Muaji i Ramazanit dhe Shpėrblimet e Kėndimit tė Kur′anit
Jasin el-Xhiburi
21.09.2007





Muaji i Ramazanit ėshtė i shenjtė sepse ėshtė muaji nė tė cilin u shpall Kur’ani dhe nė sajė tė faktit se pėrmban Natėn e Kadrit. Prandaj, ėshtė me vend tė dihet diēka mbi vlerėn e leximit tė kėtij Libri, mė tė madhit tė tė gjitha shpalljeve hyjnore, mė tė mirit tė zbulesave qė pasardhėsit e Ademit (a.s.) kanė marrė nga Zoti i tyre.

I Dėrguari i Allahut (s) citohet nė vėllimin II, f. 261 tė veprės Rabi’ul-Ebrar tė Zemakhsheriut, tė ketė thėnė: “Allahu Fuqiplotė i ka recituar Suret Ta-Ha dhe Ja-Sin njėmijė vjet pėrpara se tė krijonte Ademin, dhe kur e dėgjuan, melekėt thanė: ‘Pėrgėzime pėr ata tė cilėve u zbritet njė fjalė e tillė, urime pėr zemrat qė e mbajnė atė dhe u lumtė gjuhėve qė e shqiptojnė!” Nė po kėtė referencė, i Dėrguari i Allahut (s) citohet duke thėnė: “Zemrat ndryshken porsi hekuri.” Dikush e pyeti: “O i Dėrguari i Allahut, ē’ua largon atyre ndryshkun?” dhe ai u pėrgjigj: “Kėndimi i Kur’anit dhe kujtimi i vdekjes.”

Nė njė hadith kudsi, Allahu i Madhėrishėm ka thėnė: “Atij qė ėshtė shumė i zėnė me kėndimin e Kur’anit pėr tė M’u lutur do t’i jap mė tė mirėn e asaj qė u jap atyre qė Mė janė mirėnjohės.”

Imam ‘Aliu ka thėnė: “Ai qė kėndon Kur’an nė namaz do tė fitojė njėqind shpėrblime pėr ēdo ajet qė reciton; nėse e kėndon ndenjur do tė fitojė pesėdhjetė shpėrblime pėr secilin varg dhe nėse kėndon pas abdesit do tė marrė njėzet e pesė sevape pėr ēdo ajet, kurse ai qė e reciton pa abdes do tė marrė dhjetė shpėrblime pėr ēdo ajet qė kėndon.”

Zemakhsheriu tregon nė vėll. II, f. 264 tė veprės sė tij Rabi’ul-Ebrar, se i Dėrguari i Allahut (s) u vonua njė ditė pėr nė shtėpi. “Ē’tė mbajti aq gjatė?” – e pyeti Aishja. Alejhisselami u pėrgjigj: “Kėndimi i Kur’anit nga njė njeri qė e ka zėrin mė tė mirė se cilido qė njoh.” Atėherė ai u ngrit dhe e dėgjoi atė pėr ca kohė e pastaj tha: “Ėshtė Selimi, shėrbėtori i Ebu Hudhejfes. Lavdi pastė Allahu pėr praninė e njerėzve tė tillė nė ummetin tim!”

Gjatė muajit tė Ramazanit, Sufjan el-Theuri e kishte zakon t’i kushtohej kėndimit tė Kur’anit Fisnik dhe Malik ibn Enesi e kishte zakon ta ndėrpriste studimin dhe hulumtimin e haditheve, duke ikur nga shoqėria e dijetarėve, qė tė pėrqendrohej nė leximin e Kur’anit, siē tregon Zemakhsheriu nė ff. 257-8 tė vėllimit tė dytė tė veprės sė tij Rabi’ul-Ebrar.

Nė njė nga ligjėratat e tija, Imam ‘Aliu ka thėnė:

Askush nuk duhet tė ankohet se i duhet diēka tjetėr veē Kur’anit. Ai qė privohet prej tij s’mund tė quhet se ka, ndaj kėrkojeni nė tė shėrimin e lėngatės suaj dhe lutjani ndihmėn kur tė ndeshni vėshtirėsi, pasi ai pėrmban ilaē pėr sėmundjet mė tė kėqija: mosbesimin, hipokrizinė dhe devijimin. Pėrgjėrojuni Allahut nėpėrmjet atij nė vend qė t’i luteni cilėsdo prej krijesave tė Tij! Askush nuk mund ta kėrkojė Allahun me diēka mė tė mirė se ai, dhe ta dini se ai ėshtė ndėrmjetės qė do tė ndėrmjetėsojė pėr ju dhe njė folės qė flet tė vėrtetėn. Pėr cilindo qė ndėrmjetėson Kur’ani nė Ditėn e Gjykimit, ai do ta ketė atė ndėrmjetėsim dhe kushdo qė synon t’ia dėshmojė vėrtetėsinė do tė konsiderohet patjetėr si burrė i hakkut, sepse nė Ditėn e Gjykimit do tė thėrritet: “Kushdo qė kultivon sprovohet me ēfarė ka kultivuar, pėrveē atij qė kultivon Kur’anin”, ndaj jini mes kultivuesve e pasuesve tė tij dhe bėjeni mjetin tuaj pėr tek Allahu. Kėrkojeni kėshillėn e tij pėr shpirtrat tuaj dhe krahasojini qėndrimet tuaja me tė tijat, e kėrkojani ndihmėn kundėr nėnshtrimit ndaj dėshirave tuaja. (ez-Zemakhsheri, ff. 258-9)

Imami po ashtu ka thėnė: “Ai qė lexon Kur’an dhe, pasi vdes pėrfundon nė Zjarr ėshtė nga ata qė i kanė marrė shenjat e Allahut me tė lehtė.”



SHPĖRBLIMET E LEXIMIT TĖ SUREVE TĖ KUR’ANIT FISNIK

Shejh Taki ed-Din Ibrahim ibn ‘Ali ibn el-Hasan ibn Muhammed ibn Salih el-‘Amili el-Kaf’ami tregon se, lidhur me meritat e recitimit tė Sureve dhe ajeteve tė Kur’anit, Imam Sadiku ka thėnė:

Kush reciton dhjetė ajete nė njė natė s’do shkruhet kurrė me mospėrfillėsit. Ai qė reciton pesėdhjetė do tė regjistrohet me shumėpėrkujtuesit e Allahut (dhakir?n). Nėse kėndon njėqind, do tė regjistrohet me shumėpėrgjėruesit e Allahut (kunit?n). Nėse rėciton treqind, do tė shkruhet me ngadhėnjimtarėt (fa’izin). Kush lexon pesėqind ajete, do tė shkruhet me ata qė pėrpiqen nė rrugėn e Zotit (muxhtehid?n). E nėse lexon njėmijė vargje, ai do tė shpėrblehet me njė kantar qė ėshtė pesėmijė mithkalė: ēdo mithkal ėshtė sa njėzet e katėr karatė, mė i vogli prej tė cilėve peshon [nė vlerė] sa Mali i Uhudit, kurse mė i madhi shtrihet nga toka deri nė qiell. (Misbah el-Kaf’ami, vėll. II, f. 531)

Imami gjithashtu ka thėnė, siē citohet po aty, qė: “Nėse dikush reciton Kur’an, Allahu do t’ia bėjė tė mundur shikimin e Tij [nė zemėr] dhe ai recitim ua zvogėlon dėnimin prindėrve tė tij edhe po tė jenė jobesimtarė.” Pėrfytyroni, lexues tė nderuar, ē’efekt ka ai mbi prindėrit qė ju kanė rritur si muslimanė.



Bismilahi

Saherė qė recitojmė njė ajet nga Kur’ani i Shenjtė, ne fillojmė me bismilah, pra Bismilahi’r-Rahmani’r-Rahim (Nė Emėr tė Allahut, tė Gjithmėshirshmit, Plotmėshiruesit). Nė Fatiha, suren e parė tė Kur’anit Fisnik, Bismilahi ėshtė ajet nė vetvete, kurse nė suret e tjera, pėrveē et-Teubeh (el-Bara’eh) ku nuk recitohet, ajo shėrben si hyrje pėr vargjet e tjera. Nė faqet 39-40 tė Tefsir-it tė tij, el-Kummi transmeton njė hadith me zinxhir tė gjatė, i cili pėrfundon me Ebu Busejrin, qė citon Imam Sadikun duke komentuar kuptimin e Bismilahit. Imami e shpjegon derivimin e secilės gėrmė tė bismilahit si mė poshtė:

Ba-ja vjen nga baha-Allah (“Shkėlqimi i Allahut”); sin-i nga sanna-Allah (“Madhėshtia e Allahut”), Allahu ėshtė Zoti i gjithēkaje, Rahmani ėshtė ai mėshirshmi me tė gjitha krijesat e Tij; Rahimi ėshtė Ai qė e veēon besimtarin pėr shpėrblimin mė tė madh nga mėshira e Tij.

Nė faqen 506 tė veprės Misbah el-Kaf’ami, i Dėrguari i Allahut (s) citohet duke thėnė se kur mėsuesi qė i mėson fėmijės tė lexojė Kur’an i thotė atij qė tė recitojė Bismilahi’r-Rahmani’r-Rahim dhe ai e reciton, Allahu e largon fėmijėn, prindėrit dhe mėsuesin e tij nga xhehenemi; dhe se bismilahi pėrbėhet nga 19 gėrma, sa ē’ėshtė dhe numri i portierėve tė xhehenemit. Ndaj, kėdo qė e shqipton atė, Allahu do t’i lejojė kėto letra t’i mbyllin dyert e xhehenemit pėr tė.

Tani le tė shohim se si qėndron puna me vlerėn e secilės sure tė Kur’anit tė Shenjtė dhe ēfarė shpėrblimesh do tė marrin besimtarėt insha-Allah nga mė Bujari pėr recitimin e tyre. Mė poshtė vijon pėrkthimi nga shumica e tekstit origjinal nė arabisht, tė vėllimit II, ff. 506-42 nga vepra Misbah el-Kaf’ami e Shejh el-‘Amili el-Kaf’amiut, krahas teksteve tė zgjedhura nga vėllimi LXXXIX i Bihar ul-Enuar tė ‘Alame Mexhlisiut.



1. El-Fatiha

Nė tefsirin e tij Muxhma’ul-Bejan fi Tefsiri’l-Kur’an, Tabarsiu jep dhjetė emra pėr suren e parė tė Kur’anit Fisnik, Fatihanė: 1. el-Fatiha, ajo qė hap, sepse ėshtė si portė, qė kur hapet, ēon tek Libri i Allahut; 2) el-Hamd, lavdėrimi, sepse vargjet e saj e lavdėrojnė qartė Fuqiplotin; 3) Umm ul-Kitab, nėna e Librit, sepse pozita e saj ėshtė e epėrme ndaj tė gjitha sureve tė Kur’anit tė Shenjtė, ose si bajraku nė luftė: qėndron gjithmonė nė ballė; 4) el-Seb’, shtatėshtja, sepse pėrbėhet nga shtatė ajete duke qenė e vetmja me njė numėr tė tillė vargjesh; 5) el-Methani, sureja e shumėpėrsėritur, sepse asnjė sure tjetėr nuk pėrsėritet sa kjo nė Kur’an; 6) el-Kafije, mjaftuesja qė nuk ka zėvendėsuese, recitimi i saj thjesht nuk mund tė zėvendėsohet me asnjė tjetėr nė dy rekatet e para tė namazit, ndėrkohė qė ajo mund tė zėvendėsojė tė tjerat; 8) el-Azas, themeli, apo mbėshtetėsja, ēka nėnkupton se ajo ėshtė baza ku mbėshtetet Kur’ani Fisnik, po ashtu siē ėshtė Bismiliahi baza e Fatihasė; 9) esh-Shifa’, shėrimi, sepse i Dėrguari i Allahut (s) ka thėnė se Fatihaja shėron nga tė gjitha lėngatat, pėrveē vdekjes; 10) es-Salat, lutja, ose kėrkesa bazė e namazeve ditore, pa kėndimin e tė cilės nuk mund tė pranohet asnjė lutje, sidomos pasi i Dėrguari i Allahut (s) ka treguar se nė njė hadith kudsi, Allahu ka thėnė: “Lutjet janė ndarė midis Meje dhe shėrbėtorit Tim: gjysma pėr Mua, dhe gjysma tjetėr pėr tė” ndaj kur kėndohet el-hamdu li’l-Lahi Rabbi’l-‘alemin, Allahu Fuqiplotė thotė: “Shėrbėtori Im Mė ka lavdėruar” dhe kur kėndon er-Rahmani’r-Rahim i Gjithėfuqishmi thotė: “Robi Im Mė ka madhėruar” e kur thotė Maliki jeumi’d-din, Allahu thotė: “Shėrbėtori Im Mė ka lartėsuar.” Dhe, kur reciton Ijjake na’budu ue Ijjake nesta’in, Allahu do tė thotė: “Ky ėshtė pakt midis Meje dhe robit Tim, atij do t’i plotėsohen lutjet.” Atėherė, nėse e reciton Fatihanė deri nė fund, Allahu do ta konfirmojė sėrish premtimin e Vet, duke thėnė: “Kjo ėshtė pėr shėrbėtorin Tim dhe atij do t’i plotėsohen dėshirat.”

I Dėrguari i Allahut (s) citohet nga Ebu ‘Ali el-Fadl ibn el-Hasan ibn el-Fadl et-Tabarsi, Allahu e mėshiroftė, duke thėnė se ai qė reciton Suren el-Fatiha do tė konsiderohet nga Allahu si tė kishte recituar dy tė tretat e Kur’anit tė Shenjtė dhe si t’i kishte dhėnė sadaka’ ēdo besimtari dhe besimtareje. “Pėr Atė nė dorėn e tė Cilit ėshtė shpirti im” vazhdon Pejgamberi (s), “Allahu Fuqiplotė nuk ka shpalur nė Teurat, Inxhil apo Zebur asnjė kaptinė si ajo, ajo ėshtė Nėna e Librit (Umm ul-Kitab) dhe Shtatėshja e Shumėpėrsėritur (es-Seb’ el-Methani) dhe ndahet midis Allahut e shėrbėtorit tė Tij, i cili do tė marrė ē’tė lypė; ajo ėshtė Sureja mė e mirė nė Librin e mė tė Lartit dhe shėrim pėr ēdo lėngatė, pėrveē helmit – qė ėshtė vdekja.” Resulullahi citohet gjithashtu nga el-Kaf’ami duke thėnė: “Ai [Allahu] ma dhuroi si bekim tė Vetin, duke e bėrė tė barazvlershėm me Kur’anin Fisnik, sepse Ai ka thėnė: {E Ne tė kemi dhėnė es-Sab’ el-Methani dhe Kur’anin e Madh} [el-Hixhr: 87]. Ajo ėshtė mė e ēmuara prej thesareve tė ‘Arshit.”

Vėrtet, Allahu i Lartėsuar ka zgjedhur vetėm Muhammedin (s) qė tė nderohet me tė, pa ia dhėnė kėtė nder asnjė profeti ose tė dėrguari tė Tij, pėrveē Sulejmanit (a.s) tė cilit i ėshtė dhėnė bismilahi (shih en-Neml: 30). Kush e reciton atė, duke qenė krejtėsisht i bindur nė ndjekjen e rrugės sė Pejgamberit, duke iu pėrmbajtur urdhėresave tė saj dhe duke besuar nė kuptimet e saja tė brendshme e tė jashtme, do tė shpėrblehet nga Allahu pėr ēdo gėrmė tė saj me njė bekim qė ėshtė mė i mirė se gjithēka qė ndodhet nė botėn e pasurisė dhe mirėsive, ndėrsa ai qė e dėgjon dikė duke e recituar do tė marrė njė tė tretėn e shpėrblimeve tė recituesit.



2. el-Bekare

I Dėrguari i Allahut (s) citohet nga Ubejji duke thėnė: “Kush e reciton atė do fitojė bekime nga Allahu dhe mėshirėn e Tij, do t’i jepen shpėrblimet e atij qė fushon pėr njė vit nė rrugėn e Allahut, si ushtar nė kufijtė e dar ul-Islamit pėr t’i mbrojtur ato, nė vigjėlim tė paprerė.” Pastaj i Dėrguari i Allahut (s) iu kthye Ubejjit me fjalėt: “O Ubejj! Urdhėroji muslimanėt ta mėsojnė, sepse mėsimi i saj ėshtė bekim, kurse lėnia e saj humbje, dhe s’ka magjistar qė ta mposhtė!” Ai (s) gjithashtu citohet duke thėnė se gjithēka ka njė kulm, dhe kulmi i Kur’anit ėshtė Sureja el-Bekare. “Cili ajet nė tė ėshtė mė i miri, o i Dėrguari i Allahut?” e pyetėn. Ai u pėrgjigj: “Ajeti Kursi [2:255]” Dhe ai ia besoi mė tė riut ndėr sahabėt e tij, Harith ibn Zejd ibn el-Harithes udhėheqjen e ushtrisė nė mbrojtje tė Islamit, nė sajė tė faktit se e dinte Suren el-Bekare pėrmendėsh.



3. Al-i Imran

I Dėrguari i Allahut (s) citohet duke thėnė se atij qė e reciton atė do i jepet pėr ēdo ajet siguri nė urėn e Siratit dhe kushdo qė e reciton tė premteve do tė bekohet nga Allahu dhe melekėt e Tij tėrė ditėn gjer nė aksham. Ai (s) citohet gjithashtu duke thėnė: “Mėsojeni pėrmendėsh Suren el-Bekare dhe Al-i Imran, sepse ato janė si dy lule kundėrmuese qė Ditėn e Gjykimit do ta marrin nė hije atė qė i mėson ato pėrmendėsh, porsi dy re...” pėr t’i mbrojtur recituesit e saj nga nxehtėsia e asaj Dite.



4. en-Nisa’

Pejgamberi i Bekuar (s) citohet duket thėnė se ai qė e reciton atė do tė konsiderohet nga Allahu Fuqiplotė sikur tė kishte qenė bamirės ndaj tė gjithė jetimėve e do t’i dhurohen shpėrblimet e atij qė liron njė person qė largohet nga shirku dhe i cili, me vullnetin e Allahut, falet.” Imam ‘Aliu citohet duke thėnė se kushdo qė e reciton atė ēdo tė premte do tė jetė i siguruar nga ngushtimi i varrit.



5. el-Ma’ide

Imam ‘Aliu citohet duke thėnė se kush e reciton atė do tė fitojė dhjetė shpėrblime e dhjetė gjynahe do t’i falen, kurse pozita e tij do t’i rritet me dhjetė shkallė pėr ēdo tė krishterė dhe ēifut tė gjallė. Imam Sadiku thotė se ai qė e reciton atė ēdo tė enjte mbrėma nuk do ta pėrziejė besimin e vet me asnjėfarė zullumi, e as nuk do tė kryejė shirk ndonjėherė.



6. el-En’amė

I Dėrguari i Allahut (s) ka thėnė se kjo sure u shpall nė tėrėsi e shoqėruar nga shtatėdhjetė mijė melekė qė e madhėronin dhe lavdėronin Allahun nė kor; ndaj, kushdo qė e reciton do tė bekohet nga po ata shtatėdhjetė mijė engjėj pėr njė ditė e njė natė tė tėrė. Imam Ridai citohet duke thėnė se ata melekė do vazhdojnė ta bekojnė deri nė Ditėn e Gjykimit. I Dėrguari i Allahut (s) ka thėnė: “Kush e reciton atė nga fillimi deri nė ajetin qė thotė {Kėshtu i bėjmė disa zullumqarė tė miqėsojnė me tė tjerė, pėr shkak tė asaj qė vepruan} [6:129], Allahu do t’i caktojė dyzet mijė engjėj pėr t’i shkruar [aq shpėrblime sa] adhurimi i tyre deri nė Ditėn e Gjykimit. Sipas autorit tė veprės el-Efrad ue’l-Gharaib, atij qė e bėn kėtė pasi tė ketė falur sabahun do t’i zbresin dyzet melekė dhe do t’i regjistrohet sa adhurimi i tyre. Sipas autorit tė librit el-Uas?t, nėse dikush e bėn kėtė recitim pasi tė jetė zgjuar, Allahu do t’i caktojė njėmijė engjėj pėr ta mbrojtur dhe pėr t’i shkruar atij sa veprat e tyre [tė adhurimit] deri nė Ditėn e Gjykimit.



7. el-A’rafė

I Dėrguari i Allahut (s) citohet duke thėnė qė nėse dikush e reciton kėtė sure, Allahu, Mė i Larti, do tė vendosė perde mbrojtėse mes tij dhe Iblisit, kurse Ademi (a.s.) do tė kėrkojė ndėrmjetėsim pėr atė nė Ditėn e Gjykimit. Imam Xha’fer es-Sadiku citohet duke thėnė se ai qė e lexon atė ēdo muaj do tė jetė mes atyre qė nuk do tė kenė frikė Ditėn e Gjykimit e as nuk do brengosen; prandaj, nėse e lexon ēdo tė premte, ai do tė jetė mes atyre qė nuk do tė sprovohen Ditėn e Gjykimit.



8. el-Enfalė

I Dėrguari i Allahut (s) citohet duke thėnė: “Nėse dikush i reciton suret el-Enfalė dhe Bera’eh [Teube] sė bashku, unė do tė ndėrmjetėsoj dhe dėshmoj nė Ditėn e Gjykimit se ai ėshtė i lirė nga hipokrizia, dhe atij do t’i jepen shpėrblime sa dhjetėfishi i numrit tė hipokritėve dhe hipokriteve nė botė e dhjetė gjynahe do t’i fshihen, kurse ‘Arshi dhe ata [melekė] qė e mbajnė atė do ta bekojnė pėr sa tė jetė gjallė.” Imam Sadiku ka thėnė: “Ai qė reciton kėto dy sure ēdo muaj nuk do tė kaplohet nga hipokrizia dhe do tė jetė ndjekės i vėrtetė i Prijėsit tė Besimtarėve dhe do tė hajė me tė nė Ditėn e Gjykimit nga tavolinat e Xhennetit, gjersa Allahu i Lartėsuar tė pėrfundojė gjykimin.”



9. Bera’eh

Meritat e saj janė tė ngjashme me ato tė sures el-Enfalė. Nė njė shėnim lidhur me kėtė sure, el-Kaf’ami shpjegon se “Bera’eh” (qė dtth shkėputje, ndarje ose pastrim nga...) nėnkupton shkėputje [tė jobesimtarėve] nga ‘Aliu; Bismilahi nuk ėshtė pėrfshirė nė fillim tė saj, siē ndodh me suret e tjera tė Kur’anit Fisnik, thjesht pse Bismilahi shėnon siguri e mėshirė, ndėrsa Bera’eh u shpall qė ta hiqte njė siguri tė tillė dhe tė paralajmėronte pėr konfrontim. El-Kaf’ami vazhdon e thotė se kjo sure ka dhjetė emra: 1) Bera’eh, sipas fjalės sė parė nė tė; 2) Teubeh, pėr shkak tė pendesės qė pėrmend nė tesktin e saj; 3) Faziha, shpallėsja, treguesja apo njoftuesja, sepse zbulon dhe tregon tė vėrtetėn duke njoftuar hipokrizinė e atyre munafikėve pėr tė cilėt flet; 4) Muba’thire, shpėrhapės, sepse ua shpėrhap dhe shpalos tė gjithėve sekretet e fshehura tė hipokritėve; 5) Mukashkishe, kuruese qė shėron ose kuron besimtarėt nė tė nga hipokrizia (nif?k) dhe politeizmi (shirk), falė lutjes dhe sinqeritetit qė ajo pėrmban; 6) Bahuth, hetuese, hulumtuese, kėrkuese sepse kėrkon kurthet e fshehta tė hipokritėve; 7) Mudemdime, shkatėrruese, sepse dėrrmon hipokrizinė dhe hipokritėt; 8) Hafire, gėrrmuese: ajo gėrrmon nė zemrat e hipokritėve dhe shpalos atė qė fshehin; 9) Mubashshire, sihariqdhėnėse: duke ua botėruar poshtėrsitė dhe kurthet tinzare hipokritėve, ajo u sjell sihariqe atyre qė nuk ishin nė mesin e tyre; 10) Edheb, torturė, tmerr, pėr shkak tė pėrmendjes sė vazhduar tė tmerrit qė i pret hipokritėt dhe tė ngjashmit e tyre.



10. Junus

I Dėrguari i Allahut (s) citohet duke thėnė se atij qė reciton kėtė sure do t’i jepen dhjetė shpėrblime pėr ēdo njeri qė ka besuar nė Junusin a.s. si dhe pėr ata qė nuk i kanė besuar, qė u mbytėn me Faraonin. Imam Sadiku citohet duke thėnė se kushdo qė e reciton atė njė herė nė muaj nuk do tė radhitet me tė paditurit, por do tė jetė me ata qė janė pranė Allahut Ditėn e Gjykimit.



11. Hudė

Pejgamberi (s) citohet duke thėnė se kujt e reciton kėtė sure do t’i dhurohen dhjetė shpėrblime pėr ēdo person qė ka besuar nė profein Nuh (a.s.) dhe ata qė nuk kanė besuar nė atė e nė profetėt Hud, Salih, Shu’ajb, Lut, Ibrahim dhe Musa (paqe pastė mbi ata tė gjithė) dhe nė Ditėn e Gjykimit do tė jetė me tė gėzuarit. Imam Sadiku citohet duke thėnė se ai qė e reciton kėtė surė ēdo tė premte do tė ringjallet nė Ditėn e Gjykimit me grupin qė pėrfshin pejgamberėt (paqe pastė mbi ta) dhe do tė ketė sprovim tė lehtė, ku nuk do t’i shėnohet asnjė mėkat.



12. Jusuf

Pėr kėtė sure, Imam Sadiku citohet tė ketė thėnė: “Le ta mėsojnė shėrbėtorėt tuaj, sepse kushdo qė ua mėson shėrbėtorėve dhe atyre qė i ka nė dorėn e djathtė do tė ketė njė vdekje tė lehtė dhe do tė fuqizohet aq sa tė mos ia ketė zili asnjė muslimani.” Imami citohet gjithashtu duke thėnė se ai qė e reciton kėtė sure ēdo ditė dhe ēdo natė do tė ringjallet nė Ditėn e Gjykimit me bukuri tė ngjashme me atė tė Jusufit (a.s.) dhe nuk do tė ndikohet nga tmerri i madh i asaj dite, duke qenė nė mesin e shėrbėtorėve mė tė mirė tė Allahut.



13. er-Ra’d

I Dėrguari i Allahut (s) citohet duke thėnė se ai qė e reciton kėtė sure do tė shpėrblehet me mirėsi sa numri i reve qė kanė kaluar dhe do tė kalojnė deri nė Ditėn e Gjykimit, kur do tė jetė me ata qė e kanė plotėsuar betimin e tyre me Allahun. Imam Xha’fer es-Sadiku citohet gjithashtu duke thėnė se ai qė e reciton kėtė sure mjaft shpesh nuk do tė goditet kurrė nga rrufeja dhe do tė pranohet nė Xhennet pa u marrė nė pyetje duke fituar tė drejtėn pėr tė ndėrmjetėsuar nė emėr tė familjarėve dhe vėllezėrve qė njeh.



14. Ibrahim

I Dėrguari i Allahut (s) ka thėnė se personi qė e reciton kėtė sure do tė shpėrblehet me dhjetė sevabe pėr ēdo njeri qė ka adhuruar idhujt dhe ēdo njeri qė nuk i ka adhuruar ato. Imam Sadiku (a.s.) ka thėnė gjithashtu se ai qė e reciton edhe kėtė sure edhe atė qė i vijon nė njė namaz nafile prej dy rekatesh ēdo tė premte nuk do tė varfėrohet e as nuk do tė pėsojė ndonjė fatkeqėsi.



15. el-Hixhr

I Dėrguari i Allahut (s) ka thėnė se ai qė e reciton kėtė sure do tė marrė dhjetė shpėrblime pėr ēdo muhaxhir dhe ensar dhe numrin e atyre qė e kanė pėrqeshur Pejgamberin (s).



16. en-Nahl

I Dėrguari i Allahut (s) ka thėnė se ai qė e reciton kėtė sure nuk do tė sprovohet nga Allahu pėr tė mirat qė i ka dhėnė nė jetėn e kėsaj bote e nėse vdes atė ditė ose natė, do tė ketė shpėrblimet e atij qė vdes pasi ka lėnė testament tė mirė. Imami gjithashtu ka thėnė se ai qė e reciton suren njė herė nė muaj do tė konsiderohet se i ka shlyer detyrimet e tij nė kėtė botė.



17. el-Isra’

I Dėrguari i Allahut (s) ka thėnė se ai qė e reciton kėtė sure dhe preket duke kujtuar prindėrit e vet do tė marrė shpėrblime sa pesha e dy kantarėve. Imam Sadiku citohet duke thėnė se ai qė e reciton kėtė sure ēdo tė premte mbrėma nuk do tė vdesė pa e parė el-Ka’imin (Mehdiun) dhe do tė jetė mes mbėshtetėsve tė tij.



18. el-Kahf

Pejgamberi i Bekuar (s) citohet duke thėnė se kushdo qė e reciton Suren el-Kahf do tė pranohet nė Xhennet, dhe nėse e lexon tė premten, Allahu do t’ia falė gjynahet qė ka bėrė ose do tė bėjė nė dhjetė ditė, ku atij do t’i dhurohet njė dritė qė mbėrrin qiejt duke e mbrojtur nga fitneja e Dexhxhalit. Imam Sadiku ka thėnė gjithashtu se kur ėshtė shpalur kjo sure, ajo ėshtė shoqėruar nga shtatėdhjetė mijė engjėj dhe madhėshtia e saj mbushi qiejt dhe tokėn; kush e reciton atė pėrpara ēdo xhumaje do tė vdesė si shehid dhe do tė ngjallet nė shoqėrinė e shehidėve.



19. Merjem

I Dėrguari i Allahut (s) ka thėnė se atij qė e reciton kėtė sure do t’i jepen shpėrblime sa numri i atyre qė kanė besuar nė Zekerijjain (a.s.) dhe ata qė nuk kanė besuar. Imam Sadiku ka thėnė se kush e reciton shpesh nuk do tė vdesė para se ai, pasuria dhe fėmijėt e tij tė bekohen prej saj, dhe nė Ditėn e Gjykimit do tė jetė mes mbėshtetėsve tė Isait a.s. e do t’i dhurohet nė ahiret ajo qė i ishte dhėnė Sulejmanit nė dynja.



20. Ta-Ha

Pejgamberi Fisnik (s) citohet duke thėnė se atij qė e reciton Suren Ta-Ha do t’i dhurohen shpėrblime sa ato tė muhaxhirėve dhe ensarėve, dhe se banorėt e Xhennetit recitojnė vetėm dy sure: Ja-Sin dhe Ta-Ha, dhe se Allahu i ka recituar ato dymijė vjet pėrpara se tė krijonte Ademin a.s. “Kurrė mos reshtni s’e kėnduari” thoshte Imam Sadiku, “sepse Allahu i Lartėsuar e do atė dhe ata qė e kėndojnė. Atij qė e reciton atė do t’i jepet libri nė dorėn e djathtė pa u pyetur pėr veprat e tija dhe do t’i jepen shpėrblime me tė cilat do tė kėnaqet.”



21. el-Enbija’

I Dėrguari i Allahut (s) ka thėnė: “Kush e reciton Suren el-Enbija’ do tė gjykohet nga Allahu me njė gjykim tė lehtė dhe ēdo profet i pėrmendur nė Kur’an do t’i shtrėngojė duart. Imam Sadiku ka thėnė: “Ai qė e reciton atė nga dashuria do tė jetė nė shoqėrinė e pejgamberėve nė Xhennet dhe do tė respektohet sė tepėrmi nė kėtė dynja.”



22. el-Haxhxh

Pejgamberi i Bekuar (s) citohet duke thėnė se atij qė e reciton kėtė sure do t’i jepen aq shpėrblime (sevabe) sa numri i atyre qė kanė kryer haxhxhin dhe ‘umren. Imam Xha’fer es-Sadiku citohet duke thėnė se ai qė e reciton atė ēdo tri ditė do ta kryejė haxhxhin nė Shtėpinė e Zotit atė vit, dhe nėse vdes rrugės, do tė hyjė nė Xhennet.



23. el-Mu’minun

I Dėrguari i Allahut (s) ka thėnė se atij qė e reciton kėtė sure do t’i jepen sihariqe tė mira nga melekėt e Shpirtit, kundėrmim dhe ēfarėdo qė i freskon sytė kur t’i zbresė engjėlli i vdekjes. Imam Sadiku citohet duke thėnė qė nėse dikush e reciton atė ēdo tė premte, veprat e tija do tė vulosen me lumturi dhe vendqėndrimi i tij do tė jetė nė kulmin mė tė lartė tė Xhennetit me pejgamberėt dhe tė dėrguarit.



24. en-N?r

Pejgamberi Fisnik, paqe e bekime pastė mbi tė dhe pasardhjen e tij, citohet duke thėnė se atij qė e reciton kėtė sure do t’i jepen dhjetė shpėrblime pėr numrin e tė gjithė atyre qė kanė besuar nė tė shkuarėn dhe atyre qė do tė bėsojnė nė tė ardhmen. Imam Sadiku gjithashtu ka thėnė: “Forcojeni pasurinė, nderin dhe gratė e juaja me tė!”



25. el-Furkan

I Dėrguari i Allahut (s) citohet duke thėnė se atij qė e kėndon kėtė sure ēdo ditė ose ēdo natė askush nė familje nuk do t’i bėhet fajtor me zina, dhe kur tė vdesė, shpirtin e tij do t’ia shoqėrojnė shtatėdhjetė mijė engjėj qė do tė luten dhe kėrkojnė faljen e Allahut pėr tė gjersa tė vendoset nė varr, dhe ai do tė hyjė nė Xhennet pa u pyetur. Imam Kadhimi ka thėnė: “Allahu nuk do ta torturojė askėnd qė reciton suren el-Furkan ēdo mbrėmje, e as nuk do ta sprovojė atė dhe vendqėndrimi i tij do tė jetė nė nivelin mė tė lartė tė Xhennetit.”



26. el-Shu’ara’

Pejgamberi i Ndershėm (s) ka thėnė: “Ai qė e reciton Suren el-Shu’ara’ do tė marrė dhjetė shpėrblime pėr numrin e tė gjithė atyre qė kanė besuar tek Nuhi a.s. dhe qė nuk kanė besuar tek Hudi, Shu’ajbi, Salihu, Ibrahimi dhe Isai, paqe pastė mbi ta, si dhe tė gjithė ata qė nuk besuan nė Muhammedin s.a.” Imam Sadiku citohet duke thėnė se ai qė reciton tė gjitha Suret qė fillojnė me Ta-Sin do tė jetė mes shėrbėtorėve tė vėrtetė tė Allahut.



27. en-Neml

I Dėrguari i Allahut (s) ka thėnė se ai qė e reciton kėtė sure do tė marrė dhjetė shpėrblime pėr ēdo njeri qė ka besuar nė Sulejmanin dhe qė s’ka besuar nė Hudin, Salihun, Shu’ajbin dhe Ibrahimin, paqe pastė mbi ta dhe se ai do tė dalė nga varri duke thirrur: La ilahe il-la’Llah.



28. el-Kaz?s

Pejgamberi i Bekuar ka thėnė se kujtdo qė e reciton kėtė sure Allahu do t’i japė dhjetė shpėrblime pėr ēdo besues dhe mosbesues nė Musain a.s.



29. el-‘Ankebut

Imam Sadiku ka thėnė se “Ai qė e reciton atė do tė marrė dhjetė shpėrblime (sevabe) pėr secilin jobesimtar.” Ai ka thėnė gjithashtu: “Ai qė reciton suret er-Rum dhe el-‘Ankebut gjatė natės sė njėzet e tretė tė Ramazanit, pėr Allah, do tė jetė me njerėzit e Xhennetit.”



30. er-Rum

I Dėrguari i Allahut (s) citohet duke thėnė se atij qė reciton Suren er-Rum do t’i dhurohen dhjetė shpėrblime pėr ēdo melek qė lavdėron Allahun, nga qiejt dhe toka dhe do t’i kompensohet ēfarėdo qė tė ketė humbur gjatė ditės ose natės, duke shtuar, sipas Kaf’amiut se: “Nuk bėj pėrjashtim pėr kėtė e as nuk kam frikė se po hyj nė gjynah, pasi kėto sure kanė meritė tė veēantė tek Allahu: el-‘Ankebutė dhe er-Rum.”



31. Lukman

Profeti i Bekuar (s) citohet duke thėnė se kushdo qė e reciton kėtė sure do tė jetė nė shoqėrinė e Lukmanit nė Ditėn e Gjykimit dhe do tė shpėrblehet me dhjetė sevabe pėr ēdo njeri qė urdhėron pėr tė mirė dhe ndalon nga e keqja. Ai gjithashtu ka thėnė: “Kujt e reciton atė gjatė natės, Allahu Fuqiplotė do t’i caktojė tridhjetė melekė pėr ta mbrojtur nga Iblisi dhe ushtria e tij deri nė mėngjes, dhe nėse e reciton gjatė ditės, ata do ta mbrojnė atė nga Iblisi dhe ushtria e tij deri nė mbrėmje.”



32. es-Sexhdeh

I Dėrguari i Allahut (s) ka thėnė se ai qė e reciton Suren Lukman, Suren es-Sexhdeh dhe Suren el-Mulk do tė konsiderohet si ta kishte kaluar tėrė Natėn e Kadrit duke adhuruar Fuqiplotin. Imam Sadiku gjithashtu ka thėnė: “Nėse lexohet tė premten mbrėma, Allahu i Lartėsuar do t’ia japė librin e tij nė dorėn e djathtė dhe nuk do ta gjykojė pėr ēfarė ka bėrė [nė dynja], dhe ai do tė jetė nė shoqėrinė e Muhammedit, paqja dhe bekimet qofshin mbi tė dhe pasardhjen e tij.”



33. el-Ahzabė

Profeti i Bekuar (s) citohet duke thėnė pėr kėtė sure se: “Atij qė e reciton atė e ia mėson familjes dhe atyre qė zotėron dora e tij e djathtė do t’i dhurohet siguri ndaj mundimit tė varrit.” Imam Sadiku ka thėnė se ai qė e reciton atė shpesh do tė jetė nė Ditėn e Gjykimit nė fqinjėsi tė Pejgamberit (s).



34. Sebe’

I Dėrguari i Allahut (s) ka thėnė: “Ditėn e Gjykimit, ēdo pejgamber do ta pėrshėndesė dhe t’i jetė shok atij qė reciton Suren Sebe’.” Imam Sadiku ka thėnė se ai qė i reciton tė dyja Suret Hamd tė premten mbrėma do tė mbetet i mbrojtur nga Allahu dhe po kėshtu edhe pasuria e tij, gjatė jetės sė tij, dhe ai nuk do tė pėsojė asgjė tė keqe dhe do t’i jepet nga jeta mė e mirė nė kėtė botė dhe nė ahiret, aq sa asnjė zemėr nuk do tė dėshirojė mė shumė, sado e vėshtirė tė jetė pėr t’u kėnaqur.



35. Fatir

Pejgamberi Fisnik (s) ka thėnė se ai qė e reciton Suren Fatir pėr kėnaqėsinė e Allahut do tė thėrritet nga tė tetė dyert e Xhennetit pėr tė hyrė nga cilado qė dėshiron.



36. Ja-Sin

I Dėrguari i Allahut (s) ka thėnė: “Kushdo qė hyn nė njė varrezė dhe reciton Suren el-Jasin do t’ua ketė pakėsuar vuajtjen [tė vdekurve] dhe do tė marrė shpėrblime sa numri i tė varrosurve aty.” Ai gjithashtu ka thėnė se nė Teurat ajo pėrshkruhet si Sureja qė e stolis recituesin me mė tė mirat e dynjasė dhe ahiretit, duke ia larguar sprovat e kėsaj jete dhe tmerrin e asaj qė vjen. Imam Xha’fer es-Sadiku citohet duke thėnė se kushdo qė e reciton kėtė sure duke synuar kėnaqėsinė e Allahut do tė falet dhe do t’i jepen shpėrblimet e atij qė ka recituar krejt Kur’anin dymbėdhjetė herė. Ai po ashtu ka thėnė: “Pėr gjithēka ka njė zemėr, dhe zemra e Kur’anit ėshtė Ja-Sini; ndaj, ai qė e reciton atė gjatė ditės do tė mbrohet dhe furnizohet deri nė mbrėmje.”



37. es-Saff?t

Ahmed ibn Idrisi citon el-Esh‘ariun qė pėrcjell nga Muhammed ibn Hasani, i cili citon el-Batainiun qė transmeton nga Ibn el-‘Alaja se Imam Xha’fer es-Sadiku ka thėnė qė ai qė e reciton kėtė sure tė premten do tė mbrohet nga tė gjitha tė kėqijat e botės tė ndeshura nė kėtė jetė, me furnizimin mė bujar, dhe Allahu nuk do ta lėrė pasurinė, fėmijėt, ose trupin e tij tė lėndohet nga ligėsia e asnjė shejtani. Pėr mė tepėr, nėse ndėrron jetė atė ditė ose natė, ai do tė vdesė si shehid dhe do tė pranohet nė Xhennet nė shoqėrinė e shehidėve, duke qėndruar me ta nė Parajsė. Nė faqen 419 tė veprės Mekarim ul-Akhlak nga Tabarsiu, Imami citohet duke thėnė se kjo sure kėndohet nga ata qė synojnė dinjitet nė kėtė jetė dhe nė atė qė vjen. E njėjta pohohet nė vėll. LXXXIX, f. 296 tė veprės Bihar ul-enuar tė ‘Alame Mexhlisiut. Janė vėrtet me fat ata qė e recitojnė kėtė sure tė lavdishme tė Kur’anit Fisnik nė vazhdimėsi sepse do tė nderohen nė dynja dhe nė ahiret. Allahu Te’ala na bėftė me ta, Amin.



38. Sa’d

Ibn el-Bataini e gjurmon zinxhirin e hadithit tė mėposhtėm tek ‘Amr ibn Xhubejri, qė citon tė atin duke transmetuar nga Imam Bakiri se: “Atij qė reciton Suren Sa’d tė premten mbrėma, do t’i jepet nga jeta e mirė nė kėtė botė dhe nė ahiret ajo qė s’do t’i jepet askujt pėrveē njė tė dėrguari-profet ose njė meleku pranė Allahut, dhe Allahu do ta pranojė nė Xhennet bashkė me tė gjithė anėtarėt e familjes qė ai i do, pėrfshi shėrbėtorin ose dikė tjetėr.”



39. ez-Zumer

Nė faqe 102 tė veprės Thewab ul-A’mal tregohen shpėrblimet e fatlumėve qė janė bekuar me recitimin e kėsaj sureje. Ibn el-Bataini citon Sendelin duke pėrcjellė nga Harun ibn Kharixhe qė transmeton nga Ebu ‘Abdullah Imam Xha’fer es-Sadik se:

Atij qė e memorizon kėtė sure do t’i jepet nga Allahu dinjitet nė kėtė jetė dhe nė atė qė vjen; do tė nderohet edhe po tė mos ketė pasuri apo shumė pasardhės, e tė gjithė do tė mahniten me tė; Ai do t’ia ndalojė Xhehenemit prekjen e tij dhe do t’i ndėrtojė nė Xhennet njėmijė qytete, nė ēdonjėrin nga tė cilėt do tė ketė njėmijė pallate e nė secilin prej tyre janė njėqind hyri. Pėrpos kėsaj, ai do tė ketė dy burime dhe dy lumenj si dhe dy tė tjera nė dy kopshte me bimėsi tė gjelbėr dhe hyri tė tjera nė pavijone, me shikimet e tyre vetėm drejt tij, dhe ai do tė ketė dy fruta nga secila pemė [e Xhennetit].



40. el-Mu’min

I Dėrguari i Allahut (s) ka thėnė: “Shpirtrat e ēdo pejgamberi, siddiku dhe besimtari do ta bekojnė dhe lusin falje pėr atė qė e lexon kėtė sure.” Imam Xha’fer es-Sadiku ka thėnė se Allahu do t’ia falė tė gjitha mėkatet atij qė e reciton atė ēdo tri net dhe se do ta bėjė t’i pėrmbahet fjalės sė drejtė, kurse ahiretin mė tė mirė se dynjanė.



41. Fussilet

Pejgamberi i Ndershėm (s) ka thėnė: “Atij qė e reciton kėtė sure do t’i jepen dhjetė shpėrblime pėr ēdo shkronjė nė tė.” Imam Xha’fer es-Sadiku ka thėnė se ajo do t’i jetė dritė nė Ditėn e Gjykimit sa tė shohin sytė e tij dhe burim gėzimi, kurse nė dynja do tė jetojė i lavdėruar, i shumėpėlqyer.



42. esh-Shura

I Dėrguari i Allahut (s) citohet duke thėnė se: “Kush e reciton Suren el-Shura do tė jetė mes atyre qė bekohen nga melekėt dhe pėr tė cilėt ata lusin faljen dhe mėshirėn e Allahut.” Imam Sadiku ka thėnė se ai qė e reciton kėtė sure do tė ringjallet nė Ditėn e Gjykimit me fytyrė si hėna e plotė.



43. el-Zuhrufė

Profeti i Bekuar (s) citohet duke thėnė se ai qė e kėndon kėtė sure do tė jetė nė Ditėn e Gjykimit me ata tė cilėve Allahu do t’u drejtohet kėshtu: “O shėrbėtorėt e Mi! Nuk ka frikė pėr ju nė kėtė Ditė, e as pikėllim.” Imam Xha’fer es-Sadiku citohet duke thėnė se ai qė e reciton atė shpesh do tė ketė siguri nė varr nga nga Allahu, ndaj ēdo lėndimi dhe ndaj ngushtimit tė varrit, gjersa tė dalė pėrpara Allahut Te’ala, dhe do tė jetė kjo sure ajo qė do ta fusė nė Xhennet.



44. el-Dukhan

I Dėrguari i Allahut (s) citohet duke thėnė se ai qė e reciton kėtė sure tė premten mbrėma do tė falet dhe pėr ēdo ajet do tė marrė shpėrblimet e atij qė liron njėqind mijė skllevėr, ku shtatėdhjetė mijė engjėj do tė kėrkojnė falje pėr tė; dhe Allahu do tė ndėrtojė njė pallat pėr atė qė e lexon tė premteve. Imam Xha’fer es-Sadiku ka thėnė se ai qė e lexon atė sure nė namazet e detyrueshme dhe tė pėlqyeshme do tė ngjallet me ata qė do tė jenė tė sigurtė dhe Allahu do ta mbulojė me hijen e ‘Arshit tė Tij dhe do ta sprovojė me njė sprovė tė lehtė, duke ia dhėnė librin [e veprave] nė dorėn e djathtė.



45. el-Xhathije

Pejgamberi Muhammed (s) ka thėnė pėr kėtė sure se: “Gabimet e atij qė e lexon atė do tė mbulohen nga Allahu, i Cili do t’ia largojė frikėn kur tė dalė pėr t’u gjykuar.” Imam Sadiku ka thėnė se ai qė e reciton atė nuk do ta shohė zjarrin kurrė dhe do tė jetė nė shoqėrinė e Muhammedit (s).”



46. el-Ahkafė

Imam Xha’fer es-Sadiku ka thėnė: “Ai qė e reciton atė do tė marrė dhjetė shpėrblime pėr ēdo grimcė rėre nė botė.” Ai gjithashtu ka thėnė: “Kush e reciton atė ēdo natė nuk do tė ekspozohet nga Allahu para asnjė frike nė kėtė jetė dhe do tė sigurohet nga tmerri i Ditės sė Gjykimit.”



47. Muhammed

Imam Sadiku citohet duke thėnė se nė qoftė se dikush e reciton kėtė sure, Allahu i Lavdėruar do ta marrė pėrsipėr t’i lejojė tė pijė nga lumenjtė e Xhennetit dhe se dyshimi nuk do tė hyjė asnjėherė nė mendjen e tij.



48. el-Fet’h

Imam Sadiku citohet duke thėnė se ai qė e reciton kėtė sure do tė jetė si ai qė ka qenė i pranishėm kur Profeti (s) ēliroi Mekėn dhe ai ai qė i ka dhėnė besėn nėn pemė. Imami gjithashtu ka thėnė pėr kėtė sure: “Forconi me tė shėndetin, gratė dhe ēfarė ju zotėron dora e djathtė, kundėr ēdo dėmtimi.”



49. el-Huxhuratė

Imam Xha’fer es-Sadiku ka thėnė se atij qė e reciton kėtė Sure do t’i jepen shpėrblime pėr ēdo njeri qė i ėshtė bindur Allahut dhe ēdo njeri qė nuk i ėshtė bindur Atij. Imami gjithashtu ka thėnė: “Ai qė e lexon atė ēdo natė ose ēdo ditė do tė jetė me ata qė do ta vizitojnė Profetin (s).”



50. Kaf

Pejgamberi Muhammed (s) ka thėnė pėr kėtė sure se: “Atij qė e lexon kėtė sure shpesh, Allahu do t’ia lehtėsojė vuajtjen e vdekjes.” Dhe “ai qė e reciton atė nė namazet e detyrueshme dhe ato nafile do tė ketė rritje tė furnizimit nga Allahu Te’ala dhe Ai do t’ia japė librin nė dorėn e djathtė, pasi ta ketė gjykuar me njė gjykim tė lehtė.”



51. edh-Dharijatė

Imam Xha’fer es-Sadiku ka thėnė: “Ai qė e reciton atė do tė marrė dhjetė vepra tė mira pėr ēdo erė qė ka fryrė nė jetėn e kėsaj bote” dhe se ai qė e reciton gjatė ditės ose natės do tė ketė lehtėsim tė jetesės.



52. et-Turė

Imam Sadiku citohet gjithashtu duke thėnė se atij qė e reciton kėtė sure Allahu do t’i dhurojė siguri nga tmerri i Tij dhe do ta lejojė tė shijojė Xhennetin e Tij. Ai po ashtu ka thėnė se kushdo qė e reciton atė do tė ketė mė tė mirėn e dy botėve.



53. en-Nexhm

Imam Sadiku citohet duke thėnė se atij qė e reciton kėtė sure do t’i jepen dhjetė shpėrblime pėr ēdo njeri qė ka besuar nė Pejgamberin (s) dhe ēdo njeri qė nuk i ka besuar. Dhe, ai qė e reciton atė shpesh do tė jetojė mes njerezve i lėvduar, i dashur.



54. el-Kamar

I Dėrguari i Allahut (s) ka thėnė se kushdo qė e reciton kėtė sure ēdo dy ditė do tė ringjallet me fytyrėn e tij si hėnė e plotė. Kurse Imam Sadiku ka thėnė: “Ai qė e reciton atė do tė ngrihet nga varri i mbartur me njė deve nga devetė e Xhennetit.”



55. er-Rahman

Pejgamberi i Bekuar (s) ka thėnė pėr kėtė sure se: “Atė qė e lexon kėtė sure, Allahu do ta mėshirojė nė dobėsi dhe ai do tė konsiderohet falėnderues i Allahut pėr kėtė.” Imam Sadiku citohet duke thėnė se ka njė nuse pėr tė gjithė, dhe nusja e Kur’anit ėshtė Sureja er-Rahman dhe se Allahu do t’ia ndriēojė fytyrėn gjithkujt qė e reciton atė shpesh.



56. el-Uaki’e

Imam Sadiku ka thėnė: “Kushdo qė e reciton atė nuk do tė shkruhet me tė pavėmendshmit, kurse ai qė e reciton tė premteve mbrėma do tė duhet nga Allahu.”



57. el-Had?d

Imam Sadiku citohet duke thėnė se ai qė e reciton kėtė sure do tė shkruhet me ata qė kanė besuar nė Allahun dhe tė Dėrguarin e Tij (s) nė mėnyrė tė patundur. Imami gjithashtu ka thėnė se: “Ai qė i reciton tė gjitha suret qė fillojnė me lavdėrimin e Allahut [el-Hadidė, el-Hashr, es-Saff, el-Xhum’a dhe et-Teghabunė] pėrpara se tė bjerė tė flejė nuk do tė vdesė pa e takuar el-Ka’imin [Mehdiun]; dhe nėse vdes, do tė jetė fqi i Profetit (s).”



58. el-Muxhadileh

Imam Sadiku citohet duke thėnė se ai qė e reciton kėtė sure do tė shkruhet me palėn e Allahut, qė do tė jenė ngadhėnjimtarė nė Ditėn e Gjykimit. Imami gjithashtu ka thėnė se: “Ai qė e reciton Suren el-Hadidė dhe el-Muxhadile nė namazet e detyrueshme dhe vazhdon nė tė, nuk do t’i ekspozohet asnjė vėshtirėsie nga Allahu pėr sa tė jetė gjallė.”



59. el-Hashr

Imam Sadiku ka thėnė se kushdo qė reciton Suren el-Hashr do tė bekohet nga Allahu, i Cili do t’ia marrė shpirtin si tė ishte shehid dhe Xhenneti, Xhehenemi, ‘Arshi e Kursija do tė lusin falje pėr tė, dhe se atij qė reciton ē’tė mundet nga Sureja er-Rahman dhe Sureja el-Hashr gjatė natės, Allahu do t’i caktojė njė engjėll mbrojtės deri nė agim.



60. el-Mumtahine

El-Kaf’ami citon Profetin e Islamit (s) duke thėnė pėr kėtė sure se: “Ai qė e lexon atė do tė marrė ndėrmjetėsimin e tė gjithė besimtarėve dhe besimtareve nė Ditėn e Gjykimit.” ‘Alame Mexhlisiu dhe Ibn el-Bataini transmetojnė njė thėnie nga Imam Zejnul-‘Abidini qė tregon se: “Ai qė e lexon kėtė Sure nė namazet e tija tė detyrueshme dhe vullnetare do jetė vulosur nga Allahu si dikush me bindje tė plotė dhe Ai do t’ia mbushė zemrėn me dritė, e as varfėria as ēmenduria nuk do ta prekin atė dhe pasardhėsit e tij ndonjėherė.”



61. es-Saff

I Dėrguari i Allahut (s) citohet nė f. 520 tė veprės el-Misbah nga el-Kaf’ami duke thėnė: “Pėr atė qė e reciton atė, Isai do tė lutet dhe kėrkojė falje pėr sa kohė tė jetė nė kėtė botė dhe do t’i jetė shok nė Ditėn e Gjykimit.” Imam Sadiku ka thėnė se nėse dikush e reciton atė shpesh nė namazat e detyrueshme dhe ato vullnetare, Allahu do tė vendosė atė nė rangjet e melekėve, profetėve dhe tė dėrguarve tė Tij.



62. el-Xhum’a

Pejgamberi Fisnik (s) ka thėnė: “Atij qė e reciton kėtė sure do t’i jepen dhjetė shpėrblime pėr ēdo njeri qė ka ndjekur dhe ēdo njeri qė nuk i ka ndjekur xhumatė nė tė gjitha tokat islame.” Imam Xha’fer es-Sadiku ka thėnė: “Ēdo besimtar dhe ēdo besimtare, nėse ėshtė ndėr ndjekėsit tanė, duhet tė recitojė tė premten mbrėma Suren el-Xhum’a dhe Suren el-A’la, kurse nė namazin e drekės duhet tė recitojnė Suren el-Xhum’a dhe el-Munafikun; e nėse vepron kėshtu ai do tė llogaritet si ndjekės i gjurmėve tė Profetit (s) dhe shpėrblim i tij nga Allahu do tė jetė Xhenneti.



63. el-Munafikun

I Dėrguari i Allahut (s) citohet duke thėnė se ai qė e reciton kėtė Sure do tė pastrohet nga dyshimi dhe hipokrizia nė lidhje mė besimin.



64. et-Teghabunė

El-Kaf’ami dhe el-Mexhlisi tregojnė se Ibn el-Bataini citon Ibn Abdu’l-‘Alain qė transmeton nga Ebu Busejri se Imam Ebu ‘Abdullah Xha’fer es-Sadiku ka thėnė se atij qė e reciton kėtė sure nė namazet e tija tė detyrueshme dhe vullnetare, ajo do t’i ndėrmjetėsojė nė Ditėn e Gjykimit dhe do t’i jetė dėshmues i sinqertė pėrpara Atij qė do t’ia lejojė tė dėshmojė, pa u ndarė prej tij gjersa ta shoqėrojė nė Xhennet.



65. et-Talak

I Dėrguari i Allahut (s) citohet nga Kafamiu dhe ‘Alame Mexhlisiu, si dhe nga autori i veprės ed-Durr ul-Menthur, vėll. VI, f. 107, se kushdo qė e reciton kėtė Sure do tė vdesė si zbatues i Sunnetit tė Profetit (s). Imam Xha’fer es-Sadiku (s) citohet duke thėnė se nėse e reciton atė bashkė me Suren et-Tahrimė nė namazet e detyrueshme, ai do tė strehohet nga frika, hidhėrimi dhe zjarri nė Ditėn e Gjykimit.



66. et-Tahrimė

Profeti i Bekuar (s) ka thėnė se atij qė e reciton kėtė Sure do t’i jepet njė pendim i vėrtetė nga Allahu Subhanehu ue Te’ala. Si ‘Alame Mexhlisiu, ashtu edhe Tabarsiu tregojnė se shpėrblimet e recitimit tė kėsaj sureje janė si ato tė kėndimit tė Sures et-Talak, ēka mbėshtetet edhe nga Kaf’amiu.



67. el-Mulk

I Dėrguari i Allahut (s) ka thėnė pėr kėtė sure se: “Ai qė e reciton do tė konsiderohet si ai qė ka qėndruar zgjuar gjatė Natės sė Kadrit duke adhuruar Zotin e vet. Ajo do ta mbrojė dhe shpėtojė atė qė e reciton, nga ngushtimi i varrit.” Imam Xha’fer es-Sadiku ka thėnė: “Kėmbėt e atij qė e reciton kėtė sure ēdo ditė dhe ēdo natė do t’u thonė Munkirit dhe Nakirit: ‘nuk keni tė drejtė kalimi’.” Tabarsiu tregon se ajo i jep recituesit tė saj siguri deri sa tė hyjė nė Xhennet.



68. el-Kalem

Pejgamberi i Zotit (s) ka thėnė se: “Atij qė e reciton kėtė sure do t’i jepen shpėrblimet e atyre qė sillen virtytshėm.” Imam Xha’fer es-Sadiku ka thėnė: “Kushdo qė e reciton nė namazet e detyrueshme ose vullnetare nuk do tė vuajė kurrė nga varfėria dhe Allahu do t’i japė siguri nga ngushtimi i varrit.”



69. el-Hakkah

I Dėrguari i Allahut (s) ka thėnė se ai qė e reciton kėtė sure do tė ketė gjykim tė lehtė nė Ditėn e Kijametit. “Recitojeni atė shpesh” i udhėzonte Imam Sadiku ndjekėsit e tij “nė namazet e detyrueshme dhe nė vullnetaret, sepse kjo ėshtė shenjė e besimit nė Allah dhe tė Dėrguarin e Tij (s), e kushdo qė e reciton atė s’do tė devijojė kurrė nga besimi i drejtė deri sa tė vdesė.”



70. el-Me’arixh

Pejgamberi Fisnik (s) citohet duke thėnė se atij qė e reciton kėtė Sure do t’i jepen shpėrblimet e atyre qė i mbajnė premtimet dhe amanetet e tė cilėt e falin namazin pareshtur.” Kurse Imam Sadiku pohonte: “Ai qė e vazhdon recitimin e saj nuk do tė pyetet nė Ditėn e Gjykimit pėr asnjė mėkat qė ka kryer dhe Allahu do ta pranojė nė Xhennetin e Tij nė shoqėrinė e Muhammedit, paqe dhe bekime pastė mbi tė dhe pasardhjen e tij.



71. Nuh

I Dėrguari i Allahut (s) ka thėnė se ai qė e reciton kėtė sure do tė numėrohet me ata besimtarė qė pėrfshihen nė du’anė e Nuhit dhe se kush beson nė Allah dhe Librin e Tij nuk duhet tė reshtė kurrė s’e recituari. Nė faqe 108 tė veprės Thewab ul-A’mal citohet njė pohim nga Imam Ebu ‘Abdullah Xha’fer es-Sadiku, qė thotė: “Kush beson nė Allah dhe lexon Librin e Tij nuk duhet tė pushojė s’e recituari Suren Nuh, sepse ēdo rob qė e lexon atė me durim nė njė namaz tė detyrueshėm ose vullnetar, Allahu Te’ala do ta lejojė tė qėndrojė me ata qė i janė bindur vėrtetėsisht Atij e do t’i dhurojė tre kopshte, krahas nderimit dhe martesės me njėqind hyri dhe katėr mijė tė tjera qė s’janė prekur nga askush mė parė, insha Allah.” Kjo transmetohet edhe nė veprėn Bihar ul-Enuar tė ‘Alame Mexhlisiut.



72. el-Xhinn

Pejgamberi i Zotit (s) ka thėnė pėr kėtė sure se: “Atij qė e reciton atė do t’i jepen shpėrblime sa numri i tė gjithė xhinnėve dhe shejtanėve qė kanė besuar ose nuk kanė besuar nė Muhammedin.” Imam Xha’fer es-Sadiku ka thėnė: “Ai qė e reciton kėtė sure mjaft shpesh nuk do tė ketė kurrfarė lėndimi nga magjia dhe fitneja e xhinnėve dhe ai do t’i bashkohet shoqėrisė sė Muhammedit (s).”



73. el-Muzzemmil

I Dėrguari i Allahut (s) citohet nga Kaf’amiu duke thėnė se ai qė e reciton kėtė sure nuk do tė vuajė prej halleve nė kėtė jetė e as nė atė qė vjen. Imam Sadiku ka thėnė: “Ai qė e reciton atė do tė ketė larguar hallet nga jeta e tij si nė kėtė botė ashtu edhe nė tjetrėn. Kush e reciton atė nė jaci ose nė pjesėn e fundit tė natės do t’i ketė atė ditė dhe natė bashkė me kėtė sure si dėshmitare dhe Allahu do t’i japė jetė tė mirė dhe do t’ia marrė shpirtin me bukuri.”



74. el-Muddeththir

Pejgamberi i Zotit (s) citohet duke thėnė se personit qė e reciton kėtė sure do t’i dhurohen shpėrblime sa numri i atyre qė i kanė besuar dhe s’i kanė besuar tė Dėrguarit (s) nė Mekė. Pasardhėsi i tij, Imam Xha’fer es-Sadiku citohet duke thėnė qė: “Nėse dikush e reciton atė nė namazet e detyrueshme, Allahu – Mė i Larti do ta marrė pėrsipėr ta vendosė nė shoqėrinė e Profetit (s) dhe ai nuk do tė vuajė aspak nga mjerimi nė kėtė botė.”



75. el-Kijame

I Dėrguari i Allahut (s) ka thėnė nė lidhje me lexuesin e kėsaj sureje se: “Atij qė e reciton atė, unė dhe Xhibra’ili do t’i dėshmojmė nė Ditėn e Gjykimit se ka qenė ndėr besimtarėt nė Ditėn e Kijametit dhe fytyra e tij do tė dallohet mes tė tjerave.” Imam Sadiku citohet duke thėnė se: “Atij qė e reciton kėtė Sure dhe vepron sipas saj, Allahu do t’ia dėrgojė atė nė mėnyrėn mė tė mirė pėr t’ia dhėnė atij sihariqet dhe pėr tė buzėqeshur, e ai nuk do tė ketė telashe pėr tė kaluar Siratin dhe Mizanin.”



76. ed-Dahr

Pejgamberi i Ndershėm (s) ka thėnė se ai qė e reciton kėtė sure do tė shpėrblehet me Xhennet dhe rroba mėndafshi. Imam Xha’fer es-Sadiku ka thėnė: “Atij qė e reciton atė njė tė enjte do t’i jepen nga Allahu njėqind hyri symėdha dhe ai do tė jetė nė shoqėri me Profetin (s).”



77. el-Murselat

I Dėrguari i Allahut (s) citohet duke thėnė qė nėse dikush e reciton kėtė sure, atij do t’i shkruhet se nuk ėshtė nga mesi i politeistėve (mushrikin). Imam Sadiku ka thėnė pėr kėtė kaptinė tė Kur’anit se: “Atė qė e lexon kėtė sure, Allahu do ta prezantojė me Pejgamberin, paqe e bekime pastė mbi tė dhe pasardhjen e tij.”



78. en-Nebe’

Profeti i Bekuar (s) ka thėnė se atij qė e reciton kėtė sure, Allahu do t’i japė pije tė freskėt nė Ditėn e Gjykimit. Imam Xha’fer es-Sadiku ka thėnė: “Kushdo qė e reciton atė pėrditė do ta vizitojė Qa’ben pa u mbushur viti.”



79. en-Nazi’at

I Dėrguari i Allahut (s) ka thėnė se kushdo qė e reciton kėtė Sure nuk do tė gjykohet pėr shumė gjatė nė Ditėn e Kijametit, por aq sa zgjat njė namaz i detyrueshėm. Imam Sadiku citohet duke thėnė: “Ai qė e reciton do tė vdesė i freskuar (pa etje), do tė ringjallet i freskuar dhe do tė hyjė nė Xhennet i freskuar.”



80. Abese

Pejgamberi Fisnik (s) citohet duke thėnė se ai qė e reciton kėtė sure do tė vijė nė Ditėn e Gjykimit i qeshur, optimist. Imam Xha’fer es-Sadiku citohet gjithashtu duke thėnė se ai qė e reciton kėtė sure si dhe suren Takuir do tė strehohet tek hija dhe begatia e Allahut nė Xhennetin e Tij.



81. et-Tekuir

I Dėrguari i Allahut (s) ka thėnė se ai qė e lexon kėtė sure nuk do tė ekspozohet nga Allahu kur tė shpalosen librat e veprave dhe se “kushdo qė dėshiron tė mė shohė nė Ditėn e Gjykimit, le tė lexojė kėtė sure.”



82. el-Infitar

Profeti i Bekuar (s) ka thėnė qė nėse dikush e reciton atė, Allahu do t’i shkruajė njė shpėrblim pėr ēdo pikė shiu e ēdo varr dhe do t’ia pėrmirėsojė gjendjen nė Ditėn e Gjykimit. Imam Sadiku citohet duke thėnė pėr kėtė sure se: “Atė qė e lexon Suren el-Infitar dhe Suren el-Inshikak, duke i mbajtur parasysh vazhdimisht, nė namaze te detyrueshme dhe vullnetare, nuk do ta mbulojė asnjė perde nga Allahu Te’ala dhe i Lartmadhėruari do tė kujdeset pėr tė gjersa tė tjerėt tė kenė pėrfunduar sė dhėni llogari.”



83. el-Mutaffif?n

I Dėrguari i Allahut (s) ka thėnė qė nėse dikush e reciton kėtė sure, Allahu do t’i lejojė tė pijė nga njė nektar i vulosur nė Ditėn e Gjykimit. Imam Sadiku citohet duke thėnė se: “Atij qė e bėn shprehi ta recitojė kėtė sure nė namazet e detyrueshme, Allahu do t’i japė siguri nga zjarri dhe llogaridhėnia, dhe ai nuk do tė kalojė pėrmbi urėn e xhehenemit.”



84. el-Inshikak

Pejgamberi i Bekuar (s) ka thėnė se atij qė e reciton kėtė sure nuk do t’i jepet kurrsesi nga prapa libri i veprave tė tij.



85. el-Buruxhė

I Dėrguari i Allahut (s) ka thėnė se personit qė e reciton kėtė sure do t’i dhurohen dhjetė shpėrblime pėr ēdo tė premte dhe ditė ‘Arafati nė jetėn e tij nė kėtė botė, kurse Imam Sadiku ka thėnė se: “Ai qė e lexon kėtė sure nė namazin e detyrueshėm do tė mblidhet me profetėt e Allahut [nė Ditėn e Gjykimit] sepse ajo ėshtė sureja e tyre.”



86. et-Tarik

Profeti Fisnik (s) ka thėnė qė nėse dikush e reciton kėtė Sure, atij do t’i jepen dhjetė shpėrblime pėr ēdo yll nė qiell, kurse Imam Sadiku citohet duke thėnė se ai qė e reciton kėtė sure nė namazet e detyrueshme do tė arrijė pozitė tė veēantė tek Allahu, dhe do tė jetė nė Xhennet me shoqėruesit e profetėve.



87. el-A’la

I Dėrguari i Allahut citohet duke thėnė se ai qė e reciton kėtė sure do tė marrė dhjetė shpėrblime pėr ēdo gėrmė tė shpalljes sė Allahut pėr Ibrahimin, Musain dhe Isain (paqe pastė mbi ta) dhe Muhammedin (paqe e bekime pastė mbi tė dhe familjen e tij). Imam Xha’fer es-Sadiku citohet duke thėnė qė nėse dikush e reciton atė nė namazet e detyrueshme ose vullnetare, atij do t’i thuhet nė Ditėn e Gjykimit: “Hyr nė Xhennet nga cila derė tė dėshirosh!”



88. el-Ghashije

Pejgamberi i Zotit (s) ka thėnė se kushdo qė e kėndon atė do tė ketė gjykim shumė tė lehtė. Imam Sadiku ka thėnė: “Kushdo qė e reciton atė vazhdimisht nė namazet e detyrueshme dhe vullnetare do tė pėrfshihet nė mėshirėn e Allahut nė kėtė botė dhe atė qė vjen, dhe Ai do t’i japė siguri nga ndėshkimi i Tij.”



89. el-Faxhr

I Dėrguari i Allahut (s) ka thėnė se ai qė e reciton kėtė sure pėr dhjetė netė rresht do tė falet nga Allahu, dhe nėse e reciton ditėn, ajo do t’i jetė dritė Ditėn e Gjykimit. Imam Sadiku ka thėnė gjithashtu se: “Ai qė e lexon kėtė sure nė namazet e detyrueshme dhe vullnetare do tė jetė nė Xhennet nė tė njėjtin rang me Imam Huseinin, sepse ajo ėshtė sureja e Huseinit.”



90. el-Beled

I Dėrguari i Allahut (s) ka thėnė se kushdo qė e reciton kėtė sure do tė jetė i sigurtė nė Ditėn e Gjykimit nga zemėrimi i Allahut. Po ashtu, Imam Sadiku ka thėnė se: “Ai qė e reciton kėtė sure nė namazet e tij tė detyrueshme dhe vullnetare do tė njihet nė jetėn e kėsaj bote si njė nga tė drejtėt.”



91. esh-Shems

Profeti i Bekuar (s) ka thėnė se ai qė e reciton kėtė sure do tė mbahet si ai qė i ka dhėnė sadaka ēdo njeriu nėn diell dhe nėn hėnė. Imam Xha’fer es-Sadiku citohet duke thėnė se nė favor tė atij qė e lexon mjaft shpesh kėtė sure, si dhe suret el-Lejl, el-Duha dhe el-Inshirah, do tė dėshmojė gjithēka nė Ditėn e Gjykimit, pėrfshi flokėt, fytyrėn, mishin, gjakun dhe venat e tij.



92. el-Lejl

I Dėrguari i Allahut (s) ka thėnė se atij qė e reciton kėtė sure do t’i jepen [mirėsi] derisa tė kėnaqet dhe Allahu nuk do ta lėrė t’u ekspozohet vėshtirėsive, duke ia lehtėsuar jetėn.



93. ed-Duha

Pejgamberi Fisnik (s) ka thėnė se ai qė e reciton kėtė sure do tė jetė me ata qė janė pranuar nga Allahu si pjesėtarė tė ummetit tė Muhammedit (s) qė janė tė denjė pėr ndėrmjetėsimin e tij dhe do tė marrė dhjetė shpėrblime pėr ēdo jetim dhe lypės.



94. el-Inshirah

I Dėrguari i Allahut (s) ka thėnė se kujtdo qė e reciton kėtė sure do t’i jepen shpėrblime sikur ta kishte takuar Profetin (s) tė pikėlluar dhe t’ia kishte hequr atij pikėllimin.



95. et-Tinė

I Dėrguari i Allahut (s) ka thėnė se Allahu do t’i japė dy shpėrblime kujtdo qė e reciton kėtė sure: shėndet tė mirė dhe bindje pėr sa tė jetė gjallė, dhe kur tė vdesė, Allahu Fuqiplotė do t’i japė shpėrblimet e agjėrimit tė tė gjithė atyre qė e kanė recituar. Kurse Imam Xha’fer es-Sadiku citohet tė ketė thėnė: “Atij qė e lexon nė namazet e tija tė detyrueshme dhe vullnetare do t’i jepet ē’t’i pėlqejė nga Xhenneti.”



96. el-‘Alak

Pejgamberi i Bekuar (s) ka thėnė se kushdo qė e reciton kėtė sure do tė llogaritet sikur ta ketė lexuar krejt Kur’anin. Imam Sadiku citohet duke thėnė se ai qė e reciton kėtė sure dhe vdes atė ditė ose atė natė do tė ketė vdekur si shehid dhe si dikush qė e ka ndihmuar Profetin (s) me shpatėn e tij.



97. el-Kadr

I Dėrguari i Allahut (s) ka thėnė se ai qė e reciton kėtė sure do tė konsiderohet nga Allahu si ai qė ka agjėruar muajin e Ramazanit dhe e ka kaluar natėn e Kadrit nė adhurim tė Krijuesit tė vet. Imam Sadiku citohet duke thėnė se atij qė e lexon kėtė sure nė njė namaz tė detyrueshėm do t’i thuhet: “O shėrbėtor i Allahut! Gjynahet e kaluara tė janė falur, ndaj vazhdoji veprat e mira!” Imami gjithashtu ka thėnė: “Kushdo qė e reciton atė me zė do tė jetė si ai qė e ka ngritur shpatėn nė shėrbim tė Islamit, dhe nėse e reciton pa zė do tė llogaritet si shehid nė rrugėn e Islamit, kurse po ta lexojė dhjetė herė, do t’i falen njė mijė mėkate.”



98. el-Bejjine

Profeti Fisnik (s) ka thėnė se ai qė e reciton atė do tė mblidhet Ditėn e Gjykimit me mė tė mirėt e krijimit nė vend dhe kushte. Ai gjithashtu ka thėnė: “Sikur ta dinin njerėzit se ēfarė meritash pėrmban ajo, do t’i linin familjet e tyre dhe pasurinė mėnjanė pėr ta mėsuar.” Imam Sadiku ka thėnė se ai qė e reciton kėtė sure do tė jetė i lirė nga shirku e do tė pranohet nė besimin e Profetit (s) dhe Allahu do t’i japė gjykim tė lehtė.



99. el-Zelzele

I Dėrguari i Allahut (s) ka thėnė: “Kushdo qė e reciton kėtė sure do tė konsiderohet sikur tė ketė lexuar Suren el-Bekare dhe do tė marrė shpėrblimet si tė kishte lexuar njė tė katėrtėn e Kur’anit.” Imam Xha’fer es-Sadiku ka thėnė pėr kėtė sure se: “Ai qė e lexon nė namazet vullnetare nuk do tė kaplohet kurrė me tėrmet, rrufe ose fatkeqėsi tjetėr natyrore, dhe nėse vdes, Zoti i tij do tė urdhėrojė pranimin e tij nė Xhennet.”



100. el-‘Adijat

Profeti i Bekuar (s) ka thėnė se atij qė e reciton kėtė sure do t’i jepen dhjetė shpėrblime pėr ēdo njeri qė ka kaluar natėn nė Muzdelife [gjatė haxhxhit] dhe ka ndjekur grumbullimin e madh [nė ‘Arafat]. Imam Xha’fer es-Sadiku ka thėnė: “Ai qė e reciton mjaft shpesh kėtė sure do tė ringjallet nė shoqėrinė e ‘Aliut nė Ditėn e Gjykimit dhe do tė jetė me shoqėruesit e tij.”



101. el-Kari’e

I Dėrguari i Allahut (s) citohet duke thėnė se atij qė e reciton kėtė sure Allahu do t’ia bėjė peshoren e veprave tė mira tė rėndojė. Imam Xha’fer es-Sadiku citohet duke thėnė se ai qė e reciton kėtė sure do tė marrė siguri nga Allahu Te’ala ndaj fitnes sė Dexhxhalit, besimit nė tė dhe kutėrbimit tė Xhehenemit.



102. et-Tekathur

Pejgamberi Fisnik (s) citohet duke thėnė se ai qė e lexon kėtė sure nuk do tė gjykohet nga Allahu, i Madhėruar e i Lartėsuar qoftė, lidhur me bekimet qė Ai i ka dhuruar e do tė konsiderohet sikur tė kishte lexuar njėmijė vargje tė Kur’anit Fisnik. Ibn ‘Umeri ka transmetuar se: “I Dėrguari i Allahut (s) mė pyeti njėherė: ‘A mundet ndokush nga ju tė recitojė njėmijė ajete nė ditė?’ Ne i thamė: ‘O i Dėrguari i Allahut, e kush mundet?’ Ai u pėrgjigj: ‘A mundet ndonjėri prej jush tė recitojė suren Tekathur?’” Profeti i Bekuar (s) citohet gjithashtu duke thėnė se: “Kushdo qė e reciton kėtė sure kur shkon pėr tė fjetur do tė mbrohet nga sprovimi i varrit.” Transmetohet po ashtu se Imam Sadiku ka thėnė qė ai i cili e reciton kėtė sure nė namazet e detyrueshme do tė ketė shpėrblimet e njėmijė shehidėve.



103. el-‘Asr

I Dėrguari i Allahut (s) citohet duke thėnė se ai qė e reciton kėtė sure do t’i ketė veprat e tija tė vulosura me durim dhe do tė jetė nė tė mbarė Ditėn e Gjykimit. Imam Xha’fer es-Sadiku ka thėnė se ai qė e reciton kėtė sure nė namazet e tija vullnetare do tė ringjallet me fytyrė tė qeshur dhe sytė e freskėt, gjersa tė hyjė nė Xhennet. Ky transmetim citohet nga el-Kaf’ami dhe ‘Alame Mexhlisiu, si dhe nė faqe 386, vėll. VI i ed-Durr ul-Menthur.



104. el-Humeze

Transmetohet se Profeti i Bekuar (s) ka thėnė qė recituesit tė kėsaj sureje do t’i jepen dhjetė shpėrblime pėr ēdo person qė e ka pėrqeshur Pejgamberin (s) dhe sahabėt e tij (r.a.). Imam Sadiku ka thėnė pėr kėtė sure: “Kujtdo qė e lexon atė nė namazet vullnetare (nafile), ajo do t’ia largojė varfėrinė, duke i sjellė furnizim dhe duke e mbrojtur nga vdekja tragjike.”



105. el-Filė

I Dėrguari i Allahut citohet duke thėnė se Allahu do ta mbrojė recituesin e kėsaj sureje nga fatkeqėsia dhe metamorfoza. Imam Sadiku ka thėnė se ai qė e kėndon atė nė namazet e detyrueshme do tė marrė dėshmi tė mirė nga ēdo fushė dhe mal e copė tokė ku ai ėshtė falur dhe do tė futet nė Xhennet pa u gjykuar. El-Kaf’ami komenton duke thėnė se shpėrblime tė tilla tė jashtėzakonshme nuk do t’i jepen kujtdo, por janė pėr tė sinqertit e devotshėm, ata qė janė dhuntisur me dituri dhe me tė vepruarit sipas saj. Kjo pikėpamje ndahet edhe nga Ibn Tausi nė librin e tij el-Ikbal.

Shejh es-Saduk, Allahu pastė mėshirė pėr shpirtin e tij, citohet nga ‘Alame Mexhlisiu nė vėll. LXXXIX, f. 337 tė veprės sė tij Bihar ul-Enuar, duke thėnė: “Kushdo qė reciton Suren el-Filė nė njėrin rekat tė detyrueshėm, duhet tė recitojė Suren Kurejsh nė tjetrėn, sepse ato janė si njė sure e vetme dhe nuk duhet recituar vetėm njėra nė namazet e detyrueshme.” Kjo pohohet edhe nė faqe 114 tė veprės Thewab ul-A’mal.

Imam Xha’fer es-Sadiku ka shkruar njė herė me dorėn e tij se: “Kurdo qė pėrballeni me ndonjė armik duhet ta shikoni nė sy dhe tė lexoni Suren el-Filė.”, siē transmetohet nga el-Kaf’ami dhe el-Mexhlisi.



106. Kurejsh

‘Alame Mexhlisiu ka treguar se kjo sure ka tė njėjtat merita si motra e saj mė lart. I Dėrguari i Allahut (s) citohet duke thėnė se atij qė e reciton atė do t’i jepen dhjetė shpėrblime pėr ēdo njeri qė ka bėrė tavaf dhe i’tikaf nė Qa’be. Imam Xha’fer es-Sadiku ka thėnė: “Kushdo qė e reciton atė do tė ringjallet nė Ditėn e Gjykimit i mbartur nė njė nga mbartėset e Xhennetit deri sa tė ulet nė tryezat e dritės nė Parajsė.



107. el-Ma’unė

I Dėrguari i Allahut (s) citohet duke thėnė se Allahu do t’ia falė mėkatet recituesit tė kėsaj sureje i cili do tė konsiderohet gjithashtu sikur ta ketė dhėnė rregullisht zekatin. El-Bataini ia gjurmon zinxhirin njė thėnieje tė Imam Sadikut, nėpėrmjet Isma’il ibn Zubjerit qė citon ‘Amr ibn Thabitit duke pėrcjellė fjalėt e Imamit qė nėse dikush e reciton kėtė sure nė namazet e tija tė detyrueshme dhe ato vullnetare, Allahu do t’ia pranojė lutjet dhe nuk do ta gjykojė pėr ēfarė ka bėrė nė jetėn e shkurtėr tė kėsaj bote.



108. el-Keuther

Transmetohet qė Profeti i Bekuar (s) ka thėnė se Allahu do ta lejojė atė qė e ka recituar kėtė sure tė pijė nga lumejtė e Xhennetit dhe do t’i japė shpėrblime sa numri i kurbanėve tė ofruar nga shėrbėtorėt e Allahut nė Kurban Bajram ose kurbane tė tjera pėr kėnaqėsinė e Tij. Imam Xha’fer es-Sadiku citohet duke thėnė se atij qė e reciton kėtė sure nė namazet e tija farze dhe nafile do t’i jepet tė pijė nga haudi i Keutherit dhe ai do tė bisedojė me tė Dėrguarin e Allahut (s) e do tė jetė nė burimin e Tuba-s. Kjo citohet edhe nė veprėn Thewab ul-A’mal.



109. el-Kafirunė

Nė faqet 339-40 tė vėllimit LXXXIX tė veprės sė tij Bihar ul-Enuar, ‘Alame Mexhlisiu citon nga Shejh el-Mufidi njė transmetim me zinxhir tė pandėrprerė, nė tė cilin tregohet se el-‘Assi iu drejtua njėherė Pejgamberit (s) me fjalėt: “O Muhammed! Le tė adhurojmė ne atė qė adhuron ti e ti tė adhurosh atė qė adhurojmė ne, kėshtu qė tė jemi barabar dhe ti do tė jesh prapė nė krye. Atėherė nėse ajo qė ndjekim ne ėshtė e drejtė, ti do tė kesh fituar pjesėn tėnde, dhe nėse ti je nė tė drejtė, ne do tė kemi fituar pjesėn tonė” me ē’rast Allahu - Lavdėruari dhe i Lartmėdhuari zbriti Suren el-Kafirunė. I Dėrguari i Allahut (s) citohet duke thėnė se ai qė e reciton kėtė sure do tė konsiderohet si ai qė ka lexuar njė tė katėrtėn e Kur’anit, dhe shejtanėt mė tė kėqinj do t’i qėndrojnė larg e ai do tė pastrohet nga shirku dhe do tė lirohet nga kalimi nėpėr tmerret e Ditės sė Gjykimit. Ai ka thėnė gjithashtu se kush e lexon atė pėrpara se tė bjerė nė gjumė do tė flejė i sigurtė ndaj shirkut. Imam Xha’fer es-Sadiku citohet duke thėnė se ai qė e reciton kėtė Sure dhe Suren Ihlasė nė njė nga namazet e tija tė detyrueshme do tė falet, ashtu si dhe prindėrit e tij.



110. en-Nasr

Pejgamberi i Bekuar (s) ka thėnė se: “Kushdo qė e reciton kėtė sure do tė konsiderohet se ka qenė i pranishėm me mua kur ėshtė hapur Meka [nė ēlirimin e saj].” Transmetohet gjithashtu se Imam Sadiku ka thėnė se atij qė e reciton kėtė sure nė namazet farz ose nafile do t’i jepet fitorja nga Allahu pėrmbi armiqtė. Nė Fikh er-Rida, pohohet qė nėse dikush e reciton kėtė Sure nė njė namaz farz ose nafile, Allahu do t’i japė fitore mbi tė gjithė armiqtė e tij dhe do t’ia lejojė kryerjen e obligimeve.



111. el-Leheb

I Dėrguari i Allahut (s) citohet duke thėnė: “Nėse dikush e reciton kėtė sure, unė do tė dėshiroj qė Allahu tė mos e lejojė kurrė tė jetė nė shoqėrinė e Ebu Lehebit.” Imam Sadiku ka thėnė pėr kėtė sure qė: “Nėse e recitoni kete sure, lutjuni Allahut ta mallkojė Ebu Lehebin, sepse ai ka qenė ndėr pėrgėnjeshtruesit e Muhammedit, paqe dhe bekime pastė mbi tė dhe pasardhjen e tij, dhe e ka fallsifikuar mesazhin e tij.” Ky citim regjistrohet nga Ebu ‘Ali et-Tabarsi nė veprėn e tij tė njohur Muxhmau’l-Bejan fi Tefsiri’l-Kur’an.



112. el-Ikhlasė

Nė vėllimin LXXXIX tė veprės Bihar ul-Enuar, mė shumė se tetėmbėdhjetė faqe, duke filluar nga ajo 344, diskutojnė meritat e kėsaj sureje tė madhėrishme tė Kur’anit, ndėr mė tė rėndėsishmet nė Kur’anin Famėlartė. I Dėrguari i Allhut (s) citohet duke thėnė se: “Ai qė e lexon Suren el-Ihklasė do tė jetė si ai qė ka recituar njė tė tretėn e Kur’anit dhe do t’i jepen dhjetė shpėrblime pėr ēdo njeri qė ka besuar nė Allah, melekėt e Tij, librat e Tij, tė dėrguarit e Tij dhe Ditėn e Gjykimit.” Ai (s) citohet gjithashtu duke thėnė: “Nėse dikush e reciton atė njėherė, do tė bekohet; nėse e lexon dy herė, ai dhe familja e tij do tė bekohen.” Imam ‘Ali ibn Ebu Talibi ka thėnė: “Kushdo qė e reciton atė njėmbėdhjetė herė pas namazit tė sabahut do tė ruhet nga kryerja e ndonjė gjynahu atė ditė, megjithė ndėrhyrjen e Shejtanit.” El-Bataini citon Sejf ibn ‘Amiren qė pėrcjell nga Ebu Bekr el-Hadrami duke transmetuar nga Imam Ebu ‘Abdullah es-Sadiku se: “Kushdo qė beson nė Allah dhe nė Ditėn e Fundit duhet ta recitojė Suren Ikhlasė pas ēdo namazi tė detyrueshėm, sepse ai qė e reciton atė do tė marrė hajrin e dynjasė dhe tė ahiretit, dhe Allahu do ta falė atė, prindėrit e tij dhe pasardhėsit e tij.”

Kėtu ėshtė me vlerė tė citohet njė incident interesant lidhur me kėtė Sure, i cili transmetohet nga ‘Alame Mexhlisiu, prej Enesit, sahabiut tė Pejgamberit (s):

Ishim njėherė nė shoqėrinė e tė Dėrguarit tė Allahut (s) nė Tebuk. Njė ditė, dielli lindi me rreze dhe ndriēim qė s’e kishim parė kurrė mė parė. I Dėrguari i Allahut (s) vazhdoi tė ēuditej pėr dritėn dhe rrezet e tij. Papritur, i erdhi Xhibra’ili dhe Resuli e pyeti: “Ē’ėshtė kėshtu me diellin, o Xhibra’il, me atė ndriēim dhe ato rreze qė s’i kam parė ndonjėherė?” Xhibra’ili iu pėrgjigj: “Ėshtė pėr shkak tė Mu’avijeh ibn Mu’avijeh el-Lejthi [el-Mezniut] i cili vdiq sot nė Medine; Allahu dėrgoi shtatėdhjetė mijė melekė t’ia falnin xhenazen.” “Pėrse?” pyeti Pejgamberi (s). “Sepse e kishte zakon tė recitonte Suren Ikhlasė mjaft shpesh: nė kėmbė, ndenjur, duke ecur, natėn ose ditėn.” Atėherė Profeti (s) u kthye nga ne dhe tha: “Recitojeni sa tė mundeni, sepse ajo pėrshkruan Zotin tuaj; nėse recitohet pesėdhjetė herė, Allahu do ta ngrejė recituesin pesėdhjetė mijė gradė dhe t’i largojė pesėdhjetė mijė gjynahe e t’i shkruajė pesėdhjetė mijė sevabe; dhe nėse e reciton mė shumė, Allahu do t’i japė mė shumė.”

Ibn el-Muteuekkili citon Muhammed el-Attarin qė pėrcjell nga el-Esh’ariu i cili transmeton nga Ahmed ibn Hilali qė citon Isa ibn ‘Abdullahin, duke pėrcjellė nga paraardhėsit e tij tė cilėt transmetojnė nga Imam ‘Aliu se i Dėrguari i Allahut (s) ka thėnė: “Nėse dikush e reciton Suren el-Ikhlas kur shkon nė tė flejė, Allahu do t’ia falė mėkatet qė ka kryer nė pesėdhjetė vjet.” Kurse Imam Sadiku citohet nga Sulejman ibn Khalidi, njė nga nxėnėsit e tij, duke thėnė: “Nėse dikujt i kalojnė tri ditė pa e recituar Suren el-Ikhlasė nė ndonjėrin prej namazeve tė tij, ai do tė harrohet dhe bindja do t’i largohet, e nėse vdes nė njė nga ato ditė, ai do tė konsiderohet si njė njeri qė nuk ka besuar nė Allahun e Madhėruar.” Kjo transmetohet nė vėll. LXXXIX, ff. 349-50 tė veprės Bihar ul-Enuar tė ‘Alame Mexhlisiut dhe nė faqe 213 tė Thewab ul-A’mal.



113. el-Felek

I Dėrguari i Allahut (s) citohet duke thėnė se ai qė e reciton kėtė Sure dhe atė qė i vijon do tė jetė si ai qė i ka recituar tė gjithė Librat qė Allahu i Madhėrishėm ka shpallur dhe ai, paqe e bekime pastė mbi tė dhe familjen e tij i urdhėroi sahabėt e tij qė t’i recitonin ato pas zgjimit dhe kur tė binin nė gjumė.



114. en-Nas

Meritat e saj janė si ato tė Sures sė saj simotėr, el-Felek.



copyright © dielli.net. All rights reserved.
Tekstet e prezentuara domosdoshmërisht nuk përfaqësojnë politikën e redaksisë të dielli.net!