Edebu's-Suluk: Trajtesė mbi Udhėtimin Shpirtėror
Shejh Nexhm ed-Din Kubra
07.12.2007




Pėrkthimi persisht nga Husein Muhjid-Din Kumshehi ėshtė botuar nė Xhavidan Khireh (Sophia Perennis), vėll. IV, nr. 2, vjeshtė 1981, ff. 16-26.




Hyrja e pėrkthyesit nė persisht

Shejh Nexhm ed-Din Kubra ėshė njė nga shujuhėt mė tė rėndėsishėm tė rrugės sė realizimit shpirtėror nė Islam (tarika). Emri i tij ėshtė Ahmed, titulli i tij ėshtė et-Tammat ul-Kubra dhe vendlindja e tij ėshtė Khovarezmi. Jeta e tij e frytshme zgjati shtatėdhjetė e tetė vjet, ku data e vdekjes sė tij jepet mė 618/1221.

Gjatė rinisė, ai ndėrmori udhėtime tė gjata. Nė Egjipt iu bashkangjit Shejh Ruzbahan Misriut, tė cilit ia ndoqi nga afėr ligjėratat e mėsimet. Shejhu, i impresionuar nga inteligjenca dhe pastėrtia e zemrės sė nxėnėsit, e deshi atė si birin e tij dhe mė vonė i dha tė bijėn pėr nuse. Pas njėfarė kohe, udhėtari (salik) i ri e rimri udhėtimin, duke pėrfituar nga shejhu kryesor i ēdo qyteti. Kur ai u kthye nė Egjipt, Ruzbahani pa se nxėnėsi i tij ishte bėrė njeri i plotė, qė kishte arritur njohjen e tė fshehtave tė udhėtimit shpirtėror (suluk) e ishte familjarizuar me rregullat dhe metodat e stadeve tė ndryshme tė dashurisė ('ishk), duke u pasė aftėsuar qė t'i mėsonte e udhėzonte tė tjerėt. Prandaj, ai e kėshilloi tė kthehej nė vendlindje, Khijuk, qė t'i pėrkushtohej udhėzimit tė kėrkuesve nė rrugėn shpirtėrore, duke pėrhapur mėsimet sufiste.

Shejh Nexhm ed-Dini u nis pėr Khowarezm me tė shoqen e fėmijėt dhe ngriti njė konak, duke themeluar tarikatin dhehebi, kurbani e tė tjerė. Ai pėrgatiti shumė nxėnės tė cilėt mė vonė u bėnė eulija dhe murshidė, si Nexhm ed-Din Baghdadiu, Shejh 'Attari, Sa'd ed-Din Hamawiu dhe Nexhm ed-Din Raziu. Lidhur me datėn e vdekjes sė tij, jetėshkruesit janė tė njėzėshėm se Shejhu ra shehid, bashkė me nxėnėsit e tij, mė 10 Xhemadi ul-Ewwel 618/2 Korrik 1221, duke mbrojtur qytetin nga sulmi i mongolėve.

Ndėr tetė veprat qė i njihen nga historianėt, ėshtė edhe njė zbėrthim kur'anor, tė cilit s'i ka mbetur asnjė kopje; njė trajtesė e shkurtėr nė persisht me titull Fi edebu's-salikin, e cila ndodhet nė Muzeun Aziatik etj. Punimi qė keni nė duar ėshtė pėrkthimi i njė prej trajtesave nė arabisht tė Shejhut, me titull Edebu's-suluk ila Hazret Malik el-Mulk, e cila pėrbėhet nga dy pjesė. E para pėrshkruan udhėtimin shpirtėror drejt Zotit - tė Vėrtetit (Hakk), nėpėrmjet heqjes sė perdeve tė neglizhencės dhe atyre tė largėsisė dhe errėsirės. E dyta shpjegon udhėtimin fizik nė tokėn e gjerė tė Zotit. Prej tyre kemi pėrkthyer tė parėn, qė lidhet me udhėtimin ezoterik, mbėshtetur nė dorėshkrimin qė ndodhet nė Bibliotekėn Qendrore tė Universitetit tė Tehranit. Ua kushtoj kėtė punim tė dhėnėve pas misticizmit dhe tė dehurve me verėn e teuhidit.

Shpresoj se ky punim i shkurtėr do tė zgjojė interes mes studiuesve, nė mėnyrė qė tė frymėzohen pėr tė pėrkthyer vepra tė tjera tė Shejhut, si dhe tė bėjnė kėrkime tė mėtejshme nė jetėn dhe veprėn e tij.

Husein Muhji'd Din Kumshehi






Ai ėshtė e Vėrteta

Gjithė lavdia i takon Allahut, tė Urtit Mėshirplotė, qė ua lejon shėrbėtorėve tė Tij udhėtimin ndėr horizonte (afakė) pėr tė vėzhguar ēuditė e fuqisė dhe urtisė sė Tij, pėr tė zbuluar argumentet e madhėshtisė sė Tij, dhe soditur shenjat e butėsisė dhe mėshirės sė Tij; Atij qė i bėn egot e udhėtuesve shpirtėrorė tė asgjėsohen dhe ua tregon tė fshehtėn e shpirtit, duke e sjellė tė mbuluarėn nė dritė pėrmes vėshtirėsive tė udhėtimit, ndėrmarrjes sė rreziqeve, ndarjes nga shtėpia e fėmijėt, shmangies sė shoqėrimit me tjetėrkėnd dhe braktisjes sė gjithēkaje veē Zotit, Mbretit tė Mbretėrisė (Malik ul-Mulk). Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi prijėsin e njerėzimin dhe mė fisnikun e krijesave, Muhammed Mustafanė, familjen e tij tė pastėr, sahabėt dhe ummetin e tij. Dorėzojani, pra vetet Hazreti Hakkut (Zotit).

O shėrbėtor i Zotit! Dije se je njė udhėtar nė kėrkim tė Zotit tėnd dhe se njė ditė do ta takosh, siē tregon hadithi: "Kushdo qė shpreson tė takojė Allahun duhet ta dijė se koha e takimit do tė vijė." Dhe duhet ta dish se Allahu i Lartėsuar, me fuqinė dhe urtinė e Tij tė pėrsosur ka vendosur dy udhėtime pėr bijtė e Ademit: njėri ėshtė i pavullnetshėm (kahri), ndėrsa tjetri i vullnetshėm (ikhtijari).

Sa pėr udhėtimin e pavullnetshėm, pikėnisja e tij ėshtė kurrizi i babait (sulb); etapa e dytė ėshtė mitra e nėnės, e treta ėshtė bota fizike, kurse e katėrta ajo e varrit, qė ėshtė ose njė kopėsht nga ata tė xhennetit ose njė humnerė nga ato tė xhehennemit. Etapa e pestė ėshtė Dita e Ringjalljes, qė ėshtė baras me pesėdhjetė mijė vjet tė kėsaj bote. Pas kėsaj etape, do tė mbėrrish vendqėndrimin tėnd tė pėrjetshėm dhe shtėpinė e vėrtetė, banesėn e paqes (daru's-selam) dhe parajsėn e sigurisė dhe prehjes – nėse je mes tė lumturve dhe miqve tė Hakkut; pėrndryshe qėndrimi yt i pėrhershėm do tė jetė vendi i skėterrės dhe zjarrit, nė rast se, mos e dhėntė Zoti, ke pėr tė qenė mes tė ligėve dhe armiqve tė Hakkut, sepse Allahu ka thėnė:

{Atė ditė njė grup do tė jetė nė xhennet e njė tjetėr nė xhehenem}.


Ēdo frymėmarrje jotja ėshtė njė hap drejt etapės sė vdekjes. Ēdo ditė e jetės tėnde ėshtė e barabartė me njė parsang. Ēdo muaj ėshtė si njė stad (marhalah) dhe ēdo vit si njė pozitė (menzil). Udhėtimi yt ėshtė si lėvizja e diellit dhe hėnės - e prapėseprapė ti je harrestar ndaj kėsaj lėvizjeje e udhėtimi - e nė paditurinė dhe pavėmendshmėrisė tėnde s'ke arritur tė pajisesh siē duhet pėr stacionin e varrit dhe udhėtimin e brendshėm nė ndalesėn e Ditės sė Ringjalljes, vendqėndrimin tėnd tė pėrhershėm e tė vėrtetė.

Kurse udhėtimi i vullnetshėm ėshtė dy llojesh: njėri ėshtė i shpirtrave dhe zemrave drejt Allahut, Mbretit Fuqiplotė tė botės, e tjetri ėshtė udhėtimi fizik (sefer xhismani) nė tokėn e Zotit. Po i kushtojmė njė pjesė tė posaēme secilit nga kėto dy udhėtime, nė mėnyrė qė tė fitosh udhėzimin e nevojshėm pėr arritjen e synimeve tė tyre dhe tė drejtohesh nė pregatitjen e mjeteve, hapjen e dyerve dhe mėsimin e rregullave (edeb), qė do tė jenė shoqėruesi dhe ndimėsi yt nė ēėshtjet e lidhura me ēdo mirėsi e devotshmėri, si dhe qė t'i ndihmojė ashikėt gjatė udhėtimit tė tyre, duke i shėrbyer pėrpiluesit, insha'Lllah te'ala, si furnizim pėr Ditėn e Ringjalljes pėrpara Kujdestarit tė tij Suprem (Mawla).

O Zot, hapna dyert e mirėsisė dhe mėshirės Tėnde! O Zoti i Begatė dhe Bujar!






Pjesa 1
Rreth udhėtimit shpirtėror drejt Zotit tė lavdishėm dhe domethėnies sė tij

O shėrbėtor i Zotit, ta dish se Zoti i lartėsuar, e ka krijuar njeriun vetėm qė t'ia mundėsojė zemrės sė tij ta kryejė udhėtimin drejt Tij, dhe tė vėzhgojė Lavdinė dhe Bukurinė e Tij, ēka pėrbėn qėllimin e pėrfundėm tė tė gjitha synimeve dhe qėllimeve dhe cakun e tė gjitha begative e dhuntive. Bota, dhe ēdo gjė qė ndodhet nė tė, janė krijuar pėr tė njėjtin qėllim. Ardhja e pejgamberėve dhe tė dėrguarve, shpallja e Kur'anit dhe e zbulesave tė tjera janė kryer pėr tė pėrmbushur tė njėjtin qėllim. Sikurse thotė Allahu nė Kur'an:

{Nuk i kam krijuar xhinėt dhe njerėzit, veēse qė tė Mė adhurojnė} (51:56)


Ibn `Abbasi (Allahu qoftė i kėnaqur me tė) ka thėnė se kėtu li ja'budun ("qė tė Mė adhurojnė") do tė thotė li ja`rifun ("qė tė Mė njohin"). Pra, gjithēka ėshtė krijuar pėr tė Mė njohur. Sipas njė hadithi kudsi, Allahu ka thėnė:

Isha njė thesar i fshehur dhe dėshirova tė njihem. Atėherė e krijova botėn qė tė (mund tė) njihem.

Kurse pėr kuptimin e kėtij udhėtimi, dije se zemra e njeriut ndeshet me perde, pengesa dhe largime tė mėdha (ndarėse) nga Zoti.

Ai ka edhe gradė, stade e rangje afrie me Zotin. Nėse nuk kapėrcehen pengesat gjatė rrugės, nuk mund tė arrihet grada e afrisė me Zotin.

Zoti i Shenjtė (Hazret-i Kuds) nuk do tė shfaqet pėr sa kohė udhėtari tė mos i shqyejė perdet e egos (huxhubu'n-nefs). Ndaj, perdja e parė, qė ėshtė shkaku i ndarjes nga i Gjithfuqishmi (Hazret-i 'Izzah) ėshtė padituria rreth Tij, shirku (tė mveshurit shokė Atij) dhe dyshimi nė cilėsitė e tij tė Lavdisė dhe Pėrsosjes. E gjitha kjo sjell mohimin (kufr) e Zotit tė Lartėsuarit, qė ėshtė mė i madhi dhe mė i errėti i tė gjitha perdeve, siē ka thėnė Allahu:

{Me tė vėrtetė, Allahu nuk e fal tė mveshurit partnerė Atij} (4: 48, 116)


Pra, pėr kėrkuesin e Zotit ėshtė thelbėsore qė ta shndėrrojė errėsirėn e paditurisė sė zemrės sė tij nė dritė, nėpėrmjet ndriēimit tė diturisė, tė arrijė dritėn e sigurisė (jekin) duke larguar errėsirėn e dyshimit, tė arrijė teuhidin duke dalė nga errėsira e politeizmit, dhe tė arrijė dritėn e imanit duke u ēliruar nga shushatja e mohimit. Pėrndryshe, trupi i tij do tė mbetet nė errėsirė dhe mallkim tė pėrhershėm nė nivelet mė tė ulėta tė ferrit, qė Zoti i ka pregatitur pėr jobesimtarėt, femohuesit dhe armiqtė e Tij.

Etapa e dytė nė rrugėn e arritjes sė afrisė sė Zotit ėshtė ajo e bindjes (ta'ah) dhe shėrbimit (`ubudijjeh), sepse Allahu ka urdhėruar: {O ju njerėz, adhurojeni Zotin tuaj!} Gjithashtu, Pejgamberi i ndershėm (s) ka transmetuar nga Autoritetit Suprem se Ai ka thėnė:

Ata qė kėrkojnė tė Mė afrohen s'e arrijnė qėllimin me asgjė mė shumė sesa pėrmes kryerjes sė obligimeve. Shėrbėtori vazhdon tė Mė afrohet pėrmes nafileve (adhurimeve vullnetare), gjersa Unė e dua...


Ndaj, ai qė e njeh Kujdestarin (Mawla) duhet t'i bindet Atij, dhe kushdo qė e ka zbuluar Zotin e vet duhet ta adhurojė; ndryshe do tė mbetet nė errėsirėn e mėkateve tė niveleve tė blasfemisė, sepse mėkati ėshtė ndėr stadet e largėsisė (bu`d) nga Zoti, kurse bindja ėshtė mjet afrimi tek prania e Tij.

Etapa e tretė e afrimit ėshtė sjellja e mirė. Prandaj, ėshtė detyrė e kėrkuesit tė Hakkut ta shndėrrojė sjelljen e tij tė padenjė nė tė virtytshme, sepse ēdo sjellje e denjė konsiderohet mjet afrimi pėr tek prania e Allahut. Duke qenė se ēdo ves moral ėshtė njė hap larg Tij, qė sjell pakėnaqėsinė e Tij, kėrkuesi i vėrtetė e ka pėr detyrė tė kthehet nga errėsira e krenarisė nė dritėn e pėruljes, nga poshtėrsia e xhelozisė nė virtytin e dhembshurisė e tė mėshirės, nga ultėsia e kopracisė nė lartėsinė e shpirtmadhėsisė, nga humnera e errėt e mosmirėnjohjes nė shpatet e ndritura tė mirėnjohjes, nga ēulli i hipokrizisė nė ndriēimin e sinqeritetit, nga shkretėtira e pėrngjitjes ndaj bukurisė e pasurisė sipėrfaqėsore tė dynjasė nė kopshtin e dashurisė dhe mbėshtetjes tek Zoti i qiejve e i tokės, nga terri i sigurisė (mashtruese) tek drita e frikės sė Zotit, nga mugėtira e dėshpėrimit tek ndriēimi i shpresės e i besimit, nga hijet e zemėrimit dhe mėrisė tek drita e durimit dhe tolerancės, nga errėsira e padurimit dhe ankthit nė vėshtirėsi e sprova tek drita e durimit dhe dorėzimit tė pakushtėzuar ndaj idhtėsisė sė fatit, nga errėsira e shpėrfilljes te drita e ndėrgjegjėsimit dhe kujtimit, nga errėsira e hutisė dhe kokėfortėsisė tek drita e heqjes dorė dhe pėrulėsisė, nga errėsira e varjes nė mjetet e kėsaj bote tek drita e nėnshtrimit ndaj vullnetit tė Zotit tė tė gjithė zotėruesve dhe nga errėsira e robėrimit para epshit e dėshirave tek drita e bindjes ndaj Krijuesit tė lartėsuar. Kėshtu pra, ky udhėtim ėshtė njė nga mė tė rėndėsishmit, dhe ėshtė detyrė e tė gjithė synuesve tė pranisė Hyjnore dhe kėrkuesve tė lumturisė mė tė lartė dhe vendqendrimit tė pėrhershėm nė ahiret, qė ta kryejnė kėtė udhėtim.

Stadi i katėrt i udhėtimit shpirtėror ėshtė udhėtimi nėpėr Emrat e Bukur (el esma' ul husna) dhe Cilėsitė e lartėsuara tė Hakkut (sifat). Sepse, kur kėrkuesi e pastron brendinė e vet (batin) nga shkaqet e largėsisė (ndaj Zotit), duke e lėmuar dhe pastruar zemrėn e tij me virtytet e afrisė, ai do jetė i denjė pėr tė vazhduar drejt Mbretit tė Mbretėrisė, ku efekti i dashurisė dhe mirėsisė sė Zotit do t'i jenė shpalosur pėrbrenda. Nė kėtė etapė, ekziston dallim ndėrmjet rangjeve tė eulija've dhe asfija've (tė zgjedhurve). Ebu 'Abdullah Muhammed ibn 'Ali et-Tirmidhi ka thėnė:

"Allahu, i Lartėsuari i Madhėruar, ua mėsoi Emrat e Tij shėrbėtorėve tė Vet, ku ēdo emėr lidhet me njė domen (iklim) tė posaēėm (shpirtėror) dhe pėr ēdo domen ka njė autoritet (sultan). Secili domen ka kuvendin, diskutimin, dhuntitė e shpėrblimet e tij, qė u jepen njerėzve tė atij iklimi. E Ai ka caktuar rangje tė veēanta pėr zemrat e tė zgjedhurve.


Mund tė ndodhė qė njė wali tė qėndrojė nė iklimin e parė, sepse nga tė gjithė Emrat e Zotit ai njeh vetėm atė qė lidhet me kėtė iklim. Ndodh shpesh qė ndonjė nga eulija'tė qėndron nė iklimin e dytė, tretė dhe tė katėrt njėkohėsisht. Prandaj, sa herė qė t'i drejtohet njė iklimi tė posaēėm, atij i akordohet Emri i atij iklimi, ashtu qė tė arrijė pozitėn e waliut pjesėmarrės nė tė gjithė Emrat. Ai pėrfiton nga tė gjithė Emrat dhe bėhet prijėsi i eulija've."

Tirmidhiu thotė mė tej:

"Pjesėmarrja e njerėzve tė zakonshėm nė Emrat Hyjnorė ėshtė besimi i tyre nė to. Kurse pjesėmarrja e atyre qė janė nė pozicionin e mesėm (as'hab ul-jemin) si dhe eulijave tė zakonshėm, nė Emrat Hyjnorė varet nga hapja e kraharorėve tė tyre (sherh-i sadr) ndaj kėtyre emrave dhe dritės qė shkėlqen nė to pėrmes njohjes (ma'rifeh) sė Cilėsive Hyjnore. Ēdokush shijon sipas kapacitetit tė tij dhe shkallės sė dritės shpirtėrore qė i mbart zemra. Por pėrfitimi i shijuar nga tė zgjedhurit prej eulija've - qė janė krejtėsisht tė zhveshur nga rroba e pėrngjitjeve tokėsore dhe tė veshur nė petkun e ri shpirtėror - qėndron nė soditjen e drejtpėrdrejtė tė Cilėsive Hyjnore, dhe brendėsimin e dritės sė tyrė nė zemra."


Nga ē'na ka pėrmendur Shejhu (Allahu qoftė i kėnaqur prej tij), duket se ēdo wali gėzon njė pozitė tė caktuar posaēėrisht pėr atė, tė cilėn ai s'e kalon dhe ajo i dhurohet nga Zoti nė pėrputhje me aftėsinė dhe kapacitetin e tij si dhe gradėn qė i ka dhėnė Zoti. Ndaj, kur zemra e tij e arrin atė pozitė tė njohur, udhėtimi i tij shpirtėror e arrin synimin dhe ecja e tij kulminon. Nė kėtė udhėtim nuk shtrohet ēėshtja e lėvizjes nga njė vend nė njė tjetėr, e as nuk bėhet fjalė pėr zhvendosje tė udhėtarit nė hapėsirė si dhe vendmbėrritjen e synuar.

Sepse Allahu, i Lartėsuari, i ėshtė mė afėr njeriut se vetė damari i tij i qafės. Kėtu, me 'udhėtim' nėnkuptohet heqja e perdeve qė ia pengojnė shikimin zemrės sė udhėtarit dhe dritėn e Cilėsive Hyjnore nga tė ndriēuarit e saj. Ky ėshtė po ai udhėtim pėr tė cilin u krijua njeriu.





Pjesa 2
Mbi parimet e jashtme tė kėtij udhėtimi

Duhet ta dish se ky udhėtim i zemrės drejt Zotit kėrkon zbatimin e disa rregullave (edeb), prej tė cilave disa kanė tė bėjnė me tė jashtmen (dhahir) e disa me tė brendshmen (batin).

Parimi (rregulla) i parė i jashtėm ėshtė se udhėtuesi duhet tė heqė dorė nga zotėrimet dhe mjetet materiale, e tė shkėputet nga veprimtaritė e dynjasė. Ai s'duhet tė ketė pėrkushtim tjetėr veēse ndaj Kujdestarit tė vet, bindjes dhe pėrkujtimit tė Tij.[1] Allahu, mė i Larti, ka thėnė:

{Pėrkujtoje Emrin e Zotit tėnd dhe kushtoju Atij shumė devotshmėrisht!} (73:8)


Parimi i dytė qėndron nė veēimin dhe shkėputjen nga njerėzit, sidomos nga ata qė pengojnė afrimin me Zotin. E Zoti i ka thėnė Profetit (s):

{Rriju larg dhe shmangi ata qė thėrrasin nė tjetėr veē Zotit!}


Parimi i tretė ėshtė se udhėtari (salik) duhet t'i mbrojė shtatė shqisat nga e papėlqyeshmja pėr Kujdestarin e tij, Allahun: sytė duhen mbyllur nga shikimi i sė ndaluarės dhe sė padobishmes; veshėt s'duhet tė dėgjojnė pėrgojim, shpifje e fjalė tė pahijshme; gjuha duhet mbrojtur nga po kėto faje e buzėt duhen vulosur nga thėnia e kotėsive. Disa 'urefa' kanė thėnė se fjala e njeriut duhet tė jetė nė pėrkujtim tė Zotit, heshtja pėrpjekje pėr pėrsiatje, shikimi mjet pėr nxjerrje mėsimesh. Saliku duhet ta mbrojė stomakun nga gjėrat e ndaluara dhe tė dyshimta, kurse nė rastin e tė lejuarave s'duhet tė konsumojė me lakmi e grykėsi nė harrim tė Zotit; pėrkundrazi, gjatė ngrėnies duhet tė jetė pėrherė i kthjellėt e i ndėrgjegjshėm pėr praninė e Zotit. Po kėshtu, ai duhet t'i mbrojė kėmbėt dhe duart si dhe organet intime nga e ndaluara dhe e qortueshmja.

Rregulla e katėrt ėshtė se saliku duhet t'i kundėrvihet nefsit tė vet, pra tė luftojė kundėr ėndjes pėr ushqim tė mirė, pije tė mira, rroba tė mira, akte sensuale dhe mjete luksoze. Ky ėshtė xhihadi ekber (i madh) pėr tė cilin Pejgamberi, prijėsi mė i madh i njerėzimit, ka thėnė:

"Jeni kthyer nga xhihadi asgher (i vogėl) por keni pėr tė kryer xhihadin ekber."


Dhe ky xhihad ėshtė mė i rėndėsishėm e frytet e tija mė gjihpėrfshirėse sesa lufta ndaj jobesimtarėve (kuffar), sepse nė luftė jobesimtarėt synojnė pasurinė e i nėnshtrohen nxitjeve dhe shtysave tė nefsit tė tyre epshor, qė i shpie nė humbje tė pėrjetshme e privim tė pėrhershėm. Sipas 'urefave, nėnshtrimi ndaj nefsit ėshtė si hedhja e druve zjarrit, dhe pėr ta asgjėsuar nefsin, kėrkuesi (talib) e udhėtuesi (salik) duhet ta shuajė atė zjarr nė veten e tij.

Parimi i tetė ėshtė se saliku duhet tė kėrkojė njė shejh tė ditur, tė urtė e tė mbaruar, qė ta udhėzojė nė rrugėn e arritjes sė pėrsosmėrisė, qė tė mund tė mbėrrijė tek Hakku; sepse kėrkuesi ėshtė si pacienti qė rrethohet nga shumė sėmundje e ligėsi dhe kaplohet nga trazi e lėngime tė shumta. Saliku nuk ėshtė i ndėrgjegjshėm pėr to, po edhe nėse ėshtė, ai nuk di si ta shėrojė nefsin e vet. Prandaj, ai nuk ka rrugė tjetėr, veēse tė kėrkojė njė mjek tė dhimbsur e tė dashur qė t'ia diagnostikojė sėmundjet e ta ndihmojė pėr t'i kapėrcyer lėngatat. Me fjalė tė tjera, saliku ėshtė si udhėtari nėnjė shkretėtirė tė rrezikshme dhe tė frikshme, i cili s'ka zgjidhje tjetėr veēse tė marrė njė udhėrrėfyes pėr ta drejtuar tek vendndalimi i synuar.

Rregulla e gjashtė ėshtė se saliku nuk duhet tė preokupohet me njė pėrzierje du'ashė, dhikresh, namazesh nafile e praktikash tė ndryshme shpirtėrore, por duhet t'i kushtohet njė forme tė vetme tė dhikrit e t'i kryejė tė gjitha adhurimet e detyrueshme dhe sunet (fera'id ue sunen). Vetėm atėherė duhet tė zhytet nė pėrkujtimin e Zotit. Thuhet se dhikri ėshtė ēelėsi i botės sė fshehtė ('alem ul-ghajb) dhe feneri i botės sė brendshme. Pa ēelės nuk hyhet nė shtėpi dhe pa fener nuk ndriēohet banesa e errėt. Prandaj, saliku duhet ta kujtojė Zotin ashtu siē e kujton tė dashurėn dashuruesi, dhe pėrkujtimi i Tij nuk duhet ta lėrė kurrė. Pastaj, ai duhet tė ngulmojė aq shumė nė dhikr, saqė dhikri t'i pėrngjitet, pa ia lėnė zemrėn tė zbrazėt prej tij as pėr njė ēast tė vetėm. Kur tė vazhdojė kėshtu nė dhikrin e tij, ky i shndėrrohet nga dhikr njerėzor nė dhikr qiellor tė shenjtė (kudsi). Dhikri njerėzor ėshtė ai qė kryhet me ndihmėn e tingujve, gėrmave dhe numrave, ndėrsa dhikri kudsi ėshtė ai qė mbetet i lirė nga numrat, shkronjat e tingujt. Pas kėtij stadi, dhakiri e humbet identitetin e tij dhe tretet nė objektin e dhikrit. Ai bėhet i pavetėdijshėm pėr dhikrin dhe pėr qenien e tij. Dhikri ka shumė grada, disa prej tė cilave janė tė epėrme ndaj tė tjerave, qė janė tė vėshtira pėr t'u filluar; mirėpo, dalėngadalė vėshtirėsia dhe mundimi zhduken e dhikri bėhet shprehi e salikut dhe natyrė e tij.

Rregulla e shtatė ėshtė agjėrimi i vazhdueshėm, sepse nėnkupton kundėrvėnie tė vazhduar ndaj dhe shtrim tė pandėrprerė tė egos epshore, e cila ėshtė shkaku rrėnjėsor i tė gjitha perdeve, trualli i ndarjes dhe largimit nga Hakku. Nėse saliku e pakėson ushqimin gradualisht, ajo i lejohet. Kjo ėshtė rruga e ndjekur nga disa mjeshtra (meshejikh) sufi. Ėshtė po ashtu me vend nėse pėrvetėsohet njė rrugė e mesme, pra e matur. Pejgamberi (s) ka thėnė: "Mbajeni veten (nefs) nė gjendje tė shėndetshme, sepse ajo ju mbart pėrrotull (markub); ndaj duhet tė jeni tė butė e tė kujdeseni pėr tė." Ai ka thėnė gjithashtu:

"Kushdo qė ia bėn vetes fenė tepėr tė pėrkortė, do tė mposhtet dhe nėnshtrohet nga nefsi."


Nėse ndodh qė salikut i duhet ta ndėrpresė agjėrimin e pėlqyer (mustehab) pėr tė kėnaqur mikun, ose me kėrkesė tė udhėheqėsit tė tij shpirtėror (murad), ai s'duhet t'i lejojė nefsit shijim tė plotė, por duhet tė marrė ushqim nė sasi minimale dhe tė hajė mė pak se ē'e ka zakon nė ditėt e agjėrimit, qė ta privojė nefsin nga dy kėnaqėsi (prishja e agjėrimit dhe tė ushqyerit sa t'i dojė zemra). Pėr mė tepėr, ai nuk duhet tė hajė bukė me ēomlek (por tė mjaftohet me bukė), sepse kjo praktikė konsiderohet e papėlqyeshme nga mjeshtrat sufi (meshejikh), sidomos nėse ēomleku ėshtė pėrgatitur me mish.

Parimi i tetė ėshtė kujdesja pėr pastėrtinė trupore, sepse ajo pėrbėn armė tė besimtarit dhe sjell pėrndritje tė brendshme. Pejgamberi (s) ka thėnė:

"Abdesi mbi abdes do tė jetė dritė mbi dritė nė ditėn e Gjykimit."


Parimi i nėntė ėshtė tė vigjėluarit natėn. Kjo praktikė konsiderohet si njė nga veprimet mė tė rėndėsishme tė salikut. Nė lavdėrim tė tė vitytshmėve (ebrar), Allahu i Lartėsuar thotė:
{Natėn ata flinin fare pak} (51:17)


Kjo do tė thotė se ata flejnė pak natėn, qė ėshtė koha e pėrgjėrimit pėr eulijatė dhe tė devotshmit e sinqertė.

Parimi i dhjetė pėr salikun ėshtė se ai duhet tė bėjė ēmosin pėr ta fituar jetesėn me hallall. Allahu i lartėsuar ka thėnė:

{Hani nga gjėrat me tė cilat ju kemi furnizuar} (2:172)


Dhe Pejgamberi (s) ka thėnė:

"Pas obligimeve, ėshtė detyrė kėrkimi i jetesės hallall";

pra, pas detyrės sė besimit, ajo pėrbėn obligimin mė tė detyrueshėm pėr muslimanin. Fitimi i ligjshėm e pėrndrit brendinė (batin) e udhėtarit, kurse fitimet e ndaluara ia nxijnė zemrėn. 'Urefatė kanė thėnė se atij qė ushqehet pėr dyzet ditė me radhė me hallall, Allahu do t'ia ndriēojė zemrėn. Nė rast se plotėsisht e lejuara nuk gjindet pėr shkak tė natyrės sė dyshimtė tė asaj qė ėshtė fituar, ai duhet tė hajė atė qė ka mė pak gjasa pėr tė qenė e dyshimtė, tė cilėn gjithashtu duhet ta marrė sipas nevojės minimale e jo tė ngopet plotėsisht. Nėse kėrkuesi vepron me neglizhencė nė kėtė drejtim, ai nuk do tė mund tė pėrfitojė nga frytet e pemės sė 'irfanit. Autori i trajtesės (Allahu e mėshiroftė) thotė se njė nxėnės (murid) nuk duhet - as nė ditėt e nevojės dhe hallit - tė marrė as edhe njė kokėrr tė dyshimtė, pa pėrmendur marrjen e saj nė rrethana normale dhe mė tė lehta. Shkaku kryesor i prishjes sė njerėzve tė dynjasė ėshtė pakujdesia e tyre ndaj kėsaj ēėshtjeje, si dhe tė mospėrmbajturit nga haramet dhe gjėrat e dyshimta. I Dėrguari i Allahut (s) ka thėnė:

"Kriteret e fesė janė devotshmėria dhe frika ndaj Zotit, ku imanin e prish lakmia."


Kėtu pėrfundojnė rregullat e jashtme pėr salikun. Ekzistojnė edhe shumė rregulla tė brendshme qė ndiqen nga njerėzit e udhės shpirtėrore (tarikah).



Shėnim: [1]. Kjo nuk do tė thotė qė udhėtuesi s'duhet tė pėrfshihet nė asnjė veprimtari shoqėrore, por se duhet tė jetojė nė mėnyrė tė atillė qė ēdo veprim ta kryejė pėr hir tė Zotit dhe ēdo nismė qė zgjedh duhet tė jetė mjet pėr tė arritur afrinė e Tij. Nė kėtė gjendje, edhe pse mund tė duken si tė kėsaj dynjaje, tė gjitha veprimet dhe ndėrmarrjet e udhėtuesit shpirtėror janė nė fakt pėr ahiretin, qė ėshtė i epėrm ndaj kėsaj bote. E ē'ėshtė dynjaja pėrveē se harrimi i Zotit. Ajo nuk ėshtė familja, pasuritė, gruaja e fėmijėt.





Pjesa 3
Mbi rregullat e brendshme tė udhėtimit

E para ėshtė mbajtja e nefsit nė vėzhgim tė paprerė. Pra, saliku duhet tė vigjėlojė pėrherė mbi zemrėn e tij. Ai s'duhet ta shpėrfillė atė as pėr njė ēast, pėrndryshe do t'i dorėzohet epsheve dhe cytjeve tė djallit. Ai duhet ta kuptojė se ėshtė nėn mbikėqyrjen e paprerė tė Zotit, sepse Ai ka thėnė:

{Pa dyshim, Allahu ėshtė mbikėqyrės mbi ju) (4:1)


Pejgamberi (s) ka thėnė:

Allahu shikon zemrat e juaja dhe jo sjelljen tuaj tė jashtme a pasuritė e kėsaj dynjaje.


E dyta ėshtė shprehja e pėrulėsisė, modestisė dhe varfėrisė pėrpara Zotit tė botėve. Bajazid Bistami (Allahu ia lartėsoftė shpirtin) ka thėnė se njė zė (sarush) e thirri nga brenda dhe i tha:

"O Bajazid! Tė shumtė i kemi shėrbėtorėt. Ndaj, nėse Na kėrkon, sill pėrulje dhe nevojė."


Bajazidi vazhdon:

"Ti e di, me siguri, qė je nė nevojė tė dėshpėruar pėr Zotin tėnd nė ēdo ēast, nė shumė drejtime; pra ke nevojė pėr dritėn e Tij udhėrrėfyese si dhe shikimin e Tij mėshirues, udhėzimin dhe furnizmin e Tij nė ēdo ēast. Po ashtu, ke nevojė pėr Atė nė ēastin e vdekjes, nė mėnyrė qė drita e Islamit dhe dija e tij tė tė ruhen tė paprekura nė zemėr. Edhe nė varr ke nevojė pėr Atė, qė t'u pėrgjigjesh me sukses pyetjeve tė Nekirit dhe Munkerit. Vetėm Ai do tė jetė miku yt nė tmerret e varrit. Nevoja jote mė e madhe ėshtė varėsia ndaj Tij nė Ditėn e Kijametit, ditėn e pendimit dhe keqardhjes, qė Allahu tė mund tė ta ndriēojė fytyrėn, tė t'i fshehė cenet dhe tė ta rrisė peshėn dhe vlerėn e veprave tė mira nė peshoren (mizan) e Tij, qė Ai tė ta lehtėsojė fshirjen e llogarive dhe tė ta japė librin e veprave nė dorėn e djathtė, qė tė t'i forcojė kėmbėt mbi Sirat dhe tė tė shpėtojė nga Zjarri duke tė marrė nė Xhennet. Bujaria e Tij mė e madhe dhe favori mė i shkėlqyer ėshtė qė tė tė bekojė me tė shikuarit e Tij beatifik."


Kėto janė nevojat e tuaja thelbėsore nė lidhje me Kujdestarin tėnd nė kėtė botė dhe tjetrėn. Ndaj dhe shprehja e varfėrisė dhe pėrulėsisė tėnde para Zotit duhet tė jetė nė pėrputhje me varfėrinė dhe nevojėn tėnde tė vėrtetė.

Rregulla e tretė ėshtė pendimi (teubeh) dhe keqardhja (inabeh) para Zotit, nė tė gjitha rrethanat: halli a pasurie, rehatie apo fatkeqėsie. Pėr profetin Sulejman ('a), Allahu ka thėnė: {Ai ishte shėrbėtor i mirė, se pendohej shumė} dhe ka thėnė tė njėjtėn pėr profetin Ejjub ('a), pasi Sulejmani ('a) shihte Bamirėsin nė begatitė (ni'meh) e tija, kurse Ejjubi ('a) Sprovuesin nė vėshtirėsitė e tija. As begatitė e gėzuara nuk ia mjegulluan shikimin e Furnizuesit tė parit, e as hallet e sprovat nuk ia mbuluan shikimin e dorės sė Dėrguesit tė tyre tė dytit. Nė secilin rast, ata ia njohėn gjithēka tė ndodhur Zotit.

Rregulla e katėrt ėshtė dorėzimi (teslim) ndaj urdhrit tė Zotit, tė Lartit. Teslim do tė thotė tė dorėzuarit Zotit me zemėr dhe trup, ku tė dyja janė pronė e Tija. Dorėzimi e njė prone tė zotit tė saj ėshtė kusht thelbėsor. Pronari ka tė drejtė ta kontrollojė pronėn e tij dhe ta trajtojė nė ēdo mėnyrė qė t'i duket e duhur. Ėshtė nė dorė tė Tij ta nderojė ose poshtėrojė robin e Vet, tė fryjė jetė nė tė ose ta vrasė, t'i shkaktojė sėmundje ose t'i dhurojė shėndet.

Ndaj, salikut i kėrkohet tė mos ngrejė kurrfarė vėrejtjesh ndaj vullnetit tė Tij. Ai nuk duhet tė ankohet as haptasi as fshehurazi, sepse protesta ndaj pronarit tė vėrtetė ėshtė absurditet dhe shkelje e tė gjitha normave. Ankimi ndaj pronarit nga dikush qė pretendon tė jetė skllavi dhe dashuruesi i tij ėshtė e metė nė dashuri, robėrim dhe devotshmėri.

Rregulla e pestė ėshtė rida (kėnaqja), d.m.th. pranimi i rrizqeve Hyjnore pa pyetur, ndonėse mund tė jenė tė hidhura. Besimtarėt e zakonshėm gjejnė strehė tek durimi (sabr) kur u bie ndonjė fatkeqėsi, por gjendja e tė zgjedhurve nė situatė tė tillė ėshtė rida-ja.

Dallimi midis sabrit dhe ridasė ėshtė se durimtari (sabir), falė imanit tė tij e pėrballon fatkeqėsinė me durim; imani i tij mbetet i palėkundur dhe ai nuk shqetėsohet nė kohė halli; ai nuk shmanget kurrė nga rruga e tė qenit shėrbėtor i Zotit, sado e madhe dhe e padurueshme t'i jetė fatkeqėsia, por zemra ia urren fatkeqėsinė. Kurse i kėnaquri (radi) e ka zemrėn gjithmonė nė gjendje tė kėnaqur dhe ėshtė i lumtur. Fatkeqėsia dhe kamja nuk e ndikojnė, sepse ēfarėdo qė merr, ai e konsideron dhuratė tė Mikut. Ai i shijon hallet e rėna mbi tė nga i Dashuri dhe Miku, me po atė kėnaqėsi qė shijon favoret.[2]

Rregulla e gjashtė ėshtė pikėllimi i vazhdueshėm (huzn). Pejgamberi (s) ka thėnė: "Zoti e do ēdo zemėr tė pikėlluar." Lidhur me cilėsitė e Profetit (s) tregohet se ai ishte gjithnjė nė gjendje soditjeje e serioziteti. Sipas 'urefave, ēdo zemėr e zbrazur nga pikėllimi nuk ėshtė tjetėr veēse baltė. Si mund tė jetė i hareshėm njė besimtar kur s'e di ēfarė i ėshtė shkruar nga pena e parapėrjetėsisė pėr fatin e vet: lumturi apo mjerim. Gjithashtu, ai ėshtė i pavetdijshėm pėr fundin e tij, sepse nuk e di si do ta fitojė tė nesermen (me virtyt apo me ves). Ai nuk e di nėse bindja do t'i pranohet apo jo, dhe nėse mėkatet do t'i falen. Shejh Ebu'l-Hasan el-Kharkani ishte ndėr njerėzit e pikėllimit. Njė ditė, e pyetėn pėr arsyen e pikėllimit tė mistikėve tė mėdhenj. Ai u pėrgjigj se ata duan ta njohin Zotin siē e ka hak tė njihet. Por kjo ėshtė e pamundur, sepse askush nuk mund ta njohė Atė siē e meriton tė njihet.

Rregulla e shtatė ėshtė mirėbesimi (husn al zann) nė Zotin, mė tė Lartin. Ai ka thėnė nė njė hadith kudsi:

Robin Tim e trajtoj sipas opinionit qė ka pėr Mua; le tė mendojė pra ē'tė dojė pėr Mua!

Ndaj, ėshtė e domosdoshme pėr shėrbėtorin e Zotit qė tė ketė mirėbesim tek Allahu apo mendim tė mirė pėr Atė. Kjo pozitė arrihet nga shquarja e Cilėsive tė Bukurisė, tė cilat pėrfshijnė bujarinė, zemėrgjerėsinė dhe faljen e Tij mėshiruese. Kushdo qė nuk ka mirėbesim pėr Zotin ose opinion tė favorshėm pėr Atė, duke e humbur shpresėn nė mėshirėn e Tij i konsideron veset dhe mėkatet e tija si mė tė mėdha se shtrirja e bujarisė dhe mėshirės sė Zotit. Kjo nėnkupton t'i pėrshkruhet e metė dhe defekt Allahut.

Rregulla e tetė ėshtė se nuk duhet mbajtur vetja jashtė planit (makr) tė Zotit, sepse Allahu ka thėnė:

{A mos u siguruan atėherė nga plani i Allahut? Nuk ndihet kush i sigurt nga plani i Allahut pėrveē humbėsve} (7:99)


Gjithashtu, Ai ka thėnė:

{Nga robėrit e Tij, mė shumė i frikėsohen Allahut tė diturit} (35:28)


Kjo frikė dhe drojė lind tek ai qė sodit cilėsitė e madhėshtisė dhe zemėrimit tė Zotit. Sepse, nė po atė mėnyrė qė Zotit njihet nga cilėsitė e bujarisė dhe mėshirės, po ashtu njihet edhe nga zemėrimi e fuqia e Tij. Allahu i Lartėsuar ka thėnė:

{Pa dyshim qė do ta mbush xhehennemin me tė gjithė xhinėt dhe njerėzit} (11:119)


Njė hadith tregon se Zoti do t'i thotė Ademit ('a): "Ngrihu e hidhi nė zjarr!" Ademi ('a) do pyesė: "Sa?" e pėrgjigja do tė jetė: "Nėntėqind e nėntėdhjetė e nėntė pėr ēdo njėmijė". Si mundet atėherė njė rob, me barrėn e tij, ta shmangė frikėn nga zemėrimi Hyjnor dhe fuqia e Allahut, kur ėshtė ndėrgjegjėsuar kėshtu pėr tė?!

Rregulla e nėntė ėshtė dashuria (mahabbeh). Lidhur me tė, Allahu ka thėnė:

{...Ai i do dhe ata e duan...} (5:54)


Dashuria ėshtė esenca e tė gjitha rangjeve (mekamat) dhe virtyteve (keramat), me anė tė tė cilave ai do tė arrijė shkallėt e larta tė udhėtimit (suluk). Dashuria ėshtė fryti i njohjes sė Emrave tė Bukur tė Zotit. Askush nuk zotėron bukuri pėrveē Zotit. Ēdo bukuri dhe pėrsosje qė vėrehet ndėr krijesa ėshtė nė tė vėrtetė njė thėrmijė nga dielli i bukurisė sė Tij, njė pikė nga oqeanet e pėrsosjes sė Tij. Nėse bukurinė dhe pėrsosjen e konsideron tė kufizuar nė format materiale dhe gjėrat e kėsaj bote, ta dish se je burgosur nė botėn e formės dhe je privuar nga vėshtrimi i realitetit. Sepse, bukuria e vėrtetė dhe pėrkryerja intelektuale gjenden nė thelbin e njė qenieje qė zotėron fuqi dhe jetė, e cila ka cilėsitė e bujarisė, bamirėsisė, durimit dhe ėshtė e zbrazėt nga ēdo e metė dhe defekt. Pikėrisht pėr kėtė arsye bujari, fisniku dhe i dashuri duhen nga tė gjithė. Po kėshtu, ushtari dhe trimi duhen pėr shkak tė fuqisė dhe kurajos sė tyre, kurse tė diturit dhe tė pėrzotshmit pėr shkak tė ndershmėrisė dhe virtytit qė kanė.

Dihet se ēdonjėra nga kėto cilėsi tė lavdisė dhe bukurisė i janė tė brendėsishme Thelbit (dhat) Hyjnor, qė i zotėron ato pafundėsisht dhe pėrjetėsisht. Mirėpo edhe qenie tė tjera nga Allahu zotėrojnė bukuri dhe pėrsosje, e cila megjithatė ėshtė e kufizuar, e numėrueshme, aksidenciale (bi'l-'arad), e fundme dhe e vdekshme. Edhe cilėsit tė tilla huazohen nga oqeani Hyjnor i begatisė dhe bamirėsisė. Prandaj, askush pėrveē Zotit nuk meriton tė duhet nė kuptimin e vėrtetė, sepse ēdo formė bukurie (xhemal) buron prej Tij. Pra kushdo qė do diēka tjetėr veē Zotit ėshtė pa dyshim i verbėr ndaj bukurisė sė Tij.

Rregulla e dhjetė ėshtė heqja dorė nga vullneti (mashi'eh) dhe liria personale (ikhtijar) dhe vendosja e besimit tė plotė tek Zoti i Gjithfuqishėm i botėve. Allahu ka thėnė:

{Allahu shtron njė parabolė: njė rob qė nuk ka asgjė nė dorė, si dhe njė tjetėr tė cilit i kemi dhuruar furnizim tė mirė, tė cilin ai e shpenzon fshehtazi dhe haptasi; a janė ata tė barabartė?} (16:75)


Kėshtu, robi s'ka lidhje me lirinė, sepse liria u shkon pėr shtat tė lirėve. 'Urefatė kanė thėnė qė nėse kėrkuesi ka edhe njė dėshirė tė vetme, atėherė shikimi i tij ėshtė i mbuluar nga perdet. Ata kanė thėnė gjithashtu se kjo ėshtė mė e madhja ndėr tė gjitha perdet, ndaj edhe dėshira e njėsimit me Zotin ėshtė mė e errėta perde e tė gjithave. Kėsisoj, kur edhe dėshira e afrisė me Zotin u konsideroka perdja mė e trashė, ē'u dashka thėnė pėr gjendjen e atij qė ėshtė zhytur nė dėshirat ndijimore dhe cytjet mondane? Prandaj, ėshtė thelbėsore pėr kėrkuesin qė tė jetė si kufoma nė duart e larėsve (ghussal), nė mėnyrė qė tė arrijė njėsimin me Hakkun. Ēdo dėshirė tė largon nga Zoti.

Parimet e mėsipėrme janė mė tė rėndėsishmet pėr pėrsosjen e brendshme, me tė cilėn duhet ta stolisė veten (nefs) saliku, qė tė pranohet nė afrinė e Zotit. Pėrndryshe sinqeriteti dhe aspirata e tij do tė konsiderohet e rreme, dashuria e tij do tė jetė thjesht njė pretendim i gėnjeshtėr; ndonėse mund ta mbajė veten pėr udhėtues drejt Zotit, nė tė vėrtetė ai ėshtė zhytur nė moēalet e sensualitetit.



Shėnim:

[2] Nė tė famshmen Khutbe Hammam tė tij, duke pėrshkruar cilėsitė e besimtarit, Imam `Aliu thotė:
...Ai ėshtė i lumtur nė fatkeqėsi ashtu si edhe nė rehati.



© dielli.net

copyright © dielli.net. All rights reserved.
Tekstet e prezentuara domosdoshmërisht nuk përfaqësojnë politikën e redaksisë të dielli.net!