Gratė nė njė shoqėri Kuranore
Lois Lamya’ al-Raruqi
04.03.2007



Vol I

Tema e kėsaj letre u zgjodh nga bindja se njerėzimi po vuan sot nga sėrė problemesh serioze shoqėrore lidhur me gratė dhe ndėrlidhjet e dy gjinive nė shoqėri. Megjithatė kėto probleme mund tė jenė mė tė shqiptuara, shqetėsuese, mė tė dobėta pėr disa nga ne se sa pėr tė tjerėt, ka pikėrisht pak nė ndonjė regjion tė botės bashkėkohore qytetarėt e tė cilės nuk kanė ndjerė nė njė farė mėnyre ndikimet e kėtyre problemeve. Prandaj ėshtė njė nevojė shtypėse pėr tė zbuluar zgjidhje tė mundshme. Problemi i grave ėshtė i lidhur pėr studimin e tanishėm, me Kuranin dhe siē e kam quajtur “Shoqėrinė Kuranore”, jashtė bindjes sė fortė se Kurani ofron sygjerimet mė tė qėndrueshme pėr reformėn bashkėkohore shoqėrore qė mund tė gjendet nė ēdo model ose literaturė. Shumė nga ju mund tė hutohen nga titulli i kėsaj letre-“Gratė nė njė shoqėri Kuranore”. Mund tė pyesni veten, “Pse ajo nuk tha “Gratė nė shoqėrinė muslimane” ose “Gratė nė njė shoqėri Islame?” Mė lejoni t’iu shpjegoj pse shprehjet “muslimane” dhe “Islame” u pėrjashtuan pėr kėtė letėr dhe si pėrdorimi i apeleve mė tė pazakonta “Shoqėri Kuranore” ėshtė justifikuar.

Ka tė paktėn tre arsye pėr zgjedhjen time pėr kėtė titull. E para buron nga frika se shumė besime dhe praktika janė etiketuar si “muslimane” ose “Islame” pa i justifikuar kėto emra. Pėrafėrsisht ka 40 kombe nė botė qė deklarojnė se kanė popullatė shumicė muslimane dhe rrjedhimisht tė jenė shembuj tė shoqėrive “muslimane” ose “Islame”. Kjo sigurisht rezulton nė konfuzion kur pyetja: Cilat nga kėto regjione pėrfaqėson me mė besnikėri shoqėrinė e vėrtetė “Islame”? Mes muslimanėve kjo pyetje mė e pėrgjigjur me deklarimin se shoqėria e tyre nacionale ose rajonale ėshtė mė e vėrteta pėr qėllimet e All-llahut subhanahu wa ta’ala.

Jo-muslimanėt, nga ana tjetėr dhe veēanėrisht antropologėt perėndimorė qė udhėtojnė nėpėr botė pėr tė analizuar zakonet dhe mė shumė pėr popujt e tyre, tentojnė tė trajtojnė ēdo variantė brenda Botės muslimane si barazisht tė vlefshme. Kjo rezulton nga besnikėria e tyre tė cilėn e quaj “teoria e kopshtit zoologjik” tė diturisė. Pasuesit e kėsaj teorie shikojnė tė gjithė muslimanėt – dhe sigurisht trajtimi i ngjajshėm tė popujve tė tjerė jo-perėndimor ėshtė i dallueshėm – si specie tė ndryshme brenda kopshtit zoologjik njerėzor. Protagonistėt e “teorisė sė kopshtit zoologjik” shkojnė nė fushė, inēizojnė dhe fotografojnė fotografi tė ēdo praktike tė ēuditshme ose ekzotike qė shohin ose dėgjojnė; dhe pėr ta, ky ėshtė Islami ose praktika Islame. Njė udhėtim nė njė pjesė tjetėr tė botės muslimane pėr tė inēizuar dhe fotografuar krijon njė trup tjetėr materialesh qė dokumentojnė variacione sipėrfaqėsore tė zakoneve. Por ky gjithashtu ėshtė Islami ose praktikė Islame pėr kėrkuesin ose etnografin e “teorisė sė kopshtit zoologjik”. Ka pak pėrpjekje nė tė kuptuarit e Islamit si tėrėsi. Si rezultat, premisa bazė e skepticizmit dhe relativizmit ėshtė konfirmuar nė mendjen e kėrkuesit; dhe ai ose ajo kthehet nė shtėpi i ose e bindur se nuk ka vetėm njė Islam, por ēarje tė ekzistencės sė Islamit nė botė. Nė kėtė mėnyrė kėrkuesi raporton se ka shumė definime ose pėrshkrime tė statusit dhe rolit tė grave nė shoqėrinė muslimane. Ēdo njeri nga pėrcaktimet ose pėrshkrimet rezultante dublohet si “muslimane” ose “Islame” edhe nėse ne si muslimanė mund tė mbrojmė disa nga kėto praktika si shtrembėrime ose ēoroditje tė parimeve dhe besimeve tona nga tė keqdrejtuarit ose tė painformuarit mes nesh.

Pėr tė shmangur pjesėrisht konfuzionin me kėto pėrshkrime dhe keqkuptime tė ndryshme zgjodha emrin “Kuranor” pėr diskutimin e tashėm. Nė kėtė mėnyrė, shpresoj tė dal jashtė relevancės dhe partikulasizmit tė kufizuar tė njė prezentimi qė shmang fraksione tė tilla dhe ideologjikisht ėshtė njė pėrputhje me pėrshkrimet e vėrteta tė Islamit. Nga ana e ēėshtjeve kaq pėrcaktuese tė fatit tonė dhe ekzistencės sonė, nuk mund tė jemi asnjėherė tė kėnaqur me reportazhin e thjeshtė pėr shtazė tė caktuara njerėzore nė “kopshtin zoologjik” qė statistikisht janė “muslimanė” ose zakonet e tyre janė etiketuar si “Islame”. Kėto emėrime ndonjėherė janė keqpėrdorur. “Kuranor”, nga ana tjetėr ėshtė njė term i qartė. Ai tregon qartė temėn e kėsaj letre.

Sė dyti “shoqėria Kuranore” gjykohej se ishte titulli mė i pėrshtatshėm qė na orjenton drejt zbulimit tė kėtyre parimeve thelbėsore nė vetė Kuranin, qė formojnė kornizėn e kufizuar tė shoqėrive tona nėpėr Botėn Muslimane. Shoqėria e bazuar nė parimet Kuranore ėshtė qėllimi ynė, edhe pse ne mund tė devijojmė pa e ditur kohė pas kohe nga kėto parime. Ėshtė pėrshtatja me njė shoqėri tė bazuar nė Kuran pėr tė cilėn duhet tė gjithė tė punojmė nėse popujt Muslimanė janė pėr tė gėzuar njė ardhmėri tė lumtur. Nuk ėshtė verzioni indonezian, pakistanez, saudikoarab, egjyptian ose nigerian i kėsaj shoqėrie qė ne duhet ta shohim si normė tė padiskutueshme, por si njė normė tė qėndrueshme tė bazuar nė mėsimet e Kuranit tė Shenjtė. Vetėm atje mund tė gjejmė njė definicion tė saktė tė rolit tė gruas nė shoqėri. Qėkur kėto mėsime janė subjekt i letrės sime, “Gratė nė njė shoqėri Kuranore” duket se ėshtė titulli i saktė.

Sė treti, dėshiroj me kėtė zgjedhje tė titullit pėr tė theksuar se duhet ta shikojmė Kuranin e Shenjtė si drejtuesin tonė nė tė gjitha aspektet e jetės sonė. Nuk ėshtė vetėm burimi primar i diturisė pėr besimet fetare, obligimet dhe praktikat, ėshtė gjithashtu drejtuesi, qoftė specifik apo i nėnkuptuar, pėr ēdo aspekt tė civilizimit Islam. Nė shekujt e lavdisė sė kaluar ai pėrcaktonte krijimin politik, ekonomik, shoqėror dhe artisktik tė popujve muslimanė. Nėse kemi sukses si anėtarė tė njė shoqėrie Islame nė dekadat dhe shekujt e ardhshėm, ai duhet sėrisht tė na pėrcaktojė tė menduarit tonė dhe veprimet tona nė njė mėnyrė gjithė-pėrfshirėse. Dini nuk kufizohet me Pesė Shtyllat deklarimin, namazin, agjėrimin, zeqatin dhe haxhin. Dini nė fakt gjen barazim me termin anglez “religjion”, pėr rėndėsinė e mėparshme depėrton nė ēdo kėnd dhe shprastirė tė ekzistencės dhe sjelljes sė njerėzimit. Sigurisht duhet tė jetė qėllimi ynė tė lidhim ēdo veprim me Dinin tonė. Ne mund ta bėjmė kėtė vetėm duke lejuar Kuranin e Shenjtė tė informojė dhe reformojė ēdo sferė tė jetės sonė.

Si hap nė kėtė drejtim, tė konsiderojmė se ēfarė duhet tė na mėsojė Kurani pėr shoqėrinė pėr tė cilėn ne duhet tė luftojmė dhe tė mendojmė ndikimin e saj nė pozitėn e grave. Cilat janė karakteristikat bazė tė njė shoqėrie Kuranore qė ndikojnė veēanėrisht gratė?

Pesė karakteristikat – qė janė bazė, vendimtare dhe tė pakundėrshtueshme – tė shoqėrisė Kuranore do tė merren bazė. Edhe pse paraqiten nė seri, ēdo njėra prej tyre varet nga njėra-tjetra dhe ndikon nė to. Ndėrvarėsia e kėtyre pesė karakteristikave e bėn tė vėshtirė tė flitet pėr ēdonjėrėn prej tyre pa pėrmendjen e tė tjerave dhe sigurisht ato nuk mund dhe nuk ekzistojnė tė izoluara nga njėra-tjetra.


1. Statusi dhe vlera e barabartė e gjinive


Karakteristika e parė e njė shoqėrie Kuranore qė ndikon gratė ėshtė se tė dyja gjinitė janė tė barabarta nė status dhe vlerė. Me fjalė tė tjera, Kurani na mėson se gratė dhe burrat janė tė gjithė krijesa tė All-llahut, qė jetojnė nė njė nivel tė barabartė vlere dhe rėndėsie, edhe pse rėndėsia e barabartė e tyre nuk vėrteton deklaratėn pėr barazinė e tyre ose identitetin e pėrsosur. Kjo barazi e mashkullit dhe femrės ėshtė dokumentuar nė Kuran nė vargjet qė kanė tė bėjnė me tė paktėn katėr aspektet e jetės dhe bashkėveprimit njerėzor.



A. Ēėshtjet fetare

Tė parėt mes kėtyre konfirmimeve Kuranore tė barazisė mes mashkullit dhe femrės pėrfshihen nė deklarimet qė kanė tė bėjnė me ēėshtje tė tilla fetare si origjina e njerėzimit, ose obligimet fetare dhe shpėrblimet.

1. Origjina e njerėzimit. Kurani ėshtė larguar nga tregimet qė gjinden nė Dhiatėn e Vjetėr qė denigrojnė gratė. Nuk ka dyshim se gruaja e parė krijuar nga Zoti ėshtė njė krijesė me mė pak vlerė se mashkulli i parė, ose se ajo ėshtė njė lloj shtese e formuar nga njėra prej brinjėve tė tij. Nė vend tė, mashkulli dhe femra janė krijuar, ne lexojmė, min nafsin wahidatin (“prej njė shpirti tė vetėm ose prej njė njeriu”) pėr tė plotėsuar njėri-tjetrin (Kuran 4:1; 7:189). Kurse Teurati ose Dhiata e Vjetėr e trajton Evėn si tunduesen e Kopshtit tė Edenit qė ndihmoi shejtanin pėr ta shtyrė Adamin pėr tė mos iu bindur Zotit, Kurani meret me ēiftin nė barazi tė pėrsosur. Tė dy janė barazisht fajtorė pėr gjynahet; tė dy janė dėnuar barazisht nga Zoti me largim nga kopshti; dhe tė dy janė falur barazisht kur u penduan.

2. Obligimet fetare dhe shpėrblimet. Kurani nuk ėshtė pak i qartė nė urdhėrimin pėr barazi mes burrave dhe grave nė direktivat e tij nga ana e obligimeve fetare dhe shpėrblimeve. Lexojmė:

Nuk ka dyshim se pėr muslimanėt e muslmanet, besimtarėt e besimtaret, adhuruesit e adhurueset, tė sinqertit e tė sinqertat, durimtarėt e durimtaret, tė pėrvuajturit e tė pėrvuajturat, sadakadhėnėsit e sadakadhėnėset, agjėruesit e agjėrueset, ruajtėsit e nderit e ruajtėset e nderit, shumė pėrmendėsit e All-llahut e shumė pėrmendėset e All-llahut, All-llahu ka pėrgatitur falje (mėkatesh) dhe shpėrblim tė madh. (33:35)



B. Obligimet etike dhe Shpėrblimet

Sė dyti, Kurani shpalosi tek njerėzimi barazinė e dėshiruar tė dy gjinive duke themeluar obligimet e njejta etike dhe shpėrblimet pėr gratė dhe burrat.

Kush bėn ndonjė nga punėt e mira, qoftė mashkull ose femėr duke qenė besimtarė, tė tillėt hyjnė nė xhenet dhe nuk u bėhet farė padrejtėsie. (4:124)

Kush bėn vepėr tė mirė, qoftė mashkull ose femėr, e duke qenė besimtar, Ne do t’i japim atij njė jetė tė mirė (nė kėtė botė), e (nė botėn tjetėr) do t’u japim shpėrblimin mė tė mirė pėr veprat e tyre. (16:97)
Nėse Allahu subhanahu wa ta’ala nuk i kishte gjykuar tė dy gjinitė me status dhe vlerė tė barabartė, deklarata tė tilla eksplicite tė barazisė sė tyre nė obligimet etike dhe shpėrblimet, nuk do tė bėheshin nė Kuran.



C. Edukimi

Edhe pse mė shumė urdhėra specifike pėr tė drejtat e barabarta tė grave dhe burrave pėr tė ndjekur edukimin mund tė gjinden nė literaturėn e haditheve, Kurani ushtron tė paktėn ndjekjen e diturive nga tė gjithė Muslimanėt pa dallim gjinie. Pėr shembull, ai vazhdimisht urdhėron tė gjithė lexuesit tė lexojnė, citojnė, mendojnė, tė sodisin, si dhe tė mėsojnė nga shėnimet (ajetet) e Allahut nė natyrė. Nė fakt, shpallja e parė pėr Profetin Muhamed (s) kishte tė bėnte me diturinė. Nė njė shoqėri Kuranore, nuk mund tė ketė asnjėherė kufizim tė kėsaj diturie pėr njė gjini. Ėshtė detyrė e ēdo Muslimani qė ēdo Musliman tė ndjekė dituri gjatė jetės, edhe nėse e ēojnė kėrkuesin nė Kinė. Profeti (s) madje urdhėroi qė vajzat skllave tė edukoheshin dhe i kėrkoi Shifa’bint ‘Abdillah tė mėsojė gruan e tij Hafsah bint’Umar. Ligjėratat e Profetit (s) ndiqeshin nga auditor me burra dhe gra sėbashku; dhe nga koha e vdekjes sė Profetit, kishte shumė shkollare gra.



D. Tė drejtat legale

Evidenca e katėrt nė Kuran pėr barazinė e burrave dhe grave ėshtė specifikimi i tė drejtave legale qė janė tė garantuara pėr ēdo individ prej djepit nė varr. Ndryshe nga situata nė perėndim ku deri nė shekullin e fundit ishte e pamundur pėr njė grua tė martuar tė posedojė pronėn nė emėr tė saj, tė bėjė kontrata me persona tė tjerė ose tė shfrytėzojė pasurinė e saj pa miratimin e burrit tė saj, Kurani deklaron tė drejtėn e ēdo gruaje tė blejė dhe shesė, tė bėjė marrėveshje dhe tė kursejė dhe tė mbajė dhe menaxhojė paratė dhe pronėn e saj. Gjithashtu pėrveē kėtyre tė drejtave, Kurani i jep gruas njė pjesė nė trashėgiminė e familjes (4:7-11), paralajmėron kundėr privimit nga trashėgimia e saj (4:19) sqaron se paja e martesės sė saj i takon vetėm asaj dhe asnjėherė tė mos meret nga bashkėshorti i saj (2:229; 4:19-21,25) deri sa nuk ofrohet nga gruaja si njė dhuratė (4:44).

Si me ēdo privilegj tjetėr, kėto tė drejta tė grave pėrmbajnė pėrgjegjėsi tė dy anėshme. Nėse ajo kryen njė ofendim civil, Kuarani na tregon, se dėnimi i gruas nuk ėshtė as mė pak e as mė shumė i ndryshėm nga i burrit nė raste tė ngjajshme (5:41; 24:2). Nėse ajo gabon ose dėmton, asaj i jepet e drejtė pėr kompenzim si njė burri.

Ėshtė e qartė se Kurani jo vetėm rekomandon, por insiston barazinė e burrave dhe grave si njė karakteristikė themelore tė njė shoqėrie Kuranore. Deklarata e kritikėve jo-musliman se islami denigron gratė mohohet thellėsisht nga Kurani. Ngjajshmėrisht mohohen argumentet e muslimanėve tė caktuar se gratė janė fetarisht, intelektualisht dhe etikisht inferiore ndaj burrave siē kanė pretenduar literaturat e mė hershme ēifute dhe krishtere.



2. Mė mirė njė shoqėri dygjinore se njė shoqėri unigjinore

Tė marim nė konsideratė karakteristikėn e dytė bazė tė shoqėrisė Kuranore qė ndikon pozitėn e grave. Kjo gjendet nė direktivat pėr njė shoqėri mė mirė dygjinore se njė shoqėri unigjinore. Deri sa pretendojmė vlerėsimin e vlerės sė barabartė tė burrave dhe grave, Kurani nuk e gjykon kėtė barazi pėr tė kuptuar ekuivalencė ose identitet tė gjinive.

Pėrgjithėsisht tė gjithė ju jeni tė njohur me lėvizjen bashkėkohore pėr veshjet dhe kėpucėt unigjinore, pėr bizhuteritė dhe stilin e flokėve unigjinor, pėr veprimet dhe zbavitjet unigjinore. Nė fakt, ėshtė e vėshtirė qė nė amerikė tė vendosėsh nėse po shikon njė djalė apo njė vajzė. Kjo rezulton nga nocioni i vazhdueshėm nė shoqėrinė perėndimore se ka pak ndryshim mes dy gjinive nė dhuntinė fizike, intelektuale dhe emocionale; prandaj nuk duhet tė ketė asnjė ndryshim nė funksionet dhe rolet e tyre nė shoqėri. Veshja dhe veprimet janė vetėm njė evidencė sipėrfaqėsore e kėsaj besnikėrie tė thellė. Shoqėruar nga njė rėnie e cilėsive dhe roleve tradicionalisht tė asociuara me gjininė femėrore, kjo ide e vazhdueshme ka gjeneruar njė shoqėri unigjinore nė tė cilėn vetėm roli i mashkullit respektohet dhe ndiqet. Edhe pse ka pasur qėllim tė sjellė njė sasi mė tė madhe tė barazisė pėr gratė, ideja se burrat dhe gratė nuk janė vetėm tė barabartė por ekuivalentė dhe identik, aktualisht ka shtyrė gratė nė imitimin e burrave dhe madje nė pėrēmimin e femėrisė sė tyre. Kėshtu, ajo po krijon njė tip tė ri tė shovinizmit mashkullor. Shtypjet e mėdha shoqėrore kanė rezultuar nė zhveshjen e grave nga roli i pėrgjegjėsive tė tyre tė paraqitura formalisht nga ato dhe shtyhen tė jetojnė njė jetė tė veēuar nga personaliteti dhe individualiteti.

Shoqėria e bazuar nė Kuran ėshtė nė tė kundėrtėn shoqėri dy-gjinore nė tė cilėn tė dyja gjinitė kanė caktuar pėrgjegjėsitė e tyre tė veēanta. Kjo siguron funksionimin e shėndoshė tė shoqėrisė pėr tė mirėn e tė gjithė anėtarėve tė saj. Kjo ndarje e punės imponon tek burrat mė shumė pėrgjegjėsi ekonomike (2:233, 240-241; 4:34) kurse prej grave pritet tė luajnė rolin e tyre nė lindjen dhe rritjen e fėmijėve (2:233; 7:189). Kurani duke njohur rėndėsinė e kėtij caktimi plotėsues gjinor tė roleve dhe pėrgjegjėsive, lehtėson kėrkesat e mėdha ekonomike tė bėra mbi anėtarėt meshkuj tė popullatės, duke u caktuar atyre njė pjesė mė tė madhe se grave nė trashėgimi. Nė tė njejtėn kohė kjo i garanton grave tė drejtėn pėr pėrkrahje nė ndrim pėr kontributin e saj pėr mirėqenien fizike dhe emocionale tė familjes dhe kujdesin qė bėn ajo nė rritjen e fėmijėve. Ideologjia unigjinore krijon njė marėdhėnie garuese midis gjinive qė e gjejmė nė Amerikė dhe qė ėshtė shkatėrrim pėr tė gjithė autorėt e shoqėrisė: tė riun; tė vjetrin; fėmijėt; prindėrit; beqarin dhe tė martuarin; mashkullin dhe femrėn. Shoqėria dygjinore, nė tė kundėrtėn ėshtė njė pėrgjigje mė natyrore pėr pyetjen e marrėdhėnieve seksuale, njė plan qė inkurajon bashkėpunim mė mirė se garim mes gjinive. Ai ėshtė njė plan qė ėshtė gjetur i pėrshtatshėm nė shoqėritė e panumėrta pėrgjatė historisė. Vetėm nė kohėt e fundit ideja e mosdiferencimit ose identitetit gjinor ra nė sy dhe atėherė kryesisht nė shoqėrinė perėndimore. Edhe evidenca mjeksore pėr ndryshimin mental ose emocional mes gjinive theksohet nė kėrkimet perėndimore, prandaj ajo kanos trendet mė tė pėrhapura tė mendimit. Sa gjatė do tė vazhdojė kjo lėvizje shkatėrruese shoqėrore, para se tė pėrjashtohet si e falimentuar nuk dihet. Por sigurisht ne si muslimanė duhet tė jemi tė vetėdijshėm pėr pasojat e saja tė rrezikshme dhe mangėsitė dhe t’i bėjmė shoqėritė tona dhe tė rinjtė tė vetėdijshėm pėr shkatėrimin qė shkakton ajo.

Protagonistėt e shoqėrisė unigjinore kanė e dėnuar organizatėn humane dygjinore si tė rrezikshme pėr mirėqenien e grave. Nėse dygjinia nėnkupton se njėra gjini ėshtė superiore mbi tjetrėn, rezulton situatė e tillė. Por nė shoqėrinė e vėrtetė Kuranore drejt tė cilės ne tė gjithė aspirojmė tė lėvizim kjo ėshtė e pamundur. Siē e kemi parė mė lartė, Kurani mbron qartė statusin e barabartė tė grave dhe burrave ashtu siē njeh nė tė njejtėn kohė ndryshimet e tyre relevante nga natyra dhe funksioni. Kėshtu deri sa pohon barazinė fetare, etike, intelektuale dhe legale tė meshkujve dhe femrave, Kurani asnjėherė nuk i shikon tė dyja gjinitė si identike ose ekuivalente. Ai e justifikon kėtė qėndrim nė shėnimet e tij pėr pėrgjegjėsitė e ndryshme dhe parapregatitjet e tij pėr trashėgiminė dhe pėrkrahjen qė lidhin kėto pėrgjegjėsi.



3. Ndėrvarshmėria e antarėve tė shoqėrisė

Karakteristika e tretė e shoqėrisė Kuranore qė ndikon fuqishėm nė pozitėn e grave ėshtė insistimi nė ndėrvarshmėrinė e antarėve tė shoqėrisė. Pėrkundėr trendit bashkėkohor pėr theksimin e tė drejtave tė individit nė pėrkrahjen e shoqėrisė, ne gjejmė te Kurani bėn theksimin e vazhdueshėm tė ndėrvarshmėrisė sė mashkullit dhe femrės si dhe tė tė gjithė anėtarėve tė shoqėrisė. Gruaja dhe burri pėr shembull, pėrshkruhen si “veshje” (libas) tė njėri-tjetrit (2:187), dhe si shokė qė jetojnė dhe banojnė nė qetėsi (33:21; shiko gjithashtu 7:139). Burrat dhe gratė janė drejtuar tė plotėsojnė njėri-tjetrin, dhe jo tė konkurojnė me njėri-tjetrin. Ata janė mbrojtėsit e njėri-tjetrit (9:71) secili thirret tė plotėsojė pėrgjegjėsi tė caktuara pėr tė mirėn e tė dyve dhe tė grupit mė tė madh.

Pėr tė siguruar kėtė ndėrvarshmėri qė ėshtė shumė e nevojshme pėr mirėqenien fizike dhe psikologjike tė burrave dhe grave, Allahu, nė Kuranin e Shenjtė kushtėzoi detyrimet dhe obligimet reciproke ose tė ndėrsjella tė anėtarėve tė ndryshėm tė familjes – burrat dhe gratė, baballarėt dhe nėnat, fėmijėt dhe tė rriturit dhe kushėrinjtė e tė gjitha shkallėve (17:23-26; 4:1, 7-12; 2:177; 8:41; 16:90; etj). Kujdesi pėr anėtarėt e tjerė tė shoqėrisė ėshtė njejtė njė detyrim pėr muslimanin.

Nuk ėshtė tėrė e mira (e kufizuar) tė ktheni fytyrat tuaja kah lindja ose perėndimi, por mirėsi e vėrtetė ėshtė ajo e atij qė i beson Allahut, ditės sė gjykimit, engjėjve, librit, pejgamberėve dhe pasurinė qė e do, ua jep tė afėrmėve, bonjakėve, tė varfėrve, udhėtarėve, lypėsve dhe pėr lirimin e robėrve... (2:177)

Kurani, me anė tė kėsaj fut tek muslimani njė kuptim brenda njė vendi dhe pėrgjegjėsi pėr shoqėrinė. Kjo nuk shikohet ose pėrjetohet si shtypje tė individit. Nė vend qė muslimani tė inkurajohet nė mėnyrė konstante nė kėtė ndėrvarshmėri duke provuar tė mirat qė sjell ajo. Pėrparėsitė ekonomike, shoqėrore dhe psikologjike tė lidhjeve tė tilla tė ngushta dhe angazhimeve brenda grupit shoqėror sigurojnė mė shumė se kompenzim tė mjaftueshėm pėr individin pėr tė arritur aspiratat e tij ose tė saj individuale. Autoriteti dhe mungesa e ndėrvarshmėrisė shoqėrore mes anėtarėve nė shoqėrinė bashkėkohore perėndimore kanė shkaktuar shumė probleme serioze. Vetmia, kujdesi joadekuat i tė moshuarve, hendeku i brezit, shkalla e lartė e vetėvrasjes dhe krimi rinor mund tė shprapsen tė gjitha nė pushimin e keqėsuar tė ndėrvarshmėrisė shoqėrore dhe mohimi i nevojės njerėzore pėr kujdesin reciprok.



4. Familja e zgjeruar

E ndėrdyjėzuar ngusht me ndėrvarshmėrinė ėshtė karakteristika e katėrt bazė e shoqėrisė Kuranore qė shėrben tė pėrmirėsojė marrėdhėniet mashkull-femėr. Ky ėshtė ndėrtimi i familjes sė zgjeruar. Bashkė me anėtarėt e qendrės qė pėrbėn familjen – nėna, babai dhe fėmijėt e tyre – familja Islame ose ‘a’ilah gjithashtu pėrfshin gjyshėrit, xhaxhallarėt ose dajat, nuset e tyre, tezet dhe hallat dhe pasardhėsit e tyre. Normalisht familjet muslimane janė “banime tė zgjeruara”; pra, anėtarėt e saj jetojnė bashkėrisht me tre ose mė shumė gjenerata kushėrirėnjsh nė njė ndėrtesė tė vetme ose tė pėrbėrė. Edhe aty ku ky verzion banimi i familjes sė zgjeruar ėshtė i pamundur ose i papėrmbajtur me lidhjet familjare qė arrijnė pėrtej njėsisė bėrthamore evidentohet nė lidhjet e fuqishme psikologjike, sociale, ekonomike dhe madje politike.

Familja e zgjeruar solidarisht porositet dhe forcohet nga Kurani i Shenjtė, ku gjejmė referime tė pėrsėritshme tė tė drejtave tė fisit (17:23-26; 4:7-9; 8:41; 24:22; etj) dhe rėndėsinė e trajtimit tė tyre me mirėsjellje (2:83; 16:90; etj). Gjendjet e trashėgimisė, jo vetėm pėr anėtarėt e familjes bėrthamore, por edhe pėr ata tė familjes sė zgjeruar gjithashtu, porositen nė mėnyrė specifike (2:180-182; 4:33,176). Dėnimi i tmerrshėm kėrcėnohet pėr ata qė injorojnė kėto masa pėr pėrkrahjen brenda familjare (4:7-12). Familja e zgjeruar e kulturės Islame nuk ėshtė thjeshtė njė produkt i kushteve shoqėrore, ajo ėshtė njė institucion i ankoruar nė fjalėn e vet Zotit dhe goditur nga kėshillat dhe rregullat Kuranore.

Familja e zgjeruar ėshtė njė institucion qė mund tė sigurojė tė mira tė panumėrta pėr gratė dhe burrat kur ajo egziston nė lidhje me karakteristikat e tjera bazė tė njė shoqėrie Kuranore.

1) Ajo lufton kundėr egoizmit ose sjelljes sė ēuditshme tė ēdo njėsie, kur fytyrat individuale jo vetėm tė njė bashkėshorti, por tė gjithė familjes, tė riturve dhe fėmijėve nėse ai ose ajo “largohet nga kursi”.

2) Ajo lejon karierat pėr gratė pa u shkaktuar dėm vetes, bashkėshortėve, fėmijėve ose tė rriturve, kur ka gjithmonė tė rritur tė tjerė nė shtėpi pėr t’i ndihmuar bashkėshortes ose nėnės punėtore. Gratė me karierė nė njė familje tė zgjeruar Islame nuk vuajnė as nga mundimi fizik dhe emocional i mbipunės, as nga ndjenja e fajėsisė pėr neglizhimin e pėrgjegjėsive amėnore, bashkėshortore ose familjare. Nė fakt pa kėtė lloj tė ndėrtimit familjar, ėshtė e pamundur tė imagjinosh ndonjė zgjedhje tė mundshme pėr problemet qė ballafaqon shoqėria perėndimore. Gjithnjė e mė shumė qė gratė hyjnė nė forcėn e punės, familja bėrthamore ėshtė e pamundur tė pėrballojė nevojat e anėtarėve tė saj. Vėshtirėsitė nė familjen me njė prindėr janė zmadhuar sigurisht 100 herė. Zinxhiri qė vendosin sisteme tė tilla familjare nė gruan punėtore po shkatėrrojnė individin gjithashtu dhe martesėn dhe detyrimet familjare. Moszgjidhjet e familjeve qė rezultojnė edhe degėzimet psikologjike dhe sociale tė shkallės sė lartė tė divorsit nė Amerikė dhe kombet e tjera perėndimore janė shqetėsimi mė i madh i doktorėve, gjygjtarėve, psikiatėrve dhe sociologėve gjithashtu, sigurisht, tė viktimave tė pafata tė kėtyre fenomeneve.

3) Familja e zgjeruar siguron socializimin adekuat tė fėmijėve. Kėshilla e nėnės ose babait nė njė familje bėrthamore ose me njė prindėr mund tė jetė e vėshtirė tė ndiqet nga njė fėmijė i padėgjueshėm ose kokėfort, por shtypja e kombinuar e anėtarėve tė njė familje tė fuqishme tė zgjeruar ėshtė njė kundėrshtim efektiv ndaj mospranimit ose mosbindjes.

4) Familja e zgjeruar siguron pėr shumėllojshmėrinė psikologjike dhe shoqėrore nė shoqėrinė pėr tė rriturit si dhe pėr fėmijėt. Kur ka pak pavarėsi nė marrėdhėnien njė me njė, ka pak kėrkesa emocionale mbi ēdo anėtar tė familjes. Njė mospajtim ose pėrplasje mes tė rriturve, fėmijėve ose mes personave tė gjeneratave tė ndryshme nuk arrin proporcionet shkatėrruese qė mund tė arrijė nė familjet bėrthamore. Ka gjithmonė anėtarė alternativ tė familjes qė lehtėsojnė dhimbjen dhe sigurojnė kėshillim dhe shoqėrim terapeutik. Madje edhe lidhja martesore nuk vihet nė tendosje tė panumėrta qė pėson nė familjen bėrthamore.

5) Familja e zgjeruar ose a’ilah drejton kundėr zhvillimit tė ēarjes sė gjeneratės. Ky problem shoqėror lind kur ēdo grup moshe izolohet kaq shumė nga gjeneratat e tjera sa qė e ka tė mundur nė arritjen e ndėrveprimit tė suksesshėm dhe kuptimplotė me njerėz tė grup moshave tė ndryshme. Nė ‘a’ilah, jetojnė sė bashku tre ose mė shumė gjenerata dhe vazhdimisht ndėrveprojnė me njėri tjetrin. Kjo situatė siguron tė mira nė mėsim dhe eksperienca shoqėrore pėr fėmijėt dhe kuptimin e nevojshėm tė sigurisė dhe tė dobisė pėr gjeneratėn e vjetėr.

6) ‘A’ilah eliminon problemet e vetmisė qė dėmton banorėt e izoluar dhe tė panjohur nė qendra urbane tė shumė shoqėrive bashkėkohore. Gruaja e pamartuar, e divorcuar ose gruaja e ve nė njė familje tė zgjeruar Islame nuk do tė vuajė asnjėherė problemet qė pėrballin gratė e tilla pėr shembull nė shoqėrinė bashkėkohore amerikane. Nė njė shoqėri Kuranore, nuk ka nevojė pėr krijimet e tė dhėnave komerciale kompjuterike, klubet e beqarėve dhe baret, ose izolimin e qytetarėve tė vjetėr nė fshatrat e penzionistėve ose shtėpitė e pleqve.

Nevojat shoqėrore dhe psikologjike tė individit, qoftė mashkull ose femėr pėrmbushen nė familjen e zgjeruar.

Ashtu siē rriten ēarjet martesore gjithnjė e mė shumė vuan shoqėria njerėzore, gratė tentojnė tė jenė viktimat kryesore tė ndryshimit. Ato janė mė pak nė gjendje tė ri themelojnė martesėn ose ēarjet e tjera se sa burrat dhe janė mė tė dėmtuara psikologjikisht nga kėto humbje.

7) Familja e zgjeruar siguron njė ndarje mė njerėzore dhe mė tė arsyeshme nė kujdesin pėr tė vjetrit. Nė njėsinė e familjes bėrthamore, kujdesi ndaj prindėrit ose prindėrve tė moshuar tė njė bashkėshorti mund tė bjerė tėrėsisht mbi njė individ zakonisht nėnės sė familjes. Ajo duhet tė sigurojė pėrkujdesin mbi fizik si dhe pėr mirėqenien emocionale tė tė moshuarve. Kjo ėshtė njė barrė e madhe mbi njė grua e cila duhet tė pėrmbushė nevojat e fėmijėve dhe bashkėshortit gjithashtu. Nėse ajo ėshtė nėnė punėtore, barra mund tė jetė e pamenaxhueshme; dhe pleqtė vendosen nė njė shtėpi pleqsh tė presin vdekjen. Me pėrgjegjėsitė dhe detyrat e ndara qė siguron familja e zgjeruar, barra lehtėsohet dukshėm.



5. Organizimi i familjes patriarkale

Karakteristika e pestė bazė e shoqėrisė Kuranore ėshtė se ajo ėshtė patriarkale. Pėrkundėr qėllimeve tė lėvizjes Pėr Lirimin e Grave, Kurani thėrret pėr njė shoqėri qė shėnon kryesimin ultimativ dhe rolin e vendim marrjes sė burrave nė familje.

Ēdo shoqėri pėrbėhet nga organizata mė tė vogla tė njerėzve, qeverive, partive politike, organizatave fetare, ndėrmarjeve tregtare, familjeve tė zgjeruara etj. Ēdo njėra prej kėtyre organeve duhet tė jenė stabile, kohezive dhe tė manovrueshme nė qoftė se janė pėr tė mirėn e pėrbėrėsve tė saj. Pėr t’i njohur kėto karakteristika organizata duhet tė caktojė pėrgjegjėsitė ultimative tė disa individėve ose tė disa grupeve brenda rangut tė tij.

Prandaj, qytetarėt mund tė votojnė, parlamenti mund tė nxjerrė ligje dhe policia mund tė mbėshtesė ligjin; por ultimativisht ėshtė kryesia e shtetit qė mban rėndėsinė pėr marjen e vendimeve tė rėndėsishme pėr kombin, si dhe pėrgjegjėsinė ose miratimin e pėrgjegjėsisė pėr ato vendime. Nė mėnyrė tė ngjajshme puna e njė fabrike kryhet nga shumė individė, por tė gjithė ata nuk janė tė aftė njėsoj pėr tė marė vendimet pėrfundimtare pėr kompaninė, as edhe ēdo nėpunės i ngarkuar me pėrgjegjėsi tė njejta pėr suksesin ose dėshtimin e organizatės.

Familja gjithashtu ka nevojė pėr dikė qė tė mbajė barrėn e pėrgjegjėsisė themelore pėr tė gjithė. Kurani ia ka caktuar kėtė rol mashkullit mė tė vjetėr tė familjes. Ėshtė ky caktim patriarkal i fuqisė dhe pėrgjegjėsisė qė nėnkuptohet nga shprehjet e atilla si “wa lil rijali’alathinna darajatun” (2. 228; shiko supra, fq. 40,41), dhe “al-rijalu qawwdmuna ‘ala al-nisa’i...” (4:34). Pėrkundėr keqprezantimeve nga armiqtė e Kuranit kėta rreshta nuk nėnkuptojnė nėnshtrimin e grave nga burrat nė njė diktaturė me bazė gjinore. Interpretim i tillė tregon njė mospėrfillje zhurmėmadhe tė thirrjeve tė pėrsėritshme pėr barazi tė gjinive dhe pėr urdhėrin e tij pėr tė treguar mirėsi ndaj grave. Thėniet pėr ēėshtjen kanė qėllim pėr tė larguar keqkuptimin e brendshėm dhe mosvendimin pėr tė mirėn e tė gjithė anėtarėve tė familjes. Ato mbrojnė njė shoqėri patriarkale.

Gjithashtu, do t’iu tėrheqim vėmendjen nė pėrdorimin e fjalės qawwamun nė thėnien, al-rijalu qawwamuna ‘ala al-nisa’i... (4:34). Sigurisht folja qawwama, prej sė cilės rrjedh emri foljor qawwamun, nuk paraqet mbizotėrim despotik. Nė vend tė kėsaj, termi i referohet dikujt qė qėndron nė kėmbė (prej qama-s, “me qėndruar”) pėr dikė nė mėnyrė mbrojtėse dhe mirėdashėse. Nėse nėnkuptohej roli autokratik ose dominues pėr gjysmėn mashkullore tė shoqėrisė, ka shumė derivate tė tjera foljore qė do tė ishin mė tė pėrdorshme, pėr shembull, musaytirun dhe muhayminun. Shembuj tė tjerė tė pėrdorimit Kuranor tė termit qawwamun vėrtetojnė kėtė kuptim pėrkrahės se sa kuptimin autoritativ ose tiranik tė termit (shiko 4:127-135; 5:9). Cilėsimi i njė rėndėsie tjetėr tė thėnies nė fjalė ėshtė ideologjikisht i pa qėndrueshėm si dhe gjuhėsisht i pa pėrkrahshėm.

Pse duhet Kurani ta specifikojė kryesimin mashkullor psh. familjen patriarkale se sa organizatėn matriarkale? Kurani i pėrgjigjet kėsaj pyetjeje nė kėtė mėnyrė:

Burrat janė nė krye tė grave, sepse Allahu e ka bėrė njėrin prej tyre tė shquhet nga tjetri dhe sepse ata shpenzojnė nga prona e tyre (pėr tė mbajtur gratė)... (4:34)

Kontributet dhe pėrgjegjėsia fizike dhe ekonomike janė arsyet Kuranore pėr tė propozuar mė mirė njė shoqėri patriarkale se sa matriarkale.

Disa perėndimorė, tė pėrballur me problemet e shoqėrisė bashkėkohore, kanė filluar tė pyesin pyetje tė tilla si: ku tė kėrkojmė ndihmė? Ēfarė mund tė bėjmė pėrball disinegrimit tė shoqėrisė sė sotme? Ėshtė kohė dėshpėrimi dhe kėrkimi kur shoqėria perėndimore lėkundet nėn fryrjet e rritjes sė vazhdueshme tė disorientimit personal dhe shpėrbėrjes shoqėrore.
Ēfarė mund tė bėjmė ne si muslimanė? Sė pari ne duhet tė ndėrtojmė shoqėri tė vėrteta Kuranore nė tėrė Botėn muslimane. Pa kėtė, ne nuk mund tė themelojmė marrėveshje tė drejtė dhe tė qėndrueshme pėr ndėrveprimin e burrave dhe grave nė shoqėri. Gjithashtu ne nuk mund tė shpresojmė tė krijojmė nė gjeneratat e ardhshme njė respekt dhe besnikėri pėr shoqėritė tona dhe instituteve tė tyre shoqėruese nėse shoqėritė pseudo-Islame janė tė vetmet qė ne mund tė prodhojmė dhe pretendojmė. Masat ose institutet pseudo-Islame aktualisht janė anti-Islame; sepse ato ndjekin njė model qė nuk mund tė respektohet dhe ngjet nė tė emrin e “Islamit” nė mendjet e shumė muslimanėve si dhe jomuslimanėve. Kjo rezulton nė njė transferė tė gabuar tė barrės sė institucionit tė gabuar nė vetė fenė Islame.

Ne duhet t’i edukojmė miqtė tanė muslimanė – veēanėrisht rininė sepse ata janė liderėt e tė nesėrmes – pėr rėndėsinė dhe qėndrueshmėrinė e traditave tė tyre Kuranore duke marrė parasysh gratė, familjen dhe shoqėrinė. Pėrkundėr dėshtimit tė modeleve alternative tė shoqėrisė bashkėkohore perėndimore, disa muslimanė dėshirohen pas modelit perėndimor tė barazisė gjinore, ideve tė saj unigjinore dhe mėnyrave tė sjelljes, mbitheksimin nė individualizėm ose lirinė personale nga pėrgjegjėsia dhe sistemin e familjes bėrthamore. Ne duhet tė zgjohemi nga rreziqet qė shoqėrojnė ide dhe praktika tė tilla shoqėrore dhe nėse pasojat e kėtyre ideve dhe praktikave nuk evidentohen dhe luftohen ne jemi tė dėnuar me njė tė ardhme tė pafatė ashtu siē eksperimente tė tilla shoqėrore do tė dėshtojnė pėrfundimisht.

Por edhe kjo nuk ėshtė njė pėrgjigje adekuate pėr ne si muslimanė. Si mėkėmbės tė Allahut nė tokė (2:30), ėshtė detyra jonė tė shqetėsohemi pėr mbarė Botėn dhe pėr tė gjitha krijesat e Zotit. Nėn dritėn e urdhėrit pėr shpalljen e vullnetit tė Allahut nė ēdo kėnd tė tokės, ne nuk duhet tė neglizhojmė tė sygjerojmė ose ofrojmė tė mirėn qė e dimė pėr tė tjerėt. Ėshtė koha pėr Islamin dhe muslimanėt tė paraqesin zgjidhjet e tyre pėr problemet e shoqėrisė bashkėkohore, jo vetėm auditorit musliman, por edhe auditorit jo-musliman gjithashtu. Kjo mund dhe duhet tė bėhet pėrmes shembullit tė gjallė tė shoqėrive tė vėrteta Kuranore nė tė cilat problemet e burrave dhe grave janė rizgjedhur. Kjo gjithashtu duhet tė bėhet pėrmes shkrimeve informuese dhe diskutimeve nga shkollarėt tanė qė mund tė jenė nė dispozicion tė muslimanėve dhe jo-muslimanmėve.

Nuk ka mėnyrė mė tė mirė pėr t’i shėrbyer vullnetit tė Allahut dhe tėrė njerėzimit. Nuk ka da’wah mė tė mirė se sa afrimi i njė dore tė tillė ndihmuese ndaj viktimave vuajtėse tė shoqėrisė bashkėkohore.

Lois Lamya’ al-Raruqi
© dielli.net

copyright © dielli.net. All rights reserved.
Tekstet e prezentuara domosdoshmërisht nuk përfaqësojnë politikën e redaksisë të dielli.net!