Njeriu dhe Islami
DR. Ali Sheriati
13.07.2007



NJERIU DHE ISLAMI

Zonja dhe Zotėrinj; sonte derisa tė na lejojė kaha do tė kisha dashur t'i rrah kėto probleme:

  1. A e njeh feja Islame njeriun si njė krijesė tė pandihmė, qėllimi i fundit i sė cilės ėshtė tė qėndrojė i pafuqishėm para Zotit?
  2. A thotė feja Islame sė njerėzia ėshtė bujari?
  3. A ėshtė pandihmėsia e njeriut njė parakusht pėr besimin Islam apo, pėrkundrazi, a ėshtė besimi nė fenė lsiame akt i mjaftueshėm pėr fitimin e origjinalitetit nė njeriun dhe tė njė respekti pėr virtytet e tij?


Koncepti i njeriut ėshtė tejet i rėndėsishėm. Civilizimi i sotėm i vendos bazat e religjionit nė humanizėm, qė d.m.th. origjinaliteti dhe aderimi i njeriut. Supozohet se religjionet e ndryshme tė sė kaluarės e kanė ēregulluar personalitetin e njeriut dhe e kanė detyruar tė bėhet viktimė e zotave tė tij; ta pranojė pafuqishrnėrinė e tij, dhe se e ka detyruar atė tė kėrkojė shėrbime prej tyre nėpėrmjet tė faljes, mėshirės dhe lutjes. Humanizmi ėshtė njė religjion i postrenesansės qė zbatohej nėpėrmjet rendit tė paraparė. Ato religjone qė bazoheshin nė atė qė ėshtė mbinatyrore dhe e paparė kishin pėr qėllim ta ngulisin bujarinė te njeriu. Duke i pasur rrėnjėt humanizmi nė Athinė, - si njė religjion universal, sot ėshtė zhvilluar nė njė religjion qė shėrben pėr krijimin dhe formimin e kulturės perėndimore. Nė realitet, humanizmi ėshtė njė religjion kundėr besimit skolastik dhe Krishterizmit Mesjetar.

Nė mėnyrė qė tė kuptojmė se si qe interpretuar njeriu sipas religjioneve tė ndryshme nė tė kaluarėn, ose me qėllim qė tė kuptohet roli qė luajti humanizmi nė ca religjione tė ndryshme, duhet tė studiohet filozofia e krijimit. Pasi nuk kam kohė qė t'i pėrmbledh tė gjitha religjionet Lindore dhe Perėndimore, qė janė relevante pėr filozofinė e krijimit tė njeriut, do tė ndalem vetėm nė filozofinė e krijimit tė njeriut nė fenė Islame (dhe nė fetė e lbrahimit, Musait dhe Isait, vazhdim dhe kulminim i tė cilave ėshtė Islami).

Si e interpreton dhe si e trajton feja Islame krijimin e njeriut? A ėshtė e mundur tė kuptohet pozita e njeriut prej cilėsisė sė krijimit tė tij tė shpjeguar nė Kur'an apo nė thėniet e Pejgamberit Muhammed (SAV) ? Duke analizuar kualitetin e krijimit tė Ademit, qė faktikisht ėshtė simboli i krijimit tė njeriut nė Kur'an; mund tė kuptojmė se ēfarė statusi i jepet atij nė kundrimin e Zotit nė fenė Islame, si edhe nė religjionet e tjera.

Sa pėr hyrje duhet tė them se gjuha e religjioneve, posaēėrisht tė atyre semitike, profetėt e tė cilėve i besojmė - ėshtė gjithmonė simbolike. Kjo ėshtė gjuha mė e pranueshme pėr njeriun dhe ėshtė mė e mirė se ēdo gjuhė ekspozuese, e cila ėshtė lucide dhe e drejtpėrdrejtė. Njė gjuhė ekspozuese mund tė konvenojė mė tepėr nė formulimin e instruksioneve (kėshillave), por nuk mund tė zgjasė aq sa duhet. Pėrse? Filozofi bashkėkohor egjiptian Abd EI- Rahman Bedewi thotė se: Njė shkollė apo religjion, i cili i shpreh tė gjitha faktet dhe konotimet e tij nė mėnyrė direkte, tė qartė dhe me fjalė njėdimensionale, nuk do tė zgjasė shumė; pasi u referohet iridividėve tė ndryshėm nga tė gjitha sferat e jetės. Mė tutje kėta njerėz bėjnė pjesė nė shtresa dhe klasė tė ndryshme, tė cilat ndryshojnė nė mendime, nė pikėpamje dhe nė vetėdije. Kėshtu, njė gjuhė qė zgjidhet pėr njė religjion duhet tė jetė multishtresore dhe multidimensionaie, nė mėnyrė qė ēdo gjeneratė tė mund ta dallojė shtresėn, dhe njė grup i caktuar tė mund tė dallojė njė dimension tė duhur". Ja pėrse tė gjitha simbolet letrare janė tė pavdekshme. Poemat e Hafizit janė tė amshueshme pėr arsye se sa mė shumė qė i lexojmė, varėsisht nga shijet tona, aqė mė shumė zbulojmė fusha tė reja. Por kjo nuk do tė ishte e vėrtetė pėr Historinė e Bejhekit apo pėr Gjulistanin e Sadiut; kuptimet e tyre janė relativisht tė qarta.

Ne kėnaqemi me dialektet e tyre, por nga pikėpamja shpirtėrore shumica e pikėpamjeve tė tyre janė tė cekėta. Pėrkundrazi, fjalėt e Hafizit qė janė multidimensionale dhe simbolike, i lejojnė ēdonjėrit prej nesh, varėsisht nga shijet dhe mentaliteti ynė, tė nxjerrim njė kuptim dhe njė pikėpamje tė re nga to. Pasi religjionet u krijuan pėr lloje tė ndryshme njerėzish dhe gjeneratash, ishte e nevojshme qė ato tė pėrmbajnė gjuhė simbolike. Shumica e kuptimeve tė religjioneve qė ekzistojnė, nuk ishin tė qarta nė kohėn kur ato u paraqitėn. Megjithatė, pasi kuptimet e tilla duhej t'u sqaroheshin njerėzve, ato duhej tė ishin nė njė gjuhė tė pastėr nė mėnyrė qė edhe masat e gjera tė mund t'i kuptonin ato. Nė anėn tjetėr, nėse konceptet do tė ishin mjaft tė qarta, atėherė religjionet e tilla nuk do tė pėrmbanin kuptime tė reja. Ky ėshtė shkaku dhe arsyeja qė gjuhėt ishin simbolike; nė kėtė mėnyrė, gjeneratat e ardhme, varėsisht nga pjekuria e tyre mentale dhe shkencore, mund tė zbulojnė kuptime dhe koncepte tė reja. Ja edhe pėrse nė letėrsinė evropiane simbolizmi ėshtė stili mė i mirė. Kėshtu, tregimi i krijimit tė Ademit ėshtė shpjeguar nė gjuhė simbolike, e tani, pas katėrmbėdhjetė shekujsh tė progresit shkencor nė tė gjitha fushat, ende ėshtė e vlefshme pėr t'u studiuar.



Krijimi i njeriut nga pikėpamja e fesė Islame (7)

Zoti nė fillim u drejtohet tė gjithė engjėve: "Dua tė krijoj njė tė deleguar nė tokė." (Vini re sa ēmohet njeriu nė fenė Isfame. Bile edhe humanizmi evropian i Postrenesansės nuk ka qenė nė gjendje ta ngrejė aqė lartė njeriun). Zoti, qė ėshtė mė i madhi dhe mė i ndrituri nga pikėpamja e njė muslimani besimplotė, u drejtohet engjėjve qė t'i njoftojė me tė deleguarin (mėkėmbėsin) e Tij. Kėshtu, me kėtė drejtim tė tij kah ato, detyra e njeriut nė tokė bėhet mė e qartė. Sipas kėsaj, detyra e njeriut nė tokė ėshtė qė ta plotėsojė punėn kreative tė Zotit nė kozmos. Superioriteti i parė i njeriut ėshtė qė ta pėrfaqėsojė Zotin nė tokė. Engjėjt vėrejtėn: "A do tė krijosh njė krijesė hakmarrėse dhe inatēorre nė tokė qė pėrsėri tė jetė shkaktare pėr gjakderdhje dhe krime? (8) Por Zoti u pėrgjigj kėshtu: "Unė di diēka qė ju s'dini". Kėshtu, Zoti u angazhua me krijimin e njeriut. Kjo ėshtė pika ku manifestohen simboiet, tė mveshura me konotacionė tė pafundshme antropofogjike. Pasi qė Zoti do tė krijojė njė tė deleguar pėr Vetveten nė tokė, Ai duhet, sipas rregullit, ta zgjedhė materialin mė tė vlefshėm dhe mė tė shenjtė. Mirėpo, Ai e zgjedh atė qė ėshtė mė themelore. Nė Kur'an ekzistojnė tri pika(9), tė cilat flasin pėr materialin nga i cili qe krijuar njeriu: nga argjili i pastėr, enė prej lluce (10) dhe nga balta. Mė nė fund, Zoti, nga shpirti i Tij fryu nė baltėn dhe kėshtu njeriu u krijua.

Nė gjuhėn e njeriut Zoti ėshtė qenia mė e shenjtė dhe mė e ngritur, e balta ėshtė simbol i gjėsė mė kuptimplote dhe materialit mė themelor. Shpirti i Zotit ėshtė mė i shenjti dhe mė i ngrituri, dhe "pjesa" mė bujare e tij. Sipas kėsaj, gjatė krijimit tė njeriut, Zoti nuk e pėrdori as "frymėn", as "gjakun" e as "mfishin" e Tij, por e fryu shpirtin e vet nė qenien njerėzore. Zoti ėshtė qenia mė e lartėsuar dhe shpirti i Tij ėshtė gjėja mė e pastėr pėr tė cilėn njeriu mund tė ketė njė epitet nė gjuhėn e Tij. Rrjedhimisht, njeriu qė qe formuar nga balta dhe nga shpirti i Zotit ėshtė qenie dydimensionale. Pėr ndryshim nga tė tė gjitha qeniet tjera, tė cilat janė njėdimensionale, njeriu ėshtė dydimensional; njė dimension anon kah balta, niveli i ultė, stagnimi dhe sedimentimi (11); ndėrsa dimensioni tjetėr arrin deri nė pikėn mė tė lartė qė mund tė paramendohet. Prej kėsaj del se njeriu pėrbėhet nga dy kundėrthėnie - balta dhe shpirti i Zotit. Kėshtu, rėndėsia dhe madhėshtia e njeriut shtrihen nė ate se ai posedon dy pole (baltėn dhe shpirtin e Zotit). Njeriu ėshtė ai qė do tė zgjedhė nga cila anė do tė shkojė - nga balta apo nga providenca. Derisa ai nuk zgjedh njėrin nga kėto dy pole si fatin e tij, nė shpirtin e tij ēdoherė do tė mbretėrojė luftė.

Pasi qė u krijua njeriu, Zoti ia mėsoi emrat. Ende nuk ėshtė e qartė se ēfarė emrash ishin kėta, por ēdo komentues ka thėnė diēka qė nuk le kurrfarė dyshimi se Zoti po fliste pėr arsimimin dhe mėsimet. Pėr ēdo rast, kur mbaroi krijimi i njeriut, Zoti ia mėsoi tė gjithė emrat. Njeriu u bė posedues i emrave. Nė kėtė pikė engjėjt protestuan: "Jemi tė formuar nga njė zjarr pa tym, e njeriu qe krijuar nga balta. Pėrse ai duhet tė jetė mbi ne?" Kėsaj Zoti iu pėrgjigj kėshtu: "Unė di diēka qė ju s'dini. Pėruluni ju njeriut!" Engjėjt e tė gjitha llojeve iu pėrulėn njeriut. Kjo ėshtė e gjithė ajo pėr tė cilėn flet humanizmi. A e shihni se sa i madh ėshtė njeriu? Pozita e tij ėshtė aq e lartėsuar, sa qė engjėjt, pa dallim nga superioriteti i tyre racor dhe natyror (drita pėrkundėr baltės), filluan ta adhurojnė Ademin. Megjithatė, pasi engjėjt protestuan, Zoti, me qėllim qė t'i kontrollojė ato, u tha qė t'i pėrsėrisin emrat qė ua tregoi, por ato nuk ishin nė gjendje. Engjėjt humbėn nė kėtė test, dhe superioriteti e virtyti i Ademit mbizotėroi plotėsisht. Ky superioritet (mbiēmim) pra, varet nga ajo se kush i di emrat. Njeriu di gjėra qė engjėjt nuk i dinė. Kjo na tregon se bujaria varet nga dituria e nga inteligjenca, e jo nga superioriteti racor.

Njė element tjetėr ėshtė gruaja pėr tė cilėn besohet se ėshtė krijuar nga brinja e Ademit. Ky ėshtė rezultat i pėrkthimit tė gabuar tė fjalės arabe "rib" ("brinjė"), nė gjuhėn persishte. Nė gjuhėn arabe dhe ebreje fjala "brinjė" ka edhe ktiptimin plotėsues "natyrė". Kėshtu, nė vend tė: "Hava qe krijuar prej natyrės sė Ademit."(12) fitoi kuptimin: "Hava qe krijuar nga brinja e Ademit."(13) Njė njeri i madh si Niēe besonte se burri dhe gruaja janė dy krijesa tė ndryshme. Dalėngadalė ata u evoluan dhe filluan t'i ngjajnė njėri-tjetrit. Kėshtu pėr ata mendohet se u pėrkasin dy racave tė ndryshme. Kini parasysh se edhe ata filozofė dhe shkencėtarė qė mendojnė se Ademi dhe Hava i takojnė racės sė njėjtė, ēdoherė e kanė pasur mėri natyrėn femėrore. Megjithatė, pozita e Kur'anit ėshtė se gruaja dhe burri jana te natyres sė njėjtė.(14)

Njė tjetėr pikė e ēuditshme nė kuptimin e njeriut nė Kur`an ėshtė se Zoti i thėrret tė gjitha krijesat - qiejtė, detat, bimėt, malet, kafshėt, etj., - pėr t'i informuar: "Kam njė besim (emanet) pėr t'ju ofruar". Kėtė tė gjithė e refuzuan, pėrveē njeriut. Kjo na tregon se njeriu posedon njė virtyt tjetėr, e ky ėshtė pranimi i emanetit, tė cilin tė gjithė tė tjerėt e refuzuan. Kjo don tė thotė se njeriu ėshtė pėrfaqėsues i Zotit nė tė gjithė kozmosin; e nė tė njėjtėn kohė, edhe i besuari i Tij. Sa i pėrket asaj se ēka ėshtė "besimi" (emaneti), ēdokush ka thėnė nga diēka; Mevlana beson se ky ėshtė vullneti dhe zgjedhja. Edhe unė mendoj kėshtu.

Superioriteti i vetėm qė njeriu e ka mbi tė gjitha gjallesat e tjera tė kozmosit ėshtė vullneti i tij. Ai ėshtė gjallesa e vetme, e cila mund tė veprojė nė mėnyrė tė kundėrt nga natyra e tij, pėrderisa asnjė kafshė, ose bimė nuk ėshtė e aftė tė bėjė njė gjė tė tillė. Ėshtė e pamundur tė gjeshė ndonjė kafshė, qė mund tė agjėrojė e urėt dy ditė. Asnjė bimė deri tani nuk ka bėrė vetvrasje pėr shkak tė ndonjė mėkatit, ose nuk ka bėrė ndonjė shėrbim tė madh. Njeriu ėshtė e vetmja qenie qė u kundėrshton nevojave tė veta fizike, shpirtėrore dhe materiale, duke ia kthyer shpinėn mirėsisė dhe virtyteve. Mė tutje, ai ėshtė i lirė tė sillet nė mėnyrė iracionafe, tė jetė i keq ose i mirė, prej balte ose Hyjnor.(15) Ėshtė me rėndėsi tė kuptohet se posedimi i "vullnetit" ėshtė karakteristika mė e madhe e njeriut dhe se kjo, e ndritė marrėdhėnien ndėrmjet njeriut dhe Zotit.

A nuk ėshtė e vėrtetė se Zoti fryu nga fryrna (shpirti) e Tij nė njeriun dhe e caktoi atė si tė besuarin e Tij? Atėherė, njeriu bėhet mėkėmbės dhe pėrfaqėsues i Zotit nė tokė, dhe shpirti i qė tė dyve e shuan etjen e tyre nga i njėjti burim i virtytit - posedimi i vullnetit. Zoti, e vetmja krijesė nė kozmos, qė posedon njė vullnet absalut e qė mund tė bėjė ēkado qė tė dėshirojė, bile mund tė veprojė edhe kundėr ligjeve tė natyrės, fryu dhe e pėrēoi shpirtin e Tij te njeriu. Kėshtu, njeriu ėshtė i aftė tė punojė si Zoti (natyrisht, jo identikisht si Zoti, por t'i ngjajė Zotit pėr sė afėrmi); ose tė veprojė kundėr ligjeve fiziologjike tė natyrės. Sipas kėsaj, ajo qė mund tė nxirret nga natyra dhe filozofia e krijimit tė njeriut, mund tė shtjellohet nė kėtė mėnyrė:

  1. Jo vetėm qė njerėzit janė tė njėjtė, por janė edhe vėllezėr. Dispariteti (dallimi) ndėrmjet barazisė dhe vėllazėrisė ėshtė mjaft i qartė: barazia ėshtė termin legal, kurse vėllazėria ėshtė njė dokumentim i natyrės identike tė tė gjithė njerėzve, tė cilėt, pavarėsisht nga natyra e tyre, e kanė prejardhjen nga njė burim i vetėm.
  2. Pėr dallim nga tė gjitha filozofitė e tjera, burri dhe gruaja janė po tė njė natyre tė njėjtė; dhe Zoti i ka krijuar po nė tė njėjtėn kohė. Ata i takojnė tė njėjtės racė, ata janė vėllezėr dhe motra.
  3. Superioriteti i njerėzve mbi engjėjt dhe mbi tė gjithė kozmosin ėshtė shkencor(l6), duke i falėnderuar mėsimit tė emrave. Engjėjt edhe pse kanė racė dhe natyrė superiore, i pėrkulen Ademit.

Mbi tė gjithė, njeriu ėshtė i vendosur nė mes baltės dhe providencės; ai ka liri tė zgjedhė nė mes tė kėtyre dy elementeve, sipas "urdhėrit" tė vullnetit tė tij. Posedimi i vullnetit dhe lirisė e krijon pėrgjegjėsinė. Kėshtu, nga pikėpamja e fesė Islame, njeriu ėshtė gjallesa e vetme qė ka pėrgjegjėsi jo vetėm pėr fatin e tij, por edhe ka pėr detyrė ta plotėsojė Qėllimin Hyjnor nė botė. Sipas kėsaj, ai ėshtė njė i besuar nė kozmos. Njeriu ėshtė i vetmi qė i di emrat, kuptimi i tė cilėve besoj se ka domethėnien pėrkatėse shkencore. Emrat janė simbole pėr sende, qė d.m.th., aspekte specifike tė koncepteve tė ndryshme. Domethėnė se "mėsimi i emrave" e paraqet potencialin dhe talentin natyror pėr tė kuptuar dhe analizuar faktet ekzistuese shkencore nė kozmos. Rrjedhimisht, nėpėrmjet tė arsimirnit tė tij vijues nga Zoti, njeriu mund ta kuptojė totalitetin e fakteve, qė ekzistojnė nė kozmos, - e kjo, ėshtė pėrgjegjėsia mė e madhe. Fati i njeriut duhet tė modelohet nga vetė njeriu.(17)

Nė kėtė pikė duhet tė ndalem nė njė tragjedi tė madhe nė historinė. Njeriu nuk njifet si krijesė dydimensionale. Pėr dallim nga religjionet e tjera, nė tė cilat Zoti dhe shejtani janė nė luftė tė vazhdueshme nė natyrė, nė fenė Islame ekziston vetėm njė fuqi nė natyrė - e ajo ėshtė Fuqia Hyjnore. Megjithatė, deri sa njeriu ėshtė fusha e luftės, Zoti dhe shejtani luftojnė ndėrmjet veti. Kėshtu, pėr dallim nga religjionet e mėparshme, dualiteti nė fenė lslame pėrbėhet nga krijimi i dy hyjnive, tė cilat mė tepėr ekzistojnė nė konstituimin e njeriut se sa nė atė tė natyrės. Natyra ka vetėm njė hyjni dhe ėshtė nėn dominimin e vetėm njė Zoti. Ja se pse nė fenė Islame shejtani nuk qėndron pėrballė Zotit, por pėrballė gjysmėhyjnisė sė njeriut. Pasi njeriu ėshtė krijesė dydimensionale e pėrbėrė nga balta dhe Zoti, atij i duhen qė tė dyja. Ideologjia e tij, religjioni, jeta dhe qytetėrimi i tij, duhet tė jenė tė aftė pėr t'i kėnaqur qė tė dyja dimensionet. Tragjedia qėndron aty se historia nuk ka dėshmi pėr kėtė fakt.

Historia tregon se tė gjitha shoqėritė nė tė kaluarėn e kanė zgjedhur ose asketizmin ose pėrbotshmėrinė. Civilizimi kinez fitoi i pari pėrmasa botėrore. Stili i jetės sė aristokracisė i dha pėrparėsinė kėnaqėsisė, bukurisė, dhe pėrdorimit maksimal tė burimeve materiale. Nė njė atmosferė tė tillė u paraqit Lao-Ce me njė religjion asketik, qė e kthente vėmendjen nga ana shpirtėrore e njeriut; e si pasojė e kėsaj, shoqėria filloi tė anojė kah monasticizmi, teozofia dhe sufizmi. Mė vonė, u paraqit Konfuēie dhe Kina pėrsėri u kthye kah pėrbotshmėria. India, qė ishte nėn influencėn Vedike, anonte kah sufizmi dhe asketizmi. Poshtėrimi i trupit, qė ėshtė prezent nė Indi, shtrirja mbi gozhda dhe jeta vetėm nė njė vend pėr njė kohė tė gjatė, - ėshtė njė tendėncė kah gjysma tjetėr dhe e injoron aspektin pėrbotėror.

Nė Evropė, Roma anoi kah kryerja e krimit, gjakderdhjes, dominimit nė botė dhe grumbullimit tė pasurisė sė Azisė dhe Evropės. Mė vonė u paraqit Isa (a.s) dhe e orientoi Romėn kah Parajsa, deri nė atė masė sa qė e udhėhoqi kah Mesjeta. Me fjalė tė tjera, Roma,toka e gjakderdhjes, e fuqisė dhe e militarizmit, u shndėrrua nė njė territor tė monasticizmit dhe izolimit, derisa u lind Renesansa dhe lavjerrėsi u kthye kah pėrbotshmėria. Pėrsėri sot, civilizimi evropian ka fituar aq shumė botėkuptime tė reja (duke e preokupuar njerėzinė me shpėrblime senzuale) sa qė, siē thotė profesori Shandel:"Bota e sotme flijon vetveten vetėm pėr kėnaqėsitė e jetės. Kjo e tregon marrėzinė e filozofisė sė sotme tė njeriut. Kjo e pėrcakton drejtimin e paqėllimtė tė teknologjisė dhe qytetėrimin pa ideale. D.m.th., se njerėzia ka devijuar aq drastikisht sa qė i duhet njė Isus tjetėr".

Sa i pėrket fesė Islame, njeriu ėshtė njė krijesė dydimensionale, qė duhet tė posedojė njė fe dydimensionale, e cila vazhdimisht do tė ushtrojė nė tė njė forcė tė drejtimit tė kundėrt - njė forcė, si nė shoqėrinė ashtu edhe nė shpirtin e tij - me qėllim qė ta mbajė ekuilibrin e tij. Ja ky ėshtė faktikisht subjekti i fesė Islame.

Nė mėnyrė qė tė mund ta kuptojmė njė religjion, duhet ta shohim dhe tė njoftohemi me profetin, librin dhe produktet mė tė mira tė tij. Rrjedhimisht, Zoti i fesė Islame ėshtė dydimensional:l) profil i Jahves, Zotit tė ebrejve; njė Zot i cili ėshtė botėror, serioz, politik dhe njė dėnues i fortė despotik; dhe 2) Zoti i Isusit, i cili ėshtė xhentil, Falės dhe i mėshirshėm. Tė gjitha kėto karakteristika tė tilla pėr Zotin e fesė Islame - Allahun, mund tė nxirren nga Kur'ani.

Sa i pėrket Kur'anit, ai ėshtė njė libėr, qė i ngjanė Tevratit (Dhjatės sė Vjetėr),i cili pėrmban shikime sociale, politike dhe ushtarake; duke i pėrmbledhur kėtu edhe kėshillat pėr tė bėrė luftė, pėr tė zėnė dhe pėr tė liruar robėr. Ai ėshtė po ashtu njė libėr qė e thekson purifikimin e natyrės, faljen e shpirtit dhe ndritjen e etikės sė individit (Dhjata e Re-Inxhili).

Sa i pėrket Pejgamberit Muhammed (SAV) - ai ishte njė njeri me dy profile, tė kombinuara nė njė shpirt. Ishte njė njeri qė vazhdimisht luftonte, politikisht dhe ushtarakisht, me armiqtė dhe me elementet subverzive tė shoqėrisė. Qėllimi i tij ishte tė ndėrtojė njė shoqėri dhe njė civilizim modern, duke udhėhequr njerėzimin drejt destinacianit tė njohur. Por mbi tė gjitha, ai ishte i devotshėm dhe kishte virtyte tė larta.

Mė nė fund, frytet e mėsimit tė Pejgamberit janė Aliu, Ebu Zeri dhe Selmani. Kėta bėjnė pjesė nė rendin e njerėzve tė paktė dydimensionalė tė botės. Kėta ishin njerėz tė politikės dhe tė luftės, qė luftonin pėr njė ekzistencė mė tė mirė. Ata e kaluan jetėn e tyre nėpėr luftėra, ushtrime luftarake, punime shkencore dhe diskutime. Ishin po ashtu tė barabartė edhe me murgjėt dhe teozofėt lindorė. Sot, nė bazė tė informatave qė i kemi pėr meditimet e tij pėr Zotin, Ebu Zeri ėshtė udhėheqėsi mė i mirė pėr njohjen e Kur'anit. Mjafton t'i hidhet njė sy shokėve tė Pejgamberit pėr ta ditur se tė gjithė ishin tė drejtė, luftėtarė tė vetėdijshėm dhe individė tė cilėt dėshironin tė ndėrtonin njė shoqėri nė tė cilėn do tė kishte drejtėsi.



Pėrfundim

Nė fenė Islame, njeriu nuk ėshtė i mposhtur nga Zoti, pasi ai ėshtė i pėrkushtuari, i besuari dhe mėkėmbėsi i Zotit nė tokė. Zoti e mėsoi njeriun, dhe tė gjithė engjėjt u pėrulėn para tij. Kėshtu njė qenie e tillė dydimensionale ka nevojė pėr njė religjion, qė mund ta mbrojė atė nga animi kah asketizmi ose kah pėrbotshmėria, e ta mbajė vazhdimisht nė ekuilibėr.Vetėm njė religjion dydimensional ėshtė nė gjendje tė japė realitetin e pėrgjegjėsisė sė madhe tė njeriut. !




copyright © dielli.net. All rights reserved.
Tekstet e prezentuara domosdoshmërisht nuk përfaqësojnë politikën e redaksisë të dielli.net!