Kultura dhe Ideologjia
Dr. Ali Sheriati
13.05.2007


Pjesa III

Po vėlla, ashtu ishte


Me emėr tė All-llahut, tė Gjithmėshirshmit, Mėshirėplotit



Unė kam shkruar disa vėrejtje pėr kėtė mbrėmje, janė pėrfundim i gjėrave qė i kam thėn gjat netėve tė kaluara. Mirėpo fjalėt e mikut tonė Perviz Horsandit, i cili ėshtė prozatori mė i fuqishėm, qė i shėrben besimit tonė, plotėsisht e ndėrruan atė qė dėshiroja ta them, njėkohėsisht i ndėrruan ndjenjat dhe kahjen e mendimieve tė mia. Prandaj, e ndjej pėr detyrė qė t’ju flas pėr kujtimet qė i pata atėher kur e pėrmenda emrin e tij.

Nė qoftė se flas pėr vete, atėher kjo ėshtė ngase dėshiroj t’ua shpreh kėto kujtime, kujtimet qė mė pėrkasin mua, klasės sime nė kėtė botė, shoqėrisė sime, qytetit tim dhe historisė sime. Nė njė farė dore jam i lidhur me grupet e sotme edukuese, ndėrsa ju e dini se si ato mendojnė, ēfar marrdhėnie kanė me fenė cilat faqe i synojnė dhe ēfar gjuhe dhe kulture posedojnė.

Nga ana tjetėr, unė rrjedh nga njė fushė, nga njė tokė, nga njė shkretėtirė, nga njė vend i pastrehuar, pa lumturi dhe pa prosperitet. Jeta ėshtė vetėm njė zbrasti dhe skamje e pėrcjellė me vėshtirėsi. Unė jam gjithashtu i lidhur me stėrgjyshėrit, gjaku i tė cilėve nuk pėrmban asnjė fije bujarie, nėse i kemi parasysh ata qė besojme se bujaria matet me fjalėt siē janė ari, argjendi apo fuqia- atėherė pikpamjet e mia nuk kanė as njė lloj tė kėtij gjaku. Sa i pėrket natyrės simė unė jam i vetėdijshėm se stėrgjyshėrit e mi, nėnat dhe baballarėt qė kanė humbur diku nė histori, kanė lindur nė varferi dhe kanė jetuar nė mjerime dhe nė shtypje.

Me kėto karakteristika qė i kam, une iu rreka studimit tė qytetėrimit. Jam i vetėdijshėm pėr vazhdimėsine e qytetėrimit dhe e kam ditur se qytetėrimet e mėdha tė njerzimit dhe veglat e tyre janė nderi mė i madh pėr gjenialitetin e njerėzimit. Nė tė gjitha vendet dhe nė tė gjitha qytetet qė kam qėnė, menjėher kam mund t’i shquaj monomentet madhėshtore tė qyterimit paraprak, ashtu qė mundesha tė dijė, tė shoh dhe tė dėgjoj se ēfarė veprimesh kishin krijuar fiset apo grupet gjegjėse tė njerėzve dhe cilat ishin ato madhėshti qė ata i kishin vėn nė jetė.

Kur shkova nė Gerqi, nė tempullin e Delfit, menjėher mė pushtoi frika dhe respekti nga madhėshtia e ndertesės si dhe nga bukuria dhe mrekullia e punės sė bėrė. Nė Romė e vizitova Muzeun e artit dhe tė arkitekturės botėrore, ku pashė shumė tempuj te mėdhenj dhe kėshtjella tė mėdha nga Lindja e largėt, nga Kina , nga Kamboxha dhe nga Vietnami. Ato janė male vigane qė njeriu a ka skalitur me duart dhe me gishtrinjtė e tij. Ai i ka pėrdorur sytė dhe shqisat e tij ashtu qė t’i ndėrtoj atė nė formė tė tempujve pėr zotat nė tokė pėr klerin zyrtarė tė fesė sė tyre.

Pastaj, kėtė vit shkova nė Afrikė qė t’i shoh tri piramidat e Egjyptit. Papritmas, tė gjitha ndjenjat e mia tė brendshme u shfaqėn jashtė. Menjėherė shpejtova t’i vizitoj piramidat e mrekullueshme, si nga pikpamja e haxhit pėr mrekullitė e botės, ashtu edhe nga gėzimi qė m’u ofrua njė mundėsi e tillė. Kėrkova shpjegim pėr ta sqaruar shkokun e formės sė piramidave, historin e tyre, mrekullin, bukurin dhe fshehtėsitė. Skllevėrit kishin sjellė nė Kairo mbi tetėqind milionė shkėmbinj nga Asuani ( vendi ku ata kishin ndėrtuar ndėrtesėn e famshme ). Ata ndėrtuan nėntė piramida; gjashtė prej tė cilave janė tė vogla, kurse tri tė tjerat janė tė mėdha dhe tė njohura nė mbarė botėn. Ata sollėn tetėqind milione shkėmbinj nga njė largėsi prej 980 kilometrash. I vunė njėrin mbi tjetrin dhe e ndėrtuan monomentin, nė tė cilėn varrosėn kufomat e balsamuara tė faraonit dhe mretėreshės.

Vendi i posaēėm i varimit, i cili ėshtė shumė i madhė, ėshtė ndėrtuar nga pesė shkėmbinj vigane tė pėrbėr vetėm nga njė pjesė. Katėr prej tyre janė pėrdorur si mure, ndėrsa i pesti si kulm. Qė tė pėrfytyrohet vėllimi, dhe pesha e shkėmbit qė e pėrmban kulmin, mjafton tė dihet se ai ėshtė nga mermeri, dhe mbi tė janė tė mbėshtetura disa milionė shkėmbinj tė mėdhenj, tė cilėt arijnė gjer nė majėn e piramidės. Ky kulm, mbi 5000 vjet ėshtė duke e mbajtur kėtė peshė. Unė ndjeva njė pėrjetim tė ēuditshėm nga madhėshtia e tėrė kėsaj dhe nga ajo kur i pash disa shkėmbinj qė ishin nga 300 apo 400 metra mė larg, qė nė mėnyrė tė ēregullt ishin vendosur mbi njri- tjertin.

E pyeta udhėheqėsin se ē’ishin ato. “Asgjė, vetėm ca gurė”, u pėrgjigj ai. Pėrsėri ngula kėmbė qė tė mė tregoj se ē’ishin ato. Ai mė tha se ato ishin kripta ( dhoma tė nėndheshme ) tė nxjerra nga thellėsia prej disa kilometrash nėn tok .” Pėrse?” e pyeta. Ai u pėrgjigj, tridhiet mijė skllavėr punun gjatė tridhiet viteve duke i bartur mbi kurizin e tyre kėta shkėmbinj nga largėsia prej 1000 kilometrave. Nga rėndėsia e madhe qė e kanė, skalavėrit vdisnin grup pas grupi. Brenda ditės faronit i vinin lajmet pėr vdekjen e qindra njerėzve.” Po “, thash nė vete, “sistemi skllavopronar, sipas Shvarcit, ishte i atillė se kurrė nuk lejoi zbulimin e llozit dhe tė rrotės.” Udheheqsi vazhdoi, “ Ata i hedhnin skllevėrit nė njė gropė dhe aty i varrosnin, e pastaj i zavendėzonin me skllevėr tė tjerė”.

“Dua t’i shoh ata mijėra skllevėr tė dėrmuar qė janė bėrė pluhur”, i thash unė.” Nuk ka se ē’tė shihet”, tha ai. “ Shkėmbinjt janė shtrir mbi njėrin-tjetrin dhe mbi kriptat e mijra skllevėrve, tė cilėt sipas urdhėrit tė faraonit janė varosur aty pranė. Kjo ėshtė bėrė kėshtu ngase, ashtu sikundėr qė kanė punuar pėr tė gjatė kohės kur kanė qenė tė gjallė, ata do tė duhej tė vazhdojnė ta bėjnė kėtė edhe si tė vdekur, por tani me shpirtrat e tyre.”

Atėherė iu drejtova udheheqėsit, “ Mė lė tė vetėm”, i thash nuk mė nevojitet shoqėrimi yt. Do tė ecė vetė.” Shkova e u ula pranė varreve pėr njė ēast ndjeva njė mardhėnie tė ngrohtė familjare ndėrmjet meje dhe atyre qė flinin nė varre. Qė tė dy palėt ishin tė njėjtės gjini.

Ėshtė e vėrtet se une kam ardhur nga njė vend, kurse ata nga njė tjetėr. Une i pėrkas njė race, ndėrsa ata i pėrkasin racės tjetėr, por kėto janė ndasi tė vrazhdėta, qė i ndajnė qeniet njerėzore, kėshtu qė tė afėrmit bėhen tė huaj, ndėrsa tė huajt bėhen tė afėrt me njėrin-tjetrin.

Pavarsisht nga kėto ndasi, unė ndjeva se i pėrkas racės sė tyre, kierarkisė dhe familjes sė tyre, dhe vuaja pėr dhembjet e tyre. Kur e hodha njė shikim drejt atyre piramidave tė mėdha, unė ndjeva njė tjetėrsim tė plot pėrballė lartėsis sė tyre, pėrballė famės dhe madhėshtisė qė e kishin. Por jo. Une ndjeva urrejtje ndaj madhėsisė, artit dhe qytetėrimit tė tyre. Tė gjitha monomentet e mėdha, tė cilat qytetėrimet i kanė ngritur gjatė historisė sė tyre, janė ndėrtuar mbi eshtrat e stėrgjyshėve tė mi. Stėrgjyshėrit e mi tė skllavėruar, e ndėrtuan edhe murin e madh tė Kinės dhe, cilido qė nuk mundi ta durojė barrėn e atyre shkėmbinjve tė mėdhenj, u shtyp dhe u bė pjesė e atij muri. Muri kinez, si edhe muret dhe monumentet tjera dhe mbeturinat e mėdha tė qytetėrimeve tė njerėzimit, u ndėrtuan nė tė njėjtėn mėnyrė, me shkėmbinj tė mėdhenj, qė u vunė mbi mishin dhe mbi gjakun e stėrgjyshėrve tė mi.

Ndjeva njė urrejtje dhe njė mllefosje. Kuptova se qytetėrimi ishte njė mallkim. Ai ėshtė pasojė e shtypjes dhe skllavėrimit mijėvjeēar. U ula ndėrmjet grumbullit tė varrezave dhe ndjeva se tė gjithė ata, qė flenin nėpėr varret e tyre, janė vėllezėrit e mi.

Pastaj u ktheva aty, ku qėndroja mė parė, dhe njėrit prej vėllezėrve tė mi tė panumėrt i shkrova njė letėr. U ktheva prapa pėr 5000 vjet. Atij ia shpjegova tė gjitha; se pėrkundėr asaj qė ai qe 5000 vjet nuk ka qenė, prapė se prapė skllavi dhe skllavėria kanė vazhduar tė ekzistojnė.

I shkrova kėshtu:

Vėlla im, ti na ke lėnė, por ne e vazhduam ndėrtimin e qytetėrimeve tė mėdha, shembujt e fitoreve tė mėdhaja pėr mbajtėsit e nderimeve tė mėdha. Ata hyjnė nė fshatrat dhe nė qytetet tona. Na zaptuan dhe na pėrdorėn nė vend tė kafshėve tėrheqėse katėrkėmbėshe dhe na detyruan qė t’i ndėrtojmė varret e tyre. Nė qoftė se nė ndėrkohė fuqitė tona shtereshin, ata na pėrdornin nė vend tė gurėve pėr ndėrtim. Por nėse e pėrfundonin ndėrtimin, atėherė nderi i mvishej tjetėrkujt dhe pėr ne, madje nuk mbetej as njė kujtim i vetėm.

Herėpashere na inkuadronin nė luftė kundėr njerėzve qė nuk i njihnim fare. I nxjerrnim shpatat tona kundėr dikujt, pėr tė cilin nuk ndjenim as njė fije urrejtje, kundėr atyre qė ishin si ne, qė ishin tė klasės sonė dhe qė e kishin fatin tonė. Ata na morėn pėrpara syve tė nėnave dhe tė baballarėve tanė zemėrthyer, tė cilėt me padurim prisnin qė tė kthehemi. Dėshira e tyre kurrė nuk u plotėsua. Kėto luftėra siē thonė tė shkolluarit, ishin luftėra ndėrmjet dy grupeve qė luftuan njėri kundėr tjetrit dhe atė pa vullnetin e tyre dhe pa e njohur njėri tjetrin! Ata na morėn. Ne u shkatėrruam e u masakruam. Nėse pėsonim disfatė, atėherė nėnat dhe baballarėt tanė duhej ta duronin dhembjen, shkatėrrimin e fshatrave tona si dhe shkatėrrimin e fushave tona. Nėse dilnim fitimtarė, atėherė nderi dhe fuqia i mvishej tjetėrkujt, kurse ne as qė mund tė merrnim pjesė nė atė fitore dhe nė plaēkėn e saj.

Po, vėlla! Shumė gjėra ndėrruan pas teje. Faraonėt e mėdhenj e tė fuqishėm tė historisė e ndėrruan mėnyrėn e tė menduarit. Ne u bėmė tė lumtur. Ata besonin se shpirtrat e tyre ishin tė pėrjetshėm dhe se ata shpirta sillen rreth varreve tė tyre, dhe nėse trupi i tyre mbetej i paprekur, atėherė shpirti e vazhdonte lidhjen me trupin e tij, besim ky, i cili i shtyri tė na detyrojnė qė t’i ndėrtojmė ato varre tė mėdha tė vrasėsve tanė. Ata e lanė atė ide tė lashtė. Ne dėgjojmė tani gjėra tė reja. Ne u liruam nga ndėrtimi i varreve tė kėtilla dhe nga mbajtja e tetėqind milionė gurėve nga largėsia prej 1000 kilomatrave dhe nga vendosja e tyre njėrin mbi tjetrin.

Por, dėgjo. Ky ishte vetėm njė gėzim jetėshkurtėr. Pas shkuarjes tėnde, ata vazhduan t’i sulmojnė fshatrat tona dhe pėrsėri filluan tė na skllavėrojnė. Edhe kėtė herė, kurrizi dhe supet tona e bartėn peshėn e shkėmbinjve tė mėdhenj e tė shtyllave tė mėdha. Kėtė herė jo pėr varret e tyre, sepse varreve nuk u jepnin rėndėsi, por pėr pallatet e tyre. Shumė pallate tė mėdha e ndėrtuan me mishin dhe gjakun tonė. Ato u ndėrtuan qė tė qėndrojnė krenarė mbi tokė, kurse pranė tyre qėndronin varret e gjeneratave tona tė tjera.

Vėlla, atėherė kur e kishin humbur shpresėn tonė, erdhėn e na morėn edhe shpresėn tjetėr. Me ata tė racės sė verdhė u ngritėn edhe profetėt e mėdhenj arianė. Zoroastri i madh, Mani, Buda, Konfuēie i urtė dhe mendimtari i madh Lao Cu. U hap njė dritare e shpėtimin. Zoti i armatosi tė dėrguarit e tij qė tė na shpėtojnė nga vuajtja dhe nga skllavėrimi, kėshtu qė shtypjen dhe shėrbimin do ta zėvendėsonte besimi dhe adhurimi.

Tani vėlla, dėgjo. Kėta lajmėtarė tė zgjedhur vinin nga kuvendi i tyre i shenjtė dhe, duke mos na e kushtuar as kujdesin mė tė vogėl, madje pa i pėrmandur fare as emrat tanė, shkonin drejt e nė pallatet e tyre.

Ne i besuam Konfuēies, i cili foli aq shumė pėr shoqėrinė dhe njerėzinė. Ne e pamė atė se si arriti deri nė postin e ministrit dhe u bė shoqėrues i princėrve kinezė.

Edhe Buda, qė ishte njė princ i madh, u tjetėrsua prej nesh, dhe nėpėrmjet sprapsjeve dhe asketizmit e pa brenditė e vet, “nirverėn” se ku ėshtė ky vend, ne nuk e dimė- dhe krijoi mendime tė mėdha.

Zoroastri ishte pėrcaktuar pėr profeci nė Azerbexhan. Ai nuk e ktheu kokėn t’i shohė trupat tanė tė rrahur me kamxhik dhe rrobat e zeza qė i mbanin pėr varret e mijėra vėllezėrve skllavė, por nxitoj tė shkojė nė Balk; u nda prej nesh pėr rehatinė e pallatit tė Gushtasbit.

Edhe Mani e luftoi errėsirėn dhe foli pėr dritėn. Ai pėrshpėriste pėr dritėn nė veshėt e tė burgosurve e tė shtypurve. Ne thamė, “Ky ėshtė ai qė flet pėr shpėtimin tonė”, por ai i mblodhi fletėt me tė thėnat e tij pėr dritėn, dhe pregamentin ia dhe Shapurit tė sasanidėve.
Kėtė lavdėrim ia dorėzoi me rastin e kurorėzimit tė tij. Nderi mė i madh i tij ishte qė me suitėn e Shapurit t’i vizitojnė Saranbidin, Balkun dhe Indinė. Pastaj, me fjalėt qė i tha na shtriu pėr toke, “Kushdo qė ka humbur, e ka bėrė kėtė nga thellėsia e errėsirės, ndėrsa kushdo qė ka ngadhnjyer, kėtė e ka bėrė nga thellėsia e dritės.” A nuk ėshtė e vėrtetė se, gjatė historisė, ne kemi qenė ata tė humburit?”

Dėgjo vėlla! Ti ishe sakrificė e kėtyre varreve tė mėdha monumentale, kurse unė u sakrifikova pėr kėto pallate tė mėdha. Papritmas, vėrejta se nė masin e faraonėve dhe tė mbretėrve, tė cilėt na skllavėruan dhe na detyruan tė punojmė, pati edhe tė atillė qė ishin pasardhės tė tė dėrguarve dhe prijės formale tė fesė.

Prej Palestine e deri nė Iran, nė Egjipt, nė Kinė, kudo qė shtrihej shoqėria dhe qytetėrimi, ne shėrbenim vetėm pėr tė mbartur gurė e pėr tė ndėrtuar piramida, pallate tė mėdha dhe tempuj madhėshtorė.

Pastaj u detyruam t’u bindemi tė dėrguarve dhe trashėgimtarėve tė tyre. Ata na i lidhėn duart nė njė mėnyrė tjetėr, dhe nė emėr tė tatimeve fetare, na plaēkitėn fare. Ata na shtynė tė lufojmė pėr fenė nė emėr tė xhihadit ( pėrpjekje shpirtėrore dhe fetare, luftė e shenjtė). Na dėrguan nė fushėbeteja tė tjera; kudo qė na dėrgonin, ishim tė detyruar t’i flijojmė fėmijėt tanė nė altarin e tempujve tė tyre, pranė idhujve tė tyre.

Vėlla, ti nuk e di se tė gjithė tempujt u qelbėn nga gjaku i fėmijėve tanė tė pafajshėm. Ne i kaluam mijėra vite mė tė rėnda se ato, qė i kishte ti dhe qė i kishte fati yt. Ne ndėrtuam varreza, tempuj dhe pallate. Mėnyra e jetės nėn faraonėt, mbretėrit dhe pėrfaqėsuesit e tyre, na ra mbi kokė. Tre tė pestat e pasurive dhe begative tė Iranit na i morėn nė emėr tė priftėrinjve tė Magit dhe tė Ahura Mazdės. Pėr ta, ne ishim vetėm skllevėr dhe puntorė tė fermave. Priftėrit e Zotit i morėn katėr tė pestat tė tokės sė punueshme.

Por unė, qė jetova me mijėra vjet pas teje dhe qė e pashė vdekjen e gjithė vėllezėrve tanė dhe tė gjeneratės sonė, kuptova se edhe zotat nuk e duan robėrinė dhe se robėria ka qenė e mbėshtetur nė ligje tė ndryshme. Priftėrinjtė dhe njerėzit e fesė janė vetėm njė instrument tjetėr pėr sigurimin e pallateve, tė varreve dhe tė shpjegimit tė kėtij sistemi.

Pastaj, kur tė shkolluarit dhe njerėzit e urtė qė mendojnė dhe kuptojnė mė mirė se ne, siē ėshtė pėr shembull Aristoteli, thanė se “Disa janė krijuar pėr tu bėrė skllevėr, e tė tjerėt janė krijuar pėr tu bėrė pronarė,” atėherė unė u binda se ne jemi tė krijuar si skllevėr me qėllim qė tė ndėrtojmė monumente, dhe se ky qenka fati ynė. Fati ynė qenka qė tė ngrejmė barrė tė rėnda, tė jemi tė shtypur e tė na fishkullojnė, dhe asgjė mė tapėr.

Por pastaj vėlla, mė erdhėn lajmet se njė i quajtur Muhammed (s.a.v.) zbriti nga mali dhe klithi pranė tempulli, “Unė erdha nga Zoti”. Udrodha nga frika sepse, ndoshta kjo nuk ishte asgjė tjetėr, pos njė formė e re e mashtirmit pėr njė shtypje tė re; prandaj kur filloi t’i shpjegojė fjalėt e tij, unė as qė i besova.

“Unė erdha nga Zoti. Zoti ka kėrkuar qė tė gjithė skllevėrit dhe tė varfėrit tė ndihmohen, dhe se ata janė qė duhet ta trashėgojnė tokėn.”

U ēudita shumė. Si mundet qė Zoti t’u flasė skllevėrve dhe tė varfėrve dhe tu premtojė shpėtim, udhėrrėfim dhe trashėgim tė tokės? Nuk mundesha tė besoj. U thashė.” Ky ėshtė njė princ mu ashtu siē ishin edhe tė dėrguarit e tjerė tė Iranit, tė Kinės apo tė Indisė, tė cilėt qenė caktuar pėr tė dėrguar, ashtu qė me pėrkrahjen e tė varfėrve tė jenė nė gjendje tė krijojnė njė fuqi tė re.

Ata mė thanė; “Jo. Ai ėshtė jetim. Ne e kemi parė se ai ėshtė bari. Bagėtitė e tij janė aty prapa malit.”

Unė thash, “Mrekulli! Si ėshtė e mundur qė atė ta ketė zgjedhur Zoti mu nga radhėt e barinjve?”

Ata thanė,”Ai ėshtė hallka e fundit nė zinxhirin e tė dėrguarve barinj (tė Ibrahimit). Tė gjithė tė dėrguarit e tij ishin barinj.

U dridha i tėri nga nderimi qė ndjeva, ngase pėr herė tė parė, i dėrguari rrodhi nga mesi ynė.
Nė tė gjeta besimin, sepse pranė tij i pashė tė gjithė vėllezėrit e mi: Bilalin, skllavin, i lindur nga nėna dhe babai qė edhe vetė ishin skllevėr nga Etiopia dhe tė huaj nė kėtė tokė tė re; Selmanin, endecakun nga Irani, qė ishte shitur si skllav; Ebu Zerrin, njė varfanjak tė panjohur nga shkretėtira; Salemin, njė skllav i zi i gruas sė Huzejfe-sė. Tė gjithė kėta tani u bėnė ithtarėt e tij.

I besoja dhe kisha besim nė tė, ngase pallata e tij kishte vetėm disa dhoma nga balta, tė cilat i kishte ndėrtuar ai vetė. Vendi ku ai pushonte ishte njė shtrat prej dėrrasave i mbuluar me gjethe tė palmės sė hurmės.

Kjo ishte e tėra qė ai e kishte. Kėto ishin tė gjitha shtypjet, tė cilat i pėrdori pėr ta ndėrtuar shtėpinė e tij. Gjatė tėrė jetės ai ishte i kėtillė dhe ashtu mbeti edhe kur vdiq.

Unė kam ardhur nga Irani. Kam ikur nga priftėrinjtė e fuqishėm tė Zoroastrit, tė cilėt ēdo herė na kanė marrė luftėtarėt e tyre vetėm e vetėm qė tė fitojnė pushtetin. Kam ikur dhe kam ardhur nė qytetin e tij qė tė jetoj pranė skllevėrve, pranė endacakėve dhe pranė njerėzve, qė nuk kishin strehim nė kėtė botė, deri sa vdekja nuk ua rėndoi kapakėt e syve. Mbi dritėn e diellit tonė ishte lėshuar njė perde.

Pastaj vėllai im, pėrsėri i pashė tempujt e mėdhenj e madhėshtorė qė u ndėrtuan nė emėr tė tij, shpatat qė u nxorėn nga millet e tyre tė shkruara me ajete tė xhihadit nga Kur’ani. Thesari pėrsėri u mbush nga frytet e grabitjeve. Pėrfaqėsuesit e kėtij njeriu pėrsėri u lėshuan mbi fshatrat tona, dhe djemtė tanė i morėn si skllevėr pėr prijėsit dhe kryeparėt e fiseve tė tyre. Ata i shitėn nėnat tona nėpėr tregjet e skllevėrve, i vranė njerėzit tanė nė emėr tė “luftės sė shenjtė dhe grabitėn ēdo gjė qė patėm nė emėr tė “tatimeve fetare”.

I humba shpresat. O vėlla, ē’mund tė bėnim? U manifestua fuqia qė i fshehu ato ideale nėn maska tė pėrbashkėta. Nė tempuj dhe mbi altaret e Zotit u ndezėn zjarret e mashtirmit. Parafytyrimet e njėjta tė faraonit dhe tė mbretėrve, tė cilat vėlla ti i njeh mirė, e fshikulluan njerėzimin nė emėr tė halifatit tė Zotit dhe tė halifatit tė Pejgamberit. Ata na fshikėlluan me faktet e falsifikuara tė interpretimit tė ligjeve fetare dhe me gėnjeshtrat e njerėzve fetarė, tė cilėt me faraonėt dhe me mbretėrit u bėnė njė. Me qėllim qė ta ndėrtojmė xhaminė e madhe tė Damaskut, na skllavėruan edhe njė herė.

Pėrsėri, me pėrpjekje tė mėdha dhe me mihrabe madhėshtore, u ndėrtuan pallate tė atilla siē ishte pallati i gjelbėr i Damaskut dhe pallati i madh i halifėve tė 1001 netėve nė Bagdad, tė cilat u ndėrtuan me gjakun dhe jetėn tonė, por kėtė herė kjo bėhej nė emėr tė Zotit.

Edhe njė herė besuam se pėr ne rruga drejt shpėtimit ėshtė mbyllur, dhe fati ynė ėshtė parapėrcaktuar vetėm pėr skllavėri dhe sakrifica.

Kush kishte qenė ai njeri? Mos vallė nė porosinė e tij ishte fshehur mashtrimi? Ose, mos vallė u sakrifikua nga sistemi, nga po ai sistem, i cili shkaktoi qė tė kalbemi nėpėr burgje tė errėta? Nė tėrėsi i grabitėm fushat tona, tė mirat tona dhe fatin tonė. Mos vallė tė dy ne – unė dhe Pejgamberi – u mashtruam.

Nuk e di. Nuk kam ku tė shkoj. Ku do tė duhej tė shkoj? A tė shkoj te prifti im zoroastrian? Si tė kthehem nė tempujt, tė cilėt ēdo herė kanė bashkėpunuar me strukturat e fuqishme dhe kanė qenė pėrplot mashtrime.

Mos ndoshta duhet tė shkoj te prijėsit dhe luftėtarėt pėr lirinė e vendit tim. Kėta ishin tė gjithė ata qė e kishin humbur pushtitin e familjes sė tyre nė Horasan, Sistan dhe Gorgam, duke u pėrpjekur qė tė vendosin njė qeveri tė re revolucionare, ndėrsa tani luftonin qė t’i kthejnė prapė kėto pushtete tė tyre familjare dhe ta zbatonin sistemin paraprak tė injorancės.

A duhet tė shkoj nėpėr xhamitė? Ēfarė dallimi ekziston ndėrmjet xhamive dhe tempujve? Vėlla, papritmas i pashė shpatat e mbuluara me ajetet pėr xhihadin dhe tempujt pėrplot zėra adhurimi dhe himne pėr Allahun. I pashė ata, qė na ftonin drejt unitetit- fytyra tė shenjta, tė cilat nė emėr tė halifatit, nė emėr tė Imamit dhe nė emėr tė vazhdimėsisė sė traditave tė Pejgamberit na skllavėruan dhe na masakruan. Si do qė tė jetė, pėrpara meje, me shpatat e tyre ata nė mihrab e sakrifikuan njė njeri tjetėr tė shtypur- Alinė (r.a.).

Vėlla, Aliu rrjedhte nga e njėjta familje nga e cila ishte njeriu qė e solli shpalljen (Muhammedi s.a.v.) Ai (Aliu) u vra nė vendin e adhurimit tė Allahut (mihrab), nė xhami. Ai dhe famija e tij u shkatėrruan pėrpara familjes sime dhe familjeve tė skllevėrve e tė shtypurve qė u bė gjatė historisė. Shtėpia e tij u plaēkit pėrpara shtėpisė sonė, dhe atė nė emėr tė traditave, tė xhihadit dhe tė tatimeve fetare. Pėrpara se Kur’ani tė pėrdoret si mjet pėr shkatėrrimin dhe robėrimin tim, ai u vu nė fund tė shtizave dhe e mundi Alinė. (Autori i referohet betejes sė Siffinit).

Ēudi! Edhe pas 5000 vjetėsh, unė e gjeta njeriun, qė fliste pėr Allahun e jo pėr zotėrinjtė. Ai lutej pėr sklleverit, e jo siē bėnte Buda, i cili dėshironte ta arrijė” nirvanėn”, apo siē bėjnė murgjit qė shėrbejnė pėr t’i mashtruar njerėzit, ose siē veprojnė njerėzit fetarė, qė me adhurimin e tyre ndaj Allahut duan qė Atė edhe ta mbėrrijnė, me shpresė se nė kėtė mėnyrė do ta shpėtojnė popullin.

Unė e gjeta njeriun (Alinė) e xhihadit, njeriun e drejtėsisė, sakrifica e parė e sė cilės ishte ai vetė; njeriun, gruaja e tė cilit (Fatimeja) punoi dhe vuajti. Ajo, e bija e Pejgamberit tė madh, ashtu si edhe bija ime, e shijoi varfėrinė dhe urinė ashtu siē e shijuam edhe ne. Ajo vuajti dhe shijoi shtypjen ashtu siē bėmė edhe ne. Unė e gjeta njeriun, bija e tė cilit (Zejnebja) dhe biri i tė cilit (Huseini) e trashėguan flamurin e kuq qė pėrgjatė historisė ishte nė duart tona dhe nė duart e prijėsve tanė.

Pėr kėtė arsye pas 5000 vjetėsh, pėr shkak tė frikės nga kėta tampuj, tė cilėn unė dhe ti e dimė, pėr shkak tė frikės nga fuqita tmerruese qė ne tė dy e dimė dhe pėr shkak tė frikės nga kėto monumente madhėshtore, pėr tė cilėt unė dhe ti u sakrifikuam nė heshtjen e shtėpisė prej balte.

Shokėt e Pejgamberit (s.a.v.) e kanė braktisur kėtė shtėpi, andaj Aliu ėshtė i vetmuar. Gruaja e tij gjithashtu ka vdekur. Ai shkon te palmat e hurmave tė Beni Nexharit dhe i flet Allahut pėr dhembjet qė ti dhe unė i pėrjetuam. I frikėsuar nga tempujt e tmerrshėm, kėshtjellat lemeruese dhe nga thesarėt qė u mbushėn me gjakun dhe pikėllimin tonė, unė nė tė e kėrkova strehimin. Vėlla, e zgjata kokėn nė derėn e kėsaj shtėpie tė braktisur dhe vajtoja pėr mjerimin e shekujve.

Vėlla, ai dhe tė gjithė ata qė i janė besnikė atij, i pėrkasin racės sonė tė pėrvuajtur. Ai e pėrdori bukurinė e fjalėve qė tė flasė pėr shpėtimin dhe pėr pikėllimin tonė. Pėr herė tė parė ai foli mbi bukurinė, jo pėr ta shpjeguar varfėrinė e jo pėr t’u pėrleshur me fuqitė, por pėr shpėtimin dhe vetėdijen tonė. Ai foli mė bukur se Demosteni, jo pėr t’i fituar tė drejtat e tij, por pėr tė drejtat tona. Ai foli mė bukur se folėsi i Luit 11, por jo nė oborrin mbretėror; ai klithi pėr tė gjithė njerėzit e shtypur e kundėr tė fortėve. Nuk e pėrdori shpatėn e tij qė ta mbrojė vetveten, familjen e tij, racėn apo vendin e tij, por qė t’i mundė tė fuqishėmit. Atė e pėrdori mė mirė se Spartaku dhe me njė sinqeritet qė s’e kemi njohur mė parė.

Ai mendonte mė mirė se Sokrati, por jo pėr t’i dėshmuar virtytet bujare morale qė pėr skllevėrit ishin tė ndaluara, por pėr t’i dėshmuar vlerat e njeriut qė pėr ne kanė domethėnie tė madhe; ai nuk ėshtė trashėgimtar i mbretit, i faraonit apo i priftit tė Magit. Ai nuk ka pėr vete as mihrab e as xhami. Ai e sakrifikoi veten pėr altarėt tanė.

Ai ėshtė manifestim i drejtėsisė dhe i mendimit; por jo nė qoshet e ndonjė bibloteke shkollore apo akademike ose tė ndonjė kierarkie akademike tė pastėr shkollore, i ulur nė ndonjė skaj e i thelluar nė mendime, qė rri pa shqyrtuar fatin e njerėzve dhe pikėllimin e atyre krijesave si dhe urinė e masave. Nė ēastin kur arrin drejt qiellit, ai dėgjon vajin e fėmijės jetim, qė i shkakton tronditjen e trupit. Gjatė kohės kur falet, ai e harron dhembjen e trupit tė tij dhe mprehtėsinė e kamave.

Vėlla, ai ėshtė njeri i poezisė dhe e njeh bukurinė e gjuhės, i jo si Firduzi, i cili nė 60000 vargjet e Shahnamės sė tij, vetėm njė herė e kujton racėn tonė dhe vėllazėrinė e farkėtarėve, Kavehun. Kur ai flet pėr farkėtarin, i cili ishte i racės sonė dhe e pohonte lirinė, revolucionin dhe shpėtimin e njerėzve e tė popullit, ai, sipas Firduzit, akoma nuk ngrihet nė kėmbė, edhe pse ende ishte heroi i vetėm i racės sonė qė nė Shahnamen e gjeti vendin e vet, por mė vonė atje edhe u humb. Ku ishte raca apo kultura e mbretit Firajdun, sepse nė kėtė poemė tė gjatė epike Kavehu nuk pėrmendet mė shumė se disa herė.

Tani vėlla, jetoj nė shoqėri tė atillė ku raca ime, klasa ime dhe unė kemi nevojė pėr tė. Ai nuk ėshtė sikurse filozofėt dhe gjenitė tjerė. Nėse janė gjenialė, ata nuk janė aktivė. Nėse janė aktivė, atyre u mungon mendimi dhe njohuria. Nėse i kanė tė gjitha kėto, atėherė nuk janė njerėz tė shpatės e tė xhihadit, u mungon pastėrtia dhe fetaria. Nė i paēin tė gjitha kėto, atėherė u mungon dashuria, ndjenjat dhe stėrhollėsia shpirtėrore. Nėse i kanė edhe kėto, atėherė ata nuk e njohin Zotin dhe nuk zhyten nė besimin e tyre. Ata mbesin ashtu siē janė.

Por Aliu ėshtė njeri qė i ka nė vete tė gjitha dimensionet e qenies njerėzore. Ai punon siē punojmė unė e ti. Me duart e veta i hapte puset nė shkretėtirė dhe me po ata gishtėrinj i shkruante poezitė.

Ai ėshtė si ata punėtorėt qė nuk punojnė pėr vete por pėr tė tjerėt. Pa pritmas, bėrtiti nga pusi. Ata e nxorėn jashtė. Ėshtė i mbuluar me baltė. Uji filloi tė rrjedhė. Nė atė tokė pėrcėlluese pranė Medinės, rrjedhte uji. Fisi i Hashimive u gėzua shumė. Por edhe atėherė kur i zihej fryma nga puna e rėndė, ai thoshte, “Tė fala pėr trashėgimtarėt e mi, qė nuk do tė pijnė as njė pikė nga ky ujė”.Vėlla, ai e pagoi atė pėr mua e pėr ty.

Ai na duhet tani. Ne na duhet njė prijės i tillė. Tė gjitha kulturat, qytetėrimet dhe fetė kanė bėrė nga njeriu njė shtazė ekonomike qė individualisht adhuron brenda varreve tė pėrkushtimit dhe spiritualizmit; e kanė ndėrtuar njeriun e menēur, tė kuptueshėm dhe inteligjent, por pa ndjenja, pa zemėr, pa thellėsi dhe pa dashuri; ose e kanė ndėrtuar atė me ndjenja, me dashuri, dhe me inspirim, por pa inteligjencė, pa ndjenja, pa shkencė e pa logjikė.

Mirėpo, Aliu i kishte tė gjitha kėto dimenzione. Aliu ėshtė simbol i pėrpjekjes. Ai ėshtė simbol i qenies njerėzore, qė e duron punėn dhe dhembjen. Ai ėshtė simbol i qenies njerėzore, qė ka diē pėr tė thėnė, i cili ka kaluar nėpėr xhihadin dhe pėr arsye tė sinqeritetit tė thellė, i ka mbetur edhe besnik. Ai ėshtė simbol i qenies njerėzore qė vuan e qan nė heshtje. Ai ėshtė simbol i drejtėsisė.

Kurse tani, vėlla, shoqėrinė ku armiku ynė qėndron pėrpara nesh nė njė sistem tė fuqishėm, nė tė cilin me njė farė kuptimi e sundon mė se gjysmėn e botės, kurse pėr nga kuptimi tjetėr, botėn e tėrė, ai ėshtė duke i pėrgatitur mendjet tona pėr njė gjeneratė tė re skllevėrish.

Ne jemi tani vetėm njė pamje e jashtme e sistemit, nė tė cilin, tė themi kushtimisht, nuk punojmė falas pėr asnjėrin. Ne jemi tė ēliruar. Skllavėria ėshtė lėnė mėnjanė, por tani jemi mė tė skllavėruar se kurdoherė, sepse ai sistem na ka bėrė qė t’i dorėzohemi vullnetit tonė. Ai na ka ushqyer qė tė jemi nė shėrbim tė lirisė sė rrejshme. Ai na ka shtypur me anė tė shkencės sė sociologjisė, me kulturėn, artin, liritė seksuale, harxhimet e tepėrta, me dėshirėn pėr t’u pėrleshur dhe me adhurimin e individualitetit. Si pasojė e kėsaj, ne u bėmė skllevėr tė vėrtetė dhe , besimi ynė ndaj synimeve shpirtėrore, besimi nė shkollėn e tė menduarit tė Aliut dhe angazhimi i tij pėr njerėzimin, na u muar me dhunė. Vėlla, tani jemi vetėm ca vorba tė zbrazėta tė keramikės, tė cilat i rrotullon sistemi. Ne pranojmė ēdo gjė me tė cilėn ata na mbushin.

Nė emėr tė fisit, tė gjakut e tė tokės dhe nė emėr tė armikut e tė atyre qė ai i pėrcakton, neve na ndajnė nė kafshata vetėm e vetėm qė tė mund tė na gėlltitin mė lehtė. Ndarje! Pėrēarje!

Halifati i ndėrsente kundėr njėri-tjetrin ithtarėt e Aliut dhe besimtarėt e shkollės sė tij. Pėr njėri-tjetrin, ata u bėnė armiq. Pėr ē’arsye, nė fatin qė e sundon botėn dhe na sundon neve, tė bėhemi armiq ndėrmjet veti? Ai, i cili falet me duar tė mbyllura e urren tjetrin, qė falet duar tė hapura, apo, ky ėshtė armik i atij sepse njėri shtrihet mbi qilim, kurse tjetri shtrihet pėrdhe.
Me kėtė janė zgjeruar kufizimet e luftėtarėve, tė armiqėsive dhe tė fronteve tė betejave. Ata i mėrguan intelektualėt tanė nė vende tė tjera (i mėrguar mė 1972) dhe nga ne e morėn pėrfytyrimin e bariut.

Vėlla, ti me niavitetin qė e pate e njihje zotėrinė tėnd. Ti e ndjeve kamxhikun qė fshikulloi pėrmbi trupin tėnd. Ti e dije se ishte skllav. Pėrse je skllav? Kur u bėre skllav? Tani ne e ndajmė fatin tėnd, por nuk e dimė se kush na skllavėroi; na grabitėn pa dijeninė tonė; pa e ditur, u detyruam qė t’i nėnshtrohemi mėnyrės sė tė menduarit tė shtrembėruar; pa dijeninė tonė e vunė nė shėrbimin tė tokės.

Ata na lidhėn si ato kafshė katėrkėmbėse, na vunė nėn zgjedhė. Na pėrdorėn qė t’i realizojnė interesat e veta, e kėshtu kanė vepruar edhe para teje dhe para gjeneratės tėnde. Me mishin dhe gjakun tonė, me dhembjen, privimin dhe me hutimin tonė, u kthyen kundėr tėrė kėtyre fuqive, thelbi i tė cilave ėshtė mekanizimi, ndėrtimi i pallateve tė mėdha nėpėr tėrė botėn, kapitali i madh dhe mirėvajtja e prodhimit. Vlera jonė pėr ata e paraqet vetėm mundėsinė se a thua ditėn e ardhshme jemi nė gjendje tė punojmė.

Ne jemi mė tė privuar e mė tė shtypur nga ē’ishe ti nė kohėn tėnde. Diskriminimi klasor dhe tirania janė mė tė ashpėr se sa qė ishin nė kohėn tėnde, por tani me rroba dhe forma tė reja.

Vėlla, Aliu tėrė jetėn e tij ia pėrkushtoi kėtyre fjalėve: shkollės sė tė menduarit, uniteti dhe drejtėsisė. Aliu ėshtė manifestim i pėrpjekjeve njėzet e tre vjeēare tė Pejgamberit, me ē’rast e flijoi edhe jetėn e vet, duke marrė pjesė nė xhihadin pėr krijimin e besimit nė thelbin e brendshėm tė gjėrave. Ai ėshtė manifestim i durimit tė heshtur njėzet e pesė vjeēar me qėllim tė ruajtjes sė unitetit tė muslimanėve, pikėrisht atėherė kur ata u ballafaquan me perandoritė Romake dhe Iraniane. Ai ėshtė manifestim i dhembjes e i pėrpjekjes pesėvjeēare pėr themelin e drejtėsisė, vetėm e vetėm qė t’i flakė tė gjitha komplekset dhe urrejtjet. Ai e pėrdori shpatėn e tij qė tė na ēlirojė neve.

Por ai nuk mundi ta bėjė kėtė. Sidoqoftė, ai ishte nė gjendje qė tė sjellė besim dhe tė na prijė, andaj pėr mua e pėr ty do tė mbetet si simbol i pėrjetshėm. Mbaje nė mend, vėlla- fenė e drejtėsisė dhe udhėheqjen e njerėzimit. Pas vetes i la tre parime, pėr tė cilat ai dhe familja e tij u sakrifikuan:” Shkolla e tė menduarit, uniteti dhe drejtėsia”.


EPILOG

Kjo ligjeratė ėshtė dorėzuar nga Dr. Sheriati nė Huseinijjeh Ershad nė Teheran, mė 21 tė Ramazanit, 1350 (fundi i majit, 1972).

“Ēkeni qė nuk luftoni pėr Zotin dhe pėr (t’i shpėtuar) tė paaftit: nga burrat, nga gratė e nga fėmijėt, tė cilėt u lutėn: “Zoti ynė! Nxirrma nga ky fshat (Meka), banorėt e tė cilit janė mizorė. Jepna nga ana Jote shpėtim e ndihmė!” (Kur’ani, 4:75)

“Pėrkujtoni kur ishit pakicė e tė dobėt nė tokė (Mekė) dhe frikėsoheshit se do tju rrėmbejnė njerėzit (idhujtarėt), e Ai ju mundėsoi vend tė sigurt (nė Medinė) dhe ju pėrkrahu me ndihmėn e Tij, ju furnizoi me tė mira nė mėnyrė qė tė jeni mirėnjohės. (Kur’ani, 8:26).


copyright © dielli.net. All rights reserved.
Tekstet e prezentuara domosdoshmërisht nuk përfaqësojnë politikën e redaksisë të dielli.net!