Ebu Talibi: Ateist i virtytshėm apo besimtar i viktimizuar nė librat e historisė?
Edin Q. Lohja
01.07.2007




PJESA E PARĖ

Ebu Talibi, xhaxhai dhe kujdestari i Profetit Muhammed (s) ėshtė pa dyshim njė nga figurat madhore tė Islamit tė hershėm dhe veēanėrisht tė fazės mekase sė pėrhapjes sė tij. Bashkė me Hz Hatixhen (r), ai qe personi kryesor qė e mbrojti dhe e mbėshteti Pejgamberin (s) nga armiqtė e Islamit nė Mekė, nė periudhėn mė tė vėshtirė tė misionit tė tij profetik, duke sakrifikuar dhe rrezikuar shumėēka nga jeta, familja dhe pasuria e tij. Asnjė histori serioze e Islamit nuk do tė ishte e plotė sikur tė mos pėrfshinte njė shqyrtim dhe vlerėsim real tė rolit tė Ebu Talibit nė mbėshtetjen, mbrojtjen dhe ndihmesėn e ofruar Profetit (s) nė kėtė etapė jetike pėr vazhdimin dhe mbijetimin e misionit tė tij qiellor.

Veprat, ndihmesa, mbėshtetja dhe sakrificat e shumta tė Ebu Talibit pėr fenė e predikuar nga nipi i tij i dashur janė fakt i pamohueshėm historik, motivimi i tė cilave, megjithatė, i ka ndarė muslimanėt nė dy grupe. Njėra palė, duke pohuar se arsyeja e vetme pas sakrificave tė Ebu Talibit nė mbrojtje tė Pejgamberit (s) dhe mbėshtetje tė mesazhit tė tij ėshtė dashuria qė buron nga lidhja fisnore, ka shkuar deri aty sa tė deklarojė se Ebu Talibi nuk ka besuar kurrė nė Zot dhe se ka vdekur si i pafé. Pala tjetėr ka ngulmuar nė qenien e tij nga besimtarėt, duke u mbėshtetur nė konsistencėn e fakteve, argumentet implicite dhe eksplicite tė besimit tė tij nė Allahun xh.sh. dhe logjikėn e rrethanave. Kėta e shohin Ebu Talibin si njė ndėr besimtarėt mė tė viktimizuar e tė nėpėrkėmbur nė fushatėn mizore tė fallsifikimit tė historisė, ndėrmarrė prej armiqve tė Ehl-i Bejtit nga mesi i umejjadėve, duke pohuar se ndihmesa e tij e sinqertė nuk mund t’u vishet lidhjeve tė gjakut si xhaxha i Profetit (s), sepse ai kishte disa xhaxhallarė, mes tė cilėve Ebu Lehebin, njė nga armiqtė mė tė ashpėr tė fesė sė fundit pėr njerėzimin.

Ky artikull i shkurtėr synon tė ndalet nė disa prej argumenteve tė parashtruara nga tė dyja palėt nė vlerėsimin e besimit apo mosbesimit tė Ebu Talibit nė Zotin Njė e tė Pashok. Jemi tė mendimit se marrja e pėrgjigjeve tė vlefshme mbi kėtė ēėshtje e tejkalon pėrmasėn jetėshkruese tė njė emri tė pėrveēėm nga agimet e Islamit, duke ndihmuar tė hidhet dritė mbi njė element me rėndėsi tė veēantė, siē ėshtė ai i faktorėve dhe mekanizmave ndikues nė shkrimin e historisė sė Islamit nga vetė muslimanėt.

Nė analizimin e materialeve relevante janė pėrdorur edhe burime tė shkollės sė Ehl-i Sunnetit, edhe tė shi‘itėve dymbėdhjetė-imamitė, tė cilėt ndjekin Ehl-i Bejtin e Profetit (s) pas tij. Mbetet dėshirė e jona qė kjo temė tė shqyrtohet dhe tė studiohet nga kėndvėshtrimi historik pa rėnė pre e ithtarizmit sektar, fanatizmit dhe e rrėfimeve tė turbullta ose joautentike, tė cilat mjerisht vazhdojnė ta mjegullojnė vėshtrimin vėrtetėsor tė shumėēkaje nga historia e hershme e Islamit.





Shqyrtim i transmetimeve kundėr Ebu Talibit


Nė vlerėsimin e drejtė tė figurės sė Ebu Talibit, ėshtė e rėndėsishme qė, pikėsėpari, tė analizohen ajetet, qė disa komentues tė Kur’anit kanė pohuar tė jenė shpallur pėr kufrin (mosbesimin) e Ebu Talibit, si dhe transmetimet pėrkatėse nė librat e hadithit.

I pari prej tyre ėshtė vargu 26 i Sures el-En’amė. Le tė shikojmė vijueshmėrinė e ajeteve qė i paraprijnė dhe e pasojnė atė:

{Ka prej atyre qė tė dėgjon (kur lexon Kur’anin), por Ne kemi hedhur mbulesė mbi zemrat e tyre qė tė mos e kuptojnė atė, dhe nė veshėt e tyre shurdhim; dhe edhe po t’i shihnin tė gjitha shenjat ata nuk do tė besonin; aq sa kur vijnė tek ti, vetėm polemizojnė. Mohuesit thonė: ‘Nuk ėshtė tjetėr ky (Kur’an) veēse mit i hershėm.’ Ata ndalojnė (tė tjerėt) nga ai dhe vetė largohen prej tij (Kur’anit), e me kėtė nuk shkatėrrojnė tjetėr veē vetes dhe s’e kuptojnė. E sikur t’i shihje kur tė jenė vėnė para zjarrit dhe thonė: ‘Ah sikur tė ktheheshim (nė dynja), tė mos pėrgėnjeshtronim shenjat e Zotit tonė e tė bėheshim nga besimtarėt’} (6:25-27)

Kėto tre ajete flasin pėr veprimet e disa politeistėve, tė cilėt e dėgjonin Profetin (s) duke recituar vargjet e Kur’anit Famėlartė qė i shpalleshin, pa kuptuar asgjė prej tyre. Kjo sepse Allahu u kishte vėnė perde mbi zemra, qė tė mos shikonin dhe rėndesė nė veshė, qė tė mos dėgjonin. Ata s’u besonin aspak kėtyre ajeteve dhe polemizonin me Pejgamberin (s) rreth tyre, duke ngulmuar me kokėfortėsi se ato s’ishin tjetėr veēse mite tė popujve tė lashtė.

Nė komentimin e kėtyre ajeteve nė tefsirin e tij el-Keshshaf, vėll. I, f. 447, Zemakhsheriu pohon:

“Ėshtė transmetuar se Ebu Sufjani, el-Walidi, en-Nedhri, Utba, Shejbe, Ebu Xhehli dhe soji i tyre u mblodhėn pėr ta dėgjuar Profetin (s) tek lexonte Kur’an. Ata i thanė Nedhrit: ‘O Ebu Kutejbe! Ē’po thotė Muhammedi?’ e ai u pėrgjigj: ‘Pasha Atė, qė e bėri kėtė (Qa’ben) shtėpi tė Tij, nuk e di ē’po thotė. Ai thjesht luan gjuhėn dhe tregon mite tė popujve tė lashtė’... pastaj u shpall ky ajet.”

Kjo ngjarje pėrmendet edhe nga Bejdawiu nė Tefsir, vėll. II, f. 184, si dhe Tabarsiu nė Mexhma’ ul-Bejan, vėll. VII, f. 33.

Kėto tre ajete janė tė njohura pėr nga fakti se shtjellojnė tė njėjtėn ēėshtje: veprat e disa politeistėve, mirėpo transmetimet qė mbėshtesin idenė e kufrit tė Ebu Talibit kanė shkėputur vetėm ajetin e mesit (tė theksuar me gėrma tė trasha mė lart).

Kėshtu pėr shembull, Taberiu transmeton nga Sufjan eth-Theuri, qė citon Habib ibn Ebu Thabitin, i cili PĖRCJELL NGA DIKUSH se Ibn Abbasi ka thėnė: “ky ajet zbriti pėr Ebu Talibin, sepse ai e mbronte Muhammedin nga qafirėt, por vetė nuk e shqiptoi kurrė kelimen.” (et-Taberi, Tefsir, vėll. VII, f. 100; Ibn Kethir, Tefsir, vėll. II, f. 127; ez-Zemakhsheri, el-Keshshaf, vėll. I, f. 448; el-Kurtubi, Tefsir, vėll. VI, f. 406; etj)

Le tė hedhim pak dritė mbi kėtė transmetim, si dhe interpretimin e ajetit nė tė, pėr tė parė vlerėn dhe qėllimin e tij tė vėrtetė.

Sė pari, ajeti flet pėr njerėz qė janė tė gjallė, nė kohėn kur ai zbret, sepse pėrmenden persona qė {ndalojnė (tė tjerėt) nga ai dhe largohen vetė prej tij...}. Ėshtė e qartė se njė i vdekur nuk mund tė kėrkojė t’i ndalojė njerėzit nga njė veprim i caktuar, sepse duhet tė jetė i gjallė pėr ta bėrė kėtė. Kjo sure ėshtė shpallur nė vitin e fundit tė qėndrimit tė Pejgamberit nė Mekė, pra 2 vjet pas vdekjes sė Ebu Talibit, ēka tregon se ajeti nuk mund tė jetė pėr Ebu Talibin.

Sė dyti, zinxhiri i transmetuesve shkėputet tek Habib ibn Ebu Thabiti dhe Sufjani nuk e pėrmend personin qė supozohet ta ketė dėgjuar Ibn Abbasin duke thėnė se ajeti u zbrit pėr Ebu Talibin. Sipas kritereve tė shkencės sė hadithit, njė transmetim i tillė nuk mund tė merret pėr bazė, sepse zinxhiri ėshtė i ndėrprerė e kėsisoj pohimi nuk pranohet dot si argument.

Megjithatė, edhe po tė pranojmė se transmetimi ka zinxhir tė plotė dhe tė anashkalojmė faktin se Habibi ėshtė personi i vetėm qė e pėrcjell atė, librat e jetėshkrimeve dėshmojnė se ai ėshtė i papranueshėm, pėr kėto arsye:

Sipas Ibn Hibbanit, Habibi ėshtė ‘mashtrues’, Ibn Khudhejme thotė se Habibi ėshtė ‘fallsifikues’ dhe el-Akili tregon se Ibn Auni e ka ‘shmangur’ nė transmetim hadithesh, sepse Habibi ka kopjuar hadithe nga Ata’i, tė cilat janė ‘absolutisht tė papranueshme’. Kita’ani thotė se hadithet e Habibit qė u kopjuan prej Ata’it, nuk janė tė pranueshme dhe s’kanė siguri nga tė qenit tė shpikura dhe askush nuk i ka memorizuar apo madje kushtuar vėmendje. Ebu Davudi citon Axhriun duke thėnė se nuk ka asnjė hadith tė saktė nė mesin e atyre qė Habibi pėrcjell nga Asim ibn Zemrehi. (Ibn Haxher el-Askalani, Tehdhib ut-tehdhib, vėll. II, f. 179)

Prandaj, transmetimi i pėrcjellė nga Habibi ka gjasa tė mėdha tė jetė shpikje. Duke parė opinionet e dijetarėve tė rixhal-it pėr tė, nuk mund t’i konsiderojmė transmetimet e tij si tė besueshme.

Mirėpo, kjo s’duhet tė frenojė hetimin e mėtejshėm tė ēėshtjes. Edhe po tė pranonim se Habibi ėshtė i besuar, problemet thellohen kur shqyrtojmė besueshmėrinė e Sufjanit, qė ėshtė transmetuesi i fundit nė zinxhirin e kėtij citimi ndaj Ebu Talibit. Prapėseprapė do tė na duhet ta deklarojmė tė pavlerė, pėr disa arsye.

Pėr Sufjanin ėshtė thėnė se ka fshehur tė metat e transmetimeve nga njerėz tė pabesuar, ka regjistruar transmetime nga gėnjeshtarė (edh-Dhehebi, Mizan ul-i’tidal, vėll. I, f. 398; Dela’il us-sidk, vėll. I, f. 34) dhe ka transmetuar nga persona jobesnikė (Dela’il us-Sidk, vėll. I, f. 34, Is’af ul-mubta’, f. 2) Ibn Mubaraku ka thėnė: “Sufjani transmetoi njė hadith. Unė erdha dhe vėrejta se ai po ndryshonte diēka nė tė. Kur mė pa, atij i erdhi turp e tha: “Ne e transmetojmė atė nga ti.” (Dela’il us-sidk, vėll. I, 34; el-Emin, A’jan-u shi‘a, vėll. XXXV, f. 38). Gjithashtu, nė veprėn Dela’il us-sidk, tregohet se muhadithi i njohur i Ehl-i Sunnetit, Ibn Mu’ini, ka thėnė: “Tė gjitha transmetimet mursal tė Sufjanit janė si era.” (vėll. I, f. 34) Nė Tedhkiret ul-hufadh, Dhehebiu tregon se el-Fariani ka thėnė: “E dėgjova Sufjanin duke pohuar: ‘sikur tė duhej t’jua tregonim hadithet ashtu siē i kemi dėgjuar, nuk do t’ju transmetonim as edhe njė hadith’.” (po aty) Pėrveē kėsaj, pėr dijetarėt e jetėshkrimeve dhe tė hadithit ėshtė fakt i njohur se Sufjani ka transmetuar nga es-Salt ibn Dinar el-Azdi, i cili ishte ndėr njerėzit qė pėrgojonte dhe diskreditonte Imam ‘Aliun. Ai ėshtė kritikuar nga dijetarėt e xherh-ut dhe tedil-it. Megjithė kėtė, Sufjani ka transmetuar prej Saltit, pa ia pėrmendur emrin. Shkruhet se kur pėrcillte diēka prej tij, Sufjani e kishte zakon tė thoshte: “Ebu Shu’ajbi na ka thėnė se...” gjersa Shu’be pohoi: “Nėse Sufjani transmeton njė hadith nga njė person tė cilin nuk e njihni, mos e pranoni atė, sepse ai pėrcjell nga njerėz si Ebu Shu’ajb i marri.”

4- Abdul-Malik ibn Umejr el-Lakhmi i cili humbi kujtesėn, siē pohon Ebu Hatimi (c.n. el-Ghadir, vėll. VIII, f. 23). Ahmed ibn Hanbeli pohonte se transmetimet e tija janė shumė tė dobėta. Tė shihet Dhehebiu, Mizan ul-I’tidal, vėll. II, f. 151).

5- Abdul-Aziz el-Dara Wardi pėr tė cilin Ahmed ibn Hanbeli ka thėnė leise huwe bishej (“ai nuk ka asnjė vlerė”), siē citohet nga Dhehebiu, Mizan ul-I’tidal, vėll. II, f. 128.

Pretendime tė tilla janė pjesė e fushatės sė egėr tė umejjadėve kundėr Imam Aliut dhe Ehl ul-Bejtit. Duke shpikur transmetime dhe interpretime tė tilla tė rreme, ata u pėrpoqėn t’i bindnin njerėzit se Ebu Sufjani, i ati i Muavijes, ishte mė i mirė se Ebu talibi, babai i Imam Aliut, me pretendimin se Ebu Sufjani vdiq si besimtar, kurse Ebu Talibi vdiq si idhujtar. Muhadithėt dhe historianėt i pranuan kėto hadithe pa i kushtuar vėmėndje dėshmive pėr fallsifikimin e tyre. Ata madje nuk shqyrtuan as kontekstin dhe prapavijėn kohore tė shpalljes sė kėtij ajeti, e cila tregon qartė se ai nuk u zbrit nė lidhje me Ebu Talibin. Njerėz tė tillė u pėrpoqėn madje edhe t’ua shtrembėronin kuptimin disa ajeteve kur’anore pėr tė implikuar gjoja mosbesimin e Ebu Talibit.

Ėshtė e trishtueshme tė vėrehet lehtėsia me tė cilėn transmetime tė tilla kanė hyrė nė literaturėn e historisė, tefsirit dhe hadithit. Megjithatė, ekzistojnė edhe transmetime tė sakta mbi kėtė ēėshtje nga Ibn Abbasi, tė cilat pohojnė tė kundėrtėn e asaj qė thuhet nė citimin e mėsipėrm.

Kėshtu, p.sh. Kurtubiu pohon: “Kuptimi i kėtij ajeti ėshtė i pėrgjithshėm dhe ka tė bėjė me jobesimtarėt, tė cilėt i rrinin larg Profetit (s) dhe i pengonin njerėzit nga ndjekja e tij. Kjo tregohet nga Abbasi dhe Hasani.”

Nė enciklopedinė e tij el-Ghadir (vėll. VIII, f. 3), el-Emini citon Taberiun (Tefsir, vėll. VII, f. 109), Ibn ul-Mundhirin, Ibn Ebu Hatimin dhe Ibn Mardawejhin qė pėrcjellin njė hadith nga ‘Ali ibn Ebu Talha el-Kufi se Ibn Abbasi ishte i mendimit se ajeti 6:26 u zbrit pėr tė gjithė mushrikėt qė i rrinin larg Profetit (s) dhe u flisnin tė tjerėve t’i qėndronin larg atij. Kjo transmetohet edhe nga Sujutiu nė ed-Durr ul-Menthur, vėll. III, f. 8.

El-Emini ka pėrmendur njė tjetėr hadith tė transmetuar nė shumė rrugė, nga ku shihet se ajeti kishte kuptimin qė personat e pėrmendur nė tė i pengonin njerėzit nga Kur’ani dhe Profeti (s) dhe se i rrinin larg atij. (el-Ghadir, vėll. VIII, f. 3)

Fakhr ed-Din Raziu pėrmend nė Tefsir (vėll. IV, f. 28) dy qėndrime:

- se ajeti zbriti pėr politeistėt, qė i pengonin njerėzit nga tė besuarit nė Profetin (s)
- se ajeti kishte tė bėnte me Ebu Talibin nė veēanti.

Ai vazhdon:

“Qėndrimi i parė ėshtė mė i pranueshėm, pėr dy arsye: 1) tė gjitha ajetet paraprirėse i qortojnė jobesimtarėt dhe thėnia {ata i ndalojnė (njerėzit) prej tij} duhet tė ketė lidhje me ta, sepse nėse e marrim si tė zbatueshme mbi Ebu Talibin, do tė ketė konfuzion nė kuptimin e ajeteve; 2) Pas kėsaj, Allahu thotė: {e me kėtė nuk shkatėrrojnė kėnd veē vetes}, qė i referohet vetė kuptimit tė lartpėrmendur dhe nuk ėshtė me vend tė mendohet qė fjala {dhe ata i ndalojnė (tė tjerėt) prej tij} nėnkupton ndalim nga tė lėnduarit e Profetit (s), sepse ky ndalim ėshtė diēka e mirė dhe nuk shpie nė shkatėrrim! Ėshtė pohuar se fraza {e me kėtė nuk shkatėrrojnė kėnd veē vetes} lidhet me pjesėn {dhe vetė largohen prej tij} e jo me {dhe i ndalojnė (tė tjerėt) prej tij}, sepse kjo nėnkupton qė “ata i ndejtėn larg duke refuzuar fenė e tij”, ēka pėrbėn fyerje, prandaj justifikimi juaj nuk ėshtė i drejtė.”

Ibn Kethiri pėrmend nė Tefsir (vėll. II, f. 27) qėndrimin e parė, tė mbėshtetur nga Ibn ul-Hanefijje, Katade, Muxhahidi, edh-Dhahhaku e tė tjerė, dhe shton: “Ky qėndrim ėshtė mė i pranueshėm – Allahu e di mė mirė – dhe pėlqehet nga Ibn Xheriri.”

En-Nasifi, nė Tefsir-in e tij, tė shtypur nė margjinėn e Tefsir-it tė el-Khazinit (vėll. II, f. 1), pėrmend qėndrimin e parė dhe pastaj thotė: “Ėshtė pohuar se ky ajet flet pėr Ebu Talibin, por qėndrimi i parė ėshtė mė i pranueshėm.”

Zemakhsheriu nė el-Keshshaf (vėll. I, f. 448), Shewkani nė Tefsir (vėll. II, f. 103) dhe tė tjerė kanė pėrmendur qėndrimin e parė si dhe tė dytė, tė cilin e kanė paraprirė gjithmonė me shprehjen “thuhet se”. El-Alusi ka argumentuar qėndrimin e parė dhe pasi pėrmend tė dytin, pohon: “Imami e ka mohuar atė” dhe vazhdon mė pas me pėrfundimin e nxjerrė nga Raziu. (el-Ghadir, vėll. VIII, f. 7-8)

Ėshtė fakt i mirėnjohur se Ebu Talibi nuk kėshilloi kurrė askėnd qė t’i rrinte Profetit (s) larg. Madje, shumė prej atyre qė e akuzuan se ai s’e shqiptoi kurrė kelimen, dėshmojnė se ai e ndihmoi Pejgamberin (s) gjatė atyre ditėve plot fatkeqėsi e sprova tė agimeve tė Islamit, me tė gjitha mėnyrat. Gjithashtu, ai ishte personi qė e rriti Profetin (s) kur ishte fėmijė dhe mė vonė pranoi qė Aliu tė rritej prej tij (s). Nė tė vėrtetė, shumė njerėz janė tė mendimit se ai ishte musliman qė nė fillim, por u urdhėrua nga Pejgamberi (s) qė ta fshehte imanin e tij, nė mėnyrė qė tė vepronte si ndėrmjetės mes tij dhe parisė sė idhujtarėve kurejshė nė Mekė.

Ajeti i dytė, pėr tė cilin njė sėrė historianėsh dhe muhadithėsh kanė transmetuar se flet pėr mosbesimin e Ebu Talibit dhe vdekjen e tij si pagan (kafir) ėshtė i mėposhtmi:

{Nuk ėshtė e drejtė pėr Pejgamberin e as pėr besimtarėt tė kėrkojnė falje pėr idhujtarėt, edhe nėse janė tė afėrt tė tyre, pasi qė ta kenė tė qartė se, me tė vėrtetė, ata (idhujtarėt) janė banues tė Xhehenemit} (9:113)

1. Is’hak ibn Ibrahimi ka thėnė se Abdur-Rezaku transmeton nga Zuhriu nga Sa’id ibn el-Musejjebi nga i ati, el-Musejjebi: “Kur Ebu Talibit iu afrua vdekja, Profeti (s.a.) shkoi tek ai, ndėrkohė qė Ebu Xhehli dhe Abdullah ibn Ebi Umejja ishin aty. Pejgamberi (s) tha: ‘O xhaxha, thuaj: nuk ka zot pėrveē Allahut, qė tė mund tė ndėrmjetėsoj pėr ty tek Allahu.’ Atėherė, Ebu Xhehli dhe Abdullah ibn Ebi Umejja i thanė: ‘O Ebu Talib! A dėshiron tė braktisėsh fenė e Abdul Muttalibit?’ Pastaj Pejgamberi (s) tha: ‘Do tė vazhdoj t’i kėrkoj falje (Allahut) pėr ty, derisa tė mė ndalohet.’ Atėherė u shpall ajeti: {Nuk ėshtė e drejtė pėr Pejgamberin e as pėr besimtarėt tė kėrkojnė falje pėr idhujtarėt, edhe nėse janė tė afėrt tė tyre, pasi qė ta kenė tė qartė se me tė vėrtetė ata (idhujtarėt) janė banues tė Xhehenemit} (9:113)

Sahih el-Bukhari, Kitabu’t-Tefsir, vėll. III, f. 87, hadithi 197

2. Nga Ebu’l-Jemeni, nga Shu’ajbi, nga Zuhriu, nga Sa’id ibn el-Musejjebi nga el-Musejjebi: “Kur Ebu Talibi po vdiste, Profeti (s) shkoi tek ai. Atje gjeti Ebu Xhehlin dhe Abdullah ibn Ebi Umejjen tė ulur pranė tij. Pejgamberi (s) tha: ‘O xhaxha! Thuaj se nuk ka zot pėrveē Allahut qė tė ndėrmjetėsoj tek Allahu pėr ty me anė tė kėsaj fjale.’ Ebu Xhehli dhe Abdullah ibn Ebi Umejja i thanė (Ebu Talibit): ‘A kėrkon tė mohosh fenė e Abdul Muttalibit?’ Profeti (s) vazhdoi t’i kėrkonte xhaxhait tė tij ta thonte atė (kelimen), kurse ata tė dy vazhdonin me fjalėn e tyre gjersa Ebu Talibi tha – dhe kėto ishin fjalėt e tija tė fundit para vdekjes – ‘nė fenė e Abdul Muttalibit’ dhe refuzoi tė thoshte kelimen. Pejgamberi (s) tha: ‘Pėr Allah, do t’i lutem Allahut tė tė falė gjersa tė mė ndalohet.’ Atėherė Allahu shpalli: {Nuk ėshtė e drejtė pėr Pejgamberin e as pėr besimtarėt tė kėrkojnė falje pėr idhujtarėt, edhe nėse janė tė afėrt tė tyre, pasi qė ta kenė tė qartė se me tė vėrtetė ata (idhujtarėt) janė banues tė Xhehenemit} (9:113)

Sahih el-Bukhari, Kitab et-Tefsir vėll. III, f. 107,

3. Nga Harmala bin Jahja et-Tajibi, nga Abdullah ibn Wahabi, nga Junusi, nga Ibn Shihabi, nga Sa’id ibn el-Musejjebi, nga i ati: “Kur Ebu Talibi po vdiste...”

Sahih Muslim, vėll. I, f. 40

Njė nga transmetuesit e hadithit tė parė ėshtė Is’hak ibn Ibahimi, emir i tė cilit ėshtė i paplotė dhe ngatėrrues, sepse ka shumė transmetues me kėtė emėr. El-Khunejzi shkruan nė librin e tij Ebu Talib se nuk ėshtė e qartė nėse bėhet fjalė pėr personin qė pėrmendet si i dobėt nė transmetim hadithesh, apo qė njihet pėr faktin se shejhu i tij nuk merret parasysh, apo qė njihet si i pabesueshėm, apo ai qė nuk njihet nga Dhehebiu dhe konsiderohet nga Ibn Adiu dhe el-Ezdi si gėnjeshtar sepse fabrikonte hadithe, apo ai pėr tė cilin Hakimi dhe Darkutniu kanė thėnė: nuk ėshtė i besuėshėm, apo ai pėr tė cilin Nesa’iu ka thėnė se nuk ėshtė besnik dhe Ebu Davudi ka thėnė se ‘ai ėshtė njė hiē’ dhe konsiderohej gėnjeshtar nga hatibi i Himit (qytet nė Sham), Muhammed ibn Auf et-Ta'i; apo ai qė transmetonte hadithe tė mohuara; apo ai tė cilit nuk iu mor parasysh asnjė hadith? (el-Mizan ul-i’tidal, vėll. I, ff. 84-86)

Ose mund tė jetė Is’hak ibn Ibrahim ed-Dubri, shoku i Abdur-Rezzakut, pėr tė cilin Dhehebiu ka thėnė: “ai nuk ishte muhadith... por ‘Abdur-Rezzaku transmetoi prej tij hadithe tė hedhura poshtė. Pastaj ato hadithe u trajtuan me mėdyshje, mbi atė nėse transmetoheshin vetėm prej tij, apo nėse ishin hadithe tė njohura tė pėrcjella vetėm prej ‘Abdur-Rezakut.” (el-Mizan ul-i’tidal, vėll. I, f. 85)

Duke folur pėr kėtė hadith, autori i librit Shejh ul-Abtah ėshtė i mendimit se bėhet fjalė pėr I’hak ibn Ibrahim ibn Ruwejhin. Pėr kėtė tė fundit, Dhehebiu ka thėnė: “Ebu Ubejd el-Axhuri ka pohuar: E kam dėgjuar Ebu Davudin duke thėnė: Is’hak ibn Ruwejhi e humbi vetėdijen pesė muaj pėrpara vdekjes. Nė ato ditė, kam dėgjuar prej tij disa hadithe, tė cilat i kam mėnjanuar... Njė hadith iu raportua Shejhut tonė Ebu’l-Haxhxhaxh, i cili tha: ‘Tregohej se Is’haku ishte pėrēart gjatė ditėve tė fundit tė jetės.’ Dhe pastaj tregoi disa nga hadithet e mohuara tė Is’hakut. (el-Mizan ul-I’tidal, vėll. I, f. 86)
Midis transmetuesve ėshtė edhe Mu’ameri, pėr tė cilin nė el-Mizan thuhet se ishte gėnjeshtar, i panjohur dhe se transmetonte hadithe tė mohuara. (vėll. III, f. 188) Nėse bėhet fjalė pėr Mu’amer ibn Rashidin (siē mendon autori i librit Shejhul Abtah, nė f. 70), Dhehebiu shkruan pėr atė se: “Ai kishte iluzione tė famshme. Ebu Hatimi ka thėnė se ai nuk transmetonte hadithe nė Basra sepse kishte shumė gabime.” (Mizan ul-i’tidal, vėll. III, f. 188)

El-Khunejzi shkruan se nė hadithin e dytė qė flet pėr mosbesimin e Ebu Talibit, lista e transmetuesve ėshtė e paplotė dhe pėrfshin emra tė panjohur. Kėshtu, pėr identitetin e ‘Abdur-Rahmanit ai shkruan se pėr njė person tė tillė nuk ėshtė gjetur pėrshkrim tjetėr pėrveē atij qė transmeton hadith mursal (el-Mizan, vėll. III, f. 388) Ndėrsa pėr Shu’ajbin, el-Khunejzi thotė se me kėtė emėr njihen vetėm transmetues qė janė ose fabrikues, ose gėnjeshtarė, tė dobėt, tė panjohur ose pėrcjellės hadithesh tė mohuara (el-Mizan, vėll. I, ff. 447-8, tė shihet edhe el-Ghadir, vėll. V, f. 204)

Mė nė fund, zinxhirėt e dy haditheve kalojnė tek Zuhriu. Ėshtė e vėshtirė tė merret pėr baza fjala e tij nė kėtė ēėshtje, kur shumė dijetarė kanė treguar shenja tė mėrisė sė tij ndaj Imam ‘Aliut. Ibn Ebi’l-Hadidi tregon se Zuhriu transmetoi njė hadith qė pohonte se Imam Aliu dhe xhaxhai i tij dhe i Profetit (s), ‘Abbasi, do tė ishin mes njerėzve tė Zjarrit dhe do tė vdisnin nė njė fe tjetėr nga ajo e Pejgamberit (s). (Sherh Nehxh ul-Belagha, vėll I, f. 358). Disa faqe mė tej, Ibn Ebi’l-Hadidi tregon se njė njeri e pa Zuhriun dhe Urwe ibn Zubejrin nė Xhaminė e Medines, tek rrin ulur dhe qortonin e shanin Imam ‘Aliun. Ai e njoftoi pėr kėtė ‘Ali ibn Husein Zejn ul-‘Abidinin, i cili shkoi nė xhami dhe u tha: “Sa pėr ty, o Urwe, ima atė ngriti padi ndaj tij dhe u gjykua nė favor tė im eti! Kurse pėr ty, o Zuhri, sikur tė ishe nė Mekė, do tė ta tregoja shtėpinė e tėnd eti!” (po aty, f. 371) Nė pėrshkrimin e Zuhriut nė Mizan ul-i’tidal thuhet se ai fshihte tė metat e haditheve tė fabrikuara nga gėnjeshtarėt. (vėll. III, f. 126)

Gjithashtu, ndėr transmetuesit e hadithit tė tretė ėshtė Harmala bin Jahja et-Tajibi (ose Tahibi), pėr tė cilin el-Khunejzi thotė se transmetimet e tija tė ēuditshme njiheshin vetėm prej tij. Ebu Hatimi pohon se askush nuk mbėshtetej nė hadithet e transmetuara prej tij, kurse Abdullah ibn Muhammed el-Farhathani e konsideronte tė dobėt, ashtu sikurse Ibn Adiu. El-Khunejzi tregon nė librin e tij Ebu Talib se Harmalai zakonisht transmetonte prej ibn Wahabit, ashtu siē ėshtė rasti edhe me hadithin nė fjalė. Dhehebiu shkruan se Harmalai i ka pėrcjellė tė gjitha hadithet prej ibn Wehabit (vėll. I, f. 219). Imam Ahmedin e pyetėn njė herė pėr ibn Wehabin nėse ai i merrte hadithet gabim, dhe ai u pėrgjigj: “Po, ashtu ėshtė.” (Mizan ul-i’tidal, vėll. II, f. 86).

Gjithashtu nė zinxhir ndodhet njė njeri i paidentifikuar me emrin Junus. Lidhur me transmetuesit me kėtė emėr tė shihet Mizan ul-i’tidal nga Dhehebiu, vėll. III, ff. 336-340, si dhe njė tjetėr me emrin Shihab, krejtėsisht i panjohur (el-Khunejzi, f. 256).
Kėshtu, tre hadithet qė lidhen me Sa’id ibn el-Musejjebin kanė probleme tė mėdha me transmetuesit e tyre. Duke iu kthyer vetė Sa’idit, edhe pėr atė janė parashtruar objeksione, pėr shkak tė mėrisė sė tij ndal Imam Aliut, e cila tregohet nga Ibn Ebi’l-Hadidi nė Sherh, vėll. I, f. 370 dhe dijetari imami el-Emini nė el-Ghadir, vėll. VIII, ff. 9, 56. Lidhur me Sa’idin ėshtė treguar edhe kjo ngjarje: Kur Ali ibn Husein Zejn ul-Abidini ndėrroi jetė dhe njerėzit i falnin xhenazen, Sa’idi kaloi pranė trupit tė Imamit tė Shtėpisė sė Profetit (s) dhe nuk ia fali xhenazen. Njė njeri e qortoi kėtė sjellje dhe i tha Sa’idit: “A nuk po ia fal xhenazen kėtij tė dashuri tė Zotit nga Ehl-i Bejti i nderuar?” Sa’idi u pėrgjigj: “Falja e dy rekateve ėshtė mė e mirė pėr mua se xhenazja e kėtij njeriu tė virtytshėm!” (Sheikhul Abtah, vėll. I, f. 370; el-Ghadir, vėll. VIII, f. 9; A’jan-u shi’a, vėll. XXXV, ff. 72-73)


Sa’idi ėshtė i njohur pėr thėnien e tij se: “Kushdo qė e do Ebu Bekrin, Umerin, Uthmanin dhe Aliun, dėshmon pėr dhjetė tė pėrgėzuarit me xhennet, lt mėshirėn e Allahut mbi Mu’avijen dhe vdes nė kėtė gjendje, Allahu nuk do ta dėnojė nė Ditėn e Gjykimit.” (Ibn Kethir, el-Bidaje we’n-nihaje, vėll. VIII, ff. 139-140; el-Ghadir, vėll. X, f. 38). Ai gjithashtu ka transmetuar hadithin e mėposhtėm, qė citohet nga Muhsin el-Emin nė veprėn e tij enciklopedike A’jan-u shi’a (vėll. XXXV, f. 80): (Pejgamberi a.s tha se Mu’avija) “...iu drejtua Atij, tė cilit askush nuk do t’i largohej, dhe shpresoj se Allahu nuk do ta dėnojė.”


Animi i tij i qartė ndaj umejjadėve kthjellohet edhe mė tepėr nga njė incident i treguar nga el-Xhahizi: “Njėherė Sa’idin e pyetėn se kush ishte mė elokuenti i tėrė njerėzve. Ai u pėrgjigj: ‘i Dėrguari i Allahut (s)’. Por i thanė: ‘Nuk po tė pyesim pėr kėtė.’ Atėherė Sa’idi u pėrgjigj se nuk dinte tjetėr pėrveē Mu’avijes, Jezidit, Sa’id ibn ul-Assit dhe tė birit tė tij, Amr el-Ashdak. (el-Bejan we’t-tabijin, vėll. I, f. 302)


Pėr Sa’idin madje tregohet se disa njerėz, si psh Maliku, konsideronin harixhi. (Ibn Haxher Askalani, el-Isabe, vėll. IV, f. 203; el-Dhehebi, Sijer A’lem un-Nubala’, vėll. II, ff. 64, 423, 425, 436).


copyright © dielli.net. All rights reserved.
Tekstet e prezentuara domosdoshmërisht nuk përfaqësojnë politikën e redaksisë të dielli.net!