Pėrse ėshte festė kurban Bajrami?
Rajmonda Feza
15.12.2007



Tė gjithė muslimanėt e festojnė kurban bajramin, ose kanė dėgjuar pėr kėtė festė por njė pakicė e di filozofinė e tij.

Para shumė shekujsh njė profet i nderuar me emrin Ibrahim, luste Allahun, Krijuesin e tij, qė t’i dhuronte njė fėmijė:

"Zoti im, mė dhuro (njė fėmijė) prej tė mirėve!" (Kur’an, Safat: 100)

Nga dėshira pėr tė pasur njė trashgimtar kalonte njė pjesė tė madhe tė kohės duke u lutur…. Kaluan kohė dhe dėshira nuk po i plotėsohej. E shoqja e Ibrahimit i dha leje Profetit Ibrahim tė martohej me shėrbyesen qė kishin, pėr tė pasur njė fėmijė... E kėshtu u vendos qė Ibrahimi tė martohej pėrsėri. Pas martesės sė tij, Zoti i dhuroi njė fėmijė tė urtė e tė sjellshėm:

"Ne e gėzuam atė me njė djalė qė do tė jetė i butė (i sjellshėm)"(Safat 101)

Po nė kėtė kohė Allahu i dėrgon ėngjėjt qė ta pėrgėzojne Ibrahimin edhe mė njė djalė tjetėr, po kėtė herė me Sarėn, bashkėshorten e parė.

Kur arriti moshėn pėr t’u angazhuar nė punė Ismaili, djali i parė i profetit Ibrahim, babai i tij kishte parė njė endėrr ku urdhėrohej tė bėnte kurban Ismailin.

"Dhe kur arriti ai (Ismaili) qė sė bashku me tė (Ibrahimin) tė angazhohej nė punė, ai (Ibrahimi) tha: "O djali im, kam parė (jam urdhėruar) nė ėndėrr tė tė flijoj. Shiko pra, ēka mendon ti?" Ai tha: "O babai im, kryeje atė qė urdhėrohesh, e do tė mė gjesh, nėse do Allahu, prej durimtarėve!" (Safat 102)

U sprovuan qė tė dy baba e bir pėr durimin; Ismaili u tregua shumė i butė ashtu si e pėrshkroi vetė Allahu nė Kur'an

"Ne e gėzuam atė me njė djalė qė do tė jetė i butė (i sjellshėm)"(37/ 101)

tė dy iu dorėzuan urdhrit tė Allahut:

"E kur ata tė dy iu dorėzuan urdhrit tė Zotit dhe ai e pėrmbysi atė nė fytyrė (nė ballė)". (37/ 103)

"Ne e thirrėm atė: "O Ibrahim!"( 37/ 104)

"Ti tani e zbatove ėndrrėn! Ne kėshtu i shpėrblejmė tė mirėt!".( 37/ 105)

"Vėrtetė, kjo ėshtė sprovė e qartė"(106)

"Ne e shpaguam atė me njė tė therur (kurban) tė rėndėsishėm".(37/ 107)

"Dhe ndaj tij lamė pėrkujtim tė mirė ndėr popujt e ardhshėm". (37/ 108)

Mjaft bukur e sqarojnė ajetet e Kur'anit ngjarjen e kurbanit, gjithkush nga ne e di se nuk do tė jetojė pėrjetėsisht nė kėtė botė, por harrojmė shpejt, pėrse vallė harrojmė shpejt? Pėrse edhe ne s’i bėjmė kurban Ismailėt tanė? Ēdokush nga ne ka njė Ismail pėr ta bėrė kurban ose mė shumė: gjėrat, mjetet, apo personat qė i duam mė shumė se Krijuesin tonė dhe harrohemi nė to saqė harrojmė se na ka krijuar njė Zot dhe se para Tij duhet tė japim llogari. E gjithė kjo harresė nuk e dėmton Krijuesin tonė, sepse Ai e gėzon fronin e Tij - duam apo s’duam ne, adhurojmė apo nuk adhurojmė fare - por Ai gjithmonė na tėrheq vėrejtjen, na dėrgon mėsues (tė dėrguar, Profetė) dhe Imamė qė gjithė kohėn qė do jemi nė kėtė botė tė mėsojmė se kemi njė krijues dhe se Ai Krijues na don pa interes, dhe nė ēastet kur gabojmė nuk na mban mėri e nė cdo moment qė i pendohemi sinqerisht Ai na mėshiron.

Hazreti Ibrahimi e ofroi pėr kurban Ismailin e tij, ne e dimė shumė mirė se Krijuesi ynė nuk dėshiron t’i bėjmė kurban ndokėnd e as ndonjė berr, por ajo ēka Ai dėshiron nga ne ėshtė sinqeriteti. Vetė Allahu i dėrgoi dashin Hazreti Ibrahimit, qė ta bėnte kurban dhe nė Kur'an Allahu thotėt:

"Ne e shpaguam atė me njė tė therur (kurban) tė rėndėsishėm."(37/ 107)

"Dhe ndaj tij lamė pėrkujtim tė mirė ndėr popujt e ardhshėm". (37/ 108)

Sprovėn e kaloi Hazreti Ibrahimi por pėr tė gjithė ne u la pėrkujtim qė tė marrim mėsim, e ky nuk ėshtė asgjė tjetėr vetėm se mėsimi i kur'ban bajramit, i dashurisė qė tregon Allahu ndaj krijesave tė Tij, dhe mėsimi qė Allahu dėshiron tė japė pėr gjithė njerėzinė se sa Bujar dhe Mėshirues ėshtė Ai.

Pra me pak fjalė kurban Bajrami ėshtė festa e mposhtjes sė egos sonė, mposhtja e nefsit qė gjithmonė kėrkon tė jetė para. Mos harroni motra dhe vėllezėr, nėna dhe baballarė se Ismaili ynė mund tė bėhet dhe njė kokerr molle ose dicka mė e vogel se molla qė ne nuk arrijmė ta bėjmė kurban.



© dielli.net

copyright © dielli.net. All rights reserved.
Tekstet e prezentuara domosdoshmërisht nuk përfaqësojnë politikën e redaksisë të dielli.net!