Ebu Talibi: Ateist i virtytshėm apo besimtar i viktimizuar nė librat e historisė?
Edin Q. Lohja
08.09.2007




PJESA E DYTĖ

{Nuk ėshtė e drejtė pėr Pejgamberin e as pėr besimtarėt tė kėrkojnė falje pėr idhujtarėt, edhe nėse janė tė afėrt tė tyre, pasi qė ta kenė tė qartė se me tė vėrtetė ata (idhujtarėt) janė banues tė Xhehenemit} (9:113)

Ky ajet i pėrket Sures el-Beraa (Teube), pėr tė cilėn vlen tė mbahen parasysh disa fakte tė rėndėsishme:    - me pėrjashtim tė dy ajeteve tė fundit (128, 129), kjo sure ėshtė krejtėsisht medinase.   - ajo u shpall gjatė vitit tė nėntė tė hixhrit. Sureja flet pėr ngjarjet e luftės sė Tebukut, qė u zhvillua nė muajin Rexheb tė vitit 9 H. Profeti (s) e kishte nisur Hz. Ebu Bekrin pėr ta shpallur pjesėn e parė tė kėsaj sureje gjatė ditėve tė haxhxhit tė atij viti, duke e bėrė Emir ul-Haxhxh. Pastaj, ai dėrgoi Imam Aliun qė ta merrte atė pjesė nga Ebu Bekri e ta shpallte vetė, sepse Allahu e kishte urdhėruar Profetin (s) qė askush nuk mund ta shpallė atė pėrveē tij ose dikuj nga familja e tij.

Lidhur me kėtė, shumė muhadithė dhe historianė sunni kanė raportuar se:

I Dėrguari i Allahut (s) e dėrgoi Ebu Bekrin tek mekasit me Suren el-Bera’eh dhe pastaj vazhdoi. Atėherė Profeti (s) i ēoi fjalė tė kthehej megjithė Suren dhe i tha: “Askush nuk ua dėrgon atyre pėrveē dikuj nga Ehl-i Bejti im.” dhe e nisi Aliun me kėtė mision.

(et-Tirmidhi, Sunen, vėll. II, f. 183; vėll. V, ff. 275, 283; Ahmed ibn Hanbel, Musned, vėll. I, ff. 2, 151, 510; vėll. III, f. 212, 283; Fada’il es-Sahaba, vėll. II, f. 562, hadithi 946; el-Hakim, el-Mustedrek ala us-Sahihejn, vėll. III, f. 51; en-Nisa’i, Khasais, f. 20; el-Firuzabadi, Fada’il ul-khamsah fi Sahih us-Sitteh, vėll. II, f. 343; Shibli Nu’mani, Siret un-Nebi, vėll. II, f. 239)

Autori i njohur bashkėkohor Shibli Nu’mani shkruan nė jetėshkrimin e tij tė Profetit (s) (vėll. II, ff. 239-240):

Tashmė, nė vitin e nėntė hixhri, Qabja u shenjtėrua pėr herė tė parė si Shtėpia qendrore e adhurimit pėr ndjekėsit e Ibrahimit... Pas kthimit nga Tebuku, Profeti (s) nisi njė karvan prej treqind muslimanėsh nga Medina pėr tė kryer Haxhxhin nė Mekė.

Duke iu rikthyer ajetit 9:113, duhet tė konkludojmė me forcė se ai nuk ka se si t’i referohet Ebu Talibit, sepse ai vdiq nė Mekė gjatė vitit tė dhjetė tė shpalljes, pra tė paktėn 2 vjet para hixhretit, qė do tė thotė njėmbėdhjetė vjet para se tė shpallej kjo Sure.

Le t’i drejtohemi edhe njė herė njė nga jetėshkrimeve mė tė njohura tė Profetit (s) tė shkruara nė kohėt moderne. Shibli Numani shkruan nė vėllimin e parė, faqet 219-220 tė veprės sė tij Siretu’n-Nebi:



Vdekja e Hatixhes dhe Ebu Talibit

Pas kthimit nga lugina (e bojkotit tė Kurejshėve), Profeti (s) zor se kaloi ca ditė nė paqe, kur Ebu Talibi dhe Hatixhja vdiqėn qė tė dy. Ai i bėri vizitėn e fundit Ebu Talibit, kur ky po jepte shpirt. Ebu Xhehli dhe Abdullah ibn Umejja ishin atje. Profeti (s) i kėrkoi Ebu Talibit tė shqiptonte kelimen, qė tė mund tė dėshmonte pėr besimin e tij tek Allahu. Ebu Xhehli dhe Ibn Umejja expostulated vvith Ebu Talib dhe e pyetėn nėse do ta braktiste fenė e Abdul-Muttalibit. Nė fund Ebu Talibi tha se ai po vdiste me besim nė fenė e Abdul-Muttalibit. Pastaj iu kthye Pejgamberit (s) dhe i tha se do ta kishte shqiptuar kelimen por druhej se kurejshėt do ta akuzonin se po i frikėsohej vdekjes. Profeti (s) i tha se do t’i lutej Allahut pėr tė gjersa Ai t’ia ndalonte (Bukhariu nė Kitab el-Xhena’iz; fjalia e fundit ėshtė marrė nga Muslimi). Ky ėshtė versioni i Bukhariut dhe Muslimit. Ibn Is’haku thotė: TEKSA EBU TALIBI PO VDISTE, BUZET E TIJ ISHIN NĖ LĖVIZJE. ABBASI, QĖ ASOKOHE ISHTE JOBESIMTAR, VURI VESHIN NĖ BUZĖT E TIJ DHE I THA PROFETIT (S) SE AI PO RECITONTE KELIMEN QĖ PROFETI (S) I KISHTE KĖRKUAR. (Sire Ibn Hisham, botimi i Kajros, f. 146; theksimi me germa tė mėdha ėshtė i Shibli Numanit)

Shibli Numani vazhdon mė tej duke thėnė:

Mirėpo nga pikėpamja e shkencės sė hadithit, transmetimi i Bukhariut nuk mund tė merret si i besueshėm, sepse transmetuesi i fundit ėshtė Musejjebi, i cili e pranoi Islamin pas pushtimit tė Mekės dhe nuk ishte vetė i pranishėm nė kohėn e vdekjes sė Ebu Talibit. Pikėrisht pėr kėtė arsye, el-Aini ka vlerėsuar nė komentin e tij se ky hadith ėshtė mursel (el-Aini, Kitab el-Xhenaiz, vėll. IV, f. 200)

Shibli Numani vazhdon nė faqen 221:

Ebu Talibi bėri sakrifica tė mėdha pėr Pejgamberin (s) qė askush nuk i mohon dot. Ai madje do t’i flijonte fėmijėt e vet pėr atė. Pėr hir tė Profetit (s) e vuri veten pėrballė urrejtjes sė bahkėsisė mekkase dhe pėr hir tė tij kaloi vite me rradhė nė izolim, duke vuajtur urinė si njė ekzil, pa ushqim dhe ujė. A do tė kalojė kjo dashuri, kėto sakrifica dhe kjo devotshmėri pashpėrblyer?

- kėrkimi i faljes sė Zotit pėr njė person tė vdekur, zakonisht ndodh gjatė lutjeve tė varrimit. Formulimi i ajetit {Nuk ėshtė e drejtė pėr Pejgamberin e as pėr besimtarėt tė kėrkojnė falje pėr idhujtarėt} tregon se Profeti (s) ishte me besimtarė tė tjerė (nė namaz xhemaati) kur kėrkoi falje pėr idhujtarėt.

- ē’ėshtė e vėrteta, namazi i xhenazes nuk u vendos pėrpara Hixhretit. Xhenazja e parė e falur nga Pejgamberi (s) ishte pėr el-Bera ibn Marurin.

Ka shumė mundėsi qė ky ajet tė jetė shpallur pasi qė Profeti (s) i kishte falur xhenazen njėrit prej hipokritėve qė e kishin zakon tė shfaqnin Islamin e tė fshihnin idhujtarinė. Mundet qė ai u shpall kur Profeti (s) i fali xhenazen Abdullah ibn Ubej ibn Salulit, qė vdiq nė vitin 9 hixhri dhe i cili njihej pėr hipokrizinė e tij, urrejtjen ndaj tė Dėrguarit e Allahut dhe kundėrvėnien ndaj fesė islame. Pėr kėtė njeri dhe ndjekėsit e tij ishte shpallur Sureja el-Munafikun. Sikur historianėt dhe muhadithėt t’i kishin kushtuar vėmendje kėtij fakti dhe ta kishin shqyrtuar ēėshtjen mė thellėsisht e logjikisht, ndoshta nuk do ta kishin kryer kėtė gabim tė rėndė historik.

Mė poshtė vijon njė tjetėr hadith nga Sahih-u i Bukhariut qė pėrmend ngjarjen nė mėnyrė tė ngjashme me ē’u citua mė lart.

El-Musajjebi transmeton: Kur Ebu Talibi ishte nė shtratin e vdekjes, i Dėrguari i Allahut (s) shkoi tek ai dhe gjeti Ebi Umeje ibn el-Mughiren. I Dėrguari i Allahut (s) tha: ‘O xhaxha, thuaj la ilahe ilallah, me tė cilėn do tė mund tė tė mbroj pėrpara Allahu.’ Atėherė, Ebu Xhehli dhe Abdullah ibn Ebi Umeje i thanė Ebu Talibit: ‘A po e braktis fenė e Abdul-Muttalibit?’ I Dėrguari i Allahut (s) vazhdoi ta ftonte atė qė ta shqiptonte fjalinė, ndėrsa tė tjerėt vazhdonin tė pėrsėrisnin fjalėt e tyre, gjersa Ebu Talibi tha ‘unė jam nė fenė e Ebu Talibit’ dhe refuzoi tė thonte se nuk ka tė adhuruar pėrveē Allahut. Atėherė, i Dėrguari i Allahut (s) tha: ‘Pėr Allah, do tė vazhdoj ta kėrkoj faljen e Allahut pėr ty, pėrderisa tė mos ndalohem (nga Allahu) pėr kėtė. Ndaj, Allahu shpalli {Nuk ėshtė e drejtė pėr Pejgamberin e as pėr besimtarėt tė kėrkojnė falje pėr idhujtarėt} (9:113). Dhe pastaj Allahu shpalli pėr Ebu Talibin: {Vėrtet, ti (o Muhammed) nuk udhėzon atė qė do ti, por Allahu udhėzon kė dėshiron } (28:56). (Sahih el-Bukhari, Kitab et-Tefsir, vėll. VI, ff. 278-9, hadithi 295)

Pėr lexuesin do tė jetė diēka e papritur qė tė mėsojė se hadithet e cituara mė lart tregojnė qė kėto dy ajete u zbritėn njėri pas tjetrit. Mirėpo kjo i bie ndesh njė tjetėr hadithi tė cituar nga Bukhariu nė Sahih-un e tij, i cili vėrteton se Sureja Bera’eh ishte ndėr tė fundit sure tė shpallura:

El-Bera transmeton: Sureja e fundit qė u shpall ishte el-Bera’eh

(Sahih el-Bukhari, Kitabu’t-Tefsir, vėll. VI, f. 101, hadithi nr 129, versioni arabisht-anglisht)

Ky transmetim mbėshtetet edhe nga burime tė tjera autoritative sunnite, qė pohojnė se Sureja Bera’eh ishte ndėr kaptinat e fundit qė u shpallėn dhe se ajo ėshtė sure medinase. Shembuuj tė kėsaj janė Zemakhsheriu nė Tefsir ul-Keshshaf, vėll. II, f. 49, Kurtubiu nė Tefsir, vėll. VIII, f. 273, Sujutiu nė el-Itkan, vėll. I, f. 18, Sheukaniu nė Tefsir, vėll. III, f. 316 etj.

Problemi pra, qėndron nė mospėrputhjen e madhe kohore mes kėtyre ajeteve, sepse vargu 28:56 ėshtė shpallur nė Mekė, tė paktėn dhjetė vjet pėrpara Sures et-Teubeh, ndėrkohė qė sureja et-Teubeh ėshtė shpallur nė Medine. Shihet qartė se, nė pėrpjekjet e tyre tė verbėra pėr tė diskredituar Ebu Talibin, fallsifikuesit e haditheve kanė shpėrfillur renditjen e shpalljes dhe hendekun kohor qė ekziston midis zbritjes sė kėtyre dy ajeteve.

Mund tė konkludojmė pra, se kjo shpifje u bė me qėllimin e thjeshtė tė promovimit tė umejjadėve pėrmbi hashimitėt.

Vlen tė theksohet gjithashtu, se njė ndėr komentuesit mė tė respektuar tė Kur’anit nė mesin e sunnive, Fakhr ed-Din Raziu e ka pėrmendur ajetin 28:56 nė lidhje me Ebu Talibin jo sipas mendimit tė tij, por sipas opinionit tė disa dijetarėve tė tjerė. Ēuditėrisht, vetė Raziu pranon se ky ajet nuk mund tė lidhet me bindjet e Ebu Talibit. (Tefsiru’l-Kebir, vėll. XXV, f. 3)

- idhujtarėt

{Nuk ėshtė e drejtė pėr Pejgamberin e as pėr besimtarėt tė kėrkojnė falje pėr idhujtarėt, edhe nėse janė tė afėrt tė tyre, pasi qė ta kenė tė qartė se me tė vėrtetė ata (idhujtarėt) janė banues tė Xhehenemit} (9:113)

Pasi pamė se ky ajet, nė tė cilin Pejgamberi dhe besimtarėt kėshillohen qė tė mos luten pėr idhujtarėt, nuk mund tė jetė shpallur pėr Ebu Talibin, do tė ishte me dobi tė hidhej njė vėshtrim mbi ajetet qė u kėrkojnė Profetit dhe besimtarėve qė tė mos kenė as marrėdhėnie me idhujtarėt e jo mė tė luten pėr ta nga dashuria dhe respekti!

{Nuk gjen popull qė e beson Allahun dhe ditėn e gjykimit e t’i dojė ata qė kundėrshtojnė Allahun dhe tė dėrguarin e Tij, edhe sikur tė jenė prindėrit e tyre, ose fėmijėt e tyre, ose vėllezėrit e tyre, ose farefisi i tyre. Ata janė qė nė zemrat e tyre (Ai) ka skalitur besimin dhe e ka forcuar me shpirt nga ana e Tij: dhe ata do t’i shpjerė nė xhennete, nėpėr tė cilėt rrjedhin lumenj; aty janė, pėrgjithmonė. Allahu ua ka pėlqyer punėn dhe ata janė tė kėnaqur me shpėrblimin e Tij. Tė tillėt janė pala e Allahut (hizbu’Llah) e s’ka dyshim se pala e Allahut janė tė suksesshmit} (58:22)

Ky ajet u shpall me rastin luftės sė Bedrit, e cila u zhvillua nė vitin 2 hixhri. Megjithatė, disa komentatorė transmetojnė se ai u shpall gjatė luftės sė Uhudit, nė vitin 3 hixhri. Sidoqoftė, ky ajet i kėshillon muslimanėt tė mos i miqėsojnė idhujtarėt dhe tė mos kenė dashuri ndaj tyre. Sureja nė tė cilin ai ndodhet u shpall shumė kohė pėrpara Sures Bera’eh qė kemi nė shqyrtim. Tė shihet p.sh. Ibn Kethir, Tefsir, vėll. IV, f. 329; Sheukani, Tefsir, vėll. V, f. 189; Alusi, Tefsir, vėll. XXVIII, f. 37 etj.

Sureja en-Nisa’, ajetet 139, 144

{Janė ata qė, pėrkundėr besimtarėve, miqėsojnė jobesimtarėt. Vallė, a mos kėrkojnė fuqi tek ta? S’ka dyshim, e tėrė fuqia i takon Allahut.} (4:139)

{O ju qė besuat, mos zini miq jobesimtarėt e t’i lini anash besimtarėt! A doni t’i sillni Allahut argument tė qartė kundėr vetes?} (4:144)

Kjo ėshtė njė sure mekase dhe ajetet e mėsipėrme i kėshillojnė besimtarėt tė mos i marrin jobesimtarėt si ndihmės ose mbrojtės. Si mundet atėherė Pejgamberi (s) tė ketė kėrkuar ndihmė nga njė kafir nėse pretendohet se Ebu Talibi ka qenė i tillė? Sigurisht, edhe ky ajet ėshtė shpallur shumė kohė pėrpara sures sė nėntė qė kemi nė shqyrtim, lidhur me Ebu Talibin. Tė shihet Kurtubiu, Tefsir, vėll. V, f. 1.

Sureja Al-i Imran, ajeti 28

{Besimtarėt tė mos i miqėsojnė jobesimtarėt dhe t’i lėnė anash besimtarėt; e kush vepron ashtu nuk ka asgjė nga feja e Allahut, pėrveē se duhet tė ruheni prej tė keqes sė tyre me kujdes. Allahu jua tėrheq vėrejtjen prej (dėnimit tė) Tij, se vetėm tek Allahu ėshtė e ardhmja.} (3:28)

Sipas Sires sė Ibn Hishamit, vėll. II, f. 207, tetėdhjetė ajetet e para tė kėsaj sureje u shpallėn nė fillim tė hixhrės. Kurse Kurtubiu (Tefsir, vėll. IV, f. 58) dhe Khaziniu (Tefsir, vėll. I, f. 235) tregojnė se ky ajet u shpall gjatė luftės sė Ahzabėve (viti 5 Hixhra). Sipas el-Itkan (vėll. I, f. 17) Sureja Al-i Imran dhe ajo el-Bera’eh u shpallėn me njė diferencė prek katėr suresh mes tyre.

Sureja el-Bera’eh (Teube), ajetet 23, 80:

{O ju qė besuat, mos u ofroni miqėsi (dashuri) prindėrve tuaj, as vėllezėrve tuaj, nėse ata vlerėsojnė mosbesimin ndaj besimit. E kush prej jush miqėsohet me ta, ata janė mizorėt} (9:23)

{Kėrko falje pėr ta ose mos kėrko; edhe nėse kėrkon falje shtatėdhjetė herė, Allahu nuk do t’ua falė, sepse ata mohuan Allahun dhe tė dėrguarin e Tij; dhe Allahu nuk i vė nė rrugė tė drejtė shkelėsit} (9:80)

Kėto dy ajete u shpallėn pėrpara ajetit 9:113, qė citohet kundėr Ebu Talibit. Duke patur parasysh kėtė fakt, si dhe tė tjerat qė u shtruan mė lart, lindin disa pyetje tė rėndėsishme:

- A ėshtė e mundur qė Profeti (s) tė ketė kėrkuar falje pėr Ebu Talibin (r.a.), sidomos kur kėto dy ajete e deklarojnė kėtė gjė si tė kotė, nėse supozojmė se ai vdiq si jobesimtar? Nėse pėrgjigjja ėshtė po, a nuk i bie ajo ndesh Ku’ranit Famėlartė dhe Vullnetit tė Allahut?

- E vėrteta ėshtė se ajeti 9:113 ishte thjesht njė urdhėr pėr profetėt nė pėrgjithėsi, dhe jo qortim pėr atė qė Profeti Muhammed (s) nuk e bėri. Kjo do tė bėhet e qartė nėse shihet ajeti vijues, pra 114, qė tregon se ky ėshtė urdhri i Allahut pėr profetin Ibrahim, i cili u lut pėr Azerin, pėrpara se tė mėsonte se ai ėshtė armik i Allahut:

{...por kur iu bė e qartė se ai ishte armik i Allahut, u largua prej tij; s’ka dyshim, Ibrahimi ishte shumė i ndieshėm dhe i butė.} (9:114)

Pėr ta vlerėsuar edhe mė mirė ēėshtjen, mbetet tė shikohet qėndrimi i Ebu Talibit ndaj nipit tė vet, Profetit Muhammed (s), ndihmesa e tij ndaj Islamit dhe deklarimi i besimit nga ai nė shumė raste, tė raportuara nga dijetarė sunni dhe shi‘i.

Nga historia islame, dihet mirė se kurejshėt i bėnė njė ultimatum Ebu Talibit, qė ta ndalonte tė nipin nga demaskimi i baballarėve tė tyre, tallja e idhujve tė tyre dhe pėrqeshja e mendjeve tė tyre; pėrndryshe ata do ta luftonin atė dhe Profetin (s) gjersa njėra nga palėt tė shuhej krejtėsisht. Ebu Talibi nuk kishte asnjė dyshim se po ta pranonte kėtė sfidė, ai do tė vdiste dhe fisi i tij do tė shuhej e shkatėrrohej. E megjithatė, ai nuk e nxiti tė nipin qė ta ndėrpriste fushatėn. Ai vetėm e informoi Profetin (s) pėr ultimatumin e kurejshėve dhe i tha me butėsi:

Mė shpėto mua dhe veten, o nipi im, e mos mė ngarko me ēfarė s’e mbaj dot.

Kur Pejgamberi (s) e kundėrshtoi ultimatumin, duke i thėnė xhaxhait tė vet se edhe po t’i vendosnin nė njėrėn dorė diellin e nė tjetrėn hėnėn, ai nuk do tė ndalej gjersa Zoti t’i jepte sukses, Ebu Talibi e ndryshoi qėndrimin e tij dhe vendosi t’i shkonte ēėshtjes deri nė fund me tė nipin. Kjo shihet qartė nga pohimi qė ai i bėri Pejgamberit:

Kthehu, nipi im, dhe vazhdo e thuaj ē’tė duash. Nuk do tė tė braktis pėr asnjė ēast.

(Ibn Hisham, Sire, vėll. I, f. 266, Ibn Sa’d, Tabakat, vėll. I, f. 186; Taberi, Ta’rikh, vėll. II, f. 218; Ibn Kethir, Ta’rikh, vėll. II, f. 258; Ebu’l-Fida, el-Mukhteser, vėll. I, f. 117; Halebi, Sire, vėll. I, f. 306; Ibn Ebi’l Hadid, Sherh, vėll. III. F. 306; Divan-i Ebu Talib, f. 24 etj)

Ebu Talibi Talibi e mbajti plotėsisht betimin, deri nė fund. Kur njė mekas hodhi plehra mbi Profetin teksa ai ishte nė sexhde, Ebu Talibi valėviti shpatėn. Ai e mbajti tė nipin pėr dore gjersa mbėrriti tek Qabja, ku ishin ulur njė grup armiqėsh tė Pejgamberit (s). Kur disa prej tyre u pėrpoqėn tė ngriheshin pėr Ebu Talibin, ai u tha:

Pėr Atė nė tė Cilin beson Muhammedi, nėse cilido prej jush ngrihet, unė do ta godas me shpatė.

Kur njė pėrseon dėshiron tė betohet, ai bėn be pėr diēka qė ka rėndėsi dhe shenjtėri maksimale pėr tė, e jo pėr diēka sė cilės nuk i beson. Pohimi i mėsipėrm i Ebu Talibit (shih mė poshtė pėr referencat) vėrteton pėr ēdo njeri qė thellohet se ai besonte nė Zotin Njė dhe tė Vetėm tė Muhammedit (s).

Atėherė, Ebu Talibi e pyeti Profetin (s) se kush e kishte kryer atė veprim tė turpshėm, dhe kur Profeti (s) i tregoi, Hamzai, nėn urdhrat e Ebu Talibit shkundi pluhurin mbi personat qė treguan armiqėsi ndaj Profetit (s). Me kėtė rast, Ebu Talibi tha:

Unė besoj se feja e Muhammedit ėshtė mė e mira e tė gjitha feve tė botės.

(Khatib el-Baghdadi, Khazanat ul-Ihbab, vėll. I, f. 261; Ibn Kethir, Ta’rikh, vėll III, f. 42; Ebu’l-Fida, el-Mukhteser, vėll. I, f. 120; Ibn Haxher el-Askalani, Fet’h ul-Bari, vėll. VII, f. 153; el-Isabeh, vėll. IV, f. 116; Halebi, Sire, vėll. I, f. 305; Ibn Ebi’l-Hadid, Sherh, vėll. III, f. 306 etj)

Kėto fjalė mund tė konsiderohen si pohim i qartė i islamit tė tij.

Kurejshėt e kuptuan se, megjithė orvatjet e tyre penguese, pėrhapja e Islamit kishte vazhduar. Ata vendosėn t’i jepnin fund Pejgamberit (s) dhe familjes sė tij duke e izoluar dhe rrethuar, gjersa tė shuhej. Pėr kėtė qėllim ata nėnshkruan njė marrėveshje midis fiseve tė ndryshme, e cila pohonte se askush nuk duhej tė lidhte krushqi me hashimitėt ose tė bėnte tregėti me ta; askush nuk duhej tė shoqėrohej me ta ose t’u lejonte fitime a furnizime. Kjo do tė vazhdonte gjersa fisi i Profetit (s) ta dorėzonte atė pėr ekzekutim. Pakti u var nė derėn e Qabes. I detyruar nga kjo gjendje tejet e vėshtirė, Ebu Talibi u shpėrngul me familjen nė njė luginė jashtė Mekės, tė quajtur Shi’b Ebi Talib. Tanimė hashimitė ishin ndarė krejtėsisht nga banorėt e tjerė tė qytetit.

Fortesa e hashimive patrullohej shpesh nga kurejshėt, tė cilėt donin tė siguroheshin pėr zbatimin e rreptė tė ndalesave e bojkotit dhe tė pengonin ēdo mundėsi furnizimi. Kėshtu, hashimitė iu nėnshtruan urisė dhe etjes sė tmerrshme tė shkretėtirės pėr 3 vjet. Duke qenė nėn vėzhgim tė paprerė nga kurejshėt, Ebu Talibi u druhej sulmeve tė papritura natėn dhe pėr kėtė arsye bėnte roje pėr sigurinė e Muhammedit (s) dhe shpesh ndėrronte dhomė me tė si masė parandaluese ndaj ndonjė akti tė papritur dhune.

Nga fundi i vitit tė tretė tė bojkotit, Profeti (s) i tha xhaxhait tė vet, Ebu Talibit, se Allahu e kishte treguar mospėlqimin e Tij ndaj paktit tė kurejshėve dhe kishte nisur krimba pėr tė ngrėnė ēdo pjesė tė dokumentit tė varur nė derėn e Qabes, pėrveē emrit tė Tij. Duke i besuar tė nipit si marrės i shpalljeve nga qielli, Ebu Talibi shkoi pa hezitim te Kurejshėt dhe u tha atė qė i kishte treguar Muhammedi (s):

Muhammedi na ka treguar dhe unė po ju kėrkoj ta verifikoni vetė. Sepse nė qoftė e vėrtetė, ju kėrkoj ta rimendoni, nė vend qė ta trazoni Muhammedin apo tė na testoni durimin. Na besoni se do tė parapėlqenim tė jepnim jetėn mė mirė sesa t’jua dorėzonim Muhammedin. E nėse Muhammedi gabon nė fjalėn e tij, ne do t’jua dorėzojmė atė pa kushte. Atėherė jeni tė lirė ta trajtoni si tė dėshironi; vriteni ose lėreni tė gjallė.

Kurejshėt ranė dakort me kėto propozime tė Ebu Talibit dhe vendosėn ta kontrollonin dokumentin. Pėr ēudinė e tyre tė madhe, ata zbuluan se atė e kishin ngrėnė krimbat; vetėm emri i Allahut ishte aty dhe asgjė tjetėr. Kurejshėt thanė se kjo ishte mesiguri njė magji e Muhammedit (s). Ebu Talibi u zemėrua me kurejshėt dhe u kėrkoi ta deklaronin tė pavlerė dokumentin dhe ta ndalonin bojkotin. Pastaj, ai u kap pas njėrit cep tė mbulojės sė Qabes dhe duke ngritur dorėn tjetėr lart, thirri:

O Zot, ndihmona kundėr atyre qė na torturuan...

(Ibn Sa’d, Tabakat, vėll. I, f. 183; Ibn Hisham, Sire, vėll. I, ff. 399, 404; Ibn Kutejbe, Aivvan ul-Ikbar, vėll. II, f. 151; Ibn Haxher el-Askalani, el-Isabeh, vėll. II, f. 57; Ibn Kethir, Ta’rikh, vėll. III, f. 84; Nisai, Khasais el-Kubra, vėll. I, f. 151; Khatib Baghdadi, Khazanet ul-Ihbab, vėll. I, f. 252; Halebi, Sire, vėll. I, f. 286)

Njė herė gjatė fėmijėrisė sė Profetit (s), kur kishte rėnė thatėsirė e madhe, Ebu Talibi e mori atė pranė Qabes dhe me shpinėn e mbėshtetur tek muri i saj e ngriti Profetin (s) dhe kėrkoi ndėrmjetėsimin e tij nė lutjen drejtuar Zotit pėr shi. Edhe Pejgamberi (s0 iu bashkangjit lutjes sė tij, duke e ngritur fytyrėn lart. Shumė shpejt, filluan tė shfaqeshin re dhe shiu ia nisi me vėrshim. Kjo ngjarje aludohet edhe nė vargjet e mėposhtme tė thurura nga Ebu Talibi:

A s’e shihni qė Muhammedin e kemi profet porsi Musai?
Ai ėshtė i parashikuari nė Shkrimet e mėparshme
Ai ėshtė fytyrėndrituri qė ndėrmjetėson pėr shi
Burim pėr jetimin dhe mbrojtės pėr vejushen.


(el-Kastalani, Sherh Sahih ul-Bukhari, vėll. II, f. 227; Halebi, Sire, vėll. I, f. 125)

Njė tjetėr strofė qė dėshmon besimin e Ebu Talibit ėshtė edhe kjo:

Vėrtet, Allahu e ka nderuar Profetin e Tij Muhammed
mė i nderuari ndėr krijesat e Tij quhet Ahmed
Allahu e ka nxjerrė emrin e tij nga emri i Vet
ndaj Allahu ėshtė Mahmud e ai ėshtė Muhammed


(Ebu Na’im, Dela’il un-Nubuvvvveh, vėll. I, f. 6; Ibn Asakir, Ta’rikh ed-Dimeshk, vėll. I, f. 275; Ibn Kethir, el-Bidaje vve’n-Nihaje, vėll. I, f. 266; Ibn Haxher el-Askalani, el-Isabeh, vėll. IV, f. 116; el-Kastalani, el-Muvvahib Aladunniah, vėll. I, f. 518, c.n. Ta’rikh-u i Bukhariut; ed-Dijarbakri, Ta’rikh ul-Khamis, vėll. I, f. 254; Ibn Ebi’l-Hadid, Sherh, vėll. III, f. 315 etj)

Ebu Talibi ishte njeri me njė iman tė fortė dhe kishte bindje tė palėkundur nė besnikėrinė e Muhammedit (s). Ai jetoi me kėtė mision pėr 11 vjet, gjatė tė cilave vėshtirėsitė e tij dhe tė Muhammedit (s) u rritėn gjithnjė e mė shumė me kalimin e kohės. Kjo sidomos pas vdekjes sė Ebu Talibit, kur kurejshėt i shkaktuan Profetit (s) vuajtje edhe mė tė mėdha, qė ishin tė paimagjinueshme gjatė jetės sė Ebu Talibit. Ibn Abbasi transmeton se kur njė kurejsh i vendosi plehra mbi kokė Profetit (s), ai shkoi nė shtėpi. Me kėtė rast, ai tha:

...Kurejshėt nuk mė kanė trajtuar kurrė kėshtu gjatė jetės sė Ebu Talibit, sepse ishin frikacakė...

(et-Taberi, Ta’rikh, vėll. II, f. 229; Ibn Asakir, Tarikh ud-Dimeshk, vėll. I, f. 284; el-Hakim, Mustedrek ala us-Sahihejn, vėll. II, f. 622; Ibn Kethir, el-Bidaje vve’n-Nihaje, vėll. III, f. 122, ez-Zemakhsheri, el-Faik, vėll. II, f. 213; ed-Dijarbakri, Ta’rikh ul-Khamis, vėll. I, f. 253; el-Halebi, Sire, vėll. I, f. 375; Ibn Haxher el-Askalani, Fet’h ul-Bari, vėll. VII, ff. 153-4; Ibn Hisham, Sire, vėll II, f. 58)



Ceremonia e Martesės sė Profetit (s)

Ebu Talibi iu drejtua kurejshėve tė pranishėm nė ceremoninė e martesės sė Profetit (s) me fjalėt:

Falėnderimi i takon Allahut qė na bėri nga fara e Ibrahimit dhe pasardhja e Ismailit. Ai na dhuroi njė faltore tė shenjtė dhe njė vend haxhxhi. Ai na bėri tė banojmė nė njė vend tė sigurtė (harem), ku vijnė frutat e gjithēkaje. Pėr mė tepėr, Ai na bėri arbitrues nė ēėshtjet e njerėzve dhe na e bekoi tokėn ku banojmė.

Sikur Muhammedi, djali i vėllait tim Abdullah, tė birit tė Abdul-Muttalibit, tė peshohej me cilindo njeri nga arabėt, ai do t’ia kalonte. Askush nuk do tė mund tė krahasohej me tė. Ai nuk e ka shokun ndėr njerėz, edhe pse ėshtė njeri me pak pasuri. Mirėpo pasuria ėshtė pronėsi kalimtare dhe siguri e pėrkohshme. Ai ka shprehur dėshirė pėr Hatixhen, dhe ajo ka shprehur interesim pėr tė. Sa pėr mehrin, si ai qė jepet tani, ashtu edhe ai qė jepet mė vonė, do tė paguhen nga pasuria ime. (Sire Halebije, vėll. I, f. 139)



Vdekja e Ebu Talibit

Megjithėse e fshehu imanin e tij, Ebu Talibi e bėri qartėsisht tė ditur besimin e tij nė Islam kohė pėrpara se tė vdiste. Por do tė ishte me vend tė citohej pohimi i tij nė shtratin e vdekjes, kur ai iu drejtua hashimive me fjalėt:

Ju urdhėroj tė silleni mirė ndaj Muhammedit. Ai ėshtė besniku i kurejshėve dhe i besueshmi i arabėve. Ai solli njė mesazh tė cilin e pranon zemra dhe e mohon gjuha nga frika e armiqėsisė. Po shoh se tė dobėtit dhe tė pafuqishmit e Arabisė janė ngritur pėr ta mbėshtetur Muhammedin dhe i besojnė atij dhe ai po ashtu ėshtė ngritur pėr t’i ndihmuar ata dhe pėr t’ua thyer radhėt kurejshėve. Ai i ka poshtėruar prijėsit kurejshė dhe ua ka shkatėrruar shtėpitė, duke i forcuar tė pafuqishmit dhe duke u dhėnė atyre pozitė...Pėr Zotin, kushdo qė ecėn nė rrugėn e Muhammedit do tė jetė nė tė drejtė dhe kushdo qė ndjek udhėrrėfimin e tij do tė ketė tė ardhme tė lumtur. Dhe ju o hashimitė, pėrgjigjjuni ftesės sė Muhammedit dhe besojini atij se kėshtu do tė keni sukses dhe do tė udhėzoheni. S’ka dyshim se ai ėshtė udhėzuesi nė rrugė tė drejtė. Sikur vdekja tė mė kishte dhėnė edhe ca kohė, do t’ia kisha larguar tė gjitha rreziqet qė i kanosen.

(ed-Dijarbakri, Tarikh ul-Khamis, vėll. I, f. 339; Sire Halebijeh, vėll. I, f. 375; Ibn Sa’d, Tabakat, vėll. I, f. 123 etj)

Bejhekiu ka transmetuar nė Dela’il un-Nubuvvvveh se, kur Ebu Talibi po vdiste, atė e panė tė lėvizte buzėt. Abbasi (xhaxhai i Profetit) u pėrkul pėr ta dėgjuar se ē’po pėrpiqej tė thoshte. Pas pak, ai ngriti kokėn dhe tha:

Pėr Allah, ai e shqiptoi fjalėn qė i kėrkove, o i Dėrguari i Allahut.

(el-Bejhaki, Dela’il un-Nubuvvvveh, vėll. II, f. 101; Ibn Hisham, Sire, vėll. I., f. 146, botimi i Kajros, siē e citon Shibli Numani nė Siretu’n-Nebi, vėll. I, ff. 219-220)

Ai gjithashtu tregon se nė xhenazen e Ebu Talibit, Profeti (s) u ngrit dhe tha:

U solle vėrtet mirė me tė afėrmit, qofsh i shpėrblyer mirė, o xhaxha!

(el-Bejhaki, Dela’il un-Nubuvvvveh, vėll. I, ff. 101, 103; Khatib el-Baghdadi, Ta’rikh ul-Baghdad, vėll. XIII, f. 196; Ibn Kethir, el-Bidaje vve’n-Nihaje, vėll. III, f. 135; Ibn Haxher el-Askalani, el-Isabe, vėll. IV, f. 116; Sibt Ibn ul-Xheuzi, Tedhkiret ul-Khavvas, f. 2 etj)


copyright © dielli.net. All rights reserved.
Tekstet e prezentuara domosdoshmërisht nuk përfaqësojnë politikën e redaksisë të dielli.net!