Ebu Talibi: Ateist i virtytshėm apo besimtar i viktimizuar nė librat e historisė?
Edin Q. Lohja
08.07.2007




PJESA E TRETĖ

Dėshmi nga Sahabė tė Njohur

- Hz. Ebu Bekri ka treguar se Ebu Talibi nuk vdiq pa thėnė: “Dėshmoj se nuk ka zot, pėrveē Allahut dhe se Muhammedi ėshtė i Dėrguari i Tij.” (Ibn Kethir, el-Bidaje vve’n-Nihaje, vėll. III, f. 123; Ibn Haxher el-Askalani, el-Isabeh, vėll. IV, f. 116; el-Bejhaki, Dela’il un-Nubuvvvveh, vėll. I, f. 120; Ibn Ebi’l-Hadid, Sherh Nehxh ul-Belagha, vėll. III, f. 312; Sheikh el-Abtah, f. 71; el-Sharani, Keshf ul-Ghummah, vėll. II, f. 144)

Abdullah ibn Abbasin e pyetėn: “O kushėri i Pejgamberit (s), na trego pėr Ebu Talibin, a ishte musliman ai?” Ibn Abbasi u pėrgjigj: “Si mund tė jetė Ibn Abbasi jomusliman kur ai thoshte (pėr Profetin):

A s’e dinė qė besojmė se nipi ynė s’gėnjen kurrė
Dhe se ai nuk merret me fjalė tė kota?


Ebu Talibi ishte si as’habėt e shpellės, qė e mbajtėn imanin tė fshehur dhe treguan politeizėm sė jashtmi, kėshtu qė Allahu u dha shpėrblim tė dyfishtė.” (el-Huxhxheh, f. 94)

- Ebu Dher el-Ghifari ka thėnė: “Pasha Allahun qė ėshtė Njė dhe i Vetėm, Ebu Talibi nuk vdiq ndryshe veēse si musliman.” (el-Ghadir, vėll. VII, f. 398).

- Hasan ibn Thabiti, poeti i Pejgamberit (s) ka thėnė pėr Hamzain dhe Ebu Talibin:

Nėse ju, o njerėz, i qani ndopak tė vdekurit
Atėherė vajtoni besnikun dhe vėllain e besnikut


(Ibn el-Xheuzi, Tedhkiret ul-Khavvas, f. 31)

Ebu’l-Xhehm ibn Hudheife e kishte zakon tė thoshte: “Dėshmoj se Ebu Talibi ka qenė mu’min.” (el-Ghadir, vėll. VII, f. 399; el-Huxhxheh, f. 268).



Dėshmi nga Dijetarė tė Famshėm sunni

Xhelaluddin Sujjutiu ka shkruar njė libėr tė tėrė qė vėrteton se Ebu Talibi ishte besimtar. Ai titullohet Bughijet et-talib li iman Ebi Talib (et-Tehrani, el-Zari’a, vėll. II, f. 511).

Nė veprėn e tij tė njohur, Tedhkirat ul-khavvas ff. 10-11, Sibt Ibn el-Xheuzi shkruan:

“Fakti se Ebu Talibi ėshtė ndėr xhenetlinjtė nuk kėrkon studim, sepse dėshmitė e tij janė mė tė shumta se ē’mund tė pėrmendet. Pėrpjekjet e tij nė sponzorizimin dhe mbėshtetjen e Pejgamberit (s), pėrpjekjet e tij pėr ta mbrojtur atė nga lėndimi i keqbėrėsve dhe rreziku i jobesimtarėve, pikėllimi i thellė i Pejgamberit (s) nė vdekjen e tij, emėrtimi i vitit tė vdekjes sė tij dhe tė Hatixhes (r) si viti i trishtimit, kėrkimi i faljes pėr Ebu Talibin pėr njė kohė tė gjatė - dhe askush nuk e dyshon pranimin e du‘asė sė Pejgamberit, sidomos me ngulmimin e tij tė gjatė - (janė tė gjitha dėshmi tė qarta).”

El-Mubarredi, autori i veprės el-Kamil, e ka pėrmendur imanin e Ebu Talibit, siē tregon Ibn Ma'adi nė veprėn el-Huxhxheh, f. 263.

Ebu Xha’fer el-Iskafi, Imami i mu’tezilive ka dhėnė gjithashtu dėshmi pėr imanin e Ebu Talibit (Resa'il el-Xhahidhi, f. 32).

Ahmed Zeini Dehlani ka thėnė se njė numėr i madh transmetimesh historike mbi Ebu Talibin si dhe hadithesh tregojnė se zemra e tij ishte plot iman. (Esna el-Metalib, ff. 6-7) Ibn Vvahshi el-Hanefi dha fetva se urrejtja ndaj Ebu Talibit ėshtė kufr dhe e njėjta fetva u dha nga dijetari maliki Ali el-Axhhuvvari, sikurse citon el-Urfi nė veprėn Ebu Talib, f. 144.

Nė enciklopedinė e tij el-Ghadir, Alame Emini ka pėrmendur emrat e njė sėrė dijetarėve sunni qė e kanė pranuar se Ebu Talibi ka qenė mu’min. Disa prej tyre janė: Ebu’l-Kasim el-Balkhi, et-Talmasani nė Hashijet ush-Shifa’, el-Sharani, Sibt Ibn el-Xheuzi, Kurtubiu, Subkiu, Ebu Tahiri, Sujutiu etj.

Vlen tė pėrmendet se shumė dijetarė tė shquar kanė shkruajtur libra mbi kėtė temė, titujt e tė cilėve jepen nė veprat el-Ghadir nga el-Emini (vėll. VII, ff. 401-3) dhe Ebu Talib nga Hajdar el-Urfi (ff. 229, 330, 332, 333).

El-Amini gjithashtu ka grumbulluar dyzet hadithe tė sakta mbi besimin dhe meritat e Ebu Talibit (el-Ghadir, vėll. VII, f. 385-400).



Thėnie tė Ehl ul-Bejtit pėr Ebu Talibin

Statusi i lartė i Ebu Talibit nė Islam pasqyrohet nė shumė thėnie dhe vepra tė Profetit Muhammed (s) dhe Ehl ul-Bejtit, qė flasin vetėm tė vėrtetėn e dėshiruar nga Allahu, i Larmadhėruari, Fuqiploti.

Pejgamberi Besnik (s), qė {nuk flet nga dėshira, por ajo ėshtė shpallje qė i shpallet} (Nexhm: 3) e kishte zakon ta lavdėronte Ebu Talibin edhe pas vdekjes. Kur Abbasi, xhahxhai i tij, e pyeti: “Ēfarė shpreson pėr Ebu Talibin?”, Pejgamberi (s) u pėrgjigj: Gjithė tė mirat, i shpresoj nga Zoti im. (Ibn el-Xheuzi, Tedhkiret ul-Khavvas, f. 10; el-Ghadir, vėll. VII, f. 374)

Pejgamberi (s) e kishe zakon ta lavdėronte vazhdimisht Ebu Talibin. Disa nga kėto raste janė transmetuar nga dijetarė sunni si Ibn Hishami nė Sire, vėll. I, f. 300. Pėr tė kuptuar mė mirė arsyet e shpifjeve ndaj Ebu Talibit duhet t’i referohemi njė hadithi tė njohur nga Profeti (s), ku ai citohet t’i ketė thėnė Imam Aliut:

Kur ‘Aliu e njoftoi Profetin (s) pėr vdekjen e Ebu Talibit, ai qau me ngashėrim. Ai e udhėzoi Aliun t’i pėrgatiste larjen, mbėshtjelljen dhe ceremonitė e xhenazes dhe iu lut Allahut pėr shpėtimin e shpirtit tė Ebu Talibit. (Ibn Ebi’l-Hadid, Sherh, vėll. XIV, f. 76).

Imam Aliu ka thėnė: “Pėr Allah, Ebu Talibi ishte besimtar i sinqertė (mu’min), qė e mbajti besimin e fshehur, pėr tė mos i dėmtuar Beni Hashimėt nga bojkoti i Kurejshėve.” (el-Huxhxheh, f. 24, el-Ghadir, vėll. VII, f. 389; Mu’xhem ul-Kubur, vėll. I, f. 200) Ai gjithashtu ka thėnė: “Pasha Atė qė e nisi Muhammedin (s) si profet, nėse shefaati i babait tim i jepet mėkatarėve mbi tokė, Allahu do i falė ata tė gjithė.” (Ibn el-Xheuzi, Tedhkiret ul-Khavvas, f. 11)

Imam Zejnul Abidini u pyet nga njė njeri pėr ata qė pretendonin se Ebu Talibi kishte vdekur kafir. Ai u pėrgjigj: “Sa ēudi! A po sulmojnė Ebu Talibin apo tė Dėrguarin e Allahut (s), i cili u urdhėrua nė shumė ajete qė tė mos e linte njė besimtare me njė burrė kafir, e s’ka dyshim se Fatime bint Esedi ishte ndėr besimtaret mė tė mira dhe ajo mbeti bashkėshortja e Ebu Talibit gjersa ai vdiq? (Ibn Ebi’l-Hadid, Sherh Nehxhul Belagha, vėll. III, f. 312; Sheikh al-Abtah, f. 76).

Imam Bakiri ka thėnė: “Nėse imani i Ebu Talibit do tė vihej nė peshore ndaj imanit tė tė gjithė njerėzve, imani i tij do tė peshonte mė shumė. A nuk e dini se Emir ul-Mu’minin Aliu e kishte zakon tė ēonte njerėz pėr haxhxh nė emėr tė Abdullahit, Emines (prindėrve tė Pejgamberit a.s.) dhe Ebu Talibit pėr sa kohė qė (Imam Aliu) ishte gjallė? Ai e la nė testament qė kjo tė vazhdonte?” (Sheikh el-Abtah, f. 32, el-Ghadir, vėll. VII, f. 38; el-Khuneizi, Ebu Talib Mu'min Kureish, f. 257). Ėshtė e qartė se haxhxhi mund tė bėhet vetėm nė emėr tė muslimanėve.

Kur njė person i tha qė: “Njerėzit flasin se Ebu Talibi ėshtė nė njė pellg zjarri”, Imam Xha‘fer es-Sadiku iu pėrgjigj: “Ata gėnjejnė; nuk u nis me kėtė Xhibra’ili! S’ka dyshim se Ebu Talibi ėshtė si as’habėt e shpellės (Kur’an, 18:9-26), qė e mbajtėn besimin e tyre tė fshehtė dhe treguan politeizėm (pėr sė jashtmi), ndaj Allahu ua dyfishoi shpėrblimin.” (el-Kulejni, el-Kafi, vėll. I, f. 244; el-Amini, el-Ghadir, vėll. VII, f. 330; el-Huxhxheh, ff. 17, 115; Mu’xhem ul-Kubur, vėll. I, f. 191)

Nė njė transmetim tjetėr, Imam Sadiku citohet tė ketė thėnė:

Teksa Imam Aliu po rrinte nė Rahba tė Kufės, i rrethuar nga njė grup njerėzish, dikush u ngrit dhe tha: ‘O Emir ul-Mu’minin! Ti je nė kėtė pozitė tė lartė ndėrsa yt atė po vuan nė ferr.’ Imami iu pėrgjigj: ‘Hesht! Allahu ta shtrembėroftė gojėn! Pasha Atė qė e nisi Muhammedin me tė vėrtetėn, sikur im atė tė ndėrmjetėsonte pėr ēdo mėkatar mbi dhé, Allahu do t’ia pranonte ndėrmjetėsimin. (et-Tabarsi, el-Ihtixhaxh, vėll. I, f. 341)

Imam Xha‘fer es-Sadiku e pyeti njė herė Junus ibn Nabaten: “O Junus, ē’thonė njerėzit pėr Ebu Talibin?” Ai u pėrgjigj: “Njerėzit thonė se ai ėshtė nė njė cektinė zjarri, nga e cila truri i tij vlon.” Imam Sadiku tha: “Gėnjejnė, armiqtė e Allahut! Ebu Talibi ėshtė me profetėt, siddikėt, shehidėt dhe eulijatė, qė janė shoqėria mė e mirė.” (Sheikh el-Abtah, f. 32, el-Huxhxheh, f. 17, el-Ghadir, vėll. VII, f. 394 c.n. Kenz ul-Fevva’id).

Imam Musa el-Kadhimi u pyet nga Durust ibn Ebi Mensuri: “Cila qe gjendja e Ebu Talibit?” Imam Kadhimi u pėrgjigj: “Ai besonte nė Pejgamberin e nė krejt dėrgesėn qė ai solli nga Allahu, dhe ia dorėzoi atij Testamentin.” (el-Abbas, f. 18; el-Ghadir, vėll. VII, f. 395, el-Khuneizi, Ebu Talib, f. 262). Ky ėshtė njė pohim shumė i rėndėsishėm nga njė Imam i Ehl ul-Bejtit, qė ndriēon faktin se Ebu Talibi kishte Testamentin e ruajtur nga personi mė i devotshėm nė ēdo epokė, dhe se ai ishte tek Ebu Talibi pėrpara se t’i kalonte prej tij Pejgamberit (s). Kjo pozitė e lartė e Ebu Talibit ėshtė e epėrme ndaj asaj tė besimtarėve tė tjerė dhe pėrbėn arsyen e pohimit tė Imam Bakirit se imani i Ebu Talibit ėshtė mė i rėndė se ai i tė gjitha krijesave tė tjera. (Sheikh el-Abtah, f. 32)

Imam Ali er-Rida mori njė letėr nga Aban ibn Mahmudi, nė tė cilėn shkruesi dyshonte nėse Ebu Talibi kishte qenė musliman apo jo. Imam Ridai i shkroi kėtė ajet si pėrgjigje: {Kush i kundėrvihet tė Dėrguarit pasi i ėshtė bėrė i qartė udhėrrėfimi, duke ndjekur rrugė tjetėr nga ajo e besimtarėve, Ne e lėmė nė atė qė ka zgjedhur dhe e fusim nė Xhehenem; ē’pėrfundim i keq ėshtė ai!} (4:115) dhe pastaj i tha: “Nėse nuk beson qė Ebu Talibi ishte besimtar, pėrfundimi yt do tė jetė nė Xhehenem.” (Ibn Ebi’l-Hadid, Sherh, vėll. III, f. 331; el-Huxhxheh, f. 16; Mu’xhem ul-Kubur, vėll. I, f. 189; el-Khuneizi, Ebu Talib, f. 264).

Nuk ka dyshim se pretendimi qė Ebu Talibi ishte kafir i bie ndesh drejtpėrsėdrejti sjelljes konseguente dhe sinqeritetit tė padiskutueshėm tė Pejgamberit (s), qė e njihte mirė statusin e vėrtetė tė Ebu Talibit dhe e lavdėroi atė gjatė gjithė kohės. Fyerja dhe denigrimi i xhaxhait, mbėshtetėsit, rojtarit dhe mbrojtėsit tė tij fyen vetė Profetin (s), i cili kishte njė lidhje tė qartė dashurie e nderimi me Ebu Talibin gjersa vdiq. Dhe fyerja e Profetit (s) ėshtė mėkat i madh, siē dėshmojnė shumė hadithe, mes tė cilėve edhe hadithi i njohur: “Kushdo qė lėndon njė qime nga unė mė ka lėnduar mua, e kushdo qė mė lėndon mua ka lėnduar Allahun.” (Ibn Haxher el-Mekki, es-Savva’ik ul-Muhrike, f. 111)

Allahu thotė nė Kur’an:

{Ata qė lėndojnė tė Dėrguarin e Allahut kanė dėnim tė dhembshėm} (9:61)

{S’ka dyshim se ata qė e fyejnė Allahun dhe tė Dėrguarin e Tij janė tė mallkuar nga Allahu nė dynja e nė ahiret dhe pėr ta Ai ka pėrgatitur njė dėnim tė dhembshėm} 33:57

Kjo tregon pasojat e rrezikshme tė shpifjeve kundėr Ebu Talibit, jo vetėm se tė akuzosh njė musliman si kafir pėrbėn mėkat madhor, por edhe pėr faktin se fyen Pejgamberin (s) duke i rėnė ndesh thėnieve dhe veprave tė tij. Kjo gjithashtu shkon kundėr statusit tė Ehl ul-Bejtit, tė cilėt Allahu i ka pastruar nga ēdo mėkat dhe papastėrti, siē dėshmon ajeti 33 i Sures Ahzabė.

Imam Hasan el-Askeriu ka transmetuar nga paraardhėsit e tij se Allahu i shpalli Profetit (s) nė njė hadith kudsi: “Unė tė kam mbėshtetur me dy lloje ndjekėsish: ata qė tė mbėshtesin fshehtazi e ata qė tė mbėshtesin haptazi. Mė i miri dhe prijėsi i mbėshtetėsve tė tu tė fshehtė ėshtė Ebu Talibi, ndėrsa mė i miri dhe prijėsi i mbėshtetėsve tė tu tė hapėt ėshtė Ali ibn Ebu Talibi.” Atėherė Imam Askeriu tha: “Pa dyshim, Ebu Talibi ėshtė si besimtari i popullit tė Faraonit, qė e mbajti imanin e tij tė fshehur.” (el-Huxhxheh, f. 115, el-Khuneizi, Ebu Talib, f. 265).

- Pėrse akuzohet Ebu Talibi pėr paganizėm, kur ai zgjodhi tė besonte nė mesazhin e Profetit (s) dhe e deklaroi kėtė nėpėrmjet pohimeve politike dhe nganjėherė edhe deklarimeve tė sinqerta?

- Ēfarė dobie ka pėr ne qė ta shpallim kafir, kur ekzistojnė prova tė forta pėr tė kundėrtėn? Mos vallė duam tė rezikojmė veten tonė?

- Pėrse e akuzojmė atė pėr paganizėm kur ai e mbrojti profetin nga armiqtė me tė gjitha mėnyrat? Pėrse i veshim paganizėm njė personaliteti tė tillė qė ishte aq bamirės ndaj muslimanėve dhe kauzės sė tyre, duke e mbrojtur jetėn e tė Dėrguarit tė Zotit pėr 11 vjet?

- Pėrse i veshim paganizėm njeriut qė qė lexohu nikahun e Profetit (s)? Si mund ta rrokė mendja nocionin e njė pagani/jobesimtari qė kryen ceremoninė martesore tė Profetit (s)?

- A nuk ėshtė kjo mosmirėnjohje e llojit mė tė keq? A nuk pėrbėn kjo fyerjen mė tė rėndė pėr shėrbesat e mėdha qė ai kreu pėr Pejgamberin (s)?

Sa u pėrket vėrejtjeve se Ebu Talibi nuk tha kurrė se besonte nė Zotin e tij, por vetėm nė Zotin e Muhammedit, pra se besimi i tij nuk u shpreh kurrė nė mėnyrė eksplicite, duhet tė kujtojmė se:

Ibn Is’haku tregon se kur po vdiste, Ebu Talibi lėvizi buzėt. Abbasi, qė asokohe ishte jobesimtar, vendosi veshėt pranė buzėve tė Ebu Talibit dhe i tha Profetit (s) se ai po shqiptonte kelimen qė i kishte kėrkuar Profeti (s). (Ibn Hisham, Sire, bot. Kajros, f. 146; c.n. Shibli Numani)

Njė transmetim i ngjashėm tregon:
Ebu Talibi i lėvizi buzėt kur po vdiste. Abbasi e dėgjoi se ēfarė tha ai dhe i tha Profetit (s) se Ebu Talibi e kishte shqiptuar kelimen qė ai ia kishte kėrkuar. (Ebu’l Fida, el-Mukhteser fi Ta’rikh, vėll. I, f. 120)

Kėshtu, nė literaturėn e dijetarėve sunni ekzistojnė prova se Ebu Talibi e tha shehadetin. Mirėpo, shumica e fakteve shpiejnė drejt mendimit se ai duhet ta ketė thėnė shehadetin qė nė fillim tė Islamit, veēse jo nė publik. Kjo shpjegon shkakun e mospatjes sė dėshmive eksplicite pėr kėtė nė librat e historisė, sepse kjo e fundit shkruhet mbi bazėn e lajmeve publike dhe jo atyre private. Megjithatė, ekzistojnė prova implicite nė histori tė cilat mund tė na bindin se ai ishte musliman shumė kohė para se tė vdiste. Pikėrisht objeksioni i ngritur, lidhur me betimin e tij, “pėr Zotin e Muhammedit” pėrbėn argument pėr imanin e tij. Kjo sepse nuk ėshtė e arsyeshme tė pretendohet se njė jobesimtar betohet pėr Zotin qė nuk e beson. Kur dikush kėrkon tė betohet, ai e bėn kėtė nė emėr tė asaj qė ka rėndėsi tė epėrme pėr tė, pėrndryshe betimi i tij nuk do tė jetė i besueshėm pėr tė tjerėt. Kurejshėt kishin shumė “zota” tė rėndėsishėm asokohe (si Hubalin, Latin dhe Uzanė). Pėrse do t’i linte Ebu Talibi ata e tė betohej pėr njė Zot tė Cilit s’i besonte?

Me tė drejtė mund tė pyetet nėse dikush mund tė jetė musliman pa e shqiptuar nė mėnyrė tė hapėt besimin e tij. Kjo sepse tė besosh nė Zot do tė thotė tė jesh monoteist, por jo tė gjithė monoteistėt janė muslimanė. Kjo vėrejtje mund tė sqarohet nėse kujtojmė se Islami ėshtė nėnshtrim nė zemrėn e njeriut. Njė hipokrit, edhe pse deklaron se ėshtė musliman, ėshtė nė tė vėrtetė jomusliman. Pikėrisht pėr kėtė arsye, ėshtė e vėshtirė tė gjykohet nėse dikush ėshtė musliman i vėrtetė ose jo. Ėshtė e vėrtetė se pėr t’u bėrė musliman duhet tė shqiptosh shehadetin, por nuk ėshtė e domosdoshme qė kjo tė bėhet nė publik, pėr shkak se njeriu mund t’i kanoset rreziku i persekutimit si dhe pėr arsye se ai mund t’i shėrbejė mė mirė qėllimit tė fesė nėse e fsheh besiin e tij. Kėshtu, shehadeti mud tė shqiptohet nė mėnyrė private, psh nė prani tė Profetit (s) dhe personi do tė jetė musliman, pavarėsisht nga ajo se si e konsiderojnė tė tjerėt.

1- Pohimet e Ebu Talibit konfirmojnė besimin e tij dhe janė tė pėrcjella nė burime sunnite dhe shi‘ite.

2- Mbėshtetja e plotė dhe vuajtjet e mėdha tė Ebu Talibit nė mbrojtje tė Islamit pasqyrojnė besimin e tij nė Islam dhe nė Pejgamberin Muhammed (s).

3- Vargjet kur’anore qė lavdėrojnė strehuesit dhe mbėshtetėsit e besimtarėve, duke pohuar se {ata janė besimtarė tė vėrtetė) (8:74), vėrtetojnė besimin e Ebu Talibit, sepse ai ishte mė i miri ndėr ta si kujdestar dhe mbėshtetės i vetė Profetit (s).

4- Lavdėrimi i Ebu Talibit nga Pejgamberi (s) dhe lutjet e tij tė pandėrprera pėr tė dėshmojnė se Ebu Talibi ishte besimtar i madh.

5- Shumica e transmetimeve kundėr Ebu Talibit janė tė motivuara politikisht dhe tė nxitura nga qeveritė qė kishin armiqėsi nda Ehl ul-Bejtit. Imam Aliu u mallkua nga minberet pėr 90 vjet dhe babai i tij nuk kishte si tė mos bėhej viktimė e kėsaj fushate mizore. Shumica e transmetuesve kundėr Ebu Talibit ishin ose tė pabesueshėm, ose armiq tė hapėt tė Imam Aliut, ose tė lidhur drejpėrsėdrejti a tėrthorazi me armiqtė e Ehl-i Bejtit.

Atė ditė pejgamberi (s) humbi njė mbėshtetės dhe mbrojtės qė kishte qenė pėrgjegjės pėr mbrojtjen dhe sigurinė e tij qė kur ai kishte qenė vetėm tetė vjeē e deri nė vitin e pesėdhjetė tė jetės sė Profetit (s). Ai e mbikqyri dhe u kujdes pėr tė duke i siguruar gjithēka tė nevojshme, gjersa doli nė jetė. E prapėseprapė, Ebu Talibi i dha pėrparėsi atij mbi veten dhe fėmijėt e tij. Profeti (s) humbi njė personalitet tė cilin Abdul Muttalibi e kishte bėrė kujdestarin e tij, teksa po jepte shpirt, me fjalėt: “O Abd-i Menaf, po tė bėj pėrgjegjės tė atij qė ėshtė adhurues i Zotit Njė ashtu si edhe i ati.” Ebu Talibi u pėrgjigj: “Baba i dashur, Muhammedi nuk ka nevojė pėr rekomandim, sepse ai ėshtė biri im dhe biri i vėllait tim.”

Pėrgjatė historisė janė regjistruar shembuj tė dashurisė dhe mirėsisė sė ndėrsjelltė mes personave tė ndryshėm. Mirėpo, zakonisht, ato mbėshteten nė konsiderata materiale dhe formale, duke u sjellė rreth boshtit tė pasurisė apo bukurisė, ēka e bėn dashurinė brenda tyre tė venitet brendanjė kohe tė shkurtėr. Megjithatė, ndjenjat qė mbėshteten nė lidhjet e gjakut ose nė besimin nė shkėlqyeshmėrinė shpirtėrore tė personit tė dashur nuk zbehen kollaj.

Dashuria e Ebu Talibit pėr Pejgamberin (s) mbėshtetej nė tė dyja kėto konsiderata; ai besonte nė Profetin (s) dhe e shihte si njeri tė pėrsosur, krahas faktit se ai ishte nipi i tij tė cilit i dha vendin e vėllait dhe djalit nė zemrėn e vet.

Ebu Talibi besonte aq shumė nė pėrshpirtshmėrinė dhe pastėrtinė e Profetit (s) saqė njė herė, nė kohė thatėsire ai e mori me vete nė vendin e lutjeve dhe iu pėrgjėrua Allahut nė emėr tė afrisė sė Profetit (s) tek Ai qė t’i lėshonte shi nga qielli pėr njerėzit e goditur nga thatėsira. Fuqiploti ia pranoi lutjen atij. Historianė tė shumtė kanė regjistruar nė fakt, ngjarjen e mėposhtme:

Njė herė, kurejshėt u pėrballėn me thatėsirė tė rėndė dhe si toka, ashtu dhe qielli dukej se i kishin tėrhequr mirėsitė ndaj tyre. Ata shkuan tek Ebu Talibi dhe me lot ndėr sy iu pėrgjėruan qė tė shkonte tek musalah e tė lutej pėr shi. Ebu Talibi e kapi dorėn e Profetit (s) qė asokohe ishte fėmi dhe u mbėshtet nė murin e Qabes duke e ngritur shikimin nga qielli: “O Zot, dėrgo shi pėr hir tė kėtij djali dhe na favorizo me bekimet e Tua tė pafundme.” Historianėt janė pajtuar unanimisht se: “Ai iu lut Allahut pėr shi ndėrkohė qė nė qiell nuk kishte asnjė re. Mirėpo njė re u shfaq menjėherė nga horizonti dhe njė pjesė e saj mbuloi qiellin mbi Mekė dhe rrethinat e saj. Vetėtima dhe bubullima shkaktoi zhurmė tė madhe. Tė gjitha vendet u mbushėn nga uji dhe njerėzit ishin tė kėnaqur.” (Sire Halebije, vėll. I, f. 125)

Pejgamberi s’i kishte mbushur dymbėdhejtė vjet akoma kur Ebu Talibi vendosi tė shkonte nė Siri me njė karavan tregtie tė kurejshėve. Kur devetė ishin mbushur dhe ishin gati pėr t’u nisur, dhe zilja e nisjes kishte rėnė, nipi i Ebu Talibit krejt papritur kapi frerin (bridle) e devesė sė tij dhe tha me lot ndėr sy: “I dashuri xhaxha, te kush po mė lė? Duhet tė vij me ty!” Njė lot nė syrin e Muhammedit solli njė rrėke nė faqet e Ebu Talibit dhe ai vendosi ta merrte nipin me vete, pa kurrfarė plani paraprak. Edhe pse karavani nuk kishte parapėrgatitur pėr t’i bėrė vend Muhammedit, Ebu Talibi vendosi t’i merrte pėrsipėr vėshtirėsitė e tė kujdesurit pėr tė. Ai e vendosi nė devenė e tij dhe tregoi vėmdendje tė madhe ndaj Muhammedit pėrgjatė tėrė kohės. Nė atė udhėtim, ai vėrejti disa gjėra tė jashtėzakonshme nė lidhje me Profetin (s) dhe thuri vargje pėr to, cargje tė cilat fatmirėsisht janė ruajtur nė librat e historisė. (tė shihet p.sh. vepra Divvan-i Ebu Talib)

Nga pikėpamja e qėndrueshmėrisė, asnjė fuqi nuk barazohet me atė tė besimit. Fuqia e besimit ėshtė faktori mė i fortė pėr ecjen e njeriut pėrpara nė jetė. Ajo e pėrgatit atė qė tė durojė tė gjitha vėshtirėsitė dhe telashet, duke e shtyrė madje tė flijojė edhe jetėn pėr arritjen e idealit tė tij tė shenjtė.

Mendimet dhe besimet e njeriut burojnė nga shpirti dhe intelekti i tij. Ashtu siē do fėmijėt e vet, ai do edhe idetė qė dalin nga shpirti i tij, ku dashuria pėr kėto tė fundit ia kalon asaj pėr fėmijėt e vet. Kėsisoj, ai ėshtė i gatshėm tė pėrballet me vdekjen pėr ta mbrojtur besimin, gjė qė nuk ndodh shpesh nė rastin e mbrojtjes sė fėmijėve.

Tė dhėnit e njeriut pas pasurisė dhe postit ėshtė i kufizuar nė atė qė ai i kėrkon ato pėr sa kohė tė mos i kanoset vdekja e sigurt. Mirėpo, kur ėshtė fjala pėr besimin, ai ėshtė i gatshėm tė pėrballet me vdekjen, tė cilėn e parapėlqen ndaj jetės ku nuk i lejohet liria e besimit. Pėr tė, jeta e vėrtetė ėshtė imani dhe xhihadi.

Mjafton njė vėshtrim mbi jetėn e Ebu Talibit, mbėshtetėsin e paepur tė Islamit dhe Profetit (s) pėr tė kuptuar shumėēka mbi raportin e tij si me pasurinė, ashtu edhe me besimin. Cili qe stimuluesi i tij i vėrtetė nė kėtė rrugė dhe cili qe faktori qė e bindi tė shkonte deri nė buzė tė zhdukjes, tė harronte jetėn, pasurinė, pozitėn dhe fisin pėr hir tė Muhammedit? Dihet fare mirė qė ai nuk kishte motive materiale dhe se nuk ishte aspak i ankthshėm pėr tė arritur ēfarėdolloj pėrfitimi nga i nipi, sepse vetė Profeti (s) nuk kishte asnjė pauri asokohe. Ai nuk synonte tė ngjitej nė asnjė pozitė ose ofiq, sepse ai tashmė e gėzonte rangun mė tė lartė nė shoqėrinė e atėhershme, si prijės i Mekės. Ē’ėshtė e vėrteta, ai mund ta kishte humbur edhe pozitėn e tij tė lartė pėr shkak tė mbrojtjes sė Profetit (s), sepse kjo mbrojtje solli ngritjen e prijėsve tė fiseve mekase kundėr hashimive.

Nėse pretendohet se arsyeja e sakrificave tė Ebu Talibit dhe gatishmėrisė sė tij pėr tė dhėnė jetėn pėr Profetin (s) ishte marrėdhėnia e tij fisnore me atė, duhet pohuar me forcė se kjo ide ėshtė naive dhe njė reflektim i shkurtėr mund ta tregojė pabazueshmėrinė e saj totale. Marrėdhėnia fisnore nuk ėshtė kurrė aq e fortė saqė personi tė flijojė veten pėr kushėrinjtė e madje tė ofrojė edhe djalin (Aliun) si sakrificė pėr nipin, duke qenė i gatshėm qė i pari tė therej copė e grimė pėr tė dytin.

S’ka dyshim se ndonjėherė ndjenjat vėllazėrore e tėrheqin njeriun deri nė buzė tė zhdukjes, por nuk ka kuptim qė kėto ndjenja tė jenė aq tė theksuara vetėm pėr njė person, pasi Ebu Talibi i bri tė gjitha kėto sakrifica pėr njė person tė veēantė mes tė afėrmve tė tij, ēka nuk e bėri me asnjė prej pasardhėsve tė tjerė tė Abdul-Muttalibit apo Hashimit.

Kėshtu, duhet konkluduar me bindje se stimuluesi i vėrtetė pėr sakrificat e Ebu Talibit ishte shpirtėror e jo material. Kjo sepse ai e konsideronte Profetin (s) tė ishte shembull i pėrsosur i shkėlqyeshmėrisė dhe humanizmit, duke e patur shikuar fenė e predikuar prej tij si programi mė i mirė pėr arritjen e lumturisė dhe begatisė.

Ky fakt bėhet i dukshėm nga vargjet e Ebu Talibit, ku ai thotė se Muhammedi (s) ėshtė profet porsi Musai dhe Isai (‘a):

Le ta dinė fisnikėt se Muhammedi
ėshtė profet dhe udhėzues porsi Musai e Isai
dhe ēdo profet kujdeset pėr udhėzimin e njerėzve
nėn urdhrin e Allahut.
Clėsitė e tij mund t’i shihni nė librat hyjnorė
Me saktėsi tė pėrkryer
Dhe kjo fjalė ėshtė e vėrtetė
E jo CALUMNY mbi atė qė ėshtė e fshehtė.


(et-Tabarsi, Mexhma’ ul-Bejan fi Tefsiri’l-Kur’an, vėll. VII, f. 37; el-Huxhxheh, ff. 56 – 57).

Nė njė tjetėr poemė lavdėruese pėr tė nipin, Ebu Talibi thotė:

A s’e dini qė ne e mbajmė Muhammedin
pėr profet tė Zotit ashtu si
Musa ibn Imranin?
Dhe lexojmė pėr tė nė Librat e mėhershėm?


(et-Tabarsi, Mexhma’ ul-Bejan fi Tefsiri’l-Kur’an, vėll. VII, f. 36. Ibn Hishami ka cituar pesėmbėdhjetė vargje tė kėsaj poeme nė Sire, vėll. I, ff. 352-3)

Prijėsit kurejshė mbajtėn njė takim nė shtėpinė e Ebu Talibit, nė tė cilin ishte i pranishėm edhe Profeti (s). Ata biseduan me njėri tjetrin dhe, si u shpėrndanė pa arritur ndonjė rezultat, ‘Ukbeh ibn Ebi Mu’iti filloi tė bėrtiste: “Lėreni! Kėshilla nuk bėn punė. Ai duhet tė vritet, ai duhet tė zhduket.”

Ebu Talibi u shqetėsua pa masė nga kėto fjalė por nuk mund tė bėnte asgjė, sepse ata kishin ardhur miq nė shtėpinė e tij. Ndodhi qė atė ditė Profeti (s) kishte dalė nga shtėpia pa u kthyer deri natėn vonė. Xhaxhallarėt e tij shkuan nė shtėpinė e tij, por nuk e gjetėn aty. Papritur, Ebu Talibi kujtoi fjalėt e ‘Ukbes, qė ai i kishte shqiptuar vetėm pak orė mė parė dhe tha me vete: “Ma paskan vrarė nipin dhe i paskan dhėnė fund atij.”

Nė njė plan pėr t’u hakmarrė, ai thirri hashimitėt dhe pasardhėsit e Abdul-Muttalibit, duke i urdhėruar qė tė gjithė ata duhej tė fshihnin armė nėn rroba dhe tė shkonin nė Mesxhid ul-Haram sė bashku. Secili prej tyre duhej tė ulej pranė njė prijėsi kurejsh dhe sapo ai tė thonte me zė tė lartė: “O prijės kurejshė, dua Muhammedin nga ju!”, ata duhet tė ngriheshin menjėherė dhe secili prej tyre duhej tė vriste kurejshin qė kishte pranė, me ēka vrasėsit e Muhammedit do tė merrnin dėnimin e tyre.

Ndėrkohė qė Ebu Talibi po dilte, Zejd ibn Harithi hyri nė shtėpi dhe vėrejti me habi se ata ishin bėrė gati tė gjithė. Ai u ēudit shumė nga kjo dhe tha: “Asgjė s’i ka ndodhur Profetit (s). Tani, ai ndodhet nė shtėpinė e njė muslimani dhe ėshtė i zėnė me predikimin e Islamit.”

Pastaj, ai u nis menjėherė tek Profeti (s) dhe e njoftoi atė pėr vendimin e rrezikshėm tė Ebu talibit. Atėherė, Profeti (s) iu drejtua me shpejtėsi shtėpisė sė tij. Me tė parė Profetin (s), sytė iu mbushėn me lot dhe ai tha: “Nipi im, ku ke qenė? A ishte rehat dhe i sigurt gjatė kėsaj kohe?” Pejgamberi (s) e siguroi xhaxhain e vet se asnjė dėm s’i ishte bėrė nga askush.

Gjatė tėrė natės Ebu Talibi vazhdoi tė mendonte mbi kėtė ēėshtje dhe arriti nė pėrfundimin se kurejshėt nuk do ta linin Profetin (s) tė qetė deri sa ta vrisnin, sepse armiqėsia e tyre nuk ishte shkaktuar atė ditė. Ndaj, ai e pa tė domosdoshme qė tė shkonte pas agimit nė xhami bashkė me pasardhėsit e Hashimit dhe tė Abdul-Muttalibit e t’i njoftonte kurejshėt rreth vendimit tė tij, qė ata t’i frikėsoheshin dhe tė hiqnin dorė nga vrasja e Muhammedit.

Gjatė kėtij takimi, Ebu Talibi u ngrit dhe tha: “Dje, Muhammedi u zhduk nga sytė tanė pėr njėfarė kohe dhe mendova se kishit zbatuar planin e ‘Ukbes duke e vrarė atė. Ndaj, vendosa tė vij nė Mesxhid ul-Haram bashkė me kėta burra, tė cilėt i kisha udhėzuar qė secili prej tyre tė zinte vend pranė ēdonjėrit nga ju dhe sapo tė mė dėgjonin tė ngrija zėrin, ata do t’ju sulmonin me armėt e fshehura. Megjithatė, pėr fat tė mirė e gjeta Muhammedin gjallė e shėndosh, pa ndonjė dėm prej jush... Pėr Allah, sikur ta kishit vrarė, nuk do t’ju kisha kursyer asnjėrin dhe do t’ju kisha luftuar deri tek i fundit...” (et-Tara'if, f. 85; el-Huxhxheh, f. 61)

Po t’i hidhet njė sy jetėshkrimit tė Ebu Talibit, do tė shihet se ai e mbėshteti Profetin (s) pėr plot dyzet e dy vjet, dhe shpalosi trimėri dhe sakrificė tė madhe posaēėrisht gjatė dhjetė viteve tė fundit tė jetės sė tij, qė ishin domethėnėse sepse pėrkonin me kohėn e caktimit tė Pejgamberit (s) nė postin e profetėsisė dhe thirrjen nė mesazhin e tij. Faktori i vetėm qė e mbajti Ebu Talibin nė njė qėndrim tė tillė tė vendosur ishte besimi i tij i pastėr dhe bindja e fortė nė misionin e Profetit tė Islamit. Nėse flijimit tė tij i shtohet edhe ai i tė birit, Aliut, atėherė bėhet e qartė strofa e Ibn Ebi’l-Hadidit

Sikur tė mos ishte Ebu Talibi dhe i biri
Kjo fe nuk do tė kishte patur sukses
Ai e mbėshteti dhe e mbrojti Profetin nė Mekė
e i biri u hodh pėr tė nė vorbullėn e vdekjes nė Jethrib.


Pėrveē shėrbesave dhe sakrificave tė tij tė mėdha pėr Islamin, njė tjetėr dėshmi e sinqeritetit tė Ebu Talibit nė kėto fjalė ėshtė premtimi qė ai i bėri Muhammedit nė fillim tė profetėsisė. Kur Pejgamberi (s) mblodhi tė afėrmit e tij dhe i ftoi ata nė Islam, Ebu Talibi i tha: “Ngrihu, o nipi im! Ti gėzon pozitė tė lartė. Feja jote ėshtė mė fisnikja e tėrė feve. Ti je djali i njė njeriu tė madh. Nėse tė lėndojnė gjuhėt, gjuhė edhe mė tė mprehta do tė tė dalin nė mbrojtje dhe shpata tė forta do t’ua presin gjuhėt armiqve tė tu. Pėr Allah, Arabėt do tė jenė po aq meek para teje sa edhe tė vegjlit e njė kafshe para nėnės.”

Shpikėsit e kėtij transmetimi kanė harruar njė gjė elementare. Ebu Talibi po vdiste dhe e dinte se nuk do t’i shihte mė “miqtė” e tij kurejshė. Ai e dinte se po shkonte nė prani tė Krijuesit tė vet. Nė njė ēast si ky ai s’mund tė jetė shqetėsuar mė pak pėr kurejshėt. Ankthi i tij kryesor pėrgjatė tėrė jetės ishte qė tė fitonte kėnaqėsinė e Allahut, dhe ai e vėrtetoi me vepra shumė mė tepėr se ē’mund ta vėrtetonte kushdo tjetėr me fjalė, se besimi i tij nė Njėshmėrinė e Zotit dhe nė misionin e Muhammedit si i Dėrguari i Tij ishte i palėkundshėm dhe i patundur.

Ebu Talibi ishte njė besimtar i paepur nė Islam. Pėrngjitja dhe pėrkushtimi i tij ndaj kėsaj feje tregohet nga konsistenca dhe logjika e fakteve. Askush nuk mund ta dojė Muhammedin dhe idhujtarinė nė tė njėjtėn kohė; kėto dashuri pėrjashtojnė njėra tjetrėn. Dhe asnjė njeri s’mund ta dojė Muhammedin e tė urrejė Islamin. Dashuria pėr Muhammedin dhe urrejtja pėr Islamin nuk mund tė bashkėekzistojnė. Kushdo qė e do Muhammedin duhet patjetėr ta dojė edhe Islamin. Nuk ėshtė gjithashtu e mundur qė dikush ta urrejė Muhammedin e ta dojė Islamin. Njė postulat i tillė do tė ishte absurditet i pėrbindshėm.

Nėse ka diēka tė sigurt nė historinė e hershme tė Islamit, kjo ėshtė dashuria e Ebu Talibit pėr Muhammedin (s). Bashkė me gruan e tij Fatime bint Esedin, Ebu Talibi e deshi Muhammedin (s) mė shumė se ē’deshi fėmijėt e tij. Ata ishin tė gatshėm t’i flijonin fėmijėt e tyre pėr Profetin (s). Njė dashuri e tillė mund tė buronte vetėm nga besimi nė Muhammedin dhe fenė e predikuar prej tij, Islamin. Bashkėshortja e Ebu Talibit, Fatime bint Esedi, nėna adoptive e Profetit (s) ishte gruaja e dytė qė e pranoi Islamin, pas Hatixhes. Ebu Talibi ishte krenar qė Zoti kishte zgjedhur Muhammedin (s), djalin e vėllait tė tij, Abdullahit, nė mesin e tėrė krijimit, pėr tė qenė i Dėrguari i Tij i fundit pėr njerėzimin. Muhammedi (s) ishte dashuria dhe krenaria mė e madhe e xhaxhait tė tij Ebu Talibit. Veprat e lavdishme tė Ebu Talibit janė njė pjesė integrale e historisė sė Islamit. Asnjė histori e Islamit nuk do tė ishte e plotė nėse nuk do tė pėrfshinte njė rrėfim tė rolit tė tij si mbrojtės i Muhammedit dhe i Islamit. Veprat e tij janė dėshmuesi mė elokuent i besimit tė tij nė Allahun dhe tė Dėrguarin e Tij.

Ebu Talibi e mbėshteti Profetin (s) sepse ai kishte besim tė fortė nė mesazhin Hyjnor, si dėrgesa e fundit dhe pėrmbyllėse pėr njerėzimin nga Zoti. Besimi i Ebu Talibit u shpreh nė mėnyrė implicite nė thėniet e tij qė ai e kishte zakon t’i formulonte nė vargje, si pėr shembull:

E di se feja e Muhammedit, me tė vėrtetė
Ėshtė mė e mira ndėr tė gjitha fetė.


(Ibn Kethir, Ta’rikh, vėll. III, f. 42; Ibn Haxher el-Askalani, Fet’h ul-Bari fi Sherh Sahih el-Bukhari, vėll. VII, f. 153; el-Isabeh fi Temjizi Sahabeh, vėll. IV, f. 116 etj.)

Ebu Talibi gjithashtu e kishte zakon tė thoshte:

Vėrtet, Allahu e ka nderuar Profetin e Tij Muhammed
mė i nderuari ndėr krijesat e Tij quhet Ahmed
Allahu e ka nxjerrė emrin e tij nga emri i Vet
ndaj Allahu ėshtė Mahmud e ai ėshtė Muhammed


(Ebu Na’im, Dela’il un-Nubuvvvveh, vėll. I, f. 6; Ibn Asakir, Ta’rikh ed-Dimeshk, vėll. I, f. 275; Ibn Kethir, Ta’rikh, vėll. I, f. 266; Ibn Haxher el-Askalani, el-Isabeh, vėll. IV, f. 116; el-Kastalani, el-Muvvahib Aladunniah, vėll. I, f. 518, c.n. Ta’rikh-u i Bukhariut; etj)

Qeveritė umejjade dhe abbaside, qė ushqenin amiqėsi tė paparė ndaj Ehl ul-Bejtit nxitėn, joshėn dhe detyruan dijetarėt e oborreve tė shpiknin ngjarje e hadithe kundėr Ebu Talibit, duke pretenduar se ai ishte jobesimtar, apo se gjoja do tė dėnohet nė shkallėn mė tė lehtė tė Xhehenemit. Akuza tė tilla nuk ishin tė pranueshme pėr bashkėsinė e hershme islame, pėrndryshe Muavija do t’i kishte pėrmendur ato gjatė luftės sė tij tė pėrgjakshme ndaj kalifit legjitim tė muslimanėve, Aliut, djalit tė Ebu Talibit. Mirėpo ato u sajuan mė vonė, nėpėr transmetime tė fabrikuara qė u pėrkrahėn dhe pėrhapėn nga sunduesit umejjadė dhe abbasidė pėr tė dėmtuar imazhin e Imam Aliut nė sytė e popullit tė paditur.



FUND




copyright © dielli.net. All rights reserved.
Tekstet e prezentuara domosdoshmërisht nuk përfaqësojnë politikën e redaksisë të dielli.net!