. U bė e qartė se Muhammedi (s.a.v.) donte qė Aliu tė mbesė gjallė.

Nga ana tjetėr, nuk ėshtė aspak i logjikshėm apo i pranushėm mendimi se njerėzit, tė cilėt tė gjitha qė i kishin ia dhanė Pejgamberit (s.a.v.), njerėzit, tė cilėt nė rrugėn e Pejgamberit (s.a.v.) e sakrifikuan tėrė qenien, pasurinė dhe prestigjin qė e kishin, emigrantėt dhe ndihmėtarėt qė i bėnė tė gjitha ato vetėflijime dhe e shfaqėn gjithė atė devotshmėri ndaj Pejgamberit (s.a.v.) pėr parim thalbėsor e absolut ta zgjedhin idenė e zgjedhjes nė bazė tė caktimit.

Nuk ishte e mundur qė ata tė kishin pranuar njė parim tė rrejshėm qė nuk ekzisotn, dhe me kėtė parim ta shkatėrrojnė tė drejtė e pastėrt tė tė tjerėve, me ē’rast muslimanėve do t’u ofrohej njė inovacion i ri. Po vallė, ē’do tė ndodhte atėherė?

Ajo qė kryesisht vazhdon tė ndodhė pas Pejgamberit (s.a.v.), qėndron nė parimin themelor sipas tė cilit, nė qoftė se kjo fjali kuptohet nė tėrėsi dhe bėhet e qartė, atėherė edhe pėrgjigjja ime do tė pėrfundojė. (Kjo ėshtė diēka e njėjtė nė tė gjitha rrjedhat shoqėrore e intelektuale). Kjo ka tė bėjė me atė se: kur zhduket njė e drejtė, atėherė duhet thirrur nė tė drejtėn tjetėr.

Zakonisht ka ngjarė qė me zhdukjen e parimeve tė njė shkolle tė mendimit, ajo menjėherė janė zėvendėsuar me parime tė reja tė shkollės sė njėjtė. Nuk ėshtė e mundur qė besimtarėt muslimanė tė heqin dorė nga ndjekja e parimeve tė fesė sė tyre.

Atėherė si mund tė bėhet kjo? Kjo bėhet duke i drejtuar ata drejt parimeve tjera, qė gjithashtu janė pjesė e fesė sė tyre. Pėr shembull, nė qoftė se njė grup fetar dėshiron qė tė kryejė ndonjė veprimtari shoqėrore, ndėrsa grupi tjetėr pėrpiqet qė kėtė ta pengojė, atėherė ata nuk mund t’ua largojnė besimin atyre, tė cilėt jetėn e vet e kanė kaluar nė adhurime e pėrkushtime, siē ėshtė pėr shembull rasti edhe me muzikėn e xhezit. Ata aspak nuk do t’ia vėnė veshin kėsaj.

Ē’bejnė ata? Ata mbėshtetėn mbi parimet tjera, tė cilat ekzistojnė nė fenė e tyre dhe me kėtė e largojnė vėmendjen nga parimet e tyre tė para.

A ėshtė e qartė e gjithė kjo apo jo?

Ekziston mundėsia qė nėpėrmjet shtypjes tė parandalohet pėrpjekja shpirtėrore (xhihadi), por kjo nuk mund tė bėhet me anėn e vėllazėrimit. Besimtari muxhahid (ai qė merret me pėrpjekjet shpirtėrore) nuk do ta braktisė xhihadin e tij apo tė saj e tė shkojė tė vallėzojė. Mirėpo, ėshtė e mundur qė duke kryer fjalėn rituale, ata ta harrojnė xhihadin e tyre pėr mospėrfilljen e njė parimi ngase nė kėtė rast ai do t’i kushtonte kujdes mė tė madh parimit tjetėr.

Me qėllim tė parandalimit tė veprimtarisė shoqėrore fetare, theksi i veprimtarisė fetare tė individit duhet tė vihet nė kryerjen tė po asaj veprimtarie shoqėrore fetare. Ky ėshtė shkaku i shmangies sė njerėzve fetarė nga kuptimi i parimeve qė janė pjesė pėrbėrėse e fesė sė tij. Prandaj, parimi i zgjedhjes nėpėrmjet caktimit apo e drejta pėr emėrtimin e trashėgimtarėve tė caktuar pas Pejgamberit (s.a.v.) tė Islamit, tė cilėt do tė duhej tė cakhtohen nga Pejgamberi (s.a.v.) vetė, ishte nė kundėrshtim me parimin tjetėr qė ėshtė parim i besnikėrisė ndaj konsenzusit tė hapėt tė kėshillit popullor. Parimi i fundit ekziston gjithashtu edhe nė fenė Islame dhe ėshtė i pranishėm edhe nė Kur’an, si dhe mund tė haset edhe nė Traditat e Pejgamberit, (s.a.v.), ndaj aspak nuk ėshtė nė kundėrshtim me frymėn e Islamit, por pėrkundrazi, ai tėrėsisht pajtohet me tė.

Nė qoftė se parimi i besnikėrisė, i kėshillit dhe i zgjedhjes nga ana e njerėzve, ishte i rrejshėm dhe i pa bazė, atėherė atė do ta kishin pranuar vetėm pesė, dhjetė apo njėzet sharlatanė dhe vetėm ata do ta kishin kėrkuar, dhe njė parim i tillė kurrė nuk do tė ishte pranuar nga shoqėria Islame dhe nga shokėt e Pejgamberit (s.a.v.). Po atėherė pėrse shumica e njerėzve nuk e kundėrshtuan kėtė? Pėrse e pranuan aq lehtė? Sepse ky ėshtė njė parim i Islamit. Si ėshtė e mundur pra qė njė parim i Islamit t’i kundėrshtojė parimit tjetėr? Me tė vėrtetė, si ėshtė e mundur?

Nė ligjet, nė filozofinė ligjore dhe nė ēėshtjet shoqėrore, ekziston njė parim qė thotė kėshtu: Zakonisht njė parim e zhvlerėson parimin tjetėr. Kjo ka tė bėjė gjithashtu edhe me parim fetare. Njė herė, kur Pejgamberi (s.a.v.) ishin nisur pėr nė xhihad, ai e kėshilloi ushtrinė e vet qė nė mes tė ditės ta ndėrpresė agjėrimin. A nuk ėshtė agjėrimi njė parim pikėrisht ashtu siē ėshtė edhe xhihadi?

Gjatė betejes sė Tebukut kundėr Romakėve, Pejgamberi (s.a.v.) i kėshilloi forcat e tij qė tė jenė tė gatshme e t’i shalojnė kuajt e tyre. Njė gėnjeshtar qė fshihej prapa fesė dhe qė deshte t’i ikė obligimeve tė tij (lloji i njeriut tė kėtillė po paraqitet edhe nė Islamin e ditėve tė sotme), shkoi te Pejgamberi (s.a.v.) dhe i tha: “Unė kam njė pikė tė dobėt, qė nuk mė lejon tė marrė pjesė nė kėtė betejė.”

“Cila ėshtė ajo pika jote e dobėt?” e pyeti Pejgamberi(s.a.v.).

Ai tha, “Problemi im qėndron nė atė se ndjenjat e mia janė shum tė ndėrlikuara, sepse unė kur ballafaqohem me bukurinė e humbas toruan. Kam frikė se po qe se vij me ty nė Tebuk, atėherė unė do ta humb veten pėrballė atyre vajzave tė bukura romake dhe shejtani do tė mė mundej tė mė vėrė nė sprovė. Pėr kėtė arsye, mė lejo qė mos tė tė shoqėrojė.”

I zemėruar, Pejgamberi (s.a.v.) i tha “Shporru prej kėtu. Vdis!”. Muhammedi shumė i pėrbuzte ata, tė cilėt tė fshehur nėn maskėn e Islamit donin qė ta mashtrojnė Pejgamberin(s.a.v.).

Shihet se, kur njė njeri dėshironte qė t’u ikė obligimeve fetare tė tij, ai pėrpiqej t’u shmangej detyrave tė tij duke u arsyetuar me obligime fetare tė tjera. Nuk ėshtė njėsoj sikur tė kishte thėnė, “Unė nuk mund tė vij me ty ngase sonte dėshiroj qė tė luaj bixhoz.” Ai kėtė do ta kishte shumė mė vėshtirė qė ta thoshte.

Prandaj ēdo herė do tė ketė ndonjė parim qė do ta zhvlerėsojė parimin tjetėr. Pėr kėtė arsye ata mė shumė e parapėlqejnė parimin e lartė me qėllimin qė pastaj tė jenė nė gjendje qė t’i bashkangjiten atij mė tė ultit, me ē’rast nuk duhet harruar se qė tė dy janė pjesė tė sė njėjtės fe.

Nga ana tjetėr kjo ka tė bėjė me ēėshtjen se parimi i emėrtimit me anė tė zgjedhjes e paraqet emėrtimin e trashėgimtarit apo tė udhėheqėsit, pra me fjalė tė tjera, vlen pėr Pejgamberin (s.a.v.). Parimi i besnikėrisė dhe i kėshillit qeverisės e nėnkupton zgjedhjen e trashėgimtarit nga ana e popullit. A ėshtė e mundur qė kėto dy parime tė kundėrta tė rrjedhin nga e njėjta fe?

Unė besoj se po. Si? Ē’duhet tė them qė ta dėshmoj?

Duhet tė shpjegoj se pa asnjė fije dyshimi, Shiitėt besojnė se trashėgimtarėt e Pejgamberit tė Islamit, tė cilėt qenė caktuar nga Pejgamberi (s.a.v.), janė 12 njerėz. Ne nuk besojmė se janė mė tepėr. Nga ana tjetėr, e kemi tė njohur faktin se Pejgamberi i Islamit e ka ditur se feja e tij ėshtė e fundit dhe se ėshtė njė fe tė cilėn njerėzimi do ta ndjekė pėrgjithmonė. Si ėshtė e mundur qė Pejgamberi (s.a.v.) nė fillim thotė,” Islami ėshtė njė fe e pėrjetshme,” kurse pastaj kur dėshiron qė tė caktojė udhėheqės pėr shoqėrinė e tij, ai pėr atė shoqėri i zgjedh vetėm 12 njerėz? Madje edhe atė jo pėrgjithmonė? Ai nuk tha se pasardhėsit e mi, cilėtdo qė tė jenė ata dhe kudo qė tė jenė, do ta udhėheqin shoqėrinė pėrgjithmonė. Ai i paraqet vetėm 12 njerėz tė veēantė e trashėgimtarė, tė cilėt u emėrtuan dhe u shquan nga ana e Pejgamberit (s.a.v.)

Tani shtrohet njė pytje tjetėr. Le tė supozojmė se fjalėt dhe mendimet e Pejgamberit (s.a.v.) u realizuan nė tėrėsi dhe se pas Pejgamberit (s.a.v.), qė tė 12 trashėgimtarėt e ndoqėn atė si dhe e udhėhoqėn, e qeverisėn dhe i prinė shoqėrisė dhe historisė, pikėrisht ashtu siē dėshironte edhe Pejgamberi (s.a.v.) vetė. Mirėpo, ē’do tė kishte ndodhur po tė mos emėrtohej asnjėri prej tyre? Ai nuk flet pėr asnjė tjetėr pos atyre. Kėshtu nxjerrim pėrfundimin se pas sundimit tė individėve tė caktuar, tė cilėt besojnė se feja dhe udhėheqėsia e tyre janė tė pėrjetshme, ne do tė duhej tė pranojmė edhe parimin e dytė, gjegjėsisht parimin e besnikėrisė dhe tė zgjedhjes nga ana e kėshillit zgjedhor.

Pra, ēėshtja ėshtė si vijon. Pas Pejgamberit (s.a.v.) lajmėrohen dy faza historike. Njėra ėshtė faza e pėrkohshme e 12 prijėsve tė shoqėrisė Islame. Ata i prijnė historisė sė Islamit me qėllim tė pėrkujdesjes pėr shoqėrinė Islame. Kjo ėshtė organizuar nga ana e 12 individėve tė veēantė tė zgjedhur nga Pejgamberi (s.a.v.) vetė.

Pejgamberi(s.a.v.) nuk tha asgjė sa i pėrket fazės sė dytė. Feja dhe shoqėria edhe mė tutje vazhduan tė ekzistojnė. Prandajne duhet pėrsėri t’i qasemi tė dytė qė gjithashtu ėshtė parim Islam, pra, parim tė besnikėrisė e tė kėshillit.

Kohėve tė fundit, tė gjithė intelektualėt e shoqėrisė sė botės sė tretė, tė Amerikės Latine, tė Afrikės e tė Azisė, e posaēėrisht tė atyre vendeve qė tani shpejt kanė fituar pavarėsinė e tyre, janė duke u mbėshtetur mbi parimin e kėtillė. Ata besojnė nė kėtė parim.

Sė kėndejmi, ata janė duke bėrė revolucion. Me ndihmėn e intelektualėve e tė mendimtarėve tė tyre, ata lirohen nga kolonizuesit dhe i ēlirojnė shoqėritė e veta. Mė vonė, kur duan ta ndėrtojnė shoqėrinė e tyre, ata shohin se nė qoftė se veprojnė nė pajtim me votat e njerėzve dhe mbėshteten mbi ta, atėherė kėta njerėz janė ata, tė cilėt votat e veta i shesin pėr njė metelik. Ata mbledhin me qindra vota vetėm duke u ofruar atyre supa tė nxehta.

Nė njė fis prej pesė apo dhjetė mijė njerėzish, me ē’rast qė tė dhjetė mijtė kanė vetėm njė votė, ajo votė i takon prijėsit. Nė qoftė se e bleni njė Khan (ai zakonisht blehet vetėm me njė mantelė apo njė byzylyk), atėherė ju i keni 10.000 vota. Kėshtu, kur armiku ėshtė i fuqishėm dhe shoqėria akoma nuk ėshtė formuar si duhet, por e ka trajtėn e njė grupi apo tė njė fisi, atėherė shumė lehtė mund tė ndikohet me qėllim tė blerjes sė votave, sepse edhe nė atė shoqėri ka njerėz tė fuqishėm, tė respektuar, tė pasur e me ndikim. Nė masat shoqėrore akoma ka individė tė cilėt nuk e kanė lirinė pėr tė votuar apo nuk e kanė tė zhvilluar vetėdijen politike. Nė njė shoqėri tė kėtillė, prijėsi revolucionar i ka flakur kolonizuesit dhe e ka ēliruar shoqėrinė. Mirėpo, shoqėria ende nuk ėshtė e formuar ashtu siē duhet. Aty akoma ekzistojnė faktorėt e mėparshėm, tė cilėt i inkurajojnė armiqtė e jashtėm. Prandaj, nė qoftė se duam qė prijėsi tė zgjedhet me vota publike, atėherė personi i zgjedhur do t’i shėrbejė vetėm armikut.
Pėr kėtė arsye, nė shoqėrinė e kėtilla ata nuk e lėnė udhėheqėsinė nė duart e njerėzve , tė cilėt nuk dijnė asgjė sa i pėrket udhėheqjes sė popullit. Ata e ruajnė grupin revolucionar qė e filloi revolucionin. Pėr njė kohė ekziston njė pari e ashtuquajtur “revolucionare”apo”demokratike dhe e angazhuar me veprimtari shoqėrore”, e cila udhėhiqet nga ana e grupit revolucionar dhe nga gjenerata qė i ndjek pas, e zgjedhur nga vetė prijėsi revolucionar.

Deri kur? Deri nė kohėn kur votat e njerėzve do tė jenė tė njėjta me numrin e njerėzve tė popullatės. Demokracia nėnkupton udhėheqjen nė kuptim tė besnikėsriė e tė kėshillit zgjedhor. Ky ėshtė njėri nga parimet e Islamit, por vetėm nė ato shoqėri nė tė cilat udhėheqėsit kanė vetėm nga njė votė. Mirėpo, kur 10.000 njerėz shohin se ē’flet dhe ē’po bėn ky apo ai njeri, atėherė kėta 10.000 njerėz nuk do tė jenė 10.000 vota.

Sė kėndejmi, nė shoqėrinė e Pejgamberit (s.a.v.), e cila u ndėrtua gjatė njė periudhe 10 vjeēare ku aristokratėt ende ishin tė gjallė, pleqtė qenė shumė mė tė respektuar se tė rinjtė. Ne pamė se Pejgamberi (s.a.v.) e pėrkrahu Zeid ibn Usamen dhe babanė e tij tė martirizuar. Ai aq shumė e admironte kėtė babė e bir, sa qė Pejgamberi (s.a.v.) nuk ua vuri veshin potestave tė pleqve, tė cilėt thonin se “ai ka vetėm 18 vjet dhe ėshtė shumė i ri”.

Kjo sjellje ėshtė prezente edhe nė shekullin XX dhe nė shoqėritė tona. Edhe sot thonė, “Ai me tė vertetė ėshtė mė i denjė e mė i virtytshėm, mė i palėkundur e mė i drejtė, mė guximtar dhe mė syēelė, por ai ėshtė mė i ri dhe nuk ka pėrvojė tė duhur.”

Ata mė me dėshirė do ta kishin zgjedhur njė njeri plak, tė dobėt e tė sėmurė, i cili mezi po lėviz, se sa tė zgjedhin ndonjė tė ri. Edhe sot e kėsaj dite, ne mendojmė nė tė njėjtėn mėnyrė.

Shoqėria e Medinės sė asaj kohe ishte e ngjashme me shoqėritė e sotme tė Afrikės, tė Amerikės Latine e tė Azisė, tė cilat kanė filluar tė lirohen nga shtypja e devijimit, e kolonizmit dhe nga njė periudhė revolucionare nė tė cilėn njėkohėsisht ekziston edhe udhėheqėsia revolucionare, e jo udhėheqėsia demokratike e mbėshtetur nė votat publike.

Gjatė kėsaj periudhe tė pėrkohshme, ata pėrpiqen ta armatosin shoqėrinė nga brenda dhe ta zhvillojnė vetėdijen politike tė shoqėrisė deri nė atė masė sa qė anėtarėt e asaj shoqėrie tė pavarėsohen plotėsisht. Karakteristikat politike, intelektuale dhe ato ideologjike janė nė zhvillim e sipėr dhe atė vetėm e vetėm me qėllim qė tė jenė nė gjendje pėr ta eliminuar armikun e jashtėm dhe pėr t’i ērrėnjosur agjentėt e brendshėm e tė jashtėm.

Pėr kėsaj formohet shoqėria pėrparimtare nė tė cilėn ēdo njeri e ka votėn e pavarur dhe mundėsinė pėr tė bėrė pėrcaktime politike. Shoqėria e atillė ka arritur nė shkallėn e besnikėrisė e tė kėshillit vetėm me anė tė zgjedhjes. Kjo shoqėri e ka arritur atė shkallė nė tė cilėn njerėzit tubohen rreth njėri tjetrit, kėshillohen mes veti, dhe kur e gjejnė personin mė tė mirė, por jo pėr shkak tė ndikimit apo pasurisė sė njerit apo tė tjetrit, atėherė edhe ia japin votėn e tyre tė pavarur.

Mirėpo, nė njė shoqėri, e cila akoma nuk ėshtė e zhvilluar, nė tė cilėn votat akoma pėrkasin fisit, klanit apo familjes, nė njė shoqėri qė pėrbėhet nga emigrantėt dhe nga ndihmėtarėt, mbėshtetja mbi njė grup tė atillė tė shoqėrisė don tė thotė mbėshtetje mbi jetėn dhe votėn publike tė kontrolluar nga armiku, dhe e tėrė kjo nga shkaku se shoqėria nuk ka pasur kohė pėr zhvillimin politik, intelektual, social dhe fetar. Ata shumė lirė e shesin vetveten, fatin dhe ardhmėrinė e tyre. Kėshtu e ka kjo punė!

Prandaj duhet pranuar faktin se shoqėria e sajuar brenda njė periudhe dhjetė vjeēare, nuk ėshtė nė gjendje qė, nga pikėpamja kulturore dhe individuale, plotėsisht tė formohet gjatė njė periudhe kohore aq tė shkurtėr.

Shoqėria Islame ėshtė njė bashkėsi e themeluar, nė tė cilėn ēdo individ ėshtė person i pavarur dhe i aftė pėr ta pėrcaktuar dhe pėr ta kontrolluar votėn e tij apo tė saj.

Pra, pas kohės sė Pejgamberit (s.a.v.) tė Isalmit, dhjetė vitet e punės sė tij do tė duhej tė zgjerohen nė 100, 150 apo 200 vite tė tjera. Kjo do tė duhej tė vazhdojė pėrderisa shoqėria Islame tė aftėsohet nė njė shoqėri nė tė cilėn ēdo individ, pa ndikimin apo pa shtypje nga tė tjerėt, do tė ishte nė gjendje qė tė votojė dhe atė tė votojė drejt. Prandaj (ėshtė edhe e logjikshme) qė pas Pejgamberit (s.a.v.) nė vend tė halifait tė Emmevitėve e tė halifatit tė Abasidėve, apo nė vend tė Jezidit do tė vinte Huseini. Nė vend tė Muaviut, trashėgimtar e sundues do tė ishte Hasani, nė vend tė Suffeh-ut, Imam Bekiri, kurse nė vend tė Mervanit, Imam Xhaffer Sadiku.

Po tė merrte kėtė formė, atėherė pas 250 vjetėsh dhe nėn udhėheqėsinė e tyre, shoqėria Islame do tė qeverisej nga njerėzit e kėtillė.

Tani do t’i kishim pasur zgjedhjet e lira. Njerėzit do ta kishin mundėsinė pėr tė zgjedhur personin mė tė pėrshtatshėm, sepse ata tashmė do tė jetonin nė njė shoqėri tė ndritur, prandaj edhe nuk do tė mund tė luhej e tė manipulohej me ta ashtu siē bėri Muaviju pas sundimit 30 vjeēar, kur pėr trashėgimtar tė Halifatit e caktoi Jezidin.

Qėllimi im nuk ėshtė kėshilli dhe besnikėria me atė tė zgjedhjes (ky ėshtė mendimi im personal), e as parimi i emėrtimit me anė tė caktimit. Sipas Shiitėve, parimi i emėrtimit me anė tė caktimit ėshtė njė realitet ekzistues historik dhe ėshtė njė e vėrtetė logjike dhe e arsyeshme qė u paraqit si nevojė e kohės.

Edhe kėshilli dhe besnikėria me anė tė zgjedhjes, tė cilėn vėllezėrit tanė e theksojnė, nga pikėpamja shoqėrore, njerėzore dhe nga ajo e kėrkimit tė lirisė, paraqet njė parim qė ekziston si nė Islam, ashtu edhe nė Traditat e Pejgamberit (s.a.v.).

Dėshiroj qė kėtu ta them vetėm atė se zgjedhjet, tė cilat u mbajtėn nė Sakife menjėherė pas vdekjes sė Pejgamberit (s.a.v.) do tė duhej tė mbaheshin 250 vjet mė vonė.



EPILOG

Vėrejmė se problemi i Imamatit nuk e paraqet vetėm besimin nė 12 njerėzit fetarė, por ai ėshtė besim nė njė regjim human e tė qėndrueshėm qė i kundėrvihet llojeve tė tjera tė regjimeve. Ai nuk ėshtė besimi nė diēka qė thjesht ka ndodhur e qė sipas disave nuk mund tė flaket. Ne nuk dėshirojmė ta kthejmė prap tė kaluarėn dhe armiqėsitė e vjetra sepse kjo do tė paraqiste tradhėti ndaj Islamit, ndaj Shiitėve dhe ndaj njerėzimit nė pėrgjithėsi. Ne nuk duam qė tė shkaktojmė pėrēarje. Ne nuk duam qė ta ringjallim hakmarrjen e sė kaluarės dhe kėtė kurrė nuk do ta dėshirojmė.

Jo vetėm qė dėshirojmė t’i shmangemi pėrēarjes, por ē’ėshtė mė e rėndėsishmja, ne pėrpiqemi qė tė themelojmė njė unitet aq tė fuqishėm sa qė vėllezėrit tanė Sunnitė tash e tutje tė mos na konsiderojė mė si shpifės, kurse ne nga ana jonė tė mos i shpallim si femohues.
Faktori i kėtillė ekziston dhe e shpreh tė vėrtetėn mbi Shiizmin; ai nuk gjendet nė skajet e Islamit, por nė brendinė e tij, dhe sikundėr qė paraqet njė pjesė tė kuptimit tė Islamit nė tėrėsi, ai njėkohėsisht paraqet edhe kuptim tė sė sotmes.


copyright © dielli.net. All rights reserved.
Tekstet e prezentuara domosdoshmërisht nuk përfaqësojnë politikën e redaksisë të dielli.net!