Njeriu dhe Islami
DR. Ali Sheriati
13.08.2007



NXJERRJA DHE PASTRIMI I BURIMEV'E KULTURORE



Zonja dhe Zotėrinj: pasi shumica nga ju jetoni nė qytete, detyra dhe funksionet kryesore tė tė cilėve janė nxjerrja (shfrytėzimi) dhe pastrimi (fisnikėrimi) i burimeve materiale, sonte do tė kisha dashur tė flas pėr nxjerrjen (shfrytėzimin) dhe pastrimin e burimeve kulturore. Pasi njė popull dhe njė shoqėri posedojnė burime ekonomike, tė pasura me energji, por tė pavlefshme kur janė tė papėrpunuara, ata po ashtu posedojnė edhe burime tė mėdha kulturore dhe shpirtėrore, tė cilat janė mbledhur gjatė gjithė historisė. Njė popull i paditur dhe jokompetent nuk do tė reagojė ndaj njė pasurie tė tillė, qė ėshtė nė gjendje ta kėnaqė njeriun, por megjithatė, njerėzit e tij do tė mbeten injorantė, do tė stagnojnė dhe do tė jenė tė demoralizuar. Nė kohėn tonė dimė pėr shumė popuj nė Azi e nė Afrikė, qė kanė burime kulturore tė gjera e tė pasura, por janė tė stereotipizuara si tė prapambetura, injorante, shpirtėrisht dhe moralisht tė korruptuara. Ekziston njė marrėdhėnie (vijė e pėrbashkėt) nė mes burimeve kulturore dhe ekonomike tė njė populli. Me njė fjalė, njė gjeneratė, e cila pėrpiqet t'i zgjedh problemet e saj ekonomike dhe kulturoshpirtėrore, dhe ta transformojė shoqėrinė e saj nė shoqėri progrėsive dhe kreative, duhet tė posedojė njė vetėdije historike dhe kulturore, por njėkohėsisht edhe njė dituri tekniko- shkencore.

Kjo nuk do tė thotė se nga kjo duhet tė dalė menjėherė njė shoqėri mė progresive. Nė realitet, ajo duhet tė posedojė njė pėrvojė tė pavarur, dhe parime e virtyte origjinale, me njė detyrė tė re drejt qėllimeve tė saj.

Nė vitet e fundit, gjenaratat e ngritura tė Azisė dhe tė Afrikės kanė ardhur nė kontakt direkt me shkollat filozofike, kulturore dhe shpirtėrore tė Evropės. Nė tė kaluarėn (p.sh. nė shekullin e nėntėmbėdhjetė) kur njė aziatik i arsimuar kthehej prej Evrope; ai vetėm duke iu rikthyer kujtesės sė tij do tė pranonte ēkado qė t'i thonin njerėzit. Ky ishte lloji i vetėm i lidhjes ndėrmjet aziatikėve dhe evropianėve. Megjithatė, sot, mendimtarėt e lirė aziatikė dhe afrikanė janė mjaft tė njoftuar me Evropėn; gjė qė i pėrkushtohet klasės sė sotme tė arsimuar, marrėdhėnieve bilaterale, ngritjes sė vetėdijes kulturore, si dhe afėrsisė me aspektet e ndryshme tė kulturės evropiane. Ky grusht mendimtarėve tė lirė lindorė mė tė vet-vetėdijshėm pėr vetveten, i bėri mė tė vetėdijshėm pėr kulturėn dhe pėr vlerat shpirtėrore tė tyre. Aia e kanė kuptuar se pėrveē faktit se posedojnė kultura tė mėdha dhe tė pasura prej tė cilave shpėrthen spiritualiteti, filozofia dhe dituria e jetės, janė aqė tė pasur me njė kulturė varfėrie (pėr arsye tė tjetėrsimit qysh nga rrėnjėt e tyre), sa qė i kanė gojėt e hapura pėr ēdo "kafshim" kulturor evropian. Krenaria e vetme e kėtyre njerėzve ėshtė tė mėsojnė kolokvializma, ide dhe shprehje tė shekujve XVIII, XIX ose XX; qė vijnė nga mendimtarėt evropianė, dhe t'i ēojnė ato nė shtėpi si suvenirė. Kur i hapim paketat e suvenirėve tė dėrguara nga kėto "mjete transportuese" (tė njohur nga masat si mendimtarė tė lirė), qė tė kontrollojmė stilin dhe idetė, do tė shohim se brendia nuk ka asgjė tė pėrbashkėt me mizoritė, dhembjet dhe fatin tonė. Ėshtė fakt se njė njeri, qė vjen nga Lindja vuan nga uria, dhe njė njeri qė vjen nga Perėndimi vuan nga njė stomak i mbushur. Sipas kėsaj, ajo qė e thotė i dyti nuk ka ndonjė rėndėsi pėr tė parin, edhe pse nė atmosferėn e tyre perėndimore ato janė korrekte dhe kuptimplota. Megjithatė, pasi kėto ide transformohen nė njė atmosferė tjetėr, bėhen tė pakuptimta, pėrveē pėr ata tė cilėt duan tė tregohen.

E kam studiuar ekzistencializmin, dhe besoj se e njoh sadopak. E shoh ekzistencializmin nė formėn e tij filozofike dhe shpirtėrore, dhe si njė art; qė ėshtė vetėdija njerėzore mė e shkėlqyer nė Evropėn industriale dhe Perėndimin materialist. Por, pėr fat tė keq, po shoh se mendimtarėt e lirė aziatikė dhe afrikanė, duke ditur pėr pasuritė e tyre tė lindura historike dhe shpirtėrore dhe duke ditur vetėm njė gjuhė perėndimare, e kanė dėrguar atė te vendlindja e tyre - shumė shpesh duke e paraqitur atė si njė fenomen tė ri. Po t'i arralizojmė "suvenirėt", do tė shohim se ajo qė ishte; revolucion ekzistencialist i shekullit XIX,nė epokėn e Kjerkegardit, e cila sundonte nė Perėndim. Deri nė kėtė pikė ėshtėmirė, por po ti krahasojmė me pėrvojat shpirtėrore tė Lindjes, ato janė mėsime shumė elementare dhe fillestare. Ankthi, i cili ishte shpirti mė themelor i ekzisencializmit nė njė qind vitet e kaluara (tjetėrsimi i njeriut nga bota matreale; ankthi qė del si rezultat i papėrgjegjėsisė dhe paaftėsisė pėr ta gjetur drejtimin dhe rrugėn e saktė), e pėrbėjnė esencėn e problemeve themelore tė ekzistencializmit. Mund tė shohim se problemet e tilla janė tė lehta si „mėsimii alfabetit“ nė teozofin lindore. Ato kanė ekzistuar nė Laocenė, Budizėm dhe nė teozofinė Islame para shumė kohėsh; kemi patur njė pėrvoj tė pasur pėr fusha tė tilla. Pėr fat tė keq, pėr shembull, shohim se njė mendimtarėi lirė Iranian shkon nė Evropė pa ditur gjė pėr fenė Islame dhe pėr historinė e tij; pėrveē atyre gjėrave tė cilat i ka mėsuar nga „nėė mesme dhe nė seminaret fetare. Pėr shembull, ky mendimtar i lirė shkon nė Evropė dhe mėson se Srtiri flet pėr „Choisir“ qė ėshtė determinizimi dhe vullneti ynė i lirė nė persishte. Determinizimi dhe vullneti i lirė gjithmonė kanė qenė nė pėrdorim e sipėr nė kulturėn tonė, posaēėrishtė nė shkrimet filozofike, shpirtėrore dhe teozofike tė kulturės Islame. Megjithatė, pasi ky mendimiar i lirė ishte i pavetėdijshėm pėr ekzistencėn e tyre, para se tė shkojė nė Evropė, mendon se na ofron diēka tė re! Shumica e ideve qė na vijnė nga Evropa, na ngjajnė me fatin e fjalės "Elmas". "Mas" (diamant - nė gjuhėn persishte), ėshtė njė fjalė persiane qė shkoi nė Arabi, ku arabėt i shtuan njė "EI". Kjo fjalė mbeti pėr njė kohė nė Arabi, e pastaj pėrsėri erdhi nė Iran. Shkrimtarėt dhe mendimtarėt tanė tė asaj kohe qė shkruanin arabisht, e harruan parashtesėn "El", tė cilėn e kishin shtuar arabėt. Megjithatė, arabėt pėr sė dyti e huazuan fjalėn elmas dhe i shtuan njė "El" tjetėr. Sipas kėsaj, tani kjo fjalė ėshtė "Elmas" nė Iran, e "EI-elmas" nė Arabi!

Problemet shkencore ndjekin njė vazhdė tė sigurt dhe precize, ndaj nuk ka dyshim se shkenca e shekullit XX ka pėrparuar mė tepėr se ajo e shekullit XIX. Ėshtė po ashtu fakt se Evropa ėshtė mė pėrpara se Lindja nė fushat e ndryshme shkencore, por nuk mund t'i krahasojmė problemet morale e shpirtėrore me kalimin e kohės si njė progresion konstant. Ta marrim diskutimin ndėrmjet Volterit dhe Rusosė; i pari ishte pėr shoqėrinė, qytetėrimin dhe urbanizmin, kurse i dyti mendonte se, pasi qytetet e transformojnė njeriun, duhet t'i kthehemi individualizmit, shpirtit dhe natyrės. Natyrisht, diskutimi nė mes kėtyre tė dyve, qė ėshtė i thellė dhe kuptimplotė, po ashtu u bė edhe ndėrmjet Laocesė dhe Konfuēies, nė shekullin V dhe VI para erės sonė. Mirėpo, mendimtarėt e lirė tė Kinės, Tė Iranit (duke pėrfshirė kėtu edhe vetveten), as qė e njofin Laocenė e as nuk e dinė se ē'ka thėnė Konfuēie; tė gjithė ne kėta i shikojmė si profetė dhe burime tė pashtershme. Posa t'ia fillojnė diskutimet pėr Konfuēien dhe Laocenė, mendimtarėt e sotėm lindorė e paramendojnė veten si themelues tė mėnyrave tė ndryshme tė tė qiturit fall. Sipas kėtyre njerėzve, nuk duhet t'i pėrmendim Konfuēien dhe Laocenė, sepse kjo do tė ishte bestytni, dhe se kthimi nė tė kaluarėn ėshtė shpallur si reaksion. Tė njėjtėt mendimtarė tė lirė, me kryelartėsi tregojnė pėr konfliktin ndėrmjet Volterit dhe Rusosė si njė zbulim intelektual i shkėlqyer dhe si njė kulminacion i mendimit tė sotėm njerėzor. Megjithatė, pasi ata nuk e njohin vetveten, nuk janė tė vetėdijshėm se ajo qė po ndodh ndėrmjet Volterit dhe Rusosė, ėshtė njė pjesė e vogėl e debatit ndėrmjet Konfuēies dhe Laocesė tė tyre.

Mund tė shohim se ekziston njė pėrputhje e saktė nė mes fatit ekonomik dhe atij shpirtėror nė Lindje. Siē edhe pėrmendėm mė parė, njė popull qė nuk ėshtė i aftė t'i rregullojė burimet e veta materiale mbetet i urėt, pavarėsisht se sa i pasur ėshtė ai. Nė tė njėjtėn mėnyrė, nėse njė popull nuk mund t'i dijė burimet e veta kulturore dhe shpirtėrore, dhe ėshtė i paaftė pėr t'i nxjerrur, pėr t'i fisnikėruar, dhe pėr t'i kthyer ato nė energji do tė mbetet injorant dhe i prapambetur nėse vetėm rri ulur mbi vendet e shumta burimore kulturore dhe shpirtėrore. Njė Iloj i ngjashėm i pėrputhjes (afrisė) ekziston midis rolit tė burimeve kulturore dhe materiale me fatin e shoqėrisė. Do tė thotė, ata qė nuk janė tė aftė t'i pėrdorin burimet e tyre, duhet t'i zgjasin duart pėr huazime nga tė huajt. Mund tė shohim se Evropa e vetėdijshme, qė na njeh mė mirė se sa ne atė, i pėrdor burimet tona kulturore dhe shpirtėrore, dhe ngrit shkolla tė reja tė mendimev dhe tė ideve. Pasi nuk jemi tė vlefshėm pėr njė pėrdorim tė vetėdijshėm tė burimeve tona shpirtėrore, mendimtarėt tanė tė lirė duhet tė lusin pėr ato; dha asnjėherė nuk u kujtohet mendimtarėve tė lirė se ajo qė ata e fitojnė ėshtė lėnda e tyre e pėrpunuar. Pasi ata nuk qenė nė gjendje t'i pėrdorin burimet e tyre, akuzohen pėr sjellje shtazarake, injorance, varfėri spirtėrore, morale dhe materiale. Sipas Kėsaj, pasi Lindja pėrpiqet t'i shfrytėzoj burimet e saja matėriale tė papėrpunuara - duke u mėsuar t'i nxjer ato - me qėllim ta shpėtojė vetveten nga varfėria; tė njėjtėn gjė ajo duhet ta bėjė edhe me rezervuaret kulturore Me nxjerrjen dhe fisnikėrirnin e burimeve kulturare ajo duhet tė fitojė njė qetėsi shirtėrore; dhe pėrveē asaj, edhe njė Iėvizje dhe kreativitet shpirtėrore. Pasi lindja mundohet ta furnizojė veten me burimet e mjaftueshme tė saj, dhe: pėrpiqet tė bėhet e pavarur sa i pėrket rezervareve ekonomike nė mėnyrė qė tė mos i konsumojė tė mirat evropiane duke e pėrderur vet dijen e njėjt, ajo duhet po ahtu tė pėrpiqet tė bėhet e pavarur rėga prodhimet perėndimore shpirtėrore, dhe mė nė fund tė fitojė njė pavarėsi shpirtėrore dhe morale.

E pamundur ėshtė tė mbėrrihet deri te njė pavarėsi ekonomike pa pasur njė pavarėsi shpirtėrore; dhe anasjelltas. Kėto dy elemente varen nga njėri- tjetri dhe e plotėsojnė njėri-tjetrin. Nė mėnyrė qė tė kemi njė karakter tė pavarur nė sferėn materiale, sociale dhe ekonomike, duhet tė zhviliojmė njė vet?dije tė pavarur pėrpara Perėndimit, dhe anasjelltas. Si ta bėjmė kėtė, dhe nė ēfarė mėnyre? Ėshtė mjaft e qartė. Duhet ta dimė se mėsuesi mė i mirė pėr ta kthyer dhe pėr ta pasur karakterin nacional e pavarėsinė e njė individi ėshtė armiku (ose armiqtė), tė cilėt na robėrojnė pasurinė dhe karakterin nacional. Sipas kėsaj, duhet tė zhviilojmė njė vetėdije se nė ē'mėnyrė Perėndimi po na grabit dhe po na shfrytėzon burimet kulturore dhe materiale; e si pasojė, po ushtron njė gjeneratė nga Lindja, e cila e ka humbur mundėsinė e shfrytėzimit tė pasurive tė saja tė mėdha tė tė menduarit, tė etikės, tė shpirtit dhe kulturės. Nė realitet, ne, dalėngadalė, po tjetėrsohemi nga kėto burime. Duhet t'i analizoj;mė hapat qė po i ndėrmerr Perėndimi, si dhe rrietodat, dhe strategjitė qė i pėrdor pėr t'i arritur qėllimet e tij nė Perėndim nė atė masė qė e ka akuzuar Lindjen e madhe, origjinėn, djepin dhe burimin e civilizimit tė njeriut perėndimar; pėr shtazėri, prapamkoeturi dhe korrupsion. Menjėherė pasi t'i studiojmė dhe t'i gjejmė gjurmėt nėpėr tė cilėt Perėndimi ka hyrė nėpėr takat tona, do tė mund t'i gjurmojmė ato pėrsėri dhe t'i kthehemi origjinės.

Njėra nga fatkeqėsitė tona ėshtė se nuk i njohim kėto shtete dhe kėta mendimtarė tė cilėt kanė "dhembje" njėsoj si ne, dhe kanė nevoja tė ngjashme, e po ashtu kanė njė histori, rrethana dhe kushte identike si tonat, nė mėnyrė qė t'i japin sofucionet e tyre pėr problemet tona. Njohim mendimtarė, tė cilėt, duke supozuar se mendimi i tyre ėshtė i saktė dhe se solucionet e tyre janė adekuate; por, prej tyre s'kemi dobi. Nė vend qė t'i njohim mendimtarėt e mėdhenj afrikanė dhe aziatikė tė shekullit tė sotėm, tė cilėt kanė gjetur solucione pėr vetėdijen e tyre nacionaie dhe universale, me njė entuziazėm tė madh, ne harxhojmė energjinė dhe bėjmė pėrpjekje qė tė njohim njerėz tė tillė siē janė Brehti dhe Beketi, qė s'kanė asgjė tė pėrbashkėt me kushtet tona. Po tė isha gjerman, do ta kisha dashur Brehtin, por pasi jam njė iranian, nuk mund ta kuptojė dhe nuk mund tė'dijė se nė ēfarė pikėpamje mund tė mė ndihmojė. Fakt ėshtė se preskripcioni i Brehtit ėshtė ilaē pėr dhembjen time: ai ka njė problem neurologjik, por unė kam dhembje barku. Pėrveē asaj, ai ka pėrjetuar dy luftėra botėrore dhe tre shekuj tė mekanizmit, mirėpo, unė nuk e di se ē'ėshtė njė luftė botėrore e as sė ē'ėshtė njė mekanizėm e borgjezi. Sipas kėsaj, unė nuk kam ndonjė dobi nga filozofia e tij. Ankthi {anksioziteti) im ėshtė i mbushur pothuajse gjer nė fund pėr nė dimėr, pėr punėn time nė tė ardhmen dhe pėr rritjen e fėmijės tim; kurse ankthi i tij ėshtė ekzistencial. Ai e pyet vetveten: "Cili ėshtė roli im nė tė gjithė botėn?" Ai ka ardhur deri te njė pikė ku ėshtė i sigurt nė tė gjitha aspektet, dhe tani ka rėnė nė konflikt me ekzistencėn e tij personale. Ende jemi pa rrobe dhe pa thėngjill pėr t'u ngrohur, por ai mendon vetėm pėr "vetveten" e tij. Sipas kėsaj, sėmundja e tij ndryshon nga ajo imja. Kur kėrkojmė ndonjė shkrimtar apo mendimtar, duhet t'i kėrkojmė ata individė, dhembjet, historia, kultura dhe fatet e tė cilėve janė identike me ato tonat. Do tė isha i kėnaqur po ta njihnim Kateb Jasinin nė vend tė Brehtit, ose Omer Ozganin, Franc Fanonin dhe Aime Ēezirin nė vend tė Sartrit dhe Kamysė. Derisa nuk e njohim vetveten deri nė atė masė qė i njohim plotėsisht mendimtarėt e lirė perėndimorė, nė tė njėjtėn masė do tė jemi tė tjetėrsuar nga vetvetja. Ata tė cilėt sinqerisht dhe nė mėnyrė tė ndershme i njollosin mendimtarėt e lirė lindorė me probleme ekzistenciale, sociale, kulturore, dhe filozofike tė njerėzve perėndimorė pas Luftės sė Dytė Botėrore, dhe nė to krijojnė njė subjektivitet ekstrem pėr problemet evropiane dhe pėr shkollat progresive tė Perėndimit, jo vetėm qė do t'i ndajnė popujt lindorė nga mendimtarėt e tyre tė lirė, nga misioni i tyre subjektiv dhe nga realiteti ekzistues me tė cilin ata konfrontohen, por po ashtu ata do ta ndryshajnė vetveten nė elemente korruptuese dhe gėnjeshtare.

Ēka i ka bėrė Perėndimi Lindjes, qė kjo e fundit tė tjetėrsohet dhe tė bėhet e paaftė pėr t'i shfrytėzuar burimet e saj materiaie? Ėshtė mjaft e qartė se Omer Mevludi (njėri ndėr mendimtarėt mė tė mėdhenj afrikanė) thotė: "Me qėllim qė ta shndėrrosh njeriun nė njė krijesė servile, dėgjuese dhe besimtare, duhet t'ia heqėsh personalitetin, pėr arsye se deri sa ai ka karakter ai nuk mund tė jetė shėrbetor. Me qėllim qė t'i merret mjaft njė populli, duhet ose t'i merren ndjenjat njerėzore ose t'i dobėsohen. Derisa njeriu nga Lindja ndjen se ėshtė i pavarur, bujar, dhe i vlefshėm, atėherė asnjėherė nuk do ta lėvizė bishtin pėr njė kafshim Perėndimor".

Njė shok imi qė njihte njė gjykatės, njė herė mė tregonte pėr pėrvojėn e tij nė gjyqin suprem iranian, nė kėtė mėnyrė:

"Ky gjykatės ishte shok imi. Ishte njė individ parimor, etik, dhe gojėmbėl. Njė herė kur u ula pranė tij ta pyes se si ėshtė, sollėn brenda njė njeri tė akuzuar pėr "diēka". Ai ishte po ashtu plotė respekt, i matur dhe individ i ndershėm. Hyri brenda, e hoqi kapelėn, dhe pyeti a mund tė ulej. Ai ishte aq i sjellshėm sa qė unė spon tanisht desh u ngrita nė kėmbė kėrcimthi. Por, papritmas gjykatėsi, i cili deri nė atė moment qe i qatė, i mirė dhe i sjellshėm, e humbi kontrollin, eksplodoi dhe i hodhi tė akuzuarit ca fjalė tė papėlqyeshme: "Hupu! Ky ..... njeri i ndyrė don tė ulet pranė meje! Kush tė tha tė ulesh kėtu? Rri atje!" I akuzuari u ēudit pėr sė tepėrmi! U shtangua dhe u afrua, duke ndejtur pranė qjykatėsit. Po sa mundohej ta ēilte gojėn, gjykatėsi pėrsėri do tė shqetėsohej dhe do tė fliste fjalė tė papėlqyeshme: "Dėgjomė ti mua! Ti nuk je qenie njerėzore qė tė mund tė flasėsh! Ti je njė trup plotė me fėlliqėsira siē ishin edhe gjyshėrit e tu. Hupu!' Mė nė fund, i akuzuari u pėrzu jashtė dhomės. Unė qesh tejet i shqetėsuar dhe i ngulitur nė vendin ku isha ulur. E pyeta gjykatėsin: "Pse njeriu i fuqisė sate do t'ia kishte bėrė gjithė kėtė njė tė akuzuari? Nuk duhet sjellur nė atė mėnyrė". Gjykatėsi u pėrgjegj: "Siē po e sheh kėtu kam nė dosie njė dokument me njė enigmė tė pazgjidhur, solucioni i sė cilės varet nga ajo qė do ta thotė ky njeri. Nėse ai tregon vetėm njė gjė, gjithēka do tė bėhet e qartė. Por, pasi ėshtė njeri i njohur dhe i nderuar nė shoqėrinė e tij, nuk do tė dojė tė flasė. Nė shoqėrinė e tij ēdokush i beson atij, kėshtu qė ajo qė do tė thotė ai do t'ia dėmtojė karakterin. Nė mėnyrė qė ta mbrojė karakterin e tij ai nuk do tė flasė edhe po ta vrasėsh. E vetmja mėnyrė qė ta detyrosh tė flasė ėshtė t'ia shkatėrrosh karakierin. Ai duhet tė ndjejė se nuk ėshtė asgjė, e tek atėherė kur i vjen momenti me tė mund tė bėsh ē'tė duash."

Sordelli ėshtė njė ndėr mendimtarėt dhe shkrimtarėt mė tė mėdhenj afrikanė. Ky ėshtė njėri ndėr individėt; tė cilėt duhet tė pėrpiqemi t'i njohim mė tepėr se sa Sartrin. Ai thotė: „Nė marrėdhėniet midis dy qenieve njerėzore, si dhe nė ato midis dy shoqėrive; po ashtu edhe nė marrėdhėniet nė mes Lindjes dhe Perėndimit, ekziston njė kontradiktė, njė dialektikė. Si? Analizoni dialektikėn midis nėnės dhe fėmijės. Nėna e urren fėmijėn, e rreh, e mohon dhe e refuzon. Fėmija nė anėn tjetėr, me qėllim qė tė bėhet imun ndaj tė gjitha torturave, pėrsėri i afrohet nėnės. Ai kthehet te prehri (pėqiri) i nėnės, kurse nėna e pranon atė. Pėrse? Pėr arsye se ai s'ėshiė mė i keq, ai rri me nėnėn, ai ėshtė pjesė e nėnės, dhe i ėshtė kthyer asaj. Duke vepruar kėshtu, fėmija e mohon karakterin e saj fillestar, atė qė e shqetėsoi nėnėn: "Nuk do tė tė dėgjoj. Nuk mė intereson se ē'thua". Por, pasi fėmija deshi tė jetė imun nga kėto efekte negative, iu kthye nėnės sė vet".

Siē mund tė shihet nė marrėdhėnien dialektike, fėmija qe dėbuar nga nėna; por nė ndėrkohė, me qėllim qė t'i pėrgjigjet kėsaj mėrie, ai kthehet pėrsėri te nėna. Kjo i ngjan marrėdhėnies ndėrrmjet dy qenieve njerėzore, dy shoqėrive ose marrėdhėnieve ndėrmjet Lindjes dhe Perėndimit. Kjo ėshtė dialeatika Sordelliane; superiorja pėrkundėr asaj inferiores, Perėndimit kundėr Lindjes, si dhe e bardha pėrkundėr tė zezės.

Ernest Renani, njėri ndėr antropologėt shpirtėror dhe moral mė tė mėdhenj nė botė, thotė edhe pakuptimėsi tė tilla si p.sh.: "Raca shpirtėrore e njeriut ėshtė raca Veriore dhe Perėndimore".

Po kėtė dukuri e kam vėrejtur nė universitete tė tilla siē ėshtė Sarbona e Parisit. Nė shekullin e njėzetė, njė far M.D. e shkruan disertacionin me temėn e qelizave tė tė zinjve pėrkundėr atyre tė tė bardhėve. Njė grup i profesorėve tė famshėm botėrorė ia ofroi titullin e duhur, pasi ai ka pėrdėftuar se qelizat e trurit nė korteksin e njeriut tė zi janė mė tė pakta ndaj atyre tė tė bardhit; ose se kthesa e bishtit nė qelizėn e tė ziut ėshtė mė e shkurtėr se ajo e tė bardhit. Atėherė i thashė se e pat gabuar bishtin e qelizės dhe bishtin e vetė personal.

Hegeli, i cili pretendon tė jetė njė gjeni i madh, thotė: "Zoti qe njė i "nėnvetėdijshėm" qė depėrtoi nė natyrėn. Ai u zhvillua dhe i pėrshkoi bimėt, u zhvillua edhe mė tepėr dhe depėrtoi nė kafshėt,...nė njeriun,...nė njeriun Lindor,...nė atė Perėndimor, ...nė gjermanėt,...dhe evoluci edhe mė tepėr e u pėrzi edhe nė shtetin gjerman, dhe mė nė fund depėrtoi nė mbretėrinė e cila na sundon tani". Ēudi e madhe! Shikoni se sa larg i gjithė rezonimi dhe argumentimet e Hegelit paskan shkuar.

Sot nėpėr shkollat evropiane lufta ndėrmjet grekėve dhe persianėve quhet luftė ndėrmjet grekėve dhe barbarėve (edhe pse qytetėrimi persian qe mė i zhvilluar). Kėta njerėz ende nuk e dinė se grekėt nuk u mundėn nga barbarėt, por nga njė civilizim i madh. Qė nga klasa e dytė dhe e tretė, fėmijėt indoktrinohen me mitin se popujt Perėndimorė janė superiorė ndaj atyre Lindorė. Bile edhe profesorėt universitarė dhe mendimtarėt e tjerė nė tė gjitha fushat e universiteteve e arsyetojnė ndjenjėn e superioritetit racor. Pėr shembull, profesori bashkėkohor Zigfrid thotė: "Zoti ka krijuar dy lloje racash nė natyrė; shefin i cili duhet tė udhėheqė, dhe punėtorin i cili duhet tė dėgjojė. Cili ėshtė mė i nevojshėm? Sigurisht, punėtori. Nė ēdo njėmijė punėtorė ka dy deri nė tre shefa. Kėshtu, Zoti e ka krijuar racėn evropiane qė ėshtė shefi, dhe atė lindore, qė ėshtė punėtori. Ja pse, mesatarja e natalitetit nė Lindje ėshtė 3-5% nė vjet, kurse nė Perėndim, 1%". Zotėri Zigfrid sot ėshtė sociolog dhe anėtar i Akademisė Franceze. Ai ėshtė njė figurė ndėrkombėtare dhe asnjėherė nuk ka qenė i akuzuar pėr racizėm. Ai thotė: "Ajo qė e sheh dhe tenton ta injorosh nė trotuar ėshtė ndonjė zotėri francez, njė punėtor mesatar me flokė ngjyrė tė ēelur dhe sy tė kaltėrt, qė lehtė mund tė udhėheqė organizata tė mėdha dhe zyra nė Lindje. Por, po tė shkosh nė Lindje, do tė gjeshė mendimtarė dhe personalitete tė mėdhenj, tė cilėt janė tė paaftė tė udhėheqin njė organizatė prej gjashtė vetėsh. Pėrse? Pėr arsye se truri Perėndimor e krijon civilizimin dhe organizimin, kurse truri Lindor ėshtė sentimental. poetik, dhe teozofik. Pėrveē asaj, njė evropian ėshtė i aftė tė punojė nė njė makinė dyzet vjet, e njė Lindor e prish atė pėr gjashtė muajt e parė, dhe pastaj vazhdon tė punojė me kėtė makinė tė prishur gjatė njėzet viteve tė ardhme".

Do tė kisha dashur t'i them zotėri Zigfridit se ajo qė e thotė ėshtė e vėrtetė, por ai nuk e di se ē'do tė thotė tė jesh nga Lindja. Kjo i pėrkushtohet mosnjohjes sė makinės, dhe pėr arsye se njeriu Lindor ėshtė korruptuar.Ekzistonte njė kohė kur truri persian organizonte dhe administronte njė Perandori tė madhe me territor prej Indisė deri nė Mediteran. Drejtimi i kėsaj Perandorie ishte nė duart e njė njeriu - Haxhi Nizam el-Mu1k nė njė kohė kur shkuarja nga njėra anė nė anėn tjatėr tė Perandorisė kėrkonte qė njeriu tė kalojė nėpėr njėzetė raca, religjione dhe nacionalitete tė ndryshme. Ja, ky ishte truri Lindor. Nėse njeriu i Lindjes ėshtė i paaftė tani, ėshtė kėshtu pikėrisht pėr arsye se njeriu Lindor ėshtė i korruptuar nga ai Perėndimori; kurse ai i pari nuk ėshtė i vetėdijshėm pėr kėtė.

Njerėzit nė Indi qė janė akuzuar se kanė qenė tė dobishėm vetėm pėr teozofi, moral dhe pėr poshtėrimin e trupit, i zbuluan numrat e parė pėr njeriun. Ligjet e pėrthyerjes sė dritės nė fizikė, qė i zbuloi Ibn Hejthemi dhe algjebra e Omar Hajamit, janė ende tė vlefshme. Kėto janė ca nga zbulimet e Lindjes. Pėrse na kanė thėnė se Lindja ėshtė e mirė vetėm pėr teozofi, etikė dhe meditim, e jo pėr, intelekt, logjikė dhe ekonomi? Shkaku pėr tė pėrshkruar probleme filozofike, shkencore, sociologjike dhe historike nė kėtė mėnyrė, ėshtė se evropianėt, derisa pėrpiqen tė blejnė siguri pėr vetveten dhe tė sigurohen pėr superioritetin dhe origjinaiitetin e tyre, mundohen t'i detyrojnė popujt Lindorė tė ndihen inferiorė nė pikėpamje racore, tė dobėt dhe tė pafe. Pėrse? Pėr arsye se, sipas dialektikės Sordelliane, nė njėrėn anė njeriu Lindor ėshtė i lindur tė ndihet inferior (sepse ka njė tė kaluar, religjion dhe histori tė korruptuar), kurse nė anėn tjetėr nė mėnyrė qė tė lirohet nga komplekset e tij, njeriu lindor pėrpiqet t'i ngjajė atij perėndimorit, racės superiore. Menjėherė pasi njeriu nga Lindja vihet pas racės superiore, ai bėhet imun ndaj sulmeve, tė cilat e karakterizojnė atė si tė zi, lindor, teozofik, religjioz, tė korruptuar dhe pa tru. Pėrse? Pėr arsye se ai nuk ėshtė mė i akuzuar, dhe nuk ėshtė mė i mveshur me kostumin e tij tradicional. Kjo ėshtė njėsoj si fėmija, tė cilin e sulmon nėna e tij, e ai pastaj pėrsėri kthehet nė prehėrin e po kėsaj nėne. Kur e pėrdor shembullin e relacionit "nėnė-fėmijė'' pėr tė pėrshkruar marrėdhėniet midis shtypėsit dhe tė shtypurit, nga pikėpamja kulturore, ajo nuk ėshtė vetėm njė shembull, por edhe njė realitet.

Nėnat pėr Azinė dhe Afrikėn janė Anglia, Franca, Holanda dhe Belgjika.

Kur kėto shtete na akuzojnė se kemi njė kulturė, popull dhe racė fillestare, ne do tė tentojmė t'u besojmė. Si do tė reagonte njė shtet i interesuar pėr largimin e akuzimeve tė kėtilla? Vetėm duke vepruar sikur kėto pėrshkrime janė plotėsisht tė sakta.

Menjėherė pasi tė bėhet kjo,"shteti-ėmė" ėshtė i kėnaqur, e si pasojė njė shtet ėshtė i sigurt dhe ēdo gjė ėshtė nė rregull.

Kur njė individ mendon, konsumon, krijon, dhe kur vesh njė kostum siē i takon "vetvetes", ai ėshtė i pavarur. Por, tani mu njė pavarėsi e tillė akuzohet, dhe tė gjitha bisedat janė mjet pėr tė shkėputur Lindjen prej "vetvetes", dhe pėr ta bėrė atė konsumues, ashtu siē ėshtė edhe Perėndimi.

Qysh nga shekujt XVIII dhe XIX kur makineritė evropiane filluan tė prodhojnė mbi normėn e caktuar, teprica duhej t'i shitej Afrikės, Azisė, Amerikės Latine dhe Australisė, por malli i shitjes, siē ishin mjetet ndihmėse pėr bukuri, prodhoheshin pėr shije evropiane. Si do t'i kishte pėrdorė kėto njė grua afrikane? Pasi gruaja afrikane i bėn kėto mjete kozmetike vetėm nga ferma e saj, e njėjta gjė vlen edhe pėr veshjen e saj. Kjo qė do ta them tani rrjedh drejtpėrsėdrejti nga pėrvoja ime. Para do kohe kur ra njė tėrmet nė Meshhed, formuam njė komitet pėr t'u ndihmuar viktimave. Shumė gra qė vinin t'i japin zbukurimet e tyre shpesh emocionoheshin, e si pasojė, na jipnin kaputet dhe fustanet e tyre mė tė shtrenjta. Cilat ishin viktimat e tėrmetit? Banorėt e ca fshatrave tė vobektė qė s'patėn veshur asgjė gjatė jetės sė tyre, pėrveē se kanė pasur njė strajcė prej gome dhe ca ēarēafė! Mė nė fund, ia ndamė fshatit kontributin tonė. Tepėr u ēuditėm kur tė gjitha rrobet e lira u zhdukėn pėr njė kohė mjaft tė shkurtėr, kurse ato tė shtrenjtat ose refuzoheshin, ose ktheheshin pėrsėri mė vonė! Shumica e fshatarėve nuk e dinin pėrse i pėrdornin kėto rrobe tė shtrenjta.

Ē'duhet tė bėjė njeriu me qėllim qė t'i ēojė fshatarėt tė blejnė rrobe tė shtrenjta? Duhet tė ndryshohet mėnyra e tyre e konsumimit. Megjithatė, konsumimi nuk mund tė ndryshohet lehtė, pasi varet nga religjioni, historia, gjendja sociale, kultura, dhe etika e njė njeriu. Tė gjitha kėto do tė duhej tė ndryshohen me qėllim qė ta transformojmė fshatarin nė njė marionetė me tė cilėn do tė mund tė vepronim ashtu si tė duam ne. D.m.th., duhet t'ia heqim tė gjitha sendet nga fyti (i asaj apo i atij) pavarėsisht se si do tė ndjehej individi.

Gjatė gjithė historisė, karakteri kulturor pėrbėhet nga njė mori karakteristikash njerėzore, tė cilat gjatė shekujve dalin nė pah te njeriu, p.sh. kėto karakteristika morale, psikologjike dhe sociale nuk i pėrkushtohen vetėm kalimit tė dyzetė apo tė pesėdhjetė vjetėve tė jetės njerėzore. Njeriu mė tepėr ėshtė njė hambar nė tė cilin prodhimet humare, morali mental, social, letrar dhe religjioz, tė cilat akumulohen gjatė historisė, derdhen dalėngadalė gjatė gjithė jetės sė tij. Sipas kėsaj, ēdo individ, e manifeston historinė e vet dhe ēdo qenie njerėzore kryekreje ėshtė reflektues e pasqyrė e kulturės sė tij.

Ē'ėshtė kultura? Ajo e pėrmbledh akumulimin e pėrgjithshėm shpirtėror, moral, dhe historik tė njė populli; gjė qė ėshtė e ngjashme me burimet natyrore. Si u formuan burimet natyrore? Gjatė shekujve kafshėt dhe bimėt ishin tė shtypura e tė mbuluara me shtresa tė ndryshme nė thellėsitė e tokės. Duke i falėnderuar njė numri tė madh parametrash (faktorėsh); ato u shndėrruan nė materie ekonomike vitale. Gjatė historisė, kultura, gjė qė i pėrkushtohet paraqitjes dhe zhdukjes sė gjeneratave tė njėpasnjėshme, po ashtu akumulohet dhe e formon tėrėsinė shpirtėrore tė njė populli. Pavarėsisht se si e interpretojmė origjinalitetin, ai i takon historisė, pasi karakteri i njeriut nuk formulohet papritmas nga hiēi nė njė periudhė tė vetme.

Sipas kėsaj, personaliteti i njė gjenerate varet nga vazhda e pandėrprerė e akumulirneve tė kaluara tė ushqimit (pėrbėrjes) spiritual, moral, etik, artistik dhe teozofik, deri nė atė masė, sa qė kjo gjeneratė tė mund t'i pėrtypė {t'u rikthehet) ruajtjet e kaluara, kėshtu qė ai (personaliteti), tė mund ta fitojė ushqimin e shekullit nė tė cilin jeton. Cili dru mund ta absorbojė diellin, ajrin dhe nitrogjenin (azotin) nė mėnyrė mė tė mirė? Ėshtė e qartė se kėtė do ta bėjė ai dru, rrėnjėt e tė cilit janė rritur mė sė thelli nė tokė.

Njė individ i cili e ushqen historinė e vet, posedon njė personalitet, i cili ėshtė i aftė ta zgjedhė dhe ta formojė tė nesėrmen. Pėr njė individ qė nuk e ka tė kaluarėn e vet; ėshtė e pamundur tė ketė njė ardhmėri. Ēdokush qė nuk ka njė tė kaluar, fillon prej zeros, dhe ēdokush qė nuk e njeh kulturėn e vet, ėshtė njeri primitiv.

Po tė marrim njė foshnjė tė posalindur nė pjesėn mė tė qytetėruar tė Evropės dhe ta ndajmė nga kultura e tij, e ta lėmė atje ku s'ka as atmosferė kulturore e as histori, foshnja automatikisht do tė bėhet njeri primitiv. Pėrse? Pėr arsye se ai ka qenė i ndarė nga historia e tij. Ai nuk e di se kush ėshtė, e prandaj, duhet tė fillojė nga zeroja.

Sacioiogjia eksploatuese evropiane ka konstatuar se qė tė mund tė robėrohet Lindja, tė mund tė luash me shpirtin e saj dhe ta gėnjesh nė njė mėnyrė shumė tė lehtė, vendimtare ėshtė ta zhveshėsh atė nga personaliteti i saj. Menjėherė pasi tė kryhet kjo, ajo me krenari do ta ndjekė Perėndimin, dhe me njė etje e ēmenduri tė pashpjegueshme do t'i shfrytėzojė (konsumojė) tė mirat e Perėndimit pėr arsye se ai qė nuk ka personalitet, do t'i hypė nė qafė atij qė ka. Njėri ndėr manifestimet qė i ndihmojnė njė individi t'i ngjajė njė tjetri, ėshtė edhe konsumimi, me anė tė tė cilit njė person mund tė imitojė. Kjo ėshtė njė e vėrtetė e madhe, pėr shembull, ata qė duan t'i ngjajnė ndonjė personi tė famshėm {shkencor, artistik apo kinematik), shpesh e imitojnė konsumimin (e tij) dhe e vozisin automjetin qė e do ai.

Eksploatuesi dėshiron t'i shohė makinat e tij, duke punuar gjatė gjithė konės. Pėrveē asaj, ai dėshiron qė i gjithė origjinaliteti, religjloni, shijet dhe talentet tė shkatėrrohen, nė mėnyrė qė tė gjitha racat tė ndryshohen dhe tė bėhen konsumues tė produkteve tė tij. Nė mėryrė qė tė arritet ky qėllim, eksploatuesi pėrpiqet tė gjejė mėnyra pėr t'ia hequr personaiitetin njė populli, i cili ėshtė i definuar si njė aspekt unik i njė kulture qė tė ketė dallim nga njė tjetėr. Sipas kėsaj, njė gjeneratė, ashtu si edhe njė dru, duhet tė pritet qysh nga rrėnjėt e saj, me qėllim qė eksploatuesi tė veprojė me tė siē do vetė.

Manipulimi me historinė e njė populli dhe heqja e saj nga kultura njerėzore me ēka pason edhe tjetėrsimi i burimeve kulturore tė njė gjenerate, e kanė arritur pikėn nė tė cilėn kulturat, tė cilat posedonin religjione mė humane, mendime filozofike mė pėrparimtare, arte mė delikate, krijuan civilizimin mė tė madh dhe kontribuan pėr prvojėn mė tė pasur tė historisė njerėzore; sot janė aq tė tjetėrsuar nga ajo qė e posedonin nė tė kaluarėn, sa qė janė transformuara nė njė lloj qenie njerėzore, e cila duhet tė rimėsohet se si tė vishet, si tė hajė, si tė lexojė e si tė shkruajė! Pėrse kėto shoqėri jetojnė nė varfėri dhe injorancė, derisa Perėndimi me mendimtarėt e tij, duke plaēkitur kultura tė kėtilla, pėrpiqen t'i pasurojnė kulturat e tyre personale?

Nė kryqėzatat, Islamizimi i Krishterizmit e krijoi Protestantizmin. Krishterizmi, qė gjatė shekujve qe shkaktar i prapambeturisė, u transformua nė njė ndėrtuese tė fuqishėm tė Evropės moderne. Ajo qė ndryshon nga ato qė na kanė treguar, ėshtė se nuk qe shkaktar reagimi i religjionit pėr krijimin qytetėrimit modern Perėndimor, por transformimi i njė religjioni tė korruptuar dhe asketik nė njė religjion kritik, protestues, dhe nė njė Krishterizėm botėror. Do tė thotė, Protestantizmi qe krijuesi i njė civilizimi Perėndimor modern, mė tepėr se sa qe materializmi ose ndjenjat antireligjioze; tė cilat nuk ekzistonin nė kohėn e Renesansės.

Transformimi i Katolicizmit nė Protestantizėm nėnkuptonte ndryshim tė njė shpirti tė korruptuar religjioz social, ai qė e ndėrtoi qytetėrimin e madh tė sotėm nė shekujt e prapambeturisė dhe inercionit Perėndimor. Ajo qė do ta them tani ėshtė nga pėrvoja mė e ēmueshme e Renesansės; kurrfarė aspektesh kulturore {duke marrė parasysh kėtu edhe religjionin} nuk refuzoheshin nė kohėn e Renesansės; por, vetėm Hitleri qe ai, i cili tha se ishte edhe vetė i inkuadruar nė procesin e sendėrtimit tė historisė. Po tė fillosh ta ndėrtosh historinė tani, menjėherė do ta fitosh atė qė e ka bėrė! Ēka bėri Hitleri pėrveē shkatėrrimit tė grumbullimeve tė sė kaluarės?

Ē'ishte Renesansa? Ajo ishte njė lulėzim i elementeve Greke tė panjohura nė Mesjetė. Sipas kėsaj, civilizimi i madh Perėndimor i sotėm ėshtė produkt i mendimtarėve tė shekujve XV, XVI dhe XVII, tė cilėt vendosėn t'i veēojnė burimet kulturore Greke dhe Romake (sė bashku me rezervuarin e tyre tė besimit e tė ndjenjės) me qėllim qė "ta njohin" nė mėnyrė tė vetėdijshme fenė Krishtere; - ata patėn qėllim qė ta ndryshojnė kėtė opium me njė energji dhe me njė forcė nė tė cilėn i ka rrėnjėt vetėdija. Ata patėn sukses nė kėtė punė. Pse nuk e treguan tė vėrtetėn?

Morėm vesh se kėta mendimtarė i dhanė shkelm religjionit dhe tė sė kaluarės, marshuan pėrpara, dhe kėshtu sendėrtuan njė qytetėrim tė ri! Por, si mund tė ecnin pėrpara me duar tė zbrazėta? Pa pasur asgjė nė dorė duhet tė fillosh nga zeroja, dhe nga kushtet primitive. Nė realitet, ata iu kthyen sė kaluarės dhe nė mėnyrė tė vetėdijshme e orientuan atė nė drejtim tė saktė; kėshtu, nė vend qė ta mėsojnė Aristotelin dhe Platonin nėpėrmjet tė Arabėve, vendosėn qė ta bėjnė tė gjithė kėtė nė mėnyrėn e tyre personale.

Sot, mund tė shohim se mendimtarėt progresivė aziatikė dhe afrikanė, dhe udhėheqėsit qė e kanė pėrparuar arsimimin evropian sillen nė qarqe ndėrkombėtare me veshjet dhe adetet e tyre burimore. Pėrse? Pėr arsye se ata janė tė vetėdijshėm se gjatė dyqind viteve tė kaluara "eksploatimi" pėrpiqej t'u thotė: "Nuk patėt kostume kombėtare dhe tani unė ua dhashė. Nuk patėt as gjuhė, edhe kėtė unė ua mėsova. Nuk patėt as tė kaluar, unė ua dhashė edhe tė tashmen. Nuk dinit sė ē'ėshtė civilizimi; unė ju qytetėrova". Me njė fjalė, eksploatuesit patėn aq sukses nė "punėn" e tyre me zezakėt afrikanė, sa qė mund tė besonin se ata janė tė aftė vetėm pėr shėrbim e vallėzim. Udhėheqėsi zezak qė i vesh rrobet e veta kombėtare, do tė krijojė njė besim nė vetveten. Ai ka qenė njė qenie e mirė njerėzore, njė mendimtar i mirė nė tė kaluarėn, anėtar i civilizimit njerėzor, dhe njė njeri qė ka kontribuar pėr pėrmirėsimin e kushteve njerėzore. Pozita e tij e tanishme si njė vallėzues e njė shėrbetor, nuk ėshtė gjė tjetėr veē njė dhuratė nga eksploatuesi, i cili thotė: "Ktheu nė vetveten, nė burimet e tua kulturore, e nė tė gjitha ato qė i posedon". Tani, mendimtarė tė tillė siē janė Aime Ēeziri, Omer Mevludi, dhe Xhulius Njerere (kryetari i Tanzanisė), janė disa nga zezakėt qė, edhe pse kanė njė kulturė jo aq tė zhvilluar, i kanė rezistuar Evropės.

Tani intelektualėt Tanzanianė e flasin gjuhėn angleze, pasi e kanė mėsuar qysh nga fėmijėria e tyre. Por, kryetari i tyre thotė se ata duhet t'i rikthehen gjuhės Svahili, gjuhės tė cilėn e pėrdorin ata qė janė vendasit e kėtij shteti. Kryetari i tyre ėshtė sociolog, dhe mendimtar i njohur sot, me njė renome ndėrkombėtare. Ai nuk ėshtė vetėm njė reaksionar "i lazdruar". Pėrse? Pėr arsye se pėrderisa zezaku tanzanian nuk e kupton se ėshtė e mundur tė flasėsh edhe pa pėrdorur ndonjė gjuhė tė huaj, ai do tė vazhdojė tė ndihet si njė krijesė e thjeshtė gjysėm e egėr, qė ėshtė qytetėruar duke iu bashkangjitur evropianėve. Me qėllim qė tė kėrkojnė besim, karakter, spiritualitet dhe origjinalitet nė to, ata duhet ta mėsojnė Svahilin dhe tė heqin dorė nga anglishtja. Kjo pėrvojė do tė jetė e mundur vetėm kur do tė lirohen nga kultura evropiane, dhe do t'i kthehen vetvetes, kulturės dhe historisė sė tyre autentike.

Ne, qė vijmė nga Lindja, kemi qenė ndėrtues tė civilizimit dhe mėsues tė njerėzimit gjatė gjithė historisė njerėzore, - deri nė atė masė sa qė tani kemi pėrvoja tė thella kulturore, mentale dhe sociale ndaj njerėzimit. Pėrse tė mos jemi nė gjendje t'i nxjerrim e t'i pastrojmė tė gjitha kėto burime shpirtėrore (tė cilat kanė qenė tė panjohura apo tė kota); duke u varur vetėm nga vetvetja; t`i ringjailim dhe t'i shndėrrojmė nė forca protestuese tė rritjes sė vetėdijes njerėzore? Po, i kemi kėto burime tė mėdha qė janė si miniera dhe si dete tė pasura ndėr kėmbėt tona, por ato na janė marrur deri nė atė masė, sa pėr t'i rikthyer pėrsėri nė personalitetin tonė, do tė duhej t'u rikthehemi tė tjerave. Ē'duhet tė bėjmė? Duhet ta rregullojmė dhe ta plotėsojmė kėtė zbrazėti, me qėllim qė ta njohim vetveten, qė tė mund tė flasim pa u varur prej askujt. Duhet ta gjejmė fuqinė pėr tė zgjedhur, dhe pėr t'i kthyer nė njė forcė kreative faktorėt e kaluar historikė, religjiozė, teozofikė dhe letrarė, tė cilėt e kanė ndryshuar kėtė bestytni dhe opium; e si pasojė, kanė shkaktuar inercion e korrupcion nė shoqėritė tona.

Njė mendimtar i lirė, si edhe njė inzhinjer qė materialin e papėrpunuar dhe plehrat i shndėrron nė forca kreative, duhet t'i shndėrrojė kėto materiale tė kėqia tė papėrpunuara nė njė forcė ndritėse e, kreative, dhe t'u japė njė drejtim tė ri.

Pėr fat tė keq, sipas Ahmed Odehut, njėra nga tragjeditė tona ėshtė: "Do tė isha i kėnaqur sikur evropiariėt ta kishin ndėrruar tė kaluarėn tonė. Mė mirė tė na kishin thėnė se nuk kemi kurrfarė historie, nė atė rast bile nuk do tė dinim pėr historinė tonė". T'ua them tė vėrtetėn, nė Iran, nuk jam as ndonjė figurė religjioze, e as nuk zė ndonjė pozitė shoqėrore. Nuk jam as njėra, e as tjetra.

Njė herė nė njė ndeje, ishte fjala se ē'duhet tė bėhet me qėllim qė tė popullarizohet religjioni nė shkollat e mesme. Unė u thashė se pėr kėtė qėllim, ekzistonte vetėm njė mėnyrė: laji duart nga religjioni! Nė njė rast tė tillė kur nxėnėsi hyn nė shkollė fillore, nė gjimnaz dhe nė kolegj ku diplomon, ai nuk do tė dijė asgjė pėr religjionin. Mė lehtė ėshtė qė ai kėtė ta mėsojė mė vonė.

Kur jepja gramatikėn persiane, ushtroja njė metodė timen, pėr pesė orė, mund tė mėsoja njė student tė analizojė fjalinė mė tė rėndė, edhe po tė mos dinte se ē'ėshtė gjuha; pėrndryshe, sigurisht pėr dhjetė orė do ta kryeja kėtė detyrė. Ata studentė, tė cilėve nuk mund t'u ndihmoja shumė, ose dinin pak, ose tani mė e kishin zotėruar tė gjithė gramatikėn. Kisha sukses vetėm me ata qė mund t'i zbraznin kokat e tyre.

Kjo qė e thashė nuk ėshtė lojė! Kisha dashur mos tė kishte kurrfarė emri tė Huseinit, Muhammedit, Kur'anit, dhe Islamit dhe populli ynė mos tė dinte pėr fenė, letėrsinė persiane, Sufizmin, teozofinė dhe historinė. Nė atė rast, unė dhe mendimtarėt e tjerė tė lirė do tė kishim mundėsi tė flasim pėr Huseinin,Ebu Zerin,Mulla Sadrin, Gazaliun dhe tė tjerė, si qenie tė reja njerėzore. Nė atė rast, bestytnia dhe imagjinatat e korruptuara nuk do t'u bashkangjiteshin kėtyre personaliteteve, dhe mendjet e njerėzve do tė dėgjonin mė logjikisht. Do tė doja tė mos kishte pasqyrė tė sė kaluarės, e cila ėshtė aq e shėmtuar, e metamarfizuar dhe e mėrzitshme, ashtu qė do tė mundnim ta gravirojmė tė kaluarėn nė "tabula rasat" tona nė mėnyrė tė thjeshtė dhe logjike.

Njerėzit perėndimorė, pėr dallim nga ajo qė ua bėnė afrikanėve, nuk e mohuan tė kaluarėn tonė, por ata e metamorfizuan atė. Kėshtu, kur i hidhnim njė sy portretit tonė tė ri, fillonim t'ia kemi inat. Si pasojė e kėsaj, filluam tė vrapojmė drejt historisė dhe origjinalitetit tonė tė "metamorfizuar", si edhe drejt shkollės dhe kulturės evropiane.

Nuk patėm zgjidhje tjetėr veē "thyerjes" sė fotografive tė tilla pėr ne dhe ngulitjes sė portretit tė realitetit nė vetėdijen e masave tona tė gjera nė Lindje; e pas kėsaj, edhe nxjerrjes dhe fisnikėrimit tė burimeve tona kulturore, por jo nė mėnyrėn qė na kėshillon Perėndimi, por me njė metodė tė pėrgjegjėsisė sė vetėdijshme, qė varet nga populli dhe nga shoqėria jonė. Pėrveē kėsaj, si nė ekonomi, ku i shndėrrojmė materialet e papėrpunuara nė energji, dhe pastaj fillojmė njė industri dhe prodhim tė madh, ashtu duhet ta pėrdorim shpirtin e njėjtė nė ndėrtimin e personalitetit tonė dhe pavarėsisė sonė kulturore nė mendime, spiritualitet dhe nė lėvizjet humane (njerėzore).




copyright © dielli.net. All rights reserved.
Tekstet e prezentuara domosdoshmërisht nuk përfaqësojnë politikën e redaksisë të dielli.net!