Kultura dhe Ideologjia
Dr. Ali Sheriati
13.05.2007


Pjesa I

Njė qasje pėr kuptimin e Islamit

Parathėnie


Nė kėte ligjeratė, tė mbajtur mė 1968 nė Huseinije Ershad nė Teheran, Dr. Sheriati na njofton me njė qasje pėr tė kuptuarit e Islamit tė vėrtetė.
Me filimin e ēdo pune tė caktuar, neve na nevojitet njė orijentim, njė kahje, njė qasje. Pasiqė tė pranishmit dhe njerėzit e lėvizjes sė tij janė muslimanė, qasja e zgjedhur duhet tė bazohet nė Islam si dhe t’i pėrkasė atij nė ēdo pikėpamje. Sikundėr qė Islami ėshtė shumėdimenzional, ashtu edhe qasja ndaj tij duhet tė shqyrtohet nė ēdo aspekt. Ai kėtė e quan mėnyra e parė e tipollogjisė.
Sa pėr fillim, ne duhet ta studiojmė llojin, prejardhjen, mėnyrėn, konceptin dhe veēorit e Allahut xh.sh., tė cilat Islami i merr nė shqyrtime sipėr.
Shkalla e dytė ėshtė qė ta njohim Kur’anin.
Shkalla e tretė qė tė njohim Islamin ėshtė se duhet ta njohim Muhammedin a.s., tė birin e Abdullahut, si pejgamber i fesė.
Shkalla e katėrtė ėshtė studimi i cilėsive tė paraqitjes sė pejgamberit tė Islamit.
Shkalla e pestė e njohjes sė Islamit ėshtė nėpėrmjet studimit tė individėve, tė cilėt krijuan komponente qė bėnė dallimin dhe shquarjen e gjenive njerėzore.

Ndonėse kaluan dhjetė vjet qė e mbajti kėtė ligjerat, zbatimi i metodės sė tij sa po ka filluar. Shpresojmė se me botimin e kėsaj ligjerate nė gjuhėn shqipe, studiuesit dhe tė gjithė tė interesuarit do ta pranojnė atė, sepse ajo jep dy rezulltate: sė pari, njeriu do mund ta njohe vetveten dhe sė dyti, do mund ti njohė rrėnjėt e kulturės sė bashkėsisė, me qėllim qė nė tė ardhmen tė paraqitet me njė kahje, orientim dhe njė qasje, tė cilėn bashkėsia nga vet natyra dėshiron ta ketė, por nuk mundet pėr shkak tė pyllit tė madh tė barishtave dhe elementeve tė rimbjellura qė e kanė zaptuar atė.




Me emėr tė All-llahut, Tė Gjithmėshirshmit, Mėshirplotit!



Ligjėrata e Mbrėmjes sė parė



Ligjėrata ime ėshtė rreth qasjeve tė ndryshme qė mund ti ketė dikush pėr njohjen e Islamit. Koncepti i rishqyrtimit tė qasjeve tė shumėfishta pėr kuptimin e diēkaje me qėllim qė tė arrijė drejt njė metodologjie tė veēantė, ka rėndėsi tė madhe shkencore e cila ne rastin tonė shpie drejt kuptimit tė Islamit.

Pėrsosja e metodologjisė nė qasjen e problemit ėshtė njė aspekt referues i metodės shkencore. Mėnyra e saktė e pėrcaktimit dhe e zbulimit tė sė vėrtetės se njė rrjedhje ėshtė mė e rėndėsishmese sa tė filozofuarit, shkenca apo talenti.
E dime se Evropa ka stagnuar me mijėra vjet deri nė Kohėn e Mesme. Pas kėsaj periudhe tė stagnimit, ajo bėri njė zhvillim revolucionar nė lėmenjt e shkencės, tė artit dhe tė letėrsisė, qė do tė thotė nė tė gjithė lėmejnt e shoqėris njerėzore. Dhe, pas njė kohe, kjo lėvizje, ky revolicion i mendimeve e bėn themel i qytetėrimit tė sotėm dhe tė kulturės sė botės. Tani duhet tė ndalemi dh t’i shtrojm pyetje vetvetes, vallė si u bė e mundur qė Evropa, e cilla me mijėra vjet stagnonte, pa pritmas pėr dy apo tre shekuj arriti ta ndėrroj kahjen e saj dhe ta zbulojė tė vėrtetėn?
Kjo ėshtė njė pyetje shumė e rėndėsishme dhe sipas tė gjitha gjaseve ėshtė pyetja mė e vėshtirė e tė cilės shkenca duhet ti pėrgjigjet.

Pa dyshim ka shumė faktor tė ndryshėm tė cilėt shkaktuan ngecjen e Evropės nė Kohen e Mesme nga njėra an dhe ka faktorė tė ndryshėm, tė cilt pa pritmas e zgjuan Evropėn e pėrgjumur dhe e udhėhoqėn atė drejt lėvizjes dhe zhvillimit dinamik nga ana tjetėr.

Si pėr kėtė, duhet ta pėrkujtojmė faktin se faktori thelbesor, qė shkakton ngecjen e mendimit dhe tė kulturės evropiane gjatė mijėra vjetėsh tė Kohės sė Mesme, ishte pėrdorimi analog i metodave tė Aristotelit. Kur u ndėrua kjo mėnyrė e shikimit tė gjėrave, atėherė u ndėrrua edhe jeta e njeriut. Kėtu e kemi fjalen pėr kulturėn, tė menduarit dhe zhvilimin shkencor.

Ky ėshtė shkaku, ndėrimin nė qasjen e shohim si faktor kryesor tė kesaj lėvizjeje. Gjithashtu ėshtė e vėrtetė se nga pikėpamja socioilogjike, shkaku i kėtij ndėrimi ėshtė kalimi prej sistemit feudal nė atė borgjez, qė pėrfshin nė vete hapjen e mureve tė ruajtur mirė gjer atėherė midis lindjes tė Islamit dhe Perėndimit tė Krishterė, dhe ata sidomos nėpermjet Kryqėzatave.

Qasja ėshtė edhe mė e ndjeshme kur i pėrket zhvillimit apo dobesimit. Nuk ėshtė mendja e individit ajo, qė e vlerėson problemin apo e shkakton ngecjen, apatinė ose levizjen dhe shpėtimin, por ėshtė e rėndėsishme metodologjia qė ėshtė pėrdorur pėr trajtimin e problemeve. Ne shekujt V dhe IV para erės sonė ekzistonin gjeni tė mėdhenj, qė nuk mund tė krahasohen me ata tė shekujve XIV dhe XVI tė erės son. Nuk ka dyshim nė atė se Aristoteli ishte gjeni mė i madh se Frenis Bekoni, kurse Platoni ishte mė gjenial se Roxher Bekoni. Por, si ėshtė e mundur qė ata persona, tė cilėt janė nė nivel mė tė ulėt tė gjenialitetit sesa njerzit siē ėshtė Aristoteli, i shtrinė themelet e zhvilimit tė shkencės, pėr derisa ata gjeni tė mėdhenj nga ana e tyre shkaktuan shtagnimin mijėvjeqar nė Kohėn e Mesme! Si mundet qė gjeniu tė sagnoj botėn, kurse njė person i rėndomt tė sjellė zhvillimin e shkencės dhe diturisė mes njerėzve?

Arsyeja qėndron atė se kėta tė dytė e gjetėn mėnyrėn e drejt tė tė menduarit dhe tė metodologjisė. Nė kėtė mėnyrė, edhe mendja e rėndomtė mund ta gjeje tė vėrtetėn, mirė po gjeniu i madh, i cili nuk e di mėnyrėn e drejtė tė shtruarjes sė problemit dhe nuk njeh metodėn e sakt tė tė menduarit, nuk mund ta shfrytėzoj gjenialitetin e tij sa duhet.

Nga kjo mund tė shohim se shum gjeni tė asaj kohe i takonin qytetrimit grek tė shekujve V dhe IV para erės sonė. Gjenialiteti i tyre ndikoi nė historin e njerėzimit. Gjithė ata ishin tė grumbulluar nė Athinė, por me gjith atė nuk zbuluan asnjė rrotė tė vetme, ndėrkaq nė Evropėn e sotme njė teknik i rėndomtė, qė nuk ėshtė i njohur me Aristotelin dhe fjalėt tė tij, ka tė regjistruara me qindra patente.

Shembull mė i mirė ėshtė Tomas Edisoni, aftėsitė fillozofike tė tė cilit janė mė tė vogla se ata tė nxėnesve mė tė dobėt tė Aristotelit, por megjithatė ky kontriboi mė shum nė zbulimin e ligjeve tė fshehura tė natyrės si dhe krijimin e industris nėpėr mjet tė regjistrimit tė mijra patanteve tė mėdha apo tė vogla se sa qė bėn studiuesit e Aristotelit gjate 2400 vjetve.

Tė mendosh drejt ėsht sikur tė ecėsh drejt. Njeriu, jo i shpejt dhe jo i ēale, mirė po i cili zgjedh rugėn e drejt dhe tė shtruar me kalldėrm, me herėt do ta arijė cakun se sa kampioni, qė vrapon nėpėr rugė tė asfaltuėra. Pa mar parasysh se sa shpejt vrapon, kampioni nuk do tė arijė cakun e tij, kurse vrapuesi i ēalė, i cili e ka zgjedhur rugėn e drejtė, do ta arijė cakun dhe qėlimin e tij.

Kėtu ėshtė me rėndėsi tė zgjidhet mėnyra e drejtė e llojėve tė ndryshme tė dituris, qoft ajo qasje ndaj dituris, qoft ajo qasje ndaj letėrsis, shoqėris, artit apo psihollogjisė. Kėshtu, detyra e par e gjdo hulumtuesi ėshtė qė tė zgjedh mėnyrėn dhe qasjen mė tė mirė gjat fillimit tė hulėumtimit tė tij ose tė saj.
Duhet ti shohim pėrparsit e pėrvojave qė janė pjesė e pėrvojave, qė janė pjesė e historisė son Islame. Nga ana jonė, ne duhet tė jemi ndjekės tė denjė tė fes madhėshtore dhe ta njohim Islamin ne mėnyrė tė plot dhe saktėsi tė plotė.

Koha jonė nuk ėshtė kohė e adhurimit tė gjėrave, tė cilėt nuk i njohim. Veēanėrisht kjo ėshtė e vėrtetė pėr ata qė janė tė arsimuar. Aq mė e madhe ėshtė edhe pėrgjegjsia e atyre kur ata bollafaqohen me tė shejntėn. Gjetja e njė qasjeje pėr tė kuptuarit e islamit, nuk ėshtė vetėm obligim Islamik, por ėshtė njė kohėsisht edhe qasje shkencore dhe humanitare. Personaliteti i njeriut ėshtė baraspeshuar nė mes tė asaj se ēka di dhe ēka beson. Besimet, si tė vetme nuk jan virtyte. Nuk ka vlerė ajo qė nuk e dijmė qėshtė ajo, sepse virtyt ėshtė ajo qė e besojmė. Ne besojm nė Islamin. Prandaj jemi tė obliguar qė tė njohim mirė atė. Pėr njė njohje tė mirė duhet tė arijm njė qasje tė drejt. Tani shtrohet pyetja se cilėn qasje duhet tė pėrdorim nė mėnyrė qė tė njohim sa mė mirė Islamin.

Me qėlim qė ti njohim sa mė mirė tė vėrtetat e islamit, ne nuk do tė pėrdorim qasjen evropjane siē ėshtė ajo qė mbėshtete nė biollogji, nė psikollogji apo nė sociollogji. Aq mė tepėr, ne duhet qė ta inicojmė qasjen. Sigurisht qė ne duhet ti dijmė metodat shkencore evriopiane por s’duhet kėrkuar nga vetvetja qė ti imitojmė ato.

Sot nė ēdo lėmi, tė gjitha metodat shkencore janė ndėrruar. Ata kanė marr njė pamje tė re. Nga vet nevoja, edhe nga tė vėrtetat mbi fenė duhet tė veprojmė njėsoj.

Ėshtė e qartė se pėr njohjen e Islamit nuk mund tė zgjedhim njė qasje tė veēantė nga tė tjerat, sepse Islami nuk ėshtė njė fe njėdimenzionale.Islami nuk ėshtė fe e barazuar kryesisht nė ndjenjat mistike tė qenieve njerėzore ose i kufizuar nė marrėdhėniet Allahut xh.sh. dhe njeriut. Ky ėshtė vetėm njė dimension i besimit Islamik. Qė ta njohim kėtė dimension tė veēantė, duhet ti kthehemi metodės psikologjike, sepse marrėdhėnia ndėrmjet Allahut xh.sh. dhe njeriut bėn pjesėnė kėtė fushė tė tė menduarit.

Dimensioni tjetėr i besimit tė kėtillė i pėrket jetės sė njeriut nė tokė. Me qėllim t’i njohim tė vėrtetat e kėtij dimensioni, ne duhet tė bėjmė zbatimin e metodave tė sotme sociologjike dhe historike.

Kėshtu pra, nė qoftė se e vėshtrojmė Islamin vetėm nga njėra pikėpamje, atėherė kemi parė vetėm njerin dimension tė njė kristali shumėfaqėsor. Nėse shohim rrjedhjen mė me saktėsi, atėherė do tė kuptojmė se nuk ėshtė e mjaftueshme tė kemi njė dituri tė pėrgjithshme mbi Islamin. Vetė Kur’ani ėshtė njė shembull i dimensioneve tė shumėfishta nga i cili, gjatė historisė rrodhėn shkenca tė ndryshme.

Njėra nga ēėshtjet, qė shumė dijetarė dhe artistė e kanė diskutuar ėshtė ajo se a ėshtė Kur’ani vepėr letrare apo jo. Dimensioni tjetėr i Islamit ėshtė i tij filisofik, do tė thotė ē’ėshtė ajo qė e shtyn dikė qė ta besojė Kur’anin. Filozofėt e sotėm duhet ta kenė parasysh kėtė dimension.

Dimensioni mė i rėndėsishėm i Kur’anit, e qė ėshtė mė sė paku i njohur, ėshtė aspekti i tij human i ndėrlidhur me dimensionet e tij shoqėrore, historike dhe psikologjike. Njėri nga shkaqet qė na shtyri ta pėrmendim kėtė dimension ėshtė ai se sociologjia, psikologjia dhe shkencat natytore janė shkenca tė reja dhe dallohen nga mėsimet e historisė dhe librat mė tė vjetra, qė janė shkruar ndonjėherė.

Nė Kur’an, veēanėrisht nė ajetet mė tė gjata, janė pėrmendur ngjarjet historike, qė kanė tė bėjnė me fatet e popujve dhe marrdhėniet e tyre si dhe me shkaqet e dekadencės sė popujve tė ndryshėm. Historiani duhet t’i studiojė nga kėndvėshtrimi rigoroz shkencor. Sociologu duhet t’i studiojė ato me anė tė metodave sociologjike .Qė tė diskutohet dhe tė kuptohen problemet e shkencės si dhe dukuritė natyrore, nevojitet metoda natyrore.

Me qenė se fusha ime e ngushtė ėshtė historia dhe socioogjia unė i jap vetes tė drejtė qė ēdo gjė qė mė bie ndėrmend ta konsideroj si njė qasje tė mundshme .Do t’i vė nė pah dy metoda, tė cilat rrjedhin nga e njėjta pikėpamje e qė janė mėnyrat sociale dhe historike tė studimit tė shkencave natyrore. Qė tė jem mė i qartė, do tė krahasoj fenė me vetė individin.

Pėr t’u njohur njė personalitet i madh eksistojnė vetėm dy mėnyra. Pėr tė arritur kėtė qėllim, kėto dy metoda duhet tė bashkohen. Sa pėr fillim, njeriu duhet njohur nė mėnyrė shkencore me tė gjitha mendimet e tij, shkrimet, vėrejtjet , fjalimet, artikujt dhe librat. Me fjalė tjeta, ėshtė e nevojshme qė tė njihen mendja, mendimet dhe idetė e personit nė mėnyrė qė tė njihet individi. Mirėpo vetėm hulumtimi nuk ėshtė i mjaftushėm, sepse nė jetėn e dikujt personale ka shumė aspekte, qė nuk janė tė reflektuara nė fjalėt ose shkrimet e tij. Reflektimet e tyre shihen, por nė tė vėrtetė nuk njihen.

Mėnyra e dytė, e cila e plotėson dhe e zgjėron njohjen e individit ėshtė shqyrtimi dhe zbulimi i jetės dhe prapavijės familjare tė tij, vendlindjes sė tij, pėrkatėsisė raciale dhe kombėtare, mėnyrės sė rritjes sė tij, rrethanave nė tė cilat ai u rrit, vendit ku studioi, kė e kishte mėsues, me ē’ngjarje u ballafaqua gjatė jetės sė tij, cilat ishin fitoret dhe disfatat e tij?

Si pėrfindim themi se ka dy mėnyra fundamentale pėr njohjen e njė individi dhe qė tė dyja duhet tė ndiqen. E para ėshtė qė tė studiohen mendimet dhe idetė e tij, ndėrsa tjetra ėshtė qė tė studiohet jeta e tij apo saj, qė nga fillimi.

Edhe feja ėshtė e ngjajshme me individin. Punėt dhe mendimet e saj janė librat e saja qė paraqesin tekstin e shkollės, e cila fton njerėzit t’i bashkangjiten. Biografia dhe pėrshkrimi i fesė krijon historinė e saj.

Kėshtu, pėr njohjen e saktė dhe nė detaje tė Islamit, siē parashtrohet me standartet e sotme, eksistojnė dy mėnyra kryesore. E para ėshtė qė tė studiohet Kur’ani, i cili ėshtė njė pėrmbledhje e mendimeve dhe trashėgimisė sė ideve dhe shkencės sė personalitetit tė quajtur Islam. E dyta ėshtė qė tė studiohet historia e Islamit, e cila pėrshkruan ndėrrimet qė kanė ndodhur qė nga fillimi i misionit tė Pejgamberit e deri mė sot.
Kjo ėshtė metoda, mirėpo pėr fat tė keq qasjet pėr studimin e Islamit sipas nevojave tė sotme janė mjaft tė dobėta, veēanėrisht gjatė vėshtirmit tė Kur’anit dhe historisė sė Islamit. Ato janė vetėm disa shėnime periferike tė metodės shkencore pėr hulumtimin e Islamit. Pėr fat tė mirė, me pėrparimin e sotėm tė shoqėrisė Islame, kujdesi i muslimanėve ndaj diturisė dhe pėrmbajtjes sė Kur’anit si dhe analizės sė historisė Islame ēdo ditė ėshtė nė rritje e sipėr.

Ferhat Abazi nė librin e tij me titull:”Nata e Imperializmit”, thotė:” Zgjimi social i vendeve tė Afrikės Veriore, veēanėrisht Marokos, Algjerisė dheTunizisė fillon me ditėn e shkuarjes sė Shejh Muhammed Abduhut nė Afrikėn Veriore dhe me fillimin e mėsimit dhe interpretimit tė Kur’anit, gjė qė nė qarqet fetare armalisht, mė parė nuk ishte bėrė”.

Shohim se autori i kėtij libri, pėrkundėr faktiti se vetė nuk ėshtė fetar, vėren se zgjimi dhe ndėrtimet nė vendet e Afrikės Veriore fillojnė, atėherė kur muslimanėt dhe dietarėt fetar i lėn mėnjanė mėsimet fetare, ndėrsa studimin kryesor e mbėshtesin nė pajtim me Kuranin duke e hulumtuar tekstin e tij.

Kėshtu pra, paraqiten dy mėnyra pėr mėsimin ekzakt dhe shkencorė tė Kur’anit. E para njohja e Kur’anit si tekst i mendimit Islamik, ndėrsa e dyta ėshtė tė njihet historia e Islamit, e cila pėrmban shkalėt e shumfishta tė rritjes sė saj.

Nė qofte se muslimanėt e sotė iranian i kthejn xhamit e tyre nė qendra tė aktivitetit social dhe mbėshteten nė dy parimet tė Kur’anit dhe historisė sė tij, duke inicuar me anėn e tij programin e edukimit tė masave, atėherė ata do ti kishin vėnė bazat thelbėsore tė mundshme pėr zhvilimin e ndėrimeve mė tė mėdha nė mendimin islamik.

Egziston njė metod e mėparshme pėr njohjen e islamit. Kjo metodė njihet si tipollogji. Shumė sociollog besojn se kjo metodė ėshtė qasja mė e mirė pėr zgjidhjen e problemeve tė sociollogjis, dhe veqanėrisht pėr krahasimin e njėrės shkollė tė mendimt me shkollėn tjetėr.

Me qėlim tė njohjes sė islamit, e zbatova metodėn qė gjithashtu ėshtė pėrdorur gjatė kėrkimeve nė shkencat natyrore nė Evropė. Isha nė gjendje tė pėrvetėsojė njė metod qė do tė mund tė pėrdorej pėr tė gjitha fetė.

Duhet tė njihen pesė aspekte tė shquara tė fesė e pastaj tė krahasohen me aspektet gjegjėse nė fetė tjera.

  1. Zoti apo zotat e ēdo feje qė adhurohet apo adhurohen nga ithtarėt e po asaj feje.
  2. Libri i fesė si themel i ligjit, tė cilin kjo fe e sjell dhe me tė cilin i fton njerėzit tė besojn atė nė praktikė.
  3. Profetin e ēdo feje, i cili deklaron misionin e kėsaj feje.
  4. Formėn dhe shfaqjen e atyre qė janė adresuar nga ky religjion. Ēdo profet nė mėnyr tė ndryshme deklaron misionin profetim tė tij. Njeri ua adreson njerzve, tjetri princėrve dhe fisnikėve, ndėrkaq tjetri shkencėtarėve, filozofėve dhe njerzve tė zgjedhur. Keshtu disa herė profeti paraqitet nė formėn e njė personi, i cili pranon strukturat egzistuese tė fuqisė, kurse profeti tjetėr ngritet nė formėn e konteatuesit kundrejt strukturave tė fuqisė.
  5. Idhtarėt e zgjedhur tė ēdo feje janė shembuj dhe pėrfaqsues tė njerėzve, tė cilėt janė stėrvitur nė atė fe e pastaj ato ia ofrojn shoqėrisė dhe historin. Pėr ti kuptuar punėt mė drejt punėt nė fabrik apo njė pjesė tė tokės qė do tė mbillej, duhet tė studiohen tė mirat qė dalin nga fabrika ose tė lashtat qė i prodhon ajo tokė. Nė rastin e fesė, njerėzit e stėrvitur nga ajo janė tė mirat e asaj qė janė prodhuar nga njė fabrik, nė njė fare mėnyr i prodhon kompenentet, tė cilat i ndėrtojn qeniet njerzore.


Kėshtu pra, qė ta njohe dikush Islamin nė sistemin e kėtill, ai duhet sė pari ta njoh Allahun. Ka shum mėnyra tė ndryshme qė tė arihet te njohja e Allahut, siq ėshtė ajo nėpėrmjet qenieve tė ditura, nėpėr mjet fillozofisė dhe iluminacionit tė shpirtit, nėpėr mjet mistikės ose nėpėrmjet shqyrtimit tė detajeve.

Mirėpo metoda tė cilen ua prezentova unė ėshtė metoda e tipollogjisė. Ajo sė pari studion llojin, origjinėn, mėnyrėn, konceptin dhe veēorit e Allahut, qė Islami i mer parasysh. Pėr shembull, ēėshtė e plotfuqishmja? A ėshtė ajo mėshirėplotė? A shoqėrohet ajo me njerėzimin? A thua vallė aspektet e saj tė mėshirės e tejkalojn plotfuqishmėrin e asaj apo anasjelltas? Nė pėrgjithėsi ē’lloji i takon ai? Qfarė lloj zoti ėsht Ai?

Qė tė ketė njohuri tė drejtė mbi kėtė veēori, njeriu duhet ti referohet Kur’anit, fjalėve tė Pejgamberit a.s. ose idhtarėve tė posaēėm tė ushtruar nga Pejgamberi. Kėto cilėsi janė tė shquara qoft nė Kur’anin, qoft nė fjalėt e Pejgamberit dhe tė idhtarėve tė tij, ku ata e krahasojn Allahun me zotat tjerė, tė pėrfytyruara me fetė tjerė, Ahuramazda, Jahva, Zusi e tė tjerė.

Shkalla e dytė ėshtė tė njihet Kur’ani. Ēfar lloji libri ėshtė ai? Cilat probleme i shqyrton? A flet mė tepėr pėr jetėn e kėsaj bote apo pėr tjetrėn? A u ėshtė adresuar ēėshtjeve
morale dhe individuale apo aspekteve shoqėrore? A i referohet mė teper materiales apo shpirtėrores? A thua mė shumė vend i ka dhėnė natyrės apo individit? Mė nė fund, ēfarė problemesh shqyrton ai dhe ē’formė marrin ato?

Pėr shembull, si dėshmi pėr eksistimin e Allahut ajeti na thotė:”Le ta pastrojmė shpirtin tonė ashtu qė ta njohim Zotin”. Me studime e cilės ēėshtjeje ne do ta fitojmė afėrsinė dhe do t’i njohim veēoritė? Ose, a kėrkohen tė dyja mėnyrat? Gjithashtu ne duhet ta krahasojmė Kur’anin me tekstet e feve tjera siē janė Inxhili, Vedasi, Avesta e kėshtu me rradhė.

Shkalla e tretė pėr njohjen e Islamit ėshtė njohja e Muhammedit a.s. tė birit tė Abdullahut, si Pejgamber i kėsaj feje. Pėr historianin, njohja e Pejgamberit tė Islamit ėshtė e rėndėsishme, sepse nė sytė e tij asnjė person tjetėr nuk ka pasur ndonjėherė aq pėrgjegjėsi, tė cilėn e pati Pejgamberi i Islamit nė ngjarjet nė tė cilat mori pjesė Ai.

Kur flasim mbi personalitetin e Pejgamberit tė Islamit, qėllimi ynė ėshtė shqyrtimi i orientimit tė tij ndaj njerėzimit dhe mardhėnia e tij me Allahun. Me fjalė tjera, duhet ta vėshtrojmė dimensionin e tij human, si dhe misionin profetik tė tij.
Pėr shembull, nė shqyrtimin e dimensionit human duhet ta studiojmė tė folurit, tė ecurit, tė mendurit, tė qeshurit, tė ndenjurit, dhe tė fjeturit e tij. Duhet t’i dijmė marrėdhėniet e tij me tė huajt, armiqtė, miqtė dhe familjen. Gjithashtu duhet marrė parasysh edhe disfatat, fitoret dhe reagimet e tij ndaj problemeve sociale.

Kėshtu pra, njėra mėnyra mė thelbėsore pėr njohjen e sė vėrtetės, shpirtit dhe njėmendėsisė sė Islamit, ėshtė njohja e Pejgambetit tė tij dhe krahasimi i tij me pejgamberėt dhe arkitektėt e feve tjera siē janė Musai, Isai, Zoroastra dhe Buda.

Shkalla e katėrt ėshtė studimi i cilėsive tė shfaqjes sė Pejgamberit tė Islamit. Vallė, si shfaqet ai pa asnjė paralajmėrim? A e pret atė dikush? A e dinte ai se si ishte misioni i tij Profetik? Papritmas tek ai erdhi njė forcė e fuqishme duke ia ndėrruar mėnyrėn e tė folurit ose personalitetin e tij nė mėnyrė tė cilėn ai nė fillim e kishte vėshtirė ta durojė. Ē’lėvizje ishte e pranishme nė kohėn kur u shfaq Ai? Nga ē’anė kishte prirje ai? Me cilėn anė arriti tė ballafaqohet?

Pėrgjigjet nė kėto na ndihmojnė ta njohim pejgamberin e Islamit si dhe cilėsitė e paraqitjes sė tij. Nė qoftė se i krahasojmė cilėsitė e paraqitjes sė Islamit me shfaqjet e pejgamberėve tė tjerė, pozitive ose negative, siē janė Ibrahimi, Musai, Zoroastri, Konfuēie, Buda e tjerė, do tė arrijmė nė pėrfundim tė pabesushėm.

Tė gjithė kėta pejgamberė, me pėrjashtim tė Ibrahimit dhe atyre pas tij, i njohim fuqitė eksistuese tė kohės dhe e pėrmbarojmė misionin e tyre me ndihmėn e atyre fuqive, kurse pejgamberėt prej Ibrahimit e gjer te pejgamberi i Islamit, shfaqen si rebelues ndaj fuqive ekzistuese.

Porsa u paraqit Ibrahimi, ai filloi tė thyejė idhujt njėrin pas tjetrit. Ai e goditi idhullin mė tė madh dhe e shpalli kundėrshtimin e tij ndaj politeizmit.
Gjėra e parė, tė cilėn e bėri Musai, i veshur si bari me shkop nė dorė, ishte hyrja nė oborrin e Fraonit dhe shpallja e kundėrshtimit ndaj tij nė dobi tė bashkimit tė njerėzve.
Isai filloi me pėrleshjen e tij me fuqinė ekzistuse tė klerit hebreit, sepse kleri ishte i lidhur dhe pranonte politikėn kolonizuese tė Romės.
Posa arriti zinxhiri i misioneve profetike te Muhammedi, ai filloi pėrleshjen me aristoktracinė, skllavopronarėt e tokės sė Taifit dhe me tregtarėt Kurejshė. Krahasimet do tė na ndihmojnė ta njohim tė vėrtetėn, frymėn dhe kahjen e kėtyre feve.

Shkalla e pestė e njohjes sė Islamit ėshtė nėpėrmjet studimit tė individėve qė i formuan komponentet, tė cilėt nga qeniet njerėzore krijuan individė tė shquar.

Nė qoftė se veēojmė ta studiojmė Harunin nė traditėn Hebreje, Shėn Pavlin nė traditėn e Krishterė dhe Alinė ose Huseinin nė traditėn Islame,qė janė si shembuj tė feve tė tyre, atėherė do ta njohim secilėn fe.

Njohja e qartė dhe shkencore e kėtyre njerėzve do tė ishte si njohje e njė fabrike nėpėrmjet tė mirave qė ajo i prodhon, sepse feja ėshtė njė fabrikė qė i ndėrton njerėzit.

Si shembull tė veēantė tė besimit Islamik sonte do ta marrim Huseinin, Ē’ėshtė ai qė beson nė Allahun, nė Kur’anin nė pejgamberin e tillė? Jeta e Hyseinit ėshtė e qartė. Parimet e tij janė evidente, ndėrsa ndjeshmėria e tij ndaj problemeve sociale dhe fatit tė njerėzve ėshtė e qartė se nėse e vėrteta, qėllimi dhe besimi i tij janė tė rrezikuara, ateherėtė gjitha marrėdhėniet do tė shkatėrroheshin.

Pėr ta plotėsuar njohurinė mbi jetėn dhe mendimet e Huseinit si dhe cilėsitė e tij, dikush do ta krahasonte atė me ibni Sinain ose Hallaxhin ku me ē’rast tė dy janė muslimanė, njėri nėn ndikimin filozofisė Iraniane, ndėrsa tjetri nėn Sufizimin. Krahasimi i kėtyre tė treve do tė na ndihmojė qė t’i njohim dallimet dhe ngjashmėritė ndėrmjet filozofisė, Sufizimit dhe Islamit.

Ibni Sinau ėshtė njė filozof- shkencėtar dhe gjeni, i cili e ndėroi shumė shkencėn dhe filozofinė Islame. Mirėpo pėr fat tė keq, kjo qenie e madhe njerėzore e mbyti veten nė ēėshtjet letrare dhe filozofike, dhe kur u ballafaqua me shoqėrinė, ai lehtė u shėrbeu fuqive ekzistuese tė strukturės sė saj. Ai nuk iu kundėrvu fatit tė njerėzimit dhe shoqėrisė sė tij. Nė tė vėrtetė, ai nuk e ndjente lidhjen ndėrmjet fatit tė tjerėve dhe tė tij. Puna e tij ėshtė vetėm hulumtimi i problemeve shkencore, ndaj nuk i bėnte pėrshtypje jeta qė zhvillohej rreth tij. Ai nuk bėnte dallim nė mes tė asaj se kush e pėrmban apo kush i ofron pozitė. Pėr tė, ēdo gjė ishte njėsoj. Ai nuk kishte ndonjė pikėpamje tė posaēme.

Hallaxhi e kapte zjarrin dhe digjej. Ai nuk ishte i ndėrgjegjshėm, por vetėm bėrtiste dhe ndizej. Me ēka u dogj ai? Nga dashuria e tij ndaj Allahut, ai e mbante kokėn e tij midis dy duarve dhe bredhte nėpėr rrugėt e Bagdadit duke uluritur. “Mė mori rebelimi. Liromėni nga zjarri qė digjet nė mua. Unė nuk jam asgjė. Unė jam Allahu”. Duke kuptuar me atė,”Unė nuk jam unė dhe ēdo gjė qė ekziston ėshtė Allahu”.

Ai vazhdimisht fundosej nė zjallin e kujtesės sė Allahut, i cili sipas tė gjithave nė atė ēast ėshtė nė tė. Mirėpo, ēka nėse shoqėria Iraniane pėrbėhet nga 25 milionė Hallaxhė? Kjo do tė ishte si njė ēmendinė e tė marrėve kur ata turren duke klithur.” Mė vritni shpejt! Nuk mund tė duroj mė! Asgjė nuk ka nė mua pėrveē Allahut”. Ndezjet e kėtilla janė tė njė lloji tė marrėzisė shpirtėrore.

Nė qoftė se tė tėrė individėt e shoqėrisė shndėrroheshin nė Husein apo Ebu Zerrė, atėherė do tė kishte jetė dhe do tė kishte liri. Do tė kishte dituri dhe mėsim siē do tė kishte fuqi dhe paluhatshmėri, armiqtė do tė shkatėrroheshin dhe do tė mbetej vetėm dashuria ndaj Allahut.




Ligjėrata e Mbrėmjes sė Dytė





Si hyrje pėr ligjeratėn e sontme, mendoj se nuk do tė jetė e parėndėsishme qė para fillimit tė temės kryesore tė ligjeratės sime, t’i pėrmend disa pika kyēe. Kėto pika, tė cilat do t’i pėrmend ndoshta drejtpėrsėdrejti nuk i pėrgjigjen fjalėve tė mia, por, megjithatė janė vitale dhe thelbėsore.

Viteve tė kaluara, intelektualėt konkluduan se tė flitet pėr vuajtjet tona ėshtė gjė e kotė. Nė tė vėrtetė, deri mė tani ne vetėm kemi folur rreth kėsaj. Ėshtė koha pėr tė bėrė diē lidhur me kėtė. Koha pėr tė folur ka kaluar. Ēdonjėri duhet hovshėm tė fillojė ta reformojė familjen e tij.

Sipas mendimit tim, ekziston njė lloj plogėshtie qė ka ngjarė me kėtė rast sepse deri tani ne nuk folėm mbi vuajtjen. Ne nuk kemi bėrė analizė tė saktė shkencore pėr tė. Ne vetėm jemi ankuar. Ėshtė e qartė se rėnkimi i thjeshtė rreth dhembjes ėshtė i kotė. Deri mė tani kurrė nuk kemi folur saktėsisht mbi ngashėrimet tona psikologjike dhe sociale. Mosmarrėveshja mbi vuajtjet mund tė shtohet, por unė doemos duhet tė them i hidhėruar se ne atė aspak nuk e njohim.

Ata, qė e kanė vėnė pėrvojėn nė praktikė, qė e kanė pėrjetuar dhembjen, qė i kanė parė vėshtirėsitė, ndarjet dhe qė i kanė pėsuar fatkeqėsitė, janė njerėz qė e kanė pėrjetuar gjendjen e vėrtetė. Ata e dinė dhe i ndjejnė se ajo, tė cilėn ne e flasim rreth dhembjes ėshtė minimale. Ata e dinė se sa mundėsi tė vogla kemi ne pėr ta njohur dhembjen, kalbėsinė apo devijimet. Jo vetėm qė ne nuk kemi folur mjaft sa duhet rreth ideologjive, shkollės sonė tė mendimit dhe fesė sonė, por ne nė tė vėrtetė nuk kemi aspak rreth tėrė kėsaj ēėshtje.

Si mund tė themi se i njohim vuajtjet tona dhe se pėr to kemi folur mjaft, ndaj ėshtė koha pėr tė vepruar? Ne jemi shoqėri fetare. Feja jonė duhet tė jetė baza e shkencės sonė, por ne akoma nuk e njohim as fenė tonė sa duhet.

Kur mė pyesin nxėnėsit e mi mua si mėsues pėr disa libra rreth disa ēėshtjeve, unė turpėrohem kur duhet t’u pėrgjigjem.

Populli ynė, katėr shekuj me rradhė kishte nderin ta ndjekė Shkollėn Islame Xhaferi dhe Alinė Irani e pranoi Islamin nė shekullin e parė tė hixhrit. Ai e zėvendėsoi fenė e tij tė mėparshme me Islamin. Ai u bė ithtar i shkollės sė Aliut dhe shokėve tė tij dhe mėnyrės sė tij tė qeverimit, qoftė zyrtarisht si tani, qoftė si respekt ndaj ndjenjave dhe besimit tė mėparshėm. Mirėpo, sot kur nxėnėsi do njė libėr me qėllim qė tė mund ta studiojė Alinė ose qė t’i njohė ithtarėt e parė tė Aliut, tė cilėt nė shekullin e parė i vunė themelet e historisė sė Islamit Shi’it dhe i mbetėn besnikė atyre kohėrave, unė jam i detyruar t’i them se libra tė tilla nuk ka.

E dimė qė disa ekzisojnė, por ata i dimė vetėm nga emri. Ėshtė e turpshme qė pėr njė popull feja e tė cilit ėshtė feja e Aliut, tė mos ketė asnjė libėr tė shkruar pėr apo pėr shokėt e tij. Ėshtė turp qė Zhorzh Xhordaku, i krishterė, pas 14 shekujsh na njofton me Alinė, dhe se Xhevdet es Sahari, vėlla sunnit, na njofton me Ebu Zerrin.

Selam Farisiu ishte iraniani i parė, qė e pranoi Islamin. Ai zė vendin e nderit nė mes racės Ariane dhe tė Iranasave. Ai aq shumė iu afrua pejgamberit sa qė u bė pjesė e familjes sė tij. Pėr njerinė, i cili zė ashtu vend nderi si nė kuptim kombėtar ashtu edhe nė atė fetar, nuk ka tė shkruara bile as katėr faqe libri nė persishte. Pėrkundrazi, pėr tė ka shkruar njė francez.

Nuk e di si mund tė theksojmė se koha e tė folurit dhe e diturisė ka mbaruar dhe se ėshtė koha pėr tė vepruar. Nuk dua tė them se nuk ėshtė koha pėr tė vepruar, sepse tė gjitha kėto gjėra duhet tė shkojnė sė bashku. Pejgamberi i Islamit kurrė nuk e ndau jetėn e tij nė dy pjesė, me ē’rast njėra pjesė do t’i kushtohej veprimit, ndėrsa pjesa tjetėr tė folurit. Nuk ėshtė e saktė tė themi se kemi folur tepėr dhe se nuk do tė duhej tė flasim mė. Ne vetėm jemi ankuar. Kjo dhe rėnkimi do tė duhej tė lihen mėnjanė dhe ne pėr vuajtjen do tė duhej tė flasim nė mėnyrė shkencore. Shkolla nė tė cilėn besojmė do tė duhej tė jetė baza e punės sonė, e aktivitetit dhe e mendimeve tona. Do tė duhej tė dimė se ēfarė njeriu ishte Aliu. Duhet tė dimė mbi Pejgamberin, Aliun, Ebu Zerrin, Selmanin dhe shokėt e tyre tė tjerė.

Pėr fat tė keq, si nga pikėpamja fetare e po ashtu edhe nga ajo e njerėzimit, rreth tyre nuk ekziston asnjė libėr me vlerė qė po tė mund tė lexohej. Ata erdhėn nė persishten nepėrmjet pėrkthimit. Tani ne jemi ata, qė duhet tė shkruajmė.

Njeriu qė e ndjek Kur’an-in sot quhet person i shquar e jo dijetar. Dijetarėt janė njė shkallė mė pas. Tė shquar janė ata, qė e njohin Kur’an-in, historinė e Islamit dhe qė e njohin Pejgamberin dhe Shokėt e tij. Ata e sqarojnė dhe e shpjegojnė Kur’an-in, si dhe e zbatojnė atė. Kėta njerėz janė ata tė shquarit qė nėnkupton dijetarė tė dorės sė dytė tė Islamit. Nė qoftė se kėshtu i shohim gjėrat, atėherė edhe vetė Pejgamberi Muhammed, Aliu dhe Ebu Zerri bėjnė pjesė nė mesin e njerėzve tė shquar tė Islamit, e jo tė dijetarėve tė Islamit.

Kėshtu, unė besoj se detyra mė e ngutshme para nesh ėshtė qė tė flasim se ē’na gjymton, tė flasim hapėt pėr kėtė gjė, ta studiojmė shkencėrisht dhe ta njohim atė. Tė gjitha vuajtjet e atyre, qė u pėrpoqėn ta reformojnė shoqėrinė e tyre nė vendet Islamike, dėshmojnė se ishin tė kota ose me efekt tė vogėl. Shkaku ėshtė se veprimit tė tyre ata nuk dinin se ē’duhej bėrė. Ėshtė e sigurt se pėr deri sa nuk dimė se ē’duam, ne nuk do tė dijmė se ē’duhet tė bėjmė. Prandaj, detyra jonė e parė ėshtė qė ta njohim fenė dhe shkollėn tė mendimit, mirėpo fatkeqėsisht, pas disa shekujsh lidhjeje me kėtė fe, ne posa kemi filluar atė ta njohim.

Siē thash nė ligjeratėn e mbrėmshme, ekzistojnė dy rrugė tė ndryshme tė njohjes sė Islamit. Njėra nga ato ėshtė njohja e Allahut dhe krahasimi i asaj njohurie me konceptin e pėrmbajtur nė respektimin e perėndive tjera, ose ta pėrvetėsojmė njohjen e Kur’anit dhe ta krahasojmė atė me librat tjerė. Ne mund ta studiojmė personalitetin e Pejgamberit tė Islamit dhe ta krahasojmė atė me personalitetet tjerė, tė cilėt kanė ekzistuar si reformatorė gjatė historisė sė njerėzimit. Ose mund t’i njohim individėt e ndryshėm tė shquar tė atij besimi dhe t’i krahasojmė me ata tė ngjashmit tė besimeve tjera.

Ėshtė detyrė e intelektualėve tė sotėm qė ta njohim Islamin si shkollė, e cila ringjall humanitetin, si atė individual, ashtu edhe atė shoqėror. Misioni i Islamit ėshtė qė t’i japė kahje ardhmėrisė sė njerėzimit. Intelektualėt doemos duhet ta shohin kėtė si njė detyrė tė pazėvendėsushme. Ata duhet ta shohin mirė kėtė fe dhe personalitetin e saj pa marrė parasysh kėndvėshtrimet e lėmenjve tė veēanta me tė cilėt kanė tė bėjnė ata. Pasiqė Islami ka dimenzione dhe manifestime tė ndryshme, atėherė secili mund tė gjejė fusha tė reja tė hollėsishme, tė cilat i pėrgjigjen subjektit tė posaēėm tė tij apo tė saj.

Pasiqė studimi im ishte sociologjia e fesė, unė u pėrpoqa ta pėrpilojė njė farė lloj sociologjie tė fesė mbi baza tė Islamit duke pėrdorur termat e pėrvetėsuara nga vetė pėrmbajtja e Kur’anit. Gjatė studimit tim u ballafaqova me probleme tė reja, tė cilat kurrė nuk i kam paramenduar. Pėr shembull, si rezultat tė studimit tė Islamit dhe tė Kur’an-it, unė zbulova vėrejtjet shkencore tė historisė dhe tė sociologjisė, tė cilat u pasqyrohen dokeve tė Pejgamberit. Kjo ėshtė njė kundėrthėnje, qė ndodh kur pėrpiqemi ta interpretojmė dhe ta analizojmė Kur’an-in si njė fillozofi, ose kur e pėrdorim shkencėn e sotme pėr studimin e veprimtarisė sė Pejgamberit apo tė sistemit politik, social dhe psikologjik, tė cilin ai ia prezentoj shoqėrisė. Jo. Problemi ėshtė diēka tjetėr. Unė nė tė vėrtetė shumė probleme tė reja tė sociologjisė apo tė historisė i kuptova nga Kur’an-i. Kur’an-i dhe Islami ma dhanė idenė, mirėpo unė gjeta tema tė reja, qė i pėrgigjen sociologjisė, historisė apo shkencave natyrore. Pasiqė u pėrqėndrova kah ato, unė e vazhdova hulumtimin dhe isha i sigurt se kam kryer diēka me rėndėsi.

Me ndihmėn e Kur’an-it, nė shkencat e sotme gjeta disa probleme tė rėndėsishme, me ē’rast ato shkenca as qė i kanė marrė parasysh. Njėra ėshtė ēėshtja e migrimit. Nė ligjeratėn time me titull” Muhammedi kurrora e Pejgamberve”, ēėshtja ishte konsideruar vetėm e vetėm nga pikėpamja historike si migrim i njė fisi nga njėri vend nė tjetrin. Unė kam zbuluar se kur e shikojmė Kur’an-in lexojmė rreth migrimit dhe emigrantėve, (njerėzit, qė e shoqėruan Pejgamberin nga Meka nė Medinė), jetėn e pejgamberit dhe nė pėrgjithėsi migrimin nė fillim tė paraqitjes sė Islamit, atėherė migrimi ėshė njė gjė plotėsisht e kundėrt nga ajo qė kanė menduar muslimanėt. Ajo nuk ishte vetėm njė ngjarje apo ndodhi historike. Muslimanėt konsiderojnė se migrimi pėrbėhet prej njė grupi njerėzish, qė shkuan nga Meka, e pastaj u urdhėruan nga pejgamberi qė tė shkojnė nė Etiopi dhe Medine. Nė terminologjinė historike, migrimi konsiderohet si shpėrngulje e fiseve primitive nga njėri vend nė tjetrin, pėr shkaqe gjeografike apo politike. Islami konsiderohet si njė ngjarje, qė zuri vend dhe qė i pėrket jetės sė muslimsnėve dhe pejgamberit tė Islamit.

Migrimi ėshtė njė parim i thellė psikologjik dhe social. Duke iu referuar historisė, zbulova se migrimi ėshtė njė parim madhėshtor dhe jashtėzakonisht i rėndėsishėm. Ai nuk ėshtė thjeshtė ajo qė pėr tė e thotė historia. Bile, gjatė historisė edhe filozofėt nuk i kanė kushtuar kujdes ēėshtjes sė migrimit. Dua tė them se migrimi ka qenė njė faktor me ndikim nė tėrė historinė.

Qė tė njėzet e shtatė qytetėrimet, tė cilat historikisht i njohim, janė pasoja tė migrimit. Nė kėtė rregull nuk ka asnjė pėrjashtim. Nė bazė tė arkivave shohim se fiset primitive kanė mund tė qytetėrohen dhe tė kijojnė kulturė mė tė lartė vetėm me ndėrrimin e vendit tė tyre, me ē’rast migrimi ėshtė mishėruar nė to.

Unė e kam kuptuar kėtė ēėshtje. Prandaj nuk i jam referuar historisė apo sociologjisė. Ky kuptim i imi erdhi nga Islami, nga vetė thelbi i migrimit siē ėshtė shprehur nė Kur’an si njė sistem i vazhdueshėm.

Tė gjitha qytetėrimet e botės, nga mė i riu, qė ėshtė Amerika, e deri te mė i vjetri, ai i Sumerėve, janė mėkėmbuar nėpėrmjet migrimeve tė vazhdueshme. Kjo nėnkupton se fiset primitive kanė mbetur tė tilla pėrderisa kanė qėndruar nė tokat e tyre. Posa migrimi zuri vend dhe ata u vėndosėn nė vende tė reja, ngjau ajo qė do tė mund tė quhej qytetėrim e qė janė pasoja e migrimeve tė fiseve primitive.

Ka shumė ēėshtje, tė cilat i kuptova nėpėrmjet Kur’an-it. Sasia e madhe e tė dhėnave qė pėrmbaheshin nė tė, mė ka ndihmuar qė mė mirė t’i kuptoj problemet historike dhe sociologjike si dhe t’i shoh ato nė njė dritė tė re. Pandaj pėrvetėsova kėtė metodė, e cila mbėshtetet nė pėrdorimin e termave tė posaēme tė Kur’an-it. Nė kėtė mėnyrė, njeriu mund tė zbulojė shumė qasje, tė cilat mund tė zbatohen nė shkencat mė tė reja, nė shkencat natyrore.

Problemi mė i madh i historisė dhe i sociologjisė sė Islamit ėshtė gjetja e shkakut kryesor, qė shkakton ndėrrimin dhe transformimin e shoqėrisė apo rėnien dhe dekadencėne saj? Cili ėshtė faktori qė shkakton ndryshimin pozitiv tė shoqėrisė qė pėr njė apo pėr dy shekuj tė ndėrrojė formėn materiale dhe shpirtėrore si dhe pėrmbajtjen e saj, dhe gjithashtu tė shkaktojė ndėrrimin e tė gjitha marrėdhėnieve individuale dhe shoqėrore?

Ky ėshtė njė problem qė zgjatė me shekuj. Tė them tė drejtėn, gjatė 110 vjetve tė kaluara ka qenė i shqyrtuar nė studimet sociologjike dhe historike. Pyetja qė herė ėshtė prezente ėshtė” Cili ėshtė motori i historisė dhe faktori themelor pėr ndėrimin dhe transformimin e shoqėrive njerėzore?”

Kėtu shkenca e sociologjisė bie poshtė, kur ēdo shkollė e thekson vetėm njėrin aspekt tė problemit. Disa shkolla pėrnjėmend nuk i besojnė historisė, por e konsiderojnė si njė pėrmbledhje tė rrėfimeve tė shkruara. Ata e konsiderojnė atė si tė pavlerė. Kėto grupe nuk pranojnė asnjė ligj apo fakt si standard tė sociologjisė.

Nė botė ekzison njė lloj anarkie shkencore, e cila ende ėshtė pesimiste nė vėshtrimin ndaj filozofisė sė sociologjisė dhe shkencave humane. Ngjarjet e rastit ajo i shikon si faktor kryesor dhe thotė se ndėrrimet, transformimet dhe revolucionet qė janė nė popull krijohen nga ngjarjet e rastėsishme.

Grupit tė dytė i pėrkasin materialistėt, tė cilėt besojnė nė pamjen totalitare tė historisė. Ata besojnė se historia dhe shoqėria, qė nga fillimi e deri mė tani, ėshtė si njė pemė. Kjo pemė, pa vullnetin e saj, ishte njė farė qė ēahej, rritej mbi tokėn duke lėshuar nė fillim rrėnjėt, e pastaj i zhvillonte gjethet dhe trungun e saj. Ajo ka filluar tė rritet dhe ėshtė zhvilluar nė njė dru tė madh. Ėshtė e detyruar qė me fillimin e pranverės tė lulzojė dhe tė japė frute. Ėshtė e detyruar qė tė zhvillohet dhe tė kalbet. Ky grup gjithashtu mendon se pėr gjatė historisė, shoqėritė njerėzore kanė mbijetuar pėr shkak tė efektit tė ligjeve tė pėrcaktuara, tė cilat ekzistojnė nė shoqėri, ngjashėm me ligjet janė nė natyrė. Prandaj besimet e individėve nė asnjė mėnyrė nuk gėrshetohen me fatin e shoqėrive tė tyre. Shoqėria ėshtė njė dukuri natyrore, qė rritet nga efektet e ligjeve tė natyrės.

Grupi i tretė beson se personalitetet siē janė fashistėt dhe nacistėt i kanė dhėnė kahje historisė. Nė kėtė grup bėjnė pjesė dijetarėt tė mėdhej, siē janė Karlajli, i cili shkroi mbi jetėn e pejgamberit tė Isalmit, Emersoni e tė tjerė. Ata besojnė se ligjet janė vetėm vegla nė duart e njerėzimit dhe se ato nuk kanė ndikim mbi shoqėrinė. Sipas mendimit tė tyre, njeriu i rėndomtė apo ai nėn atė nivel nuk merr pjesė nė ndėrrimin e shoqėrisė. Ata thjeshtė konsiderohen si vegla. Faktori i vetėm, i cili i reformon shoqėritė, i zhvillon ato apo shkakton dekadencėn e tyre, janė personalitetet e mėdhenj. Emersioni thotė:”M’i jepni dhjetė personalitete tė mėdhenj dhe unė do t’ua tregoj historinė e njerėzimit pa lexuar asnjė libėr. Mė njoftoni me pejgamberin e Islamit qė tė mund t’ua rrėfej historinė e Islamit. Mė njoftoni me Napoleonin dhe unė do t’ua them historinė e Evropės bashkėkohore”.

Nga kjo pikėpamje, fati i shoqėrisė dhe i njerėzimit ėshtė nė duart e personaliteteve tė mėdhenj, tė cilėt janė udhėheqėsit e shoqėrisė sonė. Prandaj, ngritja apo rėnia e shoqėrive nuk varet nga populli e as nga efekti i ligjeve tė pėrcaktuara nga mesi dhe shoqėria, e as qė ėshtė pasojė e ngjarjeve tė rastėsishme. Por ēdo gjė ėshtė nė duart e personaliteteve tė mėdhenj, tė cilėt kohė pas kohe paraqiten nė shoqėri dhe ndėrrojnė fatin e saj e disa herė e ndėrrojnė edhe fatin e njerėzimit.

Nė pėrshkrimin e jetės sė Pejgamberit tė Islamit, Karlajli shkruan “Pejgamberi i Islamir u braktis nė ftesėn e parė tė tij drejuar farefisit tė tij. Hazreti Aliu, i cili ishte dhjetėvjeēar u ngrit nė kėmbė dhe iu pėrgjegj pozitivisht ftesės dhe u pėrbetua pėr besnikėri”. Pastaj Karlajli i pėrmbledh bazat e mėnyrės sė tij tė mendimit, “Kjo dorė e vogėl, e cila ishte vėnė pėrmbi dorėn e madhe, e ndėrroi kahjen e historisė”.

Nuk ka shkollė tė mendimit, tė re apo tė vjetėr, demokrate apo tė ndryshme e cila beson se masat e popullit janė faktori kryesor i transformimit dhe i ndėrrimit tė shoqėrisė sonė. Shkollat e demokracisė besojnė se forma mė e mirė e qevėrisjes ėshtė qeveria nė tė cilėn merr pjesė populli. Mirėpo qė nga fillimi i demokracisė nė Athinė e deri mė sot asnjė shkollė nuk ka besuar se njerėzit janė faktori kryesor, qė sjellin ndėrrime dhe transformime nė shoqėri. Kjo nėnkupton se shumica demokrative e sociologėve besojnė se mėnyra mė e mirė pėr tė udhėhequr dhe formuar organizatė administrative ėshtė ajo nė tė cilin marrin pjesė njerėzit, votojnė dhe e zgjedhin qeverinė. Megjithatė, ata nuk i shohin kėta njerėz si faktorė themelor nė ndėrrimin e shoqėrisė. Por mė me dėshirė ata i marrin pikėpamjet e pėrcaktuara apo personalitetet e mėdhenj si faktorė thelbėsorė, ose besojnė nė ngjarje tė rastėsishme apo nė gjasėn e vullnetit hyjnor si faktorė kryesorė tė ndėrrimit.

Ata, qė e ndjekin teorinė e kultit tė personalitetit janė tė ndarė nė dy grupe. Njėri grup beson se shoqėrinė e ndėrrojnė personalitetet e mėdhenj, siē janė Buda, Musa-i a.s., apo Isa-i a.s. Kėta janė inividualistėt. Grupi tjetėr beson se nė fillim paraqitet personaliteti qė pastaj ndiqet nga njerėzit e veēantė. Gjenitė dhe njerėzit e shquar tė fisit qė e rrethojnė dhe kėshtu e formojnė grupin. Ky grup quhet “elitė” dhe do ta udhėheqė shoqėrinė drejt qėllimeve tė tyre. Ata njihen si “adhuruesit e elitės”.

Mirėpo, si Islami ashtu edhe Kur’an-i kanė pikėpamje tjetėr. Si njė rregull, nė Islam, personaliteti madhėshtor ėshtė pejgamberi. Nė qoftė se Islami do tė besonte nė rolin e personaliteteve tė mėdhenj si faktorė themelorė tė transformimit dhe ndėrrimit nė shoqėri dhe nė histori, atėherė tė gjithė pejgamberėt, e veēanėrisht pejgamberi i Islamit, do tė vėshtroheshin si faktorė themelorė tė ndėrrimit dhe tė transformimit.

Mirėpo, nuk ėshtė kėshtu. Ėshtė diēka mė e madhe se cilėsitė dhe misioni i Pejgamberit tė Islamit, tė cilat janė pėrshkruar qartė nė Kur’an dhe kanė tė bėjnė me sjelljen e shpalljes. Ai ėshtė pėrgjegjės pėr kuptimin e shpalljes. Ai ėshtė zėdhėnėsi i lajmeve tė rrugės qė dėshiron vetė si dhe kur ata nuk i dėgjojnė fjalėt e tij. Me shumė fjalė, Allahu ia pėrsėrit atij, “Misioni yt ėshtė qė vetėm ta kumtosh shpalljen. Nuk duhet tė frikėsohesh. Kumtoja lajmet njerėzve dhe ua trego rrugėn. Ti nė asnjė mėnyrė nuk je pėrgjegjės pėr pėrparimin e tyre”.

Nė Kur’an, pejgamberi nuk ėshtė treguar si faktor kryesor nė transformimin dhe ndėrrimin e historisė, por ėshtė treguar si njė lajmėtar qė do tė nxjerrė nė dritė shkollėn e tė menduarit dhe rrugėn e sė Vėrtetės njerėzve. Misioni i tij kėtu mbaron. Nga njerėzit varet se a do ta zgjedhin atė shkollė tė mendimit apo jo, a do tė udhėheqin apo jo.

Nė kėtė fe nuk ka vend pėr njė teori tė rastit sepse tė gjitha punėt janė nė duart tė Allahut. Prandaj ngjarja e rastėsishme si ngjarje pa asnjė shkak ose ndonjė qėllim tė fundit nuk mundet tė paramendohet as nė natyrė e as nė shoqėrinė njerėzore. Bile edhe pejgamberėt e tjerė ose personalitetet e mėdhenj, qė janė rikujtuar nė Kur’an janė cekur ashtu me ndjenjė pesimizmi. Nė qoftė se ai flet pėr ata si tė drejtė dhe tė pastėr ai kurrė nuk i llogarit ata si faktorė vendimtarė nė transformimin dhe nė ndėrrimin e shoqėrive tė tyre.

Nė pėrgjithėsi, njerėzit nė ēdo fe apo shkollė tė mendimit janė faktorė themelorė dhe efektive tė asaj shoqėrie nė atė shkollė tė mendimit. Sipas kėsaj ( el Nas) janė cekur si tė tillė. Pejgamberi nė misionin i ėshtė dėrguar njerėzve. Ai u flet njerėzve. Ai pyet dhe hetohet nga vet njerėzit. Ai ėshtė njė faktor kalimtar pėr shestimin e njerėzve. Njerėzit jan pėrgjegjės pėr shoqėrin dhe historin.

Fjala njerėz ėshtė fjalė e ēmueshm. Fjala e vetme, qė ėshtė e afėrt me tė ėshtė mase (tudeh). Nė sociollogji, masa nėnkuptohen njerėzit, pa marė parasysh formen klasore apo grupin e shoqėrisė sė veēantė.

Fjalėt qenie njerėzore (insan) dhe njerėzim (besher) gjithashtu u pėrkasin njerėzve, por qenie njerėzore do tė thotė njė cilėsi morale, ndėrsa fjala njerėzim u pėrgjigjet njerėzve kur merren parasysh edhe kafshėt si pronė e tyre. Sinonimi masė thjesht i nėnkupton njerėzit pa ndonjė klasifikim tė mėtejmė.

Kėtu kuptojmė njė ēėshtje tė re, e ajo ėshtė se Islami ėshtė shkolla e parė shoqėrore e tė menduarit, e cila njerėzit i konsideron si faktor themelor dhe fundamental tė shoqėrisė dhe historisė dhe pėrgjegjės pėr ndarjen nė histori dhe shoqėri. Nuk ėshtė zgjidhje ajo qė Niēeja fliste rreth kėsaj, e as fisnikėt e aristokratėt pėr tėcilėt fliste Platoni. Nuk janė zgjidhje personalitetet e mėdha si Karlajli dhe Emersoni, as njerėzit me gjak tė pastėr tė Aleksis Karelit e as kleri dhe intelektualėt, por sajimi i njerėzve. Ėshtė me rėndėsi qė ta studiojmė kėtė dhe ta krahasojmė me shkollat tjera tė mendimit. Kujt i flasin shkollat e ndryshme tė mendimit? Disa shkolla u flasin tė diturve dhe intelektualėve, tjera tė shquarve apo njė grupi tė zgjedhur. Tjera i flet grupi apo racės superiore, kurse tjetra i flet mbinjeriut. Ne akoma gjejmė tė atillė qė i kushtojnė kujdes klasave tė veēanta tė shoqėrisė siē janė proleteriati apo borgjezia.

Mirėpo, nė Islam nuk ekziston asnjėra nga kėto grupe tė privilegjura. Faktori themelor i ndėrrimit tė shoqėrisė janė pa marrė parasysh formėn e veēantė tė tyre, fytyrėn, dallimin klasor apo ndonjė ndarje tjetėr.

Faktor tjetėr me rėndėsi, qė kuptohet nga Kur’ani ėshtė e vėrteta se ai u ėshtė adresuar njerėzve, ndaj ata janė pėrgjegjės pėr qėllimet themelore sepse njėkohesisht ata janė forca kryesore qė nėpėrmjet fatit, rastit dhe traditės e krijojnė shoqėrinė.

Prandaj, mund tė themi se personaliteti, tradita, rasti dhe masa janė katėr forcat themelore, tė cilat shkaktojnė transformimin dhe ndėrrimin nė shoqėri.

Tradita nėnkuptohet nga Islami dhe Kur’ani. Shoqėria ka njė origjinė tė patjetėrsushme. Siē e vė nė spikamė edhe Kur’ani, shoqėria ka njė rrugė, njė politikė, ajo ėshtė njė natyrė e posaēme. Me tė vėrtetė tė gjitha shoqėritė kanė thjesht pamje tė pėrcaktuara tė ligjeve tė pandryshueshme. Shoqėria ėshtė si njė krijesė e gjallė, e cila si ēdo gjė e gjallė i ndjek ligjet e pėrcaktuara dhe tė pandryshueshme shkencore. Pėr kėtė shkak tė gjitha transformimet dhe ndėrrimet e shoqėrisė janė sendėrtuar mbi bazėn e traditave tė caktuara.

Nė kėtė pikė duket sikur Islami i qaset interpretimit deterministik tė historisė dhe sociologjisė, mirėpo Islami kėtu nuk ndalet. Ai thekson se si shoqėria njerėzore, poashtu edhe individi janė pėrgjegjės pėr fatin e tyre.

“Ai ishte njė popull qė kaloi, atij i takoj ajo qė fitoi, e juve u takon ajo qė fituat,...”(2:134) dhe _”...Allahu nuk e prish gjendjen e njė populli (nuk ua largon tė mirat) pėrderisa ata ta ndryshojnė veten e tyre..._”(13:11)

Si shoqėria ashtu edhe individi kanė pėrgjegjėsi pėr frutet e pemėve tė kopshtit dhe rritjen e bimėve. Ai ėshtė pėrgjegjės qė tė fitojnė frute sa mė tė mira nga bimėt dhe pemėt. Prandaj ai ėshtė pėrgjegjės pėr njė rritje tė caktuar tė prodhimit. Nga ana tjetėr e dijmė se nė natyrė ekzistojnė ligje tė caktuara qė e formojnė bazėn pėr ndėrrimin dhe transformimin e bimėve dhe tė pemėve. Kėto janė ligje tė pėrcaktuara dhe tė pandryshueshme.

Prandaj qeniet njerėzore, nė pajtim me shkencėn e veēantė tė tyre pėr lėmenjt punues, mund t’i zbatojnė ligjet e pandryshueshme edhe nė bimėt. Bujku as qė mund t’i mėkėmbė ndonjė ligj tė ri nė natyrė e as nuk mund t’i shkatėrrojė ligjet tjera ekzistuese. Ligjet qė ekzistojnė nė natyrė i janė ngarkuar bujkut me ngulm dhe ai nuk mund t’i ndėrrojė ato. Nė tė njejtėn kohė ai ka fuqi qė me ndihmėn e shpikjeve shkencore t’i ndėrrojė ligjet e botanikės dhe shprehitė e caktuara me qėllim tė pėrdorimit tė tyre. Me anėn e ligjeve ekzistuese ai mund ta bėjė frytin e rėndomtė mė superior.

Pėrgjegjėsia e qenies njerėzore nė shoqėri ėshtė e kėtillė. Prandaj shoqėria ėshtė si njė kopsht i mėkėmbur nga ligjet e Allahut. Nėpėrmjet tyre, ajo rritet dhe zhvillohet. Mirėpo qenia njerėzore ka edhe pėrgjegjėsi. Ai ose ajo nuk mund ta pranojė pikėpamjen fataliste ose pikėpamjen e determinizmit historik dhe duke bėrė njė gjė tė tillė, ta lirojė veten nga pėrgjegjėsia. Qenia njerėzore nuk mund tė lė mėnjanė pėrgjegjėsinė e tij apo tė saj kur ballafaqohet me fatin e shoqėrisė. Kur’ani, duke pranuar faktin se shoqėria ėshtė e ndėrtuar mbi ligjet e pandryshueshme, nė asnjė mėnyrė nuk e mohon pėrgjegjėsinė e njerėzimit dhe qenieve njerėzore. Nė kėtėt shkollė tė mendimit ata janė pėrgjegjės qė t’i njohin ligjet dhe me zhvillimin e shoqėris t’i reformojnė ato. Si? Me vet diturin e tyre. Pėr se bujku ka mė tepėr pėrgjegjsi qė t’i zhvilloj dhe t’i pėrmisojė fushat e tij? Sepse ai ka mė shum njohuri mbi kėto ligje dhe si pasoj, ka mė tepėr liri qė ta ndėrojė fatin e drunjve dhe tė bimėve. Sa mė e madhe tė jet njohuria e qenies njerzore mbi doket dhe rregullat e shoqėris, aq me e madhe ėshtė pėrgjegjsia dhe liria e tij nė ndėrrimin dhe transformimin e shoqėrisė.

Nė qoftė se shohim si njė shkollė shoqėrore tė mendimit, feja Islame beson se ndėrrimet dhe transformimet e shoqėris nuk mbėshteten nė ngjarje tė rastit, sepse shoqėria ėshtė njė krijesė e gjallė dhe ka ligje tė pandyshueshme njerėzore dhe shkencore. Qeniet njerzore kan vullnet tė lirė dhe, nėpėrmjet pjesmarrjes sė tyre nė parimet dhe ligjet e shoqėris, mund tė ndėrtojnė dhe tė predikojnė fatin mė tė mirė si tė shoqėrisė, ashtu edhe tė individit. Pėrgjegjsia e qenieve njerėzore qėndron nė besimin se shoqėria i ngjan njė krijese tė gjallė, e cila reagon nė pajtim me ligjet shkencore. Kėshtu, nė njėrėn anė ndodhet qenia njerėzore qė mendon dhe ka vullnetin e vet, kurse nga ana tjetėr shoqėria qė ka zakonin dhe traditėn e saj. Sipas Kur’an-it, zakonet janė tė paafta pėr tė ndėruar shoqėrinė dhe qenien njerzore drejpėrsėdrejti pėrgjigjet pėr individin dhe shoqėrinė. Prandaj qėnia njerėzore ėshtė e lirė qė tė punoj dhe tė veproj, por njėkohėsisht ėshtė e obliguar qė t’i ndjek ligjet egzistuese nė natyr me qėllim qė ata lirė edhe ta ushtrojė.

Personaliteti, nė Islam, konsiderohet si forcė krijuese. Bile edhe pejgamberėt nuk konsiderohen si personalitete qė sollėn ligje tė reja nė shoqėritė e tyre. Nga pikėpamja e sociologjisė virtyti i pejgamberėve nė mardhėnie me mėsuesit tjerė - duke pėrjashtuar funksionin e tyre profetik – ėshtė se ata e njohin dhe e kuptojn dorėn hynjore nė natyrė mė mirė se reformatorėt tjerė.

Kjo ngjan sepse, ata si qenie njerzore, mė sė miri mund ta pėrdorin lirinė pėr t’i arritur qėllimet e tyre nė shoqėri. Kėtė tė vėrtetė e ka dėshmuar historia. Pejgamberėt ishin mė tė suksesshėm se sa reformatorėt joprofetik.

Reformatorėt shpesh i kanė shprehur mirė tezat dhe parullat e njerėzve nė librat e tyre, mirėpo ata nuk e kanė ndėrruar shoqėrinė. Ata nuk kanė sendėrtuar qytetėrime. Shoqėritė dhe historitė i kanė sendėrtuar pejgamberėt. Jo se ata i kanė pėrligjur zakonet e reja kur janė ballafaquar me ligjin hyjnor siē thonė fashistėt dhe adhuruesit e heronjėve. Por, ata nėpėrmjet fuqive tė tyre profetike i kanė zbuluar ligjet e Allahut nė shoqėri dhe nė natyrė. Ata e arritėn qėllimin dhe misionin e vet, duke i ndjekur kėto ligje nėpėrmjet vullnetit tė tyre.

Teoria e rastit nuk ka kuptimin filozofik nė Islam, sepse Allahu i drejton dhe ndėrhyn nė tė gjtiha ēėshtjet. Pasiqė ngjarja e rastėsishme nuk ka arsye logjike apo qėllim tė fundit, ajo nuk mund tė ketė pikėnisje nė shoqėri apo nė natyrė.

Nė qoftė se e shikojmė nė aspekt tė veēantė, atėherė ėshtė njė lloj i ngjarjes sė rastėsishme, i cili luan rol nė fatin e njerėzimit. Pėr shembull, Xhingis Kani paraqitet nė Mongoli. Ai fiton kontrollin mbi ligjet shoqėrore rrjedhėse. Ai krijon njė forcė tė madhe, mirėpo disfata e Iranit nga duart e Xhingis Kanit ėshtė njė ngjarje e rastit qė ka mund tė mos ndodhė. Ngjarje tė kėtilla tė rastit qė mund tė ndodhin u pėrkasin disa shoqėrive.

Siē shėnuam mė parė, ekzistojnė katėr faktorė, tė cilėt ndikojnė nė rastin e shoqėrisė: personaliteti, ngjarja e rastit, zakoni dhe masat, mirėpo nga pikėpamja e Islamit me ndikim mė tė madh janė faktorėt e masės dhe tė zakoneve, sepse masat pėrfaqėsojnė vullnetin e sajimit tė njerėzve, kurse zakonet u pėrkasin ligjeve ekzistuese shkencore nė shoqėri.

Pėrpjesa e roleve tė secilit nga kėta faktorė nė fatin e shoqėrisė varet nga kushtet nė tė cilat gjendet shoqėria. Nė shoqėrinė ku njerėzimi e nėnkupton masėn dhe ku njerėzit janė pėrparimtarė, ėshtė fjala pėr shumicėn e tyre, dhe ku ata kanė arritur shkallėn mė tė lartė tė disiplinės dhe kulturės, roli i personalitetit ėshtė i vogėl. Mirėpo, nė shoqėrinė tė cilat nuk kanė arritur kėtė shkallė tė qytetėrimit, siē janė fisi apo familja, udhėheqėsi apo personaliteti mund tė ketė ndikim mė tė madh. Prandaj, nga pikėpamja e zhvillimit apo prapambeturisė, nė ēdo shkallė tė ndryshme tė shoqėrisė njėri nga katėr faktorėt ka ndikimin mė tė madh kur krahasohet me tė tjetėr.

Nė Islam, personaliteti i pejgamberit luan njė rol themelor nė transformimin, ndėrrimin dhe nė ndryshimin e strukturės sė qytetėrimit tė ardhshėm si dhe nė ndėrrimin e kahjes sė historisė, sepse pejgamberi i Islamit paraqitet nė njė sipėrfaqe tė veēantė gjeografike (siujdhesa e Arabisė) me qytetėrim tė ngjashėm nė gjeografinė e saj. Kjo ėshtė njė siujdhesė qė nga tre anėt ėshtė e rrethuar me detin mirėpo prapėseprapė ėshtė e etshme, e thatė dhe nuk ka ujė. Fqinjtė e saj, nė tė gjitha anėt, i kanė gostitur qytetėrimet e mėdha. Nė veri ishte qytetėrimi i Greqisė dhe i Romės lindore, nė lindje qytetėrimi i Iranit, nė juglindje qytetėrimi i Indisė, ndėrsa nė verilindje, qytetėrimi Hebreit. Fetė e themeluara nga Musa-i a.s. Isa-i a.s. Zoroastri, si dhe qytetėrimi e Lemitėve dhe Arianėve tė mėdhej; janė fqinjėt e saj. Nė kohėn e paraqitjes sė pejgamberit tė Islamit, disa nga kėto qytetėrime pėrreth siujdhesės ishin nė lulėzim e sipėr, mirėpo ashtu sikundėr avulli i detit qė nuk mund tė depėrtonte nė siujdhesė po ashtu asnjė nga kėto qytetėrime nuk la as gjurmėn mė tė vogėl mbi kėtė siujdhesė.

Prandaj, sipas sociologėve, pejgameri i Islamit ėshtė faktori mė i madh nė ndėrrimin dhe nė transformimin e shoqėrisė sė tij. Historianėt nė siujdhesėn e Arabisė shohin njė valė tė madhe tė ngjarjeve tė rastėsishme, tė cilat ndodhėn nė fillimin tė shekullit VII tė erės sonė. Ata i shkrinė tė gjitė rrethepėrqark. Ata i sollėn shoqėrisė njė qytetėrim tė madh. Gjatė studimit tė siujdhesės, nė tė cilėn ishte njė vakum i madh i kulturės dhe i qytetėrimit dhe ku masat jetonin nė rrethana tė vėshtira, historianėt domosdo duhet t’i ndėrlidhin ato valė tė mėdha, tė gjitha mendimet mbi ndėrrimet dhe transformimet e mėdha tė shoqėrisė siē ishte ajo Islame, me personalitetin e Muhammedit a.s. tė birin e Abdullahut. Personaliteti i pejgamberit ka tė bėjė me kushte tė veēanta.

Pėrgjithėsisht duke folur pėr tė, ekzistojnė pesė faktorė tė cilėt i sėndėrtuam qeniet njerėzore. I pari ėshtė faktori i ndikimit tė nėnės, i cili e ndėrton strukturėn dhe dimensionin shpirtėror tė njerėzimit. Jezuitėt thonė:” Ma jepni fėmijėn tuaj, i cili nuk ka mbushur ende shtatė vjet dhe pastaj, kudo qė tė shkojė, ai do tė mbetet Jezuit deri nė fund tė jetės sė tij. Nėna e ushqen shpirtin e njeriut, duke i dhėnė atij ndjenja, thellėsi dhe subtilitet. Fėmijės qė pi gji, lėvizjet e saj tė veēanta ia japin mėsimin e parė”.

Faktori i dytė nė ngritjen e qenies njerėzore ėshtė babai, i cili ndėrton dimenzionet tjera tė shpirtit tė fėmijės. Faktori i tretė qė e formon dhe krijon dimensionin e qartė tė qenies njerėzore ėshtė shkolla. I katėrti ėshtė rrethina dhe shoqėria. Sa mė e madhe dhe fuqishme tė jetė rrethina, aq mė i madh ėshtė ndikimi i saj njerėzore. Pėr shembull, ndikimi i rrethinės nuk ėshtė i njejti te personi, qė jeton nė fshat dhe tak ai qė jeton nė qytet tė madh. Faktori i pestė nė sendėrtimin e qenieve njerėzore ėshtė kultura e pėrgjithshme e kombit apo kultura e pėrgjithshme e botės.

Prandaj, qė tė pesė sajimet apo dimensionet qė ekzistojnė, sė bashku e formojnė kornizėn nė tė cilėn shpirti i njeriut ėshtė derdhur e mė vonė ėshtė kulluar.

Edukimi ėshtė njė formė e veēantė, e cila i ėshtė dhėnė shpiriti tė njeriut pėr qėllime tė posaēme, sepse nė qoftė se njeriu nuk merr edukatė, ai apo ajo do tė rritet nė njė mėnyrė ashtu qė tė jetė i padobishėm pėr shoqėrinė dhe qėllimet tona. Ne e sajojmė njeriun tė atillė qė kur tė rritet, ai ose ajo tė jetė i dobishėm pėr shoqėrinė.

Mirėpo, nė jetė e Pejgamberit tė Islamit, asnjėri nga kėta fakorė tė lartėpėrmendura nuk ndikoi nė shpirtin e tij e qė do tė mund tė ishte faktori mė i madh i personalitetit nė ndėrrimin dhe transformimin e historisė. Me tė vėrtetė ishte njė parashikim se atij nuk mund t’i ngarkohej asnjė trajtė, nuk mund t’i jepej asnjė mėnyrė e disiplinės artificiale siē i jepej qenies njerėzore tė kohės sė tij nėpėrmjet rrethinės sė vet. Ai ishte i dėrguari t’i shembė tė gjithė idhujt, dhe nėse edhe vetė ngritej nė njė tė tillė, atėherė nuk do tė ishte nė gjendje ta pėrmbushė misionin e tij. Do tė ishte e mundur qė, pėr shembull, tė bėhej njė fizicient i madh, por nė trajtėn greke, tė bėhej njė filozof i madh, por nė trajtėn iraniane ose tė bėhej njė matematicient i madh, por nė trajtat e pėrshtatshme pėr atė kohė. Mirėpo, ai ishte dėrguar nė njė mision qė tė rritet nė njė rrethinė tė zbrazur e tė varfėr nga kultura dhe qytetėrimi, e jo tė pranojė njėrėn nga kėto trajta.

Pėr kėtė arsye, posa i ēeli sytė, ai nuk e pa tė atin, por dorėn, e cila do ta largonte nga ēfarėdo rrugė qė do tė shpiente atė drejt shkretėtirės. E kishin zakon Arabėt e asaj kohe qė fėmijėt e tyre t’i mbajnė nė shkretėtirė deri sa t’i kalojė dy vjet, me qėllim qė kohėn gjatė sė cilės pijnė gji ta kalojnė nė shkretėtirė, e pastaj tė kėthehen nė qytet dhe tė rriten pranė nėnave tė tyre.

Mirėpo, Muhammedi a.s. pati njė pėrvojė tė kundėrt. Menjėherė pasi qė ishte dėrguar nė Mekė, atė e kthyen nė shkretėtirė. Ai jotoi atje deri nė moshėn pesė vjeēare. Nė kėtė moshė i vdes e ėma. Kėto shpikje pėr zhvillimin e fėmijės u lanė mėnjanė ashtu qė mė vonė ai mundi t’i shembė trajtat greke, arabe, hebreje, krishtere dhe zoroastriane dhe tė krijojė njė trajtė tė re, njė sajim tė ri.

Pėrsėri, duke qenė bari, fati e shpuri prej qytetit nė shkretėtirė, ashtuqė qyteti dhe rrethina e qytetit nuk lanė ndonjė vulė tė veēantė tė trajtave tė tyre mbi shpirtin e tij qė tani mund tė fluturonte lirisht. Pasiqė fryma e shoqėrisė nuk bėn influencė mbi tė, ai zhvillohet nė njė shoqėri, e cila ėshtė pjesė aktuale e kulturės sė pėrgjithshme. Ai ėshtė i pashkollė. Shkolla dhe trajtat e saj nuk ndikuan mbi tė.

Shohim se pėrpjekja mė e madhe e personalitetit, i cili ka misionin e tij tė madh ėshtė shmangja e tij nga tė gjitha shkollat e mandimit, nga tė gjitha trajtat nė atė kohė tė pranueshme, tė cilat i trajtojnė njerėzit qė tė bėhen si ata. Kjo ndodhi kėshtu sepse njeriu qė ka pėr t’i shkatėrruar tė gjithė tempujt e zjarrit, t’i mbyllė tė gjithė akademitė dhe nė vend tė tyre tė ndėrtojė xhamitė, njeriu qė duhet t’i shembė tė gjitha trajtat raciale, vendase dhe regjionale, nuk ka pranuar trajta tė veēanta tė ngarkuara pėrmbi tė. E ėma e tij ėshtė mbajtur larg tij ashtu qė mirėsia dhe kujdesi i sė ėmės nuk do tė ndikojė pėrmbi shpirtin e tij me lėngimin e poemės lirike, sepse ai duhet tė jetė i fortė dhe i fuqishėm. Ai u lind nė njė siujdhesė tė thatė, qė ishte larg ēfarėdo kulture tė pėrgjithshme kėshtu qė ky shpirt i madh nuk morri nė vete asnjė kulturė, asnjė qytetėrimi apo besim. Shpirti, qė duhej ta mbajė mbi vete dhe ta sjellė kėtė mision tė pazakonshėm, nuk mund ta marrė formėn e asnjė trajte tė rėndomtė.

Ky shtrėngim ėshtė dobia mė e madhe e mundshme qė do tė mund t’i dhurohej personalitetit tė tij, i cili duhet tė luajė rol parimor nė kėtė ngjarje tė pashembullt tė historisė.


copyright © dielli.net. All rights reserved.
Tekstet e prezentuara domosdoshmërisht nuk përfaqësojnë politikën e redaksisë të dielli.net!